• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARISTIDH RRUCI-FIRMETAR I PAVARSISE QE NUK I DIHET VARRI…

November 25, 2020 by dgreca

Jeta dhe aktiviteti i tij./     

Shkruan:YLLI M DILO/

  Aristidh Rruci, u lind më 11/3/1875 në Sheper  të Zagorie’s.Prindërit  e tij quheshin Nikolla dhe Evanthia.Kishte vlla Leonidhen dhe  motra Aspasine,Elisaveten(Saven), Athinane dhe Sorkën. Mesimet e para i mori në fshatin e lindjes dhe më von në Manastirin e Nivanit. Bashkelagjes me A.Z.Cajupin dhe bashkekohes me I.D.Sheperin.Pas mbarimit te studimeve te mesme ne gjimnazin “Zosimea” te Janines , punoi ne Stamboll ne nje magazine qe tregetonte lende ndertimi(1896-1898) dhe ne tregun e drithit ne JANINE (1899-1904).

Ne keto qytete u njoh me atdhetaret Naim Frasheri,Shahin Kolonja,Kadri Gjata,Osman Haxhi,etj. Ne vitin 1906 u vendos ne Vlore ku qendroi deri ne fund te jetes se tij. U be nje nga tregetaret me te njohur te qytetit. 

A.Rruci bashkepunoi me I.D.Sheperin,burrin e motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci dhe zhvilloi nje veprimtari te gjere kombetare. 

Dy intelektualet patriote sheperjote ne bashkepunim dhe me Jani Mingen,Ibrahim Shytin,Kristo Karbunaren,etj dhane nje kontribut te cmuar ne perhapjen e gjuhes shqipe,shperndarjen e librave dhe gazetave ne gjuhen shqipe ne fshatrat dhe qytetin e Vlores.      

Ne Lubonje hapen nje kurs te fshehte per mesimin e gjuhes shqipe.                                                           

Ne Shtator te vitit 1908 takohet ne VLORE me Ismail Qemalin.    Nje muaj me von ne bashkepunim me Bektash Cakranin,Faslli Patozin,Mustafa Gorishoven,etj.krijuan klubin “Laberia”; inisiator dhe financues i klubit ishte vete Aristidhi.                          

Ishte nje nga organizatoret e “Kuvendit te Drashovices” (31/7/1911)dhe mori pjese ne “Kuvendin e Sinjes”(Gusht 1911).                

Ne fillim te Gushtit 1912 kreret e VLORES,MALLAKASTRES,BERATIT,Skraparit dhe KORCES thirren ne FIER nje kuvend ku moren pjese dhe Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi,Aristidh Rruci. Kuvendi i FIERIT zgjodhi Hasan Prishtinen perfaqesues te kryengritesve te Jugut. Gjithe shpenzimet per armatimin,veshjen dhe ushqimin e kryengritesve u perballuan nga A.Rruci. 

Mbante korespondence te rregullt me A.Z.Cajupin,I.D.Sheperin,Jani Vruhon,Sotir Kolene.

Ne Nendor 1912 ishte delegat i TEPELENES ne Kuvendin e VLORES per shpalljen e Pavaresise Kombetare dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “A.Ruci”.

 Per ate kohe, Lef Nosi , nje personalitet i madh, ne kujtimet e tij shkruan: :”…. Me nje here mbas shpalljes se pamvaresise, Ismail Qemali me shoke dhe me popullin mbrapa, shkuan ne Xhami dhe Kishen kryesore te qytetit te degjonin lutjet Fetare te rastit , udhehequr nga Kleriket Shqipetare. Edhe ne Xhami e Kishe u duken te ngrihen dhe te valojne dy Flamure te Shqiperise. 

Keta dy flamure u gjenden ne shtepit e ZZ. Aristidh Ruci dhe Eqerem Vlora. 

Zonjat e ketyre te dyve shkonin te Marigoja per te qepur e qindisur rroba. –Ne shembell te Flamurit te Marigose, edhe Ato kishin qindisur nga nje Flamur”. 

 (L. NOSI,DOKUMENTA  HISTORIKE).                 

Aristidh Rruci mbrojti punimet e Kuvendit te VLORES me ushtrine qe vete e financoi.Ne qeverri nuk mori vota te mjaftueshme(vetem 14) se bashku me Jani Mingen(20).                                       

Nga zyrat e A.Rrucit , me alfabetin “Mors” u be e njojtur ne qeverrite e asaj kohe shpallja e Pavaresise se Shqiperise. 

Megjithese nuk u zgjodh ne Qeverrine e VLORES,ai zhvilloi nje veprimtari te gjere per zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare te Qeverrise duke shpenzuar nga pasuria e tij.

Ndihmoi per ngritjen e administrates se saj  ne Vlore,Fier,Tepelene,Gjirokaster,Delvine Sarande.    Gjate viteve1918-1920,ne bashkepunim me atdhetaret vlonjate u perfshi ne nje veprimtari te dendur anti italiane;ishte nje nga organizatoret e demostrates se 28/11/1919.U dallua ne krijimin e “Komitetit te Mbrojtjes Kombetare” per organizimin e luftes se VLORES.  Se bashku me Jani Mingen,Shezair dhe Vesel Comon mori pjese ne hartimin e statusit te shoqerise”Perlindja Kombetare” 1920.

 Ne vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen “Atdheu” dhe shoqerine “Bashkimi”.Bashkepunoi me Avni Rustemin,Fan S. Nolin, Halim Xhelon,Jani Mingen per rimekembjen e VLORES; ndihmoi shkolla te fshatrave dhe te qytetit me baze materjale,libra ,fletore dhe orendi.                                                     Mbajti korespondence te rregullt me Justin Godardin,qe u njoh pas ardhjes se tij ne SHQIPERI,dhe Shtjefen Gjecovin.

 Aristidh Rruci kishte autoritet, vleresohej, nderohej dhe respektohej.                  Ka qene anetar i Keshillit Administrativ te Bashkise se Vlores, sipermarres ne fabriken e duhanit ne DURRES,posedues i 40% te aksioneve te shoqerise me aktivitet ne ITALI.

 Ne vitin 1937 ka qene antar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare dhe nismetar per krijimin e deges se Kryqit te Kuq Shqiptar per Vloren.                                Dha nje kontribut financiar me rendesi per arsimimin ne Universitete te femijve te motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci Dilo. Gjate viteve te luftes A.N.C u arrestua nga pushtuesit italiane dhe u interrnua ne ITALI. Ndihmoi ekonomikisht pa rezerva luften A.N.C.,por nuk u pajtua me rregjimin gjakatar qe u vendos pas lufte.                

 Per kete aresye u arrestua si kundreshtar politik i rregjimit diktatorial dhe hoqi kavalarin e tmerrshem ne burgjet shqiptare.Pas daljes nga burgu ne vitin 1950 shpalli greve urie dhe vdiq. U percoll ne banesen e fundit nga familjaret e tij.Trupi i tij u vendos prane varrit te birit te tij Nikollaq, student universitar vdekur ne moshen 25 vjecare.                                    

Nje perle e krijimtarise letrare shqiptare, jane vargjet qe Aristidhi shkroi mbi varrin e te birit:   Nikollaq

Shpresat  dhe endrrat mi more me vete

Ne varrin e ftohte ku shkon djalerine

Si lulet e veres u vyshke,u trete

Dhe le pas   neve mjerimin e zine.       

  Sebashku  me neve ju lut Perendise

Atje ku je Ti dhe neve te vime

I thuaj s’rrohet me ne strehen e zise

As mundim me teper farmakun ta pijme .     

 A ka varr Aristidh Rruci ku te prehen eshtrat e tij? Jo! 

Aresyeja qe nuk ka varr eshte kjo: ne vitin 1962 , me rastin e festimeve te 50- vjetorit te Pavaresise,qeverria shqiptare dha urdher qe te c’ vendoseshin varrezat publike te qytetit te VLORES dhe te vendoseshin atje ku ndodhen sot.                 Ndermarrja komunale e qytetit qe zbatoi kete vendim nuk lajmeroi te afermit e tij qe jetonin ne SHEPER te ZAGORIES , niperit dhe mbesat e tij Dilo. Kjo per aresyen e thjeshte se gjithe VLORA e asaj kohe dinte qe ne varrin e blinduar qe Aristidhi beri per te birin, vendosi pjese te pasurise se tij , brilante dhe ar. Vjedhesit e kesaj pasurie nuk u interesuan per vendosjen e eshtrave te Aristidhit dhe te birit te tij Nikollaq ne vorrezen e re te VLORES.                           Sa per qeverrine , ajo vazhdonte ta konsideronte akoma armik.                                              Ne vitin 1958 me sistemimin e velleheve neper fshatra,nga jeta nomade qe benin deri atehere, shtepia ne SHEPER dhe  pronat e “armikut” A Rruci ju dhane njeres nga keto familje. Ne vitin 1992 ” me triumfin e demokracise” shtepia e Tij ne VLORE kaloi ne pronesi te familjeve qe rrinin me qira aty,shtepia  dhe pronat ne fshat  ju dhurua familjes qe banonte ne ‘te. Ato pak relike personale te Aristidhit qe ruheshin tek niperit e tij humben pa nam e nishan nga sekuestrimet qe u bene ne vitet e diktatures dhe bastisjeve ne vitet e tranzicjonit.                                            Shiritat e transmetimit ne alfabetin ” Mors”  te shpalljes se Pavaresise si dhe korespondenca me patriotet qe permendem me lart, ruheshin ne arkiven e nipit te tij  Margarit Dilo ne SHEPER . U sekuestruan nga zyra e permbarimit te GJIROKASTRES ne Gusht te vitit 1970 pas dhenies se vendimit me burgim dhe sekuestrim te pasurise te nipit te tij Koco Dilo. Per kete krim kombetar Margarit dhe Qirjako Dilo vune ne dijeni me shkrim E.Hoxhen dhe Kom. Qendror. Por nuk moren asnje pergjigje.   Qirjako Dilo zhvilloi dhe nje gjyq ne GJIROKASTER ku akuzoi zyren e permbarimit per marrjen e pasurise dhe te arkivit familjar,por nuk e fitoi.Ne qoftese shteti ka ruajtur librat dhe korespondencen familjare te Dilo-ve te SHEPERIT , brenda ne ‘to gjenden dhe shiritat dhe korespondenca e Aristidhit.Per thesaret e tjera kombetare qe ndodheshin ne kete arshive ,do te flasim here  tjeter. Me rastin e festimit te 100-vjetorit te Pavaresise , Presidenti i Republikes se Shqiperise dekuroi me titullin “Nderi i Kombit” Aristidh Rrucin .

Shkrimtari dhe studjuesi i cquar Piro Loli ne vepren dedikuar ketij kollosi  “Aristidh Rruci dhe koha e burrave” ,hedh drite mbi kete “aisberg” te patriotizmit shqiptar. BIBLIOGRAFI

– A.Q.SH  F.B.D.48dhe F.58 dok. 8.9.1920

– Gace Bardhosh ” Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare” 1977  F.135-137 dhe nga epistolari i Ibrahim Shytit 1994 F. 170-173.                                                         V- Dokumenta Historike,1924 F.170-173.

– Qeverria e Perkoheshme e Vlores 1962 F.58-59.

-Pango Apostol ” Enciklopedia e Zagories” 2004 F.243-245.

Filed Under: Histori Tagged With: Aristidh Rruci, firmetar i pavaresise, Ylli M Dilo

Aristidh Rruci dhe Koha e Burrave

August 8, 2013 by dgreca

Shpesh nuk e kuptoja nga më vinte drita mbi portretin e Aristidh Rrucit. Andej nga ai kërcuri që digjej e bubullonte në vatër, Ismail Qemali, apo nga të gjithë ata që i bënin dritë njëri-tjetrit, që punuan e u dogjën për të ndriçuar fatet e Kombit.(Pirro Loli)/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Duke lexuar librin  “Aristidh Rruci dhe Koha e Burrave” me autor shkrimtarin plot sqimë dhe studjuesin serioz z.Pirro Loli ndjen se ndër duar ke një peshë të rëndë që nuk gjen pajisje për ta matur.  Pesha e librit në fjalë është e rëndë si vetë malet kryelartë të Kombit, ështe e rëndë si vetë vepra e Etërve të tij.  Ndonëse si autori i librit dhe unë si lexuese i gëzohemi si fëmijë të brishtë kur shikojmë dhe ndalojmë pranë portretit të Aristidh Rrucit për vetë faktin se siç e shpjegon autori që midis të tjerash se: Babai im kishte punuar pranë tij, e kishte kaluar rininë në shtëpinë e tij dhe beu e kish trajtuar si djalin e vet, ndërsa personalisht si tepelenase i gëzohem dhe më shumë faktit se ishte i zgjedhuri i Tepelenës si delegat dhe firmëtar i Pavarësisë së Vlorës në 28 Nëntor të vitit 1912.  Ai ishte së bashku me avokatin Fehmi Bej Mezhgoranin etj, të mohuar padrejtësisht nga historianët.

Duke u zhytur e tëra brenda librit dhe pasurisë historikë që na lanë Burrat e Kombit, pakuptuar kishja kaluar e tëra në një gjendje ekstaze, ku me të drejtë Franc Kafka thotë se kur shkruaja libra ishja në një gjendje ekstaze me orë e orë të tëra.  Këto lloj ndjesi provova në lexim dhe në opinionin që krijoja rreth këtij libri derisa ta përfundoja atë.  Portreti i një prej Burrave të Kombit të magjeps dhe të fut në mendime të thella, sepse kulturimi i tyre në majat më të larta të shkollave në Perëndim dhe shkrirja e pasurisë për Kombin janë dy medalje që duhet të vihen në gjoks të Kombit.  Me një lirizëm të hollë, fin dhe plot dhimbje është përshkruar motra e bukur e urtë e Zagories, një nga trevat plot kulturë dhe patriotizëm, Sava.  Ajo ishte martuar me burrin tjetër të ditur dhe patriot të Kombit, shkencëtarin dhe gjuhetarin e shquar Ilia Dilo Sheperin.  Dy burra të Kombit dhe të Zagorise që i dhanë dritë, jetë dhe pasuri Kombit, por që fatkeqësisht historianët dhe diktatura i dhunoi dhe i mohoi.  Autori Loli metaforikisht ka shkruajtur se dhjetëra patriote të shquar anekënd vendit ashtu të mbledhur rreth Ismail Qemalit dukeshin sikur ishin të mbledhur rreth Lules së Diellit që rrotullohet rreth dritës.     Burrat e shquar u mblodhen si fëmijëkokëunjur pranë Babait të Kombit Ismail Qemal Vlorës.  Ai u shkëput si Prometeu nga Perandoria Turke, nga postet, paratë dhe erdhi për Flamur e Atdhe.   Për jetën e Aristidh Rrucit shkrimtari Loli ka sjellë me fakte kokëfortë jetën, veprën e tij brilante si dhe humanizmin e tij si Njeri.  Le të ndalemi një çast në historitë që rrëfente në netët e gjata të dimrit pranë oxhakut me kërcunj i ndjeri babai i shkrimtarit, ku së bashku me flakën dhe shkëndijat  e zjarrit merrte jetë historia e pashkruar, historia e mohuar e Burrave të Kombit.  Ai kishte punuar qysh i vogël pranë Beut dhe ai rrëfente me pastërtinë e shpirtit se Ai Burrë i burgosur nga diktatura mizorisht e kishte trajtuar si djalin e vet.  Me dashurinë e birit për të atin, ai i kërkon ndjesë që dikur e kundërshtonte kur fliste për Beun ndaj dhe e quan ndërmjet të tjerash dhe si një libër pendese karshi të atit.  Babai i Lolit vazhdimisht i këndonte elegjinë për djalin e vetëm të Aristidh Rrucit i cili ishte edukuar në Perëndim, por vdiq në moshë të re dhe ja si e vajtonte: Jeta jone flakë e erë/ ndezi shoi papushim/ Dhe s’të fali, o i gjorë/ asnjë ditë me gëzim… (f.22)

Këto vargje ishin të një shoku të Aristidhit në ditët e zisë i cili i botoi në gazetën “Përpjekja Shqiptare”.   Ndërsa vargjet mbi gurin e varrit, thonë se i shkroi vetë i ati zemërplasur.  Autori shkruan me të drejtë se ato vargje mund t’i kish zili dhe një poet.              Rruci me origjinë nga Zagoria dhe delegat i Tepelenës, (më duhet të sqaroj këtu se në atë kohë Zagoria ishte brenda rrethit të Tepelenës, por në kohën e diktaturës u vendos brenda rrethit të Gjirokastrës), jetoi dhe vuajti në Vlorën heroike, në Vlorën e Flamurit.  Thonë se kur i vdiq djali gjithë Vlora ishte në zi dhe dhomën e pritjes e veshi me pëlhurë të zezë.  Të shkruash për jetën e Burrave të Kombit është një punë e gjatë, sistematike dhe me disiplinë të një studjuesi serioz, të cilin e shohim qartë në faqet e librit.  Komunikimi që ka pasur me disa njerëz, dëshmitarë për veprimtarinë e tyre e bëjnë dhe më të ndjeshëm dhe më të vëmendshëm lexuesin.  Njeri prej tyre është z.Eduard Dilo njeri prej pinjollëve të familjes së shquar të Kombit Dilejve të Sheperit i cili dëshmon dhe për Aristidh Rrucin vëllain e gjyshes së tij.  Ai pohon se është e tmerrshme kur dëgjon dhe mendon që ai varr i bardhë me bust të bardhë u shkatërrua, u hap varri dhe nga skeleti i Nikollës u vodh ora, unaza dhe stilografi i florinjtë, që babai ia kish vënë në varr me vete!  Me siguri kushdo që i ka marrë, ndoshta do të vijë një ditë, që ato relike të vyera të një ëngjëlli që mbylli jetën në atë moshë, do t’i flasin e t’i thone: “s’jemi të tuat, na çoni atje ku ishim”…  Këtë e pohon edhe prof.Bardhyl Gaçe i cili shton se grabitjen e atyre relikteve e ka pohuar një varrmihës.  f.23.

Të lexosh librin medoemos që prej andej del sikur të kesh qenë në një muzeum botëror të vleresuar (jo të shkatërruar dhe të mohuar siç ka ndodhur rëndom pranë vendit tonë), pranë faqeve të tëra lexova historinë e Kombit dhe të treves së famshme Zagories.  Nuk është e lehtë shpirtërisht kur je brenda tij ngase ke parë si në një film horror masakrat që janë bërë karshi tyre.  Njeri prej tyre është dhe Lef Nosi zëri i kujtesës i cili gjithë dokumentacionin protokollar të ngjarjeve të vitit 1912 i ruajti dhe i fotokopjoi në qindra kopje, ku shumë prej të dhënave autori i ka marrë nga i nipi i tij Skënder Kosturi për këtë burr të rrallë dhe patriot zemërzjarrtë.

 

DILENJTË E SHEPERIT

 

Autori me plot kulturë sjellë pranë lexuesve dhe më gjerë familjen e madhe të Dilenjve ku në krye të oxhakut është Ilia Dilo Sheperi, gur themeli dhe perlë e gramatologjisë shqipe, i cili kur mbylli sytë vaj i grave sheperiote ishte: U shkëput mali me borë/ U nda ergjenda kurorë/ Shami loti për fakirë/ Kur flisje për Shqipërinë/ Ndrinte vendi vetëtimë/.  Amaneti i tyre nuk thinjet kurrë, jeton përjetësisht në balada edhe pse mbi supet e tyre parreshtur rrahën dhe u përplasën dallgët e egra të mohuesve të historisë.  Pranë kësaj familje janë fëmijet e tij të gjithë intelektualë që kishin studjuar në Perendim dhe dispononin titullin doktor duke filluar me Dr.Jani Dilon, Dr.Orest Dilon, Dr.Mihal, Dr.Qirjako dhe Koco Dilon, etj, të cilët lindën në atë treve që i jepte Kombit vetëm yje.  Libri i Grmatikës së gjuhës shqipe botuar në Vlorë në vitin 1927 u ribotua në Tiranë pas botimit të dytë në Romë në vitin 1972, në vitin 2001, nën kujdesin e nipërve të tij të nderuar e patriotë si Ksenofon, Enrik, Ylli dhe Etien Dilo shkruhet në libër.

Në Sheper në atë kohë sipas autorit numëroheshin 163 penda me arsim të lartë. Eshtë e pamundur të japësh aktivitetin e kësaj familjeje të madhe brenda një eseje, por autori me të drejtë nuk befasohet kur njerin prej tyre dhe në kohën e demokracisë e vlerësuan me titullin “Mësues i merituar”, si nipin e e tij Etjen Dilon.  Autori dëshmon se e kishte njohur në Athinë, si një burrë të qetë dhe të ditur, të cilët ishin aktivizuar në shoqatën e intelektualëve emigrantë pas 90-ës me emrin Arbëria, burrë paqësor si baballarët e tij.  Vazhdoj leximin dhe të krijohet ndjesia sikur puthesh dhe me Hënën, puthjet gjithmonë janë paqësore dhe shprehin dashurinë e sinqertë.  Hënë ja kishin vënë shkollës që hapi Ilia Dilo Sheperi nëvitin 1906 dhe u zyrtarizua në vitin 1917, Shtëpia e Hënës pagëzuar prej tyre.  Një pagëzim plot kuptim që ndriçonte errësiren që kishte pllakosur nga zgjedha otomane.  Ajo shtëpi u projektua nga burrat e mëdhenj të pendës dhe të mendjes si Aristidh Rruci, Jorgo Çako, Dhiogjen Harito, Çajupi etj.

Profesor Diloja fliste dhe recitonte bukur dhe ndërmjet të tjerave u mësonte vargje përmendsh si: Drin o Drin i madhi lumë/, Që sjell valëgurë shumë/, Vallë e ndjen ti robërinë/, që ka mbytur Shqipërinë/   E.Dilo, vep e cit. f.63

Në këtë braktisje të çmendurish që iu është bërë Burrave të Kombit ku hyjnë dhe Dilenjtë e Sheperit më krijohet një vakuum i akullt dhe brenda tij shetit historia e ndezur që çan ajzbergun si një titanik i pathyeshëm dhe i pakthyeshëm.  Brenda tij shqiponjat e Sheperit dhe pena e autorit ngrejnë folenë me vezë të shenjta si në kohën e Pashkës.  Dhe Historia e Kombit tim bëhet dëshmitare në gjyqin final të saj.

 

Në Paradë kombëtare parakalojnë Burrat e Kombit

 

Në këtë libër lexon për mjaft burra të ndritur që në krah me Aristidh Rrucin luftuan për gjuhën shqipe.  Shfletoj dhe lexoj e zhytur me kokë në ngjarje dhe histori dhe Gjuha Shqipe më del fitimtare, e mbijetuar në shekuj.  Lexoj dhe mendoj se sa shumë punë na duhet dhe këtu në Emigrim për të punuar dhe për t’i thënë me kulturë: “Stop asimilimit të gjuhës shqipe në Diasporë” që çuditërisht vazhdon dhe në këtë shekull që ka hyrë në dekadën e dytë të tij.  Si lexuese e magjepsur pas këtij libri jam veshur me një pelerinë të blunjtë Hëne ku shkruaj me rrezet e saj Yjet e Kombit dhe nesër kur të fillojmë shkollën në shtator me fëmijët emigrantë këtu në New York krahas urimit: Mire se erdhet, do t’ju shkruaj në dërrasë emrat e tyre dhe me vullnet të mirë do t’jua stampos emrat e ndritur në zemrat e tyre aq të pastra dhe të virgjëra për Kombin nga kanë rrënjët e tyre.

Ata Burra janë drite e diturisë, janë frymëzim i brezave, janë legjenda e Kombit tim.   Këta fëmijë emigrantësh një ditë me siguri duke mësuar gjuhën shqipe do t’i këndojnë të pakënduarës së trimave dhe nëpërmjet legjendave do të ndërtojnë skulpturën “Burrat e Kombit” per ta vendosur ndoshta një ditë në Muzeumin Metropolitan, nga më të famshmit në botë.  Ata parakalojnë para syve tanë në radhë si shkronjat e arta të alfabetit shqip që e kanë mbrojtur me gjak si Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani, Motrat Qiriazi deri tek vazhduesi i Kulluriotit Aristidh Kolja autor i librave fondamentalë në marrëdheniet greko shqiptare.  Autori është takuar me të personalisht dhe pohon se Aristidhi kishte 600 vjet që kishte emigruar në Greqi (Tiver) dhe shqipen e kishte ruajtur në shekuj, duke thënë se jam 24 karat shqiptar dhe grek s’bëhem kurrë.  Pjesa e dytë e librit hapet me dilemën historike ku gjithë Rilindasit donin një Shqiperi të pavarur, udhëtimet e Ismail Qemal Vlorës në Europë për Shqipëri të pavarur etj…

Më tej vazhdon me Prologun e zi ku Kongresi famëkeq i Berlinit 1878 i vodhi 25 mijë kilometra katrore Shqipërisë.  Eshtë një histori e tërë luftrash, gjak, plagë, që populli luftoi deri në Pavarësinë e Shqipërisë ku medoemos frymëzohem për të parët e mi që dhanë kontribut të padiskutueshem në Pavarësinë e Shqipërisë.  Më duhet të përmend dhe aktmandatin dhënë përfaqsueseve të Kazasë së Tepelenës nga banorët e saj për në Kuvendin e Vlorës.  Ata propozojnë që të jenë efendiu Aristidh Rruci nga Sheperi i Zagorisë Sheh Maksuti nga Tepelena, Sami efendiu nga Mezhgorani, persona të zotë që gëzojnë besimin e ne të gjithëve vazhdon aktmandati që është origjinal në osmanisht.  Përmes një leksiku të zgjedhur fjalësh që autori e ka pronë të tij të folurën bukur arrijmë në Kryeditën Kombëtare në aktin e Pavarësisë.  Kësaj kryedite i paraprin Flamuri Kombëtar që është urdhër lufte dhe nderi, alarmi më i shenjtë, betimi dhe Liria.  Fill pas shpalljes së Pavarësisë Aristidh Rruci do ju dërgonte telegram Sheperit të cilët brohorisnin nga gëzimi.

Megjithatë autori flet me fjalën e historisë se luftrat vazhduan gjatë ato nuk mbarojnë kurrë.  Kështu flet për masakrën e Hormovës ku egërsia greke therri 217 burra në Hormovë.  Selam Musai së bashku me popullin tepelenas u ngriten në këmbë për të luftuar urrejtjen e pashoqe të pushtuesve italianë. Heroizmi i tij mbeti si legjendë në këngë.  Me katërqind e ca komita/ bëre poshtë nga Babica, e zure topin nga grika/ italianët nga frika/ u trembnë sa u ra pika/ Tepelenë pse vajtoni/ Selam Musanë kërkoni/ trim’n e mirë mos e harroni/.

Po me kaq forcë jep dhe masakrat e bishës serbe që u bënë mbi popullin e pafajshëm të Kosovës.

Me shumë dhimbje lexon dhe shkrimin Vdekja e Ismail Qemalit, Ati i Pavarësisë ku të gjitha gazetat shqiptare dhe mediat e huaja dhanë për jetën dhe veprimtarinë e tij në Shqipëri.  Gjithë Kombi ishte në zi, Vlora e vajtonte me ligjet labe: Si na ike Smail be/ o zhgabonjë përmbi re/ zumë e të qajmë me ligje/ nëpër kodra e nëpër brigje/ dhe flamuri po vajton/ Vlorë e bekuar rënkon…”

Shkrimtari Loli demaskon absurditetin historik duke e vulosur si trashanik, cinik, armiqësor për mohimin që i është bërë delegatit Aristidh Rrucit e shumë personaliteteve të shquara historike që s’përmenden asgjëkundi.  Autori këtë radhë më duket sikur qëllon me beben e syrit si shigjetë të gjithë mashtruesit e historisë sic shkruan në një poezi dhe merr në mbrojtje burrat e Zagorisë, lidhjet me Kombin dhe Vlorën e Flamurit.  Në këto hulumtime serioze autorit Kombi i është dukur më i madh dhe ka shkundur borën e zezë përmbi emrat si Aristidh Rruci dhe Burra e Kombit.  Si lexuese përjetova Kohën e burrave, ndërkohë së shpejti m’u zgjua shpresa se nga ky autor do të lexojë librin që të perjetojë dhe Kohën e grave të Kombit.  Ato janë shumë duke filluar me mbretëreshën Teute, nënën Terezë etj të cilat jetuan krah burrave të mëdhenj dhe luftuan jo më pak se ata për Kombin. Pasi e mbaron gjithë librin, faktet, historitë e Kombit, ndjesitë që përshkruan autori të duket sikur ke lexuar një enciklopedi të tërë për Zagorien dhe dielli paprimtas lëshon dritë dhe verbohet nga harresa dhe gojët e legjendave që lëshojne zjarr dhe djegin shkretëtiriën e kujtesës për të filluar jo një Sahara, por një botë e re, nje botë e paqtë dhe e vërtetë.  Tek kjo Botë e Paqtë kam portën mijëravjecare me çelësin e artë Shqipëri, që s’ndryshket kurrë. Mbi portë është emblema: Burrat e Kombit që na ringjallin së vdekurish.

Gusht, 2013

Staten Island, New York

Filed Under: Kulture Tagged With: Aristidh Rruci, dhe koha e burrave, Keze Zylo, Pirro Loli

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT