Dr. SHERIF SELIMI/
Sa i përket historisë dhe strukturës së tregimit mund të mbështetemi në Enciklopedia Britanika. Sipas Enciklopedia Britanika fjala tregim, vjen nga fjala latine novellus që do të thototë tregime të ndryshme. Forma e fjalës novellus, në gjuhën italiane është e pranuar nga fjala nova, e që i referohet tregimit të ri. Shumë gjuhë evropiane, kanë praktikuar termin romancë/romanzo, për të shënuar rrëfimet e shkurtëra historike si për shembull, forma frenge peti histoar. Në të vërtetë, nga këto forma paradigmatike, më vonë do të shënohen format më të gjata narrative, siç është romani. Edhe pse ekziston një dallim shumë i qartë në mes të kushteve, ato janë shprehje që përbëjnë fiksionin. Tregimi është një emër foljor që emërton një veprim me kohëzgjatje të pacaktuar dhe intensitet të pakufizuar. Historia është një emër që e sheh cilësinë e punës apo produktin e rrëfyesit. Transmetim dhe histori janë emra që shenjojnë produkte dytësore të së njëjtit fondacion leksikorë nga i cili përbëhet folja. Por ama, ata nuk kanë të njëjtën marëdhënie me foljen nga e cila burojnë. Ndërsa tregimi si fjalë do të thotë një lloj i veçantë i tekstit, duke i dhënë emrit një veprim me të cilin ka hartuar historinë. Në këtë mënyrë tregim si një proces i prodhimit të fjalëve me ngjyra me kuptim duhet të jetë i lidhur me faktorin kohë. (www.Google, Oxfor encyklopedia.)
Duke marrë parasysh faktorin kohë sipas fjalëve lineare të rendit që arrijnë njëri pas tjetrit, më shpejt ose më ngadalë, me zë më të lartë ose më të ulët, në këtë rast shprehet situata emocionale ose situata emocionale e krijuesit të tyre. Pra, ne mund të themi: trgim i ngadalshëm, (me zë të lartë), duke i dhënë zhurmë, tregimit të papritur, tregimit neverik etj. Kualiteti specifik i letërsisë narrative manifestohet përmes një lloji të veçantë të prozës me disa rregulla të veçanta apo ligje, të cilat janë ndryshe nga romani, novela, kronika, skica, raporti e që e quajmë tregim. Pra historia është veprim, por tregimi letrar është një lloj i kualifikimeve narrative të veçanta. Rezultatet e tregimit duhet të jenë njësi më të vogla të rrëfimit. Tregime të shkurtëra që kanë arritur të mbijetojnë dhe të mbahen në formë të shkruar prej kohërave më të lashta deri më sot, dhe ata që u përcollën gojë më gojë dhe ata që u shkruan më vonë, histori të tilla, siç janë tregimet e Romanorumëve, ose mbledhësve mesjetar të vëllezërve Grimm, janë të mbushura me magji, ngjarje mitike dhe alegori. Pjesa më e madhe e këtyre historive janë të ngjajshme me trgimet historike moderne të shkurtëra. Tregimi modern i shkurtër mund të jetë i paqartë, për shkak të formave të tij të thjeshta. Prandaj konkluzioni për dallimet në mes të tregimeve të shkurtëra të kohëve të fundit dhe historive moderne të shkurtëra qëndron në diferencën mes lexuesit dhe dëgjuesit.
Tregimi si një zhanër letrar, së bashku me dramën janë të pastudiuar në letërsinë shqiptare në përgjithësi. Gjithashtu, i njëjti problem qëndron edhe në letërsinë shqipe që krijohet në Maqedoni, kështu që kemi një situat të ngjajshme. Sigurisht që letërsia shqipe është pjesë e letërsisë evropiane, duke qëndruar në një dialog të hapur me kulturat e mëdha ajo herë pas herë i ka përvetësuar teknikat narrative, duke e ngritur tregimin shqip në nivele më të larta estetike, pa të cilin dimension tregimi dhe letërsia është e pamundur në realizimin e vet.
Tregimi sikurse të gjithë zhanret tjera është formë që realizohet pëmes thyerjeve që bëhen për ta sajuar figurën. Kjo thyerje e formave bëhet përmes fjalëve. Stili / figura, mendohet në gjuhën letrare që është ndryshe nga gjuha jonë e përditshme, të cilës i mungon stili. Në mes gjuhës dhe stilit letrarë, ekziston një kompromis. Gjithashtu midis gjuhës dhe kritikës ka hpësirë për studimin e stilit. Në fakt kjo është dëshmia për ekzistencën dhe vlefshmërinë e stilit, që teoria letrare kaherë e sfidon. Roland Barths në ,,Shkalla zero e shkrimit’’(1953), Rifater në ,,Kriteret e analizës stilistike’’(1960) dhe Nelson Gudman në ,,Statusin e stilit’’(1975), e shpëtojnë stilin nga ajo që quhet gjuhë e përditshme apo rregull gramatikore. Sepse, ,,Stili është njeriu’’ thotë Buffon. Stili i referohet nevojës simultante dhe lirimit. Në përfundim pikëpamjet e Bartit, Gudmanit dhe autorëve tjerë bashkëkohorë janë për ta definuar që ,,stili është vetë njeriu’’.
Lidhur me paradigmën historike shqiptare në Maqedoni, bëjmë përpjrkje për klasifikimin e tregimit duke bërë një paralelizëm të qartë ndërmjet sinekdokës dhe metonimisë. Është shumë e përshtatshme logjika teorike interpretative e Sabri Hamitit, apo tri shkallët e shkrimit. Sipas interpretimit të S. Hamitit klasifikimimi është i mundur: 1.Letërsia në shkallën Zero 2. Letërsia në shkallën e parë dhe 3. Letërsia në shkallën e dytë. (Sabri Hamiti, Poetika shqiptare, 1.Bioletra 2.Tematologjia 3.Albanizma, Shtëpia Botuese,,55’’, Prishtinë, 2010, f. 158-159). Shkalla zero e shkrimit: Murat Isaku, Resul Shabani, Halil Zandeli, Rexhep Zllatku etj. Shkalla e parë e shkrimit: Kim Mehmeti, Eqrem Basha, Nehas Sopaj etj. dhe shkalla e dytë e shkrimit: Teki Dervishi. Metafora është figura që e karakterizon historinë e tregimin shqip në Maqedoni. Konstatojmë se tiparet e metaforës janë në dy mënyra. Së pari, ka aftësinë e duhur për metaforat. Së dyti, një deklaratë metaforike lejon një numër të pakufizuar të perifrazimeve. Duke i marrë sëbashku, këto dy tipare të metaforave ndihmojnë për të shpjeguar se si gjuha mund të ketë një aftësi që është kryesisht e pavarur nga ata që u shërbejnë atyre. Kur vjen puna për te metafora, ne do të zbulojmë se si fjalët tona do të thonë më shumë se sa që mendojmë.
Shkalla Zero e letërsisë (termi është analog me të Rolan Barthes-it: shkalla Zero e shkrimit) karakterizohet nga imitimi (mimesis). Paramodeli i saj është në Natyrë e në Jetë, shkrimi i saj don ta përkthej këtë model në model letrar. Teksti nuk ta jep figurën, por shprehet (realizohet) përmes tropeve: sinekdokës dhe metonimisë. Do me thënë metonimia është e plota e të plotës (tërësia e tërësisë), kurse sinekdoka është pjesa e të plotës (pjesa e tërësisë), me të cilën bën dallimet (ndarjen) Sabri Hamiti. Sipas tij ekzistojnë disa shkallë të shkrimit: shkalla zero e shkrimit (metonimia) dhe shkalla e parë dhe e dytë e shkrimir, që identifikohen me (sinekdokën).
Ja disa shembuj të metonimisë të tregimit shqiptar në Maqedoni, shkalla zero e shkrimit: metonimia (slektive):
,,Këtu duhet të ndalem, tha Astrit Thana dhe u ul në sqetullën e një shkëmbi, nën hijen e dendur të dushkajës. Qyteti tash më kisht mbetur larg dhe arat nën këmbët e malit dukeshin pëllëmbë-pëllëmbë. Ndiente të ishte i rraskapitur dhe i dërrmuar. Njëzet e pesë vjet i kishte mbushur, por rrugë të tillë s’kishte bërë. Kjo s’ishte rrugë, bile as dhiare. Këtej s’kishte shkelur këmbë njeriu. Disa orë kishte çarë nëpër shpat duke hapur shtigje mbi shkurret e driza. Këto anë sikur kishin rënë në gjum të përjetshëm duke i lënë egërsirat të bënin ligjin e tyre. Një qetësi e pa ngarë.’’ (Rexhep Zllatku, Përgjërimi për arkadinë, Tregimi shqip në Maqedoni, Shkup, 1990, f.68).
Shkallën e parë të letërsisë e karaktetizon krijimin (poesis). Kjo letërsi nuk ka model paraprak. Shkrimi i saj është njëherësh fakt, esencë e procedurë, që krijon modelin e parë, vetanak. Teksti në shkallën e parë të shkrimit na e jep figurën (metaforën), retorika tradicionale e definon figurën si veprim në marëdhënie të përdorimit. ,,Gjuha qenësisht, është metaforike; ajo i vërenë marëdhëniet dhe i ruan njohuritë për to, deri në momentin kur fjalët shenjuese gjatë kohës, nuk bëhen shenja për vepra ose klasa të kuptimeve, duke përfaqësuar atë që të bëhen fotografi e mendimeve të plot. Nëse deri atëherë nuk paraqiten poetë të rinj që përsëri të thurrin vargje (poezi) të reja, gjuha do të vdes, me atë edhe qëllimet e përtrirjes së njeriut në përgjithësi’’. (Arnauld A.Rikards, Methofors, The Phsilosopy of Rhetorik, Oxford University, Press, 1936, f.87).
,,Kërmilli i shëndritshëm, i mbështjellur me jargë, kishte bërë një copë rrugë. Kishte kapërcyer tehun mes dyshemes dhe rrezes së nxirë të murit, atë pjesë ku gjurmët e shputave të këmbëve ishin më të dendura dhe më të theksuara. Dhe ishte pika e vetme e ndritshimit në atëerrësi. Guacka eti dukej se ngrihej si kullë Babiloni mbi atë prag të kalbur, në të cilin rridhnin të gjitha ujërat këllinjur, djersët e murit, dhe ku shkundeshin qimet e mikut. Dukej si një xixëllonjë, si një krimb fosforeshent me kubën e rrumbullakët që bënte cepin e vet të ngadalshëm pa ia vënë veshin botës përreth. Ishte ky edhe një heliks nga kjo botë e shtueshme emijëra scrabacuesëve që hallakateshin përditë në mykun dhe lagështinë e përhrëshme, në djerësët e kësaj bote, në hithra dhe gurë të ftohur’’. (Eqrem Basha, Marshi i kërmillit drejtë dritës së diellit, Tregimi shqip në Maqedoni, Shkup, 1998, f.130).
,,Njerëzit për jetë të jetëve kanë pyeur veten . Pse jam në këtë botë? (Ungjilli pas Markos) pa i dale kurrë të përgjigjen saktë. Mua për inatë të kësaj ironie të paskrupullt unë e përqafova ekstremin tjetër të kësaj metafore-rënien, eterin, hiçin. Rënia e lire, mynxyra. Forca e gravitacionit, një nga mistert pafund të krijuesit. Ironia e dies, e shkencës dhe e botës material. Kush e di, fundja prej ngsa vijmë dhe ku do vemi ne krijesat e gjora mbi këtë rruzull? (Nehas Sopaj, Rënie e lire, Tregimi shqiptarë në Maqedoni, Shkup, 1998, f.144).
Shkalla e dytë e letërsisë karakterizohet nga rikrijimi (metapoiesis). Ajo njeh modelet e përparshme, që janë modele të letërsisë.Përpiqet të rikrijojë modelet duke i transformuar nëpër sprova. Shkrimi i ri mbi shkrimin e vjetër. Një palimpsest (të përdorim termin homolog të Gerare Gennet-it). Ajo që intigon në shkrimin postmodern (shkalla e dytë e shkrimit sipas Sabri Hamitit), është rikonstruktimi i figures. Së paku me një mënyrë të tillë i formon figurat postmoderne Dzon Bardh-i, ose më bindse është mendimi i babait të postmodernizmit amerikan Hugo Bartelheims, i cili në një rast thotë:,,fragmentet janë jeta ime, djema’’.
,,Për projektin e Ndërmarrjes sime letrare të këtij Libri, do të flas vet ky libër që po e lexoni. Por ekskluzive, senzacionale dhe atraktive janë eksponatet të cilat I zbuluam korridoreve nëntokësore, disa figura me bakërpllakëza hieroglifesh, që i shkapërderdhëm nëpër Oborin e Teqes së Sukës, duke pritur t’i seleksiononim, klasifikonim dhe konservonim si realitete arkeolëogjike, e në bazë të projektit të arkeologjisë Doresa Pashmi’’ (Teki Dervishi, Nimfa, Prishtinë, 1986, f.51).
,,Borhesi na rrëfen për një personayh që uren marëdhëniet seksuale dhe pasqyrat, sepse këto shumëzojnë njerëzit, kurse virgjërinë e Mariës ,,e provuan’’ me vezën e pulës që u skuq nga gjaku (vezët e ngjyera të Kërshëndjellave) dhe kështu u vërtetua se ajo lini Jezunë pa e prekur dorë as organ mashkulli’’ (Teki Dervishi, Nimfa, Rilindja, Prishtinë, 1986, f.52).
Në fakt, postmodernizmi si teknikë e shkrimit diskursiv njeh tre gjeneologji: 1.Shkrimi postmodern me elemente të theksuara të modernizmit, 2.Skrimi postmodern i mirëfillt dhe 3.Shkrimi postmodern në kulminacion, në të cilin kërkohet krijimi përmes personazheve i një vetëdie të pastër. Kjo tregon krijimin e subjektit i cili konstruktohet në raport me TJETRIN. Gjeneologjia e tretë e shkrimit zgjon vëmendjen e relacionizmit, kategori kjo pa të cilën nuk mund të jetë funksionale bota bashkëkohore.
Sipas Aristotelit çdo vepër letrare paraqet mimesisin, që ëashë mithios e barabartë me rrëfimin dy dimenzional – me funksion që format përmbajtësore të realitetit objektiv të përcaktohen; – të definohet ajo që nuk është e dfinuar në realitetin objektiv.
Vepra letrare është kreacion i gjuhës, përmes gjuhës ekzistenti-autori krijon objektin estetik. Interpretimi i veprës gjuhësore artistike mundësohet vetëm përmnes gjuhës. Pra, vepra artistike gjuhësore posedon strukturë, është artefakt me funksion estetik, konstrukcion krijues i imanencës dhe transcedencës. Tregimi shqip në maqedoni është vepër letrare në prozë pra e njeh strategjinë narratologjike, i njeh instancat narratologjike dhe fokalizimin. Kohës së fundit narratologjia më vetëmse është bërë disciplinë teorike e mëvetësishme për procedimet analitike të të gjithë shtresave të organizimit të tekstit letrar, që bëri një zbulim epokal, dinstnkcionin midis: tekstit narrative dhe narratorit. Dinstinkcioni tekst narrative-narrator paraqitet në tekstin e teoricientit gjerman Wolfgang Kayser ,,Kush e rrëfen romanin?’’ Sipas Kayser-it narratori rrëfen në tri fofma: Unë-forma, Ti-forma, Ai (Ajo)-forma. Unë-forma/rrëfim në vetën e parë që ka tri dimenzione të rrëfimir: Unë i cili rrëfen dhe Unë i cili përjeton, narrator dramatik dhe jo dramatik, në narrator subjektiv dhe josubjektiv.
Në studimin ,,Kufijtë e rrëfimit’’ Gerare Gennete do ta konstituoj raportin narrator-tekst narrativ. Sipas tij ekzistojnë dy raportet e mundshme: raporti heterodiegjetik dhe homodiegjetik. Raporti heteodiegjetik –autori nuk është pjesëmarrës në modusin narrativ / raporti homodiedgjetik – narratori është pjesëmarrës në rrëfimdh dhe rrëfen në vetën e pëarë, vepron në ngjarje dhe i komenton ato. Dinstinkcioni i G.Gennet-it është bërë në bazë të kriteriumit: narratori në rrëfim dhe narratori jasht rrëfimit. Përveç atij që flet ne tekstin narratv ekziston edhe ai që shikon, kështu distinkcioni midis pyetjeve Kush flet? / Kush shikon? Është funksional. Fokalizatori – ai që shikon nuk do të thotë që është ai që flet. Gerare. Gennene` dallon tre tipe të tekstit narrativ: – tekst narrativ me fokalizim zero
-tekst narrativ me fokalizimtë brendshëm (fiks, i ndryshuar dhe shumëdimenzional).
-tekst narrativ me fokalizim të jashtëm (autori nuk tregon të gjithë ato që i din).
Te tregimi shqiptar në Maqedoni e hasim narracionin auktorial: një tipar karakteristik i një transmetuesi personal që përzin narratologjinë dhe komentin. Në shikim të parë, tregimtari (narratori) është identik me autorin. Por nëse shikojmë më thellë, pothuajse gjithmonë personaliteti i autorit, në karakterin e tregimtarit (narratorit) gjithëmonë disi është i tjetërsuar. Rrëfyesi di më pak, dhe ndonjëherë më shumë, por do të presim ndërhyrjen e autorit herë pas herë për të përfaqësuar mendimin e tij. Ky transmetues auktorial, është karakter i pavarur është vet dora e autorit. Një tipar i rëndësishëm i rrëfimit auktorial, është se ai (autori), si një ndërmjetsues qëndron në pragun midis botës fiktive të transmetuesit të rrëfimit. Forma kryesore e tregimtarit që i përshtatet situatës auktoriale narrative është raporti i rrëfimeve. Në ekranin skenik që zakonisht mund të përdoret në tregim, dominon situata narrative auktoriale. Situata narrative në vetën eparë: ndryshon nga situata auktoriale, situata është kryesisht e tillë për të qenë trgimtari në botën e personazheve. Ai vetë e ka përjetuar ngjarjen, ka marrë pjesë në të, apo ka mësuar për të nga pjesëmarrësit e ngjarjes.
Jetojmë në kohën e globalizimit që ofron shoqërinë e hapur, kulurën e hapur, me një fjalë shkrirjen e kufijëve që ndajnë. Mendohet se tema e globalizimit premton shumë, që njëkohësisht hap shumë pyetje të reja, në botën në të cilën jetojmë, në mjedisin tonë, në jetën tonë të përditshme dhe në veten tonë. Çështja e parë ka të bëjë me kuptimin e globalizmit dhe hapësirës për ekzaminimin kritik të dy qasjeve konkurruese. Sipas të parës, globalizmi është integrim i përmbajtshëm dhe i pakthyeshëm i kulturësë, tregjet dhe komunitetet e qeverive, që arritën nivel të paparë në të kaluarën. Sipas të dytëve, globalizimi është një projekt ideologjik i grupeve globale me ndikim që dëshiron të inkurajoj liberalizimin ekonomik dhe politik, e çrregullimit në mënyrë që për të legjitimuar zgjerimin e mëtejshëm të kapitalizmit. Në kuadër të këtij debati, janë kristalizuar shumë gjëra në mënyra të ndryshme e pikëpamje kontradiktore.
Popullariteti i botimeve të tilla sensacionale është dëshmi e shkallës së pakënaqësisë në shoqëri, veçanërisht në mesin e atyre që ndjehen të pa fuqishëm për ta ndryshuar situatën e tyre. Kultura popullore është kontradiktore. Në pjesën më të madhe të teorisë bashkëkohore të kulturës, pranuan pohimin se të gjitha tekstet janë jo të plota, kështuqë ajo mund të mësohet përmes mënyrave intertekstuale. Teksti popullor që do të përdoret, shpenzon dhe refuzon. Kultura popullore intertekstuale, qarkullon në mesin e teksteve që quhen tekste fillestare (forma origjinale të të mirave kulturore, të tilla si Madonna apo xhinse), duke përfshërë edhe tekstet e mesme që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me ta (reklama, lajme, komente), e që ndodhin në jetën e përditshme.
Sigurish që tendencat për ta deformuar letërsinë, në kohën e globalizimit janë të shumta. Ajo që intrigon në këtë tekst është çështja e Letërsisë versus globalizimit. Globalizimi nuk i ndihmon letërsisë, dhe një konstatim i tillë tani më është i definuar. Nuk është e rastit që Umberto Eko, në librin e tij Për letërsinë, shpreh faktin që kanë dalë disa grupe hakerë të kompjutorëve dhe duan ta rrëzojnë Don Kishotin apo ta vrasin bukurinë e Ana Kareninës. Në fakt thekson U. Eko, nëse ata hakerë do të mëshirohen, do të lexojnë më tepër për këta figura letrare, e do të shohin se jeta e tyre do të jetë më e pasur dhe bota në të cilën ata jetojnë do të jetë më e bukur. (Umberto Eco, Për letërsinë, Tiranë, 2006). Nga ana tjetër nuk është e rastit që profesori Gjekë Marinaj i Universitetit të Dallasit, prezentoi teorinë e Protonizmit si njërën nga teoritë më të guximshme në botë. Në esencë kjo teori mbron letërsinë nga globalizimi, duke e theksuar vlerën e sasj estetike, esencën apo bërthamën që lidh atomin me universin. (Gjek Marinaj, Protonizmi-nga teoria në praktikë, Gazeta Nacional, Tiranë, 2012). A nuk është kjo tendenca e përjetëshme e letërsisë dhe artit në tërësi e shprehur që në fillimet e letërsisë evropiane. Parashtrohet pyetja për Ismail Kadarenë: Pse grekët krijuan letërsinë më të famshme në botë? Sepse thekson ai, grekët bënë një krim, krimin kundër Trojës. Mbulimi i atij krimi ishte bërja e diçkaje të bukur. Duhej bërë diçka ebukur. Kështu ata krijuan Ilijadën dhe Odisenë, krijuan letërsinë më të bukur në botë. (Ismail Kadare, Eskili ky humbës i madh, Tiranë, 1989).
Literatura e shfrytëzuar:
Aristotel, Poetika, përktheu nga origjinali: Sotir Papahristo, Shtëpia botuese:Çabej, Tiranë, 2006.
Arnauld, A. Rikards, O metafori, The Philospy of Rhetorik, Oxford Univesity, Press, 1936.
www.Google Oxfor encyklopedia.
Barthes, Rolan, Mitologjia, semiologjia, književ, Nolit,Beograd,1978.
Eco, Umberto, Për letërsinë, Tiranë,2006.
Fridman, Jonanathan, Globalization, culture and system, London, 2000.
Gudmon, Nelson, The status of style, London, 1975.
Gnnette, Gerard, Tipovi fikalizacije, Zagreb, 2007.
Hamiti, Sabri, Poetika shqipe, 1.Bioletra 2.Tematologjia 3.Albanizma, Shtëpia Botuese ,,55’’, Prishtinë, 2010.
Kadare, Ismail, Eskili ky humbës i madh, Tiranë, 1989.
Marinaj, Gjekë, Protonizmi-nga teoriaa në praktikë, Gazeta Nacional, Tiranë, 2012.
Veprat e cituara:
Basha, Eqrem, Marshi i kërmillitdrejt dritës së diellit, Prishtinë, 1998, f.130.
Dervishi, Teki, Nimfa, Prishtinë, 1986, f.51.
Dervishi Teki, Nimfa, Prishtinë, 1986, f.52.
Sopaj Nehas, Rënia e lirë, Tregimi shqiptar në Maqedoni, Shkup, 1998, f.144.
Zllatku, Rexhep, Përgjërimi për arkadinë, Tregimi shqip në Maqedoni, Shkup, 1990, f. 68.