• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndërtimet me leje

May 3, 2017 by dgreca

“Nuk ka ligj apo projekt në rruzullin tokësor që do të më detyron të punoi gabimisht,nëse i  respektoi të gjitha ligjet aktuale në shtetin tim, normat e standardet ndërkombëtare të fushë së ndërtimit”/

Nga  arch. Ylber Vokshi -Ylli/*

Prishtine- 3 Maj 2017- Nuk e di sa ia vlen të potencohet prapë, por për një gjë jam i sigurt se pas tërë asaj që ka ndodhur në fushën e urbanistikës dhe në tërësi në fushën  të ndërtimit në Kosovë në shekullin e ri 21,do të jenë shumë të vështira rehabilitimet urbane dhe kthimi drejtë respektimit të ligjeve,normave standardeve dhe rregullave teknike të cilat i kërkon urbanistika e vendbanimeve tona,të cilat dikur kanë ekzistuar. Sa i përket planifikimit hapësinorë, me mos punën tonë, i treguam tërë botës se jemi shumë larg zbatimit të atyre principeve dhe synimeve tona si shtet i ri.

Trajtimi i kësaj problematike sot po e tregon një të vërtetë dëshpëruese të pritur, se keqpërdorimet e mëdha me territorin dhe hapësirën e Kosovës janë të mëdha dhe në shumicën e rasteve të pa riparueshme. Gjithsesi do të ketë pasoja të mëdha  në të ardhmen e jonë për gjeneratat e reja, duhet të jemi të detyruar të jetojmë në një mjedis ku kualiteti i jetës urbane është ekstrem i varfër, i cili fare nuk po i pengon askujt. Ky popull si duket është pajtuar me detyrimin për të jetuar kështu, ku kushtet për një jetë të dinjitetshme urbane dhe rurale mungojnë, përndryshe do të kishte reagime pakënaqësie së paku nga banorët e vjetër rezident.

E tërë kjo situatë e krijuar urbane me degradime të mëdha të territorit dhe tërë hapësirës që na rrethon është e pa mundur të sanohet apo të stabilizohet, pa turbulenca të mëdha, që u diskutuan në një emision televiziv që e trajtoi këtë problematikë, vetëm në kryeqytetin e Kosovës Prishtinën. Aspak ma e mirë nuk është situata hapësinore dhe urbane as në qytetet tjetër të Kosovës, si rezultat i veprimeve të Komunave tona si dhe lejimit të këtyre veprimeve nga ana e pushtetit qendror, gjegjësisht Qeveris dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Mos respektimi i disa rregullave të një jete të përbashkët urbane e ka krijuar një situatë të pa lakmueshme, në të cilën të gjithë ne,qytetarët e thjeshtë, që jemi të detyruar të jetojmë në këto hapësira, do të jemi humbës të mëdhenj.

Thelbi i problemit janë veprimet dhe mos veprimet e organeve ekzekutive shtetërore (MMPH dhe Komunat) të cilat që nga viti 2004 (para 13 vite) kanë qenë të obliguara të rifreskojnë apo të bëjnë aktet nënligjore të reja, ku do të definoheshin të gjitha elementet e duhura për projektim dhe zbatim të planeve hapësinore dhe urbane në nivel Qendror dhe Komunal. Ato akte nënligjore duhej të ishin të harmonizuara mes veti me kërkesat reale teknike që kërkohen me elaboratet e evakuimit të objekteve dhe tërësive urbane, në rastet e fatkeqësive të ndryshme si natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, si vërshimet ,tërmetet,erërat e forta,zjarri,zhurma-akustika urbane etj. E jo ti kemi të shpërndara nëpër ligje dhe rregullore sektoriale të kopjuara keq nga të tjerët që në skajshmëri vështirëson zbatimin e tyre në realitet.

Kjo edhe duhej të ishte një nga detyrat e saja kryesore të Ministrisë,të monitoroi dhe të ndërhyjë, në rastet kur pushteti lokal nuk i respekton ligjet,normat dhe standardet e ndërtimit të ndërlidhura me,strategjitë,parimet, objektivat dhe politikat e definuar paraprakisht të Ministrisë,gjegjësisht të Qeveris së Kosovës. Edhe përpara kjo Ministri  prej se ekziston ajo nga viti 2002,ka pasur intervenime të rralla sporadike të ndërlidhura me interesa individuale,klanore,grupeve të caktuara të interesit si dhe aso të partive politike. Asnjë herë nuk ka qenë parimisht primare monitorimi,mbrojtja dhe zhvillimi i territorit të shtetit,që duhej të ishte detyrë kryesore e këtij dikasteri qeveritar.

Tek pas17 vite në korrik 2016 ma në fund u propozua një udhëzim administrativ mbi normat teknike të planifikimit hapësinorë. Ajo punë nuk u realizua deri me tani në tërësi çka iu mundësoi keqbërësve të shumtë që këto vite të abuzojnë me hapësirën dhe tokën urbane në stilin “kjo është prona ime,ajo është e shenjët dhe mundem të bëjë çka dua me te ”,duke mos respektuar së paku kodin etik të jetës së përbashkët urbane në një vendbanim-qytet. E tërë kjo situatë u mundësua fal mos veprimit të qëllimshëm  të pushtetit qendror (Qeverive të pasluftës) dhe ati lokal (Komunave).

I tmerrshëm ishte fakti se si për situatën krijuar urbane në Prishtinë asnjëra nga palët e akuzuara nuk  e konsideronte veten fajtore, edhe se përfaqësuesit e banorëve të lagjes ”Mati 1“ me të dhëna faktike e argumentonin situatën e krijuar aty,me abuzime të mëdha me procedurën e ndryshimit të planit rregullues në vitin 2011. Duhet të jemi realist të parandalojmë dukuritë e jo të merremi me pasojat, si po kërkohet nga banorët në rastin konkret, pasi nuk jemi shoqëri e pasur të ia lejojmë vetes një komoditet të tillë i cili kushton shumë.

Një e dhënë që u bë publike në emision nga drejtori i urbanizmit të KK Prishtinës është tepër shqetësuese, se si kanë vepruar asamblistët e Kuvendi Komunal të Prishtinës,me refuzimin 6 herë të revidimit të planit rregullues të mu kësaj zone “Mati 1”. Ata me vetëdije me qellim apo pa qellim kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate konfuze, ku humbësit ma të mëdhenj po rezultojnë banorët të cilët janë detyruar të blejnë apo ti shfrytëzojnë këto objekte dhe hapësira të ndërtuara.

Sipas nenit 26 pika 7 të LPH nr 04/L-174 të vitit 2013 citoi “ Dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara mbeten në fuqi derisa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji “ qartë shpjegohet se planet rregulluese urbane ekzistueset ende janë në fuqi dhe lejohet revidimi I tyre. E tëra tani është e qartë se çka fshihet pas kësaj tendence shkatërrimtare të asamblistëve komunal, pasi niveli qendror ende nuk e ka përpiluar Hartën Zonale të Kosovës me të cilën duhet të jenë në harmoni Hartat Zonale të Komunave.

Reagimet e Ministrisë në ankesat e qytetarëve në stilin “lidhur me këtë çështje ti drejtohet instancave tjera” pa i precizuar shkaktarët, vetëm ka krijuar konfuzione në shumë raste. Aspak nuk është e vërtetë që problemet e shumta të krijuara munden të zgjidhen me “Harta Zonale”, të cilat janë vetëm një dokument hapësinor dhe urban, shumë ma detal dhe i avancuar për të cilin duhen përgatitje profesionale. Duke u bazuar në infrastrukturën dhe pajisjet teknike si dhe kapacitetet profesionale nëpër komunat tona,me përjashtime të vogla, është i pa zbatueshëm.

Si duket Ministria ka pasur të vetmin qellim,me krijuar konfuzion edhe ma të madh me aprovimin e Ligjit të ri për Planifikim Hapësinor 2013,thua se nuk ju mjaftuan ato vitet e pas luftës ,ku me qellim nuk u respektua asnjë normativ apo standard, në fushën e ndërtimit. E nëse është ashtu, qëllimi është arritur pasi që katër vjet kjo fushë është tërësisht jo funksionale,neve na mbetet të shohim se deri kurë do të vazhdoi kjo gjendje edhe pas shtatëmbëdhjetë (17) viteve në shekullit e ri 21.

 

Prishtinë                                                                             arch. Ylber Vokshi -Ylli

3 maj 2017            arkitekt i pavarur

        ylberv@gmail.com

 

Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)…

Filed Under: Analiza Tagged With: arch. Ylber Vokshi Ylli, Ndertimet me leje

Lista e pritjes, “ zbulim i ri” i Qeverisë së Kosovës

October 24, 2016 by dgreca

Analizë propozim ligjit të ndërtimeve pa leje/

Ylber-Vokshi-Ylli-210x160

Nga arch. Ylber Vokshi-Ylli/

Të shtihesh se asgjë e keqe nuk ka ndodhur në Kosovë këto shtatëmbëdhjetë (17) vite,në fushën e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Arkitekturës,me lejimin e ndërtimeve pa leje në tërë territorin e vendit, nuk është etike,e ndershme. Në fund të propozohet një draft ligj i tillë,nuk mundet të lenë indiferent ata që me këmbëngulje kërkuan dhe u angazhuan të ketë rend dhe rregull në fushën e ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit ligjorë, ku të gjithë banorët e sajë duhet të ishin të barabartë, çka nuk po ndodhë me këtë propozim ligj për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Po frikohem se kjo qasje jo serioze do të ju shërbej si model,se si mundesh me ndërtuar në të ardhmen në Kosovë pasi askush nuk po sanksionohet por po propozohet e  kundërta, po shpërblehen.

Nëse principet e demokracisë keqpërdoren skajshmërisht si në rastin e tendencave për të hartuar një ligj të ri për legalizimin e ndërtimeve pa leje, të cilat u lejuan të bëhen me dekada,atëherë kjo çështje shumë lehtë mundet të kaloi në anarki, pos pasojave afatgjate që po i përjetojmë këto vite të “demokracisë”,ka rrezik real të ndikoi direkt në organizimin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës. Ndryshe si të shpjegohet rruga që është zgjedhur nga politikë-bërësit tonë që pas 15 vite të aprovojnë një ligj që u tregua i pa zbatueshëm,dështoi në zbatim,kurse tani na ofrohet një propozim i ri i ligjit i cili me mënyrën se si është konceptuar, direkt ndikon në fyerjen e inteligjencës dhe mendjes së njerëzve normal, me të vetmen pyetje si është e mundur që dikush të mendoi kështu,ku do ta dërgon këtë shoqëri kjo formë e të menduarit dhe të vepruarit.

Me sa arrogancë propozohen disa zgjidhje të cilat direkt do të ndikojnë në stabilitetin urban dhe në të ardhmen e kësaj shoqërie,nga na lindi ajo ideja për “Listën e pritjes” e cila në pafundësi do të lejon ekzistencën edhe të atyre ndërtimeve që nga aspekti teknik,pronësor dhe juridik, janë në kundërshtim ekstrem me mjedisin ku janë ndërtuar dhe me principet dhe rregullat që duhet ti kultivonte një shoqëri normale dhe demokratike. Ato ndikojnë direkt në kualitetin e jetës urbane posaçërisht në vendbanimet kryesore dhe në tërë territorin e vendit.

Vetëm shikoni foton e ndërtimeve pa leje në kryeqytet,njeriu normal tmerrohet me atë që ka ndodhur në Prishtinë, me lejimin e ndërtimeve pa leje të cilat një prokurore,zyrtarë i lartë shtetëror, ishte detyruar ti përshkruan kështu: “Kryeqyteti  i Kosovës ka mbijetuar luftën gati pa pasoja, mirëpo sipas disa analizave ndërtimet e pasluftës e kanë dëmtuar  75 % të strukturës ekzistuese të qytetit duke përfshirë këtu edhe pjesët e vjetra dhe historike të qytetit“, Situata është e ngjashme edhe në vendbanimet (qytetet) tjera në Kosovë.

Siguria dhe stabiliteti i këtyre objekteve (mbi 400 000) të ndërtuara pa kontroll shtetëror (mbikëqyrje) është kaptinë e veçantë të cilën duhet trajtuar seriozisht pasi është në pyetje jeta e njerëzve të cilët jetojnë dhe veprojnë nëpër ato hapësira. Nuk mjafton vetëm një dëshmi vizuale-sipërfaqësore e profesionistit e cila në Kosovë është formale, duke e ditur se askush deri me tani nuk ka dhënë përgjegjësi,që të legalizohet një objekt. Sot ka metoda dhe mjete që e vërtetojnë stabilitetin statik të objekteve, të cilat domosdo duhet aplikuar për të dokumentuar sigurinë e tyre nga ndikimet e ndryshme si janë tërmetet. Çështje thelbësore është se kush ka fuqi monetare ti paguaj ato ekzaminime që kushtojnë.

E kamë theksuar disa herë se nuk zgjidhet kjo problematikë me një ligj të ri pasi i kaluari dështoi. Kjo problematikë është shumë ma komplekse, duhet analizuar dhe ri-shqyrtuar shkaqet përse u injoruar ligji aktual nga ata që kishin ndërtuar pa leje,përse numri i atyre që aplikuan për legalizim ishte simbolik,vetëm 2493 veta ma pak se 1%,nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve në 28 komuna që është zyrtarisht 352 836 raste. Në thelb është mos gatishmëria e vendimmarrësve tonë me e zbatuar ligjin,blerja e kohës deri sa të “harrohet” kjo çështje dhe të jetësohet në praktikë ky realitet që vetë e kanë lejuar,është qëllimi përfundimtar i tyre.

Një koment i një lexuesi të një shkrimi timin kritik lidhur me trajtimin e ndërtimeve pa leje më ka detyrua të mendoi shumë se si ne po tentojmë që me ligj të zgjidhim këtë plagë që e ka katandisur Kosovën. Ai më shkruan “ Nuk duhet qe ai qe e ka ndërtuar një objekt pa leje te kërkoje legalizim,por duhet qe pushteti ne këtë rast komuna te e vendose cili objekt legalizohet e cili jo. Dhe ai qe nuk legalizohet ai rrëzohet. Komuna e legalizon objektin dhe ia dërgon faturën qe ndërtuesi dmth pronari te e paguaj. Nëse nuk e paguan duhet konfiskuar objektin,edhe u krye. E jo me lutje …a po donë me legalizua,çfarëdo vendim i tjetër është marrëzi.” Me këtë qëndrim është ndërthurur e tërë filozofia e funksionimit të një shteti të pretenduar demokratik. Natyrisht një qëndrim të tillë duhet me ia përshtatur rrethanave të reja të krijuara, në princip duhet pasur qasje të ngjashme konstruktive e jo me luajtur me jo seriozitet me ndjenjat e shumicës së banorëve të ndershëm të Kosovës.

Si të arsyetohet çmimi simbolik i taksave të legalizimit,si të iu shpjegohet banorëve të banesave ku ka pasur mbindërtime të dhunshme (neni 18), se ai uzurpator i pronës private në ndërtese me leje,pos atyre maltretimeve fizike,psikologjike,sociale që në vazhdimësi iu ka krijuar banorëve rezident, do të paguaj taksë komplet deri në 500 euro për atë ndërtim edhe se atë e ka ndërtuar mu në qendër të kryeqytetit, ku m2 sot shitet 2500-3000 euro. Gjithsesi ata uzurpator duhet detyruar të paguajnë edhe hapësirën e shfrytëzuar- uzurpuar  për ndërtim,nëse dëshirohet të ketë drejtësi sociale dhe urbane. A kanë menduar këta me mendje të shëndoshë që po tentojnë të legalizojnë krimin urban dhe financiar, pa u brengosur për sigurinë e banorëve të tyre. Kjo formë arbitrare e punës me siguri do të ketë reaksione zingjirore me pasoja të pa parashikueshme për gjeneratat e ardhshme.

Duke e analizuar ketë propozim ligj dhe përmbajtjen e tij me shumë kontradikta dhe lëshime substanciale, me përfitime të pa imagjinueshme për ata që nuk i kanë respektuar ligjet,normat dhe standardet e ndërtimit dhe dokumentet hapësinore dhe urbane të shteti, duke ndërtuar kudo ku kanë dashur e mundur,pa kontroll shtetërorë,duke rrezikuar sigurinë dhe kualitetin e një jete normale urbane,njeriu  mbetet pa fjalë. Për të gjitha këto ata po shpërblehen në vend që së paku të kenë pasoja materiale,të paguajnë taksat si ata të paktët që ndërtuan duke i respektuar rregullat dhe ligjet që i kërkon jeta e dinjitetshme urbane në një mjedis,si me u arsyetuar ndaj atyre a ka menduar dikush ?

Tek tani pas 17 vite po konstatojnë se ligji ekzistues i aprovuar para dy vite po na del i mangët dhe duhet me bërë ligj të ri, e kështu në vazhdimësi. Si duket zgjidhja shihet në shtyrjen e problemit në pafundësi,me përpilimin e ligjeve të reja. Nga ajo çka është propozuar në këtë propozim ligj për mënyrën e legalizimeve, shumë çështje janë të pa pranueshme me pasoja të mëdha në të ardhmen,me krijimin e ndasive të mëdha sociale,me mos dëgjueshmërinë qytetare,mos respektimin e ligjit,me humbje të mëdha materiale etj.

Ka kërkesa absurde në këtë ligj të cilat askujt nuk do ti shërbejnë,për atë çdo garniturë e re ekzekutive (Ministër) do të prolongoi dhe shtyjë procesin në pafundësi, duke propozuar dhe aprovuar ligje të reja. Ky do të jetë fati i të gjitha atyre ndërtimeve pa leje në Kosovë, me pasoja të mëdha dhe të pa riparueshme në të ardhmen.

Do të tentoi të iu rikujtoi vendimmarrësve Kosovar,e posaçërisht Komisionit  Parlamentar për Bujqësi,Pylltari dhe Planifikim Hapësinor dhe Delegatët e Kuvendit të Kosovës,të cilët do ta aprovojnë ketë ligj,me pasojat që do të rrjedhin nga ky ligj nëse aprovohet,e që do të ndikojnë direkt në ecurit e ardhshme negative në fushën e ndërtimit.  Më duhet të apostrofoi disa çështje elementare dhe kryesore që janë përfshirë në këtë projekt ligj e munden të kenë konotacione të pa pranueshme si :

  • Në “ Kapitullin I ” duke u thirrur në Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës të vitit 1974 (neni 81, paragrafi 1) dhe Ligjin për tokën ndërtimore Gazeta Zyrtare KSAK, Nr14/80 me ndryshim plotësimet,lejohet apo mundësohet të kërkohet legalizim njëjtë si të ishte ndërtimi i ndodhur në parcelë për të cilët kanë të drejtën e shfrytëzimit,pa precizuar se cili nen i Ligjit lejon një gjë të tillë,apo me dokumentuar përse duhet bërë legalizimin,pasi nuk ka ligj në botë që lejon një gjë të tillë. Tjetër është përse ne i lejuam këto ndërtime për shtatëmbëdhjetë (17) vite.

Nuk zgjidhet kjo problematikë me ligje të veçanta por me zbatimin e atyre ekzistueseve ose eventualisht me rregullore adekuate në raste specifike si ishte lufta e fundit.

  • Në nenin 3 të shpjegimit të përkufizimet,pika 1.27 hasim në një term të sajuar “Lista e pritjes” – listë e ndërtimeve pa leje që do të identifikohen përmes këtij ligji dhe trajtohen sipas iniciativave plotësuese. Kjo rrënjësisht do të ven në dyshim karakterin e trajtimit, me tendencë të hapët për ti legalizuar,mos me i trajtuar kurrë, edhe ato ndërtime në  pronë publike të uzurpuara, në pronë shoqërore, në toka bujqësore nën komasacion dhe nën sistem të ujitjes, zona të mbrojtura, sipërfaqe të mbrojtura, sipërfaqe të veçanta të mbrojtura, zona të veçanta dhe korridore të infrastrukturës,që  kurrsesi nuk duhet lejuar pasi kurrë nuk do të kemi rend dhe respektim ligji në fushën e ndërtimit.
  • Jam kureshtar të di cili dhe si do të duket ai programi të cilin do ta miraton Qeveria brenda tri (3) viteve pas rekomandimeve të KOMTETIT (si në kohën e komunizmit). Cilat do të jenë ato programe,në çka do të bazohen,si do të trajtohen ato ndërtime të cilat substancialisht do të pengojnë titullarët e tokës private,publike shoqërore, apo ndërtimet mbi instalime ndryshme.(neni 4 pika 9 ).

“Lista e pritjes” mundet të jetë edhe pos tri vite pasi nuk ka afat përmbyllës, e me atë edhe mos trajtimi final i dhjetëra mijëra objekteve pa leje.

  • Askund nuk është precizuar përmbajtja e dokumenteve që duhet plotësuar për legalizim (neni 8 pika 1,përkufizimi 1.1.) apo (neni 15 pika 2.) dhe rastet tjera në nenet 16,17,18, 19 dhe 20.
  • Këtu është esenca e tërë kësaj qasje të rrezikshme ndaj ndërtimeve pa leje ku”Lista e pritjes” do të shërbej si mburojë e tyre në pafundësi,me fjalë të tjera ky nen i përkrah të gjitha format e krimit të organizua në fushën e ndërtimit (neni 11).
  • Pa marrë parasysh cilës kategori i takojnë të gjitha objektet duhet trajtuar njëjtë.(neni 13 pika 3).
  • Në nenet 15,16,17,18 aktet nënligjor që duhet nxjerrë nga Ministria nuk e kanë të definuar kohen e lejuar me nenin 27 të këtij ligji.
  • Në nenin 17 pika 5.4 inspektimet nuk guxon ti bëjnë profesionistët e angazhuar nga pronari,ky është konflikt klasik interesi.
  • Në formulimin e nenit 20 kamë vetëm dy pyetje: Kush i paguan shpenzimet për ata që nuk paguajnë ? dhe Në emër të kujt lëshohet leja e legalizimit ?
  • Neni 21 pika 1- Konfuz në kundërshtim me nenin 1 pika 1.1.

Pika 2 –Vetëm dëshmi- vërtetim nga Komuna,vërtetimet tjera mundet me pas ndërhyrje abuzive.

  • Neni 23. pika 1-Ndërtimet në vijim nuk kërkohet të paguajnë taksë për legalizim:

Pika 1.1 – Kurrsesi nuk duhet lejuar këtë,mundet të ketë keqpërdorime,duhet kuptuar përse paguhen taksat.

Pika 1.4 – Ka shumë ndërtime të ndryshme pa leje ndërtimi të ndërtuara në këtë periodë nga viti 1999-2004 ,çka me bërë me ato,pos atyre nga pasojat e luftës,a me i liruar edhe ato nga pagesat ? Ketë nuk duhet lejuar.

Pika 6—“pse paratë nuk do të kthehen”,- A ka logjik kjo

  • Mungon neni 25
  • Neni 27 pika 4 “Afatet nga ky nen nuk zbatohen për programe për trajtimin e ndërtimeve në Listën e Pritjes” Kjo nënkupton se “Lista e pritjes” do të ekziston në PAFUNDËSI.
  • Neni 28 Aktet nënligjore të cilat duhet përpiluar MMPH-ja nuk janë të precizuar-definuar apo caktuara,si për shembull në rastet e cekura ma larë apo nga nenet 15,  16, 17, 18.

Këto ishin vetëm disa sugjerime nga analiza e bërë draft ligjit të propozuar i cili në fazat e ardhshme duhet të pësoi ndryshime edhe të tjera, pasi qasja për zgjidhjen e kësaj problematike është e pa pranueshme dhe tendencioze. Besoi se këtë herë do të ketë debate publike të shqyrtimit të tij, e mos të ndodhë si herën e fundit në vitin 2013-2014,kur u miratua ligji i kaluar nr. 04 / L – 188.

Për të trajtuar këtë problematikë komplekse e cila është si kancer në indin urban të qyteteve dhe vendbanimeve tona, është dashur bëre kategorizimin e ndërtimeve ilegale pasi këto grupe secili i ka specifikat e veta,e jo ashtu si parashihet në ligjin e ndërtimit për objektet të cilat duhet ndërtuar në të ardhmen. Duhet bërë klasifikimi e atyre ndërtimeve pa leje në:

  • Objekte banimi individuale private në pronën e vet,që janë detyruar të ndërtojnë pa leje edhe se kanë parashtruar legalisht kërkesa për ndërtim.
  • Objekte banimi individuale private në pronën e vet.
  • Objekte banimi individuale private në pronën e huaj të uzurpuar publike, shoqërore,private etj.
  • Objektet e banimit në hapësirat e uzurpuara të banesave ekzistuese – mbindërtimet – ndërkulmet.
  • Objekte banimi të përbashkëta në prona të ndryshme-publike,shoqërore,private, në toka bujqësore nën komasacion dhe nën sistem të ujitjes, zona të mbrojtura, sipërfaqe të mbrojtura, sipërfaqe të veçanta të mbrojtura, zona të veçanta dhe korridore të infrastrukturës.
  • Objekte me funksione të ndryshme-polivalente në prona të ndryshme,
  • Objekte me funksione të ndryshme-që janë në konteste pronësore të pa zgjidhura në
  • Raste tjera specifike.

Mos të mendojnë këta zotëri se në këtë mënyrë mekanike do të fillojnë të zgjidhin problemet e krijuara me ndërtimet pa leje,vetëm me konstatimin se ligji i vitit  2014 ishte i keq. As ky draft ligj nuk do të jetë ma i mirë,tani apetitet me vazhduar kjo jo – ligjshmëri do të rriten,shteti me sjelljet e veta pasive po e mundëson ketë. Vazhdimësia me këtë qasje do të zgjat deri sa të “harrohet” kjo çështje. Gjeneratave të reja do të iu servojmë këtë trashëgimi urbane të shëmtuar me të cilën do të kenë probleme në vazhdimësi. Mallkimi ynë nuk do të mjafton me ndryshuar situatën, kërkohen veprime konkrete edhe të dhimbshme.

Nëse do të miratohet ky propozim ligj,athua kënd mundesh me bindur se edhe në të ardhmen nuk do të kemi ndërtime pa leje pasi kjo formë e ndërtimeve po paguhet, më çmimet e taksave disa herë ma të lira nëse aplikon me ndërtuar me leje. Kjo formë skajshmërisht do të dëmton ata që janë të prirë me zbatuar ligjet e shtetit të tyre,është mënyre perfekte se si nuk duhet vepruar shteti,stimulon vazhdimësinë e jo ligjshmërisë dhe anarkisë.

Një çështje do të jetë e sigurt,gjeneratat e ardhshme do të jenë të detyruara të bëjnë rehabilitime urbane të domosdoshme, kostoja e të cilave do të jenë shumë ma të mëdha se përfitimet e parapara nga legalizimet e propozuara me çmime simbolike. Duhet analizuar situatën se a ia vlen të zbatohet kjo formë e propozuar e legalizimit të ndërtimeve pa leje,ku shteti do të jetë humbës i madh nga aspekti material e për pasojat tjera as që mundesh me imagjinuar.  Në një mënyrë po shpërblehen me benificione të pakuptimta atë që kanë ndërtuar pa leje,që nuk e kanë respektuar ligjin dhe shtetin. Si me u arsyetuar ndaj atyre që kanë respektuar ligjet e ndërtimit dhe kanë ndërtuar me leje.

Disa metoda të legalizimeve janë treguar efektive në botë në kohëra të ndryshme,ato u anashkaluan me qellim në rastin tonë,përse nuk u bënë hulumtime ma detale për të përfituar nga ato eksperienca. Rrënimet nuk janë zgjidhje, posaçërisht të atyre të banimit – strehimit të cilat janë të mbrojtura me konventa ndërkombëtare,ato duhet të bëhen vetëm në rastet ekstreme. Kjo dukuri e shëmtuar,jemi të vetëdijshëm,do të ketë pasoja të rënda në proceset socio-demografike,mbrojtjen e mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore,për atë është i domosdoshëm çrrënjosja e fenomenit me metoda demokratike,pa dhunë,me punë dhe vetëm me punë profesionale.

Duhet të pajtohemi me fatin tonë,duhet me iu treguar gjeneratave të ardhshme se si kemi jetuar,vepruar e besa edhe toleruar shumë çështje urbane që nuk duhej bërë. Nuk duhet lejuar që shoqëria jonë (shteti) të pësojë edhe ma shumë materialisht me rrënime. Jam i bindur se gradualisht do të vinte vetë te ndërrimi i titullarit të objekteve dhe pronës me aplikimin e atyre metodave të legalizimit të sprovuara në botë. Në një mënyrë do të ndëshkoheshin të gjithë ata që nuk i respektuan ligjet e ndërtimit të kohës,e jo me këso propozime të pa pranueshme të shpërblehen.

Prapë edhe një herë apeloi të kokat e pakta progresive në Kosovë që me forcën e argumenteve të senzibilizojnë opinionin me pasojat dhe të kundërshtojnë,të stopojnë këto veprime të dëmshme për të ardhmen e gjeneratave të reja. Uroi që kjo formë,e papranueshme nga aspekti profesional,të zgjidhjes së problemeve të  ndërtimeve pa leje,të jenë të fundit. Kjo shoqëri duhet të frymoi dhe respektoi të gjitha ligjet aktuale të fushës Planifikimit Hapësinor dhe Urban, dhe së në të ardhmen të ndërtoi sipas normave dhe standardeve të ndërtimit,ashtu si vepron e tërë bota e civilizuar.

Prishtinë : arch. Ylber Vokshi-Ylli

24.09.2016

arkitekt i pavarur

ylberv@yahoo.com

Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Filed Under: Analiza Tagged With: arch. Ylber Vokshi Ylli, i Qeverisë së Kosovës, Lista e pritjes “ zbulim i ri”

Dokumente Hapësinore nuk janë dëshmi, as garant të vijës kufitare me Malin e Zi

August 31, 2016 by dgreca

Flet spacialisti/

Nga arch. Ylber Vokshi-Ylli/

 Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, në disa raste po tenton që me anën e disa kumtesave-“proklamatave” të bind opinionin publik se puna e tyre ishte e drejtë dhe e bazuar në Planin zhvillimor të Komunës së Pejës dhe në Planin Hapësinor të Kosovës 2010-2020 +,te miratuara në vitet 2006 dhe 2011.

Si pjesëmarrës aktiv në ato procese edhe një herë deklaroi se këto Dokumente Hapësinore nuk kanë mundur të jenë dëshmi apo garant të vijës kufitare me Malin e Zi,si po tentohet. Në mungesë të vijës së definuar kufitare janë përdorur metodat krahasuese,orientuese dhe progresive, që lejohen në Planifikimin Hapësinor Strategjik në tërë botën,me mundësin e inkorporimit  të dhënave apo elementeve në momentin kur të definohen apo ratifikohen kufijtë e Kosovës,punë e cila është në proces edhe sot, pos kufirit me Maqedoninë që është përfunduar.

Nëse mendoni seriozisht ashtu si theksoni se “Plani Hapësinor, pas Kushtetutës, është ndër aktet më të rëndësishme që rregullon shfrytëzimin e hapësirës me të cilën administron shteti në interes të qytetarëve dhe të nevojave të tyre.” Atëherë si mundeni të arsyetoni të vërtetën,realitetin se askush nga ju nuk e ka respektuar apo zbatuar këtë dokument të rëndësishëm hapësinor që duhet të ishte “Kushtetuta e dytë e shtetit”.

Për atë situata hapësinore dhe urbane në tërë Kosovën është kaotike e pa planifikuar në realitet,me mbi 350 000 ndërtime pa leje të evidentuara,në realitet ka shumë ma shumë. Fajtorët kryesor jeni ju vendimmarrësit kosovar, që keni lejuar e në shumë raste keni detyruar banorët e Kosovës të ndërtojnë kështu që 17 vite,duke mos i ditur pasojat të cilat sot po vërehen,pengojnë e në formë akuzojnë.

Mos e keq-përdorni fushën e Planifikimit Hapësinor për politika ditore,ajo është çështje fondamentale për funksionimin e një shoqërie-shteti,shpresoi se e keni kuptuar ma në fund.

Ma detal për këtë problematikë mundeni të lexoni shkrimin tim “Prapë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, të cilin e ka botuar shtypi gjith-shqiptar në adresën: http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,9,391296

Filed Under: Analiza Tagged With: arch. Ylber Vokshi Ylli, Dokumentet hapsinore, Kosove-Mali i Zi, vija kufitare

Meditime urbane 2016

August 22, 2016 by dgreca

“Kur të ndodh te kojshia prite te shtëpia”/

Proverb i vjetër popullore/

Shkruan:  arch. Ylber Vokshi-Ylli/

I ngujuar në dhomën e punës, po analizoi se si po ballafaqohemi me pasojat e dukurive natyrore, të reshurave atmosferike,ato në të shumtën e rasteve janë normale, duke mos përjashtuar as rastet e rralla ekstreme të fatkeqësive natyrore,që shumë rrallë kanë ndodhur në hapësirën shqiptare,në shekullin e ri.Meditoi se ku është katandisur kjo shoqëri,deri kur do të lejohen këta keqbërës të hapësirës tonë të veprojnë,a kanë limite apo kufi veprimet e tyre. Me siguri jo nëse ende vazhdon kjo mos përgjegjësi,mos dhënie llogari për veprimet e tyre të bazuara vetëm në interesat e tyre personale, pa iu frikësuar sado pak anës ligjore të veprimeve të tyre. A e dinë këta se ku do të përfundon kjo mënyrë e punës, ku pasojat do të bien te të gjithë banorët e Kosovës,ata po janë viktimat e një grupi keqbërësish që shfrytëzuan situatën e krijuar pas luftës, me veprime që askush nuk ka mundur ti imagjinoi pas robërisë disa shekullore osmane dhe sllave.

Jemi dëshmitar të shtatëmbëdhjetë(17) viteve të pas luftës ku rroli i profesionistëve është margjinalizuar në ekstrem,gati në të gjitha fushat e jetës në Kosovë,posaçërisht në fushën e planifikimit hapësinor,urban dhe arkitektonik, gjegjësisht në ndërtimet që ndodhën në shekullin e ri XXI në Kosovë. Si rezultat i një politike urbane tërësisht të gabuar në këto vite, arritëm të kemi një degradim shqetësues të tërë hapësirë tonë që na rrethon.

Të jemi të qartë,në rastet e fatkeqësive natyrore,njeriu me organizim të mirë në të gjitha aspektet duhet të tentoi që pasojat të jenë sa ma të vogla,ku siguria dhe jeta e njerëzve duhet të jetë primare. Duke u nisu nga veprimet tona vandalistë ndaj natyrës, ekzistojnë dilemat e arsyeshme sa është fuqia e atyre dukurive natyrore,ku pasojat e një shiu ma të madh,bore,ere ma të fortë,rrëshqitje e dheut, po kanë pasoja të mëdha në paralizimin e jetës,të mirave materiale e në rastin e fundit si në rrethinën e Shkupit edhe me viktima në njerëz që nuk munden të kompensohen.

Vërshimet në periferi të Shkupit me 6 gusht 2016, ku pati edhe viktima në njerëz ( mbi 20 veta) treguan atë se nuk mundesh të ndërton ku të ju teket, por territorin duhet planifikuar,urbanizuar e pastaj ndërtuar, duke respektuar disa rregulla që i njeh deri me sot njerëzimi. Kështu gjithnjë do të jetë në rrezik banori i thjeshtë që lejohet të ndërtoi afër zonave të liqenit,zbrazja e të cilit shkaku i shirave të mëdha,pati pasoja të mëdha për jetën e atyre banorëve dhe dame materiale të mëdha nëpër shtëpitë,të mbjellat dhe në të mirat tjera materiale. Do të formohen grupe formale punuese për të gjetur shkaqet e kësaj katastrofe të shkaktuar edhe nga dora e njeriut. Do të ketë kompensime materiale por traumat dhe jeta e njerëzve që vdiqën nuk mundet të kthehet.

Ma dëshpëruese është informimi nga tereni se shkaktari kryesor i kësaj tragjedie ishte faktori njeri me mos mirëmbajtjen,mos pastrimin e rrjedhave ujore të lumenjve,     proçkave,kanaleve ujitëse,lëshimi i pa kontrolluar dhe i pa paralajmëruar i ujit nga diga, me pasoja të mëdha me humbje jetësh të njerëzve. Tmerri dhe traumat e përjetuara atë natën e ferrit nuk munden të harrohen kurrë apo të fshihen nga memoria e atyre qe e përjetuan atë tmerr, të ndihmuar nga dora e njeriut dhe shtetit jofunksional.

Situata hapësinore dhe urbane aspak nuk është ma e mirë as tek ne në Kosovë, për fat të mirë pos dëmeve të mëdha materiale në prona private dhe shoqërore, numri i viktimave në Kosovë është minimal vetëm falë asaj se të reshurat e shiut nuk ishin të intenzitetit si në Maqedoni,e jo se ne i kemi kushtuar kujdes preventives apo kemi mirëmbajtur mjedisin që na rrethon.

Trajtimi i hapësirës tonë pas luftës ishte dhe është skandaloz,edhe se e kemi në dispozicion tëre logjistikën teknike. Një proverb i vjetër popullor thotë “Kur të ndodh te kojshia prite te shtëpia”. Kjo çka ndodhi në Hasanbeg duhet ë jetë vërejtje alarmante për vendimmarrësit tonë që urgjent të marrin masa parandalimi për rreziqet eventuale që do të iu nënshtrohen banorët e Kosovës, pasi distanca ajrore në mes të atyre dy zonave është shumë e vogël.

Ma në fund Qeveria e Kosovës me Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave (AME), duhet të fillon të merr hapa konkrete për të sanuar situatën e sigurisë të krijuar, me mos veprimin tonë në harmoni me dokumentet hapësinore dhe urbane. Kjo kërkon me nda mjete milionëshe nga buxheti i ster-ngarkuar i Kosovës, apo marrja e kredive komerciale pasi asnjë donator i huaj nuk do të na financon mos-punën tonë.

Se përpilimi i projekteve,revidimi,aprovimi,realizimi dhe shfrytëzimi i ndërtimeve është i një rëndësie të veçantë,po e tregon realiteti ynë i zymtë kosovar. Siguria e banorëve,zvogëlimi rreziqeve, evakuimi i tyre, është obligim i të gjithë atyre të cilët janë të kyçur në këto procese. Ata janë të obliguar të iu përmbahen normave,standardeve të projektimit,ndërtimit,zbatimit dhe shfrytëzimit të gjithë objekteve dhe hapësirave publike dhe private,çka në rastin e Kosovës nuk është duke ndodhur në shekullin e ri XXI.

Po jemi dëshmitar të asaj se çka po ndodh në Prishtinë kur po bien ndonjë shi ma i rrëmbyeshëm, si ndodhi dy herë kohët e fundit, dhe ajo mu në mes të verës në korrik dhe gusht. U përmbytën shumë zona banimi,komunikimi dhe biznesi dhe u shkaktuan shumë dëme materiale të cilat dikush duhet ti kompensoi,

Banorët e Prishtinës po punojnë dhe veprojnë me trauma permanente pasi kjo po iu ndodh sa herë që po bie shi. A duhet dikush të jep përgjegjësi nga ata që kanë kontribuar të kemi këtë situatë të krijuar. Ata që kanë lejuar ndërtime pa leje,edhe ato me leje, të ndërtuara me projekte të pa kontrolluara (reviduara),të pa mbikëqyrura,të pa pranuara teknikisht,me gabime teknike trashanike, që sot në eksploatim po na sjellin dame të mëdha e që po duhet ti paguajmë të gjithë ne e posaçërisht shfrytëzuesit aktual të atyre hapësirave. E mos të mendojmë për qasjen te objektet, në rastin e ndonjë fatkeqësie natyrore si janë tërmetet potenciale pasi Kosova konsiderohet si zonë tektonike,me rrezikshmëri të lartë.

Është dëshpëruese si “bulevardi i pavarësisë”po na kthehet në”lum”artificial i cili i mungon Prishtinës pasi “kokat e mençura” i kanë mbulua-mbyllur dy lumenj aktiv të kryeqyetit, pa i llogaritur pasojat që i ngërthen një veprim i tillë për gjeneratat e ardhshme. Përgjegjësi aktual i Komunës arsyetohet më shkaktarët që po e krijojnë këtë situatë të pa pranueshme,në numrin e madh të ndërtimeve pa leje,në “gypat problematik” të kanalizimit atmosferik të cilët nuk janë dimensionuar për të bartur prurjet e ujërave atmosferik nga pjesët tjera të qytetit,në domosdonë e pjertësisë natyrore për ujërat sipërfaqësor etj. Për krejt këto “marifete” ne si banorë të kryeqytetit ma së pakti jemi fajtor që po pësojmë,a duhet të filloi ma në fund të zbatohet përgjegjësia individuale apo kolektive për atë çka ka ndodhur,çka po ndodh dhe çka do të ndodh në Prishtinë dhe  Kosovë në të ardhmen ?

Nën ato hapësira ekziston shtrati i lumit Vellusha i mbuluar dhunshëm, i cili akuzon dhe po na hakmerret,po vërtetohet ajo thënia e vjetër “natyra duron por dinë edhe të dënon” për veprime të gabuara. Qëndrimi im është se tërë kjo që tani po na ndodhë është rezultat i degradimit urban të kryeqytetit të cilin vet e kemi bërë. Do të duhen vite të tëra dhe miliona euro për të bërë rehabilitimet urbane, gati në tërë Prishtinës. Ato para ekstra do ti paguajmë vet ne, në anën tjetër kualiteti i jetës urbane me dekada do të jetë i varfër, duke paguar veprimet e pa përgjegjshme të vendimmarrësve tonë të fillim shekullit të ri.

Deri kur ne shqiptarëve na duhet një imponim i detyrueshëm për tu “vetëdijesuar” dhe për të kuptuar se kështu nuk bënë ma,jemi duke jetuar në shekullin 21,mos respektimi i principeve hapësinore dhe urbanë po na hakmerret me humbjen e jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale,e çka është ma tragjike me këto veprime-ndërtime gjithnjë do të jemi cak këtyre dukurive natyrore, që bota e civilizuar në suazat e të mundshmes po i lufton me sukses.

*arkitekt i pavarur- Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Filed Under: ESSE Tagged With: 2016, arch. Ylber Vokshi Ylli, Meditime urrbane

Prapë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

August 15, 2016 by dgreca

Reagim ndaj kumtesës së, Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi me titull: “Kufiri i Pejës me Malin e Zi në përputhje me planet zhvillimore ”të datës 12 gusht 2016)/

Shkruan: arch. Ylber Vokshi-Ylli/

Së pari ekziston vetëm një Plan Zhvillimor Komunal (PZhK)  i Pejës,sipas ligjit për Planifikim Hapësinor të vitit 2003 dhe ati aktual sot,pra nuk kemi të bëjmë me “plane zhvillimore” ashtu si theksohet në titull të kumtesës. Kjo tregon qasje sipërfaqësore ndaj problematikës së demarkacionit,ose mos njohje elementare të fushës së planifikimit hapësinor të një pjese të territorit të shtetit. Nuk do të kisha dëshirë të jetë e vërtetë kjo qasje,aq ma shumë kur vjen nga një ekip profesionistësh të dëshmuar, të cilët si duket i ka verbëruar politika aktuale e Kosovës,duke i “detyruar” të bëjnë kumtesa të tilla, tërësisht jo profesionale duke na servuar një”dokument” tërësisht të pa qëndrueshëm nga aspekti profesional.

Më duhet të shpjegoi ecurinë e përpilimit të këti dokumenti hapësinor për komunën e Pejës të filluar aty ka fundi i vitit 2005, me dëshirë dhe shpresa që Komuna e Pejës të jetë model dhe shembull pozitiv,për ecurinë e përpilimit të dokumenteve hapësinore për komunat tjera në Kosovë. Për përpilimin e PZhK dhe PZhU ekzistonte përkrahja e strukturave të atëhershme komunale si dhe të donatorve të tjerë, që ishte përshëndetur nga ana e MMPH-së. Për këtë qellim u angazhua kompania e njohur ndërkombëtare,nga Roterdami i Holandës, “DHV Consult”. Ishte ky një veprim i qëlluar që ma vonë degradoi tërësisht,kryesisht me fajin tonë.

Nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH)),gjegjësisht nga Departamenti i Planifikimit Hapësinorë, ku isha i punësuar,u caktova si udhëheqës i ekipit  që do të bënte MONITORIMIN e tërë procesit për përpilimin e këtyre dokumenteve, të rëndësishme për Pejën dhe tërë Kosovën. Është një histori e gjatë me peripeci të shumta se si u punua në atë kohë,e cila u përthekua me një dokument të miratuar kundërligjshëm nga Asambleja Komunale  e Pejës. Më pastaj përfundoi me dhënien e pëlqimit nga ana e MMPH-së edhe se kishte vërejtje substanciale dhe mangësi qenësore ligjore. Atë kohë ishte Ardian Gjini Ministër  i MMPH, ekspertëve të Ministrisë nuk iu murrën më konsideratë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre konstruktive. Veprimet e tilla i kamë kritikuar publikisht në kohë reale,për atë e kemi situatën hapësinore dhe urbane në Pejë dhe vendbanimet tjera në Kosovë në gjendje kaotike.

Para fillimit të përpilimit të dokumentit në Pejë,kishte shumë dilema se si me iu qasur kësaj problematike, pasi kishte shumë mangësi esenciale që ishin  rrjedhojë e luftës dhe krijimit të një shteti të ri, Kosovës si protektorat ndërkombëtar nën administrimin e UNMIK-ut dhe mbrojtjen e NATO-s. Dy ishin sfidat kryesore për komunën e Pejës, përkufizimi i kufijve administrativo – komunal dhe regjistrimi i popullsisë, si dy elemente të cilat nuk ishin të definuar,aq ma shumë kur Peja ishte komunë kufitare si shumë komuna tjera në Kosovë.

Pas konsultimeve të shumta me strukturat e niveli lokal dhe qendror,me njohësit e fushës,njoftimin me praktikat e ngjashme në botë,me teoritë dhe të arriturat në botë në fushën e planifikim hapësinorë si dhe me përkrahjen e domosdoshme të faktorit ndërkombëtar që ishte prezent në atë kohë në Kosovë,e kishim të qartë si të vepronim. U vendos si ti qasemi përpilimit të atyre dokumenteve në Pejë dhe në komunat tjera kufitare duke përdorur të dhënat që i dispononim dhe duke përdorur metodat krahasuese,orientuese dhe progresive që lejohen në Planifikimin Hapësinor Strategjik në tërë botën. Me mundësin e inkorporimit  të dhënave apo elementeve në momentin kur të definohen apo ratifikohen. I njëjti princip ma vonë është përdorur edhe gjatë përpilimit të Planit Hapësinor të parkut kombëtar  “Bjeshkët e Nemuna”, i punuar nga Instituti i Planifikimit Hapësinor, i cili vepron në kuadër të MMPH-së.

Edhe sot mendoi se është veprua korrekt në atë kohë, pasi pritja për ratifikimin e vijës kufitare do të lente Pejën,dhe komunat tjera kufitare pa dokumente të planifikimit hapësinor, pasi kufijtë e Kosovës ende nuk janë të definuar, pos ati me Maqedoninë.

E tregova këtë histori të shkurtë pasi isha pjesëmarrës aktiv në atë proces, për me iu treguar anëtarëve të komisioni shtetëror sa të pa bazuara janë argumentet e tyre, duke u thirrur në ato harta me të cilat është punuar. Ato iu janë ofruar përpiluesve të dokumentit hapësinor (PZhK) dhe kanë shërbye vetëm për çështje hapësinore, e jo për caktimin e vijës kufitare pasi nuk ishin kompetent apo të autorizuar nga Qeveria e Kosovës. Ato harta kurrsesi nuk munden me qenë përcaktuese apo  definuese të kufijve ndërshtetëror në asnjë gjykatë relevante apo arbitrazh ndërkombëtar. Ato duhet të azhurnohen në momentin kur ratifikohet vija kufitare në mes të dy shteteve, Këtë procedurë i kërkon edhe Planifikimi Strategjik Hapësinor, që aplikohet në tërë rruzullin tokësor në shekullin e ri,nuk është mirë të manipuloni me kompetenca të cilat ligjërisht janë mirë të definuar.

Paskam pasur të drejtë që në vitin e kaluar ( dhjetor 2015) me një shkrim kritik të botuar në media shqiptare,kisha analizuar në mënyrë kritike rrjedhat e tërë procesit të demarkacionit me Malin e Zi,arsyet,shkaqet dhe pasojat e mundshme që rrjedhin nga puna jo serioze e faktorit njeri në Kosovë,e ndërlidhur me inate të partive politike në pozitë dhe opozitë. Aty kisha apostrofuar edhe “adutin” e pa qëndrueshëm të Komisionit që thirrej në Dokumentet Hapësinore të Komunës së Pejës.

U vërtetua mungesa e bashkëpunimit e gjithë spektrit të profesionistëve të demarkacionit që u pa se në Kosovë nuk mungojnë, që në këso raste specifike është domosdoshmëri. Në fund të fundit edhe gabimet eventuale të bëra gjatë punës së mundimshme disa vjeçare munden të korrigjohen,ato janë pjesë e punës komplekse e jo me kryeneçësi të mbrohet ajo që nuk mbrohet, si në rastin konkret.

Me këso veprime të pa përgjegjshme vetëm e keni irrituar dhe detyruar faktorin ndërkombëtar të ndërhyjë  në një pune e cila ka mundur të zgjidhej me kohë. Ky nuk është rasti i vetëm për të fshehur mos punën dhe mos dijen tonë,duke i stërzgjatur afatet kohore të përcaktuara.

Thirrja e Komisionit Shtetëror vetëm në të dhënat kadastrale, duke anashkaluar faktin se çka është Kufiri Kadastral i Komunës së Pejës dhe Kufiri Shtetëror,i cili shumë herë është shpjeguar nga ekspertët e ndryshëm,tregon cinizëm të pa tolerueshëm. Çështja e caktimit të vijës së demarkacionit është shumë ma komplekse,është dashur të përfshihen të gjitha elementet e duhura, për të pasur rezultate sa ma precize në këtë proces të ndërlikuar .

Dëmet që janë duke iu shkaktuar shtetit të Kosovës me situatën e krijuar janë me pasoja afatgjate. Vendimmarrësit kosovar duhet ta kenë të qartë njëherë e përgjithmonë se për çështje madhore,si është shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi,duhet domosdo të ketë “koncenzus” në mes pozitës dhe opozitës në Parlament, pasi Kosova na takon të gjithë neve e jo vetëm një grupi të caktuar njerëzish.

Prishtinë                                                                                      arch. Ylber Vokshi-Ylli

15.08.2016      .                                                                                   arkitekt i pavarur

ylberv@yahoo.com

Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arch. Ylber Vokshi Ylli, DEMARKACIONI ME MALIN E ZI

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT