• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR PLUMBAT E TERRORIT KOMUNIST VRISNIN DEPUTETIN E DURRESIT

March 1, 2021 by dgreca

Në  kuadrin e 100 vjetorit të Parlamentit të Parë Pluralist shqiptar!       

KUR PLUMBAT E TERRORIT KOMUNIST VRISNIN  DEPUTETIN E PARË TË DURRSIT PATRIOTIN ATDHETAR Av HYSEN MUSHKETA!

Av . Hysen S. Myshketa lindi në qytetin e Durresit me    02   .3. 1885  në një  familje qytetare durrsake të njohur për tradita patriotike , për ndershmëri, dinjitet dhe kulturë . Sipas të  dhënave  të gjetura në  Arkivin Qendror ,nga dokumentat që  disponon në gjuhën Osmanishte , familja Myshketa  figuron në  regjistrat e kohës që  në  fillimet e shekullit XVII , në  regjistrat e  Lagjes “ Kasaba”  KALA .

Ne ambientet qyetare ajo dallohej për shkueshmeri shoqerore me tërë  qytetaret e Durresit . Opinioni qytetar fliste me respekt për të  dhe e vleresonte si një nga shembujt e krenarise së  qytetit të  vet . Familja e MYSHKETEVE i kishte lidhur fatet e vete ngushtësisht me fatet e Atdheut e të  Kombit . Kishte marre pjese në tërë  levizjet politike kombëtare e shoqërore . Për këte aresye dhe për virtytet e larta ajo njihej e vleresohej nga elita intelektuale , nga paria e nga njerzit e thjeshtë  të  qytetit .Ky mjedis familjar atdhetar , I kulturuar me autoritet , me prirje perparimtare që  gëzonte respektin , simpatine e dashurine e bashkeqytetareve të vet , u bë  baza që  ndikoi fuqishëm  në  formimin dhe edukimin e djalit të  tij . HYSEN MYSHKETA , tek i cili brumosi mjaft tipare e virtyte  të   vlefshme , të  cilat me kalimin e kohës në mënyre të shkall-shkalleshme u konsiliduan dhe u zgjeruan më tej .Formimi  i tij shpirtëror , arsimor , psikologjik , kulturor dhe kombëtar kaloi një  proces të  gjate kohor dhe nepermjet rrethanash komplekse që kaloi populli dhe kombi shqiptar në  dekadën e fundit të  shekullit XIX dhe në  çerekun e parë të  shekullit XX , kohë  dhe periudha shume të  rëndesishme me kthesa të  mëdha për fatet e shqiptareve si komb . Në dhjetevjecarin e pare të  shekullit XX , kur ai ishte ende i ri dhe vazhdonte  shkollën plotore turke e më  pas medresene në qytetin e lindjes , në  Durrës , trojet shqiptare u perfshinë  nga ngjarje të mëdha politike e ushtarake . Lëvizja Kombëtare Shqiptare antiotomane për çlirim nga pushtuesi shekullor, për liri e pavarësi , asokohe kishte marre vrulle të  reja të  papara deri atehere . Ato ngjarje lane mbresa te çdo shqiptar . Ato i përjetoi në ndërgjegjen e tij edhe Hyseni i ri , sikurse shkruan ne “Kujtimet” e tij . Mbas mbarimit të shkolles plotore turke dhe medresesë  nisi punën në gjykate . Në punën e tij asnjëhere nuk u influencua nga dasite fetare , mbasi për ë,  të  gjithë ishin vëllezer shqipetare . Ndjenja  kombëtare mbi çdo gjë . Tek bashkekombasit ai kërkonte dhe gjente atë që i bashkonte dhe jo atë që i ndante . Ky ishte principi që e udhehoqi gjate tëre jetes . Ndaj u ngrit dhe nuk u pajtua asnjëhere me kërkend që i meshonte përçarjes , të cilën e denoi kurdohere dhe luftoi për menjanimin e saj .

Ne vitin 1913 Hyseni shkoi në Shkodër përkrah  vullnetareve e trupave ushtarake që luftonin për mbrojtjen e Shkodrës nga pushtuesit serbo-malazez .Pasi u kthye vazhdoi punën në administratën civile të Qeverise së Ismail Qemalit e më pas në atë të  Princ Vidit . Gjatë periudhës së Kryengritjes Fshatare te Shqiperise se Mesme ishte nepunës në gjykate . Denoi dhe nuk u pajtua me karakterin antikombetar të Kryengritjes .

Hysen Myshketa i takon atij brezi intelektualesh nacionaliste e idealiste që kërkonin përhapjen e shkollave , të shkrimit e të gjuhës shqipe dhe sidomos për perdorimin e kësaj të  fundit në administratën shtetërore. Ne aspekti fetar ishte një fetar tolerant dhe siç shprehet edhe vete… pata  fillu nje lufte të hapet në favor të reformës fetare ,  …” Une personalisht dhe sinqerisht besoj Krishtin dhe Muhamedin , respektoj xhamin dhe kishën , dashunoj me ndjenja të barabarta muslimanin dhe krishtenin , bile dhe afetarin e sidomos bashke-kombetarin . Vleresoi sidomos Kongresin e Lushnjes dhe e kuptoi mire rolin e tij në momentet që  kalonte Shqiperia . Në vitin 1920 u emerua anetar i Këshillit Bashkiak për qytetin e Durrësit .

