Avokati i Popullit i Kosovës në Paris
Paris, 9 dhjetor 2015/ Avokati i Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë, po qëndron në një vizitë tre ditore në Paris, me ç‘rast është takuar me homologun e tij francez, Jacques Toubon dhe kolegë të tij nga “Défenseur des Droits” (Mbrojtësi i të Drejtave). Dy homologët nga institucionet respektive në Francë dhe në Kosovë, biseduan për mandatin dhe përgjegjësitë që kanë, sfidat me të cilat përballen dhe perspektivat e punës që bëjnë. Gjatë qëndrimit në Francë, delegacioni nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka pasur rastin të dëgjoj përvojat e kolegëve francezë në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në sektorin privat dhe në sektorin publik. Përvoja franceze kontribuon në zhvillimin e mekanizmit të ankesave për rastet e diskriminimit dhe në zbatimin praktik të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, ku përfshihen, bashkë me Ligjin për Avokatin e Popullit, edhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligji për barazi gjinore, që kanë hyrë në fuqi në korrik të këtij viti, thekson njoftimi i dërguar sot nga Parisi.Bëhet e ditur se, vizita në Francë është po ashtu e përqendruar në aspektin e promovimit të barazisë dhe qasjes në të drejta, marrëdhënieve me Parlamentin, marrëdhënieve me institucionet dhe partnerët tjerë, si dhe në komunikimin, promovimin dhe trajnimet.Gjatë ditës së sotme, Avokati i Popullit me bashkëpunëtorët e tij, do të takojnë edhe Anne-Sophie Bonnet – kreun e Kontrollorit të Përgjithshëm të vendeve të privimit nga liria (Contrôleur Général des lieux de privation de liberté) dhe kolegë të saj, me ç’ rast këmbimi i përvojave do të fokusohet në aspekte të mandatit, organizimit dhe funksionimit të Mekanizmit për parandalimin e torturës, i cili, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Avokatin e Popullit do të funksionojë si mekanizëm i veçantë në kuadër të IAP-së. Po ashtu, një pjesë e axhendës së kësaj vizite vuri theksin në dialogun me institucionet publike, shoqërinë civile, mediat dhe zbatimin e rekomandimeve.Vizita në Francë është organizuar dhe financuar nga TAIEX / Komisioni Evropian dhe Ambasada e Francës në Kosovë./b.j/
AVOKAT I POPULLIT APO I GAYVE?
*PARTIA E LEGALITETIT PËRBUZ ME NEVERI LËVIZJEN E AVOKATIT TË POPULLIT QË BIE NDESH ME MISIONIN E TIJ/
*DEKLARATË: Partia “Lëvizja e Legalitetit” nuk mund të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të kthehet në avokat të djallit
Partia Lëvizja e Legalitetit përbuz me neveri iniciativën personale të “Avokatit të Popullit” për ligjërimin e martesave gay dhe e konsideron atë më së paku një lajthitje të tij që i buron nga nevoja për protaganizim publik ose interesa të ngushta personale.Partia “Lëvizja e Legalitetit” i kujton të ashtuquajturit “Avokat i Popullit” se iniciativa që kërkon të ndërmarrë bie ndesh me misionin e institucionit të përfaqëson për të cilin ligji përcakton se “Avokati i Popullit i udhëhequr nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavarësisë ushtron veprimtarinë në mbrojtje të të drejtave dhe të lirive të njeriut, të parashikuara në dispozita kushtetuese dhe në ligje.”
Duke dashur të shpikë “të drejtën e martesave gay” që nuk përcaktohet kurrkund dhe që është e kundërshtuar dhe e debatuar edhe në shoqëritë më liberale, i ashtuquajturi “Avokat i popullit” bie ndesh me paracaktimin universal dhe hyjnor që e konsideron martesën si bashkim të një burri dhe një gruaje.Partia Lëvizja e Legalitetit e ka të qartë se, z. Igli Totozani, për prirje të brendshme, interesa të veta ose të tjerëve, është vazhdimisht i gatshëm që të bëjë “atentate” ndaj moralit shoqëror dhe traditave më të mira shqiptare. Por partia “Lëvizja e Legalitetit” nuk mund të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të kthehet në avokat të djallit.