• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARËT E AMERIKËS PËR 45 VJET HOMAZHE E NDERIM PËR HEROIN ABAS KUPIT

January 9, 2021 by dgreca

Ka 45 vjet që shqiptarët e Amerikës nderojnë heroin e 7 prillit 1939, Gjeneral Abas Kupin.Ata e qanë kur zemra e tij pushoi së rrahuri me 9 janar 1976, ndërsa ceremoninë e varrimit më 14 Janar e kthyen në një tubim madhështor, duke vlerësuar aktin e tij trimëror. Që nga ai moment, për cdo përvjetor, shqiptarët e Amerikës kryejnë ritualin e homazheve. Sot është 9 janari i përkujtimit të ditëikjes së heroit. Është e para herë që homazhet do të kryhen nga familjet Kupi, Dani, Nikolla(Gjergji) dhe kryesia e Lëvizjes së Legalitetit,në mungesë të komunitetit për shkak të Pandemisë së Koronavirusit. I përjetshëm kujtimi i Abas Kupi, që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si qëndrestari dhe udhëheqësi i rezistencës popullore përballë forcave fashiste pushtuse. Do të jetë në nderin e shtetit shqiptar që eshtrat e tij të pushojnë në Shqipëri.

***

SI E PËRCOLLËN SHQIPTARËT E AMERIKËS DHE SI E PASQYROI   GAZETA “DIELLI” IKJEN E ABAS KUPIT

NGA DALIP GRECA

*Vatra e kishet nderuar heroin e 7 prillit që kur ai zbardhi faqen Shqipërisë si kryeqendrestar përballë pushtimit fashist. Fan S. NOLI, 28 Nëntor 1939 qe shprehur : Sot jemi të gjithë të helmuar, shkaku se Shqipëria është zaptuar nga armiku i huaj dhe e humbi lirinë e saj kombëtare. Do të na kish mbetur merak po të mos kishim lufuar; atë merak e nxuarrëm se neve luftuam, ata tre fishekë që patëm i zbrazëm dhe i treguam tërë botës se armiku hyri në Shqipëri duke derdhur gjak… Ata tre fishekë i zbrazi Abas Kupi me një grusht ushtarë trima dhe nderoi Kombin shqiptar përpara tërë Botës…./
*DIELLI: Abas KUPI nderoi Kombin Shqiptar si Skënderbeu qëmoti…
* Nexhmije Zaimi, ish Kryetare e Vatra-s per New York – New Jersey: Burrë trim, luftëtar i shkëlqyer, që ke nderuar Historinë e Shqipërisë, po ashtu vatran besnik dhe buajr, çdo anëtar i Federatës sonë, nderon kujtimin tuaj që do të qëndrojë i pavdekur, derisa të ketë qoftë dhe një shqiptar të vetëm në këtë botë. Sot, me respekt dhe dorë në zemër, të përcjellim në jetën e përjetshme…
*Shefki MIRAKU: Bas…! Ishin shqiptarët që të përcuellën, të përcuellën për një prehje të shkurtën, vetëm për me i dhanë kohë të tjerë shqiptarëve me u përgatitun për të përcjellun drejt Altarit t’Atdheut, t’atij Altari akoma të vorfun nga mungesa jote, por shumë i zengjinosur nga historia jote….

***
Komuniteti shqiptar i Amerikës dhe e gjithë mërgata nacionaliste shqiptare e vajtuan dhimbshëm Heroin e 7 Prillit, në atë janar të ftohtë të 45 viteve të shkuara.”Dielli” i “Vatra”-s e hapte faqen e parë me titullin qendror:“Vdekja e Heroit Kombëtar Abas Kupi hidhëroi të gjithë shqiptarët kombëtarë ”.
Gazeta shkruante:“Me vdekjen e Gjeneral Abas Kupit, Shqipëria humbi një nga bijt’ e saj më të shquar, luftëtarin trim të rrallë i cili më 7 Prill 1939, e priti armikun e huaj në Durrës dhe e hodhi në det gjashtë herë. Ai nderoi Kombin Shqiptar si Skënderbeu qëmoti. Vdekja e Abas Kupit hidhëroi gjithë shqiptarët kombëtarë, jo vetëm ata që e duan dhe e çmojnë, por dhe ata që nuk e shikojnë me sy të mirë për arsye politike.
“Dielli” shënon në kronikën e rastit se Abas Kupi vdiq më 9 Janar 1976 dhe u varros më 14 Janar. Në varrimin e Tij mori pjesë dhe Mbreti Leka I, i cili udhëtoi nga Madridi së bashku me Ministrin e atëhershëm të Oborrit Dr. Selim Damani. “Dielli”shkruante se Familja Mbretërore e adhuronte Abas Kupin si një Hero Kombëtar të çmuar dhe ndjeu një hidhërim të madh për vdekjen e tij.
Në kronikën e “Dielli”- t shënohet se në varrim ishte edhe z. Alexander Macmillan, i biri i ish Kryeministrit të Anglisë, i cili udhëtoi nga Londra, enkas për këtë rast.
Po ashtu, “Dielli” përshkruante miqësinë dhe vlerësimin e madh që i bënë heroit shqiptar oficerët e lartë anglezë, veçanërisht Julian Emery me grupin e vet, që kishin qëndruar e luftuar pranë shtabit të Abas Kupit në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
….Qindra shqiptarë dhe miq amerikanë, burra dhe gra, ngushëlluan duke u përkulur me nderim e dhimbje para arkivolit të Heroit. Shumë prej tyre nuk mbanin dot lotët. Dy zonja vajtuan me zë të lartë duke i numëruar me vjersha veprat që kishte bërë heroi Abas Kupi. Ato vajtuan sipas zakonit që kanë gratë nga Labëria, vaj të këngëzuar me vargje. Vajtimi i tyre mallëngjeu të gjithë shqiptarët dhe miqtë amerikanë e anglezë.
Shqiptarët e treguan dashurinë për heroin e tyre kombëtar, me qindra kurora me lule (që nuk i mbajtën dot dy sallat e funeralit, vinte në dukje “Dielli”) dhe me një pjesëmarrje të madhe në Funeral Home dhe në varrim.
Shërbimet fetare i udhëhoqën dy imamë të xhamisë dhe dy klerikët e tjerë, Babai i Teqesë së Detroit-it dhe prifti katolik Dom Zef Oroshi. Të katër klerikët bënë lutje dhe vlerësuan shpirtin kombëtar të Heroit.
Dr. Fuad Myftija, Sekretar i Përgjitshëm i Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, shënonte “Dielli”, e vajtoi bukur me fjalë të mallëngjyera Kryetarin e Përjetshëm të Legalitetit, Abas Kupin.
Ndër shumë folës, “Dielli” përmend edhe fjalimin që mbajti zonja e Vatrës, Nexhmije Zaimi, aso kohe Kryetare e Degës së “Vatra”-s nr. 29 për New York e New Jersey, degë, ku ishin anëtarë edhe legalistët, por edhe Abas Kupi, i cili, në manifestimin e nderit që organizoi “Vatra” së bashku me arbëreshët e Italisë dhe të Amerikës me 28, 29, 30 Nëntor 1969, në darkën festive e pat zgjedhur Abas Kupin në podiumin e nderit dhe në tavolinën kryesore. Zonja Nexhmije Zaimi foli me fjalë të zgjedhura në emër të “Vatra”-s. Shkëpusim pak fjali nga fjalimi i saj:

“Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, paraqes ngushëllimet më të përzemërta për largimin nga kjo jetë e luftëtarit kreshnik, e Heroit Kombëtar Abas Aga. Ngushëllimet e Vatrës i drejtohen çdo anëtari të familjes, që ndodhet këtu sot, por edhe familjes së tij që ndodhet në Shqipëri.
Dhe prapë me respekt ngushëllojmë Mbretin Leka, Nënën Mbretëreshë Geraldinë dhe Lëvizjen Kombëtare të Legalitetit.
Gjithashtu, ngushëllimet tona i paraqiten çdo shqiptari, qofshin në këtë sallë e qofshin në anë të ndryshme të Botës, atyre që e kanë çmuar, adhuruar, respektuar këtë atdhetar të flaktë, që jetën ia dedikoi Shqipërisë duke luftuar me armë në dorë.
Duke u drejtuar nga arkivoli, zonja e “Vatra”-s përfundoi:

“Burrë trim, luftëtar i shkëlqyer që ke nderuar Historinë e Shqipërisë, po ashtu vatran besnik dhe bujar, çdo anëtar i Federatës sonë nderon kujtimin Tuaj, që do të qëndrojë i pavdekur, derisa të ketë qoftë dhe një shqiptar të vetëm në këtë botë. Sot, me respekt dhe dorë në zemër, të përcjellim në jetën e përjetshme…”
Folësit i prezantoi Reshat Agaj, ish editor i gazetës “Atdheu”, që kishte udhëtuar nga shteti i Wisconsin-it. Folësit e lartësuan veprën e Heroit Kombëtar.
Po në Faqen e parë të “Dielli”-t botohej edhe një esse e bukur kushtuar heroit me titull “Vizuer Vigan, Abas Kupi”, shkruar nga Shefki Miraku. Ai përshkruante me nota heroike jetën e Abas Kupit, që pat lindë në një kohë kur Shqipërisë nuk i diheshin kufijtë, kur emrat shqiptar dhe Shqipëri, nuk lejoheshin të shqiptoheshin. Lindi atëherë, kur gjithçka i mohohej Shqipërisë dhe shqiptarëve, por ai i dha emër Shqipërisë me veprën e vet.
Miraku shkruan: Oh, sa kryenaltë jam që e njofta,/ sa i lumtun jam që prej tij mësova,/ sa faqebardhë qeshë që prej tij u udhëzova…. e pashë/,- shkruan Miraku,- për të parën herë atje,/ në sheshin e kryeqytetit të lirë,/ mbushur plot e përplot me shqiptarë të lirë,/ ishte Dita e flamurit,/ ishte dita e 25 vjetorit të Indipendencës sonë Kombëtare./ Atë ditë kryenaltë dhe me vend/, qëndronte shqiponja dykrenore mbi ballin e Tij,/ t’Atij që trupin, mendjen dhe zemrën/ ia kishte pasë dedikue asaj lirie,/ asaj indipendence, atij përvjetori./
E njofta për të parën herë ndër truelle të huaja,…/ Ishte mbas 7 prillit, /atëherë kur atdheut i kishte mbrojtë nderin,/ Shqipnisë i kishte dhanë emën,/ Shqiptarëve u kishte përtërirë burrërinë./
Abas Kupi kishte lindur me ruejtë nderin e Shqipnisë,/ ishte burrnue me qarkue flamurin me të tjera dafina,/ ishte brurrnue të veprojë me vendosmëni dhe vetmohim,/ për me i shtue historisë së Shqipnisë të tjera faqe t’arta,/ të tjera faqe të ndritshme./
Dje trokëllini dhe dera e këtij vigani,/ dje iu hap edhe Atij dera e amëshimit./Ai e kishte ballafaque disa herë atë derë,/ por nuk ishte dorëzue…/
Miraku do ta mbyllte essenë e tij me këtë esklamacion: “Cilin me ngushëllue për humbjen e këtij vigani?”
…Cilin,vallë, duhet me e shtërngue duersh,/ me i hapur krahët e përqafimit,/ me lotue dhe me atë lotët me i përzie?/
Me të gjithëëë!/
Të gjithë janë shqiptarë/ dhe të gjithë si shqiptar po e përcjellin./ Të gjithë janë miq/ dhe Atij miku po i përulen…. /
Bas…!, ishin shqiptarët që të përcuellën,/ të përcuellën për një prehje të shkurtën,/ vetëm për me i dhanë kohë të tjerë shqiptarëve/ me u përgatitun për të përcjellun drejt Altarit t’Atdheut. / T’Atij Altari akoma të vorfun nga mungesa Jote,/ por shumë i zengjinosur nga Historia Jote…./
… Edhe Editorialin e atij numri, Gazeta “Dielli” ia kushtoi Heroit Abas Kupi. Editoriali mbante titullin “Heroi kombëtar Abas Kupi”. Editor i asaj kohe për gazetën “Dielli” ishte një nga dishepujt e Faik Konicës, një nga monarkistët idealistë, Refat Xh. Gurrazezi, i cili e pat drejtuar “Dielli”-n që nga viti 1929. Përmes fjalive të zgjedhura, “Dielli”, përmes editorialit, evokon jetën e heroit dhe përshkohet nga idea: “Trim i trimave, Heroi Abas Kupi, nuk është më, po emri dhe fama e tij nuk vdesin kurrë. Gjithmonë do të kujtohet me mburrje bashkë me Historinë e Shqipërisë dhe do të jetë një shembull patriotik për brezat e ardhshëm”… “Dielli” revokon 7 prillin, kur Abas Kupi nderoi Shqipërinë. Me këtë rast “Dielli” kujton:

“Kur ishte festuar Dita e Flamurit, me 28 Nëntor 1939, në Kryekishën e“Shën Gjergji”-t në Boston, pas meshës, Peshkop Fan Noli kishte mbajtë një fjalim të gjatë ku, midis të tjerave, kishte thënë:“Vjet (28 nëntor, 1938) ishim mbledhë këtu për të festuar Ditën e Flamurit dhe ishim të gjithë të gëzuar, se kishim një Shqipëri të Lirë, kurse sot jemi të gjithë të helmuar, shkaku se Shqipëria është zaptuar nga armiku i huaj dhe e humbi lirinë e saj kombëtare. Do të na kish mbetë merak, po të mos kishim lufuar; atë merak e nxuarrëm, se ne luftuam. Ata tre fishekë që patëm i zbrazëm dhe i treguam tërë botës se armiku hyri në Shqipëri duke derdhur gjak… Ata tre fishekë i zbrazi Abas Kupi me një grusht ushtarë trima dhe nderoi Kombin Shqiptar përpara tërë Botës. Pak më parë se të zaptohej Shqipëria prej fashistëve italianë, u zaptua Çekosllovakia nga nazistët gjermanë, po çekët nuk zbrazën asnjë pushkë, sido që kishin një ushtri të armatosur mirë”,- shkruante “Dielli”.
Editoriali përfundonte me fjalinë:”Shqipëria qe e lumtur që pati një Hero Kombëtar si Abas Kupi, i cili nderoi kombin shqiptar.”
Nga gjithë kjo që ju lexova, dua t’ju fokusoj ju të rinjve të Legaliteti-t dhe ne të tjerëve, atë ç’ka shkruante Shefki Miraku para 45 vjetëve:

“Ajo përcjellje ishtë e përkohëshme. Altari i Heronjve ende e pret Abas Kupin. Altari mbetet i varfër pa Heroin e 7 Prillit!

Filed Under: Featured Tagged With: Abas Kupi, dalip greca, nderime 45 vjet

LURE’49-MISIONI I MADH I PRERË NË MES

September 15, 2017 by dgreca

KUVENDI I LURËS i  28 GUSHTIT 1943, MISIONI  I  MADH I PRERË NË  MES/1 Mithati Abazi Ne Foto: MIT’HAT FRASHËRI  DHE  ABAZ KUPI  –  Londër 1949/

Shkruan:Eugen SHEHU/

eugen_shehu[1] Pas firmosjes nga ana e nacionalistëve shqiptarë dhe nacionalçlirimtarëve,të marrveshjes së Mukjes,si edhe krijimit të komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë me atributet e një qeverie provizore,u duk se fatet e shqiptarëve do të ridhnin ndryshe.Vërtet se Shqipëria ishte futur pa dashur në vorbullën e luftërave,por në Mukje u parapa se fryma e mirëkuptimit dhe vëllezërisë do t’a çonte vendin drejt një të ardhmje të sigurtë.Pikërisht me këtë meszh të madh,burrat e shquar të kombit tonë,Mid’hat Frashëri,Abaz Kupi,Hasan Dosti,Ali Bej Këlcyra etj,iu drejtuan trevave të Veriut të shtetit amë,duke u kumtuar bashkimin e madh,për çlirimin e kombit dhe atdheut,sa më parë.

Lajmi i rënies së Musolinit,u përcoll me përqafime e këngë patriotike qysh në Mukje,por kjo s’do të thoshte se lufta kish mbaruar.Forcat italiane zotëronin qytetet më të mëdha të Shqipërisë dhe qëndrimi i mëvonshëm i tyre do të varej prej Romës.Ndërkaq,që në ditët e para të gushtit 1943,komanda gjermane e Beogradit,pat dërguar disa reparte speciale të saj,në fushat e Aviacionit të Tiranës,Shkodrës,Shijakut,Kuçovës,Berat e Vlorës.Zënia e menjëhershme e këtyre fushave dhe masat e larta të sigurimit,parakuptonin ofensivën e shpejtë gjermane në shtetin amë shqiptar.Për RAIHUN E TRETË ngushtia detare e otrantos kishte një rëndësi të jashtzakonshme.Përmes kësaj ngushtice detare,mund të depërtonin në Ballkan,focat Aleate me ç’rast mund të goditnin në shpinë ato gjermane.Pikërisht për këtë shkak thjesht gjeografik,fati i shqiptarëve do të përkundej ende në dallgë detesh.Midis kapitullimit të ushtrisë italiane,ardhjes së ushtrisë gjermane si edhe rritjes së hovit të aradhave nacionalçlirimtare me ndihmat e mdhaja serbosllave,nacionalistët shqiptarë ngarendën të thërrasin bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje,krahine dhe ideje,për mos t’a lënë atdheun e tyre si plaçkë lufte në duart e të huajve por të përpiqeshin e luftonin për indipendencën e trojeve etnike.Në të njejtën kohë,inkursioni i nacionalistëve shqiptarë drejt trevave veriore në gushtin e vitit 1943,lidhej padyshim me vendimin e marrë në mukje për vetvendosjen e Kosovës. Nëse në vitin 1943,midis shtetit amë,Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare realisht nuk egzistonin kufij,shtrirja e frymës së Mukjes edhe në këto treva,do të krijonte premisa më të lehta,për ardhmërinë etnike të shqiptarëve.Kërkesa e natyrshme e nacionalistëve shqiptarë që viset e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare,t’i bashkangjiten shtetit amë i shkonte për shtat parimeve të lirisë së kombeve,të shprehura në kartën e Helsinkit,apo dokumentet të tjera të bashkësisë ndërkombëtare.

Por ndërsa burrat atdhetarë të Shqipërisë,shkonin nëpër malet veriorë të Shqipërisë,për të lidhur besën që të luftohej si kundër okupimit të shkuar edhe kundër serbosllavëve,në kampin komunist shqiptar,ngjarjet vraponin në kahje tjetër.Me të mësuar mbi vendimet e marra në Mukje,udhëheqësia e lartë e beogradit shoven,reagun menjëherë me ashpërsinë e tyre,sidomos ndaj emisarëve të tyre ushtarak në Shqipëri.Me dhjetra telegrame e dokumente të tjera,rrëfejnë zemërimin e beogradit dhe kërkesat e tyre për të përmbysur gjendjen e krijuar.Është kjo aryseja që në mesin e muajt gusht,Miladin Popoviqi,nga shatbi i përgjithshëm nacionalçlirimtarëve, i raporton pos të tjerave beogradit se ;”Kemi biseduar me shokët kryesorë të Komitetit Qendror të PKSH dhe studiuar çështjen,situatën dhe atëherë vendosëm që të nxjerrim një trakt ku të shpreheshim që të mos njihej mënyra e organizimit të komitetit për Shpëtimin  e Shqipërisë dhe as funksionimi i tij si instanca më të larta në luftën nacionalçlirimtare”. ( V.Dedijer. ”Marëdhëniet shqiptaro jugosllave” – Beograd 1949 ).

Pra komunistët jugosllav me mision në Shqipëri në muajin gusht 1943,u hodhën në sulm për të prishur samëparë marrveshjen e mukjes,me ç’rast do ta kishin më të lehtë,në të pastajmen, problemin e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.Vukmanoviç Tempoja ish-anëtar i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë NCJ dhe i dërguar i Titos në Shqipëri,u lidh më 10-15 gusht menjëherë me E.Hoxhën e M.Shehun dhe duke patur si mbështetës të parë të tij,Koci Xoxen,thirri një mbledhje urgjente të klikës komuniste shqiptare,në fshatin Kucakë të Korçës.Në takimin e Kucakës,Tempoja,i cili sapo kthehej nga takimet me komunistët grek,nuk mungoi të shfaqte idenë e një konference ballkanike,me çrast problemi i Kosovës nuk mund të konsiderohej preokupim i forcave politike shqiptare.Gjithashtu,ai nuk harroi të kritikojë qëndrimin “e butë” të Partisë Komuniste ndaj Ballit Kombëtar.Ndërsa për antarët e delegacionit nacionalçlirimtar në Mukje,haptaz tha të shihej jo vetëm qëndrimi por edhe goditja si “tradhëtar” të frymës komuniste.Veçanërisht në Kucake,u denua veprimtaria antibolshevike e Mustafa Gjinishit dhe Ymer Dishnicës,të cilët sipas procesverbalit të kësaj mbledhjeje,kishin rënë  këmbë e kokë “në pozitat e Ballit Kombëtar”.Në Kucake jo pa qëllim nuk ishin thirrur as Abaz Kupi,as Baba Faja Martaneshi as Myslim Peza,të cilët në vitet e luftës kundër italianëve,kishin luftuar okupatorin thjeshtë si nacionalistë.Emisarët e Titos,i druheshin këtyre figurave popullore,ndaj menduan të godasin vetëm Gjinushin dhe Dishnicën për të patur në këtë mënyrë më të lehtë,të shkatërroheshin krejt çfar ishte ndërtuar në Mukje.Qëndrimit të prerë të Tempos,në Kucake të Korçës,iu bashkangjitën edhe sahanlëpirësit e klikës së Tiranës : Enver Hoxha,Gogo Nushi, Mehmet Shehu, Liri Gega,Koço Tashko etj.Ata dënuan bashkëluftëtarët e tyre të frontit nacionalçlirimtar,duke dëshmuar kësisoj jo vetëm servilitetin ndaj Beogradit,por sidomos antishqiptarizmin e kobshëm të tyre.Në këtë mënyrë,takimi urgjent i Kucakës,shërbeu si prolog i asaj goditje të madhe,e cila do të jepej në Labinot të Elbasanit më 4-8 shtator 1943.Në këtë mënyrë,në datat 20-25 gusht,klika komuniste e Tiarnës,ndërmori një varg masash si propagandistike dhe ushtarake e politike,duke  shpallur përfundimisht kundërvënien ndaj nacionalizmit shqiptar.Kudo,nëpër qytete organizatat komuniste muarën urdhër të prerë që të grisnin të gjitha proklamatat e shperndara pas Mukjes.Madje këto organizata,në mënyrë intensive filluan propagandën kundër Mukjes dhe Ballit Kombëtar.Shtabet ushtarake nacionalçlirimtare,të cilët deri në ato momente,patën kryer edhe ndonjë aksion të përbashkët me forcat nacionaliste,tanimë nisën të ideojnë plane e veprime luftarake,jo kundër okupatorit,por kundër forcave të Ballit Kombëtar.Por klika Bollshevike  eTiranës,në gushtin e vitit 1943,u bë plotësisht e qartë ; “Tani që kemi shprehur qëndrimin tonë,më shumë se kurrë,duhet të forcojmë radhët tona,pozitat tona politike dhe ushtarake… Që të dalim me sukses,është konditë e domosdoshme,të godasim me tërë forcën politike dhe ushtarake,këdo që do të pengojë t’i biem me peshën tonë të rëndë,me gjithë peshën e luftës së ushtrisë nacionalçlirimtare”

( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë . Fondi 40 , dosja 4 , fleta 52 ).

Pikërisht për të mos lejuar lojën e komunistëve serb në kurriz të popullit shqiptar,inkursioni i Mid’hat Frashërit,Abaz Kupit,Cen Elezit,Hysni Demës etj.në trevat veriore të Shqipërisë ishte një veprim sa i mençur aq edhe energjik.Këmba e tyre shkeli në dyert më bujare të vatrave shqiptare, ndërsa fjala e tyre me peshë kumboi në shpirtin fisnik të banorëve të Gjakovës,Bulqizës,Dibrës, Vinjollit,Lumës,Kolesjanit,Kukësit,Kërçishtit etj.Në këto biseda të ngrohta,kokë më kokë, Mid’hat Frashëri e Abaz Kupi,treguan rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë,si nga partizanët ashtu edhe nga komunizmi,duke i gryshur këta për bashkimin e madh.Madje,ajo  çka vlen të mos harrohet është fakti se burrat nacionalistë,muarën kontakte jo vetëm me parinë e vendit por edhe me disa prej komandantëve të aradhave nacionalçlirimtare të cilët duke mos ditur servilizmin e eprorëve të tyre ndaj beogradit,iu zotuan Frashërit dhe Kupit se do të bashkonin armët dhe zemrat kundër armiqve të përbashkët. Në mbrëmjen e 25 gushtit 1943, burrat nacionalistë , Abaz Kupi, Muharrem Bajrakatri,Mid’hat Frashëri,Hasan Dosti etj, u mblodhën në Lurë, në kullat  e njohura për trimëri të Menajve.Aty u vendos që kuvendi të mbahej tri ditë më pas,me çrast do të mblidheshin trimat e krejt trevave veriore.Udhëheqësit kryesorë të këtij kuvendi,vendosën,që punimet e tij të mbaheshin në afërsi të fshatit,në pyjet e pafund të Lurës për të qenë të sigurtë në çdo kohë.Por burrat e Menajve, dhanë besën e tyre,se në kullat ku ata patën luftuar aq herë si kundër sllavëve ashtu edhe italianëve,kuvendi do t’i kishte të siguruara punimet e tij.Në këtë mënyrë,për të repsektuar këtë fis luftëtarësh trima por edhe krejt banorët e Lurës,u vendos që takimi i beslidhjes të mbahej pikërisht aty.Në ditën e parë të këtij kuvendi,pasi u lexua liste e gjatë e trimave pjesmarrës, e mori fjalën Mid’hat Farshëri.Ideatori i Lëvizjes Nacionaliste shqiptare në prillin e vitit 1939,me fjalën e vet të matur dhe të ngrohtë,iu spjegoi të pranishmive pse bashkimi i tyre ishte imperativ i kohës.Ai u ndal në zakonin shqiptar të gjakmarrjes,të dasive e mërive krahinore,si mentalitete të yshtura nga armiqtë,duke iu kërkuar përfaqsuesve të trevave veriore në ate kuvend t’i mbyllin këto plagë dhe me besën e çmuar të shqiptarëve të bashkojnë zemrat.Duke evokuar më pas ngjarjen kulmore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Mid’hat Frashëri nxiti tek trimat pjesmarrës në këtë takim,idenë e njëmendë të bashkimit,si të vetmen shpresë të egzistencës shqiptare në ato momente.Më tej fjalën e kanë marrë Abaz Kupi,Hasan Dosti,Fiqri Dine, Muharrem Bajrakatari etj,të cilët kan potencuar jo vetëm nevojën e bashkimit shpirtëror por edhe atij ushtarak të formacioneve nacionaliste të trevave veriore.Nevoja e këtij organizimi parashihej si kusht i domosdoshëm,veçanërisht në trazirat e brendshme politike.Nisur nga mendimi se komunistët shqiptarë,kishin unifikuar veprimtarinë luftarake të tyre me shtabin e Beogradit,ishte Fiqri Dine i cili hodhi idenë e krijimit të një komande të vetme luftarake,të trevave veriore e cila më pas do të lidhej edhe me komandën ushtarake të forcave të jugut,të cilat drejtoheshin prej Hysni Lepenicës. Në komandën luftarake të sapokrijuar,u përfshinë luftëtarët  më të shquar të krahinave veriore,të cilët patën dëshmuar prej kohësh jo vetëm antiitalianizmin,por edhe antikomunizmin e tyre.E shoh të udhës,të sjell në këto rreshta,Rezollutën  e këtij Kuvendi madhorë,i cili me 30 gusht 1943 do të përcillej si një mesazh i madh shprese në krejt trevat veriore të Shqipërisë.

“Vendime me randësi në Malet e Shqipërisë së Lirë “

Kombi shqiptar gjendet përpara historisë.Rryma të ndryshme politike,të mbrendshme e të jashtme,herë në formë organizate,herë në formë partish dhe ndonjë herë të shpikura nga ndonjë person i vetëm mundohen të tërheqin popullin tonë në drejtime të ndryshme politike,duke krijuar kështu çregullime dhe anarki të plotë në opinjonin publik.Në këtë gjendje të vajtuar e të lëkundur andej dhe këndej në objekte të turbullta ose të huaja,të importuara nga larg,Shqipëria po sheh me keqardhje këte synim të opinjoneve të ndryshme që ka për qëllim  sabotimin e drejtëpërdrejtë të Nacionalizmit Shqiptar.

Populli shqiptar,i hidheruar nga helmi i të shkuarës,matet shumë perpara se të ecë në udhën e tij, e duke përfituar nga eksperienca e historisë do të mundohet shumë para se ta vendosë përfundimisht dhe në formë totale ecjen e tij drejt revulucionit kombëtar.Disa ngjarje me rëndësi që janë prodhimi i gjendjes shoqnore politike të një kombi shkruajnë historinë e tij dhe përcaktojnë në mënyrë matematike karkaterin e lëvizjes së atij kombi.Ngjarje me rendësi historike tregojnë që pas kaq lëkundjeve,Shqipëria ka akoma burrat e saj,të cilët,të mbledhur rreth flamurit dhe të lidhur me besë,vendosin mbi të ardhmen e kombit.Ky manifestim shfaqet në Shqipërinë tonë të fortë sa herë që nënqiellin e saj ngrihen re të zeza të rrezikut dhe burrat e maleve,ata burra që kanë mbetur të paprekur nga propaganda e huaj,me turmat turren drejt bashkimit të shenjtë kombëtar.

Në malet e lira të Shqipërisë,në Lurën,duke iu përgjigjur thirrjes së organizatës sonë,krerët dhe bajraktarët e Dibrës,Matit,Krujës,Lurës dhe Lumës,u mblodhëm në një kuvend madhështor për të dhënë besën shqiptare.

Shqiptarë dhe Shqiptarka,pleq dhe të rinj,ju lajmërojmë se Besa u lidh në Lurë dhe kjo Besë kurrorizoi Bashkimin kombëtar me frymë nacionaliste për shpëtimin e Mëmëdheut tonë të dashur, për një Shqipëri të bukur.Asnjë s’mundi ta tunde shpirtin e vendosur të dibranit,të lumjanit, të matjanit,të krutanit, asnjë propagandë nuk bëri që malësori i Lurës të harrojë kombësinë dhe,kur erdhi dita që historia të përsëritet në zërin e thirrjes së birit Abdyl Farshërit,krerët e maleve u mblodhën si në Prizren për të përsëritur Epopenë Kombëtare.

Për mirëmbrojtjen  eAtdhuet malësorët tanë krenarë vendosën edhe besën e vendit, e cila ka për qëllim të shange çdo konflikt midis personash dhe të rregullojë çdo grendje të drejtash,të punojë gjakun,si edhe të sigurojë qetësinë nga keqbërësit.Që kjo forcë vigane të mbrojë më së miri Atdheun tonë,Kuvendi rregulloi edhe një komendë të përbashkët ushtarake.Në këtë Kuvend madhështor morrën pjesë këta burra fisnikë,prijësat e trimave të maleve që kurrë,gjatë shekujve,armiqtë nuk mundën t’i sundonin dot :

  • Fiqri Dine                                               –          Maqellare
  • Muharrem Bajrakatari –         Ujmisht
  • Cen Elezi            –         Sllovë
  • Abaz Kupi –          Krujë
  • Hysni Dema –         Homesh
  • Myftar Kaloshi –          Kanderx
  • Ali Maliqi                                              –           Kercisht
  • Aqif Lleshi –             Zogaj
  • Sule Kurti –             Zmash
  • Ukë Cami –              Golloborde
  • Selman Mena – Lurë
  • Bilal Kola – Mallcukull
  • Xhemal vata – Macukull
  • Sale Llani – Derjan
  • Shaban Valteri – Vinjoll
  • Murat Basha – Klos
  • Dule Allamani –              Patine
  • Isuf Cela – Patine
  • Isuf Selmani – Lis
  • Rushit Daci – Kalise
  • Metush Luma – Bicaj
  • Sadik Spahija – Kolosian
  • Bajram Lata – Kurdari
  • Adem Cara –             Selite
  • Kapllan Allamani – Patine
  • Dede Leshi – Perllat
  • Frok Gjeta – Thkelle
  • Ndrec Lufi – Selite
  • Ali Kadia – Lis
  • Has Doci – Arni
  • Xheme Shahini –              Arni
  • Halit Osmani – Arni
  • Cen Elezi – Gurrë e Madhe
  • She Ali Bulqiza –       Bulqizë
  • Dervish Lusha – Arras
  • Ramadan Hoxha –              Muhur
  • Faik Shehu – Peshkopi
  • Ali Lita –              Kala e Dodës
  • Ramadan Cekri – Ujmisht
  • Selim Sul Kaloshi – Sinje
  • Mahmut Previzi –          Dibër e Epërme
  • Murat Mera – Kalise
  • Haziz Arifi – Lurë
  • Llan Mena – Lurë
  • Preng Gjergji – Lurë
  • Ramadan Doda – Reç
  • Ibrahim Gjoci – Lurë
  • Gjon Biba –            Lurë
  • Mat Hoti – Lurë
  • Nikol Ibrahim Mandija – Shkodër
  • Kap Bajram Mena – Lurë
  • Tahir Mena –              Lurë
  • Etem Tahiri – Gjakovë
  • Ibrahim Kaloshi – Dibër
  • Hasan Koka – Macukull
  • Haziz Kaloshi – Dibër
  • Zejnel Lita – Dibër
  • Xhetan Hasani – Lushnje
  • Ismail Lika       –              Dibër
  • Dali Lika – Lushnje
  • Gafur Alush Aga – Lumë

 

                                                                                       Rroftë Shqipëria !

Lurë, gusht 1943( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë . Fondi 270 , dosja 4 , fleta 3-7 ).

Mesazhet e kësaj rezollute ishin dhe meten,mesazhe të shpresave të mëdha,jo vetëm për trevat veriore shqiptare por për krejt Shqipërinë Etnike.Kjo ishte një nga arsyet që klika komuniste e Tiranë,me t’i rënë në duar Rezolluta,vendosi të mbledhe në mënyrë urgjente Komitetin Qendror.Në këtë Rezollutë,si edhe në vetë aktin e Kuvendit të Lurës,komunistët shqiptarë dhe “edukatorët” e tyre,të ardhur prej Beogradi,shihnin sendërtimin  e ideve emblematike të Mukjes.Ata i tmerronte ky sendërtim,ngase nuk mund të lejonin t’u shkëputeshin nga domenet sllave si Kosova ashtu edhe maqedonia shqiptare.Në këtë mënyrë,në konferencën e Labinotit më shtator 1943 ashtu sikundër u hodhën poshtë vendimet e Mukjes,Kuvendi i Lurës u etiketua prej misionarëve jugosllav si mbledhje reaksionarësh të cilët krijojnë të fusin përçarje midis komunistëve në Ballkan.Edhe kësaj radhe,krerët komunistë shqiptarë,të udhëhequr nga parimet internacionaliste,pothuajse në unitet me njëri tjetrin, e dënuan ashpër Kuvendin e Lurës.Madje,ky dënim do të vazhdonte në krejt vitet e diktaturës komuniste.Kështu ndërsa kullat e Menajve u dogjën e rrafshuan në vitet 1944-1946,një gjë e tillë ndodhi edhe me ato të Bajraktarit,Markagjonit,Demës,Dines,Elezit etj.Ndërsa mbi nipërit e mbesat e tyre nata e gjatë komuniste,urdhëroi vetëm dhunë e terror.Kësisoj misioni i madh i Kuvendit të Lurës mbeti në mes,i prerë paradoksalisht prej vetë shqiptarësh të shitun tek pushtuesit kriminel sllav.Mesazhet e Kuvendit të Lurës, janë mesazhe për ardhmërinë,si sot dhe në të ardhmen.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Abas Kupi, Eugen Shehu, Kuvendi i Lires, Mit'hat Frasheri

40 vjetori i heroit të qëndëresës antifashiste Abas Kupi dhe pengu i të birit, Bardhit

January 9, 2016 by dgreca

Nga Dalip Greca/
 Sot, e shtunë, 9 Janar 2016, Shqiptarët nacionalistë, Legalistët dhe Familja Kupi në Nju Jork,organizatat e komunitetit, do të përkujtojnë Heroin e 7 Prillit, Abas Kupin në ditëvdekjen e tij.Është 40 vjetori i vdekjes dhe për të 40-tin vit, mërgimtarët shqiptarë në Nju Jork, do të shkojnë tek varri i tij në Queens-NY dhe do ta nderojnë me kurora lulesh dhe fjalime. Ka 40 vjet, që kryhet ky ritual nderimi e përkujtimi. Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit,që mbeti në Shqipëri(së bashku me nënën dhe motrat), nuk pati fat që t’i hidhte një dorë dhe’ të atit, kur ndërroi jetë. Shëndeti nuk do ta lejojë që të jetë pranë varrit të të atit këtë 9 Janar, si në cdo përvjetor tjetër pas ardhjes në SHBA….
E kam takuar shpesh herë Bardhin aty pranë varrit, tek ka vendosur lule dhe përherë më ka përmenduar amanetin që i pat dhënë të atit…Më fliste për besën, që i pat dhënë Abas Ages, atit të tij, atë vjeshtë të vitit 1944. Më tregonte se brenda vetes ndjente dhimbjen që i shkaktonte pengu që nuk arriti t’i thoshte atit: ”Babë e mbajta besën, nuk e ula koken edhe pse vuajta… nuk ligshtohem, nuk pendohem për atë që kam vuajtë gjatë 45 viteve nëpër burgjet e kampet e internimit. Gjithëçka e kam bërë me vetëdije, se ia vlente të vuaje për një babë –hero.”
      ***
        Me Fatbardhin, djalin e Abaz Kupit, që mbeti në duart e komunistëve së bashku me nënën dhe motrat, pata lënë një takim kohë të shkuara tek restoranti “Dani’s House of  Pizza” , që ndodhet në  Kew Gardens në Queens. Kishim zgjedhur enkas, mjedisin ku kishte kaluar kohën më të shumtë të fundjetës së tij, heroi i qëndresës së 7 prillit, babai i Fatbardhit, Abaz Kupi.
Në takim, ishte dhe një i tretë: Ndrec Gjergji, i cili ka qenë shpesh nën shoqërinë e Abaz Kupit. Fatbardhi ishte ulur pikërisht në tavolinën e dytë, tek dritarja, me vështrimin nga rruga dhe dukej i përhumbur tek sodiste peisazhin. Me vështrim të tretur tutje në hapësirë, e gjeta tek hyra pas një vonese në trafik.
– Ja këtu qëndronte Abaz Aga. Vinte në mëngjes në orën 9, pinte kafen, shkëmbente lajmet e reja përmes bisedave me bashkëpunëtorët, aty nga ora 10, dilte shëtitje në parkun e afërt të zonës dhe kthehej rreth orës një të drekës, – sjell në kujtesë kohën e largët, Ndrec Gjergji.
Fatbardhi, ka një ndriçim në sytë e lagur nga lotët, ndërsa në diktofonin tim ruhet tingulli i përvajshëm i atij rrëfimi plot mall për të atin. Kështu ia kam parë atij përherë sytë, të lagur nga lotët dhe të ndriçuar nga një shkëlqim i veçantë. I ndodh kjo sa herë bie fjala për të atin e tij, Abazin. Më kujtohet një moment kur legalisti veteran, Enver Shaska, solli një kujtim nga Abaz Kupi në kohën e ikjes nga Shqipëria, Bardhit i ndriçonin sytë nga kënaqësia që dëgjonte mire për të atin.
     Kur i them se do të shkruaj diçka për vuajtjet e Fatbardhit në burgjet dhe kampet e internimit, ai shqipton një ”Jo” të prerë. Nuk është e para herë që ia bëj këtë propozim, por ai sërish kundërshton prerazi:
-Të lutem, mos e bëj këtë, jam tepër i vogël para atit tim. Gjatë të gjithë jetës kam jetuar me krenarinë e të qenit bir i atij, që i vuri gjoksin luftës në Durrës dhe i priti këmishzinjtë fashistë, me luftë. Vuajtjet e mia janë të vogla para madhështisë së tim eti. Shkruaj për atë, se ma lehtëson dhimbjen dhe mallin,
 
Peter Kemp, Abaz Kupi luftoi si luan kundër gjermanëve
 
Në tavolinë, para duarve, Bardhi mban librin e  britanikut Peter Kemp ”No Colour or Crest”. Ndjehet i lumtur që britanikët kanë arritur ta japin madhështinë e atit të tij, në kundërshtim me historiografinë komuniste, që i mohoi heroit jo vetëm kontributin në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, por edhe qëndresën e 7 prillit.
Bardhi shfleton dhe ndalet diku në faqen 142 të librit të Peter Kemp, ku britaniku shpreh habinë se si Enver Hoxha, edhe pse nuk ishte i pranishëm në luftimet e gjermanëve gjatë sulmit mbi Krujë, i mohonte Abaz Kupit mbajtjen e  peshës së luftës në këtë betejë. Për Peter Kemp, Abaz Kupi luftoi si luan për të shpëtuar Krujën e tij të dashur, ndërkohë, shkruan ai, nuk vepruan kështu as partizanët e  Haxhi Lleshit, as formacioni italian, që pasi ishte dorëzuar e bashkuar me forcat shqiptare, kishte vendosur të luftonte kundër gjermanëve. Britaniku përdor tamam fjalën “luan” për të përshkruar mënyrën e luftimit të  Abaz Kupit në atë betejë. Gjermanët u përpoqën që ta thyenin me artileri, Abaz Kupin, kryembrojtësin e Krujës, por ai  qëndroi dhe i udhëhoqi trimat e tij, si hero. Peter Kemp dëshmon nga fronti i luftës. Ai sjell edhe detajin tjetër, atë që gjatë bombardimeve, humbi jetën kunata e Abaz Kupit. Dhe si mund të mos luftonte Abaz Kupi kundër gjermanëve, ku luftonte brenda në shtëpinë e tij? Mbronte jetën e familjes së tij, të atdheut të tij? Ishte në interes të komunistëve për të mos ia njohur pjesëmarrjen në betejë kundër gjermanëve heroit të 7 prillit sepse Enver Hoxha kërkonte t’i radhiste të gjithë nacionalistët në anën e  pushtuesve, që t’ia faturonte vetes atributet e çlironjësit dhe tortën e pushtetit nuk pranonte ta ndante me të tjerët. Ishte po ai Enver Hoxha, që në buletinet e “Zërit të Popullit”, shkruante me entuziazëm, se Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush nuk mund të nënshtrojë Shqipërinë me heronj të tillë. Mirëpo më pas, kur Mukja tregoi se kush ishin nacionalistët dhe kush internacionalistët, Abaz Kupi u shpall armik nga komunistët dhe ia mohuan luftën.
 
Abaz Kupi, shtyllë e luftës
 
Abaz Kupit nuk mund t’i mohohen meritat e luftës. Komunistët u përpoqën që ta rrëzonin mitin e tij në Shqipëri por nuk mundën, demokratët duhet të bëjnë më shumë për ta lartësuar figurën e këtij heroi, që i vuri gjoksin armikut.
Abaz Kupi nuk është nga ata heronj që ngjiten sot e rrëzohen nesër. Ai me aktin e vet ka fituar përjetësinë. E kishte rrëmbyer pushkën që kur ishte 15 vjeç. Ndërsa në momentin  e 6 prillit 1939, kur mori urdhërin, për t’i dalë ballpërballë sulmit të hordhive fashiste në Durrës, ai u fut në historinë e Shqipërisë me të dyja këmbët. Përballë dhjetëramijëra fashistëve ai kishte nën komandë vetëm 500 xhandarë me uniformë të rregullt dhe 500 vullnetarë, që s’ishin gjë tjetër veçse ithtarë të tij. Me këta një mijë luftëtarë e organizoi mbrojtjen e Durrësit, ai që mbretërorët e thërrasin, Gjenerali Abaz Kupi, ndërsa anglezët, heroi shqiptar. Kështu e cilëson David Smiley, kështu e përshkruan edhe Julian Emery tek ”Sons of the Eagle”, po kështu edhe Peter Kemp në librin e  tij ”No colour or Crest”.
Në një letër që Abaz Kupi i dërgonte  pas luftës, Ministrit të Jashtëm britanik Anthony Eden, rezistencën e tij gjatë luftës e përshkruan me fakte, që komunistët u përpoqën t’ia mohonin. Rezistencën ndaj sulmit fashist në Shqipëri  ai e përshkruan kështu: ”Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëhere dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet  e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët  që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre. Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqëndrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i patur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar  që të tërhiqeshim. Duhet thënë se gjatë kësaj kohe, artileria jonë goditi rëndë dy nga anijet e armikut, ku ushtarët e tij ishin të grumbulluar aty ngushtë, me  ç’rast armiku la aty shumë të vrarë. Në këto rrethana u largova nga vendi im dhe dola në Jugosllavi, ku u takova me kolonelin Oacly Hill dhe oficerë të tjerë britanikë, kolegë të mi, me të cilët kam patur shumë raste bashkëpunimi”.
Abaz Kupi nuk do t’i rreshte përpjekjet e tij për të organizuar qëndresën antifashiste. Heroizmi i tij nuk përfundon në Durrës. Në vitin 1941 së bashku me kolonelin anglez Hill, Gani Kryeziun  dhe Abaz Kupi dhe çeta e tij, rihynë nga Jugosllavia në Shqipëri për të vazhduar luftën. Drejtimi ishte për në Shkodër. Pas përpjekjesh në Tropojë arritën që të mbërrijnë deri në Bogë. Kapitullimi i Jugosllavisë bëri që të ktheheshin mbrapsht dhe të qëndronin në malet e Gjakovës. Koloneli Hill preferoi të qëndronte me Gani Kryeziun, ndërsa Abaz Kupi u fut në thellësi të Shqipërisë për të organizuar rezistencën kundër fashistëve. Abaz Kupi u bë tmerr për milicinë fashiste, e cila angazhoi më shumë se 2 mijë forca për ta kapur atë. Numri i luftëtarëve që e pasonin Abaz Kupin shtohej çdo ditë.Ai ishte një ndër faktorët kryesorë të luftës, ishte një ndër shtyllat që mbante rezistencën. Në vitin 1943, forcat e tij rrethuan një batalion të armikut në Burrel. Rrethimi ishte një darë e shtërnguar fort, që nuk e lëshonte armikun, të cilit iu nis për ndihmë nga Tirana një tjetër regjiment i armatosur rëndë. Forcat e Abaz Kupit e rrethuan edhe këtë regjiment, i cili u ngujua shumë kohë në malet e Matit.Fashistët lanë në këtë rrethim 300 të vrarë. Edhe forcat e tjera që nisën okupatorët nga ana e Qafë Shtamës për t’i ardhur në ndihmë të rrethuarëve lanë pas shumë të vrarë e të plagosur.
Një tjetër betejë kanë zhvilluar forcat e Abaz Kupit, tri javë më pas në Suç të Matit. Vërtetë që pat të vrarë e të plagosur nga radhët e tij, por armiku pas beteje publikoi në buletinin e luftës 170 të vrarë nga radhët e veta, kurse pjesa tjetër u dorëzuan. Pas kësaj forcat fashiste bënë reprezalje në Mat, ku dogjën më shumë se 2 mijë shtëpi të përkrahësve të Abaz Kupit.
Kur kronikat e  betejave të Abaz Kupit morën jehonë edhe jashtë Shqipërisë, aleatët çojnë në shtabin e tij majorin anglez Niel. Së bashku përgatitën planin për t’u marrë gjermanëve Krujën. Lufta zgjati tre ditë dhe gjermanët pësuan humbje të mëdha. Në ditën e tretë mbërritën përforcime të shumta naziste, dhe Abaz Kupi i tërhoqi forcat në lartësitë e maleve.
Më pas në shtabin e  tij mbërrijnë gjenerali Davies bashkë me kolonelin Nikols. Pas bashkëbisedimit vendosin që të rifillojnë luftimet guerrilje. U hartua edhe një projekt i përbashkët për të shtrirë rezistencën në Dibër, Kosovë dhe në të gjithë Shqipërinë e Mesme. Gjenerali Davies dhe majori Nikols do të shoqëroheshin nga Abaz Kupi në këtë axhendë. Fatkeqësisht ky projekt nuk u realizua sepse gjenerali kishte rënë në përpjekje dhe qe zënë rob, ndërsa Nikolsit i kishin ngrirë këmbët. Abaz Kupi çoi në ndihmë të Nikols një skuadër trimash dhe arriti ta tërhiqte nga malet e Matit. E vendosi në shtëpinë e një miku të tij dhe u mor vetë me mikun anglez, duke i siguruar të gjitha kushtet dhe gjetjen e kirurgut për operacionin e këmbës, por mjerisht Nikols nuk e përballoi dot, ai vdiq dhe u varros pranë shtëpisë të një miku të Abaz Kupit. Në vijim të ngjarjeve të luftës në shtabin e  Abaz Kupit mbërriti një tjetër anglez, koloneli Bill Maclin. Në bashkëpunim me të Abaz Kupi vendosi të merrte përsipër luftën guerrilje në një front të gjërë nga Kosova në Pogradec.
Në dispozicion të kolonelit Maclin, Abaz Kupi vuri një çetë të madhe me 300 luftëtarë, duke vënë në krye të tyre një kolonel të sprovuar dhe të birin, Petrit Kupi. Gjithçka përballohej financiarisht nga vetë Abaz Kupi. Kjo çetë, e ndihmuar edhe nga oficerët anglezë ka kryer shumë akte sabotazhi për të paralizuar pushtuesin. Një aksion të bujshëm përbën hedhja në erë e urës së Gjoljes dhe shumë aksione kundër gjermanëve gjatë bregut të Detit, ku u sulmuan kolonat gjermane, u dogjën makina dhe u vranë gjermanë. Abaz Kupi nuk i mori premtimet që i dhanë aleatët dhe e përballojë luftën me financat e veta, madje siç shkruan Julian Amery, ai mbajti dhe misionin anglez. Abaz Kupi priti zbarkimin e  aleatëve, por më kot, zbarkimi nuk u krye siç premtohej. Në këto kushte, në marrëveshje me kolonelin Maclin, majorat Amery dhe Smiley, ai vendosi që t’i shpërndante forcat e veta dhe të largohej nga Shqipëria. Me vete mori dy djemtë, Petritin dhe Rrustemin, ndërsa më të voglin, Fatbardhin e lë për të pasur në kujdes familjen e  mbetur.
Besa dhe pengu i të birit
 
Fatbardhit i kujtohet si tani takim i fundit me të atin, i cili e kishte thirrur dhe i kishte përcjellë vendimin, që sapo kishte marrë:- “Unë po iki për pak kohë. Ti Bardhi shko në shtëpi dhe qëndro pranë nënës dhe motrave”. Bardhi, që ende nuk e dinte vendimin e ikjes, e ka pyetur, po pse duhet të kthehem në shtëpi? Unë s’jam fëmijë… Qetë-qetë, i ati i është kthyer me fjalë të matura:”- Ato kanë nevojë për mbrojtje dhe unë po ta besoj ty këtë detyrë sepse kam besim”. Pas kësaj, i ati, kishte nxjerrë një letër, dhe i kishte kërkuar që të nëshkruante aty një deklaratë bese se nuk do t’i braktiste kurrë nënën dhe motrat; . Pa e kuptuar mirë se ç’po i kërkohej, djaloshi 17 vjeçar ia kthen:- “Kur të mërzitem, do të iki ndonjëherë se s’mund të rri gjatë në shtëpi me gratë”.
Ati këmbënguli që s’duhej të lëvizte pa i ardhë lajmërimi prej tij dhe të kujdesej për nënën dhe motrat, Dudinë, Hyrien dhe Bukurinë. Madje i kërkoi që ta firmoste besën përmes deklaratës dhe të jepte fjalën e burrit. Letra pasi u firmos nga i biri, u palos në katërsh dhe babai e futi në portofol.
Letra kishte vetëm një fjali, kujton Bardhi: ”Nuk largohem nga familja pa më lajmëruar baba”.
Poshtë firma.
Kur erdhi në Amerikë, pasi shkoi dhe qau gjatë mbi varrin e babës, Bardhi pyeti nëse dinte ndokush gjë për atë letrën që baba mbante në portofol, por mjerisht nuk ia gjeti gjurmët.
Kjo e ka ligështuar Bardhin dhe ende vazhdon të pyes ata që kanë qenë afër tij nëse ka kush dijeni për atë copëz letër, që e mbajti lidhur shpirtërisht me atin e vet gjatë kohëve të vëshitira në qelitë e ftohta, në galeritë e vdekjes,  apo gjatë vuatjeve të pafundme nëpër kampet e internimit.
 
ENVER HOXHA, PARA SE TA SHPALLTE ARMIK, E SHPALLI HERO

“Ditët e para të prillit 1939, populli shqiptar ishte në këmbë, me një zemër, me një parullë: Luftë invazorit! I madh e i vogël bërtiste, bërtiste: në Durrës, Shëngjin, Vlorë për të mbrojtur Atdheun. Në Durrës luftonte Abaz Kupi kundra mijëra e mijëra fashistëve që po zbarkonin. Bazi i Canes dhe djemtë e Shqipërisë të frymëzuar prej një dashurie të madhe për Atdheun me të vetmen pushkë të shqiptarit, e bënë armikun të kthehej në vapore e të linte në Molo me qindra të vrarë. Major Bazi ishte kudo, në çdo pozicion dëgjohej zëri i tij: “Djema! Godisni armikun pa mëshirë, se kështu e lyp ndera e Atdheut!” Nga çdo anë, nga çdo mur, derë, nga çdo penxhere e Durrësit gëlonte pushka. Bazi i Canes nuk po ja lëshonte vendin, megjithëse armiku përdori topa e aeroplanë, djemtë e Shqipërisë nuk trembeshin. Lufta vazhdoi me orë, armiku hidhte si në furrë me mijëra bersalierë dhe përpara kësaj hordhie të madhe të veshur me çelik, Bazi i Canes u tërhoq, por i pathyer, i papërkulur, me zemrën plotë dashuri për Atdheun dhe me urrejtje për okupatorin. Në emigracion këtij nuk i rrihej…prandaj çau malet me borë, çau bjeshkët e Veriut dhe u fut në Atdhe, atje ku e lyp detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me forcat e tij, me atë të shokëve shqiptarë që ishin çue në këmbë. Fshatrat e Krujës zienin, fshatarët rrokën pushkët, pse era e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrësit ishte kthyer me marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar…Bazi i Canes që luftonte për një qëllim të shenjtë: Çlirimin e Atdheut nga zgjedha italiane, e ka kuptuar fare mirë se trimi i mirë me shokë shumë, se ky hall i madh ka mbuluar gjithë Shqipërinë dhe se një bashkim i fortë i gjithë shqiptarëve do të jetë shpëtimi i vendit tonë. Bazi i Canes nuk tutej por thoshte “Vallja vjen pas”. Patrioti i vërtetë nuk lufton me fjalë, por me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizonte në fushën e luftës dhe solidar deri në vdekje u hodh në luftën Nacionalçlirimtare… Bazi i Canes, Bazi i Krujës, Bazi i Pezës do ta vazhdojë luftën deri në fitore…”
*Enver Hoxhës, “Bazi i Canës, Myslym Peza dhe Babafaja Martaneshi”, Zëri i Popullit, 13 shkurt 1943

 
Kur Fatbardhin e provokonin për të atin
 
Kur Abaz Kupi kishte marrë rrugën e largimit nga atdheu dhe kapërcimin e detit Adriatik, fati i Bardhit ishte parashkruar për vuajtje.
Por le ta ndjekim fatin e tij. Për pak kohë Fatbardhi që ende nuk i kishte mbushë 18 vjeç, përfundon në radhët e partizanëve. Historia ndodhi kështu:  Abaz Kupi ishte bërë vëllam me babën e Gjin Markut. Familjen e Gjin Markut e ka mbajtë Abaz Kupi për shumë kohë. Madje ai e ka çuar Gjin Markun në shkollë dhe i ka dhënë përkrahje. Pasi kishte ikur Abaz Kupi, Gjin Marku në krye të Divizionit të gjashtë partizan mbërriti në Shkodër. Shkoi dhe takoi nënën e Bardhit dhe i kërkoi që ta merrte të birin me vete. I tha nënës:- Bardhin po e marr me vete se nuk i dihet se ç’ndodh me të. Është djal i ri. Kam firkë se po e lashë këtu me ty, atë ose do ta vrasin ose do ta burgosin. Dhe Bardhi hyri në rreshtat e divizionit duke pasur mbështetjen e mikut të familjes, komandantit të divizionit.
Kujton se provokimeve dhe ngacmimeve, që i vinin, u përgjigjej sy më sy. Kur oficerët madhor i thonin se Kadri Hoxha do ta kap dhe do ta vrasë babën tënd ose do ta sjell të lidhur këtu duarlidhur, ai qëndronte gjakftohtë. Por kur provokimet shtoheshin me pyetje të tilla: Po ti çdo të bësh kur ta vrasim babën?
Ai u përgjigjej: Po vranë babën tim, unë o Enverin, o Koçi Xoxen do t’i vras!
Ishte reagimi i një 17 vjeçari, i rritur nën legjendat e trimërisë të të atit.
Nuk i ndoqi gjatë gjurmët e partizanëve. Ndërkohë që Divizioni i Gjin Markut kapërceu në Vishegrad, Bardhi i sëmurë rëndë u shtrua në spital. Pasi u shërua mori raport mjeksor për paaftësi shëndetsore. Mirëpo raporti duhej firmosur në Korpusin e Shkodrës. Shkoi në komandë, ku gjeti Shefqet Peçin dhe Beqir Ballukun.Pa firmën e tyre s’mund të lirohej, do ta cilësonin dezertor. Sekretari ishte krutan, daja i Sami dhe Gani Kupit, kushëririt të tij.Ai ia përgatiti lejen në bazë të raportit, të cilën duhej ta firmoste ose komandanti ose komisari. Kur hyn në zyrë, Shefqet Peçi e provokon për babain duke ia sharë. Bardhi ia kthen dhe debati ashpërsohet. Hyn në mes Beqir Balluku, i cili shmangu sherrin. Ia mori raportin dhe ia firmosi duke i bërtitur fort:Hajt ik tani!
– Këtë burrëri e bëri Beqir Balluku, nuk e di nga se u nis, por unë nuk ia harroj, më shpëtoi se Shefqeti ishte ekstremist dhe gjaksor, e kujton atë incident të vështirë.
 
 
Arrestohet si armik i popullit
 
Fatbardh Kupi është një ndër ata që i kanë bërë qëndresë diktaturës. Ai provoi qelitë e hetuesisë dhe burgjet në një moshë të re. U burgos dy herë, dhe u internua për 30 vjet, por nuk u thye. Nëse ndokush do t’më kishte detyruar të nënshkruaja për bashkëpunim, sot nuk do të isha gjallë, as unë, por as ai që do të kishte arritë t’ma merrte firmën,thotë me vështrim të kthjellët.
Fatbardhi e provoi internimin që në kohën e pushtimit fashist, pas rezistencës së Abaz kupit. Fillimisht në Himarë, më pas në Itali. Diktatura komuniste nuk mund t’i ofronte një jetë të qetë, përkundrazi e futi nëpër dhëmbzat e diktaturës. Ai qëndroi dhe e sfidoi atë.
 Po si erdhi arrestimi i parë? 
Kishte rënë Gjermania, Luftës së Dytë Botërore i kishte ardhë fundi. Filluan festimet edhe në Krujë si në të gjithë Shqipërinë. Bardhi kishte të gjithë arsenalin e armatimeve në shtëpi, ende s’kishte filluar aksioni i çarmatimit të popullsisë. Ai kujton se si zbrazeshin armët dhe hidheshin bomba sa i gjithë qyteti tronditej nga shëprthimet. Mirëpo gjashtë bomba nuk plasën dhe përbënin rrezik për banorët. Ushtarët filluan t’i gjuanin për t’i plasur. Nuk po plasnin dot nga që nuk arrinin t’i godisnin. I thotë një krutani që kishte pranë, a ma jep pushkën? Ai ia jep dhe Bardhi merr shenjë. Në çdo gjuajtje plaste një bombë. I plasi të gjashta.
Ai që i dha pushkën thirri fort:- S’ka mor vlla, është me xhins kjo punë. Shtëpi pushke Kupi! Lisi nën lis mbin!
Kjo dikënd xhelozoi dhe në këto rrethana erdhi arrestimi i parë i Bardhit. Ishte 9 qershor 1945, kur përfundoi në qelitë e torturave.
Prokurori në aktakuzë e akuzoi se kishte mobilizuar popullin në radhët e Legalitetit, kishte bashkëpunuar me rininë e ballit, ishte në radhët e armiqve të popullit. E dënoi Petrit Hakani. Nënën dhe motrat i internuan në kampin e Tepelenës, i cili njihet mirë për kushtet çnjerëzore, sa ndryshe thirrej si kampi i vdekjes. Vdekja rrëmbeu shumë jetë të pafajshme në atë kamp shfarosës.Bardhi i përballoi me stoicizëm vuajtjet e burgut. Pasi kreu dënimin e internuan në Porto Palermo, një tjetër ferr i diktaturës. Pas 6 muajësh kthehet edhe ai në kampin famkeq të Tepelenës, ku qëndroi një vit.
Kur e pyes se çfarë i ka mbetur në kujtesë nga Tepelena, përmes trishtimit shqipton vetëm një fjali:”Kur merrnim tasin me supë pastronim krimbat edhe pastaj e hanim atë që mbetej.”
Në kujtesë sjell rastin, kur një nënë këmbëngulte që të qëndronte në kamp një ditë të ftohtë dimri, të mos shkonte në punë, se kishte vajzën të sëmurë, por polici e tërhoqi zvarrë dhe e detyroi që të shkonte në punë. Të shkretës i mbeti koka pas. Kur u kthye vajzën e gjeti të vdekur.
Pas Tepelenës Bardhin e internuan në Çorovodë, Skrapar,  në një kamp me tela me gjemba dhe atje. Aty punuan si skllevër.
Kalvari s’ka të mbaruar. Kudo ku ndërtohej, çonin “bijtë e armiqëve”. Më pas e dërgojnë në fabrikën e  tullave në Tiranë.Pas heqjes së kampeve me tela i dërguan në kampet fushore të Myzeqesë. Në fillim në Pluk. Pas kësaj e internuan në një kamp brenda burgut në Radostinë, ku e mbajtën deri në  vitin 1958, më pas erdhi internimi tjetër në Kuç. Kur u hap sektoi i ri internimit në Gradishtë e internuan atje familjen.Më vonë internuan atje dhe Bardhin.
Për herë të dytë u arrestua me 1981.Arrestimi erdhi pa asnjë shkak. U akuzua pse ishte shprehur se Partia e Enverit ia ka mohuar të drejtat babait Abaz Kupi, që ka luftuar kundër armiqëve të Shqipërisë. Kaq mjaftonte për ta dënuar për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe pushtetit. Ai kujton gjyqin e montuar. Dëshmitarët fallso, të cilët kur ai doli nga burgu të penduar qanin dhe i kërkonin ndjesë.
 Si tani i kujtohet, kur njëri prej dëshmitarëve, G V, i tha se poshtërsia më e madhe në jetën e tij ishte dalja dëshmitar i rremë në gjyqin kundër Bardhit, por e kishin detyruar. I gjithë gjyqi ishte i montuar. Atëherë i kishin bërë ekspertizën e një hartimi që kishte shkruar Bardhi në shkollën e natës. Në atë hartim shkruante për vjeshtën, stina ku binin gjethet. Dhe natyrisht që akuzohej se aludonte për rrëzimin e pushtetit.
U dënua me 10 vjet burg. Kaloi kohë të vështira në burgun e Ballshit. Më pas do të provonte Qafë-Barin, Bulqizën etj.
 
Me kujtimet për të atin
 
Edhe në çastet më të vështira të jetës Fatbardh Kupi është ushqyer nga madhështia e veprës së atit të tij. Kujton nga burgimi i parë: “Kur isha në burg më thërret Patër Anton Harapi. Eja ti djali i Abazit luajmë një shah bashkë! Në fakt ai luante shkëlqyeshëm, shahun, por edhe unë e kisha qejf.
Ngrihem dhe shkoj në qelinë e tij dhe bëj gati gurët e shahut. Kur ishin vendosur gurët dhe loja ishte gati për të filluar, Patër Anton Harapi, më thotë:Nuk të kam thirrë për të luajtur shah vërtetë, por të thirra që të them se ke pasë një baba trim e të mençur. Përpiqu t’i ngjash!”
Atëherë Bardhi, e pyet:-e keni njohur babain tim?
Ai i qe përgjigjur:” Si jo! E kam takuar. Para se ta takoja për të parën herë, mendova se po takoja thjesht një kaçak, nga ata luftëtarët që thjeshtë dinë të luftojnë dhe aq. Por, pas takimit, u ndjeva shumë i gëzuar se kisha takuar një njeri mendjehollë, të mençur. Që kur e nxirrte fjalën e mendonte gjatë, por nuk i binte në tokë!”
Këtë bisedë Bardh Kupi e ruante si një hajmali brenda shpirtit të vet, edhe kur e torturonin apo e provokonin, dhe ajo i jepte kurajo. Ndjehej krenar që një euridit si Patër Anton Harapi ishte ndarë me mendimet më të mira nga takimi me atin e tij. Pas shembjes së komunizmit, studiuesi Uran Butka, i kishte thënë Bardhit se të njëjtin mendim ia kishte shfaqë edhe Lef Nosit, Patër Harapi. Bardhi sërish u ndje mirë sepse tashti këtë opinion të Patër Antonin e kishte nga dy burime.
 
Ish shokët e burgut, Lek Mirakaj dhe Esat Çoku e portretizojnë Bardhin  të pathyeshëm në vuajtjet e diktaturës.
– Ai ruajti emrin e mirë të babës së vet. Vetëm një karakter i fortë mbetej i pathyeshëm para torturësve të pashpirtë,-thotë Lek Mirakaj.
–  Bardhi është njeri fisnik. Në burg ka qenë shpesh në rrezik. E kanë provokuar jo pak herë, por ai nuk ka rënë në kurth. Ka pasë provokatorë, që i propozonin të arratiseshin nga burgu, por Bardhi heshtëte, madje as nuk shkonte që t’i denonconte. Me intuitë e kuptonte se ishin të futur dhe nëse ai i hynte asaj aventure, plumbat e prisnin.

Filed Under: Histori Tagged With: 40 vjetori, Abas Kupi, Bardh Kupi, i vdekjes, pengu i te birit

RAPORTI I MAJOR ABAZ KUPI- HAPEN ARKIVAT E LEGALITETIT

June 17, 2015 by dgreca

Për herë të parë, nga arkivi i OKLL zbardhet një raport i krerëve të saj për Mbretin Zog, lidhur me zhvillimet në Shqipëri gjatë LDB/*

OKLL ofron një këndvështrim dhe një version tjetër të zhvillimeve politiko-ushtarake gjatë LDB, krejt të ndryshëm nga ai i historiografisë zyrtare komuniste/

Me anë të një raporti daktilografik për Mbretin Zog, asokohe në Londër, të shkruar nga Kajro në 31 faqe, e që mban datën 2 Gusht 1945, Kryetari, major Abaz Kupi dhe Sekr. i Përgjithshëm i OKLL, Prof. Gaqo Gogo, na japin një pasqyrë tejet interesante të rezistencës antifashiste dhe zhvillimeve kryesore politike e ushtarake në Shqipëri gjatë periudhës Prill 39 – Nëntor 44. 

Qartësia e mendimit, gjuha e shkruar bukur dhe tejet e figurshme, ngjyresat emotive në përshkrimin e zhvillimeve, punës konkrete dhe qëndrimeve politike të OKLL, shënojnë një kulmim të publicistikës epistolare dhe koncepsionit filozofik e politik të njërës nga tre partitë që përfaqësuan dhe dominuan jetën politike në Shqipëri gjatë LDB.

Pavarësisht tonit patetik atdhetar dhe panegjirikës në argumentimin e kontributeve të OKLL, autorët e raportit nuk kanë mundur të shmangin narrativën tragjike të humbjes së nacionalistëve legalistë e ballistë, si një sagë deterministe e së Djathtës historike e djegur në flakët e luftës civile dhe tradhtisë sllavokomuniste.

Me penelata të holla e mjeshtërore, pavarësisht vetëpranimit të ndikimit të fortë britanik mbi OKLL dhe krerët e saj, Kupi dhe Gogo e kanë shprehur megjithatë surprizimin për qëndrimet e papritura prej tyre të Londrës zyrtare lidhur me pozicionimet, raportin e forcave dhe fatet e faktorëve politiko-ushtarakë në Shqipëri. Qëndrime këto që, megjithë kritikat publike për komunistët e Ballkanit, (të cilët sipas Londrës armët dhe fuqitë po i përdornin për qëllime të marrjes së pushtetit), si aleatë lufte nuk këmbëngulën fort dhe nuk arritën të ndalojnë luftën civile në Shqipëri.

Raporti është dëshmi e fortë e faktit se, pas rezistencës me armë në datat 7, 8 dhe 9 Prill, rezistenca antifashiste e mëtejshme ishte spontane, e vetorganizuar, pak e ndikuar politikisht dhe thellësisht atdhetare. Pohim ky i tërthortë i të vërtetës se PKSH dhe sllavokomunistët shtrembëruan, falsifikuan dhe përvetësuan luftën dhe gjakun e antifashistëve shqiptarë duke glorifikuar një historiografi të rreme, me të cilat justifikuan dhe motivojnë, dje dhe sot, pushtetmarrjen e përgjakshme dhe luftën e paskrupullt për pushtet në pluralizëm.

            Ky material shënon një pasurim të vizionit politik të njërës nga partitë e traditës historike, duke dëshmuar njëkohësisht epërsinë teorike e konceptuale të nacionalistëve mbi komunistët në raport me Çështjen Kombëtare, epërsi e pranuar edhe nga kryetari i asokohshëm i PKSH, M. Popoviçi, në letrat dërguar Titos. 

 Përgatiti Sulejman GJANA

Kryetar i PLL

***

M a d h e r i!

Po paraqitim pershkrimin e veprimtarise se Levizjes s’one.Qendresa ne Shqiperi nuk ka qene vetem e nje Partije, ose e nje rryme politike. Nuk ka perfaqesuar vetem nje ideollogji, ose vetem nje shkolle fillosofike, ose vetem nje klase shoqerore.

Do te perpiqemi ne punen t’one te pershkruajme klimen materiale, psikollogjike e morale, ne gjirin e se ciles u zhvillua beteja e Levizjes s’one kunder armikut dhe kunder nje qeverie te njerezve te besuar nga armiku.

Deshira jone eshte te tregojme se qendresa nuk eshte vetem nje veprimtari e nje pakice njerezish trima, besnike, idealiste dhe entusiaste, por edhe qendrimi i pjekur i shumices se shqiptareve.

Jashte Shqiperise nuk dime nese eshte formuar besimi i plote mbi qendresen tone, ndaj kuptimi i duhur i qendreses se vertete eshte se Levizja e jone qendresen e vet nuk e ka bere vetem me anen e mitralozit nder duart. Kjo ka qene vetem forma e saj luftuese dhe ka marre me mijra pamje te tjera qe do te perpiqemi t’i pershkruajme.

Ndermjet qendreses heroike te luftetarit te ri qe plotson misjone te rrezikshme dhe atij shqiptari me pak dynamik ose me te vjeter, e qe i kundershton Tiranes kuislinge, italjanit dhe gjermanit me nje lloj qendrese morale, pasive, kokfortesi, ndodhen shume shkallzime vlerash me rendesi.

Sido qe te jete gjith keta burra me merita te ndryshme jane te frymezuar me bindjen e plote per fitoren, me vullnetin e mire per te mekembur Shqiperine, me te bashkuar dhe me nje deshire fanatike per te shliruar Atdhene dhe siguruar lirine dhe kthyer Mbretin.

***       ***

Okupacion mbi okupacion. Populli i Shqiperise ndjek me vemendje peripetit e luftes. Meson lajme alarmuese. Me gjith fatkeqsite shpreson. Ka bindje te madhe ndaj vehtes e sidomos kundrejt Rinise, e cila eshte krejt e pastert, me plot kuraje dhe ka per te dale gjekundi, qofte ne fushe ose mal, per t’a mbajtur nalt dhe me valvitje te gjalle Flamurin e vet.

Formohen qeverira por asndonje nuk gezon besimin dhe kreditin e popullit. Prapa qeveritareve aventuriera ndodhen edhe aventuriere te tjere politike, te cilet jane pjestare kryesore te komploteve, te ndryshimeve ligjore dhe te pjesemarrjes se Shqiperise ne Lidhjen e Boshtit.

Shkaktohen disa manifestime, perhapen zera te fshehta dyke kerkuar prej popullit qendrese, durim dhe perbuzje per okupatorin dhe qeveritaret e tij.

Gjendja e brendshme trondit fort okupatorin por nuk lejon per reakcion. Dite per dite populli i yne asiston ne kapjen dhe internimin e pjestareve te tij, te paditur nga krerët e gjakut te vet. Asnje ze nuk degjohet, populli duron duke shtrenguar dhembet.

Qeveritaret vazhdojne sipermarrjen e tyre. E dine qe duhet te perfitojne prej anesthezise se çastit te popullit.

Me anen e detyrimeve, intrigave, rekrutohen parlamentare nazi-fashiste, shumica e te cileve perbehet nga burracake, te dobet e pa karakter, qe abdikojne pushtetin e tyre kushtetues midis duarve te disa personave pergjegjes te shkatrrimit t’one, e qe jane trathtaret me te medhenj te Atdheut.

Regjimet e reja, ne te cilat shumica e shqipetareve nuk aderon me zemer, fillojne te imitojne Mussolinizmin dhe Hitlerizmin. Shtypi, radioja, kinemaja jane te cenzuruara.

Fillojne kerkesat policore. Del dekreti i intemimit administrativ. Mbledhjet jane te ndaluara rreptesisht. Shqiptaret detyrohen te mesohen te mos ndjejne shqiptarisht dhe e drejta e shprehjes se mendimit te tyre u eshte ndaluar. Detyrohet nje bindje e verber ndaj qeveritarevet dhe prapa ketyre behet dorezimi i Shqiperise tek armiku.

Ka edhe disa tipa naive qe besojne tek qeveritaret se Shqiperia do te mekembet ndene drejtinin e ketyre qeveruesve pa eksperience politike dhe ne prani te okupatorit ne Shqiperi. Ka edhe trathtare qe trumbetojne triumfin, qe festojne rendin e ri dhe bashkepunojne haptazi me okupatorin. Midis tyre ka edhe shume pacifiste qe kane refuzuar luftimin kunder okupatorit dhe tani kallin propaganden kunder anglo-amerikane-sovjetikeve.

Shqiperia e okupuar e kuptoi shume shpejt shkakun e vertete te zaptimit te saj, priste kohen e hakmarrjes kundrejt trathtareve dhe e kish kuptuar me kohe se pamvaresia e qeverive te Tirares ka qene false.

Qeverite e Tiranes flisnin per mentaret t’ane, per mosbindjen t’one morale, por keshtu vertetonin qe qeverija jone ka qene e lire dhe sovrane.

Shume shqiptare mbeshteteshin te qeveria si e vetmja shprese qe kish ngelur. Kur behesh ndonje vizite prej qeveritareve gjendeshin edhe shume shqiptare qe i duatrokitnin, por ishin nga ata qe nuk dine me tamamesi se ç’mund te presin prej tyre dhe qe mund te ndjekin çdo njeri sy-mbyllas. Por kjo nuk vazhdoi shume kohe. Shpejt nga te gjithe anet fillon te murmuritet se ne kete ndermarrje nuk ka qartesi dhe slnqeritet.

Elementat qe qendrojne ne qeveri se bashku me te gjithe ata qe grumbullohen rreth pushtetit, jane aderues te vjeter te ligave fashiste dhe sherbetoret e kesaj plutokracije te madhe qe frika panike e bolshevizmit i shtyti qe te behen defetiste (disfatiste) dhe proitalo-gjermane.

Shqiptari i pajosur me frymen e kritikes i pret me skepticizme genjeshtrat e radios dhe te shtypit. Propaganda italo-gjermane qe ushtrohet prej kanalit te tyre eshte shume pak per ta dhe i revolton. Sa me shume qe shtohen portretet e nazifashisteve, kaqe me teper perhapen fjale poshtnuese per ta.

Populli shqiptar perbuz mistiken e qeveritareve te Tiranes. Ne disa krahina te Shqiperise shvillohen mbledhje te fshehta dhe rregjistrohen anetare per ushterin e neserme te lirise, vullnetare te Kryengritjes Kombetare,

Kete ndermarrje e inkurajon fort Londra (ne te cilen e marrim vesht se ka intervenuar Mbreti), me caktimin e foljes ne gjuhen shqipe ne radion e vet dhe qe kohe-kohe leshon zerin e disa ushtarakeve te vet qe njifeshin prej shqipetareve si miq te Shqiperise, dyke proklamuar se lufta nuk ka mbaruar, se fuqi te tjera ndodheshin ne Bote qe do te hynin shpejt ose vone ne lufte dhe Shqiperia qe te fitoje duhet te kontribuoje ne luften e pergjitheshme.

Ne fillim fjalet e ketyre miqve te Shqiperise nuk kane patur suksesin e duhur, por degjimi eshte bere me simpathi. Zera te ndryshem shoqeronin versionet e rastit. Ushtaret italo-gjermane flisnin me kryenaltesin e tyre karakteristike se Ingliterra do te mposhtet brenda disa javeve. Kaluan dite, jave, muaj, vjete dhe Ingliterra qendron.

Radioja shqip e Londres, qe degjohet prej te gjitheve, shperndan parreshtur fjale shprese.

Ne Shqiperi okupatori behet zot i tokes s’one. Ka rekuizicionuar gjith ç’ka gjetur te mire. Eshte arrogant dhe gjithnje brutal. Me gjith kto shqiptaret nuk deshperohen dhe kundrejt çdo shfaqjeje predikojne triumfin e kombeve demokratike. E urrejne diktaturen dhe sundimin e huaj. Nuk pajtohen me skllaverimin, qofte ndene sipermarrjen direkte te armikut, qofte ndene shtypjen e policise. Ne zemren e tyre eshte rrenjosur pasioni trim per lirine, qe ndodhet ne traditen e frymes shqiptare. Te luftohet per te eshte per burrat e saj me teper se nje detyre, eshte nje Nevoje.

Kishte filluar nje fare lufte ne menyren e veçante te ketyre burrave, izollime me grupe te vegjel nga 3-4 veta. Mbjellin shpresen rreth tyre, perserisin ç’kane degjuar ne radion shqip te Londres, dobesojne si mundin genjeshtrat e radios italo-gjermane te Tiranes. Jane gjithnje te sinqerte.

Kur kreret e qeverive kuislinge shkembejne doreshtrengime te ndryshme shnderuese me drejtuesit italo-gjermane, keta e dine se çfare kuptimi kane kto. Kuislingat e shiten Shqiperine, sepse nuk bashkepunohet per gjysem, nuk trathtohet per gjysem dhe kur i nenshtrohet nji here nje kundershtari, pa turp, duhet t’i nenshtrohet deri ne fund.

Eshte shume rende t’u besohet fqinjeve, miqve, ne nje shtet ku Sim-i dhe Gestapo-ja e ndihmuar prej disa njerezve per turp te gjakut t’one, vezhgon pa rreshtur. Zelli i ketyre eshte i pa kufishem. Qendruesve te pare nuk iu mungon kurajua, por u mungojne mjetet. Me gjith keto mungesa, prape notojne kundrejt kurrentit (rrymës) armik.

Populli asiston ne kapjen e shume pjestareve te vet te mbeshtetur ne meshiren e fatit, te injoruar krejt nga autoritetet. Lajmet perhapen nga disa zyrtare se keto masa ishin konform me nje marreveshtje te arrire midis qeverise shqiptare dhe autoriteteve te Romes se Mussolinit ose te Reich-ut te III.

Qeveria e Tiranes nuk guxon per pergenjeshtrim. Me ne fund del haptazi manevra e brendeshme, dyke zbuluar disa elementa te vendit inisiator te ketij bashkepunimi, midis te cileve edhe disa ministra. Keta shqiptare te gjykuar si te pa deshiruarshem per shkak te ndjenjave te tyre antinaziste terhiqeshin nder vende te pa njohura, pa marre parasysh seksin, moshen, gjendjen e vertete, shendetin. Keta shqiptare u paditen prej bashkeatdhetareve te tyre trathtare e miq te nazifashizmit.

Nuk mjaftuan internimet e shqiptareve ne mase prej italjaneve gjat fashizmit ne Shqiperi, kur u refuzua hetimi ne emer te Mussolinit, kur u refuzua pjesemarrja si pjestare te popullit italjan. Mesues, profesora, studente, nxenes, jane burgosur dhe internuar ne Itali.

Disa nga ata qe ngelen vazhduan kurset e doktrines fashiste. Disa mesues ne edukaten morale te nxenesve te tyre predikonin edukaten fashiste. Rinia u detyrua te aderoje ne Rinine Fashiste Italjane. Fashistet rekrutuan edhe disa te rinj, te cilet sherbenin per te spiunuar dhe paditur prinderit e tyre.

Me arritjen e Italjaneve dhe te Gestapo-s se tmershme u manifestuan me nje here edhe brutalitetet me ndjekjet. Qendresa e thjeshte shqiptare nuk duroheshe dhe burgoseshe.

Kleriket kane vuajtur shume. Shume murgj u perzune nga manastiret e tyre. Manastiret, teqet, kishrat dhe xhamite e te gjith entet e kultit fetar u bene depo ushtarake, ose vende spektakli per trupat okupuese.

Fashistet deshnin te shuanin prej toke Shqiperine. Disa nga shqiptaret kane dashur te ndalonin edhe gjuhen shqipe. Ata qe kundershtuan e paguan me burgje. Disa shqiptare italjanizuan edhe emrat e veta. Rrugat e ndryshme u pagezuan me emra italjane.

“Giovinezza” u be hymni shqiptar. Flamuri i yne i trasheguar u perfshi ne stemen e Savoias dhe u rrethua me shenjat e Liktorit. Qe te gjitha kryeshin me pelqimin e qeveritareve trathtare. Burgjet mbusheshin. Ne fushat e perqendrimit per dit koncentroheshin motrat dhe vellezrit t’ane. Sim-i filloi nga veprimtaria e tij e zakonshme: brutalitet dhe tortura.

Te te gjitha keto masa populli i yt Madheri qendroi. Ndoshta nuk e ka ndjere kurre ndonje here tjeter kaqe shqiptar vehten sa ne kohen e vuajtjeve te Liktorit dhe te Teutonit. Nuk enderron veçse triumfit dhe hakmarrjes.

Me qindra nga pjestaret e tij, te rinj dhe te reja, e kane paguar me jeten e tyre per besnikerine ndaj Shqiperise ose per qendrimin kundershtar ndaj armikut: sa burra dhe gra jane pushkatuar per veprimtarin e tyre shqiptare; sa jane tortyruar per arsye te favorizimit qe kane treguar ne mprojtjen, sigurimin dhe mshefjen e shokeve dhe shoqeve te tyre dhe sa jane varur.

Pak nga pak qendresa shtohet. Populli shqiptar del prej lithargjise (letargjisë) se tij, sa do qe ndjekjet qeveritare jane shume te rrepta dhe masat e okupatorit jane te tmerrshme. Shfaqen trakte dhe shkrime te ndryshme te daktillografuara. Kudo kendohen neper mure, bile edhe neper vendet e shpalljeve zyrtare qeveritare, parullat: Rrofte Shqiperia e Lire; Rrofte Mbreti; Poshte okupatori.

Shperndahen fletore modeste klandestine, te shtypura me makine shkrimi, ne fund te te cilave ftohen kenduesit qe pasi t’a kendojne t’ia shperndajne tjetrit. Kto flete nuk pushojne se kaluari dore me dore deri sa behen nga perdorimi fare te pa lexueshme. Disa gjejne mjete lehtesuese nga shtypeshkronja te ndryshme dhe sasia e fletores se tyre shtohet dhe propaganda leshon rrenjat e veta neper katundet dhe qytetet fqinje. Çdo dite fletet klandestine shperndahen me larg.

Shtypi i trathtareve sulmon propaganden e vertete te zerit te popullit shqiptar. Shtypi zyrtar shqiptar kontrollohet nga italjanet e gjermanet dhe i detyrojne drejtimet e tyre dyke iu diktuar edhe vijen e sjelljes.

Shqiptaret te eger nga temperamenti refuzojne bindjen e tyre ndaj zerit te shtypit zyrtar. Por ne anen tjeter kushtet e jetes keqsohen dita-dites. Çmimet shtohen, burgjet mbushen dhe nuk zbrazen.

Ingliterra vazhdon qendresen e vet madheshtore dhe numuri i atyre qe binden se okupatori do te shporret nga toka e jone shtohet teper e me teper.

Fletoret klandestine fitojne shume shpejt favorin e publikut. Lenda eshte e goditur dhe e informuar mire. Redaktoret e tyre, shumica jo profesionel, japin keshilla e fjale urdheruese.

Shitja e makinave te shkrimit, shaptillografe, leter, te gjitha jane te rregulluara. Redaktuesit perpiqen per nxjerrjen e fletoreve te shtypura, ose nje gazete te vertete, dhe pranojne per realizimin e kesaj nevoje çdo sakrifice.

Ishte shume rende te gjendej ndonje drejtues shtypshkronje qe te ishte i guximshem per te pranuar rrezikun. Me gjith kto shtypi i yne klandestin pasuroheshe çdo dite me organe te reja: shperndamja e tij shumezoheshe pa pushim; numri i kenduesvet nuk mund te krahasohet me sasine qe shtypet, sepse çdo flete kendohet nga 10, apo 20 e me teper veta.

Ky shtyp, se bashku me radion shqip te Londres kurajon popullin e Shqiperise, qe fillon te besoje ne Levizjen e qendreses se brendeshme dhe te bindet se okupatori do te shporret, se inglizet do te rezistojne dhe me ne fund do te fitojne.

Qendresa me kundershtimin shtohen. Populli brohorit qendresen stoike te britanikeve ndene bombardimet e tmershme; admiron fair-play-in e tyre kur durojne goditjet qe pesojne dhe me flegmen karakteristike te karakterit te tyre kombetar flasin per triumfin qe kane per te siguruar ne dy ose tri vjet.

Energjija e eger e Churchill-it u ben pershtypje shqipetarevet, te cilet pas nje kohe te humorit te keq futen ne thellesin e zemres se tyre dhe betohen me bese ndaj miqesise se tyre. Disa aeroplana aleat fluturojne kohe pas kohe mbi qiellin t’one. Qeveritaret t’ane tronditen. Populli kupton shenjat e bombardimeve. Okupatori i interpreton sipas interesit te vet kto bombardime, dyke pandehur se ka per te terhequr popullin me vete. Pak nga pak populli i Shqiperise bindet se shlirimi i tij do te behet dhe se mbeshtetja e tij kryesore jane Aleatet.

Shtypi klandestin kontribuoj shume ne evolucionin e shpirtrave kundrejt gjith pjestareve te ketij sherbimi. Prandaj populli shqiptar u eshte shume mirenjohes sepse e din se çfare kuraje u eshte nevojitur per perballim gazetareve te tij kundrejt gjith pengesave te panumurta, te pa rreshtura.

Kur gjendeshe botuesi me vullnet te mire, nevojiteshe pajisja e tij me leter, e cila mungonte. Pjestaret e ketij sherbimi sulmonin ku duheshe dhe me ne fund e gjenin, Por duhet ditur se, si ç’do gje edhe letra ka qene e bllokuar, qofte prej okupatorit, qofte prej qeveritarevet. Kishte raste edhe te tregut te zi. Nevojiteshin te holla. Per kto te holla kontribuonin miq te popullit, te cilet ndihmonin sa mundnin, pa kerkuar shpjegime.

Ne fillim fletorja e jone si dhe traktet pergatiteshin cope-cope prej punetoreve te shtypshkronjave te ndryshme gjat punes se tyre prane patronit te shtypshkronjes, dyke pranuar çdo sacrifice. Shume here punonjesit punonin naten neper shtepite e tyre. Materjalet shtypeshin sipas mundesive, naten, diten, te djelave dhe te shumten e rasteve nder makina te vjetra . Gjithnje me rreziqe, sepse shume here agjentet e fshehte shfaqeshin dyke vene hundet e tyre kudo dhe arrestonin puntoret. Por keta, sa do qe jane rrahur e jane burgosur, kane bere qe fletorja me traktet te delnin rregullisht.

Njohim nje botues, i cili me te dale nga burgu u takua me kreret e grupit t’one te rezistences dhe u thote: u liruash, jam gjithnje ne sherbimin t’uaj……

Menyra e shperndamjes, e terhekjes dhe e afishimeve habitin okupatorin dhe kliken qeveritare.

Terrori, tortyrat dhe perpjekjet e treguara nga okupatori e nga qeveritaret kuislinga per te penguar manifestimin e mendimit te lire shqiptar, nuk patne perfundimet e kerkuara, prandaj mendimi ngeli i gjalle.

Nuk eshte e mundur te shtypet shpirti shqiptar, nuk eshte e mundur te vritet. Me qendrimin e tij te gjalle u sigurua bindja se vullneti eshte i pa tundur per shlirimin e Atdheut dhe kete e treguan edhe botimet ndene terrorin nazifashist te nje letersije te lire shqiptare, me anen e te ciles manifestohej shpresa e gjalle e nje populli per liri.

Me nji here qendresa mori shume shpejt nje pamje tjeter. Me grupet e redaktoreve dhe te shperndaresve te botimeve, dale nga dale u bashkuan njerez te cilet me temperamentin dhe zotsit e tyre njoftuan nevoja dhe detyra te tjera. Ndriçonin opinionin qe ka qene shume i nevojshem dhe kryenin veprim qe ka qene i domosdoshem.

Qendruesit (qëndrestarët) kuptuan shpejt se shlirimi lypte te tjera forma ndeshese. Levizja e jone perberi grupet klandestine te vullnetareve, te cilet perveç detyrave te percaktueme do te merrnin pjese ne lufte, ne aksione dhe operacione te çetave dhe do te benin ç’iu vinte per duarsh per te luftuar okupatorin dhe qeveritaret kuislinga, per t’iu paralizuar pushtetin e tyre civil dhe ushtarak, d.m.th. nje ushteri te vertete te fshehte. Keshtu lindeshin probleme te reja, te cilat duheshe te zgjidheshin nder kushtet me te keqija.

Ishte nevoja te krijoheshin kreret, te manevroheshin grupet midis tyre, te studioheshin detyrat qe duheshe te plotesoheshin, te gjendeshin, te mblidheshin dhe te fshiheshin armet. Detyre kjo shume e gjere, e pa nderprere e me shume sakrifica.

Me ndihmen e disa te rinjve te vendosur veprimtaria e sa po fllluar merrte hovin e vet natural, ideja u imponua dhe u kuptua se ka qene e mundur te realizohej, pa u mbeshtetur edhe kaqe fort te zbarkimi, vetem se duhet luftuar pa rreshtur e me trimeri dhe te bashkuar te gjithe.

Me anen e shume trakteve, artikujve dhe botimeve te tjera, i gjithe populli shqiptar dhe te huajt njohen veprimtarin e konsideruarshme te levizjes se Shqiptareve, Levizje ne te cilen marrin pjese gjith rrymat politike.

Filluan sabotimet dhe lufta direkte kunder okupatorit, sidomos ne Shqiperin e Veriut u formuan grupet e aksioneve te perbere nga vullnetare te rinj, fanatike pas shpirtit te pashembellt patriotik, të dashuruar pas sakri£ices dhe rreziqeve dhe gati per te dhene jeten e tyre. Ky eshte elementi baze i ushterise vullnetare per lirine e Shqiperise dhe vullnetaret e saj perfaqesuan betejen heroike, shume here vdekese dhe me plot rreziqe.

Aksionet e tyre te para kane qene me teper demonstrative, andej-ketej shkatrrim folesh kolaboracionistash dhe keshtu u krijua dale nga dale klima e luftes.

Levizja permblidhte te gjith shqiptaret, pa dallim opinionesh politike ose pretencash te tjera. Ne rradhet e veta ka puntore, intelektuale, borgjeze dhe katundare; gjith klasat shoqerore, gjith mjeshterite dhe gjith fillosofite. Seicili sillte me vete ate qe mundte, kohen e vet, paren e vet, cilesit e tij te veçanta, zotsit e veta, etj.. Kyetari i çdo grupi ka qene ay me i zoti dhe jo me i kaluari nga mosha, ose me i pasuri, ose me llafazani.

Programi i punes se ketyre grupeve te levizjes s’one perbeheshe nga detyra qe dit per dit dhe nat per nat shtoheshin; detyra aktive ose pasive, shkatrim deposh, uzinash; njohje e pajisjeve te kolonave ushtarake, drejtimet e tyre, zbulimi i stacioneve te rojes; sherbimi i nderlidhjes. Ne kete detyre ndihmonte shume sherbimi i informatave. Po kush i informonte? Te gjithe…… Shume here puna thjeshtesohej me anen e nepunsave qe ishin pjestare te levizjes, ose simpathizues, kontributi i te cileve ka qene shume i dobishem.

Te flitet permbi veprat e ketyre sherbyesve te Levizjes nevojiten volume. Qe te perfytyrohet kurajua, trimeria dhe fuqia e vendosjes se ketyre burrave, eshte e pa mundur. Nuk mund te thuhen te gjitha, dhe nuk dihen te gjitha. Pa fjale, aktet e verteta te heroizmit do te ngelin per gjithnje te panjohura, sepse shume nga aktoret e tyre nuk jane kethyer prej misjonit te tyre te rrezikshem.

Rreziku ishte kudo. Per dit armiku dhe bashkepuntoret e tij pesojne demtime dhe binden se qendresa behet me e forte. Per dite kemi pengime te mjeteve te komunikasioneve. Shkatrrimet e kollonave ushtarake jane bere ne Shqiperi vepra te perditeshme, te cileve publiku u jep nje rendesi të posaçme,

Djegia e katundeve dhe bllokime te ndryshme nga ana e armikut shtohen per dit. Ne Juge vriten oficera dhe ushtare te okupatorit, dhe ashtu te njejta veprime behen dhe ne Shqiperin e Mesme dhe te Veriut, dhe shume here trafiku ndalet per nje kohe te gjate.

Depot e municioneve dhe te armeve vizitohen rregullisht prej grupeve patriotesh te sabotimeve. Puna behet me ekonomike dhe me e sigurte se sa prej aeroreve aleate, dhe nuk rrezikon shume. Vijat dhe shtyllat telefonike priten rregullisht e pa rreshtur. Djegiet, edhe keto jane vepra te patrioteve te Levizjes s’one. Sabotohen automjete dhe digjen.

Shume persona trathtare vriten. Te gjitha keto shkatrrime per arsye se punonin per armikun. Disa bomba flaken neper qendrat e propagandistave te armikut, qe benin artikuj lavderimi neper revista dhe fletore te armikut. Me kto bomba patriotet qellonin dy fish: dyke e merzitur armikun, dhe; dyke u shkaktuar nje panik te tmerrshem bashkepuntoreve te tij.

Mussolinofilia me Hitlerofiline tronditesh dita-dites, keq e me keq.

Ne kryeqytet, perbrenda, xhenjoja digjet me dit e me nate rresht. Stoket e materjaleve te vlershme flytyrojne ne tym. Armiku detyrohet te dhjetefishoje rojet e veta mbi gjith qendrat me rendesi, prane urave dhe gjetke. Urat vazhdojne te flaken ne ajer, transformatoret digjen. Shume here arrihet qe rojtaret e shkrete te flaken ne burg per arsye se nuk kane dhene dot alarmin ne kohet e duhura.

Neper skelat, edhe ketu, veprimtarija eshte shume e dobishme. Sa do qe jane marre masa, pjestaret e Levizjes s’one jane futur perbrenda personelit te skelave. Marrin informata shume me rendesi, zbulojne projekte dhe objektiva. Kto seri sabotimesh te organizuara mrekullisht dhe me nderlidhje te persosur, kane penguar nje kohe te pa nderprere veprimtarine dhe levizjen e armikut.

Te ketilla vepra jane pa numur. Eshte e pa mundur qe te behet nje bilanc i plote i gjith aksioneve qe çdo dite dhe çdo nate e detyrojne armikun te humbase ekuilibrin e vet me humbjet materjale qe peson dyke ngadalesuar perpjekjet e veta te luftes.

Madheri, me nalt iu pershkruam deri diku qendresen aktive te Levizjes s’one ne Shqiperi; duhet ditur se kemi edhe nje qendrese pasive ne nje shkalle me te nalte. Kjo shprehje nuk ndjehet kaqe fort prej shumices qe te gezoje karakteristiken e duhur per sjelljen e shumices shqiptare ne prani te okupatorit.

Kundershtimi i armikut merr mijera forma te pa parashikuara, sipas shfaqjes se rrethanave. Qendresa per forcimin e frontit te brendeshem perben detyren dhe nevojen kryesore te jetes se gjith shqiptareve.

Ne nje Bashki, nje nepunes mohon nje urdher, vonon perplotesimin e tij, humb nje shkrese, zhduk nje qarkore. Inspektorat qe jane te ngarkuar me zbulimin e mungesave gjoja kontrollojne dhe prej deshtimit nga inspektimi i tyre kethehen fshehurazi te kenaqur.

Kjo eshte nje qendrese pasive. E vogel? Per kundrazi e madhe, sepse kjo perseritet çdo dite dhe ne çdo vend. Çdo shqiptar ka vepruar keshtu per çdo dite. Ndoshta disa nuk kane mbetur te kenaqur me nje here, sepse nje pune e ketille nuk jep perfundime te me nji hereshme. Po, por shqiptaret qe iu vihen ketyre aksioneve shume delikate e kane ndergjegjen per te kontribuar, si te mundin, per te shfarosur armikun.

Ne fillim puna e ketyre nuk eshte dalluar kaqe fort, por me smadhimin e qendreses dhe me shtesen e detyrave u arrit percaktimi i sherbimeve te posaçme qe dallonin prej sherbimeve normale; u nevojit me doemos qe te caktoheshin njerez qe te konsakronin gjith kohen e tyre per organizimin. Keshtu disa nga te qendreses, te gjurmuar nga agjente te ndryshem, duheshe te largoheshin prej shtepive te tyre dhe te jetonin ndene emra false. Qendresa pas shume perpjekjesh arriti sigurimin e dokumentave false qe u vune ne perdorim nga ana e njerezve me detyra te sherbimeve speciale.

Sa per strehimet, kto arriheshin ne shume menyra dhe te gjitha e kishin rrezikun. Klandestini e ka per rregull qe te ndrroje strehimin. Strehimin e gjen te shumten e hereve nder miqte, simpathizues e te panjohur.

Shume njerez ne Shqiperi e muaren si zakon, ne keto vjetet e fundit, qe te japin strehim pa u shkaktuar pyetje meshkujve dhe femrave qe nuk i njifnin fare, e te cilet nuk kishin per t’i pare kurre. me gjithe se shume here kane qene te rrezikshem e te kerkuar prej Policise, Sim-it ose Gestapo-s.

Kontrollimet beheshin rregullisht dhe nje sherbim i posaçme u caktua ne vezhgimin e strehimeve. Njerezit e strehimeve shume here nuk jane njohur si pjestare te ndonje Organizate politike, por kurdohere pranonin rrezikun per strehimin e nje klandestini, apo ilegali, qe kalonte, ose te ndonje aviatori aleat, te cilin e kalonin stacion mbi stacion, per deri sa te arrinte ne vendin e duhur, per t’u nisur ne bazen e vet.

Te gjitha keto nuk kalonin pa rreziqe sepse vizitat shtepijake te nates nuk jane te rralla, ndene pretekstin me te vogel si dhe pa pretekst, ne qytetet e Shqiperise. Per fat te mire policat shqiptare, ose ato te okupatorit, nuk mjaftojne per nje vertetim serioz e te vazhdueshem neper gjith banimet dhe brimat e fshehta.

Besnikerija per pritje, strehim e percjellje behet prej gjith klasave shoqerore. Borgjeze ose intelektuale kane gjetur strehe nder shtepite e varfera te punetoreve; njerzit e popullit “terrorist” kane qene te fshehur neper vila dhe neper fetare te ndryshem.

Me keqsimin e kushteve te jetes, shkaktuar nga sjelljet e okupatorit, evolucioni psyhollogjik i popullit shqiptar shpejtohet. Numuri i shqiptareve qe kane besuar ne perfundime te lumtura te kollaborimit nuk ka qene kurre i konsideruarshem dhe prej ketyre dita-dites dilte bindja se eshte nje nevoje e papelqyer.

Kollaboracionistet me te bindur rekrutoheshin midis njerezvet te ligave fashiste, nder ambjentet tregtare dhe industriale ku shpresoheshe te gjendeshe nje marreveshje me okupatorin per te siguruar rastin e fitimeve te mira. Shpresa keto qe shume shpejt deshtuan…..

Dale nga dale shpirti i qendreses fiton shumicen e shqiptareve. Numri i degjuesve te radios shqipe te Londres shtohet pa pushim, sa do qe ndalohet nga okupatori degjimi i emisioneve te BBC. Shume njerez refuzojne te degjojne radio Tiranen, e cila eshte e barabarte me radion e okupatorit.

Armiku shumezon perpjekjet e tij te propagandes me anen e shtypit, kinemave, konferencave, etj..

Shqiperia me gjith keto, dita dites po forcon qendresen e vet. Opinioni i shqiptareve u be.

Ne sallat e kinemave kur shfaqen aktualitetet, shume here degjohen shume zera, perplasje kembesh dhe vershellima nga te gjitha anet. Okupatori me qeverine e Tiranes, ne mbeshtetje te ketyre ngjarjeve, detyrojne pronaret e kinemave qe gjate projektimit te filmave te mbahet nje drite e mjaftuarshme qe te lejohet mundesia per te kapur dhe zbuluar manifestuesit. Spektatoret me kete mase zbulojne nje menyre tjeter: qetesine e “vdekur”, ose dyke kenduar fletore dhe dyke u paraqitur pas “journal-it” te aktualiteteve te posaçme.

Okupatori i detyron pronaret e kinemave qe te projektohet “journal-i” i aktualiteteve ne mes te filmit kryesor. Megjith keto, opinioni ka qene e mundur qe te ndryshohej. Okupatori ndaloi filma te origjines amerikane dhe inglize. Shfaqeshin vetem filma gjermane e italjane, te kontrolluara prej nje komisioni te posaçem, te frymezuar prej qeveritareve te Tiranes, ndene censuren e okupatorit.

E pa dobishme eshte folja e gjate per shtypin. Atij te tradhtareve ne kryeqytet nuk i mungojne te hollat, por i mungojne kenduesit. Shtypi tjeter praktikisht nuk mund te jepte te reja te tjera perveçse atyre qe theshte okupatori: pra ato qe desheronte okupatori. I gjithe shtypi ka qene krejtesisht ndene urdhrat e qeverise kuislinge e te armikut.

Me gjithe kete propaganda te pa frenuar e me gjithe shkrimet e disa njerezve me emer, qe u perdoren per keshilla, gjithe qeveritaret kuislinga ankoheshin per indisiplinimin e shqiptareve.

Te gjitha masat e qeveritareve kuislinga kane qene me qellime prapavepruese, suspekte, te flakura prej opinionit, te perbuzura e te urrejtura.

Punetorija nuk ka besuar kurre ne politiken e ashtuquajtur sociale te disa predikuesve te shtypit qeveritar. Gjith keto predikime priten me nji indiference te pergjitheshme.

Disa shqiptare kane pandyer (e kane besuar si te vertete) lojen e dyfishte te krereve te qeverive te Tiranes, por te gjith keta krere kane qene vegla dhe qe te gjithe kane bere politiken e okupatorit.

Me deshtimin e disa qeveritareve, keta kuislinga kane tentuar per te gjetur mbeshtetje prane Levizjes s’one. Por ne nuk ua çelem dyert ketyre te verbuarve, te paarsyeshem, ketyre driteshkurteve, aventuriereve dhe veglave te okupatorit.

Me mos pranimin e ketyre tipeve, keta formojne levizje reakcionare dyke manifestuar haptazi tradhtine ndaj shqiptareve dhe sidomos atyre te qendreses. Nje numur i mire i ketyreve pesuan ate qe meritonin.

Shumeve prej tyre mund t’iu falesh gabimi po te ndiqnin rrugen e vertete patriotike, se sa te ngelnin emisare te fshehte dyke perfaqesuar “lojen me dy faqe”. Por keta nuk u kthyen nga e mbara dhe nuk mund te faleshin kurre, se kishin lyer me gjak duart e tyre dhe punonin haptazi me okupatorin.

Lufta vazhdon, besimi ne triumfin e fundit te aleateve afirmohet çdo dite. Qendresa madheshtore ruse kalon gjith parashikimet dhe galvanizon kurajot. Hyrja ne lufte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes salutohet prej nje entusiazme popullore qe nuk mund te pershkruhet.

Fushata triumfuese e Afrikes, me pas ne Siçili dhe Korsike, konsiderohet si nje premtim i shlirimit te arthshem. Pa fjale, shume here shpresat e medha e kalojne masen dhe me to edhe morali. Populli nuk mat perpjekjet e medha qe nevojiten te bejne Aleatet per te rifituar kohen e humbur, as edhe zorimet (veshtiresite) e medha qe i atribuohen gjendjes se ishullit te Bretanjes se Madhe dhe ne largimin e zonave te operacioneve, por prape besimi ne fitore nuk pushon se smadhuari paralelisht me dobsimin e qeverive te Tiranes. Keto qeveri nuk gezojne asndonji lloj autoriteti. Shumica e shqiptareve vazhdimisht sabotojne veprimtarine qeveritare.

Kur aviatore miq zbritne ne token shqiptare, ata qe rrojten e dine fare mire mikpritjen qe kane patur prane popullates qe ka bere gjithçka per sherbimin e nevojave te tyre. Nepermjet rrugeve mysterioze, keta aviator dal nga dale kane arrire ne vendet nga jane nisur me mision e qe andej kane mundur te kethehen perseri ne token aleate.

Varret e atyre qe kane lene jeten e tyre ne token t’one jane lulezuar prej shqipetareve, te cilet deshmojne keshtu ndjenjat e miqesise kundrejt shteteve te lira.

Shqiperia ka qene kunder qeverive te Tiranes sepse kto nuk ishin veçse vegla te okupatorit. Popullariteti i luftetareve per shlirimin kombetar smadhohej dit per dit. Qendresa, me pare e rezervuar dhe gjeloze e indipendences, u shkri krejt ne perpjekjen e shlirimit kombtar dyke i shkaktuar ne çdo menyre lufte te pa prere okupatorit.

Qeverite e Tiranes detyronin bashkepunimin, por shqiptaret nuk desheronin; u muaren masat e burgimit te patrioteve; kapeshin puntoret dhe i dorezoheshin okupatorit; mblidheshin ushqimet per te. Ne kete kohe radioja e Londres percaktonte vijat e pergjitheshme te veprimtaris se qendreses shqiptare dyke caktuar qellimet kryesore: me pare vazhdimi i luftes perbri aleateve deri ne fitore; me pas t’i lejohet fjala popullit shqiptar qe te zgjedhe ay vete formen e qeveris se vet.

Shume miq te Shqiperise iu kane drejtuar thirrje shqiptareve. Fjalet profetike te ketyre miqve merrnin dita-dites nje kuptim me te vertete. Symbolizonin per Shqiperine vullnetin per rimekembjen e nje Kombi sovran, zot te vetvehtes. Shume miq te Shqiperise, ne mbeshtetje te perpjekjeve te Rinise Shqiptare u angazhuan me nder per te restauruar pas fitores, lirine shqiptare; por tregonin qe Shqiperia per t’u bere e lire, duhet te luftoje, sepse liria fitohet dhe meritohet.

Levizja e jone e ka bere qendresen me elementa drejtues te dale nga gjiri i popullit, te gjithe trima e te vendosur dhe me veshtrime te qarta dhe te arsyeshme. Shume shqiptare nuk i njifnin, kurre nuk i kishin pare fotografit e tyre. Keta elementa te pa njohur ne fillim u bene permbledhesit e energjive shqiptare. U bene “flamuri”, “symboli”.

Mbeshtetesit e ketyre elementave te rinj nuk kane qene per miqesi ose shoqeri, por per ate qe ata shprehnin dhe e cila ka qene shume e arsyeshme. Ja edhe arsyeja pse te huajt, okupatori dhe armiqte qe ndodheshin ne Shqiperi, shikonin neper katundet me te humbura, si dhe nder lagjet me te mjeruara, shenjat propagandistike te Levizjes s’one.

Revoltimi i yne gjen raste qe te shprehet publikisht. Ne Juge u zhvilluan, me rastin e diteve te shenuara, manifestime kundershtuese. Me qindra polica nuk kane mundur te ndalonin popullin per te kenduar hymnin e Flamurit, per te penguar thirrjet: “poshte okupatori”, “poshte Fashizmi”, “poshte trathtaret”.

200 arrestime, 600 internime administrative dhe dergim per ne kampet e perqendrimit ne Itali.

Manifestime te medha popullore me rastin e kesaj dite te shenuar, permblodhen masa te jashtzakonshme populli. Kto i dhane popullit te Shqiperise ndergjegjen e fuqis se tij, dyke iu dhene nje grusht qeveritareve me anen e protestes popullore.

Shqiptaret e terhequr prej sukseseve te manifestimit parakaluan neper te gjith vendet kryesore me Flamurin ne krye, dyke kenduar edhe hymnin e tij, dyke nxjerre thirrje per Shqiperine, per Aleatet, per Mbretin, per Rinine, per Popullin; prapa kesaj mase populli, agjentet me revolvera, mitraloza dhe tankse, e me kete armatim, nuk guxonin te benin gje perveç keshillave per “qendrim te moderuar, per shkak te konsekuencave qe mund te rrjedhin”….

Ne shume vende u deponuan buqeta lulesh perpara monumenteve kombetare. Edhe nder ditet e fundit, sa do qe rreziqet kane qene shume te medha prej masave terroriste te policise dhe te okupatorit, manifestimet nuk jane rralluar.

28 Nentori 1943 u manifestua prej popullit dyke deponuar lule nder monumentat e deshmoreve t’ane, ne mauzoleumin e Nenes Mbretereshe; nder shume vende u pezulluan punimet nga puntoret. Flamurkat e vogla shperndaheshin neper gjitha anet. Policia ben shume arrestime, nga te cilat nje pjese e madhe u internua jashte Shqiperise.

Gjith keto gjeste kane patur dobite e tyre per te krijuar nje klime shume te pa pelqyer per okupatorin.

Levizja e jone pregatiti popullin e Shqiperise dhe e bindi se interesi i tij koincidonte me detyren e tij per te refuzuar poshtersite qe i propozoheshin. Ndaj populli jone ka dashur mposhtjen deri ne vdekje te Fashizmit.

Qe te gjithe shpresonin arritjen e ores se betejes se madhe. Organika ushtarake, me oficera te çdo arme, Rinija, plotesonin kuadrot e nevojshme.

Neper male dhe fusha patriotet zhvillonin instrukcione ushtarake, ushtroheshin ne perdorimin e armeve.

Naten, neper male, fusha, pyje, rojet kryenin detyrat e caktuara. Jetoheshe jeta e fushave, e maleve, e pyjeve, vllazrisht midis çdo lloji njerzish te çdo krahine dhe te çdo klase shoqerore. Kish disa pushke dhe disa mitraloza. Ne vend te mungeses se armeve moderne ishte kurajua, vullneti, enthusiazmi, ideali.

Pjestaret e Levizjes s’one, qe kalonin jeten neper male, kane patur nevoje per shume gjera: ushqime, mbulesa, mveshje, arme, vegla te ndryshme, vaj-benzine per kamjonat qe kishin kapur nga okupatori. Per te prokuruar gjith keto, filloi dale nga dale, pak nga pak, sulmimi mbi kolonat armike, per te siguruar kamjonet dhe permbajtjen e tyre.

Okupatori me bashkepuntoret e vet po pregatiteshe per nje spastrim me stil te madh. Çdo dite dhe çdo nate sabotimet nuk pushonin por shtoheshin dhe organizoheshin edhe me mire.

Gjendja e luftetareve t’ane ne dimer, neper male dhe neper pyje po beheshe shume e rende, prandaj ca me teper po shtoheshin aksionet; luftetaret ekspozoheshin edhe me teper dhe u bene shume te pa duruarshem per okupatorin.

U shkaktuan luftime te medha me nje armatim fare te varfer, me efektiva te pa mjaftuarshme, perballe nje kundershtari qe ishte i armatosur me te gjitha mjetet. Luftimet me te gjith te metat e medha, jane perballuar trimerisht nga shoket t’ane, qe shpresen nuk e humben, por luftuan gjith dimrin dhe prisnin veren per te luftuar haptazi perbri Aleateve qe gjithnje shpresoheshe se do te zbarkonin.

Madheri!

Aksioni i ushterise s’one pa uniforme dyke shkatrruar materialin e luftes, ushqimet, urat, nderlidhjet, ka shtuar pengesa, i ka humbur armikut njerez dhe e ka detyruar qe te mbaje trupa ne Shqiperi. Trupa te okupasionit, fuqi policije dhe agjenta te tjere, te gjitha keto qe pakesonin potencjalin per frontet e tjere.

Sabotazhet t’ona kane qene shume te goditura e plotesonin boshlleqet qe nuk mund te arriheshin nga operacionet e RAF-it (Flota ajrore mbreterore britanike), dhe te gjitha keto te arrira pa shume humbje prej skuadrave t’ona te posaçme.

Ushteria e Levizjes s’one do te mundte ne diten e zbarkimit qe priteshe kaqe fort, qe shpresoheshe kaqe shume, qe te loste nje rrol shume te dobishem, natyrisht sipas mases me te cilen aleatet da t’a besonin dhe sipas mundesis se ndihmave qe do t’i jepnin per te mare pjese ne luften e lirise.

Ne te Levizjes se Legalitetit çfare kemi kerkuar dhe pse kerkojme?

 Pas perpjekjeve t’ona te parreshtura, Levizja e jone degjohej vetem per luftrat qe bente dhe bën kunder okupatorit, dhe per sukseset qe kishte nder keto luftra; kundershtaret e saj shfrytzonin qendrimin t’one te pa bujshem dhe fshehurazi ushtronin nje propagande systematike ne disfavor te Levizjes s’one.

Veprimtaria e jone me sukseset e veta qe ka patur ne sheshet e betejavet qe kane hy ne historine Kombtare te Legalitetit, u njejtesuan me Levizjen e Lirise se Shqiperise. Sa do qe filloi kundershtimi i rrymave te ndryshme politike, ne u perpoqem per bashkim te plote te te gjitha tendencave politike per luftimin e okupatorit, dhe me 10 Shtatuer 1942 u be Mbledhja e Pezes, ku u thirren gjith nacionalistet dhe komunistat shqiptare.

Ne kete Mbledhje eksponenti i Levizjes s’one z. Abaz Kupi iu deklaroi haptazi delegateve te Mbledhjes se “jam bashkuar me ju me punue per te miren e Shqiperise e me luftue çdo okupator, por ne rast se do te formohen Partira, une jam mprojtesi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 39, jam me Mbretin Zog I”.

Pas kesaj Mbledhjeje u shfaq Organizata e Ballit Kombtar. Me rastin e shfaqjes së kesaj Organizate z. Abaz Kupi kerkoi delegateve te mblidheshin e te studionin Organizaten e Re.

Me 25 Qershuer 1943 u be Mbledhja e Labinotit, ku z. Abaz Kupi propozoi bashkimin me Ballin Kombtar; propozimi i z. Kupi u pa i arsyeshem dhe u vendos nje delegacion per bisedime dhe marreveshtje me Organizaten e Re te “Ballit Kombtar”. Takimi u be ne Tapize, ne te cilen u vendos per nje Mbledhje te Pergjitheshme ne Mukaj, per nje “Bashkim”.

***

Me 2 Gusht 1943 ne Mbledhjen e Mukajt u vendos dhe u shpall Bashkimi per Shpetimin e Shqiperise.

Pak me von u kuptua prej te gjitheve se vendimet e marruna unanimisht ne Mukaj nuk u respektuan dhe kjo shkaktoi keqsimin e relatave midis dy partirave: Nacional Shlirimtares dhe Ballit Kombtar.

Levizja e jone nuk kishte dale ende sheshit zyrtarisht si Organizate politike me vehte. Ajo punonte pa buje dhe pa reklame. Shume here namin e veprimeve te saja e merrnin te tjere; por e pame se kjo gjendje nuk mund te vazhdonte.

Orizonti shqiptar kishte filluar me u erresue. Balli Kombtar dhe Nacional Shlirimtareja i kishin ashperue punet. Dukeshe sheshit se do te qelloheshin. Vellavrasja me gjith te keqijat e saj ishte e pa evitueshme.

Bashkimi i Mukajt nuk pati sukses. Pjestaret e Levizjes s’one kerkonin me kembengulje marrjen e nje qendrimi te qarte e te caktuar. Kjo shkaktoi: 1) Leshimin e nje trakti te posaçem te z. Kupi, drejtuar me 19.XI.43 Keshillit Nacional Shlirimtar dhe; 2) Mbledhjen me 21.XI.43 ne Herraj te Kongresit Kombetar te Levizjes se Legalitetit.

Me qene se nuk ka patur mundesi, pas shume perpjekjeve per Bashkim Kombtar, ne mbeshtetje te kerkesave te delegatve te gjith krahinave te Atdheut t’one u drejtua deshira e gjith klasave te popullit per te marre vendime me rendesi, te imponueme prej rastevet te momentit kritik qe ishte dyke kaluar vendi.

Keshtu dolli ne shesh Organizata e Levizjes Kombetare te Legalitetit, e cila filloi te kete nje jete krejt indipendente, me nje program te caktuar me vehte. U zgjodhen drejtuesit, u organizuan komitetet krahinore, iu dha nje hov propagandes. Dolli organi i Legalitetit, fletoreja “Atdheu”.

Dalja ne shesh e Levizjes s’one me nje program te caktuar shkaktoi ne fillim, nga ana e drejtuesve te Organizatave te tjera, luften e shurdher, te nenedheshme. Me pas kjo lufte u shtua rreptesisht; por pse, sepse nuk jemi me ta, dhe sipas mendimit te tyre duheshe te shdukeshim.

Qendrimi i Levizjes s’one ka qene dhe eshte konforme me interesat kombtare. Levizja e jone lindjen e vet e ka me 7 Prill 1939. Ne kete date u lind Qendresa Shqiptare.

Kritikat kunder regjimit legal justifikuan zaptimin italjan. Nderi Kombtar kerkonte kthimin e regjimit te Legalitetit.

Na te Levizjes se Legalitetit nuk jemi lodhur se predikuari “Bashkimin e sinqerte”. Programi i yne ka kenaqur aspiratat e nacionalistave me te flakte: indipendence e plote e Atdheut, kerkimi i te drejtave t’ona etnike, kthimi i rregjimit legal.

Denuam vellavrasjen dhe treguam demet e pa numurta te saj. Nuk kemi qene kurre kunder partirave, kemi brohoritur ekzistencen e tyre dhe kemi menduar vetem se regjimi legal i Shqiperise u largua prej te huajit bashke me indipendencen e saj.

Mussolini kur zaptoi Shqiperine me anen e Guzzon-it, deklaroi se e shpetoi popullin t’one nga nje regjim i keq. Te thuash pra se regjimi i vendosur prej vete popullit shqiptar ka qene i keq, eshte baras si me justifikue vepren e fashisteve.

Jemi perpjekur per “nderin kombtar”, i cili kerkonte qe se bashku me lirine dhe indipendencen kombtare, te kethehet ne Shqiperi edhe regjimi i vendosur prej popullit shqiptar. Mandej mund te mendoheshe dhe te kerkoheshe ndryshimi i tij ne rast se keshtu do t’a pelqente shumica e Kombit.

Shpirti i Levizjes s’one lindi me 7 Prill 39. Se ate dite populli shqiptar tregoi se sa ish besnik i Atdheut dhe i Mbretit. Pjestaret e Levizjes s’one kane rezistuar dhe luftuar vazhdimisht kunder okupatorit. Rendesia e veprimeve te tyre kaloi kufijte e Shqiperise dhe u çmua si duhet nga Aleatet e Medhenj. Levizja ka deshmoret e vet, herojt e vet, ka shumicen e popullit shqiptar.

Organizata Nacional Shlirimtare nuk e ka luftuar okupatorin kaqe si kane vepruar kundershtaret e saj, dhe kete e ka bere vetem e vetem per te marre fuqine.

Parashikimet dhe njoftimet t’ona, te bera nder misjonaret perkates te vendeve aleate, u konfirmuan ne menyren me te bujeshme prej shume politikaneve te kombeve te ndryshem.

Gjendja e mjerueme ne Shqiperi eshte shkaktuar prej Nacional Shlirimtares Shqiptare. Organizata Nac.Shl. eshte shkaktare e vellavrasjes. Vellavrasja qe vazhdon ne Shqiperi e qe ka bere deme ne njerez dhe ne materiale eshte shume me teper nga sa ka bere armiku gjate okupasionit. Ne krye (ne fillim), dyke figuruar edhe z. Abaz Kupi ne kete Organizate, populli shqiptar ish afruar teper ne radhet e kesaj, por tash ka mbetur nje pakice, sepse populli kuptoi qe ajo Organizate nuk perpiqet per Atdheun e vet.

Per te forcuar njoftimet t’ona prane misjoneve qe kishin qene te akredituar prane Levizjes s’one dhe per te vene me mire ne dukje qellimet e komunisteve shqiptare qe fshihen ndene emrin “Nacional Shlirimtar”, kemi shkeputur disa pjese te nje qarkoreje sekrete te Qendres se Partise Komuniste Shqiptare, qe iu drejtonte organeve te saj neper qarqet. Instruksionet e saj zbulojne qellimet e luftes se Nacional Shlirimtares dhe e kemi botuar ne fletoren t’one numur 15.

Ne mbeshtetje te fjalimeve te zz. Churchill dhe Attlee, iu treguam rrugen e drejte shqipetarevet. Drejtori i organit te Legalitetit, per artikullin qe shkrojti ne “Atdheu”, kerkohet me skuadra te posaçme gjermane qe te kapet.

Levizja e jone mbeshtetet ne parimet politike, juridike dhe shoqerore te Kartes se Atlantikut.

Nga fundi i muajit Maj 1944, ne mbeshtetje te deklaratave te bera ne Dhomen e Komuneve prej z.Attlee mbi Organizatat e rezistences ne Shqiperi dhe kur z. Churchill nga tribuna e asaj Dhome u dha nje shuplake levizjeve Nacional Shlirimtare te Balkanit, ky qendrim zyrtar i burrave qe drejtojne politiken e Ingliterres nuk na eshte dukur aspak i çuditshem, sa do qe vete inglizet kane ndihmuar me arme dhe pare keto Levizje.

Ata vete i kane inkurajue; stacionet e tyre te radios i kane ngritur deri ne qiell deklaratat e z. Churchill kunder EAM-it grek dhe ato te z. Attlee. Nga keto fjalime dolli ne shesh se Bretanja e Madhe dhe Amerika bashkepunojne me te gjitha Organizatat e rezistences pa marre parasysh ngjyren e tyre, por denojne me ashpersi Organizatat, te cilat ndene masken e luftes se lirise bejne luften per pregatitjen e ndryshimeve politike, shoqnore dhe ekonomike ne kundershtim me parimet e Kartes se Atlantikut.

Levizjet Nacional Shlirimtare ne Ballkan filluan veprimtarin e tyre me nje program nacionalist, ku kerkohej te lirohej vendi prej pushtuesit dhe pastaj popujt te zgjithnin regjimet e tyre demokratike, sipas parimeve te Kartes se Atlantikut.

U konstatua se levizjet Nacional Shlirimtare te Ballkanit drejtoheshin prej te huajsh (ne Shqiperi: prej Dushanit dhe Miladinit, dy agjente te Titos), te inspiruar prej politikes se Moskes dhe perpiqeshin me fort per te pregatitur hedhjen ne dore te fuqise se Shtetit per te stabilizuar qeverira sovjeto-diktatoriale.

Keto qellime duallne plotesisht ne drite nga fakti se Nac. Shl. lane luften kunder okupatorit dhe filluan luften kunder organizatave te tjera, pa marre parasysh se edhe ato luftonin okupatorin, edhe ndoshta me mire se komunistet dhe ishin ne krah te Aleatve anglo-amerikane.

Levizja e jone qe ne fillimt te okupasionit luften e ka bere vetem kunder okupatorit dhe ne kete fushe ka korrur suksese te admiruarshme. Levizja e jone ka qene larguar nga provokimet qe shpinin vendin ne vellavrasje.

Asnje rast nuk eshte shfaqur qe çetat t’ona te kene vepruar kunder shqipetarevet dhe pasurise se tyre. Nacionalizmi i Levizjes s’one eshte i matur dhe larg dy ekstremeve. Çeshtjen e regjimit e ka lene ne radhe te dyte te programit te saj. Qellimi i yne kryesor ka qene shlirimi i Shqiperise. Realizimi i ketij qellimi do te sjelle kthimin e regjimit legal, i cili nuk ka qene rrezuar me ndonje akt kushtetues te dale nga populli shqiptar.

Ne kemi predikuar gjithnje se kur te vije koha e atmosferes se qete te lirise se fitueme dhe ne baze te ligjeve te Shtetit, populli mund te shprehet mbi regjimin qe deshiron, prandaj e deklarojme se programi dhe qendrimi efektiv i Levizjes Kombtare te Legalitetit kane nje mbeshtetje te forte ne parimet politike, juridike dhe shoqnore te Kartes se Atlantikut.

Pse kemi predikuar “Bashkimin Kombtar” te gjithe shqiptarevet rreth Levizjes Kombtare te Legalitetit?

Si popull i vogel qe jemi, duhet te pregatiteshim me kohe qe t’u benim balle rreziqevet qe mund te na vinin pas mbarimit te luftes dhe te bashkuar te siguronim mundesine me te forte per te mprojtur moralisht dhe materjalisht me mire te drejtat t’ona jetesore. Popullit shqiptar duheshe t’i lejoheshe qe te mendoheshe per te arthmen e vet dhe te merrte masat e nevojshme qe kerkonte mprojtja e interesave kombtare.

Pse mendojme se Flamuri me i pershtatshem ishte ay i yni?

Flamuri me i pershtatshem ndene te cilin mund te realizohet me me lehtesi dhe ne interesin e Atdheut “Bashkimi”, mendojme se eshte ay i Levizjes Kombtare te Legalitetit, sepse Levizja e jone ka qendruar gjithmone larg luftes se brendeshme vellavrasese dhe eshte treguar shume here gati per te nderhyre per nje pajtim ndermjet partivet ne lufte midis tyre.

Pozita e saj politike i lejon qe te mproje me mire interesat vitale te Atdheut. Gjendja e saj juridike e paraqit perpara gjith Botes si Perfaqesonjesen Legale te Shtetit Shqiptar. Drejtonjesit e saj jane ne pozite te flasin, brenda dhe jashte Shtetit, me autoritetin qe ua jep cilesia e nalte zyrtare qe kane patur perpara okupasionit italjan.

 Ç’kemi kerkuar?

 Kemi kerkuar a priori rikthimin e Shqiperise ne gjendjen e para dates 7 Prill 39. Pse? Sepse para asaj date Shqiperia e jone, me tere aparatin e nje Shteti sovran, ishte njohur de jure dhe de facto prej gjithe Botes.

Agresioni brutal i 7 Prillit 39, jo vetem nuk e ndrron ate gjendje nga pikpamja e se Drejtes Nderkombetare, por bile e fuqizon, sepse baza juridike e nje problemi te tille eshte doktrina “Statu quo ante”.

Dyke kerkuar rikthimin e legjitimitetit dhe te formes monarkike te regjimit te para 7 Prillit 1939, ne te Legalitetit nuk bejme gje tjeter veçse kerkojme ate qe na e paten njohur te gjithe. Me kete menyre, ne gjirin e Konferences se Paqes qe do te mblidhet, kur te mbaroje lufta, pozita e jone do te jete kaqe e forte sa armiqte tane nuk do te gjenin argumentin per te na luftuar.

Te vime tek çeshtja e Personit te Madherise Suaj!

Vendimi i Mbledhjes se 12 Prillit 1939, siç nuk e ndrron formen e Shtetit te shpallur me vendimin e Kuvendit Kushtetues te muajit Shtatuer 1928, ashtu nuk e ndrron aspak te drejten e Mbretit mbi Fronin e Shqiperise.

Madherija e Juaj u largua nga Atdheu per shkak te rrjedhimevet qe nuk mvareshin nga vullneti i Juaj, ose nga ay i popullit. Madheria e Juaj nuk abdikoi dhe per sa nuk abdikuat, bile ne çastin e largimit urdheruat qendrimin ne shenje proteste, nuk mund t’Ju mohohet e drejta pa u shkelur nderi i gjithe Kombit.

Mungesa e Juaj Madheri eshte ndjere prej te gjitheve!

Keto jane arsyet kryesore qe Levizja e jone po perpiqeshe per kethimin e regjimit legal te meparshem, perveç arsyeve kombtare dhe nderkombtare qe duhen marre parasysh ne rast se duam te miren e vendit t’one.

Provokimi Terrorist

Me daten 5 Korrik 1944 Organizata e jone u provokua me anen e zjarrmit me arme prej Organizates Nacional Shlirimtare. Ky provokim eshte nje nder krimet me te medhaja.

Prej dy javesh po shvillohet nje pregatitje nga ana e terroristvet me qellim per me sulmue krahinat e Shqiprise se Mesme e te Veriut.

Komandanti i Pergjithshem i Fuqive te Levizjes se Legalitetit, tue qene gati i sigurte se Nac. Shl. tue mendue perfundimet e keqija qe mund te kishte per fuqite e saj nje lufte e fillueme prej tyre pa shkak, per nevojat e Levizjes dhe sipas keshillave kishte qene largue.

Me 9 Korrik 1944 z.Kupi kethehet prej nje mbledhjeje qe kishte pas ne Lume dhe me 12 Korrik 44 filloi sulmimin per me mprojt zonat tona ne drejtimin Qafe e Shtame-Murrize. Fuqite kundershtare terhiqen. Me 26 Korrik 44 fuqite terroriste shpartallohen.

Bilanci i perleshjes eshte mbyllur me gjak, me te vrame e te plagosur, me rrenime; ketyre te keqijave iu duhet shtuar edhe forcimi i armiqsise.

Ne gjith vendet ku u shfaq gjurma e terroristavet, Nac. Shl. eshte perpjekur te hedhe faren e perçarjes ne radhet e forcavet kombtare dyke perdorur si arme terrorin, shpifjen dhe diskreditimin.

THIRRJE POPULLIT dhe gjith PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE

Me 26.VIII.44 z.Abaz Kupi leshon nje thirrje popullit dhe gjith partive Politike Shqiptare:

“Vllezer shqiptare! Shqiperia e jone e shtrenjte eshte e mbytur ne gjak e ne tmerr; e zhytur ne anarki, ne nje vellavrasje, ne nje katastrofe: Atdheu eshte ne rrezik. Ekzistenca e jone po peson tronditjen me te madhe te historise.

Ky rrezik nuk mund te largohet deri sa shqipetaret te perçare e te perndare nuk do te bashkohen te gjithe rreth nje qellimi te vetem: “Shpetimin e Shqiperise”.

Dramasiteti i gjendjes se sotme eshte i pa krahasuarshem me çdo tragjedi qe ka kaperxyer vendi i yne, dhe ky dramasitet po na trondit e eshte gati te permbyse e te shkretoje gjithe themelet e mbetur te germadhavet shqiptare.

Kesaj gjendje duhet t’i japim fund. Duhet te bashkohemi dhe zise e rrebeshit qe po peson vendi i yne t’i themi “ndal” dhe “mjaft me”. Le te lihen me nje ane pasioni, frika, simpathite e antipathite. Le te harrohen keto dhe t’i zgjatim doren njeri-tjetrit, sepse nje trupezim forcash te ketilla mund te siguroje shpetimin e Shqiperise dhe shpetimin nga shdukja e perjeteshme e popullit shqiptar.

Ideologjite, rrymat politike, antagonismat lokale, merite personale e pasionet politike duhet te menjanohen deri sa te kaperxejme greminen e rrezikut dhe deri sa te sigurohet shpetimi i Shqiperise.

Katundet qe digjen, shtepite qe shkatrrohen, rrugat e urat qe prishen nuk mund te ndreqen me te hollat e popujve te huaj, por me mundimet dhe djersen t’one.

Mesatarja e perditeshme midis te vrareve e te plagosurve ndermjet bijve te vendit t’one eshte e tmerrshme dhe kjo vellavrasje nuk ka kuptim. Perse derdhet ky gjak? Vetem per t’u shkatrruar. Bashkimin na e imponon interesi i Atdheut, sepse po te veprojme keshtu, jo vetem miqte t’ane, po edhe armiqte do t’i detyrojme qe te na nderojne me teper. Kjo eshte rruga e shpetimit dhe e lumterise, prandaj Zoti na ndihmofte dhe le te bashkohemi sa me pare qe te jet’e mundur, per me i pre hovin çdo rreziku qe mund te na vije.

Jemi ne vellavrasje. Po lufton shqiptari kunder shqiptarit. Ç’fatkeqesi. Plaget qe na i çelin armiqte, nuk na mjaftuan, por çelem dhe po çelim plage te reja.

Vrasjeve te kryeme prej armiqvet po iu shtojme vrasje qe po i bejme me doren t’one. Po rrenojme shtepira, po prishim katunde. Po smadhojme mjerimet e popullit t’one. Do te qajme te gjithe se bashku kur do te kuptojme se kjo grindje dhe vellavrasje nuk ka per t’i sjelle fitim as njeres ane, por vetem shkatrrimin e Atdheut. Mjerisht at’here do te jete vone.

Historia na tregon se çdo brezi te nje populli i takon te plotesoje ndonje detyre te rende kur i shfaqet rasti. Kete here kjo detyre na perket neve qe t’a plotesojme. Çdo moskuptim ose çdo mos marreveshtje e kundershtim ndermjet nesh mund t’a zgjidhim me urtesi, ne kohen e duhur, por ne kryemjen e kesaj barre duhet te jemi se bashku e t’i japim doren njeri-tjetrit me dashuri e me zemer te pastert.

Kam qene gjithmone i mendimit per nje bashkim te pergjithshem dhe per here kete mendim e kete perpjekje jam munduar t’a zbatoj dyke evituar brenda mundesive vellavrasjen e pa deshiruar dhe te denuar prej popullit shqiptar.

Jam me se i sigurte se te gjith shqiptaret me lot nder sy kerkojne kete bashkim te sinqerte te te gjitha Organizatavet politike te Shqiperise, per pajtimin e zemravet, per ndalimin e vellavrasjes sa te pergjakshme kaq dhe te demshme. Prandaj per hir te Atdheut i bej thirrje popullit shqiptar dhe gjith partive politike te Shqiperise qe te perpiqen qe te gjithe per t’i mrrijt nje bashkimi te pergjitheshem, sepse nevoja e momenteve teper kritike kete e urdheron dhe interesi i Atdheut kete imponon!”.

Me misjonin ingliz!

Me 8 Tetuer 44 takohemi me inglizet ne Velte dhe studiojme gjendjen e pergjitheshme.Inglizet na njoftojne se gjendja siç paraqitet, he per he nuk ka per te ndryshuar. Sbarkimet qe pandeheshe te beheshin nuk do te behen. Kerkesave qe u kemi bere me anen e telegrameve te pa numurta nuk na i jane pergjegjur deri tani, veç se ka ardhur nje urdher per Kolonelin MacLean qe te largohet.

Sikur edhe sbarkimi te behet, na thone inglizet, prape menyra politike inglize qe shvillohet ne Shqiperi nuk mund te ndryshohet.

Ndoshta per gjendjen momentale te nacionalizmit shqiptar jemi ne fajtore, por le t’ia leme kete pergjegjesi Ingilteres per kohen e arthme.

Sbarkim ne Shqiperi ne stil me rendesi ne nuk parashikojme dhe shenja te ketilla nuk kemi. Te gjitha keto, na thone inglizet, ju njoftohen per arsye se ju kini grumbulluar nje fuqi te konsideruarshme ne Preze dhe me fuqit e tjera qe dispononi ne rrethet e aferta, dyke u mbeshtetur edhe ne lajmet e zbarkimit, nuk duhet te merrni persiper nje veprimtari e cila ka per t’iu kushtuar shume.

Kam kerkuar edhe nje here ndihmen e inglizeve, por prape ka qene kot. At’here ne gjendjen e keqe qe ndodheshe nacionalizmi i yne, si i politikes inglize qe ka qene z.Kupi se bashku me gjith Levizjen deklaron se çdo ndermarrje qe ka bere Levizja dhe ay kane qene te mbeshtetura ne baze te keshillave dhe drejtimeve te misjonit ingliz, te cilat misjonaret e vertetojne dhe i thone z.Kupi qe te shpresoje gjithnje te miqesija e Bretanjes se Madhe.

Z.Kupi iu pergjegjet se edhe ay i konsideron miq dhe i thote kolonelit MacLean se se bashku me shoket e tij duhet te veperojne ne baze te urdherit qe kane marre e te kaloje neper rruget t’ona dhe per çdo nevoje qe do t’i paraqitet jam ne gjendje qe t’i prokuroj çdo gje qe i lypset, bile edhe fushe aeroplani mund t’i siguroj.

Kundrejt provokimeve te vazhduarshme nga ana e komunistave, misjoni ingliz na kishte porositur qe te benim zbrapsje mprojtese, sepse nga ana tjeter kishim zjarrmin e gjermaneve, te cilet i kundersulmonim.

Kerkojme te takohemi edhe nje here me z.MacLean sepse na u njoftuan sbarkimet aleate. Por vendet e sbarkimit ishin te panjohura.

Takimi duheshe te ishte i shpejte per te caktue veprimet sa me pare. Ne po mblidhnim fisheke dhe armatim dhe i shkruajtem Kolonelit qe te njoftonte Kuartjerin e tij te Pergjitheshem mbi veprimtarine qe ne kishim nder mend te kryenim per lehtesimin e sbarkimit.

U takuam me Kolonelin, biseduam dyke i treguar deshiren t’one per te ndihmuar zbarkimin e Aleateve dhe i thame se eshte ne interesin e te dy paleve qe Personi i Abaz Kupit se bashku me sa me pak njerez qe te jet’e mundur, te largohen prej Shqiperije.

Ata na thane se pasi te arrini ne Itali do te kujdesohemi per ju dhe do t’ju sigurojme qe te gjitha lehtesirat e duhura dhe llogaritni mbi ne ashtu siç kemi qene ne te mbeshtetur tek ju. Ne ju thame se deshira e jone eshte te takohemi me Mbretin t’one, dhe ata na thane se kane per te bere çmos qe te na plotesohet kjo deshire.

Me 31 Tetuer 44, naten ne oren 10 nisemi prej Bregut te Mates me nje barke fare te vogel per ne Itali.

Ishim gjashte veta: Abaz Kupi, Gaqo Gogo (Sekretar i Pergjithshem i Levizjes), dy djemte e z.Kupi dhe dy oficera kruetane, si roje trupi per z.Kupi.

Pas 18 ore udhetimi ne Adriatik, motori i barkes prishet dhe detyrohemi qe te qendrojme ne meshiren e ajrit per 7 dit dhe 7 net, pa ngrene e pa pire, deri sa na shpetoi rastesisht nje destroyer ingliz dhe na nxori ne Brindisi.

Se ketejmi lajmeruam Kuartjerin e Pergjitheshem te Barit, te cilet me nje here na terhoqen dhe na perqendruan ne nje vile afer katundit Rutigliano. Ketu ndenjem nje kohe te gjate ne pritje dita dites qe te niseshim per Londer, por me kot. Sipas deshires se shfaqun nga ana e jone preferuam qendrimin t’one ne Egjypt dhe kesaj deshire ia mrritem me dt. l Prill 45.

Pergjat qendrimit t’one ne Rutiglianon e Barit kemi shvilluar vetem veprimtarin e promemorjeve drejtuar z.z. Eden dhe Alexander. Nje leter se bashku me nje promemorje-kopje i drejtuam edhe Madherise Suaj.

(Reference: Kopje-Promemorje drejtuar Madherise Suaj.).

Financimi i Levizjes

Ky financim u ba me ndihma te vogla te tregetareve e te popullit dhe me mundesite materiale personale te z.Kupi.

Luftrat e Levizjes

Lufta midis z.Kupi me shoke dhe 2000 miliceve fashista.

Lufta e Matit.

Lufta e Liqenit te Germanit: shume te vrare.

Lufta e Zallit te Germanit: shume te vrare.

Rrethimi i Burrelit: 2000 shtepi te djegura.

Lufta e Shtames: 300 te vdekur, rober lufte, material lufte, etj..

Lufta e Gurres: humbje nga ana e armikut.

Lufta e Damit: humbje nga ana e armikut.

Lufta e Suçit: 200 te vrare e te plagosur.

Lufta e Krujes: 500 gjermane te vrare, shume rober dhe material te ndryshem, vazhduem tri dit e tri net.

Me disponimin edhe te nje fuqije te Levizjes s’one, z.Kol. MacLean me shoke ka kryer sabotime te ndryshme: Ura, (Ur’e Gjoles), dhe luftime ne breg te detit.

Z.Kupi personalisht, se bashku me Kol. MacLean kane shkatrruar vazhdimisht kolona ushtarake gjermane, te cilat i kane djeg, shkatrrue dhe vra.

Fuqia e Levizjes

Per hera eshte mbajt ne kambe nji force ushtarake deri ne 5.000 burra dhe ne disa raste kemi pas deri 10.000 burra. Ne disponim (dispozicion); kane qene 25.000 burra.

Sherbimi propagandistik

Nji vjet zgjati vazhdimisht dalja e e gazetes “Atdheu”, gjithsej 21 numura, cope 210.000; Trakte 250.000 cope. Ne 6 muaj 24 fjalime.Dy letra personale drejtuar Madheris Suaj; 1 leter drejtue z.Fan Noli; 1 leter drejtue z.Roosevelt; 1 leter drejtue z.Churchill.

Organizimi i Levizjes

Komiteti Oendruer – Sekretariati i Pergjitheshem – Shtabi i Pergjitheshem – Sherbimi Propagandistik dhe Shtypi – Rinia e Legalitetit – Seksioni i Ekonomatit dhe i Finances – Seksioni i Sanitetit.

Luftrat e Rinise se Legalitetit

Vorze – Shkall’ e Tujanit – Preze – Kruje.

Organizimi krahinuer i Levizjes.

Tirane – Shkoder – Diber – Peshkopi – Mat – Durres – Kavaje – Shijak – Kosove – Vlore – Berat – Sarande – Korçe.

Madheri,

po mbushen dhjete muaj qe ndodhemi jashte. Kemi dashur qe te takohemi me Madherine Tuaj.Largimi i yne nga Shqiperia nuk eshte shkaktuar nga dobesia por vetem nga gjendja nderkombtare, e cila nuk lejonte me ndonje menyre qe konflikti i yne te zgjidhet me anen e forces dhe per kete kemi qene te keshilluar nga Misjoni ushtarak Ingliz.

Levizja e jone e perseris, ka shvilluar gjithnje e vazhdimisht veprime luftarake dyke u mbeshtetur ne sbarkimin aleat. Pasi ky nuk u be, at’here ne marreveshtje me oficerat ingliz si kol. MacLean, Amery e Smiley, vendosem me u largue per t’iu shmang vellavrasjes, e cila do te ishte e demshme ne ate kohe dhe njikohesisht mund te shkaktonte interpretime te ndryshme nga ana kundershtare.

Me ne fund, Madheri, pasi do te largoheshim prej shokeve, Komiteti i Pergjitheshem i Forcave te Armatosura te Levizjes se Legalitetit u drejtoi 100 e ca krereve te çetave t’ona letren qe vijon:

“Shoke te dashur! Me ju qe kam luftuar qe prej momentit te pare qe kurse u sulmua ‘Toka e Jone e Shenjte’ prej armiqve fashiste, ne kemi qene ata qe kemi bere ç’mos per te shpetuar ‘Nderin Kombtar’ dhe jemi perpjekur ne gjendjen t’one me kritike, me gjith veshtiresit e medha qe jane paraqitur, per bashkim te pergjitheshem dhe bashkeveprim te te gjith shqipetarevet, pa dallim rryme dhe ideollogjije; jemi perpjekur per paqsimin dhe vllaznimin e shpirtrave, per te larguar luften civile dhe per te siguruar luften e perbashket per shporrjen e okupatorit prej tokes s’one te shenjte.

Sot, nder rrethanat qe ndodhemi, detyrohem te largohem, per te mos prekur politiken aleate dhe per t’iu shmangur gjakderdhjes vllazerore. Kete largim detyrohem t’a bej dyke iu lene per nje kohe te shkurter, shoke te mij te dashur dhe dyke ju porositur qe te qendroni besnike kundrejt gjith udhezimeve qe ju kam dhene kohe pas kohe, e gjat mungeses s’ime te rregullohi ne nje menyre jo ekspozuese dhe te prisni me durim ‘urdherin e dyte’.

Ne jemi ata qe kemi luftue dhe kemi bere betejat e Durresit, te Shtames, te Krujes, etj., dhe jam i sigurte se kemi per te fituar dhe ‘Betejen e Fundit’.

Zoti na ndihmofte! Rrofte Shqiperia; Rrofte Mbreti Zog I; Rrofshin Miqt e Shqiperise.”.

Abaz Kupi, 28 Tetuer 44. Bregu i Mates.

Madheri, edhe me largimin t’one Flamuri i Levizjes s’one vazhdon se valvituri neper malet dhe fushat e Shqiperise dhe eshte ne pritjen e Flamurtarit te vet!

Sekr. Pergj. Lev. Legalitetit                                                                                              Kryetari

Prof. Gaqo GOGO                                                                                                 Major Abaz KUPI

Kajro, me 2 gusht 1945

***

*E dergoi per Diellin:

Sulejman GJANA

 

Filed Under: Histori Tagged With: Abas Kupi, Mbreti Zog, OKLL, Sulejman Gjana

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT