”I tillë Jam” Libri i dytë i Shefqet Mekos në Minneapolis të Amerikës/
Nga Sami Hidri/ Shefqet Meko prezantohet tek publiku me librin e tij të dytë “I tillë Jam“.
Njoheja me Shefqetin eshte shume e larget që ne vitet kur ishte botues i gazetes “Studenti i Bujqesise” në Kamëz te Tiranës ne Shqipëri. Nje djale korrekt dhe pune madh. Ate e gjeje neper auditoret e tij që studjonte në degen e Veterinarisë si dhe pergatiste gazeten e studentëve për botim. E gjeje deri vone prane shtypshkronjës derisa delte gazeta “Stdenti I Bujqësisë” ne Tirane dhe qe andej kthehej perseri ne auditoret e tij nga ku merrte mesimet në degen e tij.
Tekimet qe ai zhvillonte me studentët e tjerë si dhe me profesorët e degëve te ndryshme e bënte ate qe te njihëte me mire gjendjen dhe aktivitetin e Institutit. Shefqetin e gjeje gjithashtu edhe duke trokitur neper dyert e gazetave si “Zeri I Rinise” apo edhe ne gazeta dhe revista te tjera qe botoheshin në atë periudhe,për të botuar ndonje tregim apo skicë që ai kishte përgatitur ne qytezën e tij studentore.
Ardhja ne Minneapolis te Amerikes qe ne vitin 1999 nuk e ndau ate te shkruante per kujtimet qe ai ruan neper dosjet e tij shume vjecare. Pervec punës qe ai ka, ai gjen kohë për te shfletuar edhe këto kujtime dhe për ti hedhur në letër.
-Ahmet Prenci më “zgjoi“ dhe u hoqi pluhurin te gjithë këtyre kujtimeve që unë mbaja prej kohësh në sirtar,-më thote Shefqeti gjatë nje bisede që unë bëra me te.
Ne librin e tij afer 600 faqesh tregon me hollesi kujtime dhe mbresa nga e kaluara shume vjecare, qe i ka mbajtur dhe shkruar me nje krijimtari te larte.
-Për mua ai eshtë nje roman i tere ne duart e lexuesve,-i thosha Shefqetit gjate bisedes.
Shefqeti gjen kohe jo vetem te beje punen e tij te perditëshme por edhe të shpenzojë kohë edhe me Almën si dhe me dy djemtë e tij, si dhe te komunikoje me shume shokë dhe miqtë e tij këtu në Amerikë si dhe në Shqipëri.
Suksese Shefqet Meko në krijimtarinë tënde të përditshme!