SHBA: Vendimi minon sistemin e drejtësisë në Shqipëri/
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi duke theksuar se vendimi i sotëm i Gjykatës do të minojë besimin në aftësinë dhe gadishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Një një reagim të pazakontë mbi vendimet e gjyqësorit, diplomatët amerikanë shprehen se ndihen të tronditur nga vendimi për t’i shpallur të pafajshëm dy të pandehurit të akuzuar për vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011.
Shtetet e Bashkuara, theksohet më tej në njoftimin e ambasadës amerikane, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndihmuan në procesin hetimor duke angazhuar ekspertizë të FBI-së, Byrosë Federale të Hetimeve. Shtetet e Bashkuara kishin bërë vazhdimisht thirrje për një proces gjyqësor gjithëpërfshirës dhe objektiv.(ZERI I AMERIKES)
MIKU I DALIPIT says
“Kush a’ i forte ne arme mberthye. Ai gjithmone po ka arsye” Kjo thenie madhore e At’Gjergj Fishtes vlen per te gjitha qeverite Shqiptare ne te gjitha koherat.Drejtesia Shqiptare gjithnje ngarkon me faj te vdekurit. Kjo eshte “pavaresia” banalo-institucionale ne Shqiperi..! Arvizu na qenka nervozuar me “Burrin e shtetit”