• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJERIU

January 29, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

NGA ASTRIT LULUSHI/
Njeriu përbën misterin më të madh në këtë botë; thellësisht, ai nuk e di nga vjen, as ku po shkon dhe as çfarë do të ndodhë me ‘të kur ikën. Megjithatë ai lufton për të fituar një ditë më shumë. E çuditëshme. A është kjo jetë vërtet e tillë, apo imazh i një jete tjetër?

Me pyetje të tilla njeriu ndeshet, derisa në fund lodhet, hesht a shuhet, duke lënë pas vetëm kujtime. Se çfarë merr me vete, nuk dihet. Gjithë ajo botë e tij e pasur mbetet. Dhe jeta rifillon, për disa me pak zhvillim dhe shume gjëra të përsëritura; brez i ri vjen, me ide të reja e disa shumë të vjetra, të cilat vazhdojnë të përsëriten, duke u tërhequr nga fije që e mbajnë në lidhje me botën tjetër.

Të gjithë janë fëmijë të një qenie të madhërishme të pa kuptueshme misterioze (kjo duhet pranuar), dhe njerëzit caktohen si kujdestarë (prindër) për mbarëvajtjen e tyre. Kështu nëpërmjet familjes, jeta dhe shoqëria ruan ekuilibrin e vet. Në se kjo bazë organizimi prishet, njerëzimi- pak nga pak shuhet nga kjo botë dhe kafshë të tjera marrin kontrollin e saj. Skenari i ngjan Planetit te Majmunëve. Mendime të tilla nuk inkurajohen….Por nga thellësia e pusit të mendimeve dhe kohës, njeriu shikon vetëm një rreth të sheshtë e të kufizuar, është dalja prej tij që e bënë botën të plotë, të çliruar e të hapur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, njeriu

Tregime nga Malësia e Gjakovës

January 17, 2018 by dgreca

Disa mendime mbi librin “Tregime nga Malësia e Gjakovës” të Xhenc Bezhit/

1 astrit LULUSHI1 Xhenc Bezhi

Nga Astrit Lulushi/

Libri i Bezhit përbën risi sepse kërkon të përtërijë tregimet gojore duke e sjelle atë në formën e shkruar. Dhe kjo bëhet që legjenda të mos shuhet; sepse shumë nga legjendat a tregimet popullore kanë evoluar; është vetëm forma letrare që i bëjnë të mbijetojnë. Dhe Bezhi sjell në libër ato që janë treguar brez pas brezi pranë vatrës, në oda e kuvende. Sa keq që “Oratoritë” në parlamentet e sotme pak u ngjajnë përrallave të urta të moçme prej nga njerëzit e mbledhur nxirrnin mësim.
Xhenc Bezhi është diplomuar për gjuhë letërsi nga shkolla e Lartë Pedagogjike e Gjakovës. Lindur më 1961, pasioni i Xhencit është përralla, legjenda, tregimi, si dhe poezia, mjeshtër i së cilës është;
“As pranverë, as vjeshtë;
as zgjuet,
as fjetë.
Pak verë,
dimën shumë
Dielli i zbehtë, portokall,
krejt pak dritë, pa ngrohtësi…
Për një kore bukë, mundqarë
pse s’deshtem me lypë, pak bukë
të ngjyeme në lot
e të lidhun
në grykë.
Rinia –
e trishtë,
përditë e ma e largtë,
e ardhmja – e zbehtë,
si ky diell i paktë.”
(Ky Diell i Paktë, XB)
Prej vitit 1992, Xhenc Bezhi ndodhet në emigracion, në Austri. Librin Tregime nga Malësia e Gjakovës e shkroi për tri arësye, thotë Bezhi në parathënie: që tregime të tilla të mos humbasin; të mos mungojnë: që urtësia e shprehur në to të trashëgohet brez pas brezi, si tregime pleqërie në oda e kuvende burrash.
Libri përmban 218 tregime, dhe çdo titull ngjan me një fjale të urtë. Janë anekdota plot urtësi që padashur të bëjnë të mendosh e buzëqeshësh njëkohësisht. Ato të kujtojnë shijen e mbetur pasi ke ngrëne një ushqim të mirë; bëjnë që kuptimi të mos harrohet e tregimi të ngulitet thellë në mendje. Këto e bëjnë librin tepër edukues.
Për shkruarjen e një libri të tillë një studio për të shkruar nuk mjafton. Shpesh autorit i është dashtë me i marrë ato direkt nga goja e njerëzve ndoshta pa dieninë e tyre por veç duke i dëgjuar prej tyre. Pastaj i ka ‘përtypë, i ka mendue e përpunue dhe është ulë e i ka hedhë në letër.’ Kësaj i thonë edhe “mbledhje folklori”; puna që ka bërë autori Xhenc Bezhi, me banim larg por me zemrën gjithmonë në Gjakovën e lindjes.
Shumë folkloristë i kanë interpretuar gojëdhënat si dokumente historike. duke besuar se ato kanë ruajtur detajet e kohëve të lashta. Tregimet e Bezhit rrjedhin nga goja e malësorit me gjuhë të zhdërvjellë, humor të hollë e gegnishte të pastër si gura e maleve që përhapet fushave e kudo, siç është edhe historia jonë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi, nga Malësia e Gjakovës, Tregime, Xhenc Bezhi

Heshtje

January 15, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Heshtja është lloj vetëvrasje. Mjafton heshtja e pritshme për t’iu “gëzuar” heshtjes së plotë. Të dënosh veten do të thotë të çarmatosësh armikun apo t’i japësh atij një mision të ri ndaj një tjetri, që mund të jetë miku yt. Heshtja ka fuqi: i jep mundësi trurit të konsolidojë mendim, si plumbi i shkrehur, që përshkon trupin, dhe të dy çlirojnë energji. Kur ka zhurmë, ka probleme; kur gjithçka është e heshtur, është e përsosur, por edhe asgjë. Heshtja peshon: është lloj i të folurit me gjuhë të panjohur, pa zë, por të zhvilluar. Njeriu i shurdhër zhvillon vizion të jashtëzakonshëm; i verbëri, dëgjim të jashtëzakonshëm; njeri i heshtur ka nevojë vetëm për laps e një copë letër. Heshtja është lloj lirie që njeriu i jep vetes.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Heshtje

Problem i pa zgjidhur

January 13, 2018 by dgreca

…Lëvdadat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë./

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Edhe pse thonë, vështirë të besohet se historia përsëritet. Mes epokave të ndryshme shpesh ekzistojnë analogji që të habisin, në fakt janë problemet që përsëriten, jo kushtet që përcaktojnë zgjidhjen e tyre. Dhe një nga këto probleme, është babëzia e njeriut për pushtet, ndërsa koha është kusht për zgjidhje.

30 vite së shpejti plotësohen nga rënia e diktaturës, dhe periudha kalimtare apo e daljes prej saj zgjatet; tregues deri diku se diktatura në një formë a një tjetër vazhdon; politikanē, së bashku me ata që kanë dalë prej tyre, duket se  nuk kanë pasur mision tjetër por veç të tallen, diskretitojnë e korruptojnë lirinë. Ata janë hipokritët tanë. Sepse vetëm kështu, me hile, mashtrime, maska, ata përpiqen të provojnë se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin pa pasur një dorë të fortë të hekurt mbi kokë, ose nuk janë gati për demokraci a nuk duan sistem tjetër qeverisës veç atij që kanë pasur.

Me përhapje lajmesh të rreme, diktatura e tyre e shkuar krijon iluzion, duke e krahasuar jetën e asaj kohe me jetesën që bënin në Bllok, ata krijojnë nostalgji për rininë që atë kohë nuk e kanë njohur. Lëvdadat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Problem i pa zgjidhur

Frikë e kohëve të shkuara

January 6, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/
Frika, tmerri, terrori – në kulturë dhe politikë – të gjitha janë reagime ndaj pasigurisë kolektive për të ardhmen që nuk dihet, dhe nostalgji për të kaluarën kur ajo mbetet e panjohur.
Freud dhe Jung, psiko-analistë, sugjerojnë se tmerri mund të përkufizohet si diçka që kërkon të futet në çdo kulturë dhe të sundojë në emër të rendit gjoja “për hir të mirëqenies”.
Mendohet se frika ka shtatë herë më shumë gjasa të përhapet më shpejtë se çdo sjellje tjetër shoqërore, dhe përhapet, duke i lërë njerëzit të pambrojtur dhe të prekur.
Frika imagjinare është ikje nga bota reale ose një lloj trajnimi për konfliktet e saj. Tregimet si përrallat e Grimm-it (botuar së pari në 1812) ndihmojnë fëmijët të zotëronë frikën. Kjo ide mund të shpjegojë deri-diku dëshirën për të përjetuar frikë, për të shkuar në filma horror, për të bërtitur pa shkak, të gjitha në një masë të caktuar.
Por, rreth përpjekjeve individuale për të zotëruar frikën, ekziston gjithashtu një kontekst historik për shpërthimin e tyre. Nëse një mbiprodhim i frikës së lundrimit mbush atmosferën, ka më shumë gjasa për ta përjetuar dhe kapërcyer këtë frikë duke u marrë me heqjen e pluhurave të miteve të vjetra dhe thirrjen e përbindshave nga e kaluara, për t’u marrë me konfuzionet e sotme. Në këtë mënyrë, frika personale shndërrohet në frikë të grupit ose kombit. Është interesante të mendohet se e njëjta epokë pa gazeta dhe pa forma të tjera komunikimi u bë edhe vendlindja e frikës në masë dhe shpesh të pabazë. Hedhja e një ideje, dëshira për ta formuar dhe ushqyer atë shoqërohet në mënyrë të pashmangshme nga mundësia e thashethemeve, informacionit të rremë dhe paragjykimit, në të cilin paranoja është prodhim i gatshëm reagimi. Paranoja, në fund të fundit, mund të jetë një formë ngushëllimi, ose përpjekje e shtrembëruar për të rifituar kontrollin mes kaosit.
Sociologët si Barry Glassner në “Kultura e Frikës” kanë dokumentuar se si një karakteristikë e dallueshme e botës moderne – në të cilën frika e jashtëzakonshme fshihet nëpër segmente të mëdha të popullsisë – është përkrahur nga një rrjet mediash gjithnjë në rritje, si dhe nga politikanë, gazetarë, liberalë e konservatorë. Sigurisht shpejtësia me të cilën zhurma mund të bëhet virale është diçka që ka ndryshuar mrekullisht që nga fundi i shekullit 18-rë, si edhe numri i përditshëm në rritje i burimeve të mundshme të informimit apo dezinformimit.
Historikisht, periudha të paranojës së grupit mund të datohen nga shekulli 17-të, 18-të. Iustrimet e gjyqeve të terrorit nga periuadha e Revolucionit Francez apo fotografitë e fshatrave të internimit dhe gjyqeve komuniste të shek. 20-të, kur për 50 vjet Shqipëria sundohej nga nje parti e vetme, ngjallin frikën se arsyeja ishte e pafuqishme, në mos e vdekur. Kështu, ndërsa frika është gjithmonë e formuluar në aspektin e çështjeve bashkëkohore, ajo shpesh vjen nga tregimet dhe imazhet e kohëve të shkuara.
Mitet e vjetra, frika. ndaj asaj që ende s’ka ndodhur, përdoren për të kuptuar tmerret e reja të botës reale. Edhe kur shpjegime të tjera janë në dispozicion, gjuha e frikës i jep një peshë emocionale argumentit. Frika përmbyt për të mbushur boshllëqet faktike të thashethemeve. Kundërshtimi i çdo gjëje bëhet bëhet version i akuzave në politikën moderne dhe Kutia e Pandorës bëhet imazhi i duhur për mundësinë e shkatërrimit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, e kohëve të shkuara, Frikë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT