
Me shqiptarët në Amerikë
Skënder Karaçica
Në një emission (Top Channel, Tiranë), veprimtari i njohur i çështjes shqiptare në diasporën në Amerikë, Ekrem Bardha, në rrëfimet e tij ndër të tjera hedh dritë për një ngjarje të kohës në Nju Jork në vitin 1960, ku mori pjesë në selinë e OKB-së ish udhëheqësi i dytë i partisë së punës dhe njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu. Me të dëgjuar se në selinë e OKB-së në Nju Jork kishte ardhur njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha, u organizuam nga Çikago, Nju Jorku, Detroiti dhe të qendrave tjera në Amerikë dhe shkuam para selisë së OKB-së duke brohoritur: Poshtë Mehmet Shehu, Poshtë Komunizmi në Shqipëri!
Derisa ne brohorisnim kundër regjimit komunist në Shqipëri, nga ana tjetër e qytetit në Nju Jorkut, vinte në drejtimin tonë një mase e madhe sa dyfishi ynë i mërgimtarëve grekë, që, me parolla në dorë kërkonin Korçën dhe Gjirokastrën tonë, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha. Kur turma greke afrohej afër nesh, ne harruam Mehmet Shehun dhe regjimin komunist dhe, ai na u bë si “vëlla” dhe pa një pa dy iu vërsulëm me çka patëm turmës greke dhe provokuese kundër Shqipërisë tonë. Dhe, i rrafëm dhe i dërmuam grekët provokues deri në përgjakje, kurse gazeta “New York Times” pati shkruar për këtë ngjarje të kohës para selisë së OKB-së në Nju Jork për përleshjen shqiptaro-greke për shkak të provokimeve me parullat “Na jepni Korçën dhe Gjirokastrën” për shtetin helen në Athinë, ky ishte një rëfim i shqiptarëve në Amerikë, që, tash e një shekull janë në ballë të veprimtarisë për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan. I veçantë në ketë udhë të madhe kombëtare është veprimtari i njohur nga Detroiti, Ekrem Bardha.