• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

June 23, 2017 by dgreca

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton planin operacional për zgjedhjet lokale të 22 tetorit/

1 Kosova zgjedhje ok-Drejt përfundimit rinumërimi i grupit prej 280 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit/ PRISHTINË, 23 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Është miratuar sot Plani Operacional për Zgjedhjet Lokale 2017 dhe kalendari i aktiviteteve kryesore për këto zgjedhje, që do zhvillohen në 38 komunat e Kosovës në 22 tetor.Periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike do jetë nga 21 shtatori deri në 20 tetor 2017.Komisini Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje sot pasdite kishte në axhendë edhe shqyrtimin dhe miratimin e kufizimeve të shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve lokale për subjektet politike.Shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.50 euro për një votues. Ndërsa, në komunat ku numri i votuesve është nën 5 mijë shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.70 euro për një votues.  Në mbledhje u paraqit edhe një rapot nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nga procesi i rinumërimit të grupit prej 280 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.U bë e ditur se procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme dhe pastaj vazhdohet me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës – 5.246 dhe i votave me kusht -25.386.Në Kosovë zgjedhjet lokale mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013.Në 21 qershor 2017, presidenti i Kosovës ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, pasi të njëjtën ditë mbajti një takim konsultativ me përfaqësuesit e 20 partive politike.Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova nis përgatitjet, për zgjedhjet lokale

Sfida e Mijëvjeçarit, Kosova- 50 milionë dollarë

June 22, 2017 by dgreca

Kosova përfiton 50 milionë dollarë nga Korporata për Sfida të Mijëvjeçarit/

Prishtinë, 21 qershor 2017/

Qeveria e Kosovës u njoftua sot nga Bordi i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit, që udhëhiqet nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, se kjo agjenci federale amerikane ka marrë vendimin për ndarjen e afër 50 milionë dollarë për programin “Threshold” në Kosovë. Këto mjete do të investohen në vitet e ardhshme në projekte të efiçiencës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me këtë rast deklaroi se “ky është një lajm i shkëlqyeshëm për popullin e Kosovës. Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni Federal MCC për programet “Threshold” kudo në botë, dhe se Kosova është falënderuese për përkrahje të vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
Kryeministri Mustafa më tutje vazhdoi se “fokusi i investimeve amerikane që tashmë dihet se do të arrijnë 50 milionë dollarë, do të jetë në fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fusha deficitare si energjia e ripërtëritshme, teknologjia, etj. Me këtë rast falënderoj ekipin e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit të udhëhequr nga Petrit Selimi për punë të zellshme dhe të shpejtë, që ka rezultuar me një paket optimal të granteve për Kosovën nga MCC-ja”.
Petrit Selimi, Koordinator Nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit me këtë rast deklaroi se “vendimi i Bordit të MCC është një lajm i mirë për Kosovën, lajm i mirë për biznesin kosovar dhe për mijëra përfitues që do të përjetojnë impaktin e vërtetë të investimeve amerikane nga MCC. Institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar me shoqërinë civile, OJQ-të e shumta por edhe komunitetin e biznesit”.
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka kualifikuar vjet në dhjetor Kosovën për ndihma të programit “Threshold”. Qeveria e Kosovës ka themeluar njësitin e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për përpilimin e projekteve konform metodologjisë së përgatitur nga pala amerikane dhe tani pritet që Kosovës t’i derdhen 49.6 milionë dollarë mjete të pakthyeshme për të përforcuar reformat në fusha të rëndësishme si dhe për investime në projekte që përforcojnë kornizën energjetike të Kosovës, si dhe sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: - 50 milionë dollarë, Behlul Jashari, kosova, Sfida e Mijëvjeçarit

Kosova thellon bashkëpunimin me NATO-n

June 19, 2017 by dgreca

-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione vizitoi KFOR-in/

1 NATO Isa

-Kryeministri Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n/

-“NATO dhe Ballkani Perëndimor” – ligjeratë/diskutim në Prishtinë/

PRISHTINË, 19 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza vizitoi sot selinë e KFOR-it, ku u prit nga Gjeneral-Major Giovanni FUNGO, Komandant i KFOR-it dhe u informua për zhvillimet e fundit mbi situatën aktuale të sigurisë dhe situatën socio-politike në Kosovë.

Stafi i KFOR-it veçanërisht vuri në dukje rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes, duke mundësuar kështu zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Manza gjithashtu u takua me ambasadorët e Quint-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis organizatave të komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve në Kosovë, për të përmirësuar, nëpërmjet dialogut, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Kosovës, thekson njoftimi dërguar nga KFOR.

Ndërsa, njoftimi dërguar nga Qeveria bën të ditur se, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e  Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza.
Mustafa dhe Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë.

Ndërkohë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka ftuar për pjesëmarrje në ligjeratën/diskutimin “NATO dhe Ballkani Perëndimor” që organizohet në bashkëpunim me KFOR dhe mbahet nga Zëvendës Asistenti i Sekretarit Gjeneral të NATO, John Manza. Diskutimi mbahet sot pasdite në Qendrën Kulturore dhe Informative të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

NATO Deputy Assistant Secretary General for Operations visited KFOR

June 19, 2017 – The NATO Deputy Assistant Secretary General for Operations, H.E. John MANZA visited KFOR Headquarters on Monday, June 19.

During his visit, H.E. John MANZA was received by Major General Giovanni FUNGO, KFOR Commander, and was briefed on the latest developments in the current security and socio-political situation in Kosovo. KFOR Staff particularly highlighted the important results achieved by KFOR to ensure a safe and secure environment and freedom of movement, thus allowing the development of better social and economic conditions for all people in Kosovo.

Mr. MANZA also met with the QUINT Ambassadors (France, Germany, Italy, United Kingdom and United States), as well as representatives of the International Community in Kosovo. During these meetings, they discussed the importance of the comprehensive approach and mutual cooperation among the International Community Organizations and Institutions in Kosovo, to enhance, through dialogue, the stability and overall security of Kosovo.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova thellon bashkëpunimin, me NATO-n

Kosova drejt anëtarësimit në INTERPOL

June 16, 2017 by dgreca

–Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator/Kosove Interpol

–Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj – 2
qershor 2017 ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017/
 
PRISHTINË, 16 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator 2017. Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës,  Skender Hyseni, ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it,  Jurgen Stock, lidhur me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Jam i lumtur të ju njoftoj se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj – 2 qershor 2017 ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017”, thuhet midis tjerash në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jurgen Stock, drejtuar ministrit Hyseni, thekson njoftimi i sapodërguar.
Po ashtu, në këtë letër, ministri Hyseni njoftohet se këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.
Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit. Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës.
Ministri Hyseni, në kuadër të intensifikimit të aktiviteteve rreth anëtarësimit, sot ka kërkuar nga Grupi Punues ndërministror që të takohet rregullisht për të bërë çfarëdo që kërkohet në mënyrë që votimi në shtator të jetë i

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Interpol, kosova

Qeveria e Kosovës vazhdon punën,…

June 15, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës e zgjedhjeve të para tre viteve zhvillon mbledhjen e parë të pas zgjedhjeve të së dielës së kaluar/1 Qeveria e Kosov-Pas zgjedhjeve të së dielës, subjektet politike mungesë numrash për qeverinë e re/

*Shtetet e Quint-it mbështesin këdo që formon qeverinë/

PRISHTINË, 15 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës e zgjedhjeve të para tre viteve zhvilloi sot mbledhjen e parë të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës së kaluar.

Mbledhja e qeverisë së Kosovës, e paraparë të mbahej dy ditë para zgjedhjeve, në 9 qershor, nuk u zhvillua për shkak të mospranisë së ministrave, të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, ndërkohë që fushata parazgjedhore vazhdonte në ditën e fundit.

Në 26 maj qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e 146-të, të 21-tën në 2017-tën, të dytën si qeveri në detyrë pasi u rrëzua në 10 maj në seancën e Kuvendit në mocion mosbesimi të propozuar nga opozita e me votat edhe të grupit parlamentar të partisë më të madhe të koalicionit qeverisës PDK.

Në Kosovë të dielën e 11 qershorit u votua,  pasi sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme duhet të jetë ditë e diel, jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit.

Tash në largim pas mocionit të mosbesimit dhe zgjedhjeve të së dielës, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, është zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat poashtu ishin të parakohshme.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës, dhe as përfundimtaret që priten, nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, sipas llogaritjeve të medias, koalicioni i PDK-së mund të ketë 39 deputetë, VV 31 e koalicioni i LDK 30. Koalicioni fitues i zgjedhjeve, i PDK, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër, nuk mund të bëjë bashkë së paku 61 mandate, sa është minimumi i duhur për votimin e qeverisë së re, edhe nëse do të kishte mbështetjen e të 20 deputetëve të komuniteteve pakicë, 10 të serbëve e 10 të tjerëve.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë thirrje për bisedime për krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekti politik i dytë në rezultatin e zgjedhjeve.

Subjekti i tretë, koalicioni i LDK-së së udhëhequr nga kryeministri në largim Isa Mustafa, i cili kandidat për kryeministër të ri kishte Avdullah Hotin, në një deklaratë sot hedh poshtë mundësinë e përfshirjes në një koalicion paszgjedhor me koalicionin parazgjedhor të PDK.

***

Kosovë-shtypi: Shtetet e Quint-it mbështesin këdo që formon qeverinë/

PRISHTINË, 15 Qershor 2017/ Shtetet e Quint-it kanë kërkuar nisjen e veprimeve të shpejta për konstituimin e institucioneve, shkruan sot  shtypi i Kosovës.Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet me mirëbesim, në mënyrë që udhëheqësit e zgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat përballet Kosova.

Në përgjigjen dërguar gazetës Koha Ditore, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kujtuar verdiktin e popullit më 11 qershor.

“Votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre. Procesi i formimit të Qeverisë së re duhet të fillojë shpejt dhe me mirëbesim, ashtu që udhëheqësit e sapozgjedhur të mundë të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Në 12 qershor, një ditë pas votimeve, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përgëzuar popullin e Kosovës për zgjedhjet demokratike të mbajtura të dielën.

“Votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre dhe tani procesi i formimit të qeverisë së re duhet filluar. Shpresojmë në bashkëpunim të ngushtë me këdo që formon qeverinë e re. Shpresojmë që të gjithë zyrtarët e sapozgjedhur të Kosovës pavarësisht përkatësisë partiake do të përkushtohen për të ndërmarrë hapa për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, theksohej, mes tjerash, në deklaratë./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, qeveria e Kosoves, vijon punen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 121
  • 122
  • 123
  • 124
  • 125
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT