
Punë me taban shkencor në fushë të hedhjes dritë për gjuhën dhe letërsinë shqipe të profesorëve Begzad dhe Myrvete Baliu Profesor Anton Çetta(Instituti Albanologjik në Prishtinë), thesarin e trashëgimisë popullore të gjeniut popullor në Drenicë dhe në viset tjera shqiptare,i mblodhi si kajzit nëpër arat e Kosovës dhe në odat e kësaj ane, që, dikur ishin “arkivi” shpirtëror i gjeniut popullor dhe krijues nëpër kohën shqiptare. Për i meselen si pjesë e tregimit popullor për kohën do të thosha, ishte oda shqiptare “teatëri” më i mirë ku tregoheshin në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, këto vlera të krijuara nga bartësit krijues të gjeniut popullor e të ruajtura brez pas brezi për t`u bërë pronë e institucioneve shkencore në Kosovë dhe Tiranë. Tregimet e shkurtëra të meselës, ishin zëra të kohës ku përmes fjalës shpotitëse të hapura në “teatrin” e odës shqiptare në Drenicë,do të theksoja për fshatin Kazhicë të Skenderajt,kur e kur,para syve të pushtetit antishqiptar serb luanin lojën e fjalëve për të thumbuar e përqeshur pa fund pushtetin e padeshiruar në Kosovë. Profesor Anton Çetta në udhën e tij si mbledhës i krijimtarisë popullore dhe studiues i kësaj fushe dhe,në dritën shkencore që të mbesin trashëgimi për brezat dhe pjesë e tiparave kulturore si shenjë dalluese gjuhësore e shqiptarëve për participim vlerash me popujt evropianë dhe më gjërë. Për këto të dhëna po i referohem studimeve të nduarnduarta shkencore nga studiuesit e huaj, që ardhën në Kosovë gjatë shekullit të kaluar dhe i panë nga afër shpirtin krijues të gjeniut popullor në hapësirën shekullore të shqiptarëve.Çikago, fror të motit 2023Skënder Karaçica