Presidënti i Shoqatës Skëndërbej
Prof.Asc.Dr.Gëzim Mustafaj
Amerika është kthyer në atdheun tonë të dytë, prandaj festimi i ksaj dite është kthyer në traditë për shoqatën tonë. Kështu më datën 2 Korrik, Shoqata u mblodh në ambjentet e Rory Dolan’s Restaurant, Yonkers, për të festuar ditëlindjen e 247 të Amerikës.
Në 17 shtator 1787, Anëtarët e Konventës Kushtetuese, nënshkruan draftin përfundimtar të Kushtetutës së SHBA. Në 52 fjalët e para të këtij dokumenti shkruht; Ne populli i SHB, me qëllim që të krijojm një bashkim më të përsosur, të vendosim drejtësinë, të sigurojmë qetësin në vend, të sigurojmë mbrojtjen e përbashkët, të nxisim mirqënjen e përgjithshme dhe të sigurojmë bekimet e lirisë për veten tonë dhe pasardhësit tonë, caktojm dhe vendosim këtë Kushtetutë të SHBA.
Për dy shekuj e gjysëm, Amerika ka ndjekur atë ëndërr për të formuar një bashkim më të përsosue. Ato kanë përdorur fuqin e tyre për të sjell paqe dhe begati më të madhe, jo vetëm për popullin Amerikan, por edhe për botën. Historia e Amerikës është një histori unike suksesi.
Miqësia midis SHBA dhe Shqipërisë është e hershme. Rreth 100 vite më parë ato përdorën fuqin e tyre për të mbështetur vëndin tonë dhe i hapën rrugën që edhe Shqipëria ti bashkohej Lidhjes së Kombeve më 1920.
Presidënti Klinton me fuqin e tij dhe të shtetit të tij, si dhe përpjekjet, sakrificat dhe gjakun e derdhur, u arrit që në vitin 1999 populli i Kosovës të fitonte lirinë.
Me mbështetjen dhe fuqinë e Presidëntit Bush, në vitin 2008 u njoh edhe shteti i dytë Shqiptarë, Kosova. Një vit më vonë Shqipëria u antarsua në NATO, duke e bërë vëndin tonë më të sigurtë. Kombi ynë ka qënë dhe është një nga partnerët dhe amerikanëdashësit kryesorë në botë.
Na nderuan me prezëncën e tyre, Kryetari Forumit të ushtarakëve nga Philadelfia z.Ali Sopi, Kryetari i Nderit të ketij Forumi z.Eqerem Murati, sekretari Forumit z. Lutfi Brami dhe z.Hys Hasa. Kryetari Veteranëve të UÇK-së z.Astrit Huskaj, K/Admiralit z.Muharrem Kuçana dhe z.Sylejman Avdia, Anëtarë nderi të shoqatës tone.
Festa filloi me hymnet kombtare të Shtetit Amerikan dhe të shtetit shqiptar. Znj. Nadire Xhakolli e cila moderoi gjithë aktivitetin ja dha fjalën Presidentit të shoqatës”Skënderbeg”, Prof.Asc.Dr.Gëzim Mustafaj,i cili shprehu mirëseardhjen në ketë eveniment të veçantë për të gjithë pjesmarrësit. Ai midis të tjerave theksoi se populli dhe kombi shqiptar do t’i jemi mirnjohës Shtetit e popullit Amerikan për ato që kanë bërë për Kombin Shqiptar.
Pastaj fjalën e mori kryetari Forumit të ushtarakëve të shoqatës social – kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Philadelfia, z.Ali Sopi, i cili mes tjerash falenderoi kryesinë e shoqatës ”Skënderbeg” për ftesën e bërë, që të jemi bashkë në ketë festë të madhe të pavarësisë Amerikës.
Përshëndeti kryetari i veteranëve të UÇK-së z.Astrit Huskaj,i cili falenderoj shoqatën ”Skënderbeg”për ftesën, si dhe për mbështetjen që ka marr UÇK-ja nga shumë anëtarë të kësaj shoqate dhe për këtë i dha shoqatës një ”Çetërfikatë –Mirnjohje”.
Një kujtim i bukur në këtë ditë të shënuar për popullin amerikan do të jetë për anëtarin e shoqatës z.Astrit Xhakolli, të cilit i uruam Gëzuar 70 vjetorin e lindjes edhe nëpërmjet një torte të porositur enkas për ketë eveniment ditlindje.
E gjithë festa kaloi nën tingujt muzikës me këngë e valle popullore nga gjitha trevatë shqiptare, nën drejtimin e DJ Agim Shiqerukaj.
GËZUAR FESTËN E PAVARSISË SË SHBA
New York 2 Korrik 2023