• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

INAGUROHET NË NEW YORK HOTELI MË I LARTË PËR SHBA DHE HEMISFERËN PERËNDIMORE

January 8, 2014 by dgreca

229.5 metra dhe 68 kate është hoteli më i lartë në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hemisferën Perendimore, i cili u hap zyrtarisht, të Mërkurën me 8 Janar 2014, në Manhattan – New York. Qyteti i New Yorkut vazhdon të mahnitë botën me ndërtimet më lartë ose i quajtur ndryshe edhe Qyteti i Gradaçieleve.

 NGA BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Titulli si i hotelit më të lartë të vendit, është deklaruar të Mërkurën me 8 Janar 2014, për hotelin Marriott Midtown në adresën 1717 Broadway në West 54 Street. Hoteli ka një lartësi mbi 753 feet ose 229.5 metra, me 68 kate . Hoteli më ri ka kushtuar 319.5 milion dollarë. Arkitekti është Nobutaka Ashihara, i cili ka bërë artitekturën edhe të hotelit Mandarin Oriental .

” Ky është hoteli më i lartë jo vetëm në New York City , në Amerikën e Veriut , por ne mendojmë se edhe në hemisferën perëndimore , ” tha CEO Marriott, Arne Sorenson, në një ceremoni të prerjes së shiritit të martën .
Hoteli është duke pranuar mysafirët që nga 29 dhjetor, tha ai por sot është duke u zhvilluar ceremonia zyrtare e inagurimit të këtij hoteli gjigand.
Marriotte Midtown e tejkalon edhe lartësinë e hotelit më të lart deri tani “Detroit’s Renaissance Center”  në Detroit , me 727 feet i lartë , i cili kishte mbajtur deri tani edhe titullin e hotelit më të lartë në SHBA , si dhe në New York, i cili ka ndërtesat – gradacielet, më të larta në vend

Në qytetin e New Yorkut deri tani hoteli më i lartë ka qenë hoteli Katër stinët – New York Four Seasons , e cila është e lartë 682 feet.
Pronarë të Hotelit më të lartë në New York, SHBA dhe hemisferën perendimore është i ndarë në mes pronarëve të Courtyard by Marriott dhe e Marriott Residence Inn . Ky hotel gjithashtu ka një Bistro, një sallë të madhe gjimnastike , dhe shpreson për të hapur edhe një restorant të madh në verë , tha menaxheri i hotelit Paul Viapiano .
” Për një hotel të tillë në Nju Jork , kjo është e pabesueshme , ” tha Jesse Tilly , 39 vjeç , e cila kishte zgjedhur për të paguar dhomën e saj për më pak se 300 dollar. ” Unë kam dhomën me një pamje të bukur të këndit nga Central Park . ”
Dhomat e këtij hoteli , të cilat janë të dizajnuara me një- apo dy krevat – me dhoma ditore të biznesit , fillojnë me një çmim prej rreth 300 dollar e lartë, për një dhomë dhe një natë. Kurse, dhomat e tipit Residence Inn , të cilat janë projektuar për më shumë qëndrime të zgjatura dhe që vijnë të shoqëruara edhe me me një kuzhinë të vogël , fillojnë me çmimet me rreth 350 dollar nata.

Megjithatë, gjatë festave të caktuara si Krishtëlindje dhe prag të Vitit të Ri , dhomat me pamje nga Times Square, mund të shkojnë edhe deri në 1200 dollar dhoma për një natë , tha Viapiano .
“Kohëve të fundit hotelet e qytetit të Nju Jorkut, patën një bum vizitorësh, me një rekord me rreth 54 milion vizitorë në vitin 2013 .Hotelet e qyteti ishin  87 për qind të zëna edhe në vitin 2012 dhe 88 për qind e tyre ishin të zëna në vitin 2013 . Ndërkohë, qëMarriotte Midtown hoteli më i ri dhe më i lartë në New York, SHBA dhe hemisferën perendimore, pret që të jetë me një frekuentim deri në 90 për qind për vitin 2014 , ka thënë CEO Marriott, zoti Sorenson .
“Hoteli i ri aktualisht ka të punësuar rreth 120 punëtorë me orë dhe rrogë të plotë, ne shpresojmë të kemi këtë vit 160 të punësuar si sezonin në hotel,” tha Viapiano .
Ndërtesa e hotelit Marriotte Midtown në 1717 Broadway, është në pronësi të kompanisë G Holdings , e cila e bleu atë për 32.000.000 në vitin 2001 .

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, hoteli me i larte, inaugurohet, ne New York, ne SHBA

I ftohtë i madh në SHBA kthen vullnetarisht të arratisurin në burg

January 8, 2014 by dgreca

Një i dënuar i arratisur nga burgu në Kentucky, është ktheyr vullnetarisht në burg për shkak të ftohtit.

Robert Vick përfitoi nga minimum i sigurisë në Lexington dhe u arratis të shtunën, por u kthye të hënën pasi temperaturat u ulën nën zero (temperatura në Lexington ishte -20).

Zyrtarët thonë se i dënuari shkoi në një motel dhe i kërkoi punonjëses të lajmëronte policinë. Zëdhënësi i policisë së Lexington tregon se 42-vjeçari kishte shprehur një dëshirë të tillë pasi donte t’i shpëtonte ajrit polar.

Ndërsa një zëdhënës i burgut tha se Vick ishte i veshur me pantallona dhe xhaketë të burgut kur u arratis./B.Sina/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, I ftohti polar, kthen, ne burg, te burgosurin, vullnetarisht

Hiqet Statuja e Stalinit nga qyteti Telavi i Gjeorgjisë

January 5, 2014 by dgreca

Një monument 3 metra i diktatorit sovjetik, Josef  Visarionovic Stalin, është larguar nga qyteti i Gjeorgjisë, Telavi/

Nga BEQIR SINA, New York/

GEORGIA : Një statujë e diktatorit sovjetik Stalinit që i përket epokës së sundimit komunist është larguar duke e hedhur poshtë nga një shesh në qytetin Telavi, qyteti kryesor i provincës lindore të Kakhetit të Gjeorgjisë, shkruan Washington Post. Një autovinç i kohës së ish Bashkimit Sovjetik, dhe një prift me dy policë civilë, përfshirë edhe disa punonjës të komunës mbasi ia hoqën vidat, e thyen me matravid dhe e ngarkuan në një kamion aty afër statujën 3 metra të lart ngjyrë kafe punuar me gurë mermeri. Monumenti 3 metra i Stalinit, që kishte mbetur si relike e një kujtim i Luftës së Dytë Botërore,  ishte vendosur në këtë vend – mbasi statuja ishte dëmtuar disa herë nga demokratët, por që ishte rivendosur kur në fuqi erdhën forcat e majta në pushtet nga grupi i nostaligjikëve i ashtuquajtur Stalinistët dhe grupi i Komunistëve  Bashkimi i Veteranëve në qytetin e Telavi – Gjeorgji.

Statuja që një her vendoset dhe një her hiqet në këtë qytet këto dekadat e fundit – kësaj rradhe qe vendosur në shtator pranë një monumenti kushtuar ushtarëve që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore . Statuja e Stalinit, është vandalizuar disa herë dhe riparuar disa herë.Persona të paidentifikuar brenda natës, një natë para heqjes nga ku ishte vendosur kishin derdhur mbi trupin e Stalinit bojë portokalli.

Policia, megjithëse, ka qenë prezente gjatë heqjes së tij- nuk pati probleme për ndonj?7 ndërhyrje, sepse si thonë axhensitë e lajmeve nuk pati asnjë far incidenti. Megjithëse, autoritetet e qytetit të Telavit, thanë se monumenti ishte vendosur pranë Memorialit të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, pa leje zyrtare.

Monumenti, thanë axhensitë e lajmeve është bërë me paratë e mbledhura nga organizata joqeveritare Stalinist dhe Grupi i Komunistëve Bashkimi i Veteranëve të Gjeorgjisë. Udhëheqësi i organizatës Stalinistit, Shota Lazariashvili, ka thënë se vendimi i autoriteteve, për të hequr monumentin është një “turp” sipas tij.

Qeveria gjeorgjiane ka bllokuar muajin shtator 2013, një nismë nga e qytetit të Gorit për të ri-ngritur një statujë tëdiktatorit sovjetik Joseph Stalin, e cila është hedhur poshtë tre vjet më parë ka deklaruar Ministria e Brendshmegjeorgjiane në një njoftim në lidhje me këtë statujë në faqen e saj zyrtare të premten.

Stalini lindi në Gori më 21 dhjetor 1879. Statuja e tij e famshme thonë se është duke u ruajtur në ambjentet e Muzeut të Stalinit, në vend se të ekspozohej në sheshin qendror të qytetit, ku ishte para vitit 2010.   Lajmet njga Gjeorgjia thonë se komunistët që janë shumicë në Gjeorgji vazhdojnë të çmojnë kujtimin e Josif Stalinit. Trekomuna, nga më të mëdhat në vend duke përfshirë edhe qytetin e Telavi, që e hoqi dje e kishin ri-ngritur statujën e epokës sovjetike të tij.

Telavi, ndodhet rreth 110 kilometra larg vendlindjes së Stalinit, Gori, në qendër të Gjeorgjisë.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Georgia, Hiqet statuja e stalinit

Edhe, Maqedonia ashtu si “ish “Jugosllavia “…!

January 4, 2014 by dgreca

Maqedonia, nuk pyet fare për shqiptarët, dhe se ashtu si “Siamezja e saj” ; ish “Jugosllavia” do të shpërbëhet …/

Nga Beqir Sina/

BENSONHURST – BROOKLYN NY : Në  New York, pranë selisë së OKB-së, sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza në prag Krishtëlindjes, u mblodhën dhjetëra shqiptar, përfaqësues nga disa shoqata dhe organizata të komunitetit, për më shumë se dy orë për të protestuar si thanë ata: “kundra Planit të Qeverisë Maqedonase, për të ndërruar rrjedhën e lumit historik të Radikës, ku uji i këtij lumi sipas planit Maqedonas – do të derdhej në Vardar dhe më tej drejt detit Egje, në vend të rrjedhës natyrore drejt perëndimit.

Megjithëse, pjesëmarrja ishte e vogël – gjithësesi protestuesit e ngritën zërin e tyre, për një të drejt që thyen edhe ligjet ndërkombëtare, sië është :”Ajo për kontrollin e ujërave në mes dy shteteve”. Por, ajo që ra në sy në këtë protestë, ishte se në fjalime u permend shpesh se është ” Maqedonia, ajo që nuk po pyet fare për shqiptarët, dhe se ashtu si siemzja e saj – ish “Jugosllavia” e gjashtë Republikave dhe dy Krahinave do të shpërbëhet !” kështu si vepron ajo me shqiptarët.

Lind pyetja; se përse mund dhe do të ndodh që Maqedonia të shpërbëhet si “Jugosllavia” e Titos!!! dhe kur…!?

Përgjegjja ishte sepse! në rradh të parë: dihet që Maqedonia, nuk ka atë “potencial politik si Ish Jugosllavia” që mundi t’a mbajë krijesën, si Jugosllavia, me ish 6të Republikat dhe me dy ish Krahinat, me 10të kombësi e disa raca. Mbasi dihet që “Maqedonia “, ka dy dekada që ajo u shkëput nga “Jugosllavia”, dhe ende nuk ka një emër, por, herë thirret Maqedoni dhe herë zyrtarisht: “Republika ish Jugosllave e Maqedonisë- FYROM”, të paktën kështu e njehë OKB-ja, dhe më shumë se 3/4 e botës.

