• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pavarësia e Kosovës nga Serbia u shënua edhe në Shtutgart

February 14, 2017 by dgreca

Shkruan Asllan Dibrani/

Për të nderuar vlerat e kësaj dite historike të pavarësisë nga Serbia , fillimisht u kënduan  dy himenet, kombëtare  i Republikës së Shqipërisë dhe ai Republikës  së Kosovës .Madhështia  e heronjve  dhe  të rënve,  për  çlirimin e  atdheut  u nderuan   me një minutë heshtje për  të gjitha kohërat  që ranë në altarin e lirisë në mbrojtjen e tokave shqiptare.

unnamed (2)

Të përcjellur me një duartrokitje  nga publiku  u prezantua Ansambli Pavarësia  me “Vallen e Shotës”.Për një fjalë rasti nga nikoqirët i kësaj mbrëmje nga moderatori Blerim Aliu u   ftua  Beqir Sopi. Manifestimi i pavarësisë së Kosovës ne Shtutgart , u shoqërua  edhe nga fjalimi  i konsullit të Republikës se Kosovës në Stuttgart zoti, Blerim Canaj.

“ Moj Serbi moj Shtrig e zezë”,ishte  kënga që entuziazmoj publikun nga  Besnik Bekteshi dhe Arlinda Krasniqi.

unnamed (1)

Sot u festua  Pavarësinë, për te cilën Pavarësi, sakrifikuan shumë gjenerata” Vallja e Pavarësisë prapë ne skenë  nga Ansambli Pavarësia një grup i përgatitur mjaft mirë qe i dha shpirt  takimit .Mbrëmja u kurorëzua me këngët e mrekullueshme të këngëtarja  Aferdita Demaku .Ky aktivitet është zhvilluar për të kremtuar ,Pavarësinë e Kosovës organizuar nga  Shoqata Pavarësia  e Shtutgardit,në vazhdim të traditës së saj, kjo qendër edhe këtë vit vazhdoi me traditën duke iu bashkëngjitur komuniteteve shqiptare në  gjithë Gjermaninë  dhe me gjere.Por aty nuk mungoi as prezantimi i kulturës shqiptare me anë të këngës e valleve, veshjeve tradicionale, por edhe ushqimeve nga kuzhina shqiptare. Për bashkatdhetarët në Gjermani ky  takim,ishte mundësi e rrallë për të shfaqur krenarinë e të qenit shqiptarë. Takimet  e tilla  i kontribuojnë   synimeve tona   për tu  përforcuar dhe bashkuar në   Platformën e  “Bashkimit Kombëtar”.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: asllan dibrani, pavaresia e Kosoves, Shtutgart

Diaspora- Festim madheshtor në Kircheim –Teck Gjermani

December 9, 2016 by dgreca

15288571_1695106577466862_7657473292814543139_o

????????????????????????????????????
15369988_1695104327467087_2830902251375146181_o

Festa  e flamurit  për  28  Nëntorin madhështore  dhe festive u mbajt në Kircheim –Teck Gjermani/

Shkruan Asllan Dibrani/

Kudo gëzime ,hare dhe festim  përmbajtjesore po mbahen në shtetet e perëndimit. Kush me herët e kush me vonë rreth ditës së madhe të ngritjes s e flamurit tonë në Vlorë po mobilizohen  qe vlerat  veta ti  çmojnë me ç’rast  shpalli pavarësinë e vet nga  perandoria osmane në vitin 1912. Po, ashtu edhe  Shoqata “Kadri Zeka” nga Nürtingeni  , për nderë të 28 Nëntorit festës Kombëtare dhe ditëlindjes së Legjendës Adem Jasharit,organizuan në Kircheim –Teck një tubim dinjitoz  madhështor dhe  me program artistik . Data  e 04.12.2016 nga kjo  Shoqatë u shënua në mënyrë dinjitoze dhe të kulturuar manifestimi  i radhës së  104-vjetorit për ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Salla ishte e madhe dhe plotë më bashkatdhetar. Nën antonimin e Himnit kombëtarë dhe më pas një minutë heshtje përkujtuan dëshmorët e Kombit.Në tubim kishte  mjaft pjesëmarrës përveç, konsujve, z. Arjan Kashtanjeva, Besnik Miftaraj dhe bashkëpunëtorja  e tyre zonja Hanife Statovci,në  sallë ishin prezent edhe  bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, Faridin Tafallari, Kolë Merturi  dhe  Nami Ramadani.

 Përpos tyre ishte edhe  i burgosuri  politik dhe veprimtari  Asllan Dibrani, Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë”, Fatmir Rakipi, hoxhë, Arben Berisha, ish kryetar i Klubit futbollistik në Bernhausen, Tahir Boqolli , e Muhamet Hoxhaj, veprimtar e tjerë. Zoti Xhafer Leci, Kryetar Nderi, i Shoqatës “Kadri Zeka “ uroj festën dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët qe morën pjesë  në këtë mbrëmje  të vlerave tona kombëtare. Selami Morina, nënkryetar, lexoj fjalën e rastit për  këtë ditë madhështore…Në emër të Konsullatës së R,së Kosovës në Stuttgart, foli z. Arijan Kashtanjeva. Mirënjohjet për 15 veprimtarë të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive i ndau Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës “Kadri Zeka “. Poeti i njohur Mentor Thaqi, recitoj një poezi të shkëlqyer për pavarësinë. Të rinjtë Besnik e Arlinda Bekteshi kënduan një këngë për Pavarësinë.

Skenën e stolisen  me ngjyrat tona  kuq e zi  Ansambli “Pavarësia” nga Shoqata “Pavarësia” në Stuttgart, i  cili shkëlqeu para masës së tubuar duke e mirëpritur me duartrokitje frenetike !

DSC_0193

 Me këtë rast u ndanë 15 mirënjohje për aktivistë të dëshmuar nga fusha të ndryshme të kulturës dhe jetës shoqërore në mërgim .Ato u ndanë nga  i z.Taxhidin Bakiu – Kryetar i Shoqatës, z. Xhafer Leci  dhe  biznesmen . Z. Mejdi Laçaj, moderoj në këtë manifestim nga e cila la përshtypjet e se është akoma në vlugun e vullnetit te madh ne aktivitetet e ndryshëme në kohën  e veprimtarisë për Pavarësinë  e Kosovës..Mirënjohje ju ndanë këtyre personave si me poshtë :

DSC_0188
1.- 
Vitor Spaqi, kryetar QKSH Suttgart,
2.- 
Osman Ferizi, Shoqata Sali Çekaj Pfaffenhoffen,
3.- 
Naser Hoxhajj, Shoqata Dardania Mannheim,
4.- 
Gjylije Lecaj, veprimtare e dalluar shumëvjeçare,
5.- 
Lekë Preçi, arsimtar dhe veprimtar shumëvjeçar,
6.- 
Zef Prenka, veprimtar dhe drejtues i revistës Rrezore,
7.- Hazbi Sylejmani, Imam në Xhaminë e Stuttgartit,
8.- 
Qani Rexhepi, drejtues i Radio Kosova Stuttgart,
9.- 
Nue Lekaj, veprimtar dhe zyrtar i Komunës Wernau,
10.- Afrim Sylejmani, ish kryetar shumëvjeçar Klubi Kulturor “B.Gërvalla”në Ludwigsburg,
11.- 
Baki Mustafi, kryetar i Shoqatës “Pavarësia”në Stuttgart,
12.- 
Lon Karrica, Këshilltar i Kishës Katolike në Stuttgat,
13,- 
Halil Zemaj, sekretar i Shoqatës “Atdheu “në Schwäbisch Gmü
14.- 
Bedrush Nezaj, kryetar i Klubit Kulturor “Bardhosh Gërvalla “
15.- Rrustem Selca,veprimtar, baletistë-koreografë(pas vdekjes)…
Ndërkohë  u përvodh një kohe e shkurtër sa për ti  kujtuar tre atdhetar  te këtij rrethi qe lane gjurmët  të mëdha  të cilët nuk jetojnë më, Qemajl Morina, Emin Fazlija dhe Zenel Jashari.
Kënduan këngëtarët e mirënjohur: 
Bujar Osaj, Afërdita Bajrami dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj.

 DSC_0251

Pamje  e një grupi  të ftuar në këtë festë madhështore. Për mos me i hyrë në hak  e falënderojmë publikisht zotin Taxhidin Bakiu – Kryetar i Shoqatës, qe shtroj darke   me mjetet  në këtë mbrëmje. 

 Pastaj, festa vazhdoi më pjesën argëtuese ku e tërë masa u kënaqën më muzikë dhe valle më motive dhe veshje kombëtare deri në ora 23 qe u përmbyll ky manifestim  i shenjtë  në thesarin e vlerave tona kombëtare.

Foto-Reportazh  Kircheim-Teck Dhjetor 2016

Filed Under: Emigracion Tagged With: asllan dibrani, festimet e Flamurit, në Kircheim –Teck Gjermani

Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatra

August 12, 2016 by dgreca

Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë)/

Shkruan Asllan Dibrani

 Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit këtyre aktual, bijtë e vet nuk e harrojnë!Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë) do të fillojë të shtunën me datë 13 dhe 14 Gusht 2016.

 

13882674_250126295385714_8220930619666165872_nn

 Pamje e Logos dhe Vulës së tri fshatrave  Dushkajë ,Gjelbërishtë dhe Murrizajë

 Takimi sipas  koordinimit  të këshillit organizativ  do te filloi në Orën 11:00. Takimi me Grupin Inciativ, atë Organizativ dhe të punës për Unionin Kulturor Artistik të 3 Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë bëri pergaditjet përfundimtarë qe neser te dalin sa me dinjitoz te organizuar në shumë pika  kulturore. Me këtë rast do të shënohet me 13-14 Gusht 2016   një  porte re ,një kapitull i ri për këtë rajon m çka  bëjmë thirrje mesa vijon .

Ftesë-thirrje për këtë manifestim me datën  13-14 Gusht  në Dushkajë ish Dabishec

– Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut, apo si emigrant, me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor dhe kulturor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës.

Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja, Medvegja dhe Presheva, prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:

Unioni Artistik  Kulturor që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme .

 

Pos  fjalës hyrëse takimi dhe himnit të flamurit  do të përshëndeten dhe do të nderohen dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dabishec  po edhe dëshmoret e rajonit te  Gollakut dhe ma gjerë ata kombëtar.
Pastaj  do te bëhet  vizita e Ekspozitës  se pikturës dhe Skulpturës nga krijuesit e tri fshatrave.

Prezantuesit e krijuesve në poezi do të paraqiten me radhë në skenë.  Pasataj  garat do të mbahen edhe në këto  pika sipas planprogramit ne diten  epare dhe te dytë si më poshtë.

1.    Futboll i vogël, pika muzikore qe do te jen  prezent kengetarë e tri fshatrave.Gani Demolli, Rizah Selimi ,Shmesi Krasniqi,Selvete Dajrami,Besim Zeqiri,Rilind Dibrani,Skelqesa Sadiku,Vëllezërit Bekteshi etj.

2.    Garat  do të ketë edhe në  volejboll nga 3 Seta, gara në shah nga 10 minuta për lojë (me njehsor),vrapimi në 100 Metra; sipas dëshirës, kush dëshiron mundemi me e organizua aty për aty edhe në 1000 Metra,Hedhja e Gurit,kërcim nga vendi, kërcim me 3 hapësh,tërheqje e litarit – 3 Ekipe.
Pastaj do  të demonstrohen disa shkathtësi në Boks nga Ekipi i Referit Ndërkombëtar Latif Demolli,Besim Ibrahimit dhe Boksierë së mirënjohur Donjeta Sadiku me ekipen e Boksit “Gollaku”

Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mira pas mbarimit të garave në disiplinat e lartë-theksuara. Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mirë/a pas mbarimit të garave në disciplinat e lartë-theksuara.

Mirënjohjet për më të mirët do të ndahen nga  Këshilli i Unionit Kulturor nga tri fshatrat.   

Njëkohësisht do të ndahen edhe disa Mirënjohje Post Mortum (në nderim pas Vdekjes) për Individët që nuk janë më në mesin tonë; gjegjësisht për kontributin dhe veprimtarinë e tyre përgjatë jetës.

 Te gjitha manifestimet kulturore do të  kenë  mirënjohje  dhe çmime që do të ndahen  ne ditën e dytë te  Dielën në përfundim të takimit kulturor.

Këshillit  i Unionit Kulturo Artistik  i tri fshatrave  lëshojnë këtë mesazh:

Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina  e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur  dhe  harruar nga qeveritaret  e pas luftës së fundit  , ne si bijë  te  asaj treve nuk  e harrojnë duke theksuar !
– “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme t’i shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni,po të jeni aty  në takimin  e 12-14 Gusht në Dabishec në “Takimi Kulturor Tradicional”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: asllan dibrani, Manifestim Kulturor Artistik

Flet Kryetari i Bashkësisë Shqiptare për Badenwürttemberg Skenderbeg Kaliqi

June 3, 2016 by dgreca

Intervistë me Skenderbeg Klaiqin iniciues i themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global/

Intervistoi Asllan Dibrani/

Buja rreth  Lobit shqiptar që u krijuar  në kohët e fundit   ma imponoj që ta zhvillojmë një intervistë me atdhetarin,veprimtarin,përkthyesin,koreografin,humanistin,regjisorin, hulumtuesin shkencor,kryetarin e Bashkësisë Shqiptare për Badenwürttemberg dhe së fundmi  kryetarin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global,zotin Skenderbeg Kaliqin. E takuam në  vlugun  e punës   në themelimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar  në Shtutgard të Gjermanisë.

Aty  nga ai  takim shkëputëm një kohë sa për ta realizuar këtë intervistë  duke filluar me  pyetjen e parë:

A.D:Zoti Skenderbeg a mund të na flisni, si ju lindi ideja që ta kemi edhe ne së fundmi një Lob gjithëkombëtar?
S.K: Bashkimi shqiptarë është ide e kamotshme, ide që edhe shumë bashkatdhetarë më herët e kanë pas në mendje, madje edhe ka pas tentativa të ndryshme në kohëra të ndryshme dhe periudha të ndryshme,për ta gjetur një rrugë rreth bashkimit shpirtërorë të shqiptarëve. Që nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur bashkoj principatat dhe i doli përballë një armikut shumë herë më të fuqishëm dhe shumë herë i  fitoj betejat. Madje shumë patriot në kohërat e Rilindjes Kombëtare provuan por  u penguan nga  armiqtë, po edhe,nga  pjella e vet   popullit shqiptar  qe ishin gjithnjë  zorrë nëpër këmbë e  armiqve etj. Te tillët janë edhe sot! Kemi edhe historinë  e viteve të 70-80 , kur mërgata Shqiptare tentoj që të bashkohet dhe të punon në interesa kombëtare. Vlen t’i përmendim edhe vëllezërit Gëvalla dhe Kadri Zeka,që dhanë edhe gjënë më të çmuar,jetën për një bashkim. Si burim i suksesit çdo kund është puna grupore dhe në bashkësi andaj edhe ne presim te bashkohemi.

Lind ideja vetvetiu dhe përgjigjja vjen vet. Marrim shembull Gjergjin e madh kur i bëri shqiptaret bashkë e mundi armikun më të fuqishëm, ka edhe shembuj tjerë dhe natyrisht që secili e din që vetëm të bashkuar e mundim çdo armik e armiku më i tmerrshëm tani në trojet tona autoktone është  ,mos uniteti ynë,varfëria e skajshme, jo zhvillimi ekonomik, pakënaqësitë sociale, ikja masive etj. Ndërsa armiku i jonë në mërgatë dhe diasporë është:,asimilimi, humbja e lidhjeve me vende te origjinës,ndarja e mërgatës nëpër shumë parti, shoqata, grupe, përçarja që mbretëron dhe mos koordinimi i punës grupore.Ne kemi tentuar që të bëjmë bashkimin dhe depolitizimin e mërgatës edhe në fundin e viteve 90, por edhe para 5 vitesh, ku i bashkuam të gjitha shoqatat, klubet dhe individët e Baden Würtembergut nëpërmjet Bashkësisë Shqiptare për Baden Württmberg qe ishe edhen vet anëtar i atyre përpjekjeve tona për ti bashkuar shqiptarët këtu në Mërgatën  e madhe. Si model edhe e morëm për formimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë. Kemi pas aktivitete kulturore që organizonim herë pas here, pjesëmarrja në debate ishte ndihmës me ide për përpilimin e ligjit për diasporën nëpërmjet të Ministrisë së diasporës së Kosovës.

Sidomos në dy vitet e fundit posaçërisht nga Kosova dhe nga trevat tjera Shqiptare u bë një ikje masive, një eksod më i madhi që nga përfundimi i luftës së Kosovës, me ç’rast thuhet se ikën 200 deri në 300 mijë shqiptarë, pikërisht për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe varfëria e skajshme, për mua dhe bashkëmendimtarët e mi, ky ishte një alarm për mobilizim dhe aktivizim  të mërgatën në radhë të parë. Synimi  ishte në mënyrë që të ndihmojnë jo vetëm në ngritjen e nivelit ekonomik, por edhe të angazhohet potenciali intelektual me tërë fuqinë që ka mërgata që të nxirret atdheu nga kriza, pasi edhe ashtu, i vetmi burim financiar për momentin është mërgata, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne trevat tjera shqiptare.

Pra pas këtyre që i pamë, hetuam se diçka e tmerrshme është duke ndodhur atje, e tmerr më i madh se me vuajt nga uria nuk ka!

Dallimi në mes te të ikurve të viteve të luftës së vitit 98-99 ishte se: Në vitin 99 të ikurit thonin, se ne do të kthehemi në Kosovë, porsa Kosova të çlirohet dhe ashtu ndodhi, ndërsa të ikurit e kohës së fundit nuk dëshirojnë më kurrë të kthehen në vendin e lindjes. Për fat të keq ky është realiteti i Gadishullit Ilirik. Është interesante se nga Gadishulli Ilirik dhe si quhet tani Ballkanik, atdheun e lanë vetëm Shqiptarët dhe Romët eventualisht Boshnjakët, ndërsa shumë rrallë popuj tjerë.

Kjo më shtyu që të angazhohem në çështjen e bashkimit të shqiptarëve edhe pse nuk është lehtë. Ekzistojnë interesa të ndryshme të grupacioneve, individëve që tentojnë që të kenë ndikimet e tyre dhe ta drejtojnë sipas dëshirës, por unë jam i bindur se do të ja dalim, sepse është koha e fundit kur ne duhet menduar me kokën tonë pa na dirigjuar i huaji.

A.D:Pos themelimit të tij ne Lorach të Gjermanisë si Lobi qendror, a keni
themeluar degët e tij edhe në vende tjera, pasi vet emërtimi po dikton
një pyetje të këtillë?

S.K:Po kemi arritë të themelojmë edhe në disa shtete të Evropës perëndimore dhe jemi në përgatitje e sipër të angazhohemi edhe në Australi, Zelandë të re, SHBA dhe Kanada . Deri më tani janë themeluar në : Norvegji, Austri, Suedi, Zvicër, dhe Gjermani.
A:D:Pas këtyre themelimeve qe keni bërë në disa shtete siç theksuat edhe
ju, tani ku i keni synimet ti themeloni ?

Skenderbeg Klaiqi: Presim së shpejti në Belgjikë, Holandë, Angli, Finlandë, Kroaci, Slloveni ,Bosnje dhe kudo që ka shqiptarë.

A.D:Shpeshherë po flitet se në mërgatën shqiptare ka mbi 15 milion
shqiptarë , a e keni në plan të regjistroni numrin e popullsisë kudo qe
janë?

S.K:Patjetër do të mundohemi ta jepmi kontributin tonë rreth regjistrimit të mërgatës bashkarishtë edhe me ministritë e shteteve të rajonit.

A.D:Unë sa e di ky mbiemri i juaj u trashëguar nga
toponimi i një vendbanimi nga shqiptarët në Serbi diku afër Leskovcit?
S.K:Po mbiemri im është histori në vete. Atëherë kur pushtuesit shekullor dhe armiqtë tonë, ndanin Ballkanin, bënin spastrimin e trojeve autoktone me shqiptarë. Pra ishte viti 1878 viti më fatkeq për të parët e mi që u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre mijëravjeçare. Unë emrin dhe mbiemrin e mbajë me mburrje dhe krenari duke i kujtuar të gjithë ato treva që dikur ishin të banuara me shqiptarë dhe tani nuk ekziston as edhe një më atje. Dua ti kujtoj edhe Evropës se ky mbiemër ka historinë e vetë.
A.D: A loboni edhe për atë rajon kur dihet se mbi 700 fshatra shqiptare u
përndoqën nga atje duke përfshirë edhe Kosovën Lindore që akoma gjendet
nën administrimin serb.
S.K:Thash më lartë, sa herë që më bëhet pyetja nga ndonjë i huaj se nga rrjedh emri Skenderbeg, unë e shfrytëzoj rastin, përpos që e shpjegoj historinë e Skënderbeut edhe më me vrull e shpjegoj mbiemrin Klaiqi, dhe pikërisht ju shpjegoj dhe ju bëj krahasimin e shpërnguljes masive me dhunë të vitit 1878 dhe  1998-99 nga Millosheviqi dhe dallimin e atëhershëm të shpërnguljes së më shumë se 700 fshatrave të Sanxhakut të Nishit. Ju shpjegoj edhe këtë se atëherë nuk na ndihmoj askush, ndërsa tani i patëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i priu Alenacës së shteteve perendimore.
A.D:Po kur pretendoni ta themeloni Lobin Euro-Atlantik Shqiptar dega
ne Turqi kur dihet se atje jetojnë mbi 10 milion shqiptarë?
S.K:Po Turqia donë trajtim të veçantë sepse shqiptarët, jo që nuk kanë të drejtat elementare të ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kulturës, por edhe nuk janë të pranuar si pakicë kombëtare. Ne kemi lidhej shumë të ngushta me shqiptarët e Turqisë dhe së shpejti do ta themelojmë edhe atje.
A.D: Po me krahinën shqiptare të Çamërisë a ka gjasa të jeni edhe atje me Lobin, kur përkundër gjenocidit grek atje ka akoma shqiptarë që flasin shqipen. Edhe a ka ndikim që sot janë mbi 1 milion shqiptarë të ikur nga Shqipëria në Greqi?
Skenderbeg Klaiqi: Kemi kontakte edhe me Arvanitasit dhe shqiptarët atje dhe me siguri që ne do të angazhohem për themelimin e degës edhe atje, krejt varet nga vullneti i tyre edhe pse shqiptarët rrespektivishtë Arvanitasit në Greqi janë shumë të diskriminuar, prandaj kërkon maturi të madhe atjedhe angazhim.
A.D:Për ta shtrirë Lobin Euro-Atlantik në Itali të Arbëreshët besoj se do
ta kemi ma lehtë pasi atje qe 6 shekuj që i rezistuan ruajtjes se identitet
të vet kombëtar ?
S.K:Arbëreshët e Italisë janë shumë të organizuar, atje mungon vetëm një shkëndijë dhe të formohet, janë duke na pritur dhe me siguri shpejtë do ta themelojmë edhe atje. Ndoshta ne shqiptarët që jemi në mërgatë, duhet mësuar shumë nga Arbëreshët që edhe pas gati 700 vitesh e kanë ruajtur me shumë përkushtim identitetin e tyre se sa ne qe dje kemi dal nga Kosova apo shqipëria.
A.D: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si e kane pritur këtë iniciativë dhe
sa kanë kontribuar ato ?
S.K:Shqiptarët kudo janë duke pritur mirë këtë nismë, janë duke e pritur si një diçka shumë të mirë dhe shpresëdhënëse për tërë kombin shqiptarë.
A.D:Ju jeni në fillim ende, a pretendoni që të keni përfaqësuesit e
juaj në Parlamentet e këtyre vendeve qoftë edhe me deputet drejtpërsëdrejti nga  mërgata?
Por sa të konstituohemi mirë, do ti informojmë parlamentet dhe qeveritë e të gjitha shteteve ku ka shqiptarë dhe ti parashtrojmë kërkesat e bashkëpunimit, jo vetëm pjesë në parlamentet e vendeve në rejon por do të jemi  edhe ndihmesë në të gjitha fushat  që do te epet nga mërgatae fuqishme shqiptare.
A.D:PLatforma e Lobit ka si synim ti bashkoj te gjitha Shoqatat
,Klubet,intelektualet,dhe  formacionet tjera të organizuara në mesin e mërgimtarëve.
Skenderbeg Klaiqi: Po, ka synim, ti bashkoj të gjitha shoqatat, klubet, federatat, bashkësitë, subjektet politike duke e ruajtura autonominë e vet secila dhe duke mos ju përzier në punët e tyre të mëtutjeshme. Synon ti bashkoj edhe individët pa marrë parasysh çfarë profili ka, të strukturohen nëpërmjet grupeve punuese apo komisioneve dhe vazhdimin e dhënies së kontributit të secilit aty ku është i profesionalizuar.
A.D: Është një zgjim që do na lidhë me Arbëresh,Arvanitas,shqiptarë nga
Turqia,shqiptarët nga Ukraina dhe kudo që ata jetojnë Lobi a do të jetë urë
lidhëse qe ti bashkoj të gjithë shqiptarët.
S.K:Patjetër, ky është edhe synimi. Sot e kemi më lehtë duke ju falënderuara avancimit të teknologjisë informative.
A.D:A mundesh të na folesh diçka për Lobin hebre njeri ndër ma të fuqishmit
e qe numerikisht nuk janë edhe aq popull i madh?
S.K:Lobin hebre është më i fuqishmi në botë pa dyshim, por ekzistojnë edhe disa lobe tjera në botë e që janë të suksesshëm. Pa tjetër duhet marr si model Lobin Hebre, që të jemi të suksesshëm edhe ne .
A.D:Sipas jush qe theksuat se Lobi hebre është njëri qe e dridh botën .Pse
shqiptarët nuk bashkëpunojnë dhe ta praktikojnë një platforme të tyre pasi edhe historikisht na lidh një miqësi  me këtë popull?
S.K:Thash ne duhet marr modele të ndryshme se si punojnë Lobet, por ne duhet përshtatur edhe mentalitetit tonë. Bashkëpunimi nuk na mungon kur e kemi parasysh   ndikimin  e figurave të ndryshme   politike dhe ushtarake ne Luftën e Kosovës. Shqiptarët  në Amerikë  kanë një bashkëpunim te shkëlqyeshëm me  Lobin Hebre dhe  përfaqësuesit  e këtij  populli.

A.D:Po me Lobi shqiptaro -Amerikan si qëndron  gjendja dhe bashkëpunimi?

S.K:Edhe se  atje ka një zbehje në kohet  e fundit e gjitha si pasoje  e  fërkimeve të partive politike te formuara edhe atje, besoj se   do te jetë tejkaluese dhe   në të ardhmen do të  jete  faktor  ne veti siç ishte edhe ma herët ne  strukturat shtetërore amerikane.
A.D:Sa kanë ndikuar “Partitë politike ” tek mërgata kur dihet se asnjëra nga to pothuajse nuk janë pozitive në mesin tonë më që kanë shkaktuar ndasi dhe përçarje ?
S.K:Ne kemi thënë, Lobi nuk do të jetë politik dhe jo fetarë. Partitë politike edhe ato që veprojnë këtu në mërgatë nuk e kanë edhe asnjë ndikim në atdhe, prandaj ne i pranojmë nën kulmin tonë edhe partitë politike që veprojnë, por pa ju dhënë të drejtë që ato të Lobojnë për subjektet e tyre, apo për religjionet e tyre. Pse e bëjmë këtë? Pikërisht për shkak të mundësisë së përçarjes së mërgatës dhe Lobit.
A.D:Zoti Skenderbeg Klaiqi ju ishit një veprimtar shumë vjeçar në fushën e humanizmit, kulturës, shkencës e teknologjisë, ku ishit gjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës si kryetarë i dytë i Shoqatës humanitare Gjermano – Shqiptare „Lebenshilfe für Kosovo“ e.V , të  SH.K.Sh Scanderbeg“ ,të Bashkësisë Shqiptare, nismave të ndryshme kulturore, hulumtime dhe  investime të huaja në Atdhe dhe më në fund kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global. Na flisni se a gjeni kohë te lire edhe për jetën private,siç shihet keni një agjendë të ngjeshur?

S.K:Kohë të lirë? Ah fare pak, këtë detyrë dhe projekt që ja kemi parashtrua vetvetes, po kërkojnë përkushtim, sakrificë, disiplinë, investim në kohë dhe financa, financat po i ndajmë edhe nga buxheti familjarë shumë pasi që çdo kush është në baza vullnetare.

A.D:Ju falënderojmë për kohën që gjetët për ketë interviste më që i prekëm
bukur do  tema të nxehta .A keni ndonjë mesazh për publikun ?
Skenderbeg Klaiqi: Ju falënderoj z. Dibrani që edhe ju gjetët kohë për këtë intervistë. Ju falënderoj edhe për faktin se ju keni qenë çdoherë një zë i fuqishëm i mërgatës dhe diasporës, posaçërisht në Gjermani dhe ma gjerë.Unë do ta përsërisë  mesazhin e të madhit tonë kryelegjendarit tonë. „ Të bashkuar jemi më të fuqishëm“ dhe mesazhin e të madhit ish presidentin e Amerikës: „Mos pyet çfarë bëri shteti për ty, por pyet çfarë bëre ti për shtetin“ në këtë ratë Atdheun tonë të dashur. Prandaj ftoj  që të bashkohuni rreth Lobit që ti përballojmë pengesat që kanë qenë dhe po na dalin  si ndërskamza  tani edhe nga vete  faktori shqiptar… Japë një kushtrim të fuqishëm, ti lëmë bajraktarizmat, ti lëmë inatet personale, ta gjejmë formulën e bashkëpunimit dhe t’i rrekemi punës bashkërisht.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: asllan dibrani, flet Skenderbeg Kaliqi, Lobi Euro-atlantik Shqiptar

Ismail Kadare më i fuqishëm në Paris për çështjen kombëtare!

January 29, 2016 by dgreca

Shkruan Asllan Dibrani/
-Kushtuar për 80 vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë , i sjellim dhe rikujtojmë ligjëratat dhe deklaratat e tij vizionare, karshi kohës aktuale që po e përcjell kombin shqiptar edhe në shekullin e 21-të.
-Shqiptarët, popull me rëndësi në Ballkan dhe Evropë. Rrugë tjetër për shqiptaret nuk ka, pos orientimit nga Evropa dhe shtetet perëndimore.
-Kadare u përul me kërkim falje pranë fërkimeve dhe kritikave ndaj Dr. Ibrahim Rugovës.
Vjeshta e vitit 1990 Ismail Kadarenë e gjeti të pakënaqur me sistemin dhe regjimin në Shqipëri nga e cila vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari u përball me një gjendje të pa shpresë me “mungesën e ndryshimeve demokratike”atje . Ai krijimtarinë e tij nuk u ndali, por e ngjeshi penën edhe ma tepër në Paris. U bë edhe ma i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare.Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fortë e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Krijimtaria e tij, me 1994 e bëri anëtar korrespondent të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare mbushi 80 vjet por aktualiteti dhe intelekti i tij qëndron shumë i freskueshem . Ai është vlerësuar lart nga gjithë skena e kulturës botërore.
-Ismail Kadare është një figurë aq madhështore që i dha letërsisë shqiptare një maksimum voluminoz të veprave të veta , duke u frymëzuar dhe paraqitur realitetin nga një fushëveprim i një sistemi komunist. Nga rrethanat e atilla doli me vepra dhe romane që kanë lëne gjurmë duke e pasuruar thesarin e letërsisë sonë shqipe por edhe letërsisë botërore.
Ne populli shqiptar duhet të jemi shumë krenar , që një njeri dhe një gjeni e rangut të këtillë ,që lindi dhe doli nga djepi i kombit shqiptar.
-Vlerat e tij janë në gjithë rrafshin kombëtar. Është i dashur ,pos asaj që ka vlerat në letërsinë shqipe,ai është një largpamës edhe në proceset politike dhe padrejtësitë që ju serëvuan shqiptarëve gjate historisë. Mosha e 80 vjetorit te lindjes Ismail Kadarenë shpesh e gjënë edhe në mesin e mërgatës shqiptare nëpër Evropë me orë letrare ,simpoziume dhe takime kulturore.
-Shumë mërgimtar u ndien të privilegjuar që u takuan me gjeniun e letrave shqipe,që e panë me sy , dhe e dëgjuan me veshët e vet! Ismail Kadare,veprat e të cilit janë përkthyer në 45 gjuhë të botës është një kryevepër për ne shqiptarët.
-Me thyerjen e kornizës nacionale në fushën e letërsisë zoti Ismail Kadare kaloj në figurën e shkrimtarit me dimensione të rralla botërore, ai ma nuk është shkrimtarë vetëm i shqiptarëve po është shkrimtar i botes.
-Më 28 Janar mbushi plot 80 vjeç, kurse qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra e ka shpallur 2016-ën si ‘Viti i Kadaresë’ në respekt të shkrimtarit me famë botërore.
Më rastin e 80-vjetorit të tij,u nderuar nga qyteti i lindjes Gjirokastra,nga të gjitha organizmat shtetërore në Shqipëri ,Kosovë, po edhe nga shqiptarët ku jetojnë në shtetet e Ballkanit, por edhe dhe në mërgatën shqiptare. Pati manifestime edhe nga shtete tjera qe i përkushtuan artikuj të ndryshëm lidhur me 80 vjetorin e Ismail Kadaresë. Ai qëndron në zemrat e mërgatës së madhe shqiptare duke i kujtuar një serë takimesh në Gjermani.
I sjellim dhe i rikujtojmë ligjëratat dhe deklaratat e tij vizionare, karshi kohës aktuale që po e përcjell kombin shqiptar edhe në shekullin e 21-të.
-Pa dyshim se takimet e tilla e përforcojnë qytetarin shqiptar të diasporës në integritetin e gjithmbarshëm në kulturën tonë, por edhe në kulturën e popujve ku jetojnë shqiptarët. Për takime të tilla, zoti Kadare thekson, se po ta njohësh kulturën tënde, din ta transmetosh atë qe e ke edhe tek qytetari i atij vendi ku jeton. Kjo ndihmon shumë shqiptaret te dalin nga izolimet qe na i kurdisën të tjerët ,por edhe vet izolimin që i bëmë vetit.
Shqiptarët, popull me rëndësi në Ballkan dhe Evropë. Rrugë tjetër për shqiptaret nuk ka, pos orientimit nga Evropa dhe shtetet perëndimore.
Kadare në prezantimin e tij në qytetin e Këllnit foli për problemin thelbësor, i cili mbeti Shqipëria me Evropën ai thekson si ma poshtë:
-Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas – ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Evropën“. Ai tha se populli shqiptar bashkë me grekët dhe sllavët është njëri nga tre popujt më të rëndësishëm të Ballkanit.
Ai tha se ka mbi një shekull që pat lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Evropë, “ndërsa njëri prej tyre duhej zhdukur”,kjo ju përcaktuar populli shqiptar. Dhe kjo teori ishte kthyer në një praktikë të tmerrshme ndjekjesh, dëbimesh e vrasjesh nga sllavët dhe grekët .
Sipas platformës së tyre “Populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyratderi në zhdukje. Madje ai theksoj se gjuha shqipe në Evropë është e vetmja gjuhë e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare“edhe se është një gjuhë bazë për të tjerët.
-Edhe përkundër kësaj përvoje, tmerrësisht të keqe, shqiptarët nuk u ftohën me Evropën dhe nga Evropa. Përkundrazi, sipas Kadaresë, ata vazhdojnë të kenë një lloj përkushtimi me këmbëngulje drejt qytetërimit evropian, nga se shqiptarët janë edhe vet popull evropian . Ata e kanë kuptuar se s’mund të ketë Shqipëri as shqiptarë jashtë komunitetit evropian, jashtë qytetërimit evropian,jashtë kornizave evropiane .
Kadareja nga prizmi i tij për Fashizmin dhe Bolshevizmin dy përbindëshat më të rrezikshëm në shekullin XX.të i përshkruan. Ishte po vetë kjo Evropa që i ka përmbysur ato ka shpresa se gabimet veta do ti seleksionoj edhe në dobinë shqiptarëve…
-Këtu, theksoi Kadare, është forca e qytetërimit evropian, që edhe kur pjell një e keqe din ta eskalojë atë. Prandaj shprehet optimist qe edhe çështja kombëtare shqiptare do të jetë ne duart e Evropës nga se jemi dhe duhet t’i bashkohemi edhe ne se rrugë tjetër për shqiptaret nuk ka, pos orientimit nga Evropa dhe shtetet perëndimore.
Kadare u përul me kërkim falje pranë fërkimeve dhe kritikave ndaj Dr. Ibrahim Rugovës.
Ismail Kadare kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, e pranon se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës duke dhënë opinionin e tij ai theksoi:
“Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën dhe Demaçin. Ju tash mund të mendoni se unë do të them se kisha të drejtë me kritiken që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi së e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, “ishim dhe mbetëm miq“. Kështu ka thënë Kadare me rastin e Rugovës duke e vlerësuar si një politikan dhe krijues i merituar. Ismail Kadare edhe moshën e shtyer në këtë kohë preokupohet me çështjen shqiptareve dhe bënë ftesë që shqiptarët të drejtohen nga perëndimi e jo nga ish pushtuesit dhe nga shtetet aziatike që gjithnjë kemi pasur të keqen nga ato shtete duke gjykuar sundimin e egër të perandorisë osmane ndaj shqiptarëve. Ismail Kadare u bë edhe ma i fuqishëm si mërgimtar në Parsi për çështjen kombëtare, me qe pati ndikim edhe ne shume segmente politike dhe kulturore ne shtet perëndimore për Kosovë dhe Shqipërinë.

Filed Under: ESSE Tagged With: asllan dibrani, i fuqishem ne Paris, Ismail Kadare

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT