• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Luftë identitetesh

January 1, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Përse grimcat nuk mbeten vetëm grimca? Nëse ato nuk përzihen, nuk ndërthuren, as nuk bashkohen, atëherë as nuk do të ndëlikoheshin e mbylleshin në një trup të plotë. Nëse mendon se e plota është e thjeshtë, mendo përsëri dhe do të shohësh sa probleme krijon ajo. Bota kërkon të bëhet e integruar, edhe Europa, që do të thotë një e vetme, por në proces lindin shqetësime e konflikte, synimi humbet dhe mjeti bëhet sundues në emër të qëllimit.

Por edhe grimcat nuk janë njësoj, disa janë të mëdha e disa të vogla, dhe kjo shkakton konfuzjon e përplasje mes tyre, sepse janë copat e mëdha që përpiqen të gllabërojnë copat e vogla të cilat duan të ruajnë origjinalitetin e vet.

Shqiptar, grek, vllah, sllavë, ortodoks, katolik, mysliman, gjithë këto identitete të lashta e më pak të lashta në Ballkan. Sa më shumë studiohen aq më shumë copëtohesh, tërhiqesh të bëhesh pjesë e secilit. Kur njeriu ngjitet një shkallë më lart nga ku gjërat i sheh si vëzhgues, kupton se çdo identitet është krijuar, sajuar, shtrembëruar thjesht per t’u shtuar e fuqizuar për vete nëpërmjet marrjes nga identiteti tjetër. Të gjithë rrjedhin nga një grimcë. Këtë e mbështet edhe shkenca që thotë se nga shpërthim i grimcës së vetme të vogë, lindi Gjithësia e përbërë nga miliarda yje. Por njeriu që bën shkencën vazhdon me kokëfortësi të shkojë në drejtim të kundërt me veten.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, Luftë identitetesh

“Parisi i vogël”, qyteti plot mistere

December 31, 2017 by dgreca

1 Parisi i vogel

Mbi romanin “Misteret e Parisit të vogël” nga Kristaq Turtulli/

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/
“Parisi i vogël” është padyshim një qytet plot mistere. Por çka e tërheq lexuesin është ajo që shqiptarët e djeshëm e të sotëm nuk kanë mundur ta kuptojnë; është misteri i filantropisë e i bamirësisë, mister pa të cilin çdo flijim, vuajtje, çdo punë e pikë djerse shkon kot,dhe qyteti nuk bëhet si “Parisi”.

Na ishte një herë një i pasur…kjo është fabula që përcjell romani…Çdo gjë varet se ç’do të bëjë ai: a do ta përdorë pasurinë për t’u bërë edhe më i pasur duke përçmuar, shfrytëzuar, mashtruar, vjedhur, shtypur të tjerët? Apo do ta vërë pasurinë e tij në funksion të zhvillimit për të bërë veten dhe të tjerët më të pasur dhe mbarë qytetin shembull përparimi?

Dhe autori Kristaq Turtulli, zgjedh për të pasurin rrugën e dytë: udhëtimet jashtë vendit i ai i përdor jo thjesht për luks, mburrje e shpenzime për veten, por për të nënshkruar kontrata, marrëveshje biznesi me investitorë të huaj për tërheqjen e veprimtarisë së tyre në këtë qytet të vogël. Për të huajt, që nuk e njohin a nuk e paragjykojnë Shqipërinë, i pasuri bëhet një ambasador dhe jo i korruptuari, grykësi i pangopuri, siç njihen sot “parallinjtë” dhe fëmiljet e tyre kur dalin për pushime në ishuj a kur udhëtojnë me xhepa plot e fodullëk nëpër botë.

Romani zhvillohet në kohë të shkuar në qytetin e Korçës, sjell historinë e tij me heronj e “karnavale” dhe përhapet në mbarë Evropën, e përsëri në “Parisin e vogël”. Kristaq Turtulli, njohës i mirë i terrenit, tregon me stil të zhdërvjellë, me gjuhë plot  metafora e personazhe të larmishëm, se filantropia është virtyt i njeriut që ndjen e që ka. Dhe Korça (Shqipëria) është e pasur me të dyja. Qyteti është me fat me pasanikë të tillë, me shpirt për të gjithë.

Por fatkeqësisht, ata duket se ekzistojnë vetëm në roman, dhe në zemrën e autorit që digjet nga malli për vendin e tij. Prej afro 20 vjetësh, Kristaq Turtulli jeton në mërgim, në Kanada.”Misteret e Parisit të vogël”, në amazon.com, është ftesë a thirrje për shqiptarët kudo të mos harrojnë e të kujdesen për vendlindjen e tyre, për ta bërë atë “Paris”, simbol të kamjes dhe qytetërimit. Tani për tani kjo duket Utopi, por mund të bëhet ëndërr e pastaj realitet; Dhe “Misteret e Parisit të vogël” i Kristaq Turtullit ofron një rrugë, që mban emrin “Bamirësia”.

Filed Under: ESSE Tagged With: "Parisi i vogël" është padyshim një qytet plot mistere, Astrit Lulushi, Kristaq Turtulli

Lojë fjalësh

December 27, 2017 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Astrit Lulushi/

Eshtë sugjeruar se emri Odiseu është me origjinë jo-greke, ndoshta as indo-evropiane, pra me një etimologji të panjohur. Në fenë etruske emri dhe historitë e Odiseut njihen me emrin Utuz, Ushuz ose Udhuz, që është interpretuar si huamarrje nga një formë e mëparshme e emrit Oduze. Kjo teori mendohet të shpjegojë gjithashtu mos ekzistencën e “d” ose “l” në rajon në atë kohë. Odise, Odhise, Udhuz përfaqësojnë të njëjtin emër me të njëjtën kuptim në prejardhje – “Udhëtar” sipas shqipes së sotme apo njeri që udhëton a endet udhëve deri sa të ketë gjetur shtëpinë e tij, njësoj si Odisea pas luftës së Trojës.

Dy mbishkrimet dygjuhëshe u zbuluan në vitet 1920 në pjesën perëndimore të murit lindor të tempullit  te Delphit në Dreros të Kretës. Tekstet janë në alfabetin arkaik dhe datojnë nga fundi i shekullit VII pes. Ato jane me karakter kryesisht fetar dhe u botuan nga Henri Van Effenterre i universitetit të Sorbonës në vitin 1937 dhe 1946 dhe ruheshin në muze në Neapolis, Greqi.

Teksti i parë nuk mund të lexohet lehtë. Me siguri me teknologjinë moderne pjesa greke do të jepte më shumë, por mbishkrimi humbi gjatë okupimit të ishullit në Luftën e Dytë Botërore, dhe pavarësisht nga kërkimet, nuk është gjetur.

Teksti i dytë u botua gjithashtu nga Van Effenterre në vitin 1946. Një pjesë e mirë e tekstit gjithashtu ka humbur,  vetëm një fragment ku përfshihet fjala “tuprmēriēia” ka mbetur. Më1946, Van Effenterre sugjeroi se shprehja “tuprmēriēia” mund të shpjegohet me “i pastër”, si në rastin e sotëm të njeriut të turpshëm sepse është i pastër.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Lojë fjalësh

Vend e Liri

November 20, 2017 by dgreca

Vend e Liri/
Astrit Lulushi/

1 astrit LULUSHI

E dua vendin kur e imagjinoj/
Vetëm si njeri të përvecëm,/
Sepse kur e shoh me njerëz/
Gjendja shumë më dëshpëron./

Liqenet, lumenjtë e tij i dua/
Fshatin, ku pushimet e verës kaloja/
Kroin ku etjen ndalesha për të shuar/
(s’më harrohet uji i tij i kulluar)./

Detin, bregun, fushat, malet/
Kodrat pa bunkere “stolisur”/
dhe shtëpinë ku u linda, i dua./

Më kujtohet kur isha fëmijë,/
Dhe u zgjata të prekja sobën./
Nëna u mundua të më ndalte,/
Por babai i tha ‘Le ta prekë!’/

Dhe unë e preka, e u dogja
(papushim atë natë qava);
Ky ishte mësimi im i parë
Mbi kuptimin e lirisë.

Nga të gjithë objektet e pajetë,
Libra janë miqtë më të ngushtë,
Pasi përmbajnë mendimet tona,
Ambiciet, indinjatat, iluzionet, Besnikërinë ndaj së vërtetës, dhe
Prirjen e vazhdueshme drejt gabimit.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Sofra e Diellit, Vend e Liri

Dije më pak të heshtura

November 12, 2017 by dgreca

1 astrit LULUSHI
NGA ASTRIT LULUSHI/
Janë vende e ngjarje të vogla që shpesh luajnë rol të madh në zhvillime epokash historike – Jezu Krishti u kryqëzua sepse u kallzua nga shoku i vet. Por shpëtimi i besimtarëve të krishterë nuk do të ndodhte nëse Jezusi nuk do të ishte gozhduar në kryq, vdekur dhe ringjallur. Kallzimi i tij për 30 aspra ishte i domosdoshëm që plani i Perëndisë të zbatohej.
Historia nuk harron rastin e i plakut të urtë vlonjat Ismail Qemali; pritja e ulët, parespekt, padinjitet nga deputetët osmanë në parlament, shkaktoi zemërimin e tij dhe ikjen nga kryeqyteti i perandorisë për t’iu përkushtuar përpjekjeve për pavarësi të plotë të Shqipërisë nga perandoria.
Edhe Shekspiri do të kishte mbetur tregtar i vogël leshi, nëse nuk do të kishte ikur nga qyteti i lindjes për në Londër, ku u bë shkrimtar i madh. Ndersa Blase Paskal thoshte se sikur hunda e Kleopatrës të kishte qenë pak më e shkurtër, fytyra e botës sot do të ishte ndryshe.
Sekretarët që jul Cezari punësonte gjatë fushatave ushtarake, ishin ata që mbanin shënime rreth vendeve ku shkelnin. Ata shpesh e gjenin veten të pa-familjarizuar me emrat e qyteteve e fshatrave që Cezari pushtonte. Malet e Vetëtimave, Akrokeraune ose Ceraunian , ata i quajtën “Geminiourum”. Dhe ishin pikërisht këto vargmale të bregdetit që Jul Cezari nuk mundi t’i kalonte gjatë marshimit kundër forcave të Pompeit.
Sipas autorit T. J. Winnifrith, Cezari zbarkoi në brigjet shkëmborë të Himarës, paksa në jug të Palasë që shkruesit e tij e quajtën “Palaeste”. Prej andej, Cezari kaloi përgjatë brigjeve drejt Orikumit. Atje ngriti bazën e tij detare, dhe pastaj u nis për marrjen e Durrësit. Në librin “Badlands ~ Borderlands”, Winnifrith e quan Jul Cezarin personalitetin më të njohur që ka zbarkuar me sukses në brigjet shqiptare, pavarësisht nga fushata e dështuar për marrjen e Durrësit. Por Cezari arriti të fitonte betejën e Farsalus, ku e ndesh me forcat Pompeit, duke ndryshuar plotesisht rrjedhën e historisë. Beteja, e cila ndodhi në vitin 48 pes, pranë Farsalës, Thesali, në Greqinë veriore, përfundoi me shpartallimin e ushtrisë së Pompeit. Ka studiues që thonë se ushtarët e Pompeit, që humbën në “Farsalë”, u shpërndanë dhe disa prej tyre u vendosën përfundimisht në atë që sot quhet “Frashër” (vendlindja e vëllezërve te njohur Frashëriot, Abdyl, Sami e Naim). Të tjerë thonë se “Frashër” vjen nga emri i drurit me të njëjtin emër që gjendet pranë, ose vetë emri i pyjeve me Frashër rrjedh nga një “Farsalus”.
Megjithatë, nëse zbarkimi i Cezarit në Palasë nuk do të kishte qenë i suksesshëm, atëherë nuk do të kishte patur as Perandori Romake, dhe as muaj Gusht < August – August Oktaviani, perandori i parë romak. Kjo ndodhi pas vrasjes së Cezarit më 44 pes. Kështu, mund të thuhet se Shqipëria është vendi ku historia e botës ndryshoi.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, Dije më pak, të heshtura

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT