Mesuese Fabjola Gjinaj/
Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island, New York u vizitua nga shkrimtarët e komunitetit shqiptar në New York z.Prend Ndoja dhe z.Shpend Gjocaj. Publicisti, autor i disa librave z. Prend Ndoja shoqërohej nga bashkëshortja znj. Palina Ndoja, ndersa veprimtari i njohur, autor i disa librave, z. Shpend Gjocaj erdhi bashkë me bashkëshorten, znj. Vjollca Shyti. Ata u pritën nga themeluesit e shkollës shqipe “Gjergj Fishta” L.I. New York, Dr. Paulin Marku dhe mesuese Fabjola Gjinaj. Gjatë vizitës në shkollën shqipe, mesuese Fabjola iu bëri të njohur mysafirëve aktivitetet e shkollës që janë organizuar me nxënësit tanë: organizimi muzikor në ditën e themelimit të shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, tetor 2024; koncerti me këngë, valle e recitime organizuar me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe festat e fundvitit shoqëruar me shkëmbim dhuratash e muzikë shqiptare. Gjithashtu u foli edhe për programin e mësimit që aplikon shkolla konform standarteve që përdoret në Shqiperi e Kosovë. Mësuese Fabjola Gjinaj ne mbyllje të fjalës së falënderoi mysafirët per vizitën dhe dhuratat dhe i ftoi ata ti bashkohen festes që shkolla shqipe po organizon me rastin e Pavarësisë së Kosovës me nxenesit tonë që do të mbahet në shkurt 2025.
Autorët e librave, z.Prend Ndoja dhe z.Shpend Gjocaj dhuruan disa kopje të botimeve të tyre për shkollën shqipe “Gjergj Fishta”, si dhe për çdo nxënës dhuruan stilolapsa me logo të Flamurit kombëtar shqiptar.
Mysafirët shprehen mirënjohje për mikpritjen, vlerësuan punën e stafit të shkollës për ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare, identitetit, historisë si dhe për kultivimin e gjuhës shqipe në diasporë. Ata u emocionuan me këngët e vallet e nxënësve të shkollës shqipe që krijuan emocione të bukura. Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” i ka dyert e hapura për fëmijët që jetojnë në Long Island, N.Y dhe mirëpresim regjistrime falas. Jemi në kerkim të stafit petagogjik për mësimdhënie pasi numri i nxënësve është rritur. Gjithashtu, ftojmë komunitetin shqiptar të Long Island, New York që ti bashkohet nismës tonë “Një komb, një gjuhë, një histori, një kulturë” që të organizojmë edhe projekte të tjera se bashku me “Vatren” Long Island N.Y. Jeni të mirëpritur!