Eriselda Vrapi mësuese në shkollat shqipe në veriun e Gjermanisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Gjermani nëpërmjet mësimit të gjuhës, historisë e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore e komunitare.
Me mësuesen Eriselda Vrapi bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.
SHKOLLAT SHQIPE NË VERIUN E GJERMANISË
Shkollat shqipe në veriun e Gjermanisë nuk janë një e vetme. Ato filluan funksionin e tyre më 7 mars të vitit 2022, fillimisht në Bremen dhe më pas edhe në qytete të tjera si Kiel, Lubeck, Quickborn, Elmshorn dhe Pinneberg etj. Ky proces është iniciuar dhe realizuar nga konsulli i nderit të Shqipërisë për Hamburgun dhe Schleswig Holstein, Zotit Kolë Gjoka. Një iniciativë e cila synoi dhe arriti pikërisht mundësimin fëmijëve shqipëtarë mësimin e gjuhës sonë shqipe sëbashku me kulturën dhe traditat tona. Tashmë, pak më shumë se një vit më vonë, numërojmë disa shkolla në qytete të ndryshme me disa qindra fëmijë plot etje e dëshirë për mësimin e shkrimit, leximit dhe te folurit e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. Mësimi në secilën prej shkollave realizoheet 2 herë në jave me nga 2 orë mësimore për secilin grup fëmijësh të ndarë sipas aftësivë të tyre gjuhësore në gjuhën shqipe. Këtë vit kemi dhe themelimin e shoqatës ‘Lëvizja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqipëtarë në Veriun e Gjermanisë’ e cila ofron mbështetjen e duhur të trupës pedagogjike në bashkëpunim me prindëritt dhe komunitetin.
KURRIKULA MËSIMORE DHE BASHKËPUNIMI ME KOMUNITETIN
Mësmdhënia është një proces i cili është i vetëmenaxhuar dhe hartur nga vetë mësuesit duke u bazuar në nevojat e sevilit prej grupeve të nxënësë dhe ftësive të tyre duke u bazuar në aftësitë e tyre si gjuhësore edhe moshore. Metodat janë të ndryshme te cilat sigurojnë të aftësojnë të folurën, leximin dhe shkriminn e gjuhës shqipe. Diversiteti i niveleve gjuhesore dhe moshore brënda një grupi nxënësish është një sfidë më vete e cila menaxhohet nga secili prej nesh. Fatmirësisht, të gjithë nxënësit janë të pajisur me libra të gjuhës shqipe të mundësuara nga Qendra e botimeve për Diasporën dhe ambasada e Shqipërisë të cilat na kanë ardhur në ndihmë në këtë nismë gjithmonë të pershtatura edhe me materiale shtesë qe siguron secili prej mësuesve. Komuniteti ka treguar një dëshirë dhe angazhim për mbështetje dhe bashkëpunim në këtë nismë dhe është gjithmonë i gatshëm të mundësojë prezencën fizike të fëmijëve në shkollë. Gjithashtu mbetet akoma shumë punë për tu bërë dhe dëshira nuk mungon aspak nga asnjë prej palëve.
MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË GJERMANI
Sami Frashëri dikur ka thënë : ‘Nëse do të mjellësh për një vit, mbill misër e grurë, nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë’. Askush nuk mund të arrijë synimet e tij dhe majat qe synon nësë rrënjët nuk i ka të forta dhe rrënjët forcohen vetëm duke i ushqyer me identitetin dhe vlerat që ti mbart nga mëmëdheu yt, e kjo gje fillon pikërisht me gjuhën. Komuniteti ynë ështe shumë fanatik përsa i përket parimeve dhe vlerave tona kombëtare. Një prej fomave të ruajtes së idenitetit tonë është pikërisht mësimi i gjuhës sonë shqipe.
GJERMANIA MBËSHTET MËSIMIN SHQIP
Ashtu si edhe shumica e komuniteteve të tjera të cilat prej vitesh tashmë kanë pasur mundësinë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhët e tyre kombëtare, edhe prezenca e mësimit të gjuhës shqipe ështe mirpritur nga oragnet shtetërore dhe nga vetë shoqëria gjermane. Mësimi zhvillohet në ambjentet e shkollave gjermane dhe klasave te mësuesve të gjuhes shqipe ju janë mundesuar të gjitha kushtet e duhura fizike dhe tekniike për te plotësur nevojat për një proces mesimorë sa më efektivë. Stafi pedagogjikë është i punësur sipas të gjitha ligjeve ekzistuese, të pajisur me kontrata të rregullta nga Ministria e Arsimit Gjermane, duke plotesuar të gjitha kushtet e duhura për një punë sa më dinjitoze.
FËMIJËT ME DY GJUHËSI DHE TEKNOLOGJIA NË NDIHMË TË MËSIMIT SHQIP
Që të arrish sukses në mësimin e një gjuhe të huaj, baza e këtyre aftësive gjithmonë vjen nga përvetësimi i gjuhës së nënës. Por nuk duhet mohuar edhe fakti që shqipëtarët gjuhën tonë e kanë gjuhën e tyre në shtëpitë e tyre dhe kjo është një krenari e madhe për ne pasi shumica e fëmjëve vin me njohuri të mira të të folurit shqip edhe pse mund të hasin vështirësi të caktuara leksikore, sintaksore dhe sidomos fonetikore. Teknologjia ashtu sic është tashmë universale në cdo fushë të jetës, edhe për ne është një ndihmë shumë e madhe. Me anë të mjeteve të caktuara si projektorë, tabele digjitale dhe metodat e ofruara ne format digjital, disa prej mësuesve kanë mundësinë ti shfrytëzojnë ato në funksion të mësimdhënies.
KUSH ËSHTË MËSUESE ERISELDA VRAPI?
Unë jam Eriselda Vrapi, lindur, rritur dhe arsimuar në qytetin e Elbasanit. Kam mbaruar studimet universitare Bachelor në gjuhën angleze ne vitin 2012. Më pas kam mbaruar studimet pasuniversitare master profesional ‘Mësuesi e gjuhës angleze me profil minor në gjuhën shqipe’ ndjekur me pas nga studimet master shkencorë në Psikologji Edukimi. Formimin tim akademik dhe profesional e kam realizuar në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Eksperiencën time të parë në mësimdhënie e kam filluar në vitin 2013 në institucione të ndryshmë arsimore, si në arsimin parauniversitarë, ashtu edhe në atë në nivel universitarë, deri në vitin 2019. Në vitin 2019 jam transferuar në Gjermani nga ku jeta ime mori një drejtim krejt tjetër me ardhjen në jetë të djalit tim. Në vitin 2022 njihem me iden e shkollave shqipe nga konsulli i nderit për Shqipërinë zotin Kolë Gjoka dhe ja ku jemi sot me disa klasa të hapura të gjuhës shqipe. Sigurisht kjo nismë do të vazhdojë të lulëzojë akoma edhe me tej duke punuar fort të gjithë sëbashku.