• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Nishani u uron besimtarëve myslimanë

June 24, 2017 by dgreca

presidenti-i-republikes-bujar-nishani-1-300x2004-300x2008-300x200Tirane-24 qershor 2017- Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u uron të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo ku janë, Festën e shenjtë të Bajramit të Madh:

“Të dashur besimtarë myslimanë,

Kam nderin dhe privilegjin që në cilësinë e Kreut të Shtetit t’ju uroj nga zemra: Gëzuar dhe përshumëvjet Bajramin e Madh!

Le të na shërbejë kjo ditë e shenjtë feste për të pastruar veten dhe shoqërinë tonë nga ndasitë, mëritë dhe përçarjet pa vend e të na afrojë gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin, dhe në respekt të frymës së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, të na rrisë më tepër dashurinë dhe afrimitetin me vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku e të një kombësie.

Jam besimplotë se pas ditëve të sakrificave e plot mundim, por edhe ripërtëritëse të besimit e të virtyteve tona më të mira fetare e njerëzore gjatë muajit të Ramazanit, festa e Bajramit do të na gjejë edhe më të paqtuar, më zemërgjerë e më tolerantë e akoma edhe më solidarë mes nesh, duke iu gjendur pranë e duke iu shtrirë dorën plot mëshirë e mirësi atyre që janë më të pafat, të sëmurëve, të vobektëve, të pamundurve, jetimëve, të cilët jeta dhe fati i kanë trajtuar fatkeqësisht jo edhe aq me bujari.

Kështu që në këtë ditë të madhërishme feste, si dhe duke pasur parasysh ato sakrifica të përvuajtshme e të përkushtuara njëmujore ndaj të Plotfuqishmit si dhe besimit tuaj të palëkundur, ju dëshiroj secilit prej jush kudo ku jeni paqe, lumturi e begati, kthjelltësi të mendjeve e shpirtrave tuaj, por mbi të gjitha, respekt dhe pranim të të tjerëve që mund të jenë më të pafat e ndryshe prej jush.

Edhe njëherë, të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë, kudo ku jetoni e punoni, ju uroj përzemërsisht: Gëzuar dhe për shumë mote të tjera Bajramin e Madh!

Filed Under: Politike Tagged With: Bajrami i math, Besimtaret myslimane, iron, Presidenti Niushani

Fiter Bajrami-Bruçaj uron besimtarët