Së dyti: Qëndrimin e Shkupit me shqiptarët, krahasohet sot shpesh her me atë të Ish “Jugosllavisë” dy dekada më parë. “Shkupi, thuhet se nuk po i pyet fare, ( ashtu si për shqiptarët dhe për Dibrën ), të cilët janë 28 përqind e Maqedonisë, një e treta e saj dhe ashtu si vepronte edhe nën ish”Jugosllavinë” që u shpërbë dhe nuk egziston më. Kohë, kjo kur shqiptarët dikur ishin qytetar të dorës së dytë apo të tretë…apo ku di unë si i konsideronin ata atëhere, edhe shqiptarët sot!”
Së treti : Dibra e Madhe, dihet që është  sot nën Maqedoni! dhe është 97 përqind shqiptare, por ka mbetur për fatkeq “Zorrë Qorre” i thonë- ashtu si ishte ajo nën  vitet e 90-ta, e ndoshta ma keq kur ishte ish “Jugosllavia” e cila falemintoi, dhe u shkërrmoq, sikur të mos kishte qenë dhe kjo republikë, e cila mbeti si një mbetje e saj me emrin që e thërrasin sot në OKB –  Republika e Maqedonis e ish Jugosllavisë FYROM, pra, e thënë ma shqip ka ngelur edhe sot pa emër…..  Së katërti : A e harroi Shkupi atë se çfarë bën shqiptarët për këtë shtet, që të ndahet nga e ashtuquajtura “Jugosllavia” e 20 vjetëve më parë, se Maqedonia, të shpallte pavarësinë e saj – Por, që fatkeqësisht ky vend që pretendon te jet shtet dhe t’i bashkëngjitet BE, dhe Nato-s, ende ka mbetur pa emër dhe po thirret IRJM! Dhe kjo a e dini pse ? falë atij nacionalizmit të sëmurë të Shkupit, dhe sidomos të Kryeministrit ultra-nacionalist Nikolla Gruevskit, që shpenzon qindra milionë dollar nga parat e popullit të vet, për të mbushur Shkupin me statujat e nacionalizmit Maqedonas, dhe të “Car Dushanit”, dhe i harron shqiptarët. Kryeqyteti i Maqedonisë Shkupi, është tjetër qytet në urë e sipër dhe është qytet tjetër “çuditërisht” në urë e poshtë, pikërishtë aty ku jetojnë shqiptarët etnik!

 

….pse?…shpërbërje !

 

Shpërbërja e Jugosllavisë, ka ndodhur si rezultat i një seri të trazirave ndëretnike dhe politike, që nisën të parët me shqiptarët e Kosovës, në 1964 dhe 1981 dhe e përfunduan fatkeqësisht më të fundit, në mes konflikteve, dhe luftërave gjatë dhe mbas viteve të 90ta . Pas një periudhe të krizës të gjatë ndëretnike dhe politike, sidomos atyre në vitet 1980 , në të cilën e futën shqiptarët sajesën “Jugosllavi” me gjashtë republikat përbërëse të ashtuquajturës ish – Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ajo çahet, dhe shpërbëhet, shkërmoqet dhe nuk egziton më, sikur të mos kishte qenë fare. Dhe kjo erdhi nga çështjet e pazgjidhura të shkaktuara dhe akumuluara gjatë, për më shumë se gjysmë, shekulli, të cilat përveç protestave me udhëheqjen e fundit të ultranacionalistit Sollobodan Millosheviq, sollën dhe disa luftëra të hidhura ndëretnike “Jugosllave” luftëra të përgjakëshme.

Protestat dhe Luftërat në ish “Jugosllavi” kan qenë të ndikuar nga ultra – nacionalizimi i sëmurë dhe një “gjarpëri, serb që kur i vjen ngordhja ai bëhet edhe më helmues”  .

Pas fitores komuniste në Luftën e Dytë Botërore , Jugosllavia u krijua nga Marrshali Tito, si një federatë e të gjashtë republikave , me kufijtë e vizatuar në baza etnike dhe historike : Slloveni, Kroaci , Bosnjë-Hercegovinë , Serbi , Mal të Zi dhe Maqedoni . Përveç kësaj , në këtë vizatim u krijuan edhe dy krahinat autonome, të themeluar në kuadër të Serbisë, Vojvodinës dhe Kosovës . Secilia, nga republikat kishin degën e vet të partisë Komuniste dhe një elitë në pushtet , dhe të gjitha tensionet janë zgjidhur në nivelin federal .

Ky është “Modeli Jugosllavë” që jo si shtet, por si qeverisje në një vend si Maqedonia me pesë kombësi nga Kryeministri Gruesvski, që është zgjedhur për organizimin e funksionimin sipas një marrëveshje (Marrveshje Ohrit) të shtetit , si dhe një ” mënyrë e mesme ” në mes të ekonomisë së planifikuar dhe liberale dhe pakënaqësirva të thella ndëretnike. E cila, në kohën e Ish “Jugosllavisë”, thuhej se na ” kishte qenë një sukses relativ , dhe vendi përjetoi një periudhë të rritjes së fortë ekonomike dhe të stabilitetit relativ politik deri në vitet 1980 , nën sundimin e fortë të kryetarit të saj – Marshallit, si i thërrisin ata Josip Broz Titos . Mirëpo, pas vdekjes së tij në vitin 1980 , sistemi i qeverisë federale, ishte”kalbur” ishte dobësuar dhe u la në gjendje për të përballuar me rritjen e sfidave të thelluara ndëretnike, ekonomike dhe politike së bashku .

Në vitet 1980, të parët ishin shqiptarët e Kosovës, që filluan  të kërkojnë që të ashtuquajturës ish “Krahinës” së  tyre të i jepej autonomi më e madhe. Pra, që t’i jepej statusi i një republikë përbërëse , duke filluar me të vitit 1981 me protestat destabilizuese, që e tronditën nga themelet krijesën “Jugosllavi”, dhe ” varka fillojë të shpohet në mes liqenit” . Tensionet etnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ishin dhe mbetën në fokus, gjatë gjithë asaj dekadës. Ato ishin “ndezja e fitlit” dhe do t’u thoshin edhe popujve të tjerë të gjashtë Republikave “hajde pse nuk çoheni edhe ju!?” pse flini gjumë të rremë!! e jetoni vetëm me ëndrrat se keni qenë mirë me Titon.
Shqiptarët, ishin ata që e bënë udhëheqjen komuniste “Jugosllave”, të “humbi kontrollin” e saj – në atë kohë, dhe bota të shifte se çfarë po ziente përbrenda  të ashtuquajturës”Jugosllavi”. Ngritja e shqiptarëve, rezultoi në homogjenizimin e serbëve anembanë “Jugosllavisë”, sidomos në Kosovë.Të cilën serbët gjithnjë e panë vetëm me një fare autonomie të krahinave. Megjithëse e shifnin se sistemi i tyre në Kosovë ishte joefektive në nivel të konsensusit në rang federal. Kosova doli e para si pengesë për interesat serbe në atë të ashtuquajturën “Jugosllavi” e Titos .

Në vitin 1987 , Sllobodan Millosheviqi, erdhi në pushtet në Serbi , dhe me anë të një seri të lëvizjeve populiste, sidomos atyre ulta -nacionalsite, për të fituar kontroll de facto mbi Kosovën , Vojvodinën dhe Mal të Zi , duke mbledhur një nivel të lartë të mbështetjes në mesin e serbëve për politikat e tij të lëvizjes nacionaliste . Kujtojmë, fjalimin e tij “nazisto fashist si Hitleri apo si Duçes” në Fushë Kosovë. Mirëpo, pas Kosovës, Millosheviqi, është pritur me kundërshtim edhe nga krerët e partive të republikave perëndimore të Sllovenisë dhe Kroacisë , të cilët edhe nga ajo që po shifnin në Europë, se se çfarë po ndodhte në Kosovë, deshën demokratizimin më të madh të vendit, në shkëmbim të dobësimit të komunizmit në Evropën Lindore . Kështu që Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, ishte tretur në vitin 1990, Komunizmi në domino po binte një e nga një dhe kjo më shumë sipas shteteve dhe linjave të tyre etnike .

Gjatë 1990, komunistët jugosllav humbën fuqinë kundrejt partive nacionaliste në zgjedhjet e para shumë-partiake, të mbajtura në të gjithë vendin , me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi , ku u fituan nga komunistët e Millosheviqit dhe aleatët e tij . Retorika nacionaliste në të gjitha anët u bënë gjithnjë e më të nxehtë . Në vitin 1991 , një nga një republikat shpallën pavarësinë ( vetëm Serbia dhe Mali i Zi mbeten më gjatë të federuar ) , por statusi i pakicave serbe jashtë Serbisë u la i pazgjidhur . Pas një varg të incidenteve ndër- etnike , luftërat jugosllave, së pari në Kroaci dhe më pas , më të rënda , në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, lanë një dëm ekonomik dhe politik afatgjatë, në rajon dhe multietnik . Lanë shumë çështje pa zgjidhur edhe sot e kësaj dite….!

 

 Mirëpo, si përfundim unë nuk jamë ndonjë “profetë” politik, të jem unë ai që them se “Maqedonia do të shpërbëhet, sot apo nesër”!. Por, jam i sigurt se kështu si po kërkon t’a mbajë shtetin Maqedonia,   me këta politikan të sojit Nikolla Gruevski, do të ketë shumë shpejt fatin e “Jugosllavisë” së Marshallit Tito, dhe të Millosheviqit.

Shpërbërja e Maqedonisë, nuk është e thënë se do të vijë nga lufta apo gjenocidi pasues ndër- etnikë dhe politika ekspasioniste, po do të vijë nga idetë e ultra nacionaliste të Shkupit, hegjomonizimi dhe pikëpamjet e tyre  pansllavismit të Maqedonisë, të cilat, janë elementet e rëndësishme që duhet kujdesur qeveria për të mos hapur grindje, dhe për të përfshirë faktorët bashkëkohore dhe historike, të cilat ishin natyrisht dhe formimi i të ashtuquajturës Maqedoni.

Para, dhe pas Luftës së Dytë Botërore , tensionet më të mëdha në Ballkan, dihet se erdhën duke u zmadhuar nga tensionet shumë- etnike, padrejtësitë, diskirminimit, genocidit. Megjithëse, me një make-up me ndihmëne Komunistëve ata arritën që të krijojnë edhe Jugosllavinë dhe ti “japin” asaj dominimin relativ politik dhe demografik të serbëve, në të gjithë Jugosllavinë . Çka ishte dhe themelore më pas e tensioneve të kombësive që ishin me konceptet e ndryshme të shtetit të ri Jugoslllav .

Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, tensionet e vendit janë shfrytëzuar nga komuniteti ndërkombëtar ” të krijoi një shtet që unë do ta quaja ” eksperimental” Maqedonas, një shtet “make-up” që përfshin pjesën më të madhe, kombësin  shqiptare, (Maqedonë( Bullgarë 1.297.981 (64,18 %)Shqiptarë 509.083 (25,17 %)Turq 77.959 (3,85 %)Romë 53.879 (2,66 %)Serbë 35.939 (1,78 %)Boshnjakë 17.018 (0,84 %)Arumunë 9.695 (0,48 %)Të tjerë 20.993 (1,04 %).)

Një shtet, ky që megjithëse serbët janë pakica, por duket se janë një kolonë e pestë e ekspansionizmit në Maqedoni, duke ndjekur politikën e diskriminimit të shqiptarëve. Ende aty vazhdon politika e diktuar e Shkupit, ndaj një të tretës së Maqedonisë, diskriminimin e shqiptarëve, dhe kombësive të tjera përball nacionalizmit të shferenuar të Gruevskit, i cili do të çojë Maqedoninë drejt “shpërbërjers” ….!!! drejt dështimit të shtetit.

Maqedonia ka dështuar për të bërë shtet multi etnik, dhe për të zgjidhur problemet kyçe kombëtare etnike . Për më tepër , ngjallja artificialisht e nacionalizmit sllavo maqedonas, do të bëhet shkak i rritjes së tensioneve etnike, dhe lëvizjeve unitariste , kryesisht atyre sllavo-maqedonase ku me çdo kusht kërkohet dominimi sllavo maqedonas . “Shpërbërja” e Maqedonisë sipas meje vjen ashtu si dhe e ish e ashtuqujatura “Jugosllavia”, dhe do të ndodhë në ciklet e protestave, si fillim për të drejta më të mëdha të kombësive të tjera – kryesisht shqiptarëve. “Marrëvesha e Ohrit”, një dekadë më parë ska qenë gjë tjetër përveçëse: ” ishte një përpjekje për bet nje shtet “Qark të shkurtër”, ose një model i krijuar në modelin federal dhe formalizimin e të drejtave kombëtare etnike .

Ky “version” i dështuar i federatës që në thelb është bërë për herë të parë me “Jugosllavin” që nuk egziston më, me një bashkim shtetesh de facto , duke e vendosur presion mbi legjitimitetin e regjimit dhe duke “shtypur” me dhunë pakënaqësit etnike nga forca e pushtetit, ose e më të fortit, atij që është i frustruar vazhdimisht nga pamundësia dhe pamendësia e tyre, për të krijuar një shtet solid ashtu si pretendon sot Maqedonia.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, Maqedonia, si Jugosllavia

SHBA: Christie, dhe Cuomo kanë shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

January 3, 2014 by dgreca

New Yorku, po përgatitet për gjendjen e jashtëzakonëshme, masa janë marrë në të gjithë qytetin në pritje të stuhisë së fortë që po vjen/

NGA BEQIR SINA, New York City/

TRENTON New Jersey: – Goverantori i shtetit Chris Christie, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shetin e New Jerseyt, në pritje të borës që mendohet se do të bjerë sonte dhe nesër .
Deklarata e governatorit, gjithashtu, urdhëron që të mbyllen të gjitha zyrat, spitalet, shkollat dhe instucionet e tjera shtetërore të premten gjatë gjithë ditës .
” Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit gjatë ditëve të ardhshme do të “prodhojnë” një shumëllojshmëri të kushteve të rrezikshme të udhëtimit në të gjithë shtetin , ” tha Christie . ” Unë e kam autorizuar zyrtarët e shtetit që të marrin të gjitha masat e nevojshme përpara stuhisë , dhe Administrata ime do të vazhdojnë të punojnë në kushtet monitoruese në të gjithë pjesën që pritet të preket prej stuhisë . ”
Stuhia, sipas Entit Shtetror të Motit pritet të sjellë diku 10 inç në disa zona , dhe do të sjellë erërat të forta me më shumë se 30 mph në orë dhe temperatura shumë të ulëta .
Urdhri i Emergjencës bën thirrje për të gjitha drejtorit e shtetit që merren me menaxhimin e emergjencave për të bashkërenduar përpjekjet e tyre në përgjigje të situatës që pritet të vijë, pra bëhet fjalë për një kordinim të detyrave në mes të qarqeve , komunave dhe agjencive të tjera qeveritare .
Policia e Shtetit, ka bërë thirrje nëpërmjet televizioneve , radiove dhe gazetave të përditëshme, duke kërkuar nga qytetarët që të udhëtojnë me kujdes gjatë stuhisë, dhe në rast se nuk e kan shumë të nevojshme për të dalë, në rrugë të rrinë në shtëpi, të paktën këto dy – ditë .
” Kushtet e motit sonte natën dhe nesër në mëngjes do të jenë mjaft të vështira , ” tha koloneli Rick Fuentes ,inspektor i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Zyrës shtetëror të Menaxhimit të Emergjencave . ” Ne po kërkojmë nga banorët New Jerseyt, që të qëndrojnë të informuar në lidhje me kushtet e Motit, dhe po u tregojmë planet tona të gatishmërisë , duke u bërë thirrje qyteatrëve, që të tregojnë kujdes ose të lajmërojnë emergjencën për anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre që janë të moshuar , ose me aftësi të kufizuara apo të izoluar nga të ftohti” tha Fuentes.
Të njëjtën thirrje bëri sot në konfrencë shtypi me Policinë e Shtetit, edhe Guvertantori i Shtetit të New Jersey, Christ Christie duke bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë stuhisë, të evitojnë lëvizjet e panevojshme me automjete, nëpër rrrugët e New Jerseyt dhe të qendrojnë në shtëpi .
” Unë inkurajoj të gjitha Jerseyanët për të mos dalur jashtë nëse është e mundur në mënyrë që të jenë sa më të sigurtë, në përgjigje të situatës së jashtëzakonshme , ” tha guvernatori i New Jerseyt Christ Christie .

Edhe, New Yorku po përgatitet për gjendjen e jashtëzakonëshme,

Edhe Kryetari i ri i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, tha se do të presë deri në mëngjes herët pasi të afrohet stuhia e parë e dimrit 2014 që ka për të goditur qytetin – për të njoftuar nëse po apo jo ai do të jap urdhër të mbyllen të gjitha shkollat dhe institucionet shtetrore të premten .
Megjithatë, tha de Blasio, qyteti po përgatitet për 5 deri në 9 inç, dëborë në pesë prej njësive bashkiake dhe se Departamenti i Mirëmbajtjes së Qytetit, po merr masa për zhbollikimin e kanalizimeve. Janë vënë në punë deri tani 450 makina hedhësa të kripës nëpër rrugët e qytetit dhe 1700 kamionë për të pastruar dëborën , tha kryetari Bill de Blasio në një konferencë për shtyp pasdite .
” Për shkak se ne jemi duke folur për rreth 1.1 milion fëmijë të shkollave në qytet- plus dhe të gjitha familjet e punonjësve , ne duhet të sigurohemi për masat që duhen marrë qysh tani , ” tha kryetari i Bashkisë së New Yorkut, gjatë një konference për shtyp gjatë mbrëmjes, së sotme në Zyrën e Menaxhimit të Emergjencave . ” Deri tani , ne thjesht nuk e dim sa të mjaftueshme janë mast për të marrë një vendim të prerë . Ne duhet të shohim se si do të kaloi situata . ”
Ndërkohë , edhe agjencitë e tjera të qytetit kan marrë masat e duhura, ato të transportiti të udhëtarve, kan planifikuara për nesër për të pakësuar shërbimet e tyre gjatë stuhisë në disa linja hekuruodhore dhe ato të autobusave urban në qytet.
MTA njoftoi se metroja nuk do të punojë në disa linja gjatë natës deri në orën 5:45 të mëngjesit të nesërm.
Trenat do të vazhdojnë të lëvizin , tha MTA , por në nivel lokal në linjat e të nëndheshme, të cilat janë të mbrojtur nga bora pra kryesishtë në Manhattan e për rreth tij në të pesë njësit bashkiake .
Metro- North, thanë ata do të zvogëlojë shërbimin pas orës 08:00 të mbrëmjes sot, por do të ofrojnë shërbim për orë të tëra në të gjitha tre linjar kryesore .
Qyteti ka pezulluar anën alternative të parkimit në rrugë , dhe u zotua për të mbajtur shkollat publike të hapur për aq kohë sa të jetë e mundur .
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit , qyteti po përballet me një stuhi të fortë, erë dhe borë -5 deri në -9 inç në mes natën e enjte dhe të premten .
Kryetari i Bashkisë, de Blasio tha se ai e kishte shqyrtuar planet e përgatitjes të qytetit për Situatë Emergjente me komisionerin Doherty, dhe ka shtuar përpjekjet për heqjen e borës nga rrugët kryesore, duke u fokusuar së pari në vevojat e domosdoshme të komunitetit, si në Rockaway dhe në Queens .
Goveranatori i New Yorkut Andrew Cuomo, tha se ka vënë të gjitha agjencitë shtetërore, në gjendjen e gadishmërisë në mënyrë të që ti dali përpara situatave të emergjencës dhe urdhëroi mbylljen e autostradës Statet Thruway New York , dhe I- 84 si dhe Long Island Expressway nga mesnata deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së premte.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, gjendje e jashtzakonshme, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT