
Shkolla Shqipe Boston/
Shkolla Shqipe në Boston organizoi në datën 11 Qershor 2023 një piknik për të festuar përfundimin me sukses të vitit shkollor 22/23. Ky aktivitet u zhvillua në parkun e bukur të Houghton Pond në Milton MA. Ky park i madh dhe i gjelbert me pemë, liqen dhe sheshe lojërash ofroi një ambient argëtues për të gjithë nxënësit dhe familjarët e tyre për të luajtuar e biseduar dhe në shijimin e gatimeve tradicionale. Atmosfera e piknikut ishte e gëzuar dhe relaksuese. Për kënaqësinë e të gjithë prindërve dhe të familjarëve të tyre, nxënësit e Shkollës Shqipe kishin përgatitur një program të shkurtër me vjersha dhe këngë kushtuar festës (mbarimit) të Abetares. Më pas të gjithë u arkëtuan me praninë e një magjistari i cili magjepsi fëmijët me numrat e tij magjikë. Gjithashtu dora e një artisteje pikturoi fytyrat e bukura të fëmijëve me karakteret e tyre më të te preferuara.
Fëmijëve iu shpërndanë dhe certifikatat e përfundimit me sukses të programit të abetares, të valles si dhe të klasës së parashkollorëve.
Pikniku ishte një aktivitet i bukur që na ndihmoi të kalonim disa orë të këndshme në praninë e nxënësve, familjarëve dhe komunitetit shqiptar në Boston, dhe një mundësi për të krijuar kujtime të paharrueshme dhe shoqëri të reja mes nxënësve.