• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Dekorohet Drejtori i USAID, James Hope

July 12, 2018 by dgreca

USAID NDIHMON KOSOVËN NË ZHVILLIM/

1 Thaci-Hope-1

-USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit/

-“Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie/

 PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/

 “Që nga përfundimi i luftës, USAID ka ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, në arsim, shëndetësi, sistemin e drejtësisë, bujqësi dhe në shumë projekte të rëndësishme për vendin. Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.Kryeministri Haradinaj, falënderoi drejtorin Hope për përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe lokale, duke theksuar se Kosova është me fat që ka mbështetje nga një partner kaq i fuqishëm si SHBA-të.“USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se falë ndihmës së vazhdueshme të Misionit të USAID-it dhe përkushtimit institucional, sot në vendin tonë është krijuar klimë e favorshme dhe ambient më i mirë i të bërit biznes, dhe përmes realizimit të projekteve që ka ndihmuar drejtpërdrejtë ky mision, sot në Kosovë kemi numër më të madh të vendeve të punës. Drejtori  i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, u shpreh i lumtur që ka shërbyer në Kosovë, për bashkëpunimin me institucionet vendore, ndërsa vlerësoi të arriturat dhe progresin e deritashëm, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen edhe më tutje për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore

 Kosovë-Dekorohet Drejtori i USAID, James Hope/

2 Thaci-Hope

PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  dekoroi sot me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë Drejtorin e USAID-it, James Hope. I pranishëm ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti Thaçi shprehu vlerësimin se Populli amerikan, përmes USAID-it, e ka ndihmuar popullin e Kosovës në ditët më të vështira të rimëkëmbjes dhe të ndërtimit të institucioneve demokratike, që nga ditët e para të lirisë.

“Drejtorin e USAID-it, James Hope, i cili po e lë Kosovën pas një pune të suksesshme, për angazhimin e madh në forcimin e shtetndërtimit tonë, sot e dekorova me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

USAID-i ka dhënë dhe po vazhdon të japë kontribut të jashtëzakonshëm, me projekte të ndryshme, në të gjitha fushat”, theksoi Presidenti i Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, James Hope, kosova, Presidenti Thaçi, USAID

Rita Orë, Hyjnesha në Fron

July 10, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj e nderon këngëtaren Rita Ora me Hyjneshën në Fron: Faleminderit që duke prekë majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua/1 Rita OraLondër, 10 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/

“Rita Ora është këngëtarja  që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën”, kështu e ka vlerësuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, këngëtaren me famë botërore, Rita Ora, gjatë takimit të sotëm në Londër.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi këngëtaren me prejardhje shqiptare Rita Ora, e cila kudo në botë po lartëson jo vetëm emrin e saj, por edhe të Kosovës dhe popullit shqiptar.

“Emri i Rita Orës është bërë i njohur gjithandej botës. Përmes talentit të saj, ajo është bërë një frymëzim për rininë dhe kombin e saj”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se figurat e shquara si Rita Ora, që arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare janë motiv dhe shembull i mirë për rininë në Kosovë dhe kudo.

“Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vjet më parë i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që duke prek majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua”, ka thënë kryeministri Haradinaj./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Hyjnesha ne Fron, Per Rita Oren

Haradinaj-Merkel, takim në Londër

July 10, 2018 by dgreca

2 deleg kos Gjerm

-Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim bilateral me Kancelaren Angela Merkel, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në proceset jetike të shtetndërtimit të Kosovës/

-Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se Gjermania përmes procesit të Berlinit do të luaj rolin e saj edhe më tutje që Kosova të jetë e barabartë dhe të jetë kontribuuese në stabilitetin politik jo vetëm të saj, por edhe të rajonit/

LONDËR, 10 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim bilateral me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se Gjermania përmes procesit të Berlinit do të luaj rolin e saj edhe më tutje që Kosova të jetë e barabartë dhe të jetë kontribuuese në stabilitetin politik jo vetëm të saj, por edhe të rajonit.

Në takimin ndërmjet Kryeministri Haradinaj dhe Kancelares Merkel është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin Gjerman, për proceset e përgjithshme në Kosovë, për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në raport me BE-në, si dhe për procesin e finalizimit të dialogut me Serbinë. Kryeministri Haradinaj, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në proceset jetike të shtetndërtimit të Kosovës.“Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është i një rëndësie të veçantë, duke njohur rolin dhe kontributin e Gjermanisë edhe në procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila i ka hapur rrugë Kosovës  që të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet tjera të rajonit. Kosova është e përkushtuar që ta avancojë këtë partneritet. Parku Inovativ dhe Trajnues në Prizren është një dëshmi e radhës, që vendi ynë është i përkushtuar për prezencën ekonomike, krahas asaj politike”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke falënderuar Kancelaren Merkel për mbështetjen e fuqishme të saj dhe të shtetit gjerman, Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës me përkushtim dhe vendosmëri të lartë është duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke e fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, duke i dhënë prioritet zhvillimit ekonomik, axhendës së reformave evropiane dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve me fqinjët.“Lidershipi juaj ka qenë vendimtar për shumë procese nëpër të cilat po kalon Ballkani Perëndimor, andaj kërkojmë mbështetjen Tuaj që edhe në këtë fazë të rëndësishme të procesit të integrimeve evropiane, liberalizimit të vizave, të jeni zë i fuqishëm për të ardhmen prosperuese të Kosovës”, tha Kryeministri Haradinaj.

Në takimin e kryeministrit Haradinaj me Kancelaren Merkel, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

KRYEMINISTRI HARADINAJ: KOSOVA E PËRKUSHTUAR PËR AVANCIMIN E BASHKËPUNIMIT RAJONAL

 Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në sesionin e dytë, që ishte edhe përmbyllës i këtij Samiti, udhëheqësve të delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, iu është drejtuar Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka folur për “Samitin e Varshavës 2019” dhe  ” E ardhmja e Procesit të Berlinit”.Gjatë këtij sesioni, kryeministri Haradinaj foli për përkushtimin e Kosovës për avancimin e bashkëpunimit rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i është përgjigjur edhe kritikave të kryeministres së Serbisë, Brnabiq, duke thënë se Kosova është e përkushtuar për stabilitet ekonomik dhe politik në rajon, dhe në këtë drejtim është duke punuar fort për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, dhe se pengesat dhe vonesat në zbatimin e tyre nuk janë të shkaktuara nga Kosova, por nga ana e Serbisë.

Pas përfundimit të sesionit të dytë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrja Theresa May në një konferencë të përbashkët vlerësuan rëndësinë e Samitit të 5-të me radhë.Kancelarja Merkel ka thënë se ky Samit është dëshmi e përkushtimit të vendeve të Evropës që t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe inkurajim për progres në të gjitha fushat.Ndërsa, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, tha se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor.Ky është Samiti i 5-të me radhë që mbahet për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Angela Merkel.Vendet pjesëmarrëse në këtë Samit kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët me zotimet e qeverive të tyre në fushat e caktuara, si: marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, personat e zhdukur, krimet e luftës, të gjitha këto zotime që dalin nga Procesi i Berlinit./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Haradinj-Merkel, takimi ne Londer

Operacion policor, 5 serbë në pranga-veprimtari kundër Sigurisë së Kosovës

July 10, 2018 by dgreca

-Janë arrestuar 5 persona – meshkuj, serbë të Kosovës, nën dyshimin e bazuar se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës/Policia KosovePRISHTINË, 10 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/Policia e Kosovës në një njoftim të sapodërguar bën të ditur se, sot, me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të rajonit të Gjilanit.Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar 5 persona – mashkuj, serbë të Kosovës, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.  Njëkohësisht, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, demanton disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë.

Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionin në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: akison policor, Behlul Jashari, Kosove

Kosova anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

July 9, 2018 by dgreca

-Kosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë/

KUEBEK, 9 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Republika e Kosovës vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin e saj ndërkombëtarë në Organizata të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore.Në sesionin e 44-të të mbledhjes plenare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, që po mbahet në Kuebek të Kanadasë, më 9 dhe 10 Korrik, 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës u anëtarësua në këtë organizatë me mbështetje konsensuale nga të gjithë anëtarët e pranishëm.

Të pranishëm nga delegacioni kosovarë ishin, Flora Brovina, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe Tefta Kelmendi, përfaqësuese e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.Ky anëtarësim është rezultat i një pune dy vjeçare e udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kuvendi i Kosovës, me qëllim të një mobilizimi edhe më të fuqishëm të institucioneve të Kosovës në favor të Frankofonisë.

Bashkëpunimi ndërkombëtarë ndër-parlamentar apo i diplomacisë parlamentare është i rëndësishëm në avancimin e shtetit tonë në çështje që janë me interes të përbashkët të qytetarëve të Kosovës dhe të hapësirës frankofone.Kjo organizatë përbëhet nga 52 anëtarë me të drejta të plota, 14 anëtarë asociues dhe 17 vëzhgues, dhe synon angazhimin e Parlamenteve në çështje politike, por edhe bashkëpunim ndër-parlamentar në fushat e arsimit, kulturës, barazisë gjinore, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.Ky anëtarësim i Kuvendit të Kosovës në APF është në linjë me angazhimin dhe punën e Institucioneve të Kosovës drejt një bashkëpunimi më të fuqishëm me vendet frankofone në botë.Që nga viti 2014, Parlamenti i Kosovës ka qenë anëtar vëzhgues i këtij institucioni./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ansamblene Parlamentare, Behlul Jashari, Frankofoni, kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT