• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori civilizimi

March 4, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/Njerëzit mund të jenë 1.8 milion vjet të vjetër. Por ne dimë se 500,000 vjet më parë ata gatuanin mishin në zjarr.
Rrënojat më të vjetra që janë zbuluar datojnë 10 mijë vjet pes., ose afërsisht 12 mijë vjet më parë, në Gobekli Tepe, në Turqinë moderne. Ka figurina të gdhendura dhe piktura shpellash edhe më të vjetra.
10,000 pes: Bujqësia u zbulua në Lindjen e Mesme. 
8,000 pes: Bujqësia u shfaq në Kinë. 
7,000 pes: Bujqësia mbërriti në Evropë. 
6000 pes: Qytetet më të hershme ishin Jericho dhe Catal Huyuk. 
3,000 pes: Qytetërimet e para komplekse u krijuan në Luginën Indus, Sumer, dhe Egjipt.
1,200 pes: Fundi i epokës së bronzit.
323 pes: Aleksandri i Madh vdiq.  
Periudha helenistike merr hov; kultura dhe fuqia helene zgjerohen deri në Lindjen e Mesme. 
229 pes: Fillojnë Lufrat Ilire – Romake.  
27 pes: Krijohet Perandoria Romake. 
476 : Bie Perandoria Romake Perëndimore. 
1453: Merr fund Perandoria Romake Lindore.
1480: Shteti i Arbërit bie plotësisht nën pushtimi Osman. 
1776: Revolucioni Amerikan. 
1940: Lufta e Dytë Botërore. 
1948: Fillon Lufta e Ftohtë. 
1989: Diktatura komuniste bie. 
2019: Shpërthen Pandemia Kovid. 
2021: Jeta vazhdon e pa sigurt me maska. 
Pra, fillimisht historianët mendonin se viti 3,000 pes vërtet shënonte fillimin e Qytetërimit. Pastaj u zbulua Gobekli Tepe dhe gjithçka ndryshoi. Gobekli, ndërtuar rreth vitit 10,000 pes – është më shumë se 3 herë më e vjetër se civilizimi më i vjetër. Struktura në Gobekli Tepe ishte po aq e vjetër për Sumerianët dhe Egjiptianët e parë sa është për ne sot.
Nga Sumeria antike deri tani është më pak se gjysma e historisë. Çfarë ndodhi nga viti 10,000 pes – 3,000 pes? Historianët nuk kanë asnjë fjalë për të thënë. Për më tepër, çfarë ndodhi nga viti 500,000 deri 10,000 pes? Përsëri, asnjë ide. Mund të ketë pasur civilizime të përparuara, luftëra masive, teknologji të reja – nuk dimë gjë. Mund të ketë pasur epoka të shumta bronzi. Kjo është kohë e mjaftueshme që Njerëzimi të arrijë standardet e sotme dhe pastaj të bjerë përsëri në jetën primitive. Njerëzit kanë qenë aq të përparuar sa jemi ne sot (ose më të përparuar) dhe pas një kolapsi të madh janë kthyer në gjendje primitive. Ky është super spekulim (nuk ka asnjë provë) dhe super e pamundur. Historia është studim i përvojës njerëzore, dhe një pjesë e mirë e saj ka qenë fatkeqësisht brutale. Nga e gjithë kjo periudhë, njeriu di vetëm 1 përqind, ndërsa 99 përqind e saj mbetet e panjohur. 

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, Histori civiliximi

Qeveri e mirëqenie

March 2, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Qëllimi i komunistëve dhe i trashëgimtarëve të tyre socialistë – siç del nga rekordi i dekadave të kaluara dhe i ditëve të sotme – ishte ta fusnin vendin në një gjendje status-quo korruptive – pashpresë, pa sens moral, ku askush nuk shqetësohet më për drejtësinë ose padrejtësinë e diçkaje – duke zgjeruar rrethin e sundimit në emër të mirëqenies. Kështu, statizmi duhej të vinte, jo me votim, as me dhunë, por me prishje të kujtesës. Dhe për këtë u duhej kohë, të paktën një brez (30 vjet). 
Është gabim të mendohet se njerëzit e varfër përfitojnë nga sistemi i mirëqenies. Është mashtrim total. Shumica e mirëqenies shkon tek të pasurit të cilët pasurohen edhe më shumë nën sqetullat e pushtetit. Idea se qeveria ka shërbime ose mallra që mund t’u ofrojë njerëzve është një farsë e plotë. Qeveria nuk ka asgjë. Ajo nuk mund të krijojë asgjë. Ajo kurrë nuk ka pasur. Udhëheqësi del në kufi a aeroport për të pritur një pako me vaksina për pleqtë “e mençur” që Shqipërinë e bënë siç është sot; e shkuara të ruhet dhe e ardhmja (fëmijët, të rinjtë) t’i mbajë ëndrrat pezull. E gjithë ajo që kjo qeveri po bën është vjedhje nga një grup për t’ia dhënë grupit tjetër, duke shkatërruar parimet e lirisë dhe barazisë. Ky koncept (topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë) duhet sfiduar. E vërteta është se, për shumë njerëz që e quajnë veten socialistë, thotë George Orwell, revolucion nuk do të thotë lëvizje e masave me të cilën komunistët shpresojnë të shoqërohen; por do të thotë një sërë reformash të cilat ata, “të zgjuarit”, do t’ua imponojnë atyre, “budallenjëve”. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Qeveria e mireqenie

Gjuhë e vjetër dhe e re

February 26, 2021 by dgreca


Astrit Lulush/ Sa i përket ADN-së, studimet tregojnë se shqiptarët janë të lidhur me grekët, italianët e Jugut, sllavët e jugut, keltët dhe gjermanikët. Ka ende debate se nga vijnë shqiptarët. Por fakti që shqiptarët flasin një gjuhë e cila zë degë të pavarur të IE dhe fjalët e tyre të huazimit janë nga latinishtja dhe greqishtja e lashtë, tregon se paraardhësit e tyre kanë qenë në Ballkan të paktën që nga koha e Greqisë së Lashtë.
Emri i shqiptarëve të sotëm ka qenë arbnor, nga i njëjti emër i një Fisi Ilir të quajtur Albanoi dhe qyteti i tyre i quajtur Albanopolis në zonën e Shqipërisë Veriore-Qendrore. Kjo është përmendur nga Ptolemeu, por askush nuk e ka parë, faqja e librit është zhdukur.
Disa thonë se historia dhe gjuha shqipe i paraprinë greqishtes dhe se disa fjalë greke janë me origjinë shqipe. Nëse shqipja është më e vjetër se greqishtja varet nga ajo që kuptojmë me “shqip”, çfarë kuptojmë me “greqisht”, dhe çfarë kuptojmë me “më e vjetër”.
Forma më e hershme e vërtetuar e gjuhës greke është greqishtja mikenase, e cila së pari është dëshmuar në mes të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit, e shkruar me shkrimin Linear B. Ndërkohë, përmendja më e hershme e mbijetuar e gjuhës shqipe daton në fund të shekullit XIII pes. Gjuha shqipe dëshmohet për herë të parë me shkrim në shekullin XV të erës sonë (Formula e Pagëzimit). Leksiku i Arnold Ritter von Harff është dokumenti i dytë më i vjetër në gjuhën shqipe. Leksiku u shkrua nga Arnold Ritter von Harff, udhëtar gjerman, i cili në 1496 qendroi disa orë në portin e Durrësit dhe transkriptoi disa fjalë të vendasve, duke shkruar anash përkthimin gjermanisht të tyre.
Sidoqoftë, kjo dëshmi nuk tregon domosdoshmërisht origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës së tyre.
Në përgjithësi është rënë dakord midis gjuhëtarëve që greqishtja dhe shqipja janë të dyja gjuhë Indo-Evropiane, që do të thotë se të dyja rrjedhin nga Proto-Indo-Evropianishtja, një gjuhë parahistorike e rindërtuar që besohet të jetë folur nga barinjtë nomadë në stepat në veri të Detit të Zi rreth 6 mijë vjet më parë. Në gjuhën shqipe ka hua nga latinishtja dhe greqishtja e lashtë, që tregon se paraardhësit e shqiptarëve kanë qenë në Ballkan para Perandorisë Romake dhe gjatë Greqisë klasike. Ndërsa për pasardhësit e kujt janë shqiptarët ekzistojnë 3 teori: ilire, dake, trake; teza ilire (falë kryesisht albanologëve të huaj) shpëtoi nga harresa hakmarrëse e periudhës osmane, u ringjall dhe vazhdon të mbizotërojë sot. 
Ndërkohë, greqishtja gjithashtu përfshin degën e vet të familjes gjuhësore indo-evropiane, degën helene. Ka të ngjarë që degët helene dhe shqipe të jenë shkëputur nga proto-indo-evropianishtja në të njëjtën kohë, pasi ato ndajnë një numër izoglosesh me njëra-tjetrën.
Të gjitha gjuhët vazhdimisht evoluojnë dhe ndryshojnë. Disa gjuhë ndryshojnë më shpejt se të tjerat, por të gjitha gjuhët gjithmonë ndryshojnë. Cilado formë e gjuhës shqipe që mund të jetë folur në antikitet ishte sigurisht shumë e ndryshme nga çdo formë e shqipes së sotme – ashtu siç dihet se greqishtja e re ndryshon nga greqishtja e lashtë në mënyrë thelbësore. Cila gjuhë është “më e vjetër” varet tërësisht nga vendi se ku fillon forma moderne e gjuhës.
Është e vërtetë që disa fjalë në greqishten e re rrjedhin nga shqipja, por këto janë huazime të kohëve të fundit që ose zëvendësuan fjalë të vjetra në greqishten e vjetër ose janë fjalë që përdoren për të përshkruar koncepte që nuk ekzistonin në kohërat antike. Për shembull, fjala e greqishtes së re “louloúdhi”, ka shumë të ngjarë të vijë nga shqipja, që do të thotë “lule”. Fjala greke e lashtë për “lule”, megjithatë, ka qenë “anthos”, e cila sigurisht nuk vjen nga shqipja.
Ka edhe fjalë në greqishten moderne që janë huazuar nga latinishtja, anglishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, etj. Fakti që ka disa fjalë në greqishten e re që rrjedhin nga shqipja do të thotë se greqishtfolësit dhe shqipfolësit kanë ardhur në kontakt me njëri-tjetrin gjatë rreth 600 viteve të fundit. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ka edhe shumë fjalë shqipe që rrjedhin nga greqishtja.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Gjuhë e vjetër dhe e re

Shqiptaro-egjiptianët

February 16, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/ Gjurmët e shqiptarit në lashtësi kanë humbur. Regjistruar herë si grek, herë si osman ose dikush tjetër, sot mundi i tij është shpërndarë, ka shkuar në të mirën e dikujt tjetër.
Aleksandria, qytet i themeluar nga maqedonasit e lashtë në Egjipt në 331 pes, për nder të Aleksandrit te Madh,  ishte një nga qytetet më të mëdha në botën antike. Si rrjedhim, qyteti ka një histori të lashtë maqedonase, greke, armene, hebraike. Shumë biznese në Aleksandri drejtoheshin nga maqedonas e grekë. Shqiptarët dhe grekët, secili, i konsiderojnë maqedonasit e lashtë si të vetët. 
Zakonisht, egjiptianët kanë një mendim të lartë për grekët pasi ata ishin pjesë e indit egjiptian për qindra vjet dhe shihen si të ngjashëm me egjiptianët në shumë aspekte. Egjiptianët, posaçërisht Egjiptianët e Veriut, ndajnë shumë aspekte kulturore, ushqime dhe histori me Grekët. Grekët ishin të pranishëm në Egjipt që nga shekulli i 7-të pes; ata ndërtuan qytete e koloni dhe kontribuan shumë në kulturën, ekonominë dhe ushtrinë egjiptiane. Ky kontribut arriti kulmin gjatë periudhës ptolemeike, kur gjenerali maqedonas Ptolemeu mori në zotërim pjesën e tokave të pushtuara nga Aleksandri i Madh, dhe krijoi dinastinë e  vet. Kjo periudhë ishte një nga pikat më të ndritshme në historinë e Egjiptit kur kulturat e pasura të egjiptianëve dhe maqedonasve u përzien.
Në kohët moderne, një diasporë greke u themelua në Egjipt në 1843. Muhamed Ali (shqiptar), sundimtari i Egjiptit, inkurajoi emigrimin e punëtorëve të kualifikuar në Egjipt nga e gjithë Evropa dhe u ofroi atyre privilegje dhe mbrojtje. Në atë kohë, ekonomia egjiptiane po lulëzonte (Kanali i Suezit, industria e pambukut dhe sektori bankar). 
Shqiptarë e grekë jetonin kudo në Egjipt, por numri më i madh ishte në Aleksandri, Kajro, Port Said, Mansoura dhe Minia. Është vlerësuar se 400,000 grekë e shqiptarë jetonin në Egjipt deri në vitin 1950, para Eksodit pas grushtit të shtetit të Nasserit kundër mbretit Faruk, pasardhësit të fundit të dinastisë së shqiptarit Muhamet Ali. 
Shqiptarë e të tjerë nga Europa në Egjipt erdhën për të jetuar dhe punuar dhe nuk dëshironin të ishin qytetarë të privilegjuar. Ata bënë çdo lloj pune, ndërtuan spitale, kisha,shkolla e jetimore, institucione, hodhën bazat e Egjiptit si shtet modern, dhe për këto ruhen në kujtesë.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi, Shqiptaro-egjiptianët

SOLZHENICIN

February 13, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/*

13 shkurt 1974 – Aleksander Solzhenicin arresohet, të nesërmen dëbohet nga Bashkimi Sovjetik për në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore, dhe i hiqet shtetësia sovjetike; KGB-ja i kishte gjetur dorëshkrimin e pjesës së parë të Archipelagut Gulag. Atasheu ushtarak amerikan në Moskë William Odom arriti të nxjerrë fshehurazi një pjesë të madhe të dorëshkrimeve të Solzhenitsynit, dhe ky më pas e nderoi rolin e Odomit në librin “Aleatët e padukshme” (1995). Nga Gjermania, Solzhenicin u transferua në Zyrih, Zvicër para se Universiteti Stanford ta ftonte për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara. Atij iu dha një diplomë nderi për letërsi nga Universiteti i Harvardit në vitin 1978. Në një rast, kur e pyetën se si i shpjegonte fatkeqësitë e mëdha që i kishin ndodhur Rusisë, Solzhenicini (e ëma ukrainase, i ati kazak) u përgjigj: 

“Njerëzit kanë harruar Zotin, kjo është arsyeja pse e gjithë kjo ka ndodhur. Kam kam kaluar gati 50 vjet duke shqyrtuar historinë e revolucionit socialist, kam lexuar qindra libra, kam grumbulluar qindra dëshmi personale, kam kontribuar tashmë me shkrimin e tetë librave në drejtim të gjetjes së një shpjegimi dhe nuk mund ta them atë më saktë sesa ta përsëris: Njerëzit kanë harruar Zotin, kjo është arsyeja pse e gjithë kjo i ka ndodhur Rusië”.

Me shkrimet e tij, Solzhenicin shërbeu si një arkiv vuajtjesh; librat e tij janë kujtime të shrehura artistikisht për të tërhequr vemendjen dhe prekur ndërgjegjen e çdo njeriu. Më poshtë disa vargje që Solzhenicini i shkroi në burg, pikërisht lidhur me rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve për të treguar vuajtjet nën komunizëm;

“Zot më ruaj të mos çmendem

Kurrë nuk ka qenë, as nuk do të jetë, botë e shkëlqyer!
Pece këmbësh e ngrirë është shall që mbështjell fytyrën time
Luftë mbi qullin për të ngrënë, betejë e vazhdueshme e trazuesit.
Dhe ditët pasojnë dita-ditës, pa fund, në fatin e zymtë.
Goditja ime e dobët ndez xixa nga tokë e ngrirë.
Dielli poshtë vështron dhe unë shikoj qiellin.
Bota është këtu! Dhe do të jetë! Raund i përditshëm
Mjaft! Njeriu nuk duhet të mbyllet në këtë ditë.
Duhet shkruar! Për të shkruar tani, pa vonesë,
Jo mes zemërimit, por arsyeshëm, me kuptim të qartë.
Kujtesa kurrë nuk mund të çojë tek ngjarjet siç kanë ndodhur,
Ashtu si shumë rrallë pulset e dritës prekin shpirtin e dhembur.
Po, është i mbyllur qarku rreth nesh, tepër i tendosur,
Por vargjet shpërthejnë pengesat, kujtimet lirshëm rrjedhin
Për të shpëtuar diçka duhet shkruar, ndoshta, përtej mundësive.
Dhe pastaj ata mund të kontrollojnë më kot trupin tim –
“Ja ku jam, i gjithi juaji, kërkoni mirë, se mos iu shpëtojë gjë
Kujtesa është e paprekshme, me mrekulli hyjnore,
Mbetet përtej duarve të kasapit!”
Po sikur të më japin bukë të helmuar?
Ose nëse errësira mbulon mendjen time?
Oh, le të mos ndodhë këtu! Le të vdes atje!
Perëndi, më ruaj të mos çmendem!”

*(Marrë nga “Kalendar Historik”, Astrit Lulushi, TiranaTimes 2017)

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi, Calendar Historic, Solzhenicin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT