Shoip Shoipi doktor në qendrën klinike “Spitali i Motrave Bamirëse“ në Zagreb, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli New York, Kroacinë në betejën ndaj Covid-19, intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja.*
SITUATA E COVID-19 NË KROACI
Që nga fillimi i epidemisë, në rreth 4 milionë banorë sa ka Kroacia, deri më sot janë konfirmuar 2232 raste të COVID -19 dhe 96 persona të ndjerë. Gjithsejt 1967 pacient janë shëruar, ndërsa deri me ditën e sodit aktiv janë 169 individ. Kroacia, ashtu edhe si shtetet e tjera ballkanike, patën fatin e mirë që nuk i përjetuan skenat tash më të njohura në Itali, Spanjë dhe Francë, por nuk u përballuan me të njëjtën situatë si vende ku qasja ndaj shenjave të para të pandemisë nuk ishte në nivelin e duhur (si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar). Ndoshta edhe nga përvoja e shteteve të lartpërmendura, institucionet kompetente të shtetit kroat reaguan në kohë dhe nuk lejuan përhapjen e pakontrolluar të infeksionit. Me kalimin e kohës, si kusht për zbutjen e masave restriktive të vendosura kah mesi i muajit mars (ndalim i grumbullimit të njerëzve, punës së shitoreve, ngjarjeve sportive, ndalim i mundësisë të lëshohet vendi i përhershëm i banimit pa leje speciale nga autoritetet etj) ishtezvoglimi i numrit të ri të të infektuareve në një afat stabil prej 5-7 ditësh. Edhe pse kishte sinjale se prezenca e virusit në Kroaci bie, zbutja e ndalesave të numërta u zgjat deri më 11 maj, për faktin se u vërejt rritje e të infektuarve brenda shtëpive të specializuara për të moshuar, që dukshëm e rriti lakoren e numrit të përgjithshëm tëtë infektuarve dhe, për fat të keq, edhe numrit e të ndjerëve. Sigurisht që ky numër relativisht i vogël i të infektuarve dhe të ndjerëve ka efektet e veta anësore të lidhur me masat restriktive. Veprimtaria e ngadalësuar ekonomike, që direkt lidhet me vendet e punës, ishte një nga arsyet që javën e fundit këto masa të shfuqizohen, duke u përpjekur të vëndoset një ekuilibër midis shëndetit nga njëra anë, dhemirëqenies ekonomike nga ana tjetër. Çerdhet dhe shkollat me fëmijë prej klasës së parë deri klasën e katër (me kusht që të dy prindërit të jenë të punësuar) janë të hapura, transporti publik përsëri është aktiv etj. Edhe pse të gjithë bashkë jemi në pritje të gjetjes së vaksinës dhe barit adekuat për shërim të infeksionit, në kontekstin kur këto të dyja mungojnë, metodat mesjetare (karantina dhe izolimi) u treguan si hap i parë i suksesshëm për ballafaqim serioz me pandeminë. Duke vazhduar të mësojmë për sëmundjen (por edhe duke ulur numrin e të infektuarve), masat e ndërmara gradualisht janë duke u zbutur.
MASAT QË MORI QEVERIA KROATE
Kur shfaqet një virus për të cilin nuk dime asgjë dhe popullata duhet mbrojtur, reagimi i parë është shpesh tejet ekstrem dhe konservativ, ashtu si edhe ndodhi në shumicën e vendeve të prekur nga pandemia. Siç përmenda edhe më lartë, nisur nga përvoja e vendeve të tjera që kishin numër dukshëm më të madh dhe përhapje të vrullshme të të infektuarve, sjellja e shtetit kroat ishte e përgjegjshme, çka rezultoi me përhapje të ngadalshme të infeksionit dhe një shkallë të ulët të vdekshmërisë. Infeksioni depërtoi nga Italia dhe nga kroatët që i kaluan pushimet dimërore në qendrat e skijimit në Austri. Do kisha dasht të potencoj se Kroacia ka një traditë relativisht të gjatë të funksionimit të qendrave të shëndetit publik. Me ndihmën e fondacionit Rockefeller, më 1926, në kuadër të fakultetit të Mjekësisë në kryeqytetin kroat është krijuar Shkolla e Shëndetit Publik “Andrija Shtampar”. Shkolla që atëherë luan një rol të rëndësishëm në edukimin e popullatës dhe ndërmer aktivitete specifike në favor të shëndetit publik, e nga 1982 ajo është edhe qendër bashkëpunimi e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kujdesin primar shëndetësor. Punën dhe parimet e shkollës e kanë ndjekë dhe kultivu shtetet ballkanike, por edhe më gjërë në Europë, SHBA dhe Kinë, ku Andrija Shtampar jetoi dhe riorganizoi shërbimin e shëndetit publik gjatë viteve 1933-36. Kroatët kanëedhe një historik të hershëm me epidemitë. Dubrovniku, tash i njohur si qytet bregdet, në mesjetën e vonshme (si Republika e Dubrovnikut, apo Raguzës më saktësisht) ka qenë port i rëndësishëm dhe me vizitorë-tregtarë nga tërë bota, më 1377 si i pari në botë prezanton karantinën, si masë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve infektive, veçanërisht nga murtaja. Ky vendim, publikohet nëstatutin e Republikës, në të ashtuquajturin Libri e Gjelbër (Liber Viridis) dhe thotë:Veniens de locis pestiferis non intret Ragusium nel districtum (Kushdo që vjen nga zonat e infektuara, nuk do të hyjë në Dubrovnik ose territorin e tij).Percaktohet që as vendasit dhe as të huajt që vijnë nga zonat e infektuara të murtajës nuk mund të hyjnë në qytet nëse nuk kalojnë 30 ditë në ishujt Mrkan, Bobari dhe Supetar afër Cavtatit, gjegjësisht Dubrovnikut. Paralel me luftën me pandeminë, në mars Zagrebin e goditi një tërmet i cili, për shkak të frikës nga përsëritja e goditjes, rezultoi me zhvendosje të popullatës larg kryeqytetit kroat, në brendi të shtetit dhe qytetet bregdetare. Institucionet reaguan me kufizim të lëvizjes së qytetarëve, nga një vend në tjetër dhe nga adresa e përhershme e banimit. U ndërpre qarkullimi publik, brenda dhe ai mes qyteteve të ndryshme. Po ashtu, çdo instuticion ose ndërmarje publike apo private u desh të kufizon numrin e të punësuarve në minimum. Edhe pse kishte pakënaqësi për kufizimin e lëvizjes, masat u respektuan. Në parim, qytetarët kroat janë të disiplinuar dhe kjo vjen nga kultura relativisht e lartë politike dhe vetëdija qytetare, e cila në situatën konkrete me pandeminë gjeti reflektim në respektimin e masave të ndërmara.
SHQIPTARËT NË KROACI
Në Kroaci zyrtarisht ka të regjistruar rreth 18.500 shqiptarë, nga vise të ndryshme shqiptare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pjesa më e madhe e tyre merren me hotelieri dhe gastronomi, por dy dekadat e fundit shqiptarët janë prezent në çdo sferë të jetës shoqërore, ekonomike dhe politike dhe luajnë rol të dallueshëm në këtë kontekst. Pandemia i prek shqiptarët aq sa i prek fqinjët e tyre kroat. Brengos fakti se, meqë një pjesë e konsiderueshme e tyre meren me gastronomi, sezoni turistik që pritet të jetë dukshëm më i dobët këtë vit, të reflektohet edhe tek suksesi i bizneseve shqiptare.
E ARDHMJA E PANDEMISË NË KROACI
Numri i të infektuarve javën e fundit jep shpresë për kahje pozitive në tentimin për mposhtjen e pandemisë. Këto ditë regjistrojmë nga 2-3 në nivel ditorë të infektuar dhe nga 10-15 të shëruar, kurse numri i të ndjerëve është 1-2 persona. Numri më i madh i të ndjerëve ka qenë me moshë mbi 70 vjeçare dhe me ndonjë sëmundje paraprake kronike. Ka edhe shumë gjëra që akoma mbeten të panjohura për virusin COVID-19, dhe si profesionist mundohemi që, brenda konturave të punës së përditshme, të kuptojm logjikën e zhvillimit të sëmundjes dhe mënyrën më të mirë për të fituar luftën. Besoj që me çdo provë të rradhës, riten edhe njohuritë tona dhe aftësia që sa më parë të gjendet vaksina dhe bari. Lehtësimi i masave të fundit është rezultat i një dëshire të madhe për të qenë në gjendje të jetojmë përsëri jetë normale, si një dëshirë shumë e arsyeshme, por sigurisht edhe si rezultat i përmirësimit të dukshëm të pasqyrës me të infektuar. Tani më është e kuptueshme që ekziston një tregues i qartë se mund të vazhdohet me heqjen e karantinës, në mënyrë që shumë biznese dhe kompani që varen nga kontakti me njerëzit të mund të funksionojnë në treg. Si do të rezultoje e gjithe kjo në fund, për të qenë të sinqertë, është herët për të thënë.E dijmë që një pjesë e masave akoma mbeten në fuqi, si distanca fizike, pastrimi ose dezinfektimi i duarvepërdorimi i domosdoshëm i maskave në hapësira publike apo largimi i mundësisë që njerëzit të shtrëngojnë duart apo përqafohen, pa mare parasyshë afërsinë emocionale. Këto masa mund të vazhdojnë të rezultojnë në zvoglimin e përhapjes së virusit ose eliminin e tij gradual.
MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA
Do kisha dasht të përcjell përshëndetjet më te përzemërta lexueseve të Diellit, bashkatdhetarëve si dhe Federatës Panshqiptare Vatra për misionin e tyre. Është kënaqësi të jesh i vetëdijshëm dhe vazdosh të dëgjosh për punët që janë bërë dhe bëhen për të drejtat dhe interesat tona individuale dhe kolektive dhe promovimin e vlerave tona të veçanta. Si mjek dhe individ që meret me punë shkencore, lidhur me pandeminë, do kisha porositur si vijon: nuk është mjaft çka porosit politika apo institucionet, shtabi emergjent apo cilat janë masat e tyre të preferurara; është kyç respektimi i rregullave të duhura. Çdo individ mund të bëjë një ndryshim të madh nëse e kupton se këto rregulla vlejnë për të gjithë, duke mos anashkaluar asnjë individ në veçanti dhe se rezultati përfundimtar është në dobi dhe kënaqesi të të gjithë neve.
KUSH ËSHTË SHOIP SHOIPI
Shoip Shoipi është me origjinë nga Gostivari i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Studimet e mjeksisë i ka kryer në Univesitetin e Zagrebit, ku edhe jeton 30 vitet e fundit. I punësuar është në qendrën klinike “Spitali i Motrave Bamirëse“ në Zagreb. Me profesion është specialist-urolog, subspecialist në onkologji urologjike dhe subspecialist për urolitiazë. Ka doktoruar në shkencat biomedicinale në temën e karcinomit te fshikzës urinare. Në kohën e pandemisë, klinika ku është i angazhuar, drejt për së drejti ka qenë dhe është e inkuadruar në intervenimet dhe operimet e të semurëve me virusin SARS- CoV-2. Është anëtarë i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, si dhe anëtarë i Shoqates së Urologëve të Kroacisë dhe Shoqatës së Urologëve të Europës.
*Per me shame fotografi shine ne Facebook dielli vatra