• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur vdiq Gjergj Kastrioti

January 17, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Po priste. Ishte hera e parë në 25 vjet që ushtria e tij kishte shkuar pa të, prijësin e saj,  në betejë. Dhe ja ku i pa te vinin duke rendur e thirrur “Fitore!, Fitore!!”. Dhe shpresa iu ngjall se ata do të mund të mbijetonin. Kështu do të shkruante Barleti për atë 17 janar 1468 kur në Lezhë, vdiq Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (63 vjeç), luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve.
Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur vdiq, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë, dhe beteja papushim brenda vendit. Në vitin 1463, pas premtimeve nga Papati, Venediku dhe shtete të tjera në Itali dhe Evropën qendrore për organizimin e një kryqëzate kundër Perandorisë Osmane, veçanërisht, pasi fushata ishte shpallur zyrtarisht nga vetë Papa Pius II, Skënderbeu e shkeli traktatin e paqes me sulltan Mehmetin.
Papa papritur vdiq, dhe kryqëzata e premtuar nuk ndodhi, ndërsa trojet shqiptare iu nënshtruan një shkatërrimi sistematik. Por ishte vdekja e Skënderbeut që shqiptarët të braktisin të gjitha shpresat. Legjenda thotë se, kur sulltan Mehmet II dëgjoi se Skënderbeu vdiq, bërtiti: “Më në fund Evropa dhe Azia janë të mijat. Mjerë Krishtërimi që humbi shpatën dhe mburojën”.
Historiani Edward Gibons (1737 – 1794) e ka krahasuar Skënderbeun me “Aleksandrin e madh dhe Pirron, bashkëatdhetar i të cilëve Kastrioti ishte”. Pas vdekjes së Heroit, shumë prijsa e princa të Arbërisë u shpërngulën në Itali. Një numër i madh banorësh (dhjetra mijëra) emigruan gjithashtu, duke formuar koloni të mëdha arbëreshe në Italinë e jugut dhe Sicili. Të tjerë u nisën drejt Greqisë, mbetën atje, u shpërndanë edhe ishujve, kishte edhe nga ata që më pas kaluan detin, u hodhën në Itali e prej andej gjetkë, në Evropën perëndimore.
Fortesat kryesore si Kruja dhe Shkodra vazhduan rezistencën edhe për disa vite pas vdekjes së Skënderbeut, dhe pastaj ranë. Historianët thonë se të pakët janë udhëheqës të luftrave për çlirim, si Skënderbeu, të cilët kanë gëzuar njohje kaq të gjerë të veprave të tyre në rrjedhën e pesë shekujve. Një bibliografi botuar më 1881, përmbante 185 vepra historike, filozofike dhe romane mbi Skënderbeun. Ndërsa bibliografia e botuar në Tiranë (1968) me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, përman mbi një mijë tituj në 21 gjuhë, ndër të cilat edhe në Esperanto.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Gjergj Kastrioti, kur vdiq

Histori: Çfarë ka ndodhur më 7 janar?

January 6, 2014 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/Zeri I Amerikes/

1558 – Franca merr Pas-de-Calais, zotërimi i fundit i Anglisë në Evropën kontinentale. Rajoni ishte aneksuar nga Edward III i Anglisë në vitin 1347 dhe u rrit në një qendër për prodhimin e leshit. Banuar që nga koha parahistorike, rajoni Pas-de-Calais u popullua nga keltë, belgë, romakë, frankë dhe alemanë. Disa nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore u zhvilluan në Pas de Calais. Memoriali Vimy përkujton betejën e Vimy Ridge dhe është memoriali më i rëndësishëm i Kanadasë për të nderuar ushtarët e saj të rënë në Evropë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pas-de-Calais ishte gjithashtu në shënjestër të Operacionit Qëndresa, një plan i Forcave Aleate për të mashtruar Gjermaninë naziste se zbarkimi i tyre do  të ndodhë këtu, dhe jo në Normandi.

1698 – Zjarri shkatërron qytetin Jamestown në koloninë britanike të Virginias. Kolonët e parë anglezë në Amerikë kishin mbërritur aty më 14 maj 1607, dhe fillimisht ndërtuan një fortesë prej druri dhe e quajtën James Fort. Rreth Fortesës u krijua Jamestown. Në vitin 1698, një zjarr aksidental shkatërroi ndërtesat e bashkisë, legjislaturës dhe të selisë së qeverisë të cilat pastaj u zhvendosën në një plantacion pak më në lindje – vendbanimi i ri shpejt u be qytet dhe mori emrin Williamsburg.

1797 – Flamuri modern italian u përdorur për herë të parë. Flamuri i përbërë nga 3 shirita me gjerësi të barabartë vertikal, tre-ngjyrësh; të bardhë, të kuq e të gjelbër, ku e bardha përfaqëson Alpet e mbuluar me dëborë; ngjyra e gjelbër përfaqëson fushat dhe kodrat e vendit; e kuqja, gjakun i derdhur në luftërat italiane për pavarësi. Një interpretim tjetër është se gjelbra përfaqëson shpresën; e bardha besimin, dhe e kuqja dashurinë hyjnore; Këto ngjyra, gjithashtu u referohen 3 virtyteve teologjike (besim, shpresë, bamiresi).

1887 – Thomas Stevens përfundon udhëtimin e pare rreth botës me biçikletë; kjo është një nga ato ngjarje kur njeriu i bën pyetje vetes – Vërtetë ka ndodhur? Thomas e filloi udhëtimin në prill 1884. Ai u nis me biçikletë nga San Francisko në Boston; me anije shkoi në Angli; përsëri me biçikletë; me anije e përsëri me biçikletë nëper Francë, Gjermani, Austri, Hungari dhe Ballkan; aty shlodhet mes njerëzve të cilët kishin dëgjuar për Amerikën; ata e pyesnin dhe ai u përgjigjej; priti pastaj derisa të arrinin njoftimet se rrugët ishin të lira nga banditët dhe me biçikletë kalon nëpër Anadoll, Armeni, Kurdistan, Irak, dhe Iran, ku e zë dimri dhe qëndron mysafir i Shahut. Kur moti u ngroh, Thomas mori një avullore në Konstandinopojë dhe prej andej në Indi; një tjetër avullore e çoi atë nga Kalkuta në Hong Kong dhe Kinën jugore; kalon me biçikletë në Kinën lindore, dhe merr anijen për në Japoni. Pjesa me biçikletë e udhëtimit të tij nëpër botë përfundon 17 dhjetor 1886, në Yokohama. Thomas Stevens u kthye me anije në San Francisko në janar 1887. Gjatë gjithë udhëtimit ai dërgonte letra a raporte të hollësishme për revistën Harper; këto shkrime më pas u përmblën në një libër dy-vëllimesh prej rreth 1 mijë faqesh “Around the World with a bicycle”. Një kopje e botimit të pare të këtij libri sot kushton rreth 400 dollarë.

1919 – Luftëtarë malazezë kundërshtojnë aneksimin e planifikuar të Malit të Zi nga Serbia, por dështojnë. Kryengritja filloi ditën e Krishtlindjeve ortodokse dhe hyri në histori si Rebelimi i Krishtlindjeve. Shumë familje dhe shtëpitë malazeze u shkatërruan, shumë separatistë u burgosën; përkrahësit e kryengritjes ikën në Itali apo dolën maleve, duke vazhduar një luftë guerile që zgjati deri në vitin 1929. Historianët thonë se për nxitjen e kryengritjeje, rol të rëndësishëm luajti edhe Italia, e cila ishte kundër bashkimit mes sllavëve të jugut.

1920 – Asambleja e shtetit të Nju Jorkut nuk lejon që 5 deputetë socialistë të zgjedhur në mënyrë të rregullt të zinin vendet e tyre në asamble.

1945 – Lufta e Dytë Botërore: General britanik Bernard Montgomery mban një konferencë shtypi ku thotë se ai dhe forcat e tij kishte fituar betejën e Bulges (në Francë). Deklarate tij shkaktoi zemërimin e amerikanëve që kishin luftuar në atë betejë duke lënë mijëra të vrarë e robër; general Montgomeri për pak sa nuk u shkarkua nga detyra. Gjenerali amerikan Omar Bradley u ankua tek komandanti i lartë i forcave aleate në Evropë, Dwight D. Eisenhower, dhe ky ia përcolli ankesat kryeministrit Çurçill. Më 18 janar, kryeministri britanik doli para Parlamentit në Londër dhe deklaroi se Beteja e Bulges kishte qenë një betejë amerikane dhe fitorja u takon atyre.

1959 – Shtetet e Bashkuara e njohin qeverinë e re kubane të Fidel Kastros. Megjithë këtë fillim premtues, marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësua thuajse menjëherë. Zyrtarët amerikanë kuptuan se Kastro ishte ushtruesi i vetëm i pushtetit në Kubë. Politika e tij në lidhje me shtetëzimin e pronave amerikane në Kubë dhe marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe politike me vendet komuniste i bindën zyrtarët amerikanë se regjimi i Kastros dhej rrëzuar. Më pak se dy vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Havanën, dhe në prill 1961, ndërmorrën operacionin ushtarak klandestin kundër qeverisë së Kastros, por pa dobi – Operacioni i Gjirit të Derrave rezultoi në dështim të plotë për amerikanët.

1999 – SHBA – Senati fillon gjyqin ndaj Bill Klintonit, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara, nën dy akuza; dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë. Senati e shpalli presidentin të pafajshëm më 12 shkurt 1999. Por thjesht gjykimi krijoi një ndjenjë të papëlqyeshme në publik; imazhi personal i Klintonit u dëmtua dhe nënpresidenti Al Gore u distancua orej tij, perçarje që ndihmoi kandidatin George W. Bush në fushatën e tij presidenciale në vitin 2000.
Mendim i ditës
“Për të shmangur kritikat, mos bëj gjë, mos thuaj gjë, mos u bë gjë”.
Elbert Hubbard

Filed Under: Histori Tagged With: 7 Janar, Astrit Lulushi, Cfare ka ndodhur

“Fjalor i Fotografisë”, Fjalor Drite

January 2, 2014 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Jo më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, nje aparat fotografik ishte send tepër i rrallë, krahas njeriut të lirë apo pas automobilit privat i cili nuk ekzistonte. Sot, është e tepërt të thuhet se fotografia konvencionale dhe ajo dixhitale, kanë hyrë kudo. Dhe një fjalor teknik për të shpjeguar sa më shumë fjalë të terminologjisë së fotografise, shqipes i duhej.
Ky Fjalor i lypur vjen nga Qerim Vrioni, studiues dhe gjurmues, mbledhës i fotografise shqiptare, nxjerrës në dritë i figurave të saj me librat e tij si “Fotografia një grusht Diell” apo “150 vjet fotografi shqiptare”.  Synimi e fjalorit, i çdo fjalori, është sa maksimalist dhe minimalist; “Fjalori..” i Vrionit është edhe përparësor (mbi të dyja), sepse; kalon nëpër udhë të pashkelur; mbulon rreth 600 fjalë  (jo pak për një fjalor zhargon) të fenomenit të artit fotografik; dhe nëse lexohet faqe-pas-faqe njeriu mëson mbi procesin e prodhimit të një objekti nëpërmjet veprimit të dritës, rrezatimit apo ndjeshmërisë së saj, ku drita lë gjurmë, gdhend; “foto-grafi” “gjurmë-drite”, ky është kuptimi i fotografisë në shqip. “Fjalor i fotografisë” dixhitale dhe konvencionale i Qerim Vrioni është udhëzues i rëndësishëm për studentë e profesionistë njësoj, sepse në këto kohëra zhvillimesh të vrullshme teknologjike, dhe vende pa kufij të mbyllur, fotografi sado me përvojë në profesionin, bëhet brenda natës i ri a student.Fjalori (176 fq) është referencë e shkëlqyer, plot përkufizime të termave dhe njohuri në zgjidhjen e problemeve gjatë përdorimit të një aparati ose kamera për të fotografuar dhe retushuar në mënyrë dixhitale.Fjalori i Vrionit është i llojit bifokal, sheh larg dhe afër, maksimalist dhe minimalist, ndërsa përpiqet të mbulojë një pjesë të terminologjisë përkatëse. Fjalori i Vrionit është here-herë një gjuhësh, dy gjuhësh, sqarues, analizues, i plotë, biografik, ku përdoruesit mund të kuptojnë tekstet teknike në shqip a të përkthyera dhe të prodhojë tekste të reja. Bibliografia e pasur, tregon se autori ka kryer kërkime disa vjeçare, siç e thotë edhe vetë, në biblioteka të shumta si në Amerikë edhe në Evropë e Shqipëri.

Gjuha shqipe është e re në të shkruar; alfabeti i saj i njësuar u miratua rreth 105 vjet me pare nga Kongresi i Manastirit (1909); historia e fjalorëve të saj është thuajse njësoj në moshë; ndërsa ajo e fjalorëve teknikë është e re. Qerim Vrioni me Fjalorin e tij të Fotografisë të kujton amerikanin Noa Webster. Në vitin 1806, Noa botoi një Fjalor të përmbledhur te gjuhës angleze me jo më shumë se 20 mijë fjalë; sot Fjalori i tij ka mbi 150-mijë fjalë e shprehje, dhe vazhdon të botohet i shtuar dhe me të njëjtin emër: Webster’s Dictionary. Me kalimin e viteve, për hir të shqipes, të njëjtin fat pasurimi urojmë të ketë edhe Fjalori i Vrionit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, fjalor drite, Qerim Vrioni

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 janar?

January 1, 2014 by dgreca

Me 2 Janara 1946 në Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste  shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë./

Nga Astrit LULUSHI*/

366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lumin e ngrirë Rhein duke pushtuar territore të perandorisë romake. Alemanni (Alamani) ishin një konfederatë fisesh gjermanike në pjesën e sipërme të lumit Rhein. Përmendur së pari nga Romakët në vitin 213, Alemanni kishin filluar të përhapeshin që në vitet 260, duke u shtrirë nga kufijtë e Ilirisë ose në Zvicrën veriore, dhe çuan në ato rajone gjuhën gjermane që flitet edhe sot. Në vitin 496, trojet Alemanni u pushtuan nga udhëheqësi frank, Klovis dhe u përfshinë në zotërimet e tij. Trashëgimia e Alemannit mbijeton në emrat e Gjermanisë në disa gjuhë. Sipas Asinius Quadratus (cituar në mesin e shekullit të 6-të nga historiani Bizantin Agathias) emri Alemani do të thotë “të gjithë bashkë”, çka i bën ata një grup shumë-fisesh gjermanike. Kjo etimologji është pranuar si prejardhje standarde e termit. Straboni, një murg i manastirit Shën Gall në shekullin e 9, duke diskutuar mbi banorët e Zvicrës dhe rajonet përreth që flasin gjermanisht, thotë se vetëm të huajt i thërrasin Alemanni, sepse veten ata e quajnë Suebi, “të bashkuar”.

1492 – Ripushtimi i Emiratit të Granadës: Fortesa e fundit e mbajtur nga Morët në Spanjë, dorëzohet. Një ndihmë e vetme dhe e kufizuar erdhi nga osmanët në Afrikën e Veriut, por pa efekt. Nëpërmjet Traktatit të Granadës, popullsive myslimane dhe hebraike u jepeshin garanci për mbrojtje dhe të drejta, por këto nuk u respektuan. Kjo çoi në kryengritje në vitin 1500 e cila u shtyp shpejt; një konflikt shumë më i përhapur 1568 – 1571 çoi në dëbimin e pothuajse të gjithë Morëve nga ish-emirati dhe nga rajone e tjera të Spanjës. Rënia e Granadës së shpejti do të pasohej nga një valë zgjerimi spanjoll në Afrikën e Veriut, duke filluar me pushtimin e Melillas në bregun e Marokut më 1497. Granada ende e feston 2 janarin si ditën e çlirimit.

1788 – SHBA: Xhorxhia bëhet shteti i katërt që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Provinca e Xhorxhias ishte një nga trembëdhjetë kolonitë që ngriti krye kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë 1776. Në fillim të vitit 1861, Xhorxhia iu bashkëngjit Konfederatës dhe u bë fushë-betejë kryesore e Luftës Civile. Një nga betejat u zhvillua në Atlanta në vitin 1864, e cila rezultoi me djegie vrasje dhe shkatërrime ndërsa forcat e Unionit nën komandën e gjeneralit Sherman vërshuan nga Atlanta në Savanah. Mbi 18 mijë ushtarë të Xhorxhias u vranë. Në vitin 1870, pas rindërtimit, Xhorxhia u bë shteti i fundit i rikthyer në Bashkim. Filmi “Shkoi bashkë me erën” përshkruan këto ngjarje në Xhorxhia gjatë luftës civile.

1946 – Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste  shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.

Mendim i ditës
“Qeveri e mirë është ajo që qeveris më pak.”
Henry David Thoreau

  • Kortezi: Zeri i Amerikes

Filed Under: Featured Tagged With: 2 janar, Astrit Lulushi, cfare ndodhi

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?

November 2, 2013 by dgreca

1936 – Diktatori italian Benito Musolini shpall Boshtin Romë – Berlin, duke krijuar aleancën e Fuqive të Boshtit…/

Nga Astrit LULUSHI/

1936 – Diktatori italian Benito Musolini shpall Boshtin Romë – Berlin, duke krijuar aleancën e Fuqive të Boshtit. Termi “bosht” besohet të jetë përdorur fillimisht nga kryeministri fashist i Hungarisë, Gyula Gombos, i cili përkrahte idenë e një aleance  Gjermani – Hungari – Itali. Ai veproi si ndërmjetës mes Gjermanisë dhe Italisë për të arritur një aleancë të tillë. Por Gombos vdiq papritur në vitin 1936, dhe ardhja e Kalman Daranyit – pasardhës jo-fashist në postin e kryeministrit – i dha fund përpjekjeve të Budapestit për krijimin e një boshti 3-palësh .
1965 – Norman Morrison, 31-vjeçar nga shteti Maryland, i vë zjarrin vetes, duke u lyer me benzinë në hyrje të Pentagonit, në shenjë proteste kundër përdorimit të napalmit në Luftën e Vietnamit. Në qytetin vietnamez Da Nang, një rrugë mban emrin “Norman Morrison” në kujtim të aktit të tij kundër konfliktit Vietnam -SHBA .
1976 – Jimmy Karter fiton ndaj Gerald Fordit, duke u bërë presidenti i parë amerikan nga një shtet i thellë jugor që nga Lufta Civile. Para se të bëhej President, Karter, demokrat, kishte shërbyer si oficer marine, kishte qenë fermer kikirikësh, senator shteti për dy mandate dhe guvernator i shtetit Xhorxhia për një mandat. Pas një mandati si president, Xhimi Karter u nderua me çmimin Nobel për paqe për veprimtarinë e tij në pajtimin e konflikteve ndërkombëtare.
1983 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan ligjin për krijimin e Ditës së  Martin Luther Kingut, laureat i çmimit Nobel për paqe, udhëheqës i lëvizjes për të drejtat civile – i vrarë me atentat më 4 prill, 1968.

Mendim i ditës
“Njeriu nuk është çfarë mendon se është, por çfarë fsheh.”
André Malraux(Kortezi VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: 2 nentor, Astrit Lulushi, cfare ka ndodhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT