Te Shtunen, me 7 Tetor 2017,dega e Federates Panshqiptare te Amerikes “Vatres” ne Queens, New York, organizoi ne Dagllaston takimin perkujtimor kushtuar Apostullit te Shqiptarizmes, Mithat Bej Frasheri. Ky ishte takimi I dyte perkujtimor ne kufijte kohore te nje jave, organizuar nga kjo dege e vatres, per te perkujtuar pervjetorin e vdekjes se Mithat Frasherit….
Takimi i pare u perkujtua me 3 tetor 2017, ne hotelin Lexinton, aty ku nderroi jete me 3 tetor 2017 Mithat Bej Brafheri.
Ne takimin e 7 tetorit 2017 te zhvilluar ne Dagllaston,mori pjese edhe sekretarja e Federates Panshqiptare te Amerikes zonja Nazo Veliu si dhe Shefi i Kabinetit te Kryetarit te Vatres zotit Dritan Mishto, dr. Pashko Camaj. Fillimisht ka pershendetur dhe ka mbajte fjalen e hapjes dr. Pashko Camaj qe foli ne emer te kryetarit z. Mishto per ta pershendetur kete perkujtimore. Pastaj, drejtori i Shkolles shqipe ne Astoria, z. Kristaq Papa informoi te pranishmit dhe foli per rendesine e shkolles shqipe ne komunitet dhe pastaj fjala i kaloi kryetarit te deges dr Skender Murtezani i cili theksoi dhe vleresoi figuren e Mithat Frasherit.
Takimi u karakterizua nga bashkebisedimi i te ardhureve te cilet kesaj radhe e kishin mbushur sallen, e cila ishte mbushur me portrete te Konices, Nolit dhe sigurisht qe edhe portreti i Mithat Frasherit. Organizatoret kishin marr masat per nje pritje te ngrohte duke vene ne dispozicion pije freskuese, kafe dhe embelsira te ndeyshme.