Nga Shefqet Kërcelli/
Cdo detar, oficer, n/oficer ose marinar i thjeshtë ka një rast të vecantë kur ka veshur uniformën e bukur të marinarit dhe kur është bërë pjesë e pandarë e detit, një kontakt e ndjesi që nuk e harron gjatë gjithe jetës. Dhe për dukatasin Besnik Berdoj, jeta e detarit filloi me një sprovë të vështirë. Ai duhet të provonte aftësitë e tij si mekanik duarartë duke vënë në gatishmëri Motovedetën, {M/V}, R-216, e cila ishte pjesë e dhuratës prej 5 anijesh të Departamentit të Shtetit të SHBA, në mars 1999. Sipas projektit tre motovedeta shkuan në Bazën e Pashalimanit dhe dy në bazën e Kepit të Palit. Motovedeta R-216, gjatë transportit kishte pësuar një difekt, i cili duhej riparuar për ta vënë në punë. Ishte muaji gusht dhe anija ende ndodhej në bazën e Kepit të Palit, ndërkohë që duhej tu bashkohej anijeve simotra në bazën e Pashalimanit. Për hir të së vërtetës duhet të pranoj se ka një sëklet për ne gazetarët me detarët dhe specialistët e zotë:- s’është e lehtë ti nxjerrësh kollaj nonjë fjalë për veten. Por më në fund e binda Besnikun, të na tregojë këtë ngjarje të vecantë që lidhet me një moment të rëndësishëm të Forcës sonë Detare. Mbasi mora vesh për difektin dhe gjendjen e anijes, thotë ai, i shkova Komandantit të bazës në zyrë dhe i thashë:-Pse e lemë Motovedetën atje? Ajo është një dhuratë e cmuar, që nuk na vjen kollaj. Nuk e riparojmë dot! qe përgjigja. Mbështetur në aftësitë e mija dhe kolegëve i thashë Komandantit se do e riparojmë! Jo e bën, jo se bën, biles u vu dhe kushti po e bëre do e gëzosh anijen, po se bëre do ikësh nga flota!? Me këto fjalë dhe një ankth të lehtë u nisëm drejt Durrësit me shokët e mi. Mbasi i bëmë një kontroll të shkurtër skafit dhe lokalit të motorrave e rimorkjuam me M/V 215 dhe e sollëm në Pashaliman. Pas 21 ditë pune, anija doli në det të hapur. Në këtë mënyrë unë fitova bastin dhe sfidën. U lidha ngushtësisht me këtë anije të fuqishme, duke ndarë me të plot gëzime, shqetësime e ngjarje, jo pak, por 8 vjet. Gjithë jetës ëndëroja ta vishja këtë uniformë të bukur, kam jetuar pranë detit, shikoja nga afër ushtarakët marinarë që i jepnin gjallëri qytezës sonë të Orikumit, por s’kisha mundësi të vishja uniformën e marinarit. Kam qenë i persekutuar e s’më lejohej t’i hidhja sytë bazës detare, tregon mekanik Besniku.
Anija e mirmbajtur teknikisht, përballon cdo operacion në det…
Besniku i takon brezit të viteve ’50. Ai ka lindur në Dukat, ku kreu arësimin fillor e 8–vjecar dhe më pas shkollën mekanike bujqësore në Orikum. Këtu ai u lidh përjetësisht me hekurat, sic thotë dhe vetë. Filloi punë mekanik në bazën mekanike Orikum, pastaj shofer kamioni 32 ton. Në vitet 1993-1997, ka cuar me qindra m3 gurë në rindërtimin e portit të Vlorës, madje kamionin e parë në molin “0“ të këtij porti e ka hedhur Besniku. Duke u marrë me punë mekanike, krijova një farë vetbesimi në riparimin e mirmbajtjen e mjeteve të ndryshme, thotë ai. Kjo eksperiencë e fituar rrugëtimeve të gjata, herë dhe me difekte, ditë e netë pa gjumë, më krijoi bindjen për t’u bashkuar në radhët e Flotës. Rasti e solli që të vihen në provë përvoja dhe aftësitë e mija. Motovedeta R-216, gjatë transportit kishte pësuar difekte në dinamo, motorino, një kingston i bllokuar, pompë uji e bllokuar, duhej përshtatur sistemi elektrik nga 110 V në 220 V, etj. Ju futëm punës me këmbëngulje, shpesh duke harxhuar dhe nga xhepi, ndërsa cdo nevojë për transport e mbuluam me makinën time. Por nuk më mungoi dhe ndihma e kolegëve në Pashaliman e Kepin e Palit, me cfarë të kishin mundësi. Psh. një rast në dukje i thjeshtë, por sediljet e MV, mi dhuroi një oficer i ri, zv/komandant i MHM-112 atëhere, kapiten Rezart Bajollari. Fjala ishte fjalë. Kështu mbas 21 ditë e netë pune e sakrifice, R-216-ës, ju bë motori më i mirë, krahas shërbimeve teknike prefekte. Kështu anija përballoi me sukses dhjetra operacione e stërvitje në det të hapur. Nga ajo ditë e nxehtë Gushti unë u caktova k/motorist i saj dhe nuk ju ndava plot 8 vite, tamam si vëllezrit siamezë. Anija nuk ngeli anjë ditë pa dalë në det, sa në ujërat e Jonit e Adriatikut, duke u bërë mbretëreshë e gjirit të Vlorës e zot i ujërave përeth Sazanit. Ka marrë pjesë në mbi 50 operacione detare, ku vecohet operacioni “Puna” në vitin 2002, dhe dhjetra operacione kërkim-shpëtimi. Nuk ka gjë më të bukur se të shpëtosh jetë njerzish!? kur krahë njerzish duken mes valëve të egra të detit të kërkojnë ndihmë, dhe ti i afrohesh duke i dhënë shpresë për jetën. Kam dhjetra raste të tilla, por do përmend një rast në derdhje të Semanit, kur peshkarexha “Baxho”, kërkoi ndihmë, thjesht me një thirje celulari. Ne ndodheshim në molin e Sazanit, dhe brenda pak minutash, me “arushën” tonë M/V-216, u gjendëm në vendngjarje. Pashkatorja “Baxho” me dy vellëzërit Bashkim e Engjëll Durmishi në bord, rrezikohej të mbytej. Në sajë të veprimeve të shpejta të ekuipazhit tonë u bë e mundur shpëtimi dhe sjellja e tyre në portin e Vlorës. Tashmë vellëzërit Durmishi kanë ngritur një Qendër Peshkimi në Radhimë, ku shijojnë djersën dhe mundin e punës së tyre në det, por nuk harrojnë humanizmin dhe sakrificat e detarëve të MV-216, për të shpëtuar jetët e tyre. Detarët tanë janë të mirëpritur në qëndrën e tyre të peshkimit dhe lokalin “Labëria”. Një rast tjetër i erdhëm në ndihmë tragetit të linjës Vlorë-Bari, i cili 3 milje në veripërëndim të Sazanit rrezikohej të kthehej mbrapsht në brigjet e ishullit, nga deti 6-7 ballë… Kështu kudo ku ka pasur fatkeqësi apo avari detare, thuajse në cdo koordinatë të Jonit, mezokanalit e Adriatikut, R-216 ka qenë atje, në kohën dhe vendin e duhur. Ndërkohë krahas këtyre operacioneve të vështira e të rrezikshme, ku herë-herë është rrezikuar dhe jeta e ekuipazhit të anijes, M/V-216, ka qenë pjesmarrëse në të gjitha stërvitjet e përbashkëta brenda FA, ose me vendet partnere. Motorat e saj tip Diezel, Detroit, kanë gumëzhirë gjithë kohës në sajë të kujdesit të përhershëm të Besnikut, si dhe motoristëve të talentuar Vaso Jazo, Viron Breshani, Roland Cane, Jako Kojani, detar Marenglenit, etj. Me këta specialistë kemi riparuar difekte në mes të detit, që nga tubot e ujit, etj. Por, këto anije kanë qenë në duar të sigurta se i kanë drejtuar dhe komandantë të zotë, djem të rinj, të sprovuar në det, si Dritan Serraj, Tomorr Sinani, Olsi Avduli, Julian Tiku, Everest Haxhiu, Ermal Xhelilaj, Fatmir Likskëndaj, etj. shumica e të cilëve janë trajnuar në SHBA.
M/V 216, ka mundësi të lundrojë për vite të tëra
Që nga marsi i ’99, 5 motovedetat,{ 3,-65 foot dhe 2,-46 foot}, kanë lënë gjurmët e tyre në cdo koordinatë të detit Adriatik dhe Jon. Ato janë anije të forta, me skaf metalik, sistem hidraulik e elektrik të përsosur. Nuk gjen mjet më të mrekullueshëm. Dhe sot po ta kisha R-216, do mbretëroja me të, sa të ishte dynjaja, thotë Besniku. S’kam ngelur njëhere në mes të detit, kemi shpëtuar njerëz dhe me 9 ballë det. Por duhet të theksoj një fakt, gjatë viteve të para ne i kemi riparuar këto anije së bashku me specialistët amerikanë. Nuk mund të harroj ndihmën e pakursyer të kolegut tim, Buci, i cili më dha njohuri e edukatë pune të përsosur, porosi të cilat i kam zbatuar gjithë kohës. Duke bërë riparim e mirmbajtje bashkë me teknikët amerikanë ne zgjeruam njohuritë tona, u bëmë motoristë të zotë. Kjo përvojë më ndihmoi të riparoj dhe motorin e Rimorkjatorit në vitin 2006, bashkë me kolegun tim Përparim Myftari dhe komandant Daniel Zenelin. Këtë e kam transmentuar dhe tek motoristët e anijes, gjithashtu dhe teknikët e oficinës, ku punova ca kohë. Ka disa vite që anijet tona kanë në përdorim motora “Caterpillar”, të cilët janë teknologji bashkëkohore dhe duan specialistë të zotë. Sigurisht që për këto ka projekte dhe duhet ndihma e specialistëve amerikanë. Me sa kam dëgjuar ka një projekt të ODS për këtë. Theksoj se përsëri unë jam i gatshëm që të punoj me ta, në riparimin e këtyre anijeve, ashtu si me Motovedetën R-216. Me zor pres që të takoj kolegët dhe miqtë e mi të vjetër, zotin Buci, zotin Roy, etj. Riparimi i anijeve të shpejta “Archangel”, dhe këto dhuratë e Departamentit të Shtetit të SHBA, do i shërbejë më së miri përgatitjes e trajnimit të një brezi të ri mekanikësh e motoristësh në Flotë.
Gjurmë në anije, gjurmë në bazë, gjurmë në jetë
Nuk janë vetëm aftësitë profesionale dhe dashuria për detin, karakteristikë e Besnikut. Ai është njeri i papërtuar dhe plot humor. Shpesh me shakatë e tij qetësonte ekuipazhin e R-118, në lundrimet e vështira. I qeshur me të gjithë, i kudo ndodhur për cdo gjë në bazën e Pashalimanit, ai ka lenë gjumë gjithandej. Në vitin 2000, Besniku ngriti një mjedis bashkëkohor për shlodhjen dhe argëtimin e detarëve. Me ndihmën e dy djemve të tij emigrantë, Rikardit në Greqi dhe Aldrinit në Gjermani, ai ngriti një mjedis me lojëra elektronike, kalceto, bilardo, etj. ashtu si në kazermat e ushtrive të NATO-s. Makina e tij ka zgjidhur mjaft punë të repartit në ditët e vështira mbas 1997, tashmë palmat dhe lulet në bazë mbajnë vulën “Made in Besniku”, madje ai i ka dhuruar repartit dhe një pompë uji dhe një autobus. Gjithashtu reparti dhe anijet kanë fituar nga komunikimi i thjeshtë i Besnikut me kolegët italianë. Duke përdorur shkathtësinë si dukatas, italianët kanë dhuruar materiale për anijet. Tashmë është në prag të pensionit dhe ka qef ti lerë bazës sa më shumë gjëra të mira.Vërtet 20 vjet në këtë bazë, por e kam jetuar dinamikën e saj me shpirt e zemër. E kam të vështirë të shkëputem prej saj. Dua ta mbyll me nder këtë punë, thotë Besniku, ta vizitoj me qef këtë bazë mbas pensionit, pse jo të ndihmoj më të rinjtë gjatë difekteve. Motori është zemra e anijes, dhe më tepër duhet mëndje se sa forcë. Ai flet me respekt dhe për kolegët e tij të bazës së Kepit të Palit, mjeshtra e zanatalinj të mirë, si Arben Koci, Ylli Leka, Vahid Collaku, Eqerem Dervishi, Pëllumb Ruka, Hydri Collaku, Fatri Collaku, Ali Zhupani, Hamdi Ceka, Haki Stafa, Alfred Mara, A.Kojtari, etj. Puna dhe përkushtimi i Besnikut është pasqyruar dhe në shtypin ushtarak, ndërsa ka marrë falenderime nga eprorët e të gjitha niveleve në Flotë. Me mua janë sjellë mirë dhe më kanë vlerësuar punën të gjithë thotë Besniku, ndaj flas me respekt për ta. Mendoj se Forca Detare dhe baza e Pashalimanit ka një brez të aftë e të arsimuar, që do e cojnë flotën tonë para, ashtu si vendet e tjera të NATO-s. Kam besim që nga Komandanti Subi Zenelaj, Zvëndësi Engjëll Sinanaj, Shef Festim Derraj, kuadrot e tjerë Arif Curraj, Adrian Seraj, Altin Gaba, Ermal e Lace Hila, Ilir Cobo, Spartak Shyti, Eraldo Dautaj, Rigers Kordalli, Mario Miftari, Erald Haskocelaj, etj. ndaj i uroj atyre vetëm shëndet e suksese bashkë efektivin e Flotiljes Detare Pashaliman. Mjeshtri ynë duarartë Besnik Berdo, po mbush 20 vjet në bazë, ai ka një jetë mes repartit dhe familjes. Kënaqem kur degjoj zhurmën e motorit “Detroit”, ashtu si gjinkalla, por kënaqësia ime dyfishohet kur dëgjoj cicërimat e tetë zogjve të mij, nga Gjeramia në Greqi, nga Orikumi në Tiranë, thotë Besniku. Ai tashmë është bërë tetë herë gjysh, ka plot shtatë nipa e një mbesë!? Dy djemtë Rikardi dhe Aldrini dhe njëra nga vajzat Anila, janë emigrantë, ndërsa Esmeralda është pedagoge e anglishtes në Qëndrën e Gjuhëve të Huaja në KDS, kjo është pasuria më e madhe e mjeshtrit Besnik Bërdoj bashkë me motorat e M/V R-216. Shpesh shkon në molin ku është bregëzuar anija e tij, R-216, bisedon me ekuipazhin e saj më të ri, mediton dhe kujton lundrimet e miljet e pafund të kryera me të. Por, njëkohësisht, me vështrimin tek e ardhmja, Ai ka cfarë tu tregojë nipërve e mbesave të tij,- rrugën e vështirë dhe të bukur të detarit! Mbase dikush do ketë fatin të bëhet detar, e mbyll rrëfimin mjeshtri Besnik Berdoj.