• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Akademi përkujtimore për Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradicën

February 23, 2017 by dgreca

Presidenti Thaçi: Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica nuk kursyen asgjë për mbrojtjen e popullit/2 akademi

-Komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ishin vrarë nga ushtria jugosllave më 21 shkurt 1945. Ata do të nderohen me urdhrin “Hero i Kombit” edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani/

1 Thaci

PRISHTINË, 23 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është organizuar Akademi Përkujtimore për 72 vjetorin e rënies së komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.

1 akademi2

Në këtë akademi të organizuar për nder të këtyre dy figurave historike, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova po kujton me nderimin më të lartë institucional komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, si dhe do t’i nderojë gjithmonë të gjitha figurat që dhanë kontribut për lirinë e saj.“Kanë kaluar tre çerekë shekulli që nga dita kur fundi i një Lufte Botërore po shënonte ngadhënjimin mbi të keqen në rrafshin global. Ngadhënjimi i botës demokratike mbi fashizmin dhe nazizmin ishte e arritur e madhe e njerëzimit. Përballë historisë, shqiptarët si komb, e themi me krenari dhe legjitimitet, ishin rreshtuar krahas popujve antifashistë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti shtoi se shqiptarët e Kosovës, të cilët mezi u kishin shpëtuar planeve dhe projekteve politikës serbe për shkombëtarizim dhe dëbim ndërmjet dy luftërave botërore, kishin shpresë se nga kjo radhitje do të realizonin të drejtën për vendosur vetë për fatin e tyre.Por, fatkeqësisht, sipas presidentit Thaçi, realiteti ishte më shumë se zhgënjyes.“Pavarësisht këtij orientimi, kreu jugosllav e kishte para programuar qëndrimin kundër shqiptarëve. Asnjë zotim nuk do të mbahej. Asnjë parim nuk do të zbatohej. Asnjë padrejtësi nuk do të korrigjohej. Më 8 shkurt 1945, kreu politik jugosllav e vuri nën masa të jashtëzakonshme Kosovën në të ashtuquajturin administrim ushtarak”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se “administrimi ushtarak” ishte një nga akt–dokumentet më antishqiptare që ka prodhuar politika e Beogradit.“Ky administrim i hapte rrugë terrorit, vrasjeve dhe likuidimeve të gjithë atyre që do ta pengonin ripushtimin e Kosovës edhe de facto edhe de jure. Përmes kësaj të drejte për të bërë krime, filluan likuidimet e personaliteteve me integritet kombëtar, vrasjet e krerëve të familjeve shqiptare, burgosjet, djegia e pasurisë dhe shkatërrimet sistematike”, theksoi ai.Përballë një realiteti të tillë, presidenti Thaçi tha se komandanti i shquar, Shaban Polluzha, ndonëse i shtyrë në moshë, mori vendimin e drejtë dhe me bashkëluftëtarët e tij vendosën që ta ndajnë fatin me popullin e tyre.“Shaban Polluzha kishte përvojë luftarake dhe përjetime jetësore nga më të ndryshmet. Që në rini kishte përjetuar pikëtakimin e kufijve të perandorisë austro-hungareze dhe mbretërisë bullgare në tokat e vendlindjes së tij. Kishte përjetuar burgosje dhe padrejtësi të pareshtura që i bëheshin familjes së tij dhe gjithë bashkëkombësve. Por, periudha më e rëndë, më e gjatë dhe gjithmonë e errët ishte ajo e sundimit të Serbisë, pavarësisht a ishte nën ombrellën e mbretërisë jugosllave, me emër të njërit ose tjetrit regjim”, u shpreh presidenti Thaçi.Kur doli hapur strategjia e ripushtimit të Kosovës në mbarim të luftës së Dytë Botërore, presidenti Thaçi tha se komandantit Shaban Polluzha iu bashkua edhe një luftëtar tjetër antikomunist, Mehmet Gradica.

“Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica u bënë një binom i rezistencës së parë, i kryengritjes së parë antikomuniste në Evropën Juglindore. Ishin dy personalitete të moshave të ndryshme. Por i bashkoi fati i njëjtë, radhitja nga ana e popullit të pambrojtur. Dhe për mbrojtjen e tij, ata nuk kursyen asgjë”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi theksoi se tri dukuri përcjellëse të historisë tragjike të Kosovës dolën në shesh edhe në fund të asaj lufte:

  1. Rezistenca e përhershme kundër sundimit të dhunshëm të Kosovës, pavarësisht kontekstit jo të favorshëm global;
  1. Amaneti i luftëtarit tradicional shqiptar për të mos i rënë trupi në duar të armikut, njëjtë si dikur Azem Galica;
  1. Qëndresa përballë artilerisë serbe në kullat shqiptare, njëjtë si më vonë Tahir Meha, Afrim Zhitia, Rexhep Mala dhe komandanti legjendar Adem Jashari.“Vetëdija historike e shqiptarëve të Kosovës, në kontekste të ndryshme, ka qenë udhërrëfyes i pagabueshëm për realizimin e synimit shekullor”, u shpreh presidenti Thaçi.Ai shtoi se në këtë rrugë kanë qenë dy linja që kanë mbajtur frymën e atdhedashurisë dhe të domosdoshmërisë për organizim çlirimtar.“Linja ushtarake, që nga Lidhja e Prizrenit, që nga kryengritjet kaçake të Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, deri tek rënia legjendare e komandantit Adem Jashari, si dhe linja politike, që nga rilindësit, që nga ideatori i pavarësisë së Shqipërisë, Hasan Prishtina, deri te simboli i pathyeshëm rezistencës Adem Demaçi. Këto dy linja si asnjëherë më parë u sintetizuan në projektin politiko-ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi.Brenda kontekstit të ri historik, presidenti Thaçi shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e vlerësuar si guerilja më e suksesshme e shekullit njëzet, arriti ta realizojë ëndrrën e shumë e shumë gjeneratave, çlirimin e Kosovës.“Kjo e arritur nuk do të bëhej pa vizionin politik, pa bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar, pa përkrahjen e botës demokratike, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa shtetet e BE-së dhe mbështetjen e NATO-s”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi theksoi se një prej vlerave themelore të shtetit tonë të ri është mbrojtja institucionale e kategorive të dala nga lufta, e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmoreve.Sado e dëmtuar nga plagët e së kaluarës, duke mos e harruar të shkuarën, presidenti Thaçi tha se Kosova e ka të qartë orientimin e saj drejt së ardhmes si vend paqësor me fqinjët dhe rajonin, me orientim të pashmangshëm drejt vlerave euroatlantike dhe me synim të qartë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.“Kosova si vend i lirë dhe demokratik është e gatshme të reflektojë vlera universale të paqes, humanizmit dhe pajtimit”, u shpreh presidenti Thaçi.Komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ishin vrarë nga ushtria jugosllave më 21 shkurt 1945.Ata do të nderohen me urdhrin “Hero i Kombit” edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Akademi Perkujtimore, dhe Mehmet Gradicën, për Shaban Polluzha

Artikujt e fundit

  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl
  • VATRA PROMOVOI “DIKTATI I ADM NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”, BOTIM I GJENERAL ASLLAN BUSHATIT MBI ARMËT BËRTHAMORE DHE SIGURINË KOMBËTARE
  • Biseda me Mjeshtrin e Fotografisë Roland Tasho
  • Deputeti i Parlamentit të Kosovës Prof. Besnik Tahiri mbajti fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
  • ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE ROLI I DIPLOMACISË NDËRKOMBËTARE NË PROCESIN E ÇLIRIMIT TË SAJ
  • ZËRI DHE FJALA MAGJIKE…
  • Nderim 179 vjetorit të lindjes dhe 104 vjetorit të vdekjes së Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemal Vlora
  • Përse akoma në vend numëro?!
  • Njё arap Vlore qё quhet Otello
  • JU MIRËPRESIM SONTE TE VATRA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT