• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA PARA ÇEREK SHEKULLI, ZGJEDHJE PËR LIRI E PAVARËSI

May 24, 2017 by dgreca

-Presidenti i parë i Republikës së Kosovës u zgjodh Dr.Ibrahim Rugova/1 rugova vota

-Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme.1 Behlul-Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind/2 Behlul

-Raportimet me telex nga Prishtina të para 25 viteve për zgjedhjet e para pluraliste të 24 majit 1992, të korrespondentit tash edhe të Gazetës DIELLI nga 12 qershori 2015, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë në Kosovë/

1 behlul RugovaSPECIALE-GAZETA DIELLI NGA KORRESPONDENTI NË KOSOVË BEHLUL JASHARI3 behlul

PRISHTINË, 24 Maj 2017/ Kosova para  çerek shekulli – 25 viteve, në 24 maj 1992, mbajti zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi nga regjimi i dhunës serbe.2 Behlul

Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 shtator 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 për qind.

Në mbledhjen 2 majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike  angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Partia e parë e pluralizmit në Kosovë, Lidhja Demokratike, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusit që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.

“Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që LDK-ja, si parti politike vetë ose në bashkëpunim me partitë e tjera, të paraqesë kandidatët për deputetë në të 100 njësitë zgjedhore, kurse kryetarin e LDK-së dhe të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, ta kandidojë për kryetar të Republikës së Kosovës”, theksohej në Konkluzionet e Këshillit Qendror të LDK-së për zgjedhjet shumëpartiake në 1992.

Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet në Kosovë theksonte se ato janë mbajtur sipas sistemit të kombinuar zgjedhor, dhe në vazhdim konstatonte:

“Nga së paku 130 vende për Parlament, 100 janë zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende janë zgjedhur përmes sistemit proporcional.
Zgjedhjet u mbajtën më 24 maj të vitit 1992. Vendvotimet ishin të hapura prej orës 7 deri në 19. Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës i paraqitën 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë.
Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e Dr.Ibrahim Rugovës për Kryetar. Kandidimi i tij është përkrahur edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke.
Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme.
Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind.
Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj ata nuk fituan të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale të vendeve në Parlament.
Shqiptarët, muslimanët, turqit, romët, kroatët dhe një numër i vogël serbësh dhe malazezësh poashtu morën pjesë në zgjedhjet e 24 majit.

Pasqyra e vendeve në Parlament është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës  96 deputetë, Partia Parlamentare e Kosovës 13 deputetë, Partia Fshatare e Kosovës  7 deputetë, Partia Shqiptare Demokristiane  7 deputetë, Kandidatët e Pavarur  2 deputetë.

Pjesëtarët e etnitetit musliman, në bazë të përqindjes së popullsisë dhe shpërndarjes proporcionale kanë katër deputetë, ndërsa një kandidat i këtij etniteti fitoi me votimet e drejtpërsëdrejta.
Në përbërjen e re të Parlamentit të Kosovës janë dy deputetë të etnitetit turk, të cilët u zgjodhën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Parlamentin e Kosovës kanë mbetur 14 vende të zbrazëta, të cilat sipas përqindjes së popullsisë së Kosovës dhe shpërndarjes proporcionale të vendeve në Parlament u takojnë pjesëtarëve të etnitetit serb dhe malazez.
Zgjedhjet për Kryetarin e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet ku shqiptarët nga Kosova janë të punësuar. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës.
Në disa vendvotime policia serbe ndërhyri për të ndërprerë procesin zgjedhor. Në dy sosh policia konsifkoi një pjesë të materialit zgjedhor.
I tërë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 24 majit i është dorëzuar Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhjet në Kosovë u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga SHBA dhe nga shtetet evropiane. Këto zgjedhje i përcollën 82 ekipe gazetarësh apo të agjencive të lajmeve nga mbarë bota.
Subjektet politike që morën pjesë në zgjedhje, Komisioni Republikan për Zgjedhje (kryetar Tadej Rodiqi), grupet e huaja vëzhguese, si dhe shumë raporte dhe artikuj të gazetarëve të huaj dhe të Kosovës, të cilët përcollën në tërësi procesin e zgjedhjeve, kanë raportuar për korrektësinë e votimeve.
Kosova ishte vendi i fundit në Evropë ku janë mbajtur zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat populli i Kosovës dëshmoi përcaktimin e tij për liri dhe demokraci”, përfundonte Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet Shumëpartiake Presidenciale dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, i prezantuar në Prishtinë në 15 qershor 1992.

Vëzhguesit e huaj në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë, deklaruan përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 majit në Kosovë.
Dr.Majkëll van Vajt Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-s (Organizata e Kombeve të Papërfaqësuara në OKB) vlerësoi se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë korrekte dhe me rregullsi. Gjatë këtyre vëzhgimeve, që bëri ai, nuk ka hasur në ndonjë parregullsi. Veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë.
Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga Konrad Hubers, Pol Berens, Çarls Braun, Debora Xehkobs, Rom Pameir, Maks Primorac, Karl Roads dhe Kevin Tin, thanë se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. “Zgjedhjet janë mbajtur me efikasitet të madh, na ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvotimet e para. Policia i ka penguar mjaft votimet edhe duke arrestuar njerëz”, thanë ata. Poashtu theksuan se, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren, gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar. Konrad Hubers, që i printe këtij delegacioni, vlerësoi se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën.
Debora Xehkobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyer nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve.

“U mrekulluam nga mjeshtria e shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve, duke mashtruar edhe policinë”, tha ajo dhe falenderoi për këtë përvojë.

Një anëtar tjetër i këtij delegacioni theksoi se ajo që na interesoi dhe mahniti ishte vetorganizimi i njerëzve. “Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare, duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjedhjet në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh ai.

Vlerësimet e vëzhduesve dhe gazetarëve nga bota ishin se zgjedhjet ishin të mira, të rregullta dhe fer. “Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit të zgjedhjeve, ngase bota di se çka do të thotë okupim, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansit për t’u realizuar si popull, e të cilën nuk e ka pasur kurrë”, theksonin raportimet e kohës së zgjedhjeve të para pluraliste të Kosovës.

Po para çerek shekulli – 25 viteve, në 24 majin 1992, raportimet e korrespondentit tash edhe të Gazetës DIELLI nga 12 qershori 2015, që bëheshin me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH në Kosovë.  Raportimet bëheshin nga zyra e telexit që u bë edhe zyrë e ATSH-së në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe kosovare në atë kohë, me orientim e përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës ishte korrespondenti prej atëherë-nga fillimi në Kosovë i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë, e që kishte nisë të dalë nga 18 janari 1991. Që atëherë nisën edhe bashkëpunimet me ATSH-në, nga e cila merreshin informacione e botoheshin në gazetën “Buku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë.

Zyra e telexit-e ATSH në Pallatin Rilinda u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Presidenti historik, i zgjedhjeve të para çerek shekulli,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare para 23 viteve, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonet ATSH-në për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, KOSOVA PARA ÇEREK SHEKULLI, per liri e Pavaresi, zgjedhje

Kosovë-Trepça kalon në menaxhim të qeverisë

May 23, 2017 by dgreca

-Bordi i Drejtorëve të AKP shqyrtoi Raportin e dorëzuar nga kompania kontraktuese ndërkombëtare e angazhuar për realizimin e Studimit të Fizibilitetit të Trepçës me Orientim Strategjik/
1 qeveria agjensia Priv
PRISHTINË, 23 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.
Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve të AKP shqyrtoi Raportin e dorëzuar nga kompania kontraktuese ndërkombëtare e angazhuar për realizimin e Studimit të Fizibilitetit të Trepçës me Orientim Strategjik. Bordi, pasi që u njoftua se raporti i studimit të fizibilitetit është dorëzuar në afatin e përcaktuar dhe  sipas vlerësimit të komitetit drejtues të projektit i përmbush kriteret dhe specifikat e përcaktuara në termat e referencës, miratoi këtë raport.
AKP është në proces të angazhimit të ekspertëve profesionalë për vlerësim të pavarur të këtij studimi, analizë kjo e cila së bashku me Studimin e Fizibilitetit do të ofrojë një bazë të qëndrueshme për vendimet e ardhshme të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe aksionarëve tjerë konform Ligjit për Trepçën.
Ky studim do të shërbej si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrje, e cila tashmë me Ligjin për Trepçën ka kaluar në menaxhim të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bordi i drejtorëve gjithashtu në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi transaksione të shitjes së aseteve në likuidim dhe çështje tjera administrative dhe organizative të Agjencisë Kosovare të Privatizimiut.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në një konferencë shtypi në prag të vitit 2017 deklaronte se për këtë vit ka përcaktuar 14 objektiva kryesore, ndërkohë që ende nuk i ka shitur 1.764 asete të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa që nga qershori 2002 kur është themeluar, atëherë si Agjenci Kosovare e Mirëbesimit, ka nënshkruar 1.286 kontrata të shitjes së ndërmarrjeve të reja dhe të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim.
Bordi i Drejtorëve kryesuar nga Petrit Gashi  dhe Menaxhmenti i drejtuar nga Ekrem Hajdari bënë prezantimin e punës dhe aktiviteteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit 2016, ku theksuan edhe se çështjet e ngritura në objektivat e vitit 2017 janë përcaktuar që të jenë në përputhje me interesin e përgjithshëm të Kosovës për të përfunduar procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore pa vonesa të mëtejme.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, menaxhim nga Qeveria, Trepca

Mustafa: LDK ofron Hotin kandidat me kredenciale të larta

May 21, 2017 by dgreca

1 Hoti kandidat-Sa i përket listës zgjedhore të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, Avdullah Hoti ka thënë se “lista përfaqëson unitetin e plotë të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, dhe të rinjve që kanë ardhur, të cilët paraqesin për ne një vlerë të shtuar”. “Unë mendoj se ajo është listë e fitores”, ka theksuar ai/

2 Mustafa HotiPrishtinë, 21 maj 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë të dielën në Lipjan se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe aleatët e saj ofrojnë Avdullah Hotin, kandidatë për kryeministër me kredenciale të larta profesionale, për ta qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.“Hoti është dëshmuar me punë të pastër dhe profesionale. Ai ka përgatitjen akademike, profesionale, integritetin dhe përvojën e duhur për të qenë një kryeministër i suksesshëm”, ka thënë Mustafa.Kryetari i LDK-së ka thënë se Hoti është i gatshëm që të përballet me të gjitha sfidat që i ka vendi, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, luftimi i krimit, integrimi i vendit në familjen evropiane etj.

Kandidati i LDK-së dhe aleatëve të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e kaluar ka bërë mrekullira, të cilat do të nxiten edhe më tepër pas fitores së 11 qershorit.Hoti ka thënë se rritja e të ardhurave ka krijuar mundësi më të mëdha për të rritur investime nëpër komuna. Ai ka përmendur projektet konkrete që janë zbatuar në Lipjan dhe ato që pritet të realizohen pas fitore së zgjedhjeve më 11 qershor. Hoti ka premtuar se buxheti për Lipjanin do të dyfishohet nga qeveria e ardhshme.

Sa i përket listës zgjedhore të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, Hoti ka thënë se “lista përfaqëson unitetin e plotë të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, dhe të rinjve që kanë ardhur, të cilët paraqesin për ne një vlerë të shtuar”.

“Unë mendoj se ajo është listë e fitores”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se jemi të kënaqur me angazhimin dhe përkrahjen që kemi pas deri më tani nga kryeministri aktual, Isa Mustafa dhe shpresojmë që kjo përkrahje do të vazhdojë nga kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.Ai ka thënë se organizatorët nuk kanë planifikuar pjesëmarrje kaq masovike sot në Lipjan, por kjo tregon se LDK po fuqizohet më tepër se kurrë./b.j/

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Isa Mustafa, LDK ofron Abdullah Hotin

Presidenti Thaçi: Kosova drejt njohjeve të reja

May 20, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi takoi krerë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën/

1 Presidenti Thaci1

AMAN, 20 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Jordani me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë.Në margjinat e këtij Forumi, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime me shumë krerë të shteteve të ndryshime të botës, me të cilët ka biseduar për promovimin dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

2 ThaciPresidenti Thaçi ka takuar Mbretin e Spanjës, Felipe VI, me të cilin ka diskutuar për promovimin dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.1 ok Thaci 1Presidenti Thaçi po ashtu ka falënderuar Mbretin Felipe VI për mbështetjen që Spanja i ka dhënë Kosovës në kuadër të KFOR-it, në sigurimin e paqes dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.Në një tjetër takim, presidenti Thaçi ka zhvilluar një bashkëbisedim edhe me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades. Presidenti Thaçi ka theksuar se shtetet e vogla duhet të bashkëpunojnë më shumë, sidomos në shkëmbim të përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik dhe fusha tjera.Ai ka kërkuar nga presidenti Anastasiades që të fillojë një etapë e re në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat do të ndikojnë në përshpejtimin e integrimit evropian të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka takuar edhe presidentin e Irakut, Muhammad Fuad Masum, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Presidenti Thaçi në këto takime ka kërkuar nga krerët e këtyre shteteve që sa më parë të marrin vendimin e njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim edhe presidentin e Republikës së Nigerit, Mahamadou Issoufou,  me presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas dhe me shumë krerë dhe përfaqësues tjerë të shteteve, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, njohje te reja, Presidenti Thaçi

Kosovë-Ambasadori i SHBA: E ardhmja në duart tuaja, Votoni!

May 19, 2017 by dgreca

– Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie: Siç ne amerikanët e kemi zakon të themi se “secila votë është e rëndësishme”, mesazhi im numër një për qytetarët e Kosovës është ju lutem dilni dhe votoni! Sa më e madhe që të jetë dalja, aq më i madh do të jetë mandati i qeverisë së ardhshme për të përcaktuar rrugëtimin tuaj të rëndësishëm përpara…-Në fund, ne nuk përkrahim asnjë parti dhe asnjë kandidat. Ne vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet e cila jeton në paqe me fqinjët e saj/

1 ambasadori amerikanPRISHTINË, 19 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, sot pasdite, vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentre të 11 qershorit 2017.

Fjala e Ambasadorit Delawie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 19 maj 2017:Kryesuese Daka dhe të nderuar anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju faleminderit për mikpritjen tuaj këtu sot. Jam i kënaqur për mundësinë që t’i drejtohem institucionit tuaj dhe të shpreh mbështetjen tonë për rolin kyç që e luani në organizimin e zgjedhjeve. Nuk është detyrë e lehtë, por ne kemi besim, siç e keni dëshmuar në vitin 2014, se KQZ është më se e përgatitur për këtë detyrë.Siç ne amerikanët e kemi zakon të themi se “secila votë është e rëndësishme”, mesazhi im numër një për qytetarët e Kosovës është ju lutem dilni dhe votoni! Sa më e madhe që të jetë dalja, aq më i madh do të jetë mandati i qeverisë së ardhshme për të përcaktuar rrugëtimin tuaj të rëndësishëm përpara. E ardhmja e vendit tuaj është në duart tuaja, dhe 11 qershori është dita kur ju mund të thoni fjalën tuaj – kjo është veçanërisht me rëndësi për ata që votojnë për herë të parë. Prandaj Hajde! Votoni! Ne kemi kënaqësinë të shohim që KQZ po vazhdon të rris vetëdijesimin e votuesve dhe të edukojë ata për rëndësinë e votës së tyre.Pasi që zgjedhjet janë absolutisht vitale për të siguruar një të ardhme të ndritshme që të gjithë qytetarët e Kosovës e meritojnë, unë po ashtu u bëj thirrje edhe të gjithë politikanëve që të zotohen se do t’i mbajnë zgjedhjet të lira nga mashtrimet dhe nga dhuna politike.Të qenit të lira nga mashtrimi fillon me lista të pastra të kandidatëve. Çdo person i njollosur nga korrupsioni ose ndonjë krim tjetër i rëndë nuk ka vend në listat e kandidatëve sipas mendimit tim. Kosova ka shumë udhëheqës të talentuar që nuk janë të përfshirë në këto aktivitete dhe ata e meritojnë tu jepet shansi. Prandaj unë i nxis fuqishëm udhëheqësit e partive që të pastroni listat tuaja dhe të pyesni veten nëse kandidatët vërtetë e meritojnë besimin e qytetarëve. A janë ata më të mirët që mund të ofroni?Qytetarët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare po ashtu presin zgjedhje të besueshme në të cilat kandidatët, si dhe gazetarët që i mbulojnë ato, të jenë të lirë nga frikësimi. Fushatat kanë të bëjnë me atë se kush i ka idetë më të mira. Ato kanë të bëjnë me thirrjen në aspiratat më të larta të popullit të Kosovës, që të jetojnë në një vend dhe rajon paqësor dhe me prosperitet. Prandaj, ju bëj thirrje të gjitha partive dhe udhëheqësve politikë të refuzojnë dhe dënojnë të gjitha format e frikësimit.Suksesi i KQZ-së është përforcuar nga partneriteti i fuqishëm i Task Forcës për Zgjedhjet që ky institucion e ka me PZAP-në, policinë, prokurorët dhe gjyqtarët. Prandaj, dua t’i bashkohem thirrjes së Task Forcës bërë votuesve që të raportojnë çfarëdo shenje të ndonjë parregullsisë. Ne kemi parë në të kaluarën se si mashtrimi në zgjedhje mund ta dëmtojë Kosovën, por përpjekjet tuaja në vitin 2014 kanë kontribuar që të ketë një proces të drejtë që besoj se është e drejtë themelore e çdo qytetari. Kam besim se KQZ do të bëj maksimumin për të siguruar integritetin e votës.

Pasi që është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të përmbush standardet evropiane në mbajtjen e zgjedhjeve, Ambasada e SHBA-së do tu bashkohet organizatave të tjera ndërkombëtare në shpërndarjen e ekipeve të vëzhguesve nëpër vendvotime gjithandej Kosovës. Ne do të jemi në numër të madh në terren në ditën e zgjedhjeve dhe ekipi i ambasadës sime do të plotësohet me kolegë nga ambasadat e tjera të SHBA-së në rajon. Meqë ne besojmë se edhe besimi i qytetarëve në zgjedhjet e Kosovës është shumë me rëndësi, USAID-i është duke punuar që të financojë një program me Institutin Demokratik të Kosovës, i cili, përmes koalicionit Demokracia në Veprim, do të rekrutojë, trajnojë dhe shpërndajë një grup prej 2,800 qytetarëve vëzhgues.Këta qytetarë vëzhgues do të vëzhgojnë dhe mbajnë shënime për procedurat e regjistrimit të votuesve, votimit dhe numërimit të votave në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, përveç vëzhgimit që do ta bëjnë para dhe pas ditës së zgjedhjeve. Përmes USAID-it, ne po ashtu kemi kënaqësinë të vazhdojmë të mbështesim partnerin tonë Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), për t’i ofruar mbështetje teknike dhe këshilluese Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Megjithatë, janë qytetarët e Kosovës ata që janë në pozitën më të mirë për të raportuar çdo parregullsi. Prandaj nëse shihni diçka, ju lutem thoni diçka!Në fund, ne nuk përkrahim asnjë parti dhe asnjë kandidat. Ne vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet e cila jeton në paqe me fqinjët e saj. Ju faleminderit edhe një herë për gatishmërinë tuaj për tu takuar me ne sot. Pres me padurim të përcjell suksesin tuaj dhe zgjedhjet me të drejta dhe më të lira të mbajtura ndonjëherë në Kosovë. Ju faleminderit shumë.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Greg Delawie, Behlul Jashari, voton per te ardhmen tuaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 125
  • 126
  • 127
  • 128
  • 129
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT