FRANCË – Rrëzohet një avion i kompanisë gjermane ”Germanwings” me 148 persona në bord /
PARIS, 24 mars /A – Një avion i tipit AirBus A320 është rrëzuar sot në mëngjes në pjesën juglindore të Francës me 148 persona në bord, gjashtë prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit, njoftuan burime zyrtare.
Pjesë të avionit Airbus A320 i kompanisë gjermane ”Germanwings” që u rrëzua sot në mëngjes në jug të Alpeve franceze u gjetën pranë zonës të Barcelonetes”, njoftoi Ministria e Brendshme fraceze.
”Avioni që bënte linjën mes Barcelonës dhe Dyseldorfit transportonte 142 persona dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit”, bëri të ditur Drejtoria e përgjithshme e Aviacionit Civil framcez.
Sipas të përditshmes franceze ”Le Figaro” avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonetes(TSH-AFP/)