• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Federata Vatra: Amerikë Gëzuar 4 Korrikun, 246 Vjetorin e Pavarësisë

July 4, 2022 by s p

Federata Pan Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron të gjithë popullin amerikan, shqiptaro-amerikanët e vatranët: Gëzuar 4 Korrikun. Në këtë ditë të rëndësishme për mbarë popullin e shtetin Amerikan, Vatra nderon e kujton heronjtë e lirisë së shtetit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë, lirinë, zhvillimin e demokracinë e Amerikës. Ne ndihemi me fat që jemi pjesë e këtij shteti e kombi të lavdishëm, të lirë, të fortë, të begatë e të dashur nga e gjithë bota. Kombi shqiptar i detyrohet përjetë shtetit amerikan, popullit e kësaj toke të bekuar për gjithçka që Amerika ka bërë për Shqipërinë, Kosovën e kombin tonë. Le të festojmë këtë ditë të veçantë me miqtë tanë amerikanë e komunitetin shqiptar kudo në Amerikë, familjet dhe të afërmit në këtë Shekull të Lavdishëm të marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës. Zoti i bekoftë të gjithë bashkëkombasit tanë.

Gëzuar 4 Korrikun. Gëzuar Amerikë.

Mirënjohës përjetë

Me vlerësim të veçantë

Kryetari i Federates Pan Shqiptare të Amerikës VATRA

Elmi Berisha

Filed Under: ESSE Tagged With: 4 korrik, Elmi Berisha

SPECIALE GAZETA DIELLI: KOSOVA FESTON ME AMERIKËN

July 4, 2018 by dgreca

-Kosova tradicionalisht feston Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës/

1 Dita e Pava1 Klinton Rugove1 amb e pare1 Thaci DelwerHaradinaj SHBA1 Sheshi B Klint1 Gurthemeli a amer

-Presidenti historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova vazhdimisht uronte dhe theksonte miqësinë e gjithëmonëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Populli i Kosovës Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve e konsideron si festë të përbashkët, sepse gjithmonë ka ndjenja dashurie dhe miqësie permanente/

-Edhe në 242 vjetorin e Pavarësisë së SHBA e 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në urimet e drejtuesëve institucionalë e politikë theksohen partneriteti i veçantë e miqësa e përhershme/

-Presidenti Hashim Thaçi: Kosova është e bekuar që, njësoj sikur në çdo proces të rëndësishëm deri më tani, ka pasur mbështetjen e parezervë të SHBA-së/

-Kryeministri Ramush Haradinaj: Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie: Përderisa shënojmë vitin e 242-të të pavarësisë sonë, po ashtu festojmë edhe partneritetin tonë të veçantë me Kosovën/

– NË 29 MAJ 1998, PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA NË UASHINGTON, NË TAKIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN BILL CLINTON: DUHET TË NA NDIHMOSH…/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  4 Korrik 2018/ Në Kosovë si tradicionalisht po festohet 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të parat nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë dhe shtetin kosovar e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes para 10 viteve në 17 Shkurtin hiatorik 2008.

Presidenti historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova vazhdimisht uronte dhe theksonte miqësinë e gjithëmonëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Populli i Kosovës Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve e konsideron si festë të përbashkët, sepse gjithmonë ka ndjenja dashurie dhe miqësie permanente për vendin Tuaj të çmuar e të fuqishëm, simbol i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në botë”, theksonte para15 viteve, në 4 Korrik 2003,  Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova  në mesazhin me rastin e 4 Korrikut  dërguar Presidentit të SHBA-ve Xhorxh Bush..

Në 4 korrik 2005, për të fundit herë, rreth 6 muaj e gjysmë para kalimit në amshim, Presidenti i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit amerikan, Xhorxh Bush me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Në urimin e Presidentit Rugova dërguar Presidentit Bush thuhej:

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA, 4 Korrikut, pranoni urimet e mia të përzemërta dhe të popullit të Kosovës.

Dita e Pavarësisë së SHBA, është simbol i pavarësisë dhe i lirisë për të gjithë popujt mbi tokë. Eshtë simbol i madh dhe udhërrëfyes për vendin tim Kosovën.
Për këto gjashtë vjet në liri, me përkrahjen Tuaj, Kosova ka pasur progres të madh në të gjitha fushat e jetës.

Tash presim njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt nga vendi Juaj i bekuar.

Kjo do të qetësonte popullin e vendit tim dhe këtë pjesë të botës dhe do t’i hapej dera që t’i bashkohet bashkësisë së kombeve të lira të botës së lirë.

Në Ditën e Pavarësisë të vendit Tuaj të madh e të fuqishëm si gjithmonë, Ju shprehim një falënderim të madh dhe presim përkrahjen Tuaj miqësore për vendin tim”.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, ambasadori në Kosovë Greg Delawie në prag të  ditëfestës së 4 Korrikut ka organizuar një gosti, ku mes shumë pjesëmarrësve, drejtuesve institucionalë e poilitikë dhe personaliteteve që uronin, ishin edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

“Përderisa shënojmë vitin e 242-të të pavarësisë sonë, po ashtu festojmë edhe partneritetin tonë të veçantë me Kosovën, i cili po thellohet vit pas viti”, theksoi ambasadori amerikan Delawie në pritje.

Ai tha se, festa e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës më herët gjatë këtij viti ishte rast për të persiatur rreth përparimit mbresëlënës të arritur duke punuar përkrah partnerëve dhe miqve, ndërsa foli edhe për sfidat duke u shprehur se hap pas hapi, Kosova po ndërton një shoqëri përparimtare e shumetnike dhe ekonomi më të fortë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ju qëndrojnë përkrah derisa përballeni me këto sfida. Sonte, përderisa festojmë Ditën tonë të pavarësisë, e festojmë edhe miqësinë tonë me Kosovën dhe përkushtimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një botë ku demokracitë mund të lulëzojnë”, theksoi ambasadori i SHBA-ve, Delawie.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se, se në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale.

“Shumë bashkëqytetarë e kuptojnë dhe festojnë këtë ditë, sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës. Kjo ndjenjë është e kuptueshme për kosovarët, për popullin dhe shtetin me pro-amerikan në Evropë dhe më gjerë”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai  tha se Kosova është e bekuar që, njësoj sikur në çdo proces të rëndësishëm deri më tani, ka pasur mbështetjen e parezervë të SHBA-së, të BE-së, dhe të të gjithë partnerëve tanë, të cilët duan ta shohin Kosovën dhe rajonin në paqe të përhershme.

“Prandaj nuk ka mënyrë më të mirë për ne, që ndihmën e çmuar që në vazhdimësi e marrim nga miqtë tanë, ta respektojnë duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike”, theksoi presidenti kosovar.

Presidenti Thaçi në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, uroi popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë dhe rikonfirmoi zotimin për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë e përhershme dhe aleancën në vlerat dhe parimet që  bashkojnë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjell urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it.

“Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës Qeverisë dhe Popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë!”, shprehet kryeministri i Kosoves Haradinaj në urim.

Në kryeqytet, Prishtinë, për nder të 4 korrikut, 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, Shoqata Miqtë e Amerikës ka organizuar sot aktivitete festive në Sheshin Bill Clinton, ku Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ngritë solemnisht Flamurin Amerikan, i cili është gjithmonë i ngritur dhe në valim, ndërsa do performojë Kori i Grave Nexhmije Pagarusha.  Kartolina të punuara enkas për 4 Korrikun 2018 dhurohen për qytetarë,  si dhe për ushtarë amerikanë në Kampin Bondsteel.

Që prej 22 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Në vitin 1996, në 12 janar, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis SHBA dhe Kosovës, dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra të tilla në Kosovë.

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në një ditë historike – në 6 qershor 1996.

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë.

Pas përfundimit të luftës, në Kosovën e lirë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) rifilloi të punojë në shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 10 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 korrik, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.

Pak diteë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanow solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 korrik 2008 atëherë nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Në 1 korrik 2009 Prishtina ndau 5 hektarë truall për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit që ende vazhdon.

