• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMANETI PËR TU VARROSUR NË VËNDLINDJE VLERË KOMBËTARE

March 24, 2018 by dgreca

1 Nik Gjon IvanajNGA Gani Vila/

DREJTOR I ALBTVUSA-s/1 Kol dhe Mark

 Ishte Korriku i vitit 2009 një muaj që do të kujtohet gjatë në memorien e malësorëve si muaji më i begatë pasi klima këtë vit u tregua shumë bujare. Megjithëse ishte kulmi i verës gjelberimi mbizotëronte në fushat rreth Tuzit dhe në kodrat e malet e Malësisë sikur të ishte pranverë. NIKA-GJONI-IVANAJ-ME-BASHKESHORTEN-E-TIJ

Lumi Cem,si rallë në jetë, ishte plot ujë e i jepte natyrës freski të cilën e shijonin frekuentuesit e shumtë të plazhit. Edhe për ekipin e ALBTVUSA-së ,që në këtë verë  filloi ciklin  “ Malësia e Madhe Pëllëmbë e Thesar “,kjo klimë na ndihmoi në realizimin me kualitet të emisioneve të cilat unë i drejtoja.Në Malësi, ne stafi i ALBTVUSA-sës ,patëm mbeshtetjen dhe ndihmën e pakursyer intelektuale dhe materiale të fretërve  të “Kishës së Shën Ndout” të Tuzit, Pater Pashko Gojcaj, si e quaj une “ Urata ”  i cili vazhdon për shumë vite të kryej edhe detyrën e  zv/Ipeshkëvit të Ipeshkëvisë së Tivarit si dhe të Patër Mirash Morinës, një prift nga zona e Mbishkodrës ,shumë punëtor,i sjellshëm e i komunikueshëm që shquhej ndër të tjera për  inteligjencën dhe punën e vazhdueshme intelektuale të tij.VELLEZERIT-NIK-DHE-KOLE-IVANAJSot ai është famullitari i kishës më të shenjtë në Shqipëri,asaj të Lacit.Këta dy meshtarë të palodhur,na krijuan mundësinë që ne të takonim sa më shumë banorë të këtyre zonave,të moshuar e të rinj,pleq shekullorë e fëmijë,institucione e individë që ishin pjesë e arterieve të jetës së Malësisë.Ata na  mundësuan të shkelnim cdo pëllëmbë me këmbët tona, të shikonim e të shijonim me sy bukuritë natyrore që na servirte e bukura,e madhërishmja,bujarja e trimëresha Malësi.Të filmonim cdo pellëmbë toke shqiptare të kësaj zone të banuar apo edhe  të braktisur nga shqiptarët nën Mal të Zi.Ekipi i ALBTVUSA-sës që unë drejtoja në këto emisione u mirëprit dhe u  respektua nga të gjithe malësorët e kësaj treve.Kështu së bashku vit pas viti ne kemi realizuar mbi 600 emisione kushtuar totalisht vlerave dhe interesave aktuale e prespektive të kësaj treve vëllazërore të harruar.Një ditë të këtij muaji në Kishën e “Shën Ndout”ne Tuz, unë rastësisht takova bashkëatedhetarin tonë Nikë Ivanaj me të cilin jetonim dhe bashkëpunonim së bashku në Michigan.Kishte ardhur si zakonisht me pushime.Mbasi u përshëndetëm e pyes Nikën se ku flinte.Ai natyrshëm mu pergjigj;-në shtepinë time.Une e pyeta në se ishte fjala për shtëpinë e re që kishte ndërtuar në Omerbozhaj .Po- më tha Nika.

-Po, – i them unë, po ajo është shtepia ime. Nika pa u menduar fare më thotë merre, ja ku i ke celësat dhe zgjati dorën duke më thënë se është shtepia juaj.Një veprim fisnik ky që do ta bëntë cdo malësor.E falenderova Nikën për bujarinë që tregoi,por se mbajta dot të qeshurën dhe  i tregova historinë se para disa ditëve,kur unë shkova për filmime në fshatin Omerbozhaj,vajtëm në shtëpinë tij, ishte drekë, vapë e madhe, të shurdhonin gjinkallat me meloditë e tyre.Hapëm portën e madhe të oborrit prej hekuri të punuar bukur që rreshqiti lehtë mbi shinat e saj.Makinën e lamë jashtë dhe vetë hymë brenda.Ishte një shtepi e ngritur në truallin Ivanaj e madhe me dy kate,e bukur,ndërtuar me hijeshi ku madhështia e saj na mbylli gojën dhe keshtu nuk thirrëm si sic ndodh zakonisht në fshat: -o i zoti shtëpisë por vec i ramë ziles. Pas pak na doli një burrë dy metro i gjatë u përshëndetëm dhe i thashë se  Nika më ka thënë për të jetuar në këtë shtëpi “.Qiraxhiu na tha se nuk ju njoh fare dhe menjë herë mbylli derën dhe e kyci nga brenda.Agim Blloshmi që ishte kameramani ynë në këtë projekt me tha: Bo bo cfarë na bere o shef, leri shakatë se si e beri  ky qind për qind nuk është nga Malësia,tani na le dhe pa ujë dhe kështu ndodhi,plasëm vape filmuam por ujë nuk pimë.Nika qeshi me të madhe dhe na ftoi për të kaluar pak kohë së bashku.Në bisedë i thamë se na duhet të shkojmë për filmime në majën më të lartë mbi bjeshkët e Trieshit,në Koshticë.Nika nuk u mendua dhe as nuk e diskutoi fare, por menjëherë tha se jam dakord e kështu e lame, shkuam te nesërmen në Koshticë.U nisëm që në mëngjez dhe ne Koritë ne Bjeshkët e Malësië mbritem herët.Koha ishte me shi, mjergulla s’te linte të shikoje as 10 metro,makinat e kishin të veshtirë të leviznin pasi rruga për në Koshticë nuk lejonte veturat e ulta.Nika e vlerësoi shumë misionin tonë dhe më tha të prisnim këtu se ai do të gjente një xhip që të ngjitet në Koshticë.Kështu ndodhi. Kaluam fushën e Koritës,filluam të ngjitnim rrugën malore për në Koshtice.Mbasi bëmë  10-15 minuta udhëtim me makinë dhe në një lartësi që kishte sheshpamje ndaluam,por cfarë të shikoje; një mbrekulli të vërtetë të cilën e kuptojnë vetëm ata që e kanë përjetuar.Mjegullën dhe shiun e imët  ne i kishim lënë poshtë.Pamja e Koritës e mbuluar me mjegull,dukeshe si një liqen pa fund,një pamje magjike të cilën vetem dora e Zotit di ta krijojë.Ne ndodheshim mbi re sic ndodh gjithmonë  kur udhëtojmë me avion.Pasi ecëm dhe pak e lamë makinën dhe filluam filmimet.Nga maja e Koshticës Nika na orientoi se ku ndodheshim dhe filloi të na tregonte trevat shqiptare nga të katër anët që dukeshin si në pëllëmbë të dores.Nika ishte i entusiasmuar e i kënaqur, por dhe i cuditur  nga prezenca e ekipit tonë në këtë majë mali.Shpjegimet e tij për atë trevë më tingëllojnë në vesh edhe sot e kësaj dite .Fliste me pasion, ngadalë,rrjedhshëm,qartë,me një kronollogji përshkrimi sikur të ishte në një orë leksioni akademik.Me krahun e tij të shtrirë drejt pamjeve që na tregonte,dukeshe sikur objektet për të cilat fliste na i afronte në pëllëmbë të dorës.Gimi,si një mjeshtër i rrallë,filmonte, por mbante edhe shënime.Duke ndjekur folsin me vemendje,në një moment fshehurazi më tregon me  gisht sytë e Nikës,pasi kur erdhi koha që po fliste për kufijtë e sotme shqiptare u përlot,fytyra i ndryshoi pamjen,zerit i iku ëmbëlsia dhe ritmi i të folurit.Në sytë e tij ne tashmë lexonim lehtë keqardhjen dhe dhimbjen shpirtërore të cilat Nika nuk i fshihte dot më para nesh.Për ta kaluar këtë situatë emocionale,i them:-E Nik ,e shoh se  fryn pak erë dhe sytë po të lotojnë.Atëherë ai qëndroi dhe na tha:-E shikoni se cfar na kanë bërë të huajt në kufijtë dhe tokat tona?Ne nuk folëm por Nika vazhdoi duke na thëne: …edhe atë pak tokë që na e lanë trashëgim  të parët tanë, ne ikëm dhe i lamë si mos më keq.

E kisha takuar shumë herë Nikën në Detroit, kishim biseduar për shumë fusha e probleme të ndryshme e vecanërisht për Malësinë.E respektoja Nikën shumë dhe nuk me dhimbeshe koha që harxhoja me të pasi ai ishte inteligjent lexonte cdo ditë ishte shumë i sjellshëm shume i edukuar dhe tolerant në biseda dhe komunikim.Ai asnjëherë nuk të lëndonte me fjalë,ishte një burrë tradicional, babaxhan, me traditë,por edhe bashkëkohor dhe modern në jetën e përditshme.Edhe mesazhin e keqardhjes apo të mosdakortësisë që ai kishte me të tjerët ua përcillte me buzëqeshje.Të gjitha këto përshtypje  e konsiderata i kam krijuar për Nikën gjatë bisedave që kishim bërë së bashku në Amerikën e largët,por kur u gjendëm të dy në tokën tonë shqiptare, në majë të Koshticës, nga sjellja dhe fjalët e tij une u preka pa mase dhe pata fatin aty t’ia njoh më mirë botën e brendshme ku arsyeja fliste vetë, ku ndergjegjia kombëtare ishte e pastër si vetë ajri asaj bjeshke.Me siguri që ky do të jetë një nga emisionet më të vecanta dhe më prekëse të ciklit” Malësia e Madhe Pëllëmbë e Thesar” që unë kam bërë në Malësi,pasi përshkrimi që bëra më sipër tregon se ndjenja e dashurisë për atdheun është e brendshme dhe e shenjtë .Ajo ruhet në zemrat e cdo shqiptari në shpirtin e njerësve të thjeshtë pa kufi e mase e natyrshem shfaqet në jetë.Kështu ndodhi edhe me Nikën.Edhe i vdekur ai i shërben atdheut të tij.Vorrosja në vëndlindje nuk duhet parë thjesht si një amanet,por duhet kuptuar dhe shjeguar thelbi i këtij akti,jo vetëm se amaneti është një veprim hyjnor si porosi dhe besë e lënë por e rëndësishme është vlera,është thelbi i ketij amaneti për familjen,shoqërinë dhe në vecanti për bashkëatdhetarët e tij në emigracion.

E pikërisht ndër të tjera ky amanet i lenë i Nikë Gjoni Ivanajt që i kalon përmasat e interesave familjare më detyroi mua të ulem dhe të shkruaj me respekt duke nxjerrë në pah atë që unë zbulova tek ky malësor i thjesht por plot vlera.

Origjina e familjes së Nikës është nga Mali i Kojës së Malësisë. Ai është nipi i Dokë GJoni Ivanaj të hershëm në këto treva. Për një jetë më të mire, para Luftës së Dytë Botërore, familja Ivanaj shpërngulet nga Koja dhe vendoset me banim në fshatin Omerbozhaj që ishte në fushë dhe më afër qyteteve të Potgoricës dhe Tuzit. Babai i Nikës Gjoni Doke Ivanaj vazhdoi traditën e të parëve të tyre duke siguruar të ardhurat për jetesë dhe zhvillim nëpërmjet punës në bujqësi dhe blegtori. Gjoni Dokë Ivanaj ishte i martuar me Lule Kolë Duli Palushaj nga Bekajt e Trieshit por edhe familja e saj prej shumë vitesh është larguar për të jetuar në Guci. Gjon e Lule Ivanaj kanë lindur dhe rritur gjashtë fëmijë tre djem; Nua,Nika dhe Kola dhe tre vajza; Gjysten,Katerinë dhe Mari.Të gjithë në vite e rrethana të ndryshme  emigruan në SHtete e Bashkuara të Amerikës me përjashtim të motrës Mari e cila është martuar dhe për fat të mire jeton në qëndrën e Hotit të mocëm, në Traboin.Vëllezërit Ivanaj unë i kam takuar për herë të parë në Michigan.Fillimisht u njoha me Nuan dhe më pas me dy vellezërit e tjerë Nikën dhe Kolën që ishin të tre vellezër të mbrekullueshëm,sic thotë një shprehje popullore,më i mirë njëri se tjetëri.Të gjithë i kishim zili kur ata në cdo aktivitet të komunitetit apo raste familjare dhe shoqërore binin në sy menjëhere jo vetëm se rrinin të tre së bashku, por shquheshin edhe nga veshja dhe sjelljet e kulturuara te tyre.

Eshtë shumë pozitiv fakti se të tre vëllezërit Ivanaj janë orientuar shumë shpejt në jetën demokratike amrikane e cila i ka ndihmuar për të hapur dhe patur suksese në bizneset e tyre. Vellezërit Ivanaj sic i therrasim ne në komunitet janë një shëmbull shume i mirë për të gjithë bashkëatdhetarët tanë kudo që jetojnë dhe punojnë në emigracion pasi krahas angazhimeve dhe sukseseve në bizneset e tyre private janë aktivë edhe në jetën e komunitetit shqiptar duke dhënë ndihmesën e tyre të vazhdueshme intelektuale dhe ekonomike kudo dhe kurdoherë kur ka qëne e nevojshme.

Nua që është edhe vëllai i madh i tyre,fillimisht hyri në biznes me restorante, pastaj kaloi në  Real Estate si agjent dhe më pas hapi zyrën e vet Broker ku vazhdon të punojë aktualisht.Nua prej shumë vitesh është Kryetari i Lidhjes Intelektuale të Michiganit.Eshte i martuar me Vitoren nga Kosova dhe kanë dy femijë të mbrekullueshëm;Kristianin dhe Gjozefin,dy djem dhe studentë të suksesshëm.Vëllai i vogël Kola që ka ardhur i pari nga vëllezërit në Michigan,e kishte filluar biznesin e vet që herët në Malësi,por këtu në Amerikë,mbasi kaloi vështirësitë e para,bleu një restoran punoi forte dhe pati sukses në këtë fushë dhe shumë shpejt për disa vite e shumëfishoi biznesin duke u bërë pronar i pesë restoranteve.Por ënderra e tij ishte diku tjetër dhe kjo ndodhi shumë shpejtë.Mbasi i shiti të gjitha restorantet Kola ju kushtua tregetisë së materialeve të ndërtimit,vecanërisht paisjeve dhe ndërtimeve me mobileri dhe veshje nga brenda të shtëpive me materiale të importuara nga shumë vende të botës.Duhet theksuar se biznesi i tij nga viti në vit ka arritur suksese të mëdha.Kola, së bashku me partenerin e tij Majk Lekocaj i lindur ne Michigan me prejardhje nga Trieshi i  Malesise e që flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe ruan traditat e të parëve te tij,kanë një meritë të madhe dhe janë pjesë e padiskutueshme e krenarisë së shqiptarëve të Amerikës,pasi biznesi i tyre “Nikos Hart wood” është padiskutim fabrika me e madhe në shtetin e Michiganit në këtë fushë.Si banor i parë që erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kola ka pritur dhe ndihmuar shumë bashkëatdhetarë që kanë ardhur pas tij në Michigan.Kështu ai ka pritur dhe i ka orientuar edhe dy vëllezërit e tij kur erdhën në fillim.Si vëllai i vogel që është, por edhe sipas traditës ai së bashku me bashkëshorten e tij Tereza e lindur në Camaj të Hotit u kujdesën dhe e pleqëruan mbrekullisht nënën e tyre,Lulen e cila para 3 vjetësh u largua nga kjo jetë duke shijuar të gjitha shërbimet dhe rehatinë e nevojshme që i dhanë fëmijët.Kola ka dy djem Djali i madh Antoni është i martuar me Elizabetën e lindur në Gjonaj të Hotit të cilët kanë një djalë të quajtur Domenik.Kurse djali tjetër i vogëli i Kolës,Alberti është beqar.Të dy djemtë janë të shkolluar,të edukuar,të sjellshëm dhe shumë puntorë.Që të dy janë të arzhonuar në biznesin e familjes së tyre.Duhet theksuar dhe falenderuar se Kola është një aktivist dhe donator i rëndësishëm në të gjitha evenimentet e jetës së komunitetit shqiptar të Michiganit dhe në vendlindje.

Nika është vëllai i dytë i vëllezërve Ivanaj ka lindur më 6 Janar 1960 në fshatin Omerbozhaj.Shkollën fillore dhe 8-vjecare ai e ka kryer përkatësishtë në fshatin Dinoshë dhe në qytetin e Tuzit kurse të mesmen në qytetin e Podgoricës. Në vitin 1981 vëllezërit Ivanaj pësuan një nga tronditjet më të madha të jetës, pa pritur babai i tyre Gjoni,ndërroi jetë.Nikës i ra barra më e madhe e shtëpisë pasi vëllai i madh i tyre,Nuja ishte me studime në fakultetin e drejtësisë.Nika ka filluar të punojë si cdo fëmijë tjetër në atë kohë,por tani me humbjen e babait detyrimet për të punuar iu shtuan më shumë.Në bisedat e lira që unë kam bërë me Nikën para shumë viteve më tregonte se vdekja e babait nuk ju solli vetëm dhimbje dhe tronditje shpirtërore,por edhe vështirësi ekonomike për familjen pasi ishin shumë femijë në moshë të vogël.Mbas humbjes së babait ,tregon ai,të gjithë ne femijët sipas traditës malësore dhe të familjes,Nuen e kemi respektuar dhe e kemi konsideruar si babain tonë.Të gjitha të ardhurat që unë fitoja në fund të muajit ja dorzoja Nues jo vetëm se ishte vellai më i madh,por kishte nevojë edhe për shkollimin e tij.Sa herë që ka rënë fjala për këto veprime,vëllai i tij Nuja nuk vlerëson vetëm ndihmën ekonomike që Nika i ka dhënë familjes dhe vecanërisht atij në përballimin e shpenzimeve shkollore,por flet me krenari,kënaqësi dhe mburrje edhe për formimin e burrërimin e parakohshëm të Nikës duke ruajtur e trashëguar vlerat më të mira tradicionale malësore.

Në kohën e komunizmit Nika ka qënë sekretar i rinisë së fshatit ndaj ashkatdhetarët malësorë e donin dhe e respektonin pa masë sepse ai ishte shumë inteligjent i pa lodhur në punë korrekt dhe i saktë i ndershëm dhe besnik bujar dhe besimtar një orator i lindur i respektuar kudo në punë dhe në shoqëri. Ishte tolerant i sjellshëm e shquhej për ruajtjen dhe forcimin e mardhënjeve ndërfamiljare e fisnore.

Në vitin 1982 ai martohet me Tonen bijë nga fisi Gashaj i Trieshit.Së bashku në Omerbozhaj të Malësisë lindën dhe rritën katër femije dy djem; Gjokën dhe Robertin dhe dy vajzat; Magdalenën dhe Robertën.Nika para se të emigronte krahas atyre pak bagëtive që kishte dhe administrimit të tokave bujqësore punonte shofer në kompaninë” RumiaTrans komp.” në Mal të Zi.

Megjithëse kishte një familje të madhe ai jetonte por pas viteve 1990 gjërat ndryshuan shumë. Në kohën e pruralizmit Nika ishte shumë aktiv. Gjithmonë e conte zërin për të drejtat e shqiptarëve, sidomos kundër asimilimit të popullsisë shqiptare dhe uzurpimit të tokave nga shteti Malazez dhe popullsia me kombësi boshnjake, sic janë ndër të tjera edhe tokat në Karabushkopole.Qysh para viteve 2001, sa herë që janë bërë aktivitete kundër asimilimit të shqiptarëve në Malesi,Nika ka marrë pjesë në këto mbledhje dhe ka kritikuar hapur  qëndrimet nihiliste të ish politikanit dhe ministrit të atyre kohërave,Ferhat Dinoshës.Për realizimin e këtij shkrimi më është dashur të shikoja edhe materialet arkivore në ALBTVUSA si vidio dhe emisione që kemi bërë me Nikën gjatë këtyre viteve bashkepunimi në mëgrim.Konkretisht këto video i përkasin periudhës së viteve 2001- 2010,vite të cilat ishin plot aktivitete dhe punë intensive patriotike të malesorëve kryesishts që jetonin nën Mal të Zi, të cilët kërkonin të drejtat e tyre dhe vecanërisht statusin e pavarur të Komunës së Tuzit.Në këto protesta dhe takime të mbajtura në “Kishën e Shën Palit”, Nik Ivanaj përsëri ka kritikuar dhe demaskuar hapur padrejtësitë që Mali i Zi ju bën shqiptarëve për t’i cuar ata drejt asimilimit.Në këto takime Nika ka kritikuar rreptë e vazhdimisht që nga Michigani edhe partitë politike shqiptare dhe vecanërisht kryetarët e këtyre partive,sidomos Ferhat Dinoshën,duke i akuzuar ata për punë anti shqiptare. Nika ka qenë një bashkëshort prind xhaxha daje një kushëri një shok një banor i asaj zone dhe një shqiptar shumë i ndershëm që ka luftuar gjithmonë padrejtësitë ndaj ka qenë i nderuar dhe i respektuar në Malësi.Gjithmonë,kur ka  marrë pjesë në këshillin e prindërve të shkollës së Dinoshës ai ka kritikuar politikën e Malit të Zi për programet shkollore të nxënësve shqiptarë ,pasi literaturat e përdorura kanë qënë të cunguara e me shumë mangësi serioze.

Rrethanat për t’ju bashkuar familjes së madhe Ivanaj dhe për një jetë më të mirë të femijëve e detyruan Nikën që në vitin 2001 të emigronte së bashku me familjen e tij në Amerikë.Eksperienca e tij në jetë,por edhe mbeshtetja e dy vellezërve,nga Nuja dhe Kola,ia bënë më të lehtë filimin e jetës këtu në Michigan.Ndonse emigrant i ri,ai arriti të punoje dhe të krijojë me ndershemeri një jetë shumë të mirë.Ishte pronari i dy bizniseve: “Family Auto clinic” dhe me vonë “Family Towing Co”.Gjatë kohës që punonte në bizneset e tij,unë kam patur rastin ta takoj disa herë dhe të bashkëpunojmë së bashku.Në biseda vazhdimisht Nika më thoshte mua se kam dëshirë që ne shqiptarët të punojmë së bashku,t’i japim biznes njeri – tjetrit sikur të jemi një familje.E vleresoja shumë formimin dhe vullnetin e tij për të bashkëpunuar si komb njeri me tjetrin.Kishte dëshirë të madhe që t’ju shërbente dhe të bashkëpunonte me shqiptarët,ndaj një ditë me thirri në telefon dhe me tha:- Eja të bëjmë reklamën për të bashkëpunuar me komunitetin shqiptar.Ishte shumë kritik për ata që shpreheshin se “nuk punohet me shqiptarët”.Në punë si Nika dhe puntorët e tij kanë qënë shumë profesionalë.Une e kam provuar vetë ketë pasi kam qenë disa herë klient i ketij biznesi.Nika dhe biznesi i tij u bë i njohur shumë shpejt në komunitetin shqiptar.Një ditë nga qyteti  Taylor I Michiganit më merr në telefon një miku im që e takoja vazhdimisht në Teqenë e Baba Rexhebit xha Xhelua emigrant i vjetër i ardhur nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe me thotë se nuk kam porosi për këngë ( xha  Xhelua kishte lindur në Prespë,por ishte nga Kolonja me origjinë dhe ai shpesh na kërkonte që ne si ALBTVUSA të trasmetonim këngë kolonjare e unë asnjëhere nuk ia prishja dëshirën) por të lutem më ndihmo të më japesh numurin e atij shqiptarit që rregullon makinat. Unë e pyes për cilin e keni fjalën pasi kemi disa që bëjnë këto punë dhe ai menjëherë me thotë: ….po për atë mekanikun more Gani ku “  makinat  hyjnë plaka dhe dalin nuse  “  .Ha ha ha sa kam qeshur. Që ate ditë dhe gjithë jetën nuk e harroj kurrë këtë batutë që gazetari i mirënjohur i ALBTVUSA-së ,Rafael Floqi ,si një mjeshtër i reklamave, i kishte përshtatur “Family Auto clinic”, biznesit të Nik Ivanajt.Ja dhashë numurin xha Xhelos dhe ashtu duke qeshur i tregoj Nikës,e kur Nika mësoi se xha Xhelua jetonte në Taylor dhe i duhej mbi një ore e gjysëm rrugë që të vinte ne 23 mile e në Schoenherr qyteti Shelby T.W.P. ku ai kishte biznesin më tha: – Menjëherë le të vijë, gjithcka do t’ia bëj falas- dhe kështu ndodhi.

Krahas biznesit dhe punëve familjare Nika edhe ketu në emigracion ka qënë një aktivist i pa lodhur në komunitet.Ai së bashku me vellezërit e tij po thuaj se kanë marrë pjesë në të gjitha evenimentet që janë zhvilluar këtu në Michigan dhe në vendlindje.Nika ka sakrificuar shumë,por nuk ka qenë asnjeherë materialist,para burrnisë,besës,fjalës së dhënë ka qenë gjithmonë shumë korekt.Nika ishte i mprehtë në të kuptuar dhe në të shprehur,kur fliste sillte argumenta.Ja se cfare ndodhi një ditë gjatë pushimit të drekës.Unë u ndodha aty në biznesin e tij pasi i bëra Nikës një intervistë ku ai shpjegoi shërbimet që biznesi i tij kryente për klientët.Dikush aty debatonte në një bisedë dhe mbronte komunizmin,unë po prisja se si Nika do të reagonte dhe kjo nuk vonoi.Nika e degjoi me shumë durim  deri ne fund  P.J. dhe shume qetë i drejtohet P.J.

– Dy hallot e mija Tereza dhe Agja ishin të martuara në Shqipëri para se të mbylleshe kufiri por unë dhe familja ime gjatë kohës së komunizmit për shumë vite nuk i kemi takuar. Lavdi zotit që në demokraci u rilidhem. Eh z. P.J, ky është komunizmi. Nika ka qenë pa diskutim një besimtar fetar i devotshëm.Aktivitetet e tij gjithmonë kanë qënë të lidhura me kishën.Ai besonte tek zoti dhe Krishti të cilët shumë shpejt do ta merrnin pranë.Nga viti 2010 deri ne vitin 2016 Nika ka qënë  anëtar i këshillit të kishës së” Shën Palit” në Rochester Hills Michigan duke dhënë si gjithë antarët e tjerë të këshillit një kontribut të madh.Si orator dhe i shprehur që ishte ai disa herë ka drejtuar aktivitetet në rolin e moderatorit me rastin e festimit të Festës së Flamurit në Kishën e Shen Palit organizuar nga shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” dhe Kisha.Po ashtu në vitin 2016 në Kojë ku në prezencë të rreth një mijë  të pranishmëve Nika ishte moderator dhe drejtoi me kopetencë aktivitetin që i kushtohej Nënë Terezës dhe ngritjes së bustit me rastin e Shënjtërimit të saj.Nuk mund të jesh i nderuar dhe i respektuar nga të tjerët dhe komuniteti si lider nëse nuk ke krijuar minimalisht një familje të thjeshtë,të ndershme e të suksesshme,vecanrishtë edukimin e brezave që do të lëmë pasë. Rruga e suksesshme për të fituar statusin e lidershipit në komunitet gjithmonë kalon nëpërmjet familjes.Nika ka qënë i përkushtuar shumë për familjen.Ai është shëmbull edhe në këtë drejtim pasi ëndërrën e tij për të patur një familje të suksesshme shumë shpejtë e bëri realitet.Dy djemtë; Gjokën e Robertin dhe cupën e madhe Magdalenën,i ka të martuar.Djali i madh,Gjoka,nuk ka fëmijë akoma,kurse djali i vogël ka dy djem.Vajza e madhe ka djalë dhe vajzë.Gjoka është duke mbaruar inxhinierinë në Oaklan University,kurse Roberti punon tek xhaxhai i tij Kolë.Magdalena punon infermjere në Henry Ford dhe vajza e vogël Roberta është studente për physical therapy.Të gjithë fëmijët e Nikës janë të lidhur ngushtë me familjen,janë të edukuar,të dashur,të sjellshëm,punëtorë dhe të suksesshëm në punë e shoqeri.Krahës kësaj pasurie njerëzore Nika u ka lënë atyre edhe një pasuri të dukshme materiale,duke filluar nga Korita, Omerbozhajt, Podgorica e deri në Ulqin.Edhe në Michigan, ndonse emigrantë të rinjë, familja e tij u orientua shpejt në jetën amerikane dhe vazhduan të risin pasurinë e  tyre.Shtëpinë ku jetoj Nika, ja la djalit të vogel dhe ishte në proces të ndërtimit të shtëpisë së re për vehte dhe të djalit të madh,por ëndërrat e Nikës së bashku me jetën e tij këtu u ndërprenë pasi më 20 Dhjetor,në prag të Krishtëlindjeve të vitit 2017,ai ndërroi jetë duke lënë në pikëllim të thellë familjen,të afërmit dhe gjithë shqiptarët kudo që e njihnin.Vdekja e parakoshme në moshën 57 vjecare e kishte paralajmeruar Nikën që 12 vjet më parë kur u operua nga tumori në tru.Shëmbulli i tij në luftën për të mposhtur vdekjen ka qënë i pa parë,megjithse e dinte rrëzikshmërinë e sëmundjes, ai ka qënë shumë kurajos,i fortë,asnjehere i lodhur,kishte besim tek vetja dhe tek Zoti,por nuk mjaftuan kurimet dhe rezistenca e Nikës e kështu Lisit të vëllazërisë Ivanaj, para kohe,iu këput një degë,por rrënjët e tij janë të forta dhe të sigurta,pasi Nika ka lënë pas një familje të mbrekullueshme e të shëndetshme,ku djemtë Gjoka dhe Roberti me siguri do të ndjehen krenarë për atë c’ka bëri babai për edukimin e tyre e do të jenë gjithmonë përkrahë xhaxhallarëve të tyre Nue dhe Kola .Ata do ta kalojnë së bashku  këtë dhimbje të madhe që ju shkaktoi vdekja e babait dhe ashtu si unë i njoh,vëllezërit Gjoka dhe Roberti jo vetëm se do të shkojnë mire me njeri-tjetrin,por do të përfaqësojnë me dinjitet babain e tyre në marrdhëniet me familjen e madhe ivanaj.Amaneti që u la fëmijëve dhe vëllazërisë Nikë Gjoni Ivanaj ishte që të varrosej në vëndlindje,në varret e të parëve të tyre,pranë babait të vetë,në tokën e embël shqiptare dhe ky amanet u realizua nga familjarët e tij.Në se dëshirën e cdo kujt që vdes në Amerikë dhe varroset në vendlindjën e tij,në trevat shqiptare,ne nuk do ta vlerësojmë si një veprim atëdhetar,si një investim me vlerë kombëtare ,por do ta quajmë një veprim rutinë,një detyrim,një traditë apo thjeshtë një amanet i lënë,jemi shumë të gabuar.Le t’i referohemi Nikës për të cilin po shkruaj,por me ketë rast në shënjë respekti për aktin e tyre le t’i kujtojmë të gjithë ata persona që kanë vdekur këtu në Amerikë apo në vende tëtjera të botës dhe kanë dëshiruar dhe janë varrosur në vëndlindje.Nika vdiq në moshën e re 57 vjecare duke lënë mbrapa në jetë,në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,bashkëshorten,katër fëmijët,dy vëllezërit,dy motrat me fëmijët e tyre,tre nipër dhe një mbesë e shumë të afërm të fisit Ivanaj,miq e shokë të tjerë.Varrin në Omerbozhaj prej kohësh Nika e kishte bërë gati në Malesi,pra gjithcka e paramenduar.Në se do të bëjmë balancën e raporteve familjare mbas vdekjes të Nikës, duke marrë parasysh edhe nënën  e tij Lule që është varrosur e Rochester Hills,raporti  del se mbi 95% të familjes së ngushtë dhe të afërm i ka në Amerikë.Atëherë lind pyetja se përse Nika e ka patur dëshirën të varroset në vëndlindje edhe pse e di se është larg familjes së tij.Pikerisht këtu qëndron forca e llogjikës dhe guximi për ta quajtur këtë amanet një akt atdhetar, i përjetshëm,pasi një varr në vëndlindje është një vlerë kombëtare.Koha kalon shpejt duke palosur edhe shekujt,por toka mbi dhe’ dhe nën dhe’ i ruan varret dhe kockat tona.Në studimet historike të së kaluarës,por edhe në ditët e sotme moderne për qëllime të rëndësishme studimore të interesave të kombeve të ndryshme bëhen gërmime dhe krahës fakteve të tjera shkenca bazohet dhe merr si prova kryesore edhe vorrezat,për ekzistence e për përcaktimin e vëndbanimeve,të periudhave të ndryshme të jetesës së kombeve,identitetin,trojet dhe pasurine e tyre.Edhe fakti se të gjithë personalitetet e rëndësishme pavarësisht fushës së kontributit të tyre kombetar dhe se cilit kombi i përkasin, kur fati e sjell që ata të vdesin jashtë shtetit,interesimi i shoqerisë njerëzore,institucionet dhe shteti përkatës kërkojnë që eshtrat e tyre të kthehen e të varrosen në vëndlindje.Kjo tregon se prezenca e varreve të tyre është një nder dhe një vlerë kombetare.Atehere pavarsisht se këta persona kanë një vlerë të shquar,pa diskutim që edhe varret e njerëzëve të thjeshtë janë pjese e vlerës së përgjithshme kombëtare.Prandaj amaneti i Nikë Ivanajt dhe realizimi i tij nga familja është vërtet një vlerë dhe krenari familjare,shoqerore dhe kombëtare.

Sukseset e vëllazerisë Ivanaj janë një shëmbull për gjithë shoqërinë e sotme shqiptare në emigracion.

Shpirti i Nikë Ivanajt u preftë në paqë.

 

Michigan Marse 23 2018

Filed Under: Opinion Tagged With: AMANETI, Gani Vila, Nikë Gjoni Ivanajt, varrimi ne vendlindje

AMANETI

June 2, 2017 by dgreca

1 Eglandtina Mandia

NGA EGLANTINA MANDIA/Djemtë po vinin me radhë e shumë të tronditur në shtëpinë e mëmës. Hapej dera dhe ata të heshtur e të për1otur shkonin drejt shtratit të saj. Shtrati ishte i thjeshtë, krejt i zakonshëm. Me sytë e zmadhuar, dikur të kaltër e tani të veshur nga një perde e bardhë, e padepërtueshme, si një perde lotësh, mëma i priste njeri pas tjetrit. E gjithë qenia e saj e mpakur, trupi kockë e lëkurë, me duart me blana të errëta nga serumet, pulsonte. Djemtë e dinin që ky ishte fundi. Edhe ajo e dinte. Kur e pyesnin dikur, se cilin djalë donte më shumë, ajo tregonte gishtat e dorës dhe përgjigjej me një buzëqeshje të zbehtë, që i binte trishtueshëm mbi fytyrën e tejrrudhur: “cilindo nga gishtat të presësh, dhemb njëlloj”. Në shpirtin e saj, ata ishin njëlloj (si në fëmijëri, në rininë e largët edhe sot, të burrëruar e të thinjur), të gjithë të barabartë, si përpara Zotit.

Ajo ishte një grua tepër e lashtë. Zoti i pati dhënë shpresë e durim, për të mbajtur mallin për dhjetëra vjet për të birin e saj të arratisur. Për dhjetëra vjet, nuk i pati dëgjuar zërin, nuk ia kishte parë fytyrën. Iku nga sytë këmbët, qëkur qe një djalosh i njomë, flokëzi e tani kushedi si qe fati i tij, në dherat e largëta të huaja, të përtejme, si përtej jetës. Letrat vinin jashtëzakonisht të rralla. Ajo s’dinte të lexonte, po si të gjitha nënat, e kuptonte gjuhën e letrave të të birit. I merrte, i paloste dhe i ruante në një portofol të grisur, duke falënderuar Zotin, që ia kishte marrë në mbrojtje dhe që ishte ende gjallë. Më pas letrat u ndërprenë krejtësisht.

Në humbëtirën ku jetonte, kërkoi “saber” vetëm te Zoti. “O Zot, o Zot, lutej çdo mëngjes, jepi durim zemrës sime të qëndrojë! Jepi bekimin tim, mërgimtarit të jetojë! Rrugën dhe bukën e hidhur të të arratisurit, lehtësoja, o Zot!”

Ajo e dinte që do të vdiste pa e parë. E kjo pritje, ky mall e  kishin tretur tashmë, i kishin tretur gjithçka, e ajo kishte mbetur ashtu siç qe, kockë e lëkurë, e rrëgjuar, e mbledhur grusht, me duart e drunjëzuara, që djali i madh po përpiqej t’ia ngrohte sadopak midis duarve të veta ndërkohë që e sillte ndërmend fare të re, me një rrëzëllim bardhësie e mirësie, me sytë e kaltër fisnikë.

Të gjithë thoshin, se ata të dy ngjanin më së shumti, megjithëse ishin aq të ndryshëm. Ajo, një dele e urtë e perëndisë e ai, i zjarrtë, energjik e pasionant, por gjithsesi, i respektueshëm. Asnjëherë nuk e prekte te pika e saj e dobët, te shpresa, që në mos në këtë botë, në tjetrën, do të piqej me mërgimtarin. Ajo ndarje absurde, e çmendur, e pakuptimtë, ajo ndarje për së gjalli, do të kishte ndoshta një skaj për së vdekuri. Lotët dhe mallkimi i nënave për këtë mizori të pashoqe, do të ngjitej deri në kupë të qiellit, e njerëzit do të zgjoheshin një mëngjes të habitur për ç’ka panë syhapur, apo në gjumë.

Djali i saj i madh e dinte që ajo e pati shkrirë gjithë ç’kishte për shkollimin e tij (megjithëse vetë s’dinte të lexonte),  nuk i kërkoi kurrë asgjë, veç asaj unaze të thjeshtë prej argjendi.

“Jam nëna e pesë djemve, i pati thënë njëherë, e nuk mund t’i mbaj kështu, duart bosh”.

E ja, tani unaza rrotullohej nëpër gishtat e tejpashëm. Mëma mundohej të daraviste mjegullën dhe ta shihte për herë të fundit fëmijën e saj të parë, si në atë çast të papërsëritshëm në jetën e çdo gruaje, kur e mban foshnjën e njomë për herë të parë në duar dhe e ndjen se lumturia është e vërtetë, e prekshme dhe për të ia vlen çdo sakrificë e çdo stërmundim.

Tani, djali i madh rrinte aty krejt i ngrirë. S’kishte guxim ta pranonte këtë të vërtetë, këtë ikje të saj. Kishte frikë, shumë frikë ta besonte dhe kishte një dëshirë të çmendur, që të mbyllte sytë e të mos e shihte. Po ajo ishte aty tashmë. Djalit i vinte të thërriste, të ulërinte: “Jo, jo,  s’është e vërtetë”, por zëri i mbetej në grykë. Lot s’kishte fare. Zëri, fjalët, lëvizjet i ishin  ngurtësuar. Çdo gjë i dukej e besueshme dhe e pabesueshme, e vërtetë dhe e pavërtetë, që i përkiste krejtësisht e që s’i përkiste fare. E njohur dhe jashtëzakonisht e huaj, ishte kjo ikje, kjo lamtumirë.

Mjegulla bëhej gjithnjë e më e dendur në sytë e mëmës, e frymëmarrja i ishte  shpeshtuar. Ndoshta vetëm zemra ndiente rrëfimin më të sinqertë e pendesën më të vërtetë, më njerëzore të djalit të madh, që po i pëshpëriste ta falte, që kurrë, kurrë s’kishte mundur t’ia shpërblente vetëflijimin e saj. Pikërisht, ajo ishte fjala më e saktë për të: “e vetëflijuara e tyre”. Siç duket, askush në botë s’ka mundësi t’i japë prindit atë ç’ka i merr. Veçse të paktën ai, shpirtkthjellët, mund t’i drejtohej edhe në orët më të vështira të jetës: “O nëna ime”, pa u turpëruar e pa u skuqur. Dihet, që nëna është vatra, është ngrohtësia, është nderi, është krenaria, është mirësia, është gjaku që rrjedh në deje. Vetëm ajo ka aftësinë të dallojë në atë frymë të fundit edhe nëpërmjet mjegullës, engjëllin nga djalli, të shenjtin a të shënjuarin me vdekje, edhe të largëtin, në botën e tejlargët, si përtej jetës.

“Të falënderoj o Zot, mërmëriti mëma, që po iki e po i lë pas fëmijët e mi! Jam përpjekur që ata të mos e humbasin udhën. Jam përpjekur, por nuk  kam pasur aq forcë sa ta shpëtoja edhe atë të mjerin.”

Atë çast u dha në derë ai që mëma e quajti “të mjerë”, i hallakatur, me shpirtin e turbulluar e me sytë e ulur. Mëma e dinte gjëmën e jetës së tij dhe ai nuk kishte guxim t’i afrohej, megjithëse e dinte, që pas kësaj do t’i humbiste edhe ato çaste të pakta, kur e ndjente veten në praninë e mëmës, si njëherë e një kohë, djalosh i bukur, sykaltër e zemërdëlirë.

Mëma ende nuk i kish shkëputur duart nga duart e djalit të madh, të cilin po e mbyste ngashërimi, por po përpiqej që mëma të mos ta kuptonte. Ku ishte tani zëri i saj u bukur? Pse ishte bërë eter, një zë i largët, një fjalë e mbajtur pezull? Dhe jeta ishte ndërprerë, ishte ndarë në dy skaje të kundërta, në atë të viteve të para të jetës e në këtë të tanishmen. “Njeriu i mirë nuk vdes kurrë. Atë e thërret Zoti të shkojë atje lart, ku s’ka asnjëherë dimër, në mbretërinë e shenjtë.”

Vëllai i madh e ndjeu që gjithnjë e më thellë, si një turjelë, po ia gërryente zemrën hidhërimi jo vetëm për mëmën që po vdiste, por edhe për atë, vëllanë e tij. I qëndronte përballë me jetën e tij të panjollë, që t’i mësonte se ishin djemtë e  asaj gruaje engjëllore e që për hir të saj, duhet të qëndronin e të mos binin poshtë e më poshtë në ferrin e zi të jetës ku jetonin.

Të qëndrosh. Po si të qëndrosh? Si, si?

Ai qëndronte aty, i shtangur në fund të odës, si gjithmonë as i gjallë, as i vdekur, krejtësisht i ngujuar në mjerimin e tij. Mëmën e kishte dashur më shumë se jetën. Ajo pati qenë engjëlli i tij mbrojtës dhe vetëm pranë saj e harronte vetveten. E tani po e humbiste.

Mëma s’po i shkëpuste ende duart nga djali i madh. Po përse e lanë të rrokullisej në atë humnerë? Tani ishte fundi e ai e dinte se pas vdekjes së mëmës, do të zbriste thellë e më thellë në Had. I kërkonte me përgjërim sytë e saj të mjegulluar e lutej që ajo ta falte, ta falte, sepse e dinte fort mirë, kur pat filluar zezana. Pati ndodhur shumë herët, pas arratisjes së të vëllait. Atë e detyruan, e detyruan. Askush përveç mëmës nuk e vuri re, që atij i pati rënë hija e keqbërësit.  Pati ndodhur atë ditë të largët, kur mëma ia hoqi nga duart revolen, sepse e ndjeu tronditjen e tij. Sepse ai nuk deshi, nuk e deshi në asnjë mënyrë të vepronte në atë mënyrë. Atëherë, ai i kishte sytë aq të bukur e të pastër, sa mëma mund t’i lexonte tejpërtej, se si po luftonte me jetën e vdekjen. E ajo e deshi të gjallë, e aspak të vdekur. “O Zot, fale mëmëshkretën, që e ndoqi nëpër shkallë dhe e pa tek qante veten (tetëmbëdhjetëvjeçar i bukur si diell), me lot të nxehtë e të hidhur, me lot gjaku!” Lot, që i shteruan që në atë çast. Sytë e zemra i mbetën thatë, i mbetën  shkretë. Ishte aq i ri! E mëma u ul në gjunjë e thirri ZOTIN në ndihmë: “Shpëtoje, se  është fare njomishte!” – iu lut.

Por jo me atë çmim, jo me atë çmim! Çmimi tashmë ishte paguar dhe ai ishte aty. “Mëmë”,  këlthiste, vetëm zemra jote mund të më japë ndjesë. Nuk jam unë fajtor, jo, jo, s’jam unë plotësisht fajtori. Janë hienat, mëma ime, hienat, që sulen mbi njeriun e shkretë, të dobët e të pambrojtur. Mos më braktis, o engjëll i qiellit! Jam përpjekur të bëj sa më pak të zeza, po e keqja më e madhe është kjo që i bëra vetes sime! Si mund të jetojë njeriu kështu, as i gjallë as i vdekur? Përse nuk më le atëherë, që ta plotësoja veprën time? Përse, përse mbeta kështu mjeran? Përse?

Ai ndjeu lëvizjen e buzëve të mëmës, që mërmëriti emrin e tij, bëri një hap para, e u ndal. Mëma ngriti dorën me mundim dhe e preku verbëtazi brezin e vëllait të madh “Ç’po ndriçon aty?”- pëshpëriti.

“Shpirti yt i kulluar” – tha djali i madh. U përkul. E puthi. Balli ishte akull, me djersë të ftohta. “Nuk vdes njeriu i mirë. Atë e thërret Zoti”,  iu kujtuan fjalët e saj.

“Lamtumirë!” – i tha dhe iku nxitimthi nëpër shkallë, me supet e rënduara nga vitet, me zemrën krejt të zbrazët, akull të ftohtë. Vdekja po i rrëmbente bashkë me mëmën, pjesën më të bukur të jetës. Nuk deshi në asnjë mënyrë ta shihte mëmën të vdekur.

“Jo, jo, – tha, kur ndeshi sytë e të vëllait, – edhe unë jam i dobët. Ç’ka qenë jeta ime në fund të fundit? Një iluzion tragjik. S’jam aspak më i mirë se të tjerët, vetëm e vetëm, sepse kam mbyllur sytë, që të mos shoh dhe veshët, që të mos e dëgjoj rënkimin e vuajtjes të të tjerëve. Ne jemi brezi më fatkeq vëllai im. Jetuam nëpër terr dhe humbëm gjuhën e Zotit, pendesën, mëshirën, dhe përfundimisht humbëm edhe veten.”

Jashtë binte shi. Binte shi pa pushim. Shi me gjyma, litarë, litarë. Nëpër shkallë ndeshi vëllanë e mesëm, që vraponte duke dihatur. I shkurtër, i djersitur, me këpucët e arnuara të mbushura me ujë. Gjithnjë kështu ishte ai, në një vrapim të pandalur, për t’iu gjendur njerëzve në hall, me këpucët e tij të stërvjetra. Nuk lodhej asnjëherë.

“Vdiq?- e pyeti, po vdes?”

Vëllai i madh, tundi kokën. Drita e neoneve ishte e zbehtë. “A e di vëllai im, unë do të jem i pari që do t’i shkoj pas mëmës! Do t’i shkoj pas po në një ditë të tillë me shi. Dhe shiu nuk do t’u ndahet vdekjeve tona. Shiu do ta lagë kufomën time dhe kostumin tim të ri, që ka vite që më pret. Kostumin e ri, a e kupton vëllai im i madh?”

Vëllait të madh iu mblodh një lëmsh në fyt. Kishte qenë vëlla e baba për të gjithë ata vëllezër. Deshi t’u thoshte se atyre u mjaftonte prekja e duarve të mëmës dhe zemra e saj, që do t’ua ndriçonte paskëtaj, rrugën e terrin, sepse jeta e tyre pati kaluar vërtet nëpër terrin e natës më të zezë ku shumëkush e pati humbur rrugën e shumëkush pati mbetur i përçudnuar!

Shiu nuk pushonte aspak e po dukej se s’kishte ndër mend të pushonte asnjëherë. Mëma e ndjeu që hyri rrugëtari i lagur nga shiu. Lëvizi me mundim dorën. Vëllai tjetër sikur u shkund nga shtangia dhe që të dy u gjendën njëkohësisht pranë shtratit të mëmës, ku vëllai më i vogël qante pa zë e nuk lëvizte fare dhe nuk shihte se kush hynte e se kush dilte. “Jam gati, – tha rrugëtari me zë të lartë, – jam gati për rrugë. Shumë rrugë kam bërë në këmbë në jetën time. Më merr mos më kurse, se unë nuk do të lija kurrë vetëm!” Mëma lëvizi gishtat me mundim.

“Jo, jo, jo!” Sytë tashmë të veshur, s’shihnin asgjë. Duart ishin në ankth. Tkurreshin e tkurreshin pa pushim mbi kuvertë, sikur të mos u mjaftonte koha.

Një vetëtimë ndriçoi qiellin. “O Zot, ki mëshirë për fëmijët e mi! Mos m’i lë përgjithmonë në terr!” – u lut mëma për herë të fundit. Djemtë shikonin të mahnitur tkurrjen e duarve të saj, sikur donin të kuptonin se ç’po kërkonte pa pushim mbi kuvertë.

“Ç’kërkon ashtu? – pyeti rrugëtari, vëllain e vogël?

Vëllai i vogël mezi u përmend nga përhumbja.

“Ç’kërkon ashtu mëma ime? – i thirri rrugëtari, nuk e sheh që s’po niset dot për rrugëtimin e fundit?”

Djali i vogël u hodh përpjetë. “Amanetin”- tha, – kam harruar amanetin e mëmës.

Amaneti i çuditshëm qe një robëdishambër me kuadrate të kuqe i të arratisurit, që me dhjetëra vjet s’e kishte parë. E pati ruajtur në sepete pa e larë asnjëherë, sepse mbante erën e djersës së të birit… Amanet ua pati lënë, që të mos harronin, të mos e harronin kurrë, që ta mbështillnin me të kur të vdiste.

Djali i vogël vrapoi në dollap, hapi bohçen e rrëmbeu robëdishambrin nga sepeti i mëmës, e solli dhe i ra në gjunjë.

“Më fal!” – i tha.

Sytë s’i shihnin më asgjë dhe frymëmarrja i ishte rënduar. Vetëm duart e brishta me gishtat e tejdukshëm prekën stofin e butë. Dhe gjetën për çudi aq forcë, sa ta tërhiqnin, ta afronin pranë zemrës, që t’ia lehtësonin frymën e fundit. Djemtë qanin pa zë.

Vetëm pas një copë here, u dëgjua një klithmë …

Ai, që aq vite i kaloi me lot të shteruar, ndjeu t’i rridhnin lot të nxehtë e përcëllues mbi mjekrën e parruar e t’i gulçonin, si një shi i rrëmbyer mbi gjithçka të mbetur në atë kërcu të djegur nga rrufeja, që pati qenë jeta e tij.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: AMANETI, Eglantina Mandia

AMANETI

April 19, 2014 by dgreca

Tregim nga Vilhelme Vranari Haxhiraj/
Kishin vite larguar nga vendlindja. Ata ishin tre shokë qysh nga fëmijërija. U rritën, kryen arsimin e mesëm…,secili në profilin e vetë, sipas mundësive ,veçse pushimet përherë i bashkonin. Me kohë dhe shoqëria e tyre u rrit e u forcua aq shumë, sa mezi prisnin takimet e radhës. Vonë, kur nisën ta konceptonin lirinë e vërtetë, deklamimi ideor dhe parimor i sistemit të kohës i kishte zhgënjyer. Sepse në kundërshtim me atë që thuhej e propagandohej, jeta ishte shndërruar në dhunë e humbje të drejtash humane, sidomos për rininë e cila kishte tjetër vizion për botën. Atëherë të kushtëzuar, nën trysninë e zhvillimeve të mbrapshta të kohës, përballë pakënaqësisë patën një përputhje mendimesh të përbashkëta. Komunizmi nuk ishte gjella e parapëlqyer për shijen e tyre, me të cilën ata donin të ushqeheshin dhe të formoheshin si individ të lirë. Ndaj për të realizuar individualitetin dhe personalitetin e tyre, zgjodhën rrugën e vështirë e të hidhur të mërgimit. I kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit se vetëm vdekja do t’ i ndante…
Pasi bënë nga një dorë para në vend të huaj, vendosën të ktheheshin në atdhe. Ishte një vendim i paramenduar dhe i paravendosur prej kohësh, por politika drakoniane i kishte nxjerrë të jashtëligjshëm. Si të tillë nuk kishin të drejtë të shkelnin në tokën amë, ndaj për shumë vite kthimi në vendlindje kishte ngelur i gdhendur në ëndrrat e tyre, si një dëshirë përvëluese e parealizuar.
Së fundmi ëndrra u bë realitet…
Veçse tani nuk ishin më tre, por dy.
“Përse vallë e thyem besën?! Përse vallë tashmë perustisë (këmbjes) t’i mungojë njëra këmbë?A nuk është mëkat i madh?!” – secili nga ata pyeste ndërgjegjen, teksa ishin ulur në avion dhe kishin lidhur rripat e sigurimit. Ishin aq të heshtur, sa heshtja e njerit mohonte praninë e tjetrit. Ndërsa dëgjonin udhëzimet e stiuardesës, çdonjëri më vete ,diçka sillte ndërmend. Ndoshta kujtonin të njëjtën gjë, madje pa pyetur për mendimet e tjetrit. Një gjë ishte mëse e qartë, se të dy, të pavarur në ndërgjegje, udhëtonin përmes imagjinatës si në kohë, ashtu edhe në hapësirë.
-Kush e mendonte se do të merrnim rrugën për në atdhe një ditë?!- si i kthyer në realitet, Enkeli theu heshtjen i pari.
-Paskemi qenë në të njëjtin udhëtim ndërgjegjësor, në të njëjtat shina…Si ti, edhe unë solla ndërmend ditën e parë kur u nisëm,- ia priti Muzaku.
-E kush mund ta besonte, se do të vinte një ditë dhe koha do të na lejonte të shkelnim në tokën amtare? Madje ende nuk jam i bindur, se nuk do të na sjellin pengesa atje larg, në tokën mëmë, pasi aq shumë e kam humbur besimin, sa…
-Kur u nisëm drejt së panjohurës, ishim tre…kurse tani, na mungon Gjergji. Ndoshta “Ai” u dashurua më shumë me kontinentin Amerikan, se sa ne… Ose, ose ishte fati…
-Ndoshta ishte fati i tij ?! Fati i kishte rezervuar një rrugë pa kthim,një biletë vetëm për vajtje …Iku nga vatra prindërore dhe…- Enkeli u zhyt në mendime, sikur dhembja u vetëgëlltit brenda qenies së tij, ndërsa avioni çante ajrin, duke përshkuar hapësirën mbi oqeanin Atllantik. Sapo Muzaku vuri kufjet në veshë dhe dëgjonte muzikë, shoku e mori me mend…
“Atij shpesh herë i pëlqen të dëgjojë këngën “Qeraxhiu i Grebenesë”. Edhe pse teksti i saj bën fjalë për ata shqiptarë që linin kockat në dhe të huaj, duke luftuar jo për vendin e tyre, por për të tjerët, përsëri ai emigrant e fut veten sikur ka marrë pjesë në luftë. Jeta e emigrantit të çdo kohe, është luftë për bukën e gojës, është një betejë mes vdekjes dhe mbijetesës në një vend të huaj, ku flitet një gjuhë tjetër, ku është kultivuar kulturë dhe është ndërtuar sistem ekonomiko-social ndryshe. Të dyve na duket sikur po kthehemi “fitimtarë” nga beteja e gjatë mes jetës dhe vdekjes. Nganjëherë harrojmë dhe kapim trupin me duar, prekim gjymtyrët, shohim shembëlltyrën tonë në pasqyrë, duke pyetur veten: “Jemi, apo nuk jemi ne? Vërtet jemi gjallë?!” -mendoj se janë pyetje të drejta, sepse emigrimi është kafshatë që nuk kapërdihet kollaj, por ngjan si një kockë që ngec në fyt, e cila zvarget deri sa të merrë gjithë frymën. Jeta në dhé të huaj është një betejë e tejzgjatur, së cilës nuk i dihet kurrë fundi. Jo vetëm që nuk e besonim, por asnjëherë s’na shkonte ndërmend se kjo “luftë” bashkë me të gjitha përpjekjet tona, një ditë do të kishin një limit. Në emigrim e pamundura bëhet e mundur, për shkak të arsyes për të cilën ke lënë pas të shkuarën. Në tru të gëlon i mbilodhur, një mendim i vetëm që është synimi për të arritur qëllimin e mirë, për të cilin mohuam gjithçka. Tani, më shumë se kurrë, e kemi mëse të qartë se lufta është luks për ata që nuk përfshihen në të. Për fat ne e kishim nisur “luftën” dhe duke ecur drejt së panjohurës, mësuam se Zoti duhet të jetë piktor, ndryshe nuk do të kishte kaq shumë ngjyra. E kam fjalën për ngjyrat e jetës. Një jetë pa ngjyra, nuk ka asnjë vlerë, është gri që vetëm di ta përciellë mirë ftohtësinë e vetmisë dhe mallin e zhuritur të mërgimtarit. Ndaj jeta, me larminë e ngjyrave të saj, me vrazhdësinë apo mirësinë që të dhuron, me ritmet apo hopet cilësore dhe sasijore të saj, quhet luftë…”- vazhdoja të meditoja symbyllur, me kokën në mbështetësen e ndenjëses së avionit. Ndërsa shoku im vazhdonte të dëgjonte muzikë…

***

Prej nisjes nga aeroporti civil “Xhon Kenedi”i New York-ut e deri në Zyrih, ku do të bëhej ndalesa për të marrë avionin për në atdhe, do të fluturonin nëntë orë mbi oqean. Kësisoj kishin kohë me bollëk të flinin dhe të mendonin. Edhe pse ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm, gjithsesi ishte ajo që e kishin pritur prej vitesh, madje përherë në ankth mosbesimi.
Padashur Enkeli e kaloi shikimin nga shoku i tij dhe diçka iu kujtua…U ngrit me vërtik, hapi “port’bagazhin” mbi kokë dhe nisi të kërkonte diçka me duar. Shoku e ndjeu dhe e pyeti…
-Çfarë të shqetëson?
-E more urnën, se nuk ta pashë në dorë pas nisjes nga aeroporti?
-Si mendon ti? A mund ta harroja ndokund një vazo me aq vlerë? Pastaj është një amanet që nuk harrohet lehtë.
-Thashë se…Të dy e dimë se sa rëndësi ka për ne ajo urnë prej porcelani. Amanetin nuk e tret dheu, vëlla, ndaj duhet çuar në vend, ndryshe shpirti nuk të gjen kurrë më qetësi. Aq më tepër që ajo vazo porcelani është ngjyer në dhembje të mbrujtur me gjak dhe është tejmbarsur me shumë mall.
-Si mund ta lija jashtë vëmendjes diçka për të cilën debatuam aq shumë në aeroport, derisa na i lejuan ta merrnim në dorë…dhe ti beson se unë do ta lija në harresë? Jo, jo miku im, – dhe atë çast Muzaku u ngrit, e mori vazon prej porcelani dhe ia tregoi shokut. Të dy shokët e përkëdhelën urnën sikur ishte qenie e gjallë dhe jo një vazo që mbante hirin e një kufome…Së pari donte që ta bindte shokun se gjithçka ishte në rregull, dhe së dyti donte të qetësonte veten…”Gjithçka mund të ndodhë. Ku i dihet!” -mendoi tek po e vendoste përsëri në çantë. Pastaj u ul në vendin e tij dhe vazhdoi të kotej duke dëgjuar muzikë. “Si lum ky! E kam zili për qetësinë që vetëzotëron, gjë që mua më mungon”,- po e zhbironte Enkeli me dashamirësi shokun e tij të fëmijërisë dhe përsëri nisi të rikujtonte …vazhdoi të udhëtojë ndër vite… Mendimet i galoponin si të harbuara, sikur kërkonin ta ngërthenin kohën që kishte lënë pas, e ta mbanin peng të kujtesës.
“Askush nuk e di, as vet nuk e kuptoj se si mund të bëhen të afërt, të besueshëm dhe të jenë aq të hapur me njëri-tjetrin, njerëz që nuk i lidhin as genet dhe as idetë. Koha ka treguar se jo rrallë herë ndodh që një mik apo një shok të bëhet më i afërt se vëllai. Një miqësi të tillë kishim edhe ne të tre. Kjo lidhje lindi qysh kur luanim me top prej lecke. Me kohë u rrit bashkë me ne dhe më pas u forcua përmes besës që i dhamë shoku-shokut. Në fakt kjo ka qenë tradita jonë e lashtë, ishte kohë tjetër, kur besa jepej vetëm me një të shtrënguar dore. Dy shokët e mi Gjergji dhe Muzaku e kishin biografinë të mirë, kurse unë…isha ndryshe nga ata. Familjen time partia- shtet e shihte me një sy tjetër nënvleftësues. Gjithsesi kjo nuk i pengonte ata të dy të shoqëroheshin me mua. Ky fakt më gëzonte, por shpesh u isha shmangur dhe u bëja bisht bëmave tona të përbashkëta, si e gjithë rinia e çdo kohe. Sa herë më bënin vërejtje dhe ankoheshin ,u përgjigjesha…
-Ju i keni krahët të ngrohta, kurse unë…
-Ne jemi të tre njëlloj…Duam të jemi si ty…sepse nuk na dallon asgjë nga njëri-tjetri. Pastaj as ne nuk dimë të mendojmë ndryshe nga ti. Po jetojmë në gënjeshtra dhe na detyrojnë të mos e pranojmë të vërtetën. Sado i hidhur të jetë realiteti, nuk duhet mohuar.
-E keni gabim. Ju të dy keni si ombrelë një lis të madh që i ka rrënjët te partia, ndaj nuk u përzhit as vapa e korrikut, as nuk ju ftohin ngricat dimërore dhe as nuk ju lagin rrebeshet apo stuhitë. Kurse unë jam një askush, nudo dhe i pambrojtur.
Ata jo vetëm që nuk u shkëputën por e forcuan miqësinë me mua. Në çdo rast të mirë apo të keq, ata më gjendeshin pranë jo vetëm mua ,por edhe familjes sime. Pa qenë ata, dasma ime do të ishte vetëm një celebrim zyrtar. Fal tyre u bë një dasmë e bukur që kurrë nuk e mësova se si dhe kush e organizoi. Aq shumë ishim lidhur me njëri- tjetrin, sa organizonim shëtitje, mbrëmje apo festa të vogla familjare. Na pëlqente t’i jepnim sa më shumë vlera qytetarie jetës. Por këtë lloj argëtimi nuk e shihnin me sy të mirë as Kryetari i Këshillit, as Kryetari i kooperativës dhe as ai i Frontit. Si gjoja për të dhenë shembullin e tyre personal, të dy ata herë-herë i detyronin të punonin në hapjen e tokave të reja, ku na jepej mundësia të qëndronim më shumë kohë bashkë. Në kësi rastesh, brigadieri i kooperativës na i jepte punën veç e veç, që të ishim sa më larg njëri-tjetrit. Veçse ne e gjenim mënyrën që të bashkoheshim e të bisedonim nën zë për situatën e rënduar në vend.
Një ditë na kishin caktuar të punonim në Fëngjet e Shullërit. Mirë unë se punë krahu bëja, po ata të dy përse?! Punë e rëndë dhe ata të dy ishin me shkollë profesionale. Gjergji ishte zooteknik, kurse Muzaku agronom i mesëm. Kur i pashë, i pyeta i tejhabitur, i zgurdulluar pasi nuk e dija që i kishin vënë në rreth të kuq edhe ata. Ndërsa në fytet tanë të tharë për një pikë qumësht, zvargej babanacja e shoqëruar me dy kokrriza sheqeri apo me gjynmë kokrre qepë, ne të tre nisëm avazin…
-Tani që na la dhe “motra e dashur aziatike”, keq e kemi punën,-ia nisi Gjergji.
-Kur kemi qenë ndonjëherë mirë? Ky është bollëku i socializmit…Nuk di ku shkuan lugët prej floriri?!- pyeti duke fërgëlluar Muzaku.
-Ka dhe më keq se ne…-ua preva këtë bisedë të rrezikshme.
-Jo, jo Enkel,jo. As kafshët nuk bëjnë jetën tonë. Së paku ato janë të lira, kurse neve na kanë ngërthyer si miun në çark. Jemi prindër tani dhe si të tillë kemi përgjegjësi.
-Gjergji ka të drejtë…Është babai i dy fëmijëve. Unë kam një vajzë kurse ti, ke një djalë. Me se do t’i rrisim vallë? As me bukë misri nuk i ngopim dot. Gruas sime i iku qumështi. Me se do ta ushqejë vajzën vallë. Yt bir u rrit dhe ka nevojë për një motër… Enkel, a e merrë dot një përgjegjësi të tillë?
-E quaj si të shpejtuar heqjen e oborrit kooperativist,- doja ta zbusja disi bisedën e ashpër .
-Fol hapur me ne,Enkel. Partia -shtet ka bërë krim me ne shqiptarët. Na e ka futur varfërinë në mendje, e në çdo qelizë. Një stomak i uritur, ushqen një trup shëndetlig që nuk i hynë askujt në punë. Tek një skelet gjendet një tru i boshatisur. Kujt i shërben vallë? Hiqemi zvarrë vetëm për të frymuar? Jo… Një nivel ekonomik që është turp të japësh shifra, është padrejtësia më e madhe që na bëhet.
-Muzaku thotë të vërtetën e hidhur, lidhur me atë që po ndodh tek ne…,- i dha të drejtë Gjergji.
-Kështu nuk mund të vazhdohet.,jo…
-Atëherë çfarë duhet të bëjmë vëllezër? Nëse nuk i përballojmë dot vështirësitë e jetës, mos duhet të vrasim veten? E çfarë u kuptua pastaj? – i pyeta.
-Unë nuk qëndroj më këtu…Do të iki nga sytë këmbët…
-Gjergj, mblidh mendjen! Mos u çmende?
-Jo, Enkel, jo…, nuk është i çmendur. Nuk e duron dot shikimin lutës të gruas dhe të fëmijëve kur shkon në mbrëmje me duar bosh. Tridhjetë lekë për ditë pune përse hyjnë në punë vallë? Nuk shërbejnë për asgjë. Fëmijët tanë kanë nevojë të rriten të shëndetdshëm, të arsimohen dhe nesër të jenë “dikushi”. Po me se? E vetmja mundësi e jona është arratisja.
-Ne i kemi dhënë besën njëri-tjetrit se nuk do të ndahemi. Kurse ti po kërkon të shkëputesh nga ne. Kur thyhet një këmbë e perustisë, ajo nuk qëndon dot në këmbë. Pastaj duke e lënë familjen në mëshirën e fatit si do ta përballojë jot shoqe me dy fëmijë dhe pa burrë?
-Enkel, puna ka arritur deri aty, sa nuk mban më ujë pilafi. Duke u arratisur do të jem në gjendje të punoj dhe do t’ju dërgoj të holla që andej. Do t’i quajnë fëmijët e një tradhtari, me një baba të arratisur, por ama nuk do të vuajnë për bukën e gojës.
-Nëse do t’i lënë të qetë, se kampet e inetrnimit i kanë dyert hapur,- ia prita.
-Më vjen keq që duhet t’i lemë të gjitha pas krahëve, njerëzit më të dashur, atdheun e sa të tjera që do të na mungojnë, por… O ikim të tre bashkë, o asnjëri nga ne,- e preu Muzaku si me sëpatë.

***

Më kujtohet si tani…Pragmbrëmje e qetë pranvere. Gjithçka ishte e gjelbër dhe e lulëzuar. Qëndroja në verandën para shtëpisë me time shoqe dhe djalin në gjunjë.
Atë perëndim, dielli u bënte karshillëk maleve përreth. Bardhësia e borës, që dukej si e ngjyer në gjak nga rrezet e purpurta të tij, po i jepte lamtumirën ditës.Vështroja lulet që nuk donin t’ia dinin për varfërinë dhe shqetësimin e njerëzve. Ndoshta ato ishin të vetmet që kundronin me shpërfillje përjetimin e ferrit të një kombi.
Pas pak ra muzgu dhe hëna pesëmbëdhjetë ditëshe nxori kryet matanë pishave te “Bregu i Kishës së Parashqevisë”, e cila prej vitesh trashëgonte vetëm toponimin. Mbretëresha e Natës vazhdonte kundrimin gjatë udhëtimit të saj të përjetshëm në galaktikën e Diellit, duke e larë natyrën me spërkatjen e një rrezatimi argjendor. Gjithçka dukej si një botë tjetër përrallore, që gjendej jashtë skamjes, varfërisë dhe vuajtjes…Papritur nisa ta shpreh kënaqësinë që më dhuronte natyra atë mbrëmje, si një vazhdimësi mendimi.
-…kurse buzëqeshja e luleve të bajameve do të ma mbajë gjallë gëzimin tënd që ma dhuron me të tepërt dhe ma mbush jetën plot dëshirë për ta jetuar atë në çdo rrethanë, zemra ime. Vetëm kur shoh shkëlqimin ndër sytë e tu dhe shndritjen e fytyrës sate që rrezaton dritë, them se kaq më mjafton për të qenë i lumtur…Por dashuria nuk mjafton për të realizuar kërkesat e jetës. Ndaj…,- papritur ajo më ndërpreu fjalën dhe më vuri gishin mbi buzë. Unë heshta, megjithëse më dhembte ndryshimi midis bukurisë natyrore dhe shpirtit tim të turbulluar.
-I dashur shpreh një dëshirë ose mendoje se sot hëna është e plotë, po rrëshqet ngadalë duke ia lenë vendin hënës së re.
– Për të realizuar atë çka dëshiroj, më duhet të largohem për pak kohë… E shoh zemër, e shoh…Sapo doli hëna e re, vështron të gjejë një tjetër portë hyrjeje.
-Kjo ishte dëshira jote?
-Herë-herë instikti më thotë që nuk duhet ta bëj këtë udhëtim. Nuk jam as i prirur as i gatshëm për të bërë largime të gjata nga shtëpia.
-I dashur, po më tremb. Nuk di se çfarë ke sot. Nëse duhet ta bësh atë udhëtim, bëje pa e menduar dy herë. Shko, shko dhe do ta shohësh se sa mirë do të ndihesh. Në fund të fundit njeriu jeton për të punuar dhe punon për të qenë i lumtur.
-Shpirti im, nuk është lumturi kur i ke larg syve dhe zemrës ata që do më shumë. Kur mendoj se nuk do të kem pranë ju të dy, më duket se do të jem një i vdekur.
-Unë do të jem këtu dhe do të të pres.
-Pse duhet të më presësh aq gjatë?
-Sepse kam besim tek ti.
-Por unë…unë vetëm doja të të thosha…doja…-dhe fjala m’u zvarg në fyt.
-Nuk dua të dëgjoj më asgjë. Shko i dashur. Shko! Të qoftë rruga e mbarë! Mos harro që kur të kthehesh të më tregosh gjithçka me imtësi.
– Jo,jo…vetëm se doja të të pyesja nëse duhet ta bëj këtë udhëtim apo ndoshta jo.
-Pyetja është privilegj i cilitdo që bënë gjënë e duhur, në vendin dhe në kohën e duhur, gjë që i vlen kujtdo për të pasur më tepër vetësiguri dhe vetëbesim. Unë të njoh, po aq sa njeh ti veten, ndoshta edhe më shumë, -kjo ishte biseda e fundit e jona.
Atë natë nuk mbylla sy. Gjatë mbrëmjes u kujdesa që gruas dhe djalit t’u krijoja çaste të bukura. Doja që t’i ruaja në kujtesë të lumtur. U ngrita herët dhe eca në majë të gishtave, që të mos i zgjoja. Para nisjes, i putha dhe i përkëdhela lehtë e butësisht me dorë. Nuhata gjatë aromën e tyre, të cilën doja ta merrja me vete, me besimin se do të më mbante gjallë. Disa herë bëja të dilja dhe kthehesha përsëri. Qëndrova disa minuta në prag të derës së dhomës dhe isha gati të ndërroja mendje. Po lija në mëshirën e fatit ata që doja më shumë, gruan, tim bir, prindërit dhe të afërmit. Me prindërit bisedova mbasditen e fundit. U thashë se do të largohesha për pak kohë nga shtëpia. Ndoshta gjeja punë në hidrocentral. Nëna u ligështua dhe u përlot. Kurse babai po më zhbironte përmes përvjedhjes së një shikimi atëror. Sa u largua pak nëna, ai nuk priti dhe pa e zgjatur, më vuri dorën në sup.
-Të vaftë mbarë biri im! E di, e di mirë se çfarë udhëtimi po ndërmerr. E ndiej, ma thotë zemra e prindit. E shoh qartë në shikimin e trembur të syve të tu, në trishtimin e tipareve të tua, në ngulçet e vajit të shpirtit, që, edhe pse janë pa zë, ndihen aq furishëm sa pasqyrohen përmes shqetësimit tënd. Shko, shiko e kërko të njohësh drejtësinë, që është e vetmja që të ballafaqon me mirësinë, me të vërtetën, -ndërsa kujtova fjalët e tij…mora të vetmen rrugë që premton shpresë, atë të kurbetit. Gjithsesi ndihesha i hallakatur nga pavendosmëria. Atë çast të vetëm kuptova se sa e vyer ishte familja për mua. Atëherë ,ato sekonda që m’u dukën një shekull, mësova se ata që po i braktisja ishin frymëmarrja, ishin oksigjeni i jetës sime.
Bëra gati të hidhja hapin e parë tej pragut të portës, por ngërçi që më kapi gjymtyrët nga pavendosmëria e shpirtit tim të dalldisur, më ngeli pezull në ajër. Ngela i ngurosur as jashtë e as brenda shtëpisë. Papritur një mendje më tha që të mos e bëja atë hap. Si një vegim më dolën parasysh shokët. Ndërgjegja nuk më la të tradhtoja besimin e miqve të mi dhe dola pa e kthyer më kokën pas.djemtë apo burrat
Rrezet e para të diellit na gjetën në rrugë. Sapo lamë lëndinën e lotëve , kthyem kokat pas. Pa kaluar shkëmbin e lamtumirës, kufirin ku familjarët përcillnin djemtë apo burrat në kurbet ose në luftë, ndalëm. Po aty në atë vend, ku dilnin me shpresë edhe për kthimin e tyre, i hodhëm një sy për herë të fundit fshatit që ende ishte në gjumë.
Tre shokë, tre bashkëshort, tre prindër morëm rrugën drejt asgjësë… Të tre ishim thuajse në të njëjtat kushte familjare, kishim lënë të dashurat tona, nuse të reja, fëmijët që kishin nevojë për hijen e babait. Kishim lënë ata, të cilëve u kishim borxh jetën. Dukej sikur po shkonim drejt vdekjes dhe jo drejt shpresës. Kthyem kokat të trishtuar dhe dhembja na lexohej në çdo tipar, në ecje dhe në heshtjen që na shoqëronte sikur na përcillte drejt morgut.
Ndërsa mendonim për ata, prej të cilve po largoheshim vjedhurazi, në veshët tanë jehonin vargjet ku fliste dhembja e mërgimit, “Qeraxhiu i Grebenesë, more qeraxhi/ të fala t’mi bësh nënesë, …/ të m’i shes dy qetë e zesë, …/ nëse pyet nëna për mua, …/ i thoni se u martua, …/ po pyeti se ç’nuse mori,… /dy plumba për krahrori, …/- ishte kjo këngë epike që na shoqëroi deri sa kaluam kufirin. Të tre e kishim të qartë se të gjitha mundësitë ishin që të mos hynim dot në kufirin e shpresës së premtuar si qëllim në vetvete. Veçse secilin nga ne e grryente një mendim: “A do të kthehemi vallë ndonjë ditë?”- kjo pyetje ngjasonte si epilogu i një arratije
në drejtim të pacaktuar.

***

Fshati ynë ndodhej jo shumë larg vijës kufitare. Si banorë të kësaj zone, ne njihnim çdo pëllëmbë toke, çdo shteg, çdo korie, çdo qafë mali, çdo rrjedhë të rrëmbyeshme lumi dhe përroi. Dinim vendndodhjen e piramidave dhe cilat pika ishin më të vëzhguara ose anasjelltas nga rojet e kufirit. Përsa kohë udhëtonim në ultësirë, ishim të tre bashkë të veshur si barinj. Për çdo rast dyshimi, ishim çobanë në kërkim të bagëtive të kooperativës.
Kur nisëm t’i ngjitemi të përpjetës malore, u ndamë në tre drejtime, duke lënë një pikë takimi matanë kufirit, gjithmonë nëse do të kishim fat ta kalonim. Që të ngjiteshim në Qafmalin më pak të vëzhguar, për shkak të terrenit të thepisur, na duhej një ditë sorollatje nëpër drurë e gëmusha. Duke u kacavarur nëpër shkëmbinjë të zhveshur, por me shumë lugje e gërxhe, ngjyra e errët e të cilëve shërbente si mburojë, unë arrita ta kalojë kufirin. Për fat, nuk kishte kaluar asnjë orë dhe ne po shikonim njëri -tjetrin të habitur. Nuk donim ta besonim se ia kishim dalë të tre.
-Gjysmë ore nga kufiri ka shtëpinë gjyshi im nga nëna…
Unë dhe Muzaku vështruam njëri-tjetrin në sy.
-Na fal se është gjyshi yt dhe nuk jemi ne ata që duhet ta paragjykojnë dhe…
-Gjyshi im është malësor i vërtetë, atdhetar i besës. Shtëpia e tij është bërë streha e sa e sa të mërguarëve nga Shqipëria. Pastaj më parë duhet të më dëmtojë mua, pastaj e keni radhën ju, – përgjigja e Gjergjit ishte një garanci për ne të tre. -Por kjo nuk do të thotë se jemi jashtë rrezikut, jo…-vazhdoi Gjergji.
-Pse?!- pyetëm njëherësh ne të dy.
-Rojet jugosllave janë po aq të rreptë e ndoshta më të egër se sa ato shqiptare.Po na kapën ose do të na dorëzojnë te rojet tona ose do të na rrasin në kamp, ku do të ndeshemi me kombësi e gjuhëfolës të ndryshëm. Rasti i parë është më i keq se rojet tona do të na dorëzojnë. Veç torturave në qelitë e hetimit, por do të na rasin në burg si tradhtarë të atdheut me njëzetë vjet burg. Ndaj duhet të ecim me kujdes.
Gjatë ditës nuk mund të dilnim hapur. Ndaj na u desh të nxitonim që të mbërrinim pa gdhirë mirë në shtëpinë e gjyshit të Gjergjit. Ndërkohë që kishim ecur gati dyzetë minuta, u ndeshëm me një bari të moshuar dhe
shtatlartë, i cili nxirrte dhentë për kullotë.
-Për nga rruga e mbarë ,more trima?
-Kërkojmë shtëpinë e Preng Gjurës…
-Po e njihni, nëse e shihni?
-Jo, ne na ka dhënë një porosi për të e bija e tij, Mrika e Gjurajve.
-Nga ime bijë?! O Zot! Po shkojnë tridhjetë vjet që nuk e kam parë. Po pse s’thoni se ju qenkeni nga matanë kufirit?!
-Bacë,Ju jeni gjyshi im, që s’e kam njohur kurrë…! Ju…ju… Vërtet jeni gjyshi im? -pyeti Gjergji i drithëruar dhe e rroku për qafe. Nuk di sa kohë ngelën gjysh e nip të përqafuar. Shkëputeshin pak dhe e shikonin njëri-tjetrin për herë të parë dhe s’ngopeshin. Ai plak mallzhuritur u ul mbi një gurë dhe nisi të derdhë lot malli.
-Faleminderit, i madhi Zot që më krijove mundësinë të njoh gjakun e gjakut tim, djalin e sime bije. Më falni more djem, që ju lashë pas dore.
-Ejani në shtëpi dhe atje do të flasim shtruar.
Ishte mëngjes herët. Plaku i Gjurajve dha alarmin dhe i zgjoi të gjithë në shtëpi.
-Zgjohuni djem, nuse dhe fëmijë, zgjohuni! Shtëpia e Gjurajve sot ka gëzim!
-Të gjithë, djem, nuse e fëmijë u ngritën të përgjumur duke gogësirë.
-Ç’është …, çfarë ka ndodhur, o Babë?
-Mbarësi bijtë e mi, mbarësi. Mase ka ardhur sahati dhe për ne shqiptarët, se na ndau shkjau në pabesi. Na ndanë e na përçanë të paudhët vetëm për të na shuar si racë. Por ne shqiptarët nuk e kuptojmë këtë hile djallëzore. Në vend që të bashkohemi, na ka hyrë krimbi e po shkatërrojmë njëri-tjetrin , njëlloj si mola që grryen drurin.
-Po nuk po marrim vesh asgjë, o Atë…
-Njihuni me djalin e motrës suaj… Mrikës, – të gjithë ngelën të habitur. Para tyre qëndronin tre burra të rinj, në moshë me fëmijët e tyre, por nuk dinin cili nga ata të tre ishte nipi.
-Gjergj, njihu me dajat e tu!- e kapi nga krahu nipin dhe e njohu me të katër djemtë e tij. -Këta të dy janë shokët e tij, familjet e të cilëve i njoh prej kohësh.
Në fund u afrua një plakë, një malësore e vërtetë, veshur me kostumin karakteristikë të Dukagjinit, e cila vuri dorën mbi sy për t’u përqëndruar më mirë.
-Grua, të ka ardhur nipi në shtëpi…
-Cili nip, o burrë?
-Gjergji, djali i Mrikës…
-Uh, e mjera unë që i kam harruar fytyrën vajzës, pa le të njoh fëmijët e saj…?!- dhe menjëherë u rrëzua në tokë. Gjyshes i ra zali nga mungesa e gjatë e së bijës dhe mosnjohjes së nipave e mbesave që nuk i mbajti kurrë në duar, që nuk u dhuroi atë dashuri e përkëdheli që dinë të japin vetëm gjyshet.
Pasi e përmendën, Gjergji u afrua dhe i puthi duart gjyshes që i kishte munguar aq shumë. Ishte një takim i dhembshëm që lë shumë gjurmë tek cilido që e sheh atë skenë.

***
Fal gjyshit të Gjergjit, ne kërkuam strehim politik në Jugosllavi, si një vend tranzit. Qëndruam në kamp njëzetë muaj. U jemi mirënjohës njerëzve të tyre që kishin në ShBA, që nisën garancitë për të tre. Natyrisht sipas fjalës së urtë që thotë se, petullat nuk bëhen me ujë, edhe për ne ishte e njëjta gjë. Në ShBA, në vendin e demokracisë, mikëpritsen e shumë kombësive, nuk na e kishin shtruar rrugën me dafina. As dy oqeanet që lagin Amerikën e Veriut nuk ishin bërë kos dhe ne na mungonte vetëm luga. ShBA vërtet është vëndi i mundësive, por duhet vullnet për të bërë më shumë se një punë, nevojitet arsimim dhe përvetësim i gjuhës angleze, që të përballësh vështirësitë e emigracionit. Këto dhe zbatimi i ligjeve janë domosdoshmëri për të qenë qytetar amerikan apo shtetas i gjithë botës demokratike.
Kaluan vite kur ne e morëm veten ekonomikisht. Më pas me kursimet tona ishim në gjendje të ktheheshim në atdhe për të rimëkëmbur ekonominë e fëmijëve që lamë pas. Por ëndrra jonë u bë realitet vetëm pas viteve nëntëdhjetë. Familjet tona i kishin syrgjynosur në internim për fajin tonë. Ne të tre kishim ikur bashkë dhe vendosëm të ktheheshim të tre në vendlindje. Sa më shumë afronte dita e nisjes aq më të padurueshëm bëheshim. Zhuritja e mallit dukej se na lexohej në sy, në sjellje, në fjalë…
Gjatë gjithë atyre viteve ndieja dhembje kraharori për mungesë oksigjeni prej ajrit të vendlindjes. Jetoja dhe frymoja në një tjetër realitet, ku bora dhe stuhitë shkatërrojnë pamëshirë, përballë të cilave ndieja nevojën e vlagut të tokës nën ngrohtësinë e diellit të vendit tim. Qenia ime ishte mbrujtur me tharmin kombëtar që lind dhe rilind diçka tjetër jetësore, që nuk gjendet në asnjë vend të botës. Edhe kur kthimi im ishte i pashpresë, përsëri mua dhe dy shokëve të mi na është dashur të përfytyronim një vizion imagjinar, për të cilin as unë dhe as ata nuk kishim gabuar.
E kishim mëse të qartë se Sh BA u bë atdheu ynë i dytë që na mirëpriti, na bëri njerëz në kuptimin e vërtetë të fjalës.,gjë për të cilën i ishim mirënjohës. Gjithashtu edhe ne ia shpërblyem me punë e korrektësi, por synimi ynë ishte tjetër…
Atje larg në jugëlindje të Evropës, në Ballkanin perëndimor, buzë Adriatikut dhe Jonit, ku dielli ngroh gjithë vitin, na prista toka mëmë, ajo baltë që na lindi e na rriti, për të cilën kishim mall. Na kishte munguar gjuha jonë. Na kishin munguar lindjet dhe perëndimet e magjishme të vendit tonë. Donim të frymonim aromën e pakrahasueshme që të dhuron ky vend i vogël, dhe i bukur, por tejet i varfër, genet e të cilit i kishim në gjak. Na mungonte ajo tradita e bukur shqiptare që e ka mbajtur gjallë këtë komb. E mbi të gjitha na mungonte familja jonë që hoqi njëmijë të zeza nga persekucioni i egër dhe i pakrahasuar komunist.
Biletat i kishim porositur dhe pas një jave do të riktheheshim në familjet tona. Nuk na mbante vendi.
Të jesh larguar nga familja gati një çerek shekulli, natyrisht që do blesh disa dhurata simbolike për secilin. Kishim dalë të tre për të blerë gjërat e nevojshme për udhëtimin. Ishim duke dalë për të shkuar te parkimi i makinave. Gjergji, i lumtur që kishte gjetur dhurata të bukura edhe për të fejuarën e djalit, ishte i pavëmendshëm dhe po fliste gjithë pasion. Para një makine doli një kone e vogël që i shpëtoi nga dora një zonje. Shoferi devijoi dhe shpëtoi qenin, por i mori jetën shokut tonë, Gjergjit.
Ishte një vdekje e tmerrshme, e llahtarshme për sytë dhe zemrat tona. Ai s’mori vesh gjë, se vdiq menjëherë. Kurse tek unë dhe Muzaku vdekja e tij tragjike ka lënë gjurmë dhe dhembje të pashlyeshme.
Gjithë dhuratat që kishte blerë u shpërndanë nëpër bulevard. Kalimtarët u treguan shumë të sjellshëm, mjaft njerëzorë dhe i mblodhën të gjitha sendet e Gjergjit. Ndoshta mungonte ndonjë gjë prej tyre, por pak rëndësi kishte. Kur ai nuk ishte më…ç’vlerë kishin dhuratat.
Emigruam tre, por u kthyem dy dhe një urna prej porcelani kinez, e cila mbartëte hirin e trupit të shokut, mikut dhe vëllait tonë…
Gjatë bisedave tona, kishim vendosur se, nëse ndodhte që ndonjeri nga ne të tre do të vdiste, trupin do t’ia digjnin dhe hirin do ta çonin në atdhe. Këtë dëshirë si një amanet e kishim depozituar tek noteri ynë, gjë që nuk na solli asnjë pengesë.
Ndaj emigrimi është i hidhur si vreri. Po ktheheshim, por tani pa gëzim dhe pa pikë dëshire. Kthimi ishte një ëndërr e të treve, ishte besa e dhënë e cila u gjymtua. Amaneti i plotësuar ishte si të ruaje një relike, por sa herë e shikonim urnën, na krijonte një boshllëk, një zbrazëti, mungesën e një njeriu të mirë që e donte jetën. Edhe pse e realizuam një amanet, gjithsesi ai kurrë nuk mund të zëvendësojë një jetë të humbur… Mbajtja e besës apo fjalës së dhënë, ka vlerë biblike, si diçka shpirtërore a ndërgjegjeje, por kurrë nuk ka vlerën e një jete që frymon. Familja e tij priste Gjergjin e jo dhuratat apo paratë.
Kur mbërritëm në fshat me gjithë njerëzit që na pritën në aeroportin e Rinasit, ndalesën e parë e bëmë në shtëpinë e Gjergjit. U dorëzuam gjihë garderobën e tij, dhuratat dhe dollarët që ishin kursimet për të kaluar vitet e mbetura, sepse ikëm djemë të rinj dhe u kthyem burra pesëdhjetëvjeçar. Nuk kishte gjë më të rëndë për ne të dy. Ndiheshim fajtorë, sikur ishim ne shkaku i vdekjes së tij.
Ajo drekë që bëri familja e tij dhe falenderimi për korrektesën lidhur me dorëzimin e gjithëçkaje që i takonte Gjergjit, ishte ironi e fatit të emigrantit.
-Faleminderit për sa bëtë për Gjergjin. Ky ishte fati i tij dhe yni, të cilit nuk i zihet besë dhe as matesh dot me të. Fal Zotit u kthyet gjallë, kjo ka rëndësi dhe e gëzofshi jetën me fëmijët e me gratë tuaja! Këtej e tutje ju uroj të keni vetëm gëzime!”- uroi ajo zonjë e thinjur para kohe. Vuajtjet e skajshme dhe dhembja e gjatë, që për atë nuk pati fund, e kishin bërë të fortë gruan e Gjergjit.”-përfundova kujtimet e mia i trishtuar për humbjen e një miku, jeta e të cilit u këmbye me një grusht hi.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: AMANETI, Tregim, Vilhelme Vranari Haxhiraj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT