– Çollaku: Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE/
PRISHTINË, 27 Tetor 2015/ Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, nga Strasburgu, shkruan: Sapo vura nënshkrimin tim në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e këtij momenti historik të përcaktimit formal të Republikës së Kosovës drejt integrimit dhe anëtarsimit në BE. Këtë ia thash sot edhe Përfaqësues së Lartë Mogerini si dhe Komisionerit Johannes Hahn.
Kam shumë besim se Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Pa dyshim, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, fati i Kosovës dhe i BE-së në të ardhmen do të jetë i lidhur më ngushtë dhe unë fuqimisht besoj se kjo është një e arritur e madhe, e drejtë dhe plotësisht në përputhje me interesin tonë shtetëror për integrime euroatlantike.
Kjo nënkupton më shumë mbështetje për të bërë reformat që i duhen vendit tonë: duke filluar që nga luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i mëtejmë i sundimit të ligjit, deri tek reformat ekonomike, me qëllim të rritjes së vendeve të punës dhe rritjen e këmbimit tregtar me BE, duke e rritur eksportin e prodhimeve kosovare. Të gjitha këto do ta bëjnë Kosovën më të zhvilluar dhe të gatshme t’iu bashkuar familjes evropiane.
Jam i lumtur që ky qëllim i rëndësishëm tani është arritur. Fokusi ynë i plotë tani është përmbushja e objektivit tjetër shumë të rëndësishëm – përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave. Unë besoj se edhe ky proces do përmbyllet me sukses, sepse ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret e parapara.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i një rëndësie historike dhe kjo është arsyeja pse edhe një herë unë do të doja t’u uroj të gjithëve: Urime qytetarë të Republikës së Kosovës./b.j/ets
Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë marrëveshje financiare
-Mbështetja financiare e këtij Programi në total është mbi 66 milionë euro/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 7 Gusht 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot marrëveshje financiare.
Ministri kosovar për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ka nënshkruar Marrëveshjen Financiare vjetore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA). Në emër të Bashkimit Evropian, kjo Marrëveshje është nënshkuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian,Jean-Eric Paquet. Mbështetja financiare e këtij Programi në total është 66.050.000 euro.
Nën programin vjetor të veprimit të IPA-s për Kosovën, do të mbështeten sektorët në vijim: Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, Energjia, Konkurrueshmëria dhe Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Projektet e parapara të mbështetura me këtë Program do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016.
Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, fokus i veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve për përmirësimin e administratës publike në Kosovë, me qëllim që t’i mundësohet asaj transpozimi, aplikimi dhe zbatimi i acquis të BE-së, veçanërisht në fushat e mbuluara nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA). Programi do të mbështesë gjithashtu shoqërinë civile në ngritjen e efikasitetit dhe në pjesëmarrjen në procesin e politikëbërjes. Gjithashtu, Programi do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 17 300 000 euro.
Sa i përket sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do të adresohen sfidat në tre nën-sektorë: në nën-sektorin e drejtësisë fokusi do të jetë në fuqizimin e arsimimit ligjor për ngritjen e nivelit të profesionalizimit, llogaridhënies dhe efikasitetit në gjyqësor. Sa i përket punëve të brendshme, fokusi do të jetë në fuqizimin e strukturave që merren me politikat e migracionit në Kosovë dhe në fuqizimin e institucioneve që luftojnë trafikimin me qenie njerëzore. Ndërsa, sa i përket të drejtave themelore dhe minoriteteve, fokusi do të jetë në përmirësimin e respektimit të drejtave të njeriut, duke mbështetur përfshirjen e komuniteteve joshumicë dhe grupeve të cenueshme dhe lehtësimin e dislokimin e familjeve të zhvendosura nga qendrat kolektive. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 4 000 000 euro.
Veprimet në sektorin e energjisë do të fokusohen kryesisht në zbatimin e legjislacionit që transpozon Pakon e Tretë për Energji si dhe në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe përmirësimin e efiçiencës së sektorit të energjisë në Kosovë. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 5 500 000 euro.
Sa i përket konkurrueshmërisë dhe inovacionit, programi do të ndihmojë në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë, në veçanti përmes përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe mbështetjes së ndërmarrësve përmes programit për zhvillim rajonal. Shuma financiare e ndarë për ketë sektor është 12 150 000 euro .
Ndërsa për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e konkurrushmërisë së sektorit agroushqimor në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatë në zona rurale, përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe rritjes së aftësisë së eksportit të sektorit agroushqimor. Shuma financiare për ketë sektor do te përfshije 10 500 000 euro.
Gjykatat Amerikane dhe të BE-së nuk duhet të riatdhesojnë shqiptaret që jane në gjak
Qeveria shqiptare duhet të pranojë paaftësinë e saj ndaj mbrojtes së jetes së shqiptareve të përfshirë në gjakmarrje/
-Nga Lek Gjoka-Jacksonville Florida/
Fenomeni i gjakmarrjes nga Veriu në Jug të Shqipërisë është një plagë që u rihap pas varrosjes së diktatures komuniste.Në Jug plaga e gjakmarrjes mori një zhvillim pas vitit të zi të 1997 kur Shqipëria u përfshi në një luftë civile për faj të politikes dhe u krijuan banda të armatosura që filluat të vriteshin me njëri-tjetrin për sherre të ndryshme që më pas u kthyen në gjakmarrje.Një pasqyre tjeter është Veriu i Shqipërisë që gjakmarrja kjo plagë e vjeter mori një përkeqsim me të madh.Sigurisht që disa mund të fajsojnë Kanunin e Lek Dukagjinit pa e lexuar atë dukë gabuar sepse në një nga nenet e Kanunit thuhet shprehimisht së kur vendi të kete një shtet ligjor Kanuni thjeshtë ngelet një histori e pashkruar e kombit shqiptar deri në fillim të shekullit XX kur At Shjefen Gjeçovi i mblodhi dhe botoi me një parathenie brilantë të poetit kombëtar At Gjergj Fishtes ku sot ky Kanun studiohet në Universitetet me me ze të botes së qyteteruar.
Cilët janë shkaktaret e rifillimit të gjakmarrjes në Veri të Shqipërise ndërkohë që në Kosove plaku i urtë më origjinë mirditore Anton Çeta arriti ta mbylle këtë plagë të rëndë?
Gabimi i parë filloi që në kuvendin e Shqipërise në ligjin 7501 të ndarjes së tokave bujqësore , një reforme e re agrare si në kohën e diktatures komuniste.Tokat e koperativave dhe ndërrmarrjeve bujqësirë iu dhanë antareve te tyrë në bazë fryme duke abuzuar këmbëkryq me të drejten e prones që u takonte pronareve të dikurshëm.Pas saj nisen përplasjet për pronën që degjeneruar dëri në ekstren në humbje jetesh njërëzore.Dukë pasur një shtet të korruptuar që nuk i interesonte fare humbjet e jeteve të nështetasve të tyre kjo plage u bë një gangrene për mijera familje që u ngujuan.Mjaft prej tyrë u detyruan që të marrin rrugën e mërgimit.
Gabimi i dytë që krijoi mjaft gjakmarrje është vete shteti.Në shumë raste aksionet e policisë dekospiroheshin nga vete politikanet e korruptuar që janë lidhur këmbëkryq me krimin për mbrojtjën e monopoleve të tyrë të krijuar në kundërshim me Kushtetuten e Republikes së Shqipërisë.Drejtuesit rajonale të policisë në mjaft raste jo vetem që dilnin bllof në aksionit e tyre ndaj mafies lokale e shteterore por pa mbaruar mirë aksionin kërcënoheshin me jete familjet e tyre.Ka raste ku mjaft qytetare të pafajshem janë vrare në prita për fajin e vetem se vellezerit e tyre ishin punonjës policie dhe kishin drejtuar disa aksione për ti arrestuar me qëllim ndërtimin e një shteti ligjor mjaft të mirëpritur nga populli por që e minon vete politika shqiptare.
Rrëmuja që vete shteti shqiptar ka krijuar në tjetersimin e prones private nga pronaret e ligjshem në individe të inkriminuar por që punojnë për interesa të politikaneve kanë krijuar përmisa për shtimin e konflikteve.Aq shumë është i korruptuar shteti shqiptar saqe mjaft prona të shqiptareve që jetojnë në mergim janë tjetersuar deri në ndërrimin e pronesise pa ditur asgje nga pronari i vertete ndaj ju takon edhe shteteve ku këto shqiptare jane bere neshtetas të tyre te mbrojnë pronen e qytetareve të tyre ne baze te të drejtes ndërkombetare.
Problemi i pronësise është një ndër përplasjet e nisjes së vrasjeve që në mjaft raste janë edhe mbrenda një gjaku dhe një familje.
Sigurisht ka edhe arsy të tjera që kanë krijuar konfliktë që me vonë u kthyen në gjakmarrje sepse shteti është i pa afte për ti mbrojtur qytetaret e tij nga kjo plage shekullore.Qeveria shqiptare të pakten moralisht duhet të pranoje para botes demokratike kete plage shqiptare dhe të përpiloje listat e sakta të fiseve që janë në gjak dhe si të tilla osë janë ngujuar ose kan marre arratine udheve të botes dhe keto lista tiu dërgohën ambasadave shqiptare nëpër botë më qellim që këto familje të strehohen dhe të mos riatdhesohen në Shqiperi.Me vjen keq që një përson që nuk është në gjak pagon 700 euro për të marre një dokument tek shoqata për pajtimin e gjagjeve në Shqipëri për të fituar letrat padrejtesisht ndërsa familje të tëra që fatkesisht e vuajnë kete plage të rëndë humbasin të drejten e qendrimit në shtetet ku ato paraqesin letrat sepse sipas gjykatave shteti shqiptar iu siguron atyre jeten dhe dokumentat e tyre mund te jene fallco ngaqe me qindra raste jane të tilla dhe nuk kane mundesi verifikimi.
Ndaj ju lutem gjakatave në Amerike,Kadada dhe në Bashkimin Evropian që të mos i riatdhesojnë shqiptaret që janë në gjak sepse jeta e tyre dhe e femijeve është në rrezik.Në bazë të çdo kushtetute të një vendi demokratik kur jeta e një përsoni kercënohet duhet patjeter të mbrohet në shtetin ku ai ka deshirë të rindërtojë një jete të re familjare pa friken se dikush do ti vrase pa pasur asnjë faj..
Jacksonville Florida
Korrik 2015
DY DEKLARATA PER PERJASHTIMIN E TOM DOSHI
SHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit/
Përjashtimi i Tom Doshit dhe akuzat e rënda të tij kanë sjellë reagimin e Ambasadës amerikane në Tiranë si dhe të delegacionit të Bashkimit Europian.
“SHBA mirëpret vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale” thuhet ne deklaraten e Ambasades amerikane, ndërsa nxiten të gjitha partitë politike të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.
Ambasada i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.
BE: Të zbatohet ligji në luftën kundër kriminalizimit
Vendimi është mirëpritur edhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i cili shkruan se është në mbështetje të plotë të hapave që nevojiten për të zbatuar plotësisht marrëveshjen mes PD-PS, duke përfshirë këtu edhe çështjen e individëve me preçedentë kriminalë që janë pjesë e politikës dhe e partive politike.
“BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë”.
Deklarata e plotë e Ambasades amerikane:
Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.
Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.
Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.
Mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.
Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.
Sot rreth Ukraines:BE-ja kërcënon me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë
BRUKSEL- Bashkimi Evropian kërcënoi sot me rishikim të marrëdhënieve bilaterale me Rusinë, në rast se nuk do të kishte një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.“Në mungesë të masave qetësuese nga ana e Rusisë për situatën në Ukrainë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase.
UKRAINË – BE – Takim mes Catherine Ashton dhe Sergei Lavrov/
BRUKSEL, 3 mars – Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton do të zhvillojë nesër një takim, në Madrid, me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov lidhur me krizën në Ukrainë, njoftuan burime nga BE-ja.“Catherine Ashton do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov nesër, në Madrid dhe të mërkurën do të niset drejt Kievit”, njoftonte Michael Mann në një postim në faqen e tij të rrjetit Twitter.
Ndërkohë Bashkimi Evropian ka kërcënuar sot me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë në rast se nuk ka një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.
“Në mungesë të masave qetësuese për situatën nga ana e Rusisë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.
Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase
UKRAINË – Takim emergjent i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
STRASBOURG/ Ambasadorët e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku anëtare janë edhe Rusia edhe Ukraina, zhvilluan sot një takim emergjent lidhur me krizën ukrainase, njoftoi organizata ndërqeveritare.
Sipas Daniel Holtgen, zëdhënënsi i sekretarit i organizatës panevropiane, Thorbjorn Jagland, takimi u organizua me kërkesë të Ukrainës.
“Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet dhe po ashtu duhet të përmbushen angazhimet ndërkombëtare”, theksohej në një deklaratë të përbashkët pas takimit.