Në  shkurt-mars 1921 populli i Prefekturës së Durrësit e zgjodhi Hysen Myshketen deputet të  tij në Parlamentin e Pare Puralist Shqiptar .  Në Mbledhjen  VIII –të  date 11 maj 1921 u zgjodh anetar në  Komisionin për punët e Drejtesise , ankimeve edhe parashtrimeve gjithfaresh , dhe ishte shume aktiv në diskutime ,debate dhe çeshtje ligjore . Në  Parlament Hyseni qëndroi  nga 21 prill 1921, kur u hap Parlamenti deri në ditët e para të marsit 1922,sepse pas ështimit të Lëvizjes së Marsit ,në  të cilën mori pjese dhe ishte një  nga organizatoret e saj , u detyrua të mërgoje jashte vendit per t’I shpetuar ndjekjeve dhe persekutimeve qe rane mbi pjesemarresit e saj. Qendroi nje kohe ne Bari te Italise dhe prej andej shkoi ne Stamboll ku ndoqi dhe mbaroi me rezultate shume tw mira Fakultetin e Jurispundencws nw  Universitetin e Stambollit , duke u kompletuar me kulturw juridike .

U kthye nw atdhe , nw  Shqipwri , sapo fitoi Revolucioni Demokratik e Qershorit 1924 . Nw  korrik 1924 , Qeveria e Fan . S . Nolit e emeroi Kryetar tw  Bashkisw  sw Durrwsit ku qwndroi deri nw 24 dhjetor tw atij viti , sepse me shtypjen e Revolucionit tw Qershorit 1924 serishmi u detyrua tw largohej nga Shqiperia nw mwrgim, nw  Itali . Me shpalljen e amnistisw nga Ahmet Zogu ne 1926 , nga e cila pwrfitoi edhe Hysen Myshketa , ai u kthye nw  atdhe duke u terhequr nga jeta dhe veprimtaria politike . Iu kushtua jetws private , profesionit tw avokatit , tw cilin e ushtroi pwr rreth 17 vite , nga 1926 deri me 10.10.1943 .Ka qwnw i martuar me Aishe Myshketa  dhe ka lwne djalin Isa Myshketa . Rruga e gjate ne profesionin e juristit mbi 35 vite duke nisur që nga viti 1905 deri 1912 si sekretar në organet gjyqsore e mw pas si ndihmws kryesekretar , gjykatws hetues , anetar gjyqi i shkalles sw parw, zwvendes kryetar gjyqi; 1917-1926 si kryetar i komisionit bashkiak tw tokave tw kullotws Shkozet , pronw  publike e qytetareve Durrsak , e me pas 1926 si avokat I Bashkisw sw Durrwsit ; nga 1926 e deri sa u vra  si avokat nw Durrws . Gjatw viteve 1926-1939 e deri me 1943 ai beri njw  jetw tw pasigurte nwn kwrcwnimin e burgimit apo tw pushkatimit . Tri here e burgosen , por nuk e thyen dot nw bindjet e konceptet e tija liberale-demokrate , nw pikpamjet nacionaliste , nw  qendrimet progresive , tw cilat iu desh t’i perballonte me gjakftohtwsi  , mature ,e durim dhe t’i kalonte me mencuri . Pushtimin fashist tw Shqiperisw  e priti me indinjate tw  thelle duke e quajtur daten 7 prill , ditwn e premte tw ZEZE me 7 prill 1939 . Ndergjegje e tij atdhetare , shpirti i nacionalistit e nxitnin tw shprehej qw nw atw  kohw  pwr shpwtimin e atdheut . 

E hene 4 tetor 1943 .Zyra avokatore e Av. Hysen Myshketa . Nw zyrw  ndodheshin Av.Hyseni, djali I tijw  Isai , i cili punonte sekretar dhe shoku I zyrws Gjon Vlashi . Ora 12.00 ,  Av Myshketa niset drjetim shtwpiw kur mbas shoine qwllojn me plumba  njwsiti gueril komunist I Durrsit.

Pwr kwtw akt barbar  gazeta “ Kombi “ e datws 08.10.1943 shkruante : “ Njw atentat kunder patriotit te vjeter Hysen Myshketa . Me hidherim lajmwrojme  se para ca ditwsh z. Hysen Myshketa , avokat nw Durrw s , wshte plagosur rwnde nw atw  qytet , mu nw  mes tw  bulevardit , prej tre djemsh tw panjohur tek po shkonte pwr dreke  nw shtepi  Ky atentat i shwmtuar,-vazhdon artikulli i gazetws,- kundwr njw patrioti dhe nacionalisti tw vjetwr qw gwzon simpatine mw  tw madhe si nw Durrws ashtu edhe nw Tiranw , Kavaje e rrethet pwr  patriotizmwn dhe ndershmwrine e tij ka shkaktuar njw zemerim tw thelle nw mes tw popullit . Ndwrsa me datw 17 tw po atij muaji po kjo gazeta njoftonte se Hysen Myshketa “ I plagosur rwndw  nw  Durrws , vdiq me 10 tetor 1943 nw Spitalin e Shtetit Tiranw . Me shpirt ndrr dhwmbe ,- thekson gazeta,- mendimin e fundit e pat… te fati i atdheut “ . Populli I qytetit te Durresit e percolli me nderime te medha e respekt tw thelle ,pwr nw baneswn e fundit , birin e tij tw dashur qw jetwn e tij ia kushtoi qytetit ku lindi , u rrit dhe dha jeten…Mbas vitit 1944… , per nje pjese ishte çlirim , po pë r familjen MYSHKETA ishte persekutim 45 vjeçar. Me ardhjen e Demokracise dhe fitoren e saj , me rrezimin e diktaturws mw tw egwr komuniste nw  Europe , figura historike e Av . Hysen Myshketa u rehabilitua . Qw nw  ditet e para Bashkia Durrws me propozim tw shoqatws “ Durresi “, njw rruge i vuri emrin e tij , sot nw  Durrws ka njw Rruge “ Hysen Myshketa “ .Tirane 7.11.1992  , Dekret  Nr.344 ,Presidenti I Republikes Z. Sali BERISHA , i jep Zotit Hysen Sulejman Myshketa m Medaljen “ Martir I Demokracise “ . Me Vendim nr.132 ,date 16.10.1996 ,  Keshilli Bashkiak I Qytetit Durres  i jep Hysen Sulejman Myshketa ( Pas vdekjes ) tiullin :  “ Qytetar Nderi I qytetit te Durresit “ .Me 24 12.1999 Shoqata  “ Durresi “  e shpall “ NJERIU  I  SHEKULLIT “   Z.  Hysen Myshketa  “ Pwr kontributin e veçante qw ka dhwne pwr qytetin e Durrwsit nw fushen e Drejtesise   Me  Dekreti  10277 , Tiranw  me 05.05.2017 ,Presidenti i Republikw s Z. Bujar NISHANI , i jep Hysen MYSHKETES ( Pas vdekjes ) DEKORATEN   “  NDERI  I  KOMBIT “.

Besim NDREGJONI

Filed Under: Fejton Tagged With: Avokati Mushketa, Besim Ndregjoni

PARCELA KOMBËTARE E KUJTESËS- SOLIDARIZOHU!

November 10, 2020 by dgreca

Solidarizohu për ngritjen e Parcelës Kombëtare të Kujtesës në përjetësimin e 4500 të pushkatuarve që u zhdukën dhe kufomat diktatura enveriste….

NJOFTIM NGA UNIONI MBARËKOMBËTAR I TË BURGOSURËVE DHE TË  PËRNDJEKURËVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

Kam nderin të ju njoftoi se Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë ka marrë vendimin për të ndërtuar Parcelën Kombëtare të Kujtesës në Tiranë. Në nderim të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste, e cila iu ka zhdukur dhe kufomat e tyre. Ka 30 vite që kërkojmë eshtërat e të zhdukurve por, fatkeqësisht, një pjese të madhe të tyre i kanë marrë lumejtë, si fëmijtë e vegjël në kampin famëkeq të Tepelenës, apo zalli i Kirit në Shkodër. Qindëra të tjerë i ka baltos këneta e Vloçishtit dhe Bedenit, qindëra të tjerë janë zhdukur nën humnerat e galerive të Spaçit e të Qafës Barit e Bulqizës, ndërsa dhjetra të tjerë janë zhdukur në vijën kufitare të Shqipërisë.

Nisur nga zhdukja e tyre — për të i nderuar dhe mos me i harruar kurrë –vendosëm që në Kryeqytetin tonë Tiranë, të ndërtojmë Parcelën Kombëtare të Kujtesës me emrat e tyre, ashtuqë martirët të nderohen e të përkujtohen një lloj si hebrejtë në Berlin që u zhduken nga nazizmi. Ju jemi drejtuar personaliteteve të larta shqiptare kudo që janë të solidarizohen me vendimin tone për të detyruar organet shtetërore që të caktojnë një vedn në Tiranë, për Parcelën Kombëtare të Kujtesës, në nderim dhe kujtim të përjetëshëm të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste.

Me inisiativën dhe vendimin tonë kanë shprehur solidaritetin e tyre Shkrimtari i madh Ismail Kadareja me Elenën, ikona e antikomunizmit ish i burgosuri politik në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, Aktivist i të drejtave e lirive të njeriut, dhe mbrojtsi i çeshtjes shqiptare në Ballkan, Prof. Sami Repishti, ish Drejtori i Zërit të Amerikës dhe ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fran Shkreli, Poetet e shquar Elida & Skender Buçpapa,Prof. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, Rektori i UET, Prof. Selami Xhepa, ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Zotërinjtë Bamir Topi, Bujar Nishani e Sali Berisha, Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe shumë të tjerë që po i kontaktojmë. Ju lutemi dhe presim edhe solidarizimin tuaj me këtë nismë sa fisnike dhe humane, aq edhe atdhetare. Bëhu dhe ti kontribues me solidarizimin tënd në nderim dhe kujtim të shqiptarëve martirë, të cilëve ua zhduku madje edhe kufomat e tyre diktatura komuniste enveriste. Jemi në pritje të solidarizimit tuaj me nismën tonë, për të përkujtuar përjetësisht me një parcellë në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranë, 4500 shqiptarët e vrarë nga diktatura enveriste. Jemi në pritje të përgjigjes suaj!

Ju mund ta dërgoni solidarizimin tuaj në adresën elektronike besimndregjoni@yahoo.com

Me shumë respekt e dashamirsi,

Besim Ndregjoni

Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

President i Unionit Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë.

Filed Under: Komente Tagged With: 4500 te pushkatuar nga diktatura komuniste, Besim Ndregjoni, Parclea e Kujteses

PALIGJSHMËRIA E QEVERISË NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË

January 20, 2018 by dgreca

PALIGJSHMËRIA E QEVERISË NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË, KËMBANË ALEARMI PËR SHOQËRINË SHQIPTARE!/

Ne preambulën e Kushtetutës të Republikës  së Shqiperisë, thuhet :  Ne të gjithë, populli shqiptar dhe perfaqësuesit e tij, theksojme vendosmërin  për të ndërtuar  një shtet të së drejtës , demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke e pranuar njeherazi shtetin e së drejtës  si një nga parimet më fondamentale në një  shoqëri postkomuniste.  Ligji   “Për dëmshpërblimin e ish – të përndjekurve politike të regjimit komunist, konkretizon jo vetëm premtimin politik publik  në përmbushjen e detyrimeve morale dhe ligjore që shoqëria jonë ka ndaj kësaj shtrese të nderuar, por njëherazi   formaton seriozisht korpusin e ligjeve  për shtetin e së drejtës që ne po ndërtojme . Mbas  27  vjet tranzicion del Ministri i Financave dhe deklaron me papërgjeshmëri  dhe në kundërshtim me Kushtetutën  por dhe me kërkesat e Forumeve  Europiane  se qeveria e tij nuk do të dëmshpërblejë trashgimtarët e të përndjekurve politikë. Urretje ideologjike apo lajthitje individuale e Ministrit. Institucionet Europiane  kërkojnë   një qeverisje të  standartit  perendimor, ku ne aspirojmë  të  integrohemi, larg frazeologjive të  bukura letrare, larg çdo patetizmi që  gjithsesi do të ishte i drejtë, më duhet të theksoj në krye të herës në këtë shkrim, se me këtë ligj  plotësojmë kërkesat ligjore që garantohen në nenin 44 të Kushtetutës së Shqipërisë  të vitit 1998 “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet  dhe /ose zhdëmtohet në përputhje me ligjin në rast se është denuar për shkak të një akti veprimi ose mosveprimi  të paligjshëm të organeve shtetërore”. Ne, të gjithë, shoqeria shqiptare kemi arritur në deduksionin logjik se :Regjimi komunist  në Shqipëri, 1944-1990 ishte  antikombetar,i paligjshëm dhe kriminal. Si i tillë   ky regjim është  denuar nga e gjithë shoqëria shqiptare pa të  drejtë apelimi. Nga organi ligjvëns, Kuvendi i Shqipërisë , Parlamenti i parë pluralist i Republikës së Shqipërise me ligjin nr.7514  datë 30.09.1991 duke përdorur kopetencat e tij, u jep ish- të burgosurve, dhe  të përndjekurve politikë, Pafajesinë, dhe  e  konsideron në  nderin e vet që si përfaqesuesi më i lartë i popullit, në emër të shtetit juridik t”u kërkojë falje këtyre njerëzve për  denimet politike  dhe vuajtjet që kanë pësuar  në të kaluarën “.Neni 1  i ligjit  sanksionon se: “Janë të pafajshëm dhe quhen të padenuar për efekte moshe, politike, sociale dhe ekonomike të gjith personat që janë denuar për legjislacionin  dhe propaganda  kundër shtetit,arratisje, sabotim, pjesemarrje në  organizatat  politike etj.” Kjo pafajesi ,e theksoj PAFAJESI,e lidhur  me nenin 18 të Kushtetutës  për barazi para ligjit u jep të drejtë  të dëmshperblehen  në masën e parashikuar në Kodin Penal, e konkretisht në nenin  57 të tij.Për të arritur  tek  Kuvendi aktual që duke iu referuar Rezolutave  të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe konkretisht  Rezolutës  nr.1096 (viti 1996) “Masat për të ç′rrenjosur trashgimnië e sistemeve   totalitare komuniste”.Rezoluta nr.1481 ( vitit 2006) ” Domosdoshëria për denimin  ndërkombëtar  të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”  si dhe  vendimeve të Konventes së Parë Kombëtare të Unionit  Mbarëkombëtare për Integrimin e të Përndjekurve Politike dhe te Qendrës Shqiptare  të Rehabilitimit të të Mbjetuarve të torturës” Për denimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri” ,date 12.05.2006  në pikën 15 të Rezolutës të miratuar nga ky Kuvend : ” Mbeshtet hartimin e një strategjie kombëtare  për eliminimin e pasojave të totalitarizmin gjysmë shekullor në Shqipëri dhe fton  institucionet  shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të përndjekurve politike për integrimin, arsimin,punesimin,strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohe sa më të  shpejtë”.Pra Qeveria në këtë rast s′ka bërë asgjë  tjetër veçse ka përmbushur detyrimin e saj ligjor ,e theksoj detyrimin ligjor Kushtetues.
Nga ana tjetër sipas të Drejtës Ndërkombëtare bashkohore konkretisht: Deklarata e Parimeve Themelore të Drejtësise për viktimat  e krimeve dhe të abuzimit me pushtetin, aprovuar me Rezolutën  e Asamblesë së Përgjitheshme  të OKB viti 1985 /  “Viktimat kanë të drejtën  për dëmshperblim të menjëhershëm  për dëmin e pësuar, dhe, se shtetet duhet të  përpiqen të parashikojnë  kompensim financiar “. Ligji i  datës 29.07.1993  nr.7748 “Për Statusin e  ish – të  denuarve dhe të përndjekurve politike  nga sistemi komunist”,  obligon shtetin demokratik  që pamvarsisht  nga vështiresit me të cilat ndeshet  shteti dhe shoqëria  shqiptare e ka detyrë dhe përgjegjësi morale  e historike  që  të  respektojë  dhe të  marrë masa konkrete  për realizimin  e së  drejtës ligjore  të dëmshperblimit e kompesimit  këtij grupimi të madh ,të konsiderueshëm ,të  orientuar historikisht e politikisht. Duke sintetizuar në një  të  Drejtat Kushtetuese Dispozitat ligjore në  fuqi në  Republikën  e Shqipërise , përfshi Kodin Penal etj si dhe detyrimet  nga e Drejta Ndërkombetare ,në funksion të përmbushjes  edhe të   detyrimeve që  shtron  integrimi në  rradhën  e shteteve demokratike  europiane,  Parimi i Drejtësise  ka marrë  në considerate   edhe interesat  e tjera të   shoqërise ,si dhe interesin publik  në  tërsi  duke patur synimin kryesor zvogëlimin  (pa arritur dot objektivisht  zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit  të grupimeve  përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë të tij etj,në mënyre që  zgjidhja  të jetë  e qëndrueshme ,efektive.Parimi i barazisë  kërkon ndalimin  e diskriminimit dhe trajtim të barabartë  në të drejta  e të gjithë viktimave .Duke qënë  të vetëdijshëm  se dëmshpërblimi dhe  kompesimi  në tërësi janë  detyrime pozitive  të shtetit për integrimin dhe rehabilitimin e kësaj kategorie njerzish në shoqërinë shqiptare.Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi  i dinjitetit të barabartë  të cdo personi  që për shkak të burgosjes  apo përndjekjes politike  gjatë regjimit komunist  përfiton interesin publik  në tërsi  duke patur synimin kryesor zvogëlimin  (pa arritur dot objektivisht  zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit  të grupimeve  përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë ë tij etj,në menyrë që zgjidhja  të jetë e qëndrueshme ,efektive. Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi  i dinjitetit te barabarte  te cdo personi  qe per shkak te burgosjes  apperndjekjes politike  gjate regjimit komunist  perfiton nga kushtetuta  dhe ligjet shqiptare.Dëmshpërblimi  dhe kompesimi i të burgosurve politikë  duhet të jete më shumë  reflektim i detyrimeve ligjore  por edhe vuajtjeve të  tyre ,hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet jeta e përditshme.

Dua të kujtoj këtu që,Ligji i Qeveris socialiste i vitit 2004,i cili me te drejte u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese parashikonte ta demshperblente kete kategori me nje vlere financare 30 lekë në  ditë . Ligji i vitit 2007  kthehet me dinjitet dhe plotëson  atë obligim moral, politik e historic e ligjor, jo vetëm thjesht  ndaj shtresës  së ish-të përndjekurve politike por edhe me gjerë, si dhe detyrimet ligjore ndaj Kushtetutës  apo dokumentave të ndryshme ndërkombëtare Ligji nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Është  vëne në zbatim nga qeveria  e nëparshme demokratike e cila për hirë të së  vërtetës  megjith politizimin dëmshperblej  24 .000 qytetar me dy këste. Ndryshe ndodhi me PS që është  në pushtet., ajo ka dhënë 3 këste për 2000 qytetar duke bërë  një  diferencim klasor  me arsyetimin të  gjallët nënkupto të burgosurit ,e të trashgimtarët asnjë qindarkë  dhe këto nga mosha po i kalojnë  të 60/ .  dhe në  propogandën e saj qeveritare deklaron se kemi dhënë  5  këste duke përfshirë  dhe 2 këstetet që  i ka dhënë PD. Problemi i dëmshpërblimit duhet të mos trajtohet politikishtë por ligjërishtë se ai është  një  ligj detyrues kushtetues për ata qytetar që përballuan vuajtjen plumbin torturat nga një regjim diktatorial. Problem i dytë  është  se reth 1000 të përndjekur i kan dorzuar dokumentat mbas afatit dhe duhet të kalojnë  për të  u dëmshpërblyer.  Dëmshpërblimi nuk është lëmoshë  e qeverive por detyrim ligjor kushtetues dhe detyrues për zbatim për çdo qeveri e majtë e djathtë. I sjellim në vëmendje Ministrit të Financave mbas dekleratës që bëri dje se qeveria e tij do të propozoj heqjen e dëmshpërblimit, të trashgimtarvet, të lëxoi Kushtetutën e  vendit , konventat ndërkombëtare të mbrotjes së të drejtave dhe lirive të njëriut, si dhe kodin civil që përcakton trashgimninë e qytetarit në sistemin demokratik në Republikën e Shqipërisë.

E paralajmrojmë  Ministrin e financave çdo vendim politik ndaj të përndjekurve politike do të  jetë fundi i turpshëm i urretjes sjuaj dhe qeverisë  që ju bëni pjesë. Ne nuk  ju frikëm plumbave të etërve tuaja jo u frikemi vendimeve politike staliniste të një Ministri që me këtë vemdim don të fshijnë krimet makabre të komunizmit. Urretja juaj ndaj të përndjkurve politike do te mposhtet nga paqja që ne i kemi përcjell shqiptarve nga 28 vite plurlalizem.

*Besim Ndregjoni-President i Unionit të Burgosurve dhe të  Permdjekurve Politikë  të Shqipërise.

Filed Under: Politike Tagged With: Besim Ndregjoni, E QEVERISË NDAJ TË, PALIGJSHMËRIA, PERNDJEKURVE POLITIKE

ZOTI KRYEMINISTËR: KTHEJANI QETËSINË ESENINIT SHQIPTAR

August 17, 2017 by dgreca

2-besim-ndregjoni-300x200

Nga Besim Ndregjoni/ President i Unionit Mbarekombetar te Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise /

Në fillim të muajt gusht ndodhesha me pushime në Pogradec në qytetin e Mitrushit e të Lasgushit ku perla e mrekullueshme hynore liqeni,  i jep këtij qyteti, madhështinë e bukurinë natyrore  me pamjen e magjishme që  do ta kishte lakmi çdo krahine apo qytet në botë.  Po shëtisja me miqtë e mij pogradecar ish të përndjekur politike dhe rastësisht përjetova një debat  në mes dy rojeve të lokalit 1 Maj,  dhe dy zonjave të nderuara bijat e poetit të madh lirikut të pazevendësushëm  shqiptar me përmasa botërore Lasgush Poradecit. Godina e 1 Majit ishte në tokën e Lasgushit të  madh, e ndërtuar mbas viteve 90 e përkrahur nga pushtetet politike,  rojet nuk u  jepnin të drejtë zonjave të parkonin makinën në pronën e tyre të trashëguar brez mbas brezi. Debati ishte sa qesharak dhe aq tragjikë.  Ata që kishin ndërtuar godinën në tokën e Lasgushit, nuk lejonin pronaret e ligjshme të pushonin në pronën e tyre. Ata që kishin përkrahjen e mafies pushtetare, silleshin me zonjat e nderuara si xhelatë duke u mohuar  qëndrimin në pronën e ligjëshme.  Duke dëgjuar këtë debat në mes pronareve të ligjshëm dhe mbrojtsve të hotelit të pa ligjshëm, mendja të shkonte larg në kohë, kur barbarët komunistë , në vitet 44-90 i nxirrnin  pronarët nga pronat e tyre dhe i degtisnin rrugëve të Shqipërisë si muhaxhirë. Viktimat e pafajshëmm ishin bijat e Lasgushit poseduese e kësaj prone. Kurse mafia e pushtetit sillet si padrone ndaj këtyre viktimave që si qytetare të dermuar nga sorollatja nëpër gjygje për 27 vite  nuk janë në gjendje të gëzojnë pronën. Këto viktima të diktaturës dje dhe të “demokracisë”  sot , kan një emër, janë pronarët e ligjshëm zoti Kryeministër, janë Maria, dhe Konstandina dy bijat e poetit LLazi Gusho, Lasgushit të pavdekshëm. Janë qytetare dhe  pronare në  qytetin e tyre. Lasgushi i madh i poezisë shqipe dje në diktaturë,  përbuzej nga regjimi, që si thurte lavde komunizmit . Sot vajzat e Lasgushit, zoti Kryeministër e shohin veten të përbuzura, e shohin veten si “lecka të hedhura poshtë” nga ata që nuk pranojnë të trazohen nga tregimet e tyre-historira të kaluara që u kujtojnë pushtetarve karierën gjatë regjimit komunistë. Në Pogradec tregonin se turizmi e kishte  pronë një ish ministër finance të pushtetit aktual, disa hotele janë të ish ministrit të mbrendshëm, po të kësaj qeverie,  vila në Hudenisht jane të filan deputeti të  majtë në parlamentin e tanishëm shqiptar  etj .  Dhe asnjë pronarë i  ligjshëm në Pogradec nuk kishte një vilë apo një hotel. Para ndërgjegjeve të këtilla ne ballafaqohemi nga një rrezik vdeksor: Ringjallja e diktaturës me një maskë të re.

Pronarët shqiptar dje në kondita ekstreme mbrotjen të drejtën , të vertetën, njerzoren dhe nderin e kombit shqiptar. Padrejtsia në këtë vend zoti Kryeministër është kthyer  në formën ma të keqe  të sundimit  duke hedhur mbi vete  mantelin e “demokracisë’.

Kohët kan ndryshuar , sistemet diktatoriale e politike, shkojnë e vijnë, por pronarët të përndjekur me karakter  dhe koncepti i tyre njerzor  janë vlera të përhershme. “Prezenca e së keqes” në shoqërinë shqiptare  do të përfundoi në mënyrë të paevitueshme në korruptimin  e plotë  të atyre  që sundojnë, ose në revoltën e atyre që persekutohen. Është bërë  zakon në Shqipëri që për të mbuluar të vërtetën, qeveritarët  akuzohen si “shfrytëzues”e “parazite”sepse shumë prej tyre kërkojnë dhe marrin pasurinë dhe pronat e sekustruar  pa të drejtë nga regjimi diktatorial.

Në Kushtetutën Amerikane gjinden tri fjalë që përcaktojnë filozofinë e themeluesve të kësaj demokracie të madhe: liria, jeta dhe kërkim për lumturi (life, liberty and the pursuit of happiness) Në thelb, koncepti i pronës private kishte aq rëndësi sa edhe jeta dhe liria.  “Prona private “ ( the private property) është diçka që i takon vetëm pronarit të ligjshëm, don të thotë  një e drejtë   ekskluzive me e gëzue  në kuptimin më të gjërë të fjalës, çdo gjë që ka një çmim ose një interes  e konsiderohet  kryesishtë si burim pasurie.

Prona private është burimi i të ardhurave që i shërbejnë plotsimit e nevojave material  e kulturore vetiake e familjare. Një  gjendje e  këtill e bën pronarin e lire e të pamvarun nga shteti, I pamvarun në një shoqëri ku sundon ligji, individi quhet qytetar i lire. Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri koncepti i pronës ndryshoi rrënjësisht, ajo u përcaktua  si “diçka që është në përputhje  me parimet  e një shoqërie që i përgjigjet kërkesave të moralit komunistë” Kjo don të thonte pasuri shtetërore , koperativiste dhe jo private. Natyrishtë pronarët e kundërshtuan dhe përfunduan në burgje dhe kampe përqendrimi. Kështu jetoi Shqipëria 45 vite  diktaturë.

Por absurditeti i një zhvillimi të këtill çfaqet sot kur sistemi komunist është përmbys dhe metodat e tia vazhdojnë të aplikohen nga qeveritare të indoktrinuem  që refuzojnë të pranojnë kuptimin e mirfilltë të pronës private: jetë të lire e të pamvarun nga “shteti”.  Është asurde kur shihen sot viktimat e regjimit komunistë ish pronarë të sillen vërdallë zyrë në zyrë e gjykatë në gjykatë për pasurinë e trashëgueme dhe sorollaten përpara një administrate shurdh –memece  që sundon këtë vend, dhe jo nga “shërbestarë”  e demokracisë të shoqërisë së lire.

Zoti Kryeministër kthejani qetsinë Lasgushit në botën e amshuar, kthejani pronën Eseninit shqiptar dhe gëzoni bijat e tij duke ju dhënë pronën e tyre. Aborgoe ligjin famkeqë 7501 dhe atëhere do të ndërtoni shtet, shtet të së  drejtës. Mos aborgimi i këtij ligji dhe mos kthimi i pronës tek i zoti është një këmbanë dhe paralajmrim për të gjithë ata që sot heshtin e qëndrojnë indifferent.  Koha do ta tregojë!

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Ndregjoni, KTHEJANI QETËSINË ESENINIT SHQIPTAR, Lasgush Poradeci, Zoti Kryeministër

ÇADRA E LIRISE: LENDA KUNDRA VEPRUESE NDAJ VIRUSIT KOMUNIST!

April 24, 2017 by dgreca

besim_ndregjoniNGA BESIM NDREGJONI/Francezët kan një shprehje: “Nuk ndërtohet mbi boshllëk!’’ periudha 26 vjeçare pluraliste tregoi se vendi i jonë nuk vuni themelet e shëndosha  për nji shtet shqiptar  të së drejtës , dhe nji shoqëri demokratike fuksionale. Në këto ditë të protestës dy mujore të shqiptarve ndërmend më sillet çdo ditë historia e një patrioti shqiptar Ziso Vangjeli i cili besoi në “komunizma”. Plaku Ziso Vangjeli  ishte shkolluar në Amerikë dhe  gjatë luftës kishte zbarkuar në Normandi si oficer amerikan. Historian  dhe ushtarak  punoi në Paris pastaj kthehet në një klub kulturor dhe ju dha të kthehej në Shqipëri. Sëmundja e dashurisë për atdhe. Sipas bisedimeve paraprake do të punonte si pedagog . Ja fali shtetit shqiptar  gjithë biblotekën e tijë. Por përfundon në burg. Dhe në sallën e gjygjit ai nuk do të i përgjigjiej akuzës së  prokurorit komunist por do të ligjëronte një mesazh për të ardhmen e shqiptarve:- Kur të bjerë” komunizma”, -tha se do të bjerë “patjetër”  ne do të vuajmë më pas  me dekada  prej hibridit. Komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit. Bijtë e të kuqve do të vijojne etërit. Ajo përzjerje  zelli dhe inati, here i fshehtë e here i hapur  për etërit e kuq  që spatën fuqi  dhe mend të ishin të pëjetshëm, do të i bëjnë më dinakë dhe më të liq. Nga kundërshtarë e tyre  që i urrejnë për vdekje, do të u  vjedhin idetë , projektet dhe deri sloganet e do të i propogandojnë më mizorishtë  për ti vënë  ato në jetë, gjoja si amanete.. (Shifni sloganet e  “Rilindjes” sot “Për një Shqipëri europiane” etj slogane propagandistike .)  dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e zotërve  të këtyre ideve. Do të kërkojnë  pushtet të pamerituar  si trashgimtarë , si zanatçinj të kuq, dhe kundërshtarët do ti durojnë sa për sfond.  Do të kërkojnë të bëhen  ata pronarë  dhe që të mbrohen  do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre  e rroposën  ose e luftuan  gjithë jetën si bolshevikë të trashë. Kundërshtarët e të kuqve  në Shqipëri ç’kanë mbetur  pas kasaphanave  dhe të rinjtë që do të dalin , janë pa përvojë dhe kështu do të sundojnë te ne hibridi. Gjatë, mjaftë gjatë.  Hibridët janë si monstrat. E për të luftuar ato duhet qënë si ata. Do të jetë më keq ca  kohë e njerzit  do të mendojnë diktaturën si zgjidhje. Burg i detyruar . Liri e detyruar.  Kaos dhe llum. Pra pas denimit  me burg populli do të denohet me liri qorre. Liria qorre është denim. Se  ne  nuk do të dime  ç’t’i bëjmë asaj si një gjeje të tepërt.  Do ta përdhunojmë si barbarët. Unë nuk do të jem atëhere . Ju do të jeni: Mbahe mend  dhe kujtojmë. Ske ç’bën jo. Veç kujtojmë  mua plakun. Nuk jam unë njeri, kundër komunistëve, jane komunistët kundra njeriut. Kështu përfundon fjalën e mbrotjes në gjygjin komuniste Ziso Vangjeli. E këtë ligjëratë plaku i urtë  profesori, historian,  dhe ushtaraku i mire e bëri para gjysëm shekulli. Dhe që vertetohet sot,  si para 50 viteve  kur e shqiptoi në sallën e gjygjit plaku i urtë. Ky ka qënë trashëgimi që na la komunizmi në vendin tone, nga i cili do të ndërtohej Shqipëria e re  demokratike;  e plagët e hapuna nga “diktatura e proletariatit” mbeten të hapuna , dhe na ndjekin  kamba –kambës. Kjo “tragjedi e pameritueme”  u dyfishue  nga mungesa  e traditës demokratike në vendin tone… larg  nga Europa. Mbas 26  vjet “tranzicioni” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritë pikën ma të ulët në qeverisjen e vendit, dhe kemi ra në nji pellg imoraliteti që kërcënon me u revelue “i pashërim”. Kemi shkelë pragun pa kthesë të humbjes së besimit në “njeriun”; nuk besojmë njeri, nuk përfillim njeri, përpiqemi të varrosim tjetrin në përpjekje me ngritë veten tonë…. Ashtë krijue nji atmosferë e sëmurë në shoqëninë tonë shqiptare. “Diçka qelbet në Danimarkë”, deklaronte Hamleti. E përpara  kësaj shurdhmërie a duhet të heshtim? Sot atdheu i jonë vajton  për një udhëheqje serioze, fisnike  e thellësishtë demokratike, me rrënjë të thella  në traditat e kombit tone. Revolta e shqiptarve në këtë 64 ditësh  jep kuptimin filozofik e praktik të kuptojmë se një rend publik demokratik dhe i qëndrushëm kërkon kryesishtë :“pushtet” dhe “moralitet”. Ne shqiptarët nuk duhet të i lejojmë vetes  të fundosemi në humnerën e shprehejes :”tani është vonë”  dhe flas për ata shqiptarë që nuk e ndjejne veten fajtorë.  Cadra e lirisë, është ndenje  pafajsie  që krijon revoltën , akt guximtar  që sjell lirinë. Misioni i votës së lirë asht një përgjegjesi  e paevitueshme  për botën ku jetojmë. Këtu lind shpresa  për një nji jetë që nuk është skllavëri,. Së bashku, të gjithë ngrihemi nalt e fitojmë betejën morale: shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejue që fitorja e përbashkët të kthehet   në tragjeditë tona individuale , si në komunizëm. Sot shqiptarët janë të djegun  për liri e demokraci.  Shqiptarët janë të sigurtë që, nëse e tashmja është  në  duar  të oligarkëve të  pseudopushtetit  në Shqipëri, e ardhmja i takon  lirisë dhe demokracisë, republikës së re për të gjithë. Kjo andërr nuk shuhet dhe do të bëhet realitet. Ejani në vete, o shqiptarë! ( Faik Konica)

Filed Under: Politike Tagged With: Besim Ndregjoni, cadra e Lirise, virusi komunist

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT