Gazetari Arben Llalla, një mbrojtës i flaktë çështjes came ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Dulja kërkoi që për minoritarët, në fletët e votimit të vendoset edhe gjuha greke.
Por ja çfarë shkruan Arben Llalla në Facebook-un e tij kundër Dules:
“Burraveci Vangjel Dule, cili është me disa maska, ka kërkuar sot që fletët e votimit të jenë në gjuhën greke. I rikujtoj vllehut nga Gumenica i ngulur si bari delesh në periferi të Gjinokastrës, Vangjel Dules, se ai është betuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Neni 14 thotë:
Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.
Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.
Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.
Prandaj Dule mos të bëj lojë fjalësh me OSBE-ODIR, tek e fundit kush ka dëshirë le të votoj ditën e zgjedhjeve, kush nuk ka dëshirë le të qëndroj në shtëpi, të ngrohë vezët apo të haj gështenja sepse Shqipëria nuk ka ligj që dënon ata që nuk votojnë, ashtu siç e ka një ligj të till racistë Greqia që dënon me gjobë apo me burg, ata shtetas grek që nuk dalin në votime.
PERKUJTOHET ARISTIDH KOLA
PDIU kujton me nderim rilindasin arvanitas Aristidh Kola, në 15-vjetorin e vdekjes/
Shqipëtarët kujtojnë me nderim 15 vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej rilindasve të fundit të kombit tonë, Aristidh Kolës. Ai i përkiste një brezi që u orvat të ringjallte shqiptarësinë e arvanitasve në Greqi, në mburrje të prejardhjes së tyre shqiptare, në mbrojtje të gjuhës sonë dhe të identitetit të veçantë kulturor të arbërorëve të Greqisë.
Kola drejtoi për më shumë se një dekadë Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë, shoqatën e parë dhe të vetme, që tentonte të promovonte të drejtat e kësaj pjese të kombit shqiptar. Ai shkroi dhjetra libra dhe botoi të përmuajshmen “Besa”, median e vetme shqiptaro-greke, që u dedikohej arvanitasve.
Ai ishte kampioni i të drejtave të mohuara me dhunë ndaj një popullsie, që ende e ruan fshehtazi gjuhën e të parëve dhe e mbrujt, edhe pse jo në publik, identifikimin me kombin shqiptar. Për këto përpjekje, Aristidh Kola u syrgjynos nga nacionalizmi grek, u kërcënua dhe u shantazhua, por nuk ndaloi deri në vdekje të ringrinte frymën kombëtare brenda komunitetit të vetë.
Puna e tij nuk pati mbështetjen e nevojshme të udhëheqjes politike shqiptare, fakt të cilën do ta vendoste disa herë në pah. Ai u gjend i vetëm përballë një shteti dhe një elite nacionaliste, që kishte mjetet dhe mundësitë për të pushuar kauzën e tij.
Kola vdiq, nga një sëmundje që u agravua më shpejtë se normalja.
Mirëpo, la pas një punë të vyer, që vërtetoi se shqiptarësia e arvanitasve nuk mund të humbasi kurrë, por rri e fshehur nga frika e sulmeve dhe dhunës.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkujton me respekt këtë figurë të madhe të kombit tonë, një ndër rilindasit e fundit, që dha gjithçka për Atdheun. Shpresojmë që shteti shqiptar të çojë përpara punën e Kolës, duke mbështetur dhjetra të rinj arvanitas që punojnë për këtë kauzë të drejtë, me frymëzimin e tij. (PDIU)
Paramithia dhe Janina në tablotë e një ushtari gjerman
Nga Arben LLALLA/
Bukuritë natyrore të Çamërisë-Epiri i Jugut, mënyra e jetesës dhe veshjet karakteristike të shqiptarëve të atjeshëm ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të ndryshëm që nga fund shek.18 e në vazhdim. Shumë piktorë të huaj të shekujve të kaluar të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës, veshjes dhe bukuritë e trojeve shqiptare kanë mbushur tablotë e tyre me pejsazhet nga Çamëria. (Një kostum popullor shqiptar e vishte me kënaqësi dhe poeti anglez Lordi Bajron, por që njihet si “veshja greke”. Kostumi me veshje shqiptare ku pasqyrohet Lordi Bajron i përket veshjes që e mbanin shqiptarët në Epirin e Jugut dhe kur themi Epiri i Jugut, duhet të kuptojmë Çamërinë.
Në Maj të 1849 piktori Edward Lear vizitoj Çamërinë dhe na solli me anë të pikturave të tij peizazhe nga Arta, Paramithi, etj. Kudo në penelin e tij dhe shënimet e tij ai na tregon për jetën e shqiptarëve në Epirin E jugut-Çamëri.
George de la Poer Beresford (1826-1865) ishte irlandez dhe në vitin 1855, na solli piktura me peizazhe nga Çamëria të cilin e quante Shqipëria e Jugut. Në këto piktura janë përfshirë pamje nga qytetet e Artës, Paramithisë, Janinës Pargës, etj.
Në Gusht-Nëntor të vitit 1943, në Divizionin gjerman që shërbente në Çamëri-Epiri i Jugut, erdhi një grup artistik për të dhënë shfaqe dëfrimi për ushtarët. Ky grup artistik i krijuar nga ushtarë dha shfaqe në disa vende ku ishte vendosur ushtria gjermane si: Janinë, Gumenicë, Korfuz, etj. Në këtë grup artistik ishte edhe ushtari Roland Schmidt (1917- ).
Pas shumë vitesh, më 1994, ish-ushtari gjerman Roland Schmidt, tashmë në moshë të thellë do ti botonte në një libër përshkrimet e jetës së tij, Gusht-Nëntor 1943, gjatë kohës që kishte dhënë shfaqe artistike për ushtarët gjerman në Çamëri. Në brendësi të librit përveç fotografive të shumta të asaj kohe bie në sy vizatimet e tij me pamje nga qyteti i Paramithisë, Janinës dhe Korfuzit. Roland Schmidt ka vizatuar lagjet ku kanë banuar shqiptarët, të cilat mund të shihen edhe xhamitë që kanë ekzistuar dikur.
Roland Schmidt në libër tregon për nisjen me anije nga Korfuzi për në Sarandë ku do të jepnin shfaqe për ushtarët gjerman që ishin atje. Por rrugës anija e tyre kishte pësuar një difekt të rëndë dhe ishin detyruar të riktheheshin në Korfuz duke mos e dhënë shfaqen artistike.
Pas shfaqeve artistike të dhënë për ushtarët gjermanë në Janinë, Gumenicë dhe Korfuz, grupi artistik ku bënte pjesë ushtari Roland Schmidt u nisë për të vazhduar aktivitetin e tyre në Kroaci dhe më tej në Hungari.
Shqiptari,kandidat për deputet për në Parlamentin e Kroacisë
Idris Sulejmani është me origjinë nga Tetova.Ai ka lindur dhe jeton në Kroaci. Sulejmani kandidon për të përfaqësuar pakicat kombëtare në Kroaci./
Nga Arben Llalla/
Në zgjedhjet për deputet për në parlamentin e Kroacisë që do të mbahen në 8 Nëntor, kandidon për pakicat e minoriteteve edhe një shqiptar, Idris Sulejmani.
Sulejmani është me origjinë nga Tetova, i cili ka lindur dhe jeton në Kroaci. Ai kandidon për të përfaqësuar pakicat kombëtare në Kroaci.
Idris Sulejmani është aktivistë i njohur i çështjes kombëtare dhe mik i ngushtë i ish-presidentit kroat, Stjepan Mesiç.
Nëse shqiptarët në Diasporën e Kroacisë do të bashkohen të gjithë bashkë për të votuar kandidatin e vetëm shqiptar Idris Sulejmanin, atëherë për herë të parë historikisht në Kuvendin e Kroacisë do të kemi një deputet shqiptar i cili do të mbrojë interesat e diasporës shqiptare.
Idris Sulejmani është biznesmen i cili merret me gastronomi.
AFRESKU I JANULLATOSIT….Kryeshkelësi i hyjnoreve hesht…
Nga Arben LLALLA/
Pas disa shkrimeve për afreskun në kishën brenda territorit të Katedrales Ortodokse në Tiranë, KOASh-i nuk është pozicionuar ende se çfarë do të bëjë me afreskun e Janullatosit.Kryeshkelësi i hyjnoreve hesht…Sipas burime nga brenda KOASh-it thonë se kisha në fjalë është mbyllur dhe nuk lejohet hyrja. Afresku është siç ka qenë, i pandryshuar me imazhin e Kryepeshkop Anastasit!Ekipi i ngushtë i Kryepeshkopit me sjelljen e tyre bizantine na bëjnë të besojmë se imazhi fytyrë i mbuluar u bë vetëm për të çoroditur e për të blerë kohë.Disa klerikë e besimtarë që guxuan të sugjerojnë zëvendësimin e kryepeshkopit me Krishtin në këtë afresk, u kërcënuan të rrinë urtë nga besniku më intim i kryepeshkopit: “I biri i Lutfiut”, siç përflitet nga priftërinjtë dhe besimtarët, peshkopi asistent i Fortlumturisë së tij. Ndërkohë një person i besueshëm brenda KOASh-it thotë se ka kërcënime të tilla si: “Nëse vazhdon debati mbi afreskun, do të ndërkombëtarizoj çështjen e Dhërmiut.” Nga ana tjetër, vëzhguesit që njohin mirë mënyrat e kërcënimeve të tilla thonë se afresku në kishën e vogël është një barometër për të parë reagimet, nëse diçka e ngjashme mund të konceptohet e imponohet edhe brenda Katedrales së madhe, apo dhe në kisha të tjera ortodokse në Shqipëri. Sidoqoftë skandali ka sfondin e qartë historik: Projekti i vetshenjtërimit të Janullatosit nisi menjëherë mbas fronëzimit të tij, kur autorizoi librin e një prifti greko-amerikan, i cili ka shërbyer pranë tij edhe në Shqipëri, që u botua anglisht në vitin 1994. Në libër kryepeshkopi barazohet me shenjtorë e martirë të krishtërimit ortodoks: Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations. (Fr. Luke Veronis, 1994.)
Dhe ky labërishte është vetëm fillimi i një letërsie biografike/okultiste që vijoi e zgjeruan Perëndim duke e pikturuar Janullatosin si shenjtor të kohëve tona, i cili jovetëm ringriti kishën e “grekëve-ortodoksë” por madje po ugjillëzoka Shqipërinë duke konvertuar “masivisht” myslimanët në ortodoksë. Kjo përshtypje e rreme u imponua nga fakti se peshkopët e rinj shqiptarë erdhën nga komuniteti mysliman, e jo nga komuniteti ortodoks, gjë që nënkuptonte se ata përfaqësonin një popullsi shumë të madhe e rikthyer në Kishën Ortodokse.
Në perceptimin e ngjizur përmes një propagande të sponsorizuar prej Janullatosit, KOASh-i është një kishë misionare greke, përbërë në shumicë nga grekë e myslimanë të konvertuar sepse nuk paska shqiptarë ortodoks. Kjo është vitrina e KOASh-t në botën e krishterë perëndimore.
Ndërsa në Shqipëri gazeta e themeluar dhe botuar nëndrejtimin e rreptë të Kryepeshkopit (Ngjallja), në pjesën dërrmuese flet vetëm për Anastasin. Krishti vjen gjithmonë mbas Tij. Disa herë gazeta në fjalë ka dokumentuar gjëra të papranueshme për një kishë ortodokse, duke sugjeruar që besimtarët të vendosin një foto të “Kryepiskopit” në krah të ikonave të shenjta.
Shenjt a djall?
Pyetëm mbi këtë çështje specialistë të lëmit në fjalë dhe kemi tashmë mjaft materiale interesante. Përgjigjja më e spikatur na erdhi nga një prift i mirënjohur si autor e teolog i ortodoksisë shqiptare:“Ikonografimi i kryepeshkopit Anastasios Janullatos bash në afresk është në të huajtje me traditën e Kishës Ortodokse Lindore, ashtu siç shprehet ajo sot në dëshminë e kishave lokale të krishtërimit ortodoks, dhe ashtu siç e trashëguam edhe ne në Kishën Ortodokse Shqiptare!
Jo vetëm që Janullatosi na del mbi shenjtorët e mbi Hyjlindësen, duke fluturuar si “Panajia e dytë”, por mëton të na barazohet me vetë Jezu Krishtin: Askush nuk ka guxuar të zëvendësojë në ikonografinë ortodokse Zotin Perëndi, e madje duke iu imponuar Kishës në pamje vegimi si i zbritur nga qielli, e duke e paraqitur trupin në trajtë gjysmëqiellore.
Në këtë afresk Janullatosi fluturon si magjistar mbi Shqipëri për të mahnitur, trembur e pushtuar një fëmijë… Por një fuqi e tillë prej magjibërësi nuk vjen nga Perëndia, por nga “princi i kësaj bote”, djalli vetë! (Joani 12:31)
Përveç perversitetit të autorit në këtë afresk me frymëzim eosforik, dy detaje tradhtojnë jetëshkrimin e Misionarit:
E para, është zgjedhur një i mitur, sepse lidhja e Janullatosit me shqiptarët e rritur nuk ngjizet në dashuri të sinqertë; ajo nuk është marrëdhënie shpirtërore: “mahnitja” e tyre ndaj tij është subjekt shkëmbimesh të vazhdueshme, një lidhje krejt materialiste. Ai e di se nuk mundet as t’i manipulojë, e as t’i hutojë të rriturit. Janullatosi është i vetëdijshëm se të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që e mbrojnë sot publikisht do ta hedhin poshtë shumë shpejt mbas vdekjes së tij; ashtu siç kanë bërë edhe me të tjerë para tij.
E dyta, në përpjekje për ta paraqitur veten sa më të shenjtë, ai dha udhëzime që gjymtyrët e pasme të mos përfshiheshin në afresk. Përse? Antropologjia e krishterë e pranon trupin njerëzor në plotërinë e tij. Por përderisa i sëmuri i lavdisë është në kapërcyell të marrëzisë, dhe përderisa ka klerikë dhe besimtarë që e njohin jetën e tij të dyfishtë në Greqi dhe në Shqipëri, ai ka bërë një lojë “vetënjohje”: Mohohet pjesa e keqe, mëkatëria e madhe, duke rrëfyer “në përulësi” jetëshkrimin e errët; rrugëtimi përmes luginës së lotëve, për të dalë në malin e lavdisë së sotme…
Në debatet publike mbi këtë skandal të KOASh-it, disa studiues argumentuan se afresku nuk mund të bëhej sepse nuk ishte “mbas vdekjes”. Por as mbas vdekjes nuk lejohet të ikonografohet dikush me porosi, sepse nuk pranohet nga teologjia ortodokse. Vetëm ndërgjegjja e Kishës është ajo që dëshmon shenjtërinë e një anëtari të saj, dhe jo individë të veçantë, e aq më keq të interesuarit, me ndihmën e një shteti fqinj…
Jo vetëm mbas vdekjes, por dhe mbas një dëshmie kohëgjatë e të pamohueshme nga populli i Perëndisë, dhe vetëm atëherë, mund të përvijohet në ikona e afreske një anëtar i Kishës. Për më tutje, kjo nuk mund të bëhet pa shquar të gjalla tiparet e domosdoshme të përulësisë, dashurisë, besimit dhe veprave të një të krishteri, pavarësisht rolit të tij në Kishë.
Në të kundërt, tek njeriu Anastas, ne të gjithë jemi bërë dëshmitarë të gjallë të shumë e shumë cilësive tepër negative e të papranueshme edhe për një besimtar të rëndomtë, e aq më tepër për një kryepeshkop që mëton se është i shenjtë. Sot po rendis vetëm disa cilësi të tij:
Mendjemadhësia, megallomania dhe narcisizmi; tre tipare të mjaftueshme për të humbur shpirtin, sipas teologjisë ortodokse.
Ku është ligji i krishterë “unë jam më mëkatari”, pa të cilën nuk mund të shpëtohet shpirti? A nuk na mëson Kisha Ortodokse se djalli u rrëzua nga parajsa pikërisht nga mendjemadhësia, se deshi të barazohej me Perëndinë?
Urrejtja ndaj atyre që nuk i binden ta adhurojnë,dhe persekutimi ndaj atyre që kanë guxuar të zbardhin lojën e tij politike në Kishë.
Janullatosi flet shumë për dashuri, hiqet si dijetar i madh, por kjo është e kundërt me doktrinën ortodokse. Dashuri e krishterë nuk është dashuri për ata që të adhurojnë, por për të gjithë krijesën e Zotit, e sidomos për ata që nuk të lëvdojnë, e madje dhe për armiqtë e tu, zoti Janullatos!
Për sa i përket gjenialitetit të tij, Kisha na mëson se dijetari më i madh është vetë djalli, i cili sipas Shkrimit të Shenjtë e di përmendsh Biblën, gjë që e dëshmoi vetë para Jezuit në shkretëtirë. Madje djalli është dhe çudibërës, sepse bëri mrekulli edhe para vetë Krishtit, për ta hutuar e tunduar Atë. Dija dhe mrekullitë, atëherë, për një njeri me urrejtje e pasione 86-vjeçare, kthehen në pengesë jo vetëm për t’u shpallur shenjtor, por dhe për të shpëtuar shpirtin. Për sa u përket veprave të shumta të Janullatosit, nga pikëpamja e krishterë nuk ka rëndësi se sa bën, por përse i bën?
Kohë më parë media shqiptare publikoi një foto ku afreskut i është vënë një pëlhurë e bardhë si vello nusërore…
Njeriu që bën lojë vazhdimisht në Kishë, tinzar dhe i papenduar, përpiqet të fitojë kohë duke iu hedhur hi syve shqiptarëve, ndoshta për të shkaktuar ndonjë krizë tjetër shqiptaro-greke, në mënyrë që të kapërcehet e të harrohet sakrilegji, e që të dalë prapë në afreskun kishtar fytyra e tij satanike!
Si rrjedhojë, për këdo që ka ndërgjegje kishtare ortodokse, afresku i Janullatosit është përdhosje e faltores Lindja e Krishtit dhe dëshmia më flagrante e vetkultizimit të tij në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Duke përfunduar le të themi se autoportretizimi i misionarit grek në afreskun kishtar është në armiqësi edhe me martirët dhe dëshmorët e kishës vendore, të cilët qëllimisht janë harruar e shpërnjohur nga KOASh-i për afro një çerek shekulli. Dhe mbasi u dëbuan nga historia e rishkruar prej një misioni jo shqiptar, ata sot janë sfiduar e çuar në mosqenie historike.
- « Previous Page
- 1
- …
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- …
- 43
- Next Page »