• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fat apo sukses?

July 3, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Nuk mund të ketë krijim nga asgjëja. Mrekullia nuk i dha njerëzimit Demokracinë, por, rruga e gjatë dhe e vështirë, si në lashtësi, edhe sot. Që nga Homeri (vitet 700 pes), ne vërejmë se perënditë dhe njerëzit merrnin vendime duke u mbledhur e kuvenduar në vende të caktuara, kuvende në shesh a në sallë. Por koncepti i parlamentit nuk shfaqet për herë të parë tek Homeri. por ekzistonte që në epokën e Trojës, dhe nga Troja, edhe më larg.

Ekzistojnë gjurmë të zjarrit 700.000 deri 1.000.000 vjet më parë në shpellën e Petralonës, ku u gjet edhe kafka 700.000 vjeçare e Arkantropit. Ka tregues të përdorimit të zjarrit nga njeriu para 1.7 milion vjetësh. Nuk është çudi që njeriu e kishte zbuluar atë, që kur zjarri u shfaq në natyrë. E mundshme është që zjarri të ishte zbuluar edhe më herët, kur njeriu rrëmbeu nga kurioziteti një degë që po digjej. Nëse pranojmë se zjarri ka qenë në shërbim të njeriut për gjithmonë, sa kohë do të duhej që shpikjet si qeramika, apo epokat e metaleve të fillonin?

Gjithashtu. 50.000 vjet më parë, Neandertalët mund të ndiznin një zjarr duke goditur gurin me gur për të krijuar shkëndija, fakt që i habit shkencëtarët, të cilët i kanë nënvlerësuar vazhdimisht njerëzit primitivë. Diodorus Siculus tregon për priftërinjtë egjiptianë:

“Kur një herë në mal bubullima goditi një pemë dhe pyllit aty pranë iu vu zjarri, Hephaestus gjatë dimrit u afrua dhe e shijoi shumë nxehtësinë. Dhe kur zjarri ishte gati të shuhej, ai e mbante atë duke i hedhur vazhdimisht dru, pastaj ftoi njerëz të tjerë të shijonin përfitimet që vinin prej tij”. Meqenëse ajo që shkaktoi zjarrin ishte bubullima, nuk mund të konsiderohet rastësi që në mitologji ishte Zeusi, perëndia, arma e të cilit ishte bubullima, ai që e ndëshkoi Prometeun që ua solli zjarrin njerëzve. Me sa duket, miti antik kodon një incident aktual, i cili përshkruhet i deshifruar në historinë e priftërinjve egjiptianë.

Fat apo sukses? Ashtu si shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut, metalurgjia duket se ka ndodhur krejt rastësisht. Sipas pikëpamjeve mbizotëruese, shpikja e metaleve lidhet me zjarret e mëdha të pyjeve, konkretisht në vende me mineral bakri sipërfaqësor. Pas zjarreve në këto zona u formuan masa të forta bakri. Këtë pikëpamje e mbështet edhe Straboni. Pra, metalet dhe përpunimi i tyre mund të ishin zbuluar shumë më herët se krijimi i epokave.

A jemi vërtet më të zgjuar se njerëzit primitivë? Shkencëtarët besojnë se paraardhësit tanë gjuetarë-mbledhës kishin një tru më të madh se fermeri dhe rrjedhimisht më të madh se njeriu modern. Kjo është për shkak se ata duhej të bënin shumicën e gjërave vetë, të kishin një kujtesë të mirë dhe të ishin gjithmonë vigjilentë. Më vonë njerëzit, edhe për shkak të specializimit, bënë jetë më të thjeshtë. Kjo sjell në mendje ndryshimin midis njeriut në fshat dhe atij në qytet: fshatari merret vetëm me punët e bujqësisë dhe nuk interesohet për tema të tjera, ndërsa njeriu i qytetit ka një shpirt më të shqetësuar.

Edhe Cro Magnon, forma e hershme e njeriut modern gjatë periudhës 46.000 – 13.000 pes, kishte një tru më të madh se njeriu i sotëm; 1.514 centimetra kub krahasuar me 1.350 cm3 të njeriut. Kjo do të thotë që ose Cro-Magnon ishte më i zgjuar se ne, ose madhësia e trurit nuk është proporcional me inteligjencën.

Të gjithë janë të vetëdijshëm për Teorinë e Përzgjedhjes Natyrore të Darvinit. Por nëse e kombinojmë këtë teori me faktin se katastrofat natyrore gjatë rrjedhës së historisë njerëzore prekën kryesisht grupet që kishin zhvilluar qytetërimin – siç shkruan Platoni te Critias –

“Njerëzit që mbijetuan pas çdo katastrofe ishin analfabetët dhe më pak të zhvilliar”.

Pra, ka shumë të ngjarë që ne të mos jemi njerëzit më të zgjuar që kanë ecur ndonjëherë në tokë.

Në jetë, faktori më i rëndësishëm është fati. Fati është ai që i bëri kushtet të favorshme në mënyrë që kërcimi teknologjik i tre shekujve të kaluar të ishte i realizueshëm. Me një paqëndrueshmëri klimatike ose gjeologjike në kohë të gabuar, ne mund të kishim qenë ende në Mesjetën feudale.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Dy botë

July 1, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Qëllimi është një, rrugët për arritjen e tij janë të ndryshme. Kjo është idea. Mitet synojnë t’i fusin popujt e ndryshëm në rrugë të ndryshme drejt një synimi.

Në mitologjinë hitite, ekziston: “Në qiej, një mbret sundoi për nëntë vjet rresht dhe u rrëzua nga i biri. Në betejën e perëndive, Kumarbi, i biri i perëndisë Anu, kafshoi nga organet gjenitale të të atit. Sperma e zotit ra në tokë ku lindi dy fëmijë, lumenjtë Eufrat dhe Tigër”.

Ky mit është pothuajse identik me atë të rrëzimit të perëndisë Uran nga froni nga djali i tij Kronus. Në mitin grek, Cronus preu organet gjenitale të babait të tij, duke marrë kështu pushtetin. Nga gjaku që ra në tokë, lindën disa hyjni, më kryesorja perëndesha Afërdita. Nuk është e lehtë të zbulosh se cilët njerëz e kanë huazuar mitin, edhe pse gjithmonë ekziston rasti i një origjine të përbashkët.

Në mitologjinë japoneze është historia e perëndisë Izanagi që donte të shihte sërish motrën e tij, e cila ndodhej në botën e nëndheshme:

“Ai i kërkoi asaj të kthehej me të në botën e perëndive sepse krijimi nuk kishte përfunduar ende. Por ajo u përgjigj se kishte ngrënë tashmë nga ushqimet e errësirës dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të kthehej në botën e perëndive”. Në mitologjinë greke, Zeusi urdhëron Plutonin t’ia kthejë Persefonin nënës së saj, Demeter, të cilën Plutoni e kishte vjedhur dhe e kishte sjellë në Hades si gruan e tij. Por Plutoni u përgjigj se kjo nuk ishte e mundur, pasi Persefona kishte ngrënë një kokërr shegë ndërsa ishte nëntokë”.

Fiset Korekore të Zimbabvesë në Afrikë kanë mitin në lidhje me perëndeshën e tokës Givanguru:

“Ajo ishte e veshur me një lëkurë dhie. Perëndesha kishte gjithashtu një bri që i jepte pasuri dhe bollëk”.

Leximi i këtij miti e bën të pamundur të mos mendosh për Bririn e Amaltheas, një dhi – dhe nga briri i saj Zeusi ushqehej gjatë foshnjërisë. Që atëherë, briri i ‘dhisë së malit’ ka qenë simboli i bollëkut.

Në mitologjinë greke, çifti i parë hyjnor është Urani (qielli) dhe Gaia (dheu-toka). Nga bashkimi i tyre lindën të gjithë perënditë e tjera si dhe çdo gjallesë n Tokë. Sipas sumerëve:

“Qielli u bashkua me Dheun. Më pas (Toka) mbeti shtatzënë. Urani mbolli tek ajo farën e heronjve, pemët dhe kallamishtet”. Të njëjtat ide i gjejmë në mitet afrikane: “Toka ka një bukuri të rrallë. Zoti i qiellit e fekondoi me bubullima dhe shi, dhe ajo lindi një jetë të re”.

Edhe më larg, në Oqeanin Paqësor, fiset Maori kanë një mit të ngjashëm krijimit: “Zoti i qiellit dhe perëndesha e tokës ishin prindër të shumë perëndive”.

Janë edhe mitet e indianëve të Amerikës:

“Qielli plehron Tokën”.

Pas shumë kohësh, njeriu u rebelua. Prej tij lindi shkenca qe thotë se gjithçka u krijua nga një “big bang” dhe njeriu nga një bakter i vetëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Sardët

June 30, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Në Sardenjë ekzistojnë struktura nurhage ose nuraxis, që e bëjnë të veçantë kulturën Nurhage të këtij ishulli. Sipas Oxford English Dictionary, etimologjia e fjalës është “e pasigurt dhe e diskutueshme”. Nuraxis sardinisht do të thotë grumbull gurësh ose zgavër, të ndërtuara rreth vitit 1200 pes në këtë ishull. Baza semite e arabishtes nur ‘drita, zjarri’ tani përgjithësisht refuzohet nga gjuhëtarêt. Fjala latine murus (‘mur’) mund të lidhet me *muraghe. Sidoqoftë, një teori e tillë është e diskutueshme mes gjuhëtarëve.

Një tjetër teori etimologjike sugjeron origjinën proto-baske me termin *nur (gur). Një shpjegim tjetër i mundshëm është se termi nuraghe erdhi nga emri i heroit mitologjik iberik Norax, dhe rrënja *nur do të ishte një përshtatje e rrënjës indo-evropiane *nor.

Fjala ndoshta lidhet me emrat Nurra, Nurri, Nurru (gurë), dhe me sardenian nurra (grumbull gurësh, zgavër në tokë) edhe pse këto kuptime janë të vështirë për t’u pajtuar, Gjithashu, në Tiranë nuk ka ndonjë studim nga albanologë me institut tashmë të mbyllur. Ndonjë në krye mendon se shqipja është çështje e zgjidhur dhe se instituti albanologjik nuk meriton të jetë.

Sardët e lashtë vërshuan nga lindja dhe u vendosën në ishullin që sot mban emrin e tyre. Disa thone se ata janë Shardanë (shigjetarë), një nga “popujt e detit” që sulmuan Egjiptin e lashtë në vitin 1100 pes.

Ideja e një elementi paleobalkanik brenda gjuhës sarde nuk është e re. Studiuesi më i madh i gjuhës sardineze, gjermani Max Leopold Wagner, e kishte shprehur këtë ide në studimin e tij të vitit 1933. Kohët e fundit idea e tij është ringjallur. Prof. Alberto G. Areddu nxjerr disa marrëdhënie midis botës paleosardine dhe asaj trako-ilire. Banorët e Shardanës, sipas interpretimeve të studiuesve, ishin me origjinë ilire. Ishte koha e vërshimit të popujve të detit, kur qytetërimi mikenas u shemb. Sardenët (Shudah sot), ishin nga fisi i Sardeatëve ose Ardiei, qyteti i Pelastave nga i cili vjen etnonimi i Pelaestinëve ose Pellazgëve. Gjatë trazirave ata u bashkuan me valën e refugjatëve ose ‘popujt e detit’ me synim për të shkuar në brigjet e Nilit. Por nuk mundën dhe një pjesë e tyre u vendos në Sardenjë e Korsikë.

Prof. Alberto G. Areddu, i universitetit të Genoas, thotë se studiuesit shqiptarë duhet të merren me ‘çështjen sarde’ për t’u siguruar që mund të identifikojnë bërthamën e përbashkët shqipe – sarde.

Gjithashtu, me daljen e fakteve dhe zbulimeve të reja, ndoshta ka ardhur koha që lashtësia ilire të rivlerësohet, siç ndodhi me popullsitë e tjera të lashta indoeuropiane thuajse të harruara (siç është rasti i sagës kelte).

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Si njiheshin njerëzit?

June 28, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Duka është mbiemër shumë i vjetër. Etimologjikisht, vjen nga latinishtja dux (duçe) “udhëheqës”. Gjatë Republikës Romake (p.e.s.), të gjithë udhëheqësit ushtarakë të lartë, romakë dhe “barbarë”, quheshin duçe – ishte një emërtim jozyrtar.

Termi mori një kuptim teknik gjatë epokës perandorake (e.s.) dhe nën Dioklecianin u përdor për komandantët e njësive kufitare që ishin vendosur brenda një province romake. Gradualisht, ‘dukët’ fituan më shumë detyra ushtarake dhe në disa provinca ata madje mbajtën pushtetin politik, pavarësisht ndarjes midis autoritetit civil dhe atij ushtarak të krijuar nga Diokleciani dhe Konstandini.

Pas rënies së sistemit të vjetër administrativ romak, termi dux u përdor për komandantët e forcave ushtarake, nën gjeneralët, të cilët ishin edhe qeveritarët e temave të sapoformuara. Deri atëherë, greqishtja kishte zëvendësuar kryesisht latinishten si gjuhë shtetërore (gjithmonë kishte qenë lingua franca), por një pjesë e madhe e nomenklaturës politike dhe ushtarake ishte ende latine – në fakt, latinishtja dux u bë dukë në greqisht.

Nga fundi i shekullit të 10-të, guvernatorët dhe komandantët ushtarakë të provincave më të mëdha dhe më të militarizuara (zakonisht në kufi) quheshin dukë, dhe posti ishte më i larti ndër tre të mbajtur nga guvernatorët provincialë: dukë, katepano, gjeneral (strategos). Shefi i ushtrisë nganjëherë quhej edhe doux, dhe shefi i marinës njihej si “grand dux”. Përfundimisht, termi ra në shekullin e 12-të.

Një numër titujsh dhe zyrash evropiane rrjedhin nga latinishtja dux. Dozhi venecian, duka anglez, madje edhe titulli il Duce i Musolinit – të gjithë vijnë nga e njëjta rrënjë.

Në periudhën e mesme dhe të vonë bizantine, termi doux, në formën e tij më demotike dukas përdorej si emër familjar. Familja më e rëndësishme me këtë emër ishin Dukai që fituan fronin perandorak në mesin e shekullit të 11-të me Konstandinin X. Fillimisht një klan aristokratësh ushtarakë të pasur dhe të fuqishëm nga Azia e Vogël, fituan mbështetjen e aristokracisë qytetare të Kostandinopojës, por përfundimisht u mënjanuan nga Komnenianët. Nga shekulli i 12-të, Dukai nuk ishte një familje e pavarur, por mbiemri i tyre do të përdorej ende nga të afërmit e tyre deri në fund të perandorisë.

Degët dhe familjet e kadetëve që kishin ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me Dukain, morën emra duke përdorur prapashtesa të ndryshme, dhe të tjerët pasuan. Në ditët e sotme ka emra Dukagjin – “gjini, fisi, familja e Dukës”. Lek Dukagjini ishte një prej tyre. Dukakis, fillimisht ishte një zvogëluese. Prandaj, Dukakis do të thotë “Duka i vogël”.

Filed Under: Analiza, Emigracion Tagged With: Astrit Lulushi

Nga erdhën emrat e brezave?

June 27, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Sociologët i kategorizojnë njerëzit në shumë lloje grupe për studim – vendndodhja, raca, gjinia, përkatësia politike – por mosha është emërues i përbashkët. Një “brez” është një grup individësh që kanë lindur në të njëjtën periudhë kohore dhe kanë shumë ndikime të përbashkëta, duke përfshirë ngjarjet kulturore dhe të asaj kohe. Sociologët mund të bëjnë përgjithësime rreth tyre për shkak të ngjashmërive, duke rezultuar në emërtime të tilla si “Baby Boomers” dhe “Millennials”. Kjo praktikë është veçanërisht e zakonshme në Shtetet e Bashkuara, ku gjeneratat klasifikohen sipas periudhave kohore prej rreth 15 deri në 20 vjet. Nga brezi i heshtur i viteve 1920, tek brezi Alpha, të gjithë bien në një nga këto grupe.

Brezi i heshtur

Nganjëherë i quajtur “tradicionalistë”, brezi i heshtur u rrit gjatë një kohe të vështirë në Amerikë. Ky grup ka lindur midis 1925 dhe 1945 dhe aktualisht është brezi më i vjetër i gjallë i përfaqësuar në Shtetet e Bashkuara (“Brezi më i madh” lindi nga viti 1901 deri në 1924), këndvështrimi ekonomik dhe politik i të cilit u përcaktua nga Depresioni i Madh dhe Bota Lufta e Dytë. Ky grup shquhej se përgjithësisht nuk shprehej kundër pushtetarëve, duke u fokusuar më shumë tek puna dhe jeta familjare.

Baby Boomers

“Boomers” janë një brez i lindur pas Luftës së Dytë Botërore në SHBA nga viti 1946 deri në 1964. Fundi i luftës shënoi një kohë prosperiteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në rritje të nivelit të lindjeve gjatë atyre 18 vjetëve. “Boomers” arritën moshën e rritur gjatë viteve 1960 dhe 1970, një epokë e përcaktuar nga grindjet e Luftës së Vietnamit, ndryshimet në qëndrimet kulturore për gratë, seksualitetin, marrëdhëniet racore dhe transformimin shoqërues të filmit, muzikës dhe kulturës pop. Për shkak të madhësisë së këtij brezi, zakonet e tyre të shpenzimeve në vitet 1980 dhe ’90 patën një ndikim të qëndrueshëm në kulturën e konsumatorit dhe ekonominë.

Gjenerata X

“Gjenerata X” është emri për brezin pas Boomers, që përgjithësisht përkufizohet si kushdo i lindur midis 1965 dhe 1980. Ky grup është më i vogël se brezi para ose pas tyre. Ekonomia e SHBA-së nuk ishte aq e fortë gjatë fëmijërisë së tyre, duke rezultuar në shumë prindër të dyfishtë të punësuar dhe më shumë kohë vetëm sesa fëmijët e brezave të mëparshëm. Termi “Generation X” u popullarizua nga Douglas Coupland, gazetar kanadez i cili përdori pseudonimin “X” për të përshkruar pikëpamjet e përgjithshme të grupit kundër presioneve shoqërore, duke përfshirë mos shqetësimin aq shumë për paratë ose statusin.

Mijëvjeçarët

Millennials (i quajtur edhe Gjenerata Y) kanë lindur midis 1981 dhe 1996 – anëtarët më të vjetër të këtij grupi u bënë të rritur rreth vitit 2000. Ky brez është edhe më komod me teknologjinë sesa Gen X para tyre dhe quhen “vendasit dixhitalë”, gjatë rritjes së kompjuterëve në shtëpi, telefonave celularë dhe internetit. Ky grup është formuar nga disa ngjarje kyçe gjatë viteve vendimtare të “ardhjes së moshës”, si 11 shtatori dhe Recesioni i Madh.

Gjenerata Z

“Gen Z” u mbiquajtur për të pasuar brezin Y (Millennials). Ky brez, i lindur midis 1997 dhe 2012, ka demonstruar ndërgjegjësimin politik dhe kulturor, falë një mjedisi teknologjik “gjithmonë të ndezur”. Sociologët kanë vënë në dukje se kjo lidhje me teknologjinë ka shkaktuar ndryshime në stilin e jetesës dhe sjelljet e të rinjve ndryshe nga gjeneratat e mëparshme.

Gjenerata Alfa

Brezi më i ri – “Generata Alpha” – po lind tani. Foshnjat e lindura nga viti 2010 deri në 2024 do të jenë pjesë e këtij grupi. Alpha ka një mbivendosje të lehtë me brezin Z, nga 2010 në 2012. Për shkak të risive të këtij brezi, mund të lindin pseudonime të tjera që lidhen me ngjarjet aktuale, si pandemia COVID-19, ndasitë politike apo teknologjia, por “Alpha” aktualisht është më i pranuari. Sociologu Mark McCrindle shpiku emrin Brezi Alpha si një “fillim të ri, pozitiv”. Ai vuri në dukje ndikimin që ka emri i një brezi në mënyrën se si perceptohet dhe ai donte një fillim optimist për këtë grup të ri.

Filed Under: Sociale Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT