Sulm terrorist, Francë, eksploziv në një fabrikë gazi, një njeriu i pritet koka, gjendet flamuri i ISIS/
Një person që mbante një flamur islamik i ka prerë kokën një personi tjetër dhe ka plagosur disa të tjerë në një fabrikë gazi në lindje të Francës rreth ores 10 te ditës së sotme, raportojnë burimet ligjore të AFP.Sulmuesi i dyshuar hyri në fabrikë dhe vendosi disa eksplozivë të vegjël, sipas AFP.
Shpërthimet besohet të kenë ndodhur nga përdorimi i bombolave të gazit.Të paktën një person është arrestuar (i cili ka pranuar se është anëtar i ISIS) , edhe pse Sky News raporton se sulmi eshte bere dy persona, të cilët të dy mbanin flamur islamik. Sky News thote se personi i arrestuar eshte rreth te 30-ave dhe eshte i njohur nga policia e anti-terrorit.
Mediat franceze raportojnë se sulmuesit janë anëtarë të Shtetit Islamik.Ka raporte qe fabrika i perket firmes Air Products. Mediat franceze thone se sulmuesi u fut me makinen e tij ne fabrike. Air Products eshte nje kompani amerikane, me rreth 21 mije te punesuar dhe merret me shitjen e gazeve industriale
Trupi pa koke u gjet prane fabrikes. Sipas nje gazete lokale franceze, koka e personit te vrare ishte e varur ne porten e fabrikes dhe mbi te kishte shkrime arabe , por kjo ende mbetet e pakonfirmuar.
Presidenti i Frances, Francois Hollande ndodhet ne Bruksel per nje mbledhje te samitit Europian, por mbledhja ka filluar pa te. Ai do te kthehet nga Brukseli per te menaxhuar krizen ne vend.Nderkohe autoritetet franceze vazhdojne kerkimet per personin e dyte afer fabrikes.Sulmi erdhi 6 muaj pas tragjedisë së Charlie Hebdo ku mbetën 17 persona të vrarë.
Jakov from Israel says
Kur valle idiotet n derkombetare do ta kuptojne nevojen imediate te nje lufte te perbashket ne nje koalicion te madhe kunder kesaj organizate terroriste ekstremiste qe perdor metodat qe as inkuizicioni spanjoll nuk i ka njohur .Jeni teper vone ne kete ndermarrje .Ne se persona te tille njihen nga policia per veprime subversive ,atehere pse hezitojne ti kalojne ata ne frantoja ,por presin akoma koka te tjera te prera me thike ,me e tmereshme se gijotina franceze .Prisni budallenje se kini akoma kohe ,kur kokat tuaja do tengulen neper gardhet e shtepijave tuaja .Idiotizmi ka nje kosto teper te larte per tu paguar .Po qe se ju pelqen ,prisni akoma edhe ca .Jane disa shtete europiane qe nenglizhojne nga frika te marrin pjese ne kete lufte qe do te ishte me efikase me me shume shtete,si Holanda ,Belgjika ,Italia ,Franca e Anglia ,qe ecin me parrullen –Larg nga …..ime ,por te mos harrojne se jane fare prane zjarrit inferrnal.