NË 29 MAJ 1998, PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA NË UASHINGTON, NË TAKIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN BILL CLINTON: DUHET TË NA NDIHMOSH…

Në mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Më pak se një vit para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton. Pas takimit Rugova deklaronte: “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”. Ndërsa, Clinton kishte theksuar se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në 1 nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Clinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 4 korrik, Behlul Jashari, Kosova feston, ME AMERIKËN

NE DITELINDJEN E AMERIKES

July 4, 2017 by dgreca

1 sadik1 ok kembana filadelfiaNga Sadik ELSHANI*/4 Korriku eshte ditelindja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Me 4 korrik te vitit 1776, 241 vite me pare, ne Filadelfia u shpall pavaresia e Amerikes me nenshkrimin e Deklarates se Pavaresise nga te gjithe perfaqesuesit e 13 kolonive te atehershme – koloni qe nuk donin me te jene nen sundimin e Kurores Mbretyerore Britanike, por deshironin te ishin te pavarura, te lira per te vendosur vete per fatet e tyre. Ne ate 4 korrik te atij viti te larget nuk u themelua vetem nje shtet i ri, por lindi nje vizion, nje ideal i ri i papare gjer atehere ne bote – u themelua nje shtet bazuar ne parimin e larte te vlerave njerezore: Te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte dhe me nje deklarate qe fillon me fjalet emblematike: Ne populli (We the people). Ishte ky nje ngadhnjim mbi dhunen, roberine, tiranine. 4 Korriku i vitit 1776 u be burim frymezimi edhe per vendet dhe popujt tjere anembane botes. U be burim frymezimi per Revolucionin Borgjez Francez, qe e hodhi poshte sundimin mbreteror dhe hodhi themelet e Republikes Franceze bazuar ne moton: Barazi, liri, vellazeri (egalite, liberte, fraternite). Ishin idealet amerikane ato qe u prine edhe shume levizjeve te tjera perparimtare ne bote, levizjeve per liri e pavaresi. Shteti amerikan nuk u krijua si nje shtet i perkryer dhe ende eshte larg i te qenit i perkryer, por eshte nje vend gjithmone ne ndertim, vend qe kurre nuk i hiqen skelat, vend qe gjithmone sfidon kufijte e se pamundures, vend qe i ka krijuar mekanizmat per t’i korrigjuar te metat, padrejtesite qe mund te shfaqen ne shoqerine amerikane.

Eshte kushtetuta amerikane, ky dokument i shenjte modern qe siguron funksionimin e shtetit dhe qeverise amerikane edhe kur ballafaqohen me sfida te ndryshme e te nderlikuara. Eshte dokument i perpiluar nga njerez vizionare, njerez gjeniale, bazuar ne ndarjen e barabarte te pushtetit: Ekzekutiv, gjyqesor, legjislativ. Eshte populli amerikan kembengules dhe i vendosur per te ecur vetem perpara, per te arritur çdo qellim, per te perballuar çdo sfide. Ne fillim te viteve te 60-ta te shekullit te kaluar Presidenti Kennedy hodhi nje qellim sfidues: Deri ne fund te dhjetevjeçarit te 60-te, njeriu te shkoje ne Hene dhe te kthehet i pademtuar ne Toke. Me 21 korrik te vitit 1969, astronauti Neil Armstrong shkeli ne Hene dhe ekipazhi u kthye ne Toke shendosh e mire. Eshte ky shpirti optimistik qe e ve ne levizje kete vend vigan. Nuk eshte vetem madheshtia tokesore e njerezore, forca ekonomike e ushtarake qe e bejne kete vend te fuqishem, por jane edhe vlerat e larta njerezore, te quajtura ideale amerikane. Amerika gjithmone ka luftuar per lirine e te tjereve dhe kurre per t’i kolonizuar vendet tjera, pert’i roberuar popujt tjere. Ketu perfshihen edhe shqiptaret, Shqiperia, Kosova. Prandaj, ne bisedat, diskutimet  me amerikanet shpesh e degjon fjalen: freedom (liri), fighting for freedom (lufon per liri).

Shqiperia (çdo pellembe e tokes ku ujit i thone uje e bukes i thone buke) dhe shqiptaret shprehin nje simpati e dashuri te veçante e te pakufishme per Ameriken – engjellin tone mbrojtes. Miqesia shqiptaro – amerikane i ka rrenjet e thella dhe nje histori te gjate, duke filluar nga perkrahesi i vendosur i ceshtjes shqiptare, Kryetari (Presidenti) Wilson, i cili pas Luftes se Pare Boterore e mbrojti pavaresine e Shqiperise dhe e pengoi copetimin e metutjem te saj. Ishte Presidenti Clinton qe i shpetoi shqiptaret e Kosoves nga pastrimi etnik, nga shfarosja e sigurt qe i kanosej nga regjimi i eger i Millosheviqit. Ndersa Presidenti Bush e perkrahu dhe e mundesoi Shpalljen e Pavaresise se Kosoves me 17 shkurt te vitit 2008. Fal ndrhyrjes dhe perkrahjes se vazhdueshme te  Amerikes dhe NATO-s, Kosova sot eshte e lire dhe shtet i pavarur. Per kete dhe ndihmat tjera, shqiptaret gjithmone do t’u jene mirenjohes Amerikes dhe aleateve te saj. Prandaj, 4 Korriku festohet me dashuri e madheshti edhe ne Kosove e Shqiperi. Edhe ne ditet me te erreta te regjimit komunist qe ore e çast e baltoste Ameriken, shqiptaret shpresat i kishin drejtuar kah Amerika, shpetimin e tyre e shihnin te Amerika. Regjimi komunist u permbys dhe tani Shqiperia dhe Amerika jane aleat, ndajne vlera te perbashketa dhe ideale te njejta per lirine. Gjate gjithe ketyre viteve Shqiperia ka qendruar nje aleate e forte e ShBA-ve dhe sot ushtaret shqiptare dhe ata amerikane sherbejne krah per krah njeri – tjetrit ne Aganistan, si dhe me pare ne Irak.

Tani ka me shume se nje shekull qe edhe shqiptaret jane bere pjese e mozaikut amerikan, endrres, jetes amerikane, realitetit amerikan. Bashkesia shqiptaro – amerikane ka luajtur nje rol te rendesishem ne historine e popullit tone, duke filluar me punen dhe veprimtarine e palodhshme te Nolit, Konices dhe atdhetareve e intelektualeve tjere shqiptare, Federates Panshqiptare “Vatra”. Sot shqiptaro – amerikanet, sikurse paraardhesit e tyre vite me pare, jane duke dhene ndihmesen e tyre ne te gjitha lemite, sferat e jetes amerikane, nga yjet e Holivudit gjer te fituesit e Çmimit Nobel. Shqiptaret kane ardhur ne Amerike te vendosur per te korrur suksese, per te perparuar, per te permbushur endrren amerikane. Bashkesia shqiptaro – amerikane eshte duke punuar me perkushtim qe te sherbeje si nje ure miqesie ne mes te Shqiperise dhe ShBA-ve, per t’i afruar qytetaret e te dy vendeve. Amerika tani eshte bere atdheu yne i dyte, atdheu yne i pervetesuar, i pershtatur (adoptuar). Jane keto lidhje nder vite me presidentet, kongresistet, senatoret dhe zyrtaret tjere amerikane qe e kane terhequr vemendjen e Amerikes per çeshtjet shqiptare, duke filluar nga takimet e Nolit me Presidentin Wilson.

Falenderojme Ameriken qe na ka perqafuar si qytetare te lire e te barabarte. Prandaj: Gezuar 4 Korrikun, eshte Dite e Madhe per Ameriken, shqiptaret dhe gjithe boten perparimtare e liridashese!

Filadelfia, 4 korrik, 2017

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 4 korrik, ditelindja e Amerieks, Sadik Elshani

AMERIKA FESTON 4 KORRIKUN, 237 VJETORIN E SHPALLJES SE PAVARESISE

July 3, 2013 by dgreca

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Kongresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.!/

Shkruan:Beqir SINA/

PHILADELFIA – Shteti simbol i botës, lirisë dhe demokracisë shënon te enjten festën më të madhe kombëtare, 4 Korrikun 1776 Ditëlindjen e saj – 237 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. E gjithë SHBA-ja mbushet me flamuj amerikanë, dhe simbolet e saj – ndërkohë që miliona amerikanët kremtojnë në çdo mjedisë me ndjenjën e madhe të krenarisë, teksa shënohen plot 237 vjet të Dekleratës së Pavarësisë.

Tonelata me fishekzjarre, parada multi kulturore dhe sportive, karnavale shumëngjyrshme dhe të mahnitshme, koncerte të ndryshme, lojëra sportive( basketbolli, futbolli, bejzbolli e gara të tjera sportive) organizohen me këtë rast. Në sheshe, parqe, dhe vende të veçanta, mbahen fjalime politike, akademi solemne dhe organizime private me vendosje të luleve në varrezat e dëshmorve  pritet të mbahen sot për të festuar historinë dhe kujtuar të rënët, qeverisjen dhe traditat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Kongresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.

Gjatë nënshkrimit të Deklaratës, SHBA-të ishin të përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`i paguanin Anglisë.

Në korrik të vitit 1776, “Pensilvania ivning post” është gazeta që e publikoi Deklaratën për pavarësi.

Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin “Pavarësia” në Filadelfia u bë publik për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e pavarësisë që ishte e njohur si “Zilja e provincës”, do të riemërohet në “Zilja e lirisë” (Liberty bell).

Në gusht të vitit të njëjtë, detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri më gusht. Por, pavarësisht nga kjo, 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së nga Britania.

 

 

4 Korriku 1776 Dita e Pavarësisë së SHBA-ve – Ditëlindja 237-të e Amerikës
Sot, është 4 korriku 2013, Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, Ditëlindja e 237 të e saj. Më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri.

Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej pavarësia e Amerikës nga ai vend. Më 1782, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit.

Ato ishin në fakt, një konferderatë e paqëndrueshme, me një qeveri qendrore të dobët. Fuqinë e vërtetë e kishin qeveritë e sheteve të ndryshme.Por shtetet ishin shumë të ndryshme nga njeri tjetri, përsa i përket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj njëri tjetrit. Monedha ishte e fryrë nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa që pengonin zhvillimin.

Kaosi ekonomik çoi në paqëndrueshmërinë civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtë, Qeverisë kombëtare i mungonin forcat ushtarake për trajtimin e kërcënimeve të sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përgjigja ishte një kushtetutë e re, e cila do të krijonte një qeveri kombëtare të fuqishme, e cila të trajtonte nevojat e vendit, ndërkohë që t’u jepte fuqi të caktuara shteteve të ndryshme. Por amerikanët ishin të ndarë lidhur me formën që do të merrte qeveria e re.

Shtetet e vogla kërkonin përfaqësim të barabartë me shtetet e mëdha. Shumë qytetarë druheshin se një qeveri e fortë kombëtare do të shtypte të drejtat e individit. Këto çështje u zgjidhën, vetëm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua në vitin 1789, vetëm pasi u shtuan 8 amendamente, të cilat garantonin të drejtat themelore të shtetasve, mes tyre lirinë e ushtrimit të fesë, të fjalës dhe shtypit, të drejtën për të zhvilluar procese gjyqësore dhe mbrojtjen kundër abuzimit të qeverisë ndaj qytetarëve.

 

Kushtetuta nuk është një instrument në duart e qeverisë për ta kufizuar popullin, tha në atë kohë Patrik Henri, një nga udhëheqësit amerikanë në luftën për pavarësi, ajo është një instrument në duart e popullit, për të kufizuar qeverinë, që ajo të mos e sundojë jetën tonë. Më tepër se 237 vjet pas miratimit të kushtetutës, ajo mbetet garancia e lirisë për të gjithë amerikanët,

 

4 Korrikut 1776 – Ditëlindja e Shteteve të Bashkuara/Njerëzit e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtezakonshme.
Dëgjojini këto fjalë të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, të shkruara 237 vjet më parë: “Ne i konsiderojmë, këto të drejta të jënë të vetëkuptueshme: që të gjithë njërëzit janë krijuar të barabartë; që ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; dhe mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; që për të siguruar këto të drejta, qeveritë krijohen nga njërëzit, duke e përftuar pushtetin e tyre të drejtë nga pëlqimi i zgjedhësve…”. Këto fjalë ndryshuan përgjithmonë parimet e qeverisë. Kush i shkroi këto fjalë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë parimet e qeverisë. Ishin ata politikanë te shquar, akademikë e teoricienë politikë. Jo, ata ishin fermerë (bujq), avokatë, tregtarë, një botues librash, dhe një topograf.

Asnjë prej tyre nuk kishte mbajtur ndonje ofiq të lartë qeveritar. Në fakt, zor se ndonjeri prej tyre kishte mbajtur ndonjë ofiq qeveritar. Disa kishin lindur të varfër. Të tjerët ishin pronarë tokash. Të gjithë ishin të mirëarsimuar; pothuajse të gjithë kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Të gjithë meshkuj e të bardhë, nuk ishin tipike të popullsisë si e tërë, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerëz të thjeshtë, të cilët shqetesoheshin thellësisht për lirinë, lirinë personale, për qeverinë përfaqesuese të bazuar në sovranitetin popullor. Ata janë quajtur me të drejtë brezi më i madh i talentit politik në historinë amerikane. Krijimi i nje kombi te pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte nje proces revolucionar, e jo evolucionist. Asnje prej atyre qe firmosen Deklaraten e Pavaresise, nuk e dinte se si do te pefundonte.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tani republika më e vjetër që i ka qëndruar historisë botërore, me një serë institucionesh dhe traditash politike. Ato, që tani konsiderohen “idealet amerikane”, jane përqafuar në mbarë botën; forma alternative të organizatave dhe qeverive politike kanë ardhur e kanë ikur gjatë këtyre 237 vjetësh. Kuadri politik i ngritur në ato fjalë të thjeshta, të sipër cituara në fillim, janë idetë për të themeluara për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit 18-të.

Dhe kanë vazhduar. Burrat dhe gratë bëjnë historinë. Burra dhe gra të zakonshme mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Ata që rrezikuan gjithçka për të shpallur këtë Deklaratë Pavarësie ishin njerëz të thjeshtë. Deklarata mbyllet: “Dhe në mbështetje të kësaj deklarate, me një besim të patundur në mbrojtjen e Perendisë Hyjnore, ne së bashku i betohemi njeri-tjetrit me jetën tonë, pasurine tonë, dhe nderin tonë të shenjtë”. Keta qytetare te thjeshte krijuan ideale politike te reja te jashtezakonshme. Hartuesit e Kushtetutes sone, 13 vjet me vone krijuan kuadrin e qeverise se SHBA-së, te bazuar ne keto ide revolucionare.

Karta e te Drejtave vijoi mbas dy vjetesh. Krijimi i nje qeverie kerkon kohe. Nuk eshte kurre e thjeshte. Kerkon eksperimentim dhe kurajon per te flakur tutje ate qe nuk funksionon. Ai perfshin edhe rrezik. Sic tregon Kushtetuta e pare e SHBA-es, kerkon kompromis. Por, qytetaret e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Kombet mund te themelohen, idealet mund te perhapen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe tash pas 237 vjetëve të 4 Korrikut 1776 – Ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të përpiqen e të ndihmojn popullin shqiptarë për të arritur tek idealet tona, për të arritur tek aspiratat e shqiptarëve .

E ardhmja e SHBA-es prej qytetareve te saj i duket e qarte, ashtu si duhet t’iu kete dukur ajo e Amerikes se Eterve Themelues me 1776 apo edhe me 1783, apo edhe sot pas 237 vjetve. Qe nga ai 4 Korriku i pare, ka qene tradite qe te festohet ditelindja e Amerikes me fishekzjarre dhe sonte SHBA-es, e vazhdojne ate tradite “Gezuar Ditelindjen Amerike”

Për ne shqiptarët aq sa i perket kjo festë kombit Amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar, dhe të gjithë atyre kombeve nga mbarë bota që luftojnë për liri e demokraci dhe që duan idealet dhe principet amerikane.

Ngaqë për gjithë këto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm dhe model për demokracinë dhe liritë e njerëzve në botë. 4 Korriku 1776, Dita e Pavaresise se SHBA, ka një kuptim tjetër edhe për shqiptarët, 23 vjet më parë me ndihmën e SHBA, vendi ynë do të ecte drejt rrugës për liri dhe demokraci. Pra, “për ne mikun e madh dhe të përjetshëm” si thoshte Presidenti i parë dhe hsitorik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mbas 45 vjetëve të sundimit komunist ishte 2 korriku ai që shënoi rënien e komunizmit në Shqipëri.

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, atëhere delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia dhe 9 vjetë(1999) më pas nga ky akt vjen çlirimi i Kosoves dhe 18 vjet(2008) vjen Pavaresia e saj.

Andaj aq sa i perket kjo festë kombit Amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar, dhe të gjithë atyre kombeve nga mbarë bota që luftojnë për liri e demokeaci dhe që duan.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 4 korrik, Beqir Sina, dita e Pavaresise, ditelindja e SHBA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT