• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RILINDJA, GAZETA TRADICIONALE E KOSOVËS

May 3, 2018 by dgreca

….NDËRMARRJA SHOQËRORE GAZETARE RILINDJA/ 1 Behlul RD

RILINDJA, DEKLARATË PROTESTE: NË KOSOVË NUK KA LIRI SHTYPI DERISA KA GAZETË TË MBYLLUR E TË DËBUAR KUNDËRLIGJSHËM E PADREJTËSISHT NGA AUTORITETET/2 rilindja

 -Edhe në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit e shohim të nevojshëm një sqarim për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë dhe do ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre-
4 RilindjaEdhe në këtë 3 Maj 2018, të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, si gjatë 16 viteve të  mbylljes së gazetës tradicionale Rilindja, mesazhi i gazetarëve të saj është: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga autoritetet.

Me dëbimin dhe mbylljen detyrimisht të Rilindjes është bërë shkelja më e rëndë dhe e pashembullt e të drejtës dhe lirisë së shtypit në gjithë botën demokratike, dhe çuditërisht kjo ka ndodhur në Kosovën me administrim ndërkombëtar dhe me institucionet e veta.

Në 21 shkurt 2002 gazeta tradicionale e historike e Kosovs Rilindja u dëbua kundërligjshëm dhe dhunëshëm nga Pallati i saj nga administrata e UNMIK dhe detyrimisht u mbyll.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi në 7 nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  Rilindja edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, edhe pas dëbimit doli me rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm me punën e gazetarëve e punonjësve tjerë të saj nëpër shtëpa si në kohën e luftës. Pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e kohëpaskohëshme në 30 dhjetor 2008 me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar,  që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati.

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 shkurt 2014.

Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja pas dëbimit ka bërë tre padi në gjykatë, ndërsa në vitin 2017, kur ka hyrë në procesin e likuidimi, punëtorët e saj kanë bërë kërkesa për kompensime në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila i ka mbështetur në vazhdimësi për të drejtat e tyre të ligjëshme, si dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 73 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Edhe në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit e shohim të nevojshëm një sqarim për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë dhe do ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre.

 Behlul Jashari

Kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson)

 Prishtinë, 3 Maj 2018       

 Tel: 044 278 024

Email: behlul.j@gmail.com, g_rilindja@yahoo.com, behluljashari@hotmail.com

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, E E KOSOVËS, GAZETA TRADICIONAL, Rilindja

Italia do mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës në BE

May 2, 2018 by dgreca

1 Pacolli Min Ital-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, zhvillon vizitën e dytë zyrtare në Itali, me ftesë të homologut të tij Alfano. Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunim për integrimin ndërkombëtar të Kosovës (Bashkim Europian, Interpol, njohje), liberalizimi i vizave, zhvillimet rajonale, ishin temat kryesore të bisedës mes dy ministrave. Italia do mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave, premton shefi i diplomacisë italiane/

1 alfono delgROMË, 2 Maj 2018 -Gazeta DIELLI/ “E vlerësoj shumë pasionin me të cilin ju po punoni për të realizuar ambiciet e vendit tuaj,”, ju drejtua ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Farnesina, Romë, ku ministri Pacolli gjendet me ftesë të homologut italian. Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe-Italia është partneri i pestë ekonomik i Kosovës; liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Europian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).“Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”,  tha ministri Alfano.Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet e fundit në Kosovë në planin rajonal, për bisedimet me Serbinë dhe disa prej prioriteteve në të cilat Kosova ka nevojë për mbështetjen italiane.“Kur vij në Romë marr një energji të madhe që vjen prej një vendi me ndikim të madh ekonomik, kulturor në botën e sotme”, tha ministri Pacolli.Ai, e informoi nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare“Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji,  prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar”, tha ai.Ministri Alfano tha se Italia do të mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, sipas strategjisë së zgjerimit, “duke u mbështetur tek instrumentet financiare të para-aderimit dhe binjakëzimin administrativ”. Ai, vlerësoi angazhimin e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, “proces në të cilin do të kalojnë shumë çështje politike”, tha shefi i diplomacisë italiane.“Ne presim, që 2018, të bëhet vit i integrimit të pakthyeshëm të Ballkanit në Europë”, vijoi ai.Ministri Alfano u interesua të dinte për bashkëpunimin rajonal të Kosovës, në veçanti atë me Shqipërinë. Ministri Pacolli e njohu atë me angazhimin e tij personal për krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, heqjen  e barrierave ekonomike, doganore, etj, për ndërtimin e një infrastrukture moderne mes dy vendeve.“Ne jemi të interesuar për ndërtimin e një hekurudhe me Shqipërinë, e cila do t’i shërbente dhe ndërmarrjeve italiane të interesuara për hapësirën tonë”, potencoi ai.Vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës dhe numrit dy të qeverisë në Itali, është e dyta brenda pak muajsh. Ajo kryhet me ftesë të homologut italian, si dëshmi e rolit italian në progresin e gjithanshëm të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me synim nxitjen e bashkëpunimit në shumë fusha. Italia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, me një vëllim shkëmbimi prej 107 milionë eurosh, me tendencë rritje./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Afaro, Behlul Jashari, Italia-Kosova, Pacolli

YMCA Amerika, mbështetje për shtrirje në Kosovë

April 30, 2018 by dgreca

-Ministri Gashi viziton YMCA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojë në dy selitë e kësaj organizate, në Nju Jork, për të parë nga afër përvojat dhe si i zhvillojnë aktivitet/

1 Kujtim-Gashi

PRISHTINË, 29 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Me ftesë të organizatës për rini YMCA, dega në Amerikë, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Gashi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të vizitës, ministri do të qëndrojë në dy selitë e kësaj organizate, në Nju Jork, për të parë nga afër përvojat e organizatës dhe si i zhvillojnë aktivitet në SHBA.Gjatë kësaj vizite ministri Gashi do të takohet me udhëheqësit më të lartë të YMCA Amerika, ndër të tjerë, me Adriana Statoviç, që është udhëheqëse e programeve ndërkombëtare, e cila njëkohësisht ndjek programin e YMCA-së edhe në Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi synon që përmes kësaj vizite të marrë mbështetje nga YMCA-ja për shtrirje të saj në Republikën e Kosovës, ku te rinjve kosovarë do t’u jepet rasti që të jenë pjesë e këtij rrjeti të fuqishëm në mbarë botën.“Mbetet përkushtim i yni, që përmes marrëveshjeve të nënshkruara që do të arrijmë në këtë vizitë, ta bëjmë shtrirjen e kësaj organizate shumë të fuqishme rinore në të paktën disa prej qyteteve të Kosovës, në Gjakovë, Prizren, Istog, Rahovec si dhe në disa komuna tjera”, është shprehur ministrit Gashi.“Angazhimi ynë nuk do të mungojë që kjo organizatë të ketë shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës, përmes së cilës do t’i jepet mundësia mijëra të rinjve për të qenë pjesë e aktiviteteve që zhvillon kjo organizatë”, shtoi ai.Gjithashtu, ministri Gashi, do vizitojë edhe dy kampe rinore të cilat zhvillojnë aktivitete me mijëra të rinj nga mbarë bota dhe për të parë se si ato menaxhohen.YMCA është organizata e te rinjve, e para për nga madhësia në Botë, e themeluar në vitin 1844. Kjo organizatë e fuqishme rinore ka shtrirje në 119 shtete të botës. YMCA i shërben 58 milionë të rinjve në vit në mbarë botën./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Mbeshtetje, për shtrirje në Kosovë, YMCA Amerika

Haradinaj: Në Mejë na ruajnë varret dhe gjaku i martirëve

April 28, 2018 by dgreca

Kryeministri Haradinaj: Në Mejë na ruajnë varret dhe gjaku i martirëve, të cilët janë nderi ynë!

Prishtinë, 27 prill 2018/

Në Mejë na ruajnë varret dhe gjaku i martirëve, të cilët janë nderi ynë. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë i organizuar nën patronatin e Kryeministrit Haradinaj. 

Kryeministri Haradinaj bëri edhe homazhe në nderim të viktimave të Mejës duke vënë kurora lulesh. Duke kujtuar dhe shprehur ndjenjën e posaçme për Mejën, kryeministri Haradinaj tha se do të kujdeset që ky Kompleks, që është nderi i shqiptarëve, të na nderojë edhe në mënyrën se si do t’i tregohet vetes dhe botës për të vërtetën tonë, sakrificën dhe çmimin tonë për liri.Kryeministri tha se mund ta kthejmë në dritë këtë dhimbje, nëse do të dinim t’i tregonim botës rrugën tonë deri në liri dhe kujt i takojmë.“Kosova e ka fatin e madh dhe ky vend e dëshmon që ne dëshirojmë t’i takojmë popujve të lirë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ne jemi rreshtuar për t’i takuar botës së mençur dhe popujve euroatlantik.Kryeministri më tutje theksoi se popujt e lirë kanë ditur të vendosin demokraci të mirëfilltë dhe respektuar të drejtat e njeriut.“Ne jemi në nisje dhe nisjet janë të rënda, por ne nuk lëkundemi në përcaktimin tonë euroatlantik”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Evropa s’ka pse të vonohet për të na pranuar edhe ne në familje, sepse Kosova është bërë shtet vonë, por ekziston mijëra vjet më parë.Kryeministri Haradinaj tha se Kosova duhet të njihet nga vendet që ende se kanë njohur dhe nga fqinjët e saj, të anëtarësohet në BE, NATO dhe OKB.Kryeministri poashtu tha se duhet synuar krijimin e një shoqërie me vlerë të re, në ekonomi, arsim dhe shumë fusha tjera.Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se sot, kur kujtojmë këta martirë, do të bëjmë të pamundurën që në 20 vjetorin e masakrës së Mejës, masakrës më të madhe në Kosovë, ky memorial të jetë i përfunduar.Ky tubim u organizuar në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës, në kuadër të ‘Javës për Personat e Pagjetur’.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, gjaku i martireve, Haradinaj, Meje

Shkup-Presidenti i Kosovës: Anëtarësimi në BE, siguron paqe afatgjate në rajon

April 28, 2018 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e liderëve rajonalë në Shkup: Ky Samit dërgon mesazh te të gjithë se rajoni ynë ka ndryshuar dhe se është shembull i zhvillimeve pozitive, duke përmendur organizimin e shumë takimeve rajonale në këta muajt e fundit/

SHKUP, 27 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në takimin e liderëve rajonalë,  i cili u mbajt në Shkup, në kuadër të procesit të “Bërdo-Brione”. Në këtë Samit kanë marr pjesë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donalt Tusk dhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, shteti i së cilit kryeson me presidencës e BE-së.

Në fjalën e tij, presidenti Thaçi ka thënë se ky Samit dërgon mesazh te të gjithë se rajoni ynë ka ndryshuar dhe se është shembull i zhvillimeve pozitive, duke përmendur organizimin e shumë takimeve rajonale në këta muajt e fundit.“Të gjitha këto takime kanë bërë të qartë për të gjithë që sot, vendet e Ballkanit, komunikojnë, bisedojnë, dialogojnë, me njëra-tjetrën si mjet për të zgjedhur çështjet e hapura që kemi. Por edhe si mjet për të artikuluar qartë aspiratat tona për të ardhmen tonë”, ka theksuar ai.

Kreu i shtetit ka thënë se “Bërdo-Brione” ka shërbyer si një inkubator nga i cili kanë dalë shumë ide e nisma që pastaj kanë marrë forma të bashkëpunimit rajonal e më gjerë.“Mbi të gjitha, këtu është konfirmuar nga të gjithë se aspiratë e jona e përbashkët është anëtarësimi i vendeve tona në Bashkimin Evropian. Ky anëtarësim do të thotë përcaktim për paqe të qëndrueshme, për stabilitet, për zhvillim, për prosperitet për të gjithë qytetarët tonë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Sipas tij, të gjithë e kanë mirëpritur Strategjinë e Komisionit Evropian, e cila 15 vite pas Samitit të Selanikut, përsëri ri-konfirmon qartë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë derën e hapur për t’u anëtarësuar në BE.“Samiti i Sofjes, i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ka karakter historik dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ne” ka theksuar ai.Presidenti Thaçi ka shtuar se nga ky samit duhet të nxjerrim maksimumin e mundshëm, si në çështjet që ndërlidhen me përmirësimin e infrastrukturës, energjisë, ndërlidhshmërisë, digjitalizimit, bashkëpunimit të të rinjve, në arsim, etj.“Mbi të gjitha, ne duhet t’ua bëjmë të qartë shteteve anëtare të BE-së se ne si shtete kandidate dhe aspirantë për anëtarësim në BE, jemi të gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar presidenti Thaçi, duke shtuar se tani duhet shfrytëzuar me kujdes dhe pa humbur kohë këtë momentum pozitiv të krijuar.Sipas tij, nëse ne dhe BE vonohemi, atëherë të tjerë të cilët nuk kanë agjenda pozitive për rajonin, do të shtojnë ndikimin në rajonin tonë.Presidenti Thaçi ka theksuar se në Kosovë jemi të përkushtuar që t’i kryejmë detyrat tona. “Më lejoni të theksoj se ndër sukseset e fundit tona ka qenë ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E arritura kryesore e kësaj marrëveshjeje është se zgjidhjen e kemi gjetur Kosova dhe Mali i Zi në mes nesh, pa ndërmjetësim të ndonjë pale të tretë”, ka shtuar Presidenti.Kreu i shtetit ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në kërkim të një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.Presidenti Thaçi ka ripërsëritur se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. “Ne jemi të gatshëm ta mbyllim kapitullin e mosmarrëveshjeve, armiqësive, konfliktit, dhe të hapim kapitullin e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe pajtimit”, ka shtuar i pari i vendit. Duke folur për Asocacionin e komunave me shumicë serbe, presidenti Thaçi ka thënë se javë më parë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë funksionalizuar Ekipin Menaxhues, i cili është kompetent për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.“Hartimi i statutit pritet të përfundojë brenda 4 muajve, siç është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit. Themelimi i Asociacionit nënkupton zbatim nga ana e Kosovës të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ne shpresojmë që një gjë e tillë do të inkurajojë edhe Serbinë që të zbatojë në praktikë të gjitha marrëveshjet”, ka shtuar ai.Presidenti ka mirëpritur deklaratën e përbashkët që do të lëshohet nga ky samit, e që sipas tij, Deklarata përmbledh më së miri vendosmërinë dhe aspiratën tonë.“Për më tepër, deklarata e bën të qartë se kemi bërë hapa të mëdhenj përpara, si shtete dhe si rajon. Kërkojmë që këta hapa të marrin mirënjohjen tonë por edhe të botës, në veçanti të Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se e mirëpret gatishmërinë e Brukselit që të pranojë atë që e kemi thënë sa herë në këtë forum, se Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm kur tërë shtetet e Europës Juglindore të jenë pjesë e këtij komuniteti.Në kuadër të këtij Samiti, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime me homolog të tij nga rajoni dhe shtetet të BE-së./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Presidenti Thaçi, Shkup

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT