NGA NDUE BACAJ
HYRJE
Folklori është pasqyra e kthjelltë e psikikës së kombit ,është rrasa e mermerit me të cilen historia zgavron të endurit e të shendritunit e popujve ,është cehja pashterrshme e gjuhsisë dhe e letersisë kombëtare. Folklorin do ta shqyrtojsh po deshte me shkrua historinë e kombit…pasi pa të kombi jetë nuk ka …(At Gjergj Fishta ,parathenie te Kanuni i Lekë Dukagjinit ,perg. nga Shtjefen Gjeçovi, Shkoder 1933). Këto fjalë të shkruara nga poeti kombëtar At Gjergj Fishta në vitin 1933 pra 11 vite pa lindur kantautori Sali Mani të duket se janë shkruar enkas per krijimtarinë folklorike dhe artistike të kantautorit të madh malësor , të ketij burri fisnik e atdhetar i cili edhe pse fizikish nuk jeton më që me 29 dhjetor 2009, jeton në veprën e tij , vepër e vlefshme per kombin, Malesinë e Shqiperinë Etnike , me ëndërren e të ciles u largua nga kjo botë artisti dhe atdhetari Sali Mani..
NJOHJA IME E PARË ME SALI MANIN
Dikun rreth vitit 1966, para ish ndërtesës së nënprefekturës të Koplikut, ose në afërsi të kryesisë së kooperativës bujqësore Koplik (tani Raifasen bank), ka qenë një si punë kioske që sherbente si berberhane. Unë në atë kohë isha ende adolishent , por kisha dëgjuar per një djal nga Reçi i cili i binte dhe i këndonte shumë bukur si lahutës ashtu edhe çiftelisë. Një ditë kur shkova per tu qethur te kjo kiosk pashë një djal të ri me flokë kaçurrela dhe të hieshem, që sapo hyra brenda më priti me një buzëqeshje karakteristike dhe të ëmbel që edhe sot e kujtoj. Kur u ula në një stol të kohës për të pritur radhen më shkuan sytë te një çifteli e bukur e varur aty. Nuk e di pse, por menjëher më shkoi mendje se mos ky “berberi” ishte Sali Mani që ja kisha dëgjuar emrin , por ende nuk ja njihsha fëtyren.. Perpara meje kishte radhen për t.u qethur një femijë jo më shumë se 9-10 vjeçar i cili , sapo u ul në karrige i thotë xhaxhi Sali apo po ma këndon një kengë. ”Berberi” qeshi dhe e qethi fëmijen. Mirpo fëmija edhe pasi u qeth këmbëngulte që “berberi” ti këndonte një kengë. Ai me një buzqeshje të lehtë i thotë fëmijës shko se do të kendoj një herë tjeter se e ka radhen per tu qethur ky çuni. Unë menjeherë ja ktheva , jo ska gjë por këndo… “Berberi” menjehrë mori çiftelin dhe filloi ti binte duke kënduar me një zë të lehtë, por të mrekullueshem dhe me një buzqeshje që ja tregonin edhe sytë. Kur ai e pa femijen si ja kishte ngulur sytë si i habitur, ai improvizoj katër vargje me një humor të hollë që edhe sot nuk i kam harruar :
“Mor djalosh nuk di nga vjen /
Të qetha flokët por s’të mora mend /
Çou e shko se të kerkon “mami” /
E mos u habit se këndon Sali Mani /.
Që nga ajo ditë unë nuk i harrova kurr më Sali Manin dhe kengët e tij. Por pas njohjes parë (vite më vonë) kur unë dhe ai banojshim në qytetin e Koplikut ne krijuam edhe shoqeri , të cilen na e beri më të afert , bashkeshortja e tij , mesuesja e nderuar Feti, e cila ishte edhe mësuesja e parë e vajzes , femijës tim të pare, kujtime të cilat edhe nëse “dua” ti harroj unë ato nuk më lë ti harroj kurr vajza ime Laureta , tashma nënë…
NJË CURRICULUM I VOGËL PËR ARTISTIN E MADH
Sali Mani , kishte lindur me 21 gusht të vitit 1944 me babë Man Zeqirin dhe nënë Zojë Turk Zekajn në shtepinë e njohur per atdhetari , trimëri , bujari dhe burrëri të Ndrecajve, në fshatin Dukë të Reçit , Malësi e Madhe. Zakoni i qitjes pushkë kur lindë djal në një shtepie malësore , duket se në shtepin e Man Zeqir Ndrecës mbeti disi “shurdh”, pasi në ato kohë pushkët kërcisnin pa prajt nepër Reç , Malesi e Shqipëri, pushkë që rreth tre muaj më vonë do tu sillnin lirinë trojeve shqiptare nga pushtimi nazi-fashist ,(edhe pse kjo liri fatkeqësisht më vonë do të shperdorohej mizorisht nga të ashtuquajtur “fitimtarë”..). Si çdo djalë malësor Sali Mani do të perkundej në djepin legjendar të Malësisë, do të ushqehej me tamlin e nanlokes e cila bashkë me tamlin do ti mëkonte me ninullat (kengët e djepit) edhe trimerinë, urtesinë dhe atdhetarinë , virtyte që u bënë pjesë e pandarë e jetes dhe veprës së kantautori Sali Mani. Ky filiz i njomë i Ndrecajve në fëmininë e adolishencen e tij do të vazhdonte “dy shkolla” pernjeherë, shkollen e fshatit dhe shkollen e votrës, shkollën që e kishte çdo shtepi fisnike e Malesisë Madhe , si ajo e Ndrecajve, ku metoda më e aftë per tja dalë qellimit edukativ ishte ajo e maleve tona, ku shkollë e kateder ishte asohere votra mikpritëse, ku mësues ishte tata, edukatore lokja fisnikeshë , libër kanuni e rapsoditë , kalem lahuta e çiftelia , bibliotekë kallzimet e pleqëve, disiplinë respekti ndaj të vjetërve , e nderimi ndaj gruas e motres… (Gjergj Fishta , Lahuta e Malësisë ,fq.XXVI-XXVII , botim i tretë ,Romë 1991). Sali Mani nga kjo shkollë e traditës dhe jetës kishte mësuar aq mrekullisht sa ishte bërë profesor e kaluar profesorit. Këtë artisti i madh e tregoi me vepra e këngë deri sa mbylli sytë me 29 dhjetor 2009, por që la hapur në perjetsi kengët e tij patriotike të shoqëruara me muziken e dy televa (çiftelinë), që magjepsi këdo që kishte vesh per ta degjuar, sy per ta parë, mendje për t’a kuptuar dhe e shpirt per ta ndjerë..
SALI MANI PËR VENDLINDJEN E TIJ
“…Nëse don të dish si është pranvera me të gjitha ngjyrat e saj, shko në muajt prill e maj në Dukë. Duka ndahet edhe në mal edhe në fushë . Fusha i ngjan një stadiumI të rrumbullaktë gjigand. Malet janë të ngritura rreth e rreth si shkallë të tij… Dukasit i jepnin një rëndësi të veçant anës estetike të rrethimit të tokës dhe sistemimit të saj. Brigjet ishin të mbushuara me hardhi e pemë të tjera në rreshta të drejtë. Të gjitha shtepitë e fshatit Dukë shtrihen rrezë një brinje, si per t’u mbrojtur nga murlani i ftohtë i dimrit që vinte nga gryka e Dukagjinit… Reçi ka pasur burra të mençëm e atdhedashës. Sa herë që shkjau i Malit Zi ka mësy Grudë, Hot e Kastrat, ata kanë rrokë pushken me kushtrim dhe kanë luftuar krah per krah me vëllezërit e tyre . Në Lidhjen e Prizrenit Reçi ka pasë perfaqesuesin e vet Zyber Bajraktarin..(Marrë me shkurtime nga revista “Kuvendi”,fq.37-38 ,viti 2003).
SALI MANI, ARTIST E KANTAUTOR ATDHETAR
Sali Mani me talentin e tij të mrekullueshem prej artisti kantautor do të punonte edhe mësues, por dhe në shtepitë apo vatrat e kultures të kohëve, (që nga Kelmendi e veçanarisht në shtepinë e Kultures në Koplik). Në këto ambiente të kohës Sali Mani do të kultivonte vlerat e tij shpirtërore, poetike, artistike, patriotike, pse jo edhe filozofike. Aty Sali Mani do të këndonte kengët që i shkruante vet plot pathos që u kushtoheshin trojeve shqiptare, heronjëve që e mbrojtën me jetët dhe gjakun e tyre, flamurin me të cilin shkonin në luftë si në dasem malësorët e shqiptarët, virtyteve më të mira, bukurisë së natyres dhe asaj njerzore. Por Sali Mani edhe do të thumbonte veset e këqia me humorin e tij të hollë etjerë.. Talenti i Sali Manit do të fillonte të spikaste që heret në fshatin e tij ku për shok filloi të kishte lahuten me të cilen këndonte këngët e kreshnikëve. Zëri i Sali Manit dukej një zë i thekshem dhe kumbues , taman si per të kenduar këngët e kreshnikëve dhe trimave patriot. Zëri i Sali Manit merrte jehonë në malet për-rreth. Ai fillimisht këndonte, siç e kishte zakon malësori, i cili kur merzitet kap fyellin, zymaren apo lahuten dhe i binte duke e percjellë me kangë të përmallshme. Kendonte ditën në maje të ndonjë krepi, ose në hije të ahit. I bahet se dielli ka ngel kah e ndie, se zogjtë janë grumbullua rreth tij si të marrun mendësh, se krojet e gurrat kanë ndalue e nuk qesin ujë per mos me ba zhurmë…se shkembinjtë kanë ngreh kryet prej habijet , ndërsa hëna dhe yjet e nates i duket se e degjojnë me kënaqesi..”..(Ndër Malet Tona, Kerkime të At Gjon Karmes S.J. nder male të veriut ,fq.261). Por Sali Mani tregoi se nuk këndoi thjeshtë siç e kishin zakon malësoret, por kendoi si një kengëtar dhe instrumentist i vertet, që nga dita në ditë e moti në mot rritej e bëhej më i mrekullueshem me këngët e tij që tashma kishin marrë “dhenë”. Zëri dhe talenti i Sali Manit nuk tërhoqën vetëm vëmendjen e banorëve të Dukës, Reçit, Koplikut, Malesisë e më gjërë, por edhe vëmendjen e autoriteteve dhe profesionistëve të kohes, të cilet vendosen per ta “provuar” Sali Manin në festivalin kombëtar që u zhvillua në Elbasan në vitin 1966. Këngëtari i ri dhe i talentuar atje u prezentua si këngetar dhe instrumentist me Lahutë, por edhe me çifteli, vegël muzikore folklorike që ndonse nuk ishte e tradites së treves së Malësisë (por e Dukagjinit fqinjë), ai arriti ta prefeksionoj deri në atë shkallë sa çiftelia mori dimensione të reja të mrekullueshme në dorën e Sali Manit, taman si me u pas krijuar enkas per këtë artist.. Sali Mani do të ishte perfaqësusi më dinjitoz i Malësisë në të gjitha evenimentet ku zhvilloheshin aktivitete artistike e ku këndohej, veçanarisht në të gjitha festivalet folklorike, ku ishte jo vetëm këngëtar i pare, por edhe krijues i parë i tekstit, muzikes, por edhe i regjizures. Për këtë veprimtari të mrekullueshme artistike në vitin 1979 iu dha titulli “Artist i Merituar”. Sali Mani në vitin 1980 me një grup artistik do të prekte për herë të parë trojet etnike shqiptare të Kosoves martire. Pritja që ju bë ketij këngëtari nga vëllezërit shqiptar të Kosovës do të ishte një mrekulli edhe sot për drejtues shtetesh, e jo më për një këngëtar. Programi artistik dhe këngët që do të këndonte Sali Mani ishin të programuara nga partia… e cila donte të mos ju a prishte qjefin pushtuesve serbo-sllav në Kosovë, por ky këngëtar patriot e mendjeholl do të dinte të mrekullonte skenën duke dalë jashtë programit me kengën që e “improvizoj” direkt në skenë “Mirë se të gjej Kosova trime”, këngë që ngriti në këmbë jo vetëm të pranishmit, por do të behej “hit” per mbarë shqiptarët e Kosovës e më gjërë. Kënga i kapercente “muret e kalasë” socialiste që fillonin në Vermosh e mbaronin në Konispol, ajo këngë i kushtohej Kosovës që trajtohej së bashku me trojet e tjera të Shqiperisë Etnike nga Tivari në Prevezë. Sigurisht që për ketë këngë që nuk pushoj kurr më së-kenduari, kishte pasoja për këngëtarin, si survejimet dhe provokimet nga kalecët e sigurimit të shtetit komunist, por me mendjemprehtësinë e tij diti tja dalë. Sali Mani do të këndonte edhe në shumë skena nderkombëtare, ku sukseset nuk do ti mungonin kurr.. Artisti Sali Manin për veprimtarinë e tij si këngetar dhe si poet prej kohësh populli e ka “pagëzuar” “Kengëtari i Kombit”. Këngët dhe poezitë e Sali Manit e kalojnë numrin njëmijë. Aty i këndohet historisë së Shqiperisë , dhe atyre heronjëve që e bënë këtë histori, ndonse kjo histori është shpesh e përgjakur, është edhe lavdiplotë dhe krenare per dje, sot dhe brezat e ardhëshem. Sali Mani këndon per Flamurin Kombëtar, Gjuhen Shqipe, për Skenderbeun, Kosoven, Iliriden (trojet shqiptare nën Maqedoni), Ilirinë, Vraninën , Drenicën , Urën e Ibrit , Malesinë e Madhe , Kuvendin e Greçes , Dukagjinin , Natyrën , Alpet , luftrat e betejat në mbrojtje të trojeve shqiptare , lashtesinë e trojeve të Shqiperisë Etnike , kalave dhe qytetrimeve të saj. Sali Mani këndon për korifenjtë e shqiptarisë si Dedë Gjon Lulin , Oso Kuken , Ismail Qemalin , Isa Boletinin , Hasan Prishtinen , Bajram Currin , Bajo Topullin , Mihal Gramenon , Azem Bejtjen (Galicen me të shoqen Shoten) , Ali Pashen (Gucinë) , Smajl Martinin me të bijen Tringen , Prekë Calin , Adem Jasharin , Xhem Gostivarin , patriotit pendëartë të kombit shqiptar-Gjergj Fishtës etjerë. Sali Mani i këndon madhit për atdhe , i këndon plagës së kurbetiti , bukurisë së femres shqiptare, i këndon dashurisë , ku spikasin këngët ; Moj e Mira nga Gjakove, Moj Syzeza nga Tivari , Moj e Mira Bregut Cemit , Lulja e Drenicës, Çobanesha etjerë.. Sali Mani i këndoi plot pathos edhe dashurisë të trojeve të veta duke filluar nga vendlindja e tij Duka, por i këndoi edhe pluralizmit e demokracisë, të cilat i perqafojë ndër të parët Malësorë e Shqiptar, por edhe saterizoi politiken që solli jo pak zhgënjime në këto vite etjerë.. Sali Mani i këndoi UÇK-s, dëshmorëve e trimave të saj. Sali Mani si çdo njeri i kësaj bote pati edhe trazime shpirtërore, por ato i suportoi si pak burra malësor e shqiptar.. Kënga dhe krijimtaria e Sali Manit është një histori e madhe shqiptarie e treguar dhe e memorizuar në art (kengë e poezi)… Arti nuk vdes kurr ndaj edhe vepra e Sali Manit si e till nuk do të vdesë kurr… Mendova t’a mbyllë këtë portret të vogël për artistin e atdhetarin e madh Sali Mani me storfen e parë e të fundit të këngës:
I KAM PA KALATË ILIRE
Zog u bana , fluturova,
Nga Shqipnia , nga Kosova,
N’Manastir deri n’Çamri,
Nga Presheva der n’Malësi,
Ku i kanë thanë Shqipni Etnike,
Lule shqipe ballkanike.
Por e ndame copa-copa,
Ba sakate nga Europa.
………………………………….
I kam pa kalatë Ilire
Si thesare me xhevahire,
Fluturim si vala e Drinit,
Bash te kroni i Traboinit,
Piva ujë e u freskova,
Mbylla sytë e pak pushova,
Kur i hapa përsëri,
Pash Deçiqin kuq e zi.
Si po hapej rruga e mbarë
Për bashkim tonë kombëtar.
(Sali Mani, Mbrapa lashë këngët e mia, poezi,fq.39-40. Kuvendi, Shkurt 2012, Shtypur në entin botues “Gjergj Fishta” Lezhë, shkurt 2012)
Artistit e atdhetarit të madh Sali Mani, i lehtë i qoftë dheu i tokes shqiptare, në gjirin e së-ciles i pushon trupi që prej nëntë janarit të vitit 2010, kur u varros sipas amanetit të lënë prej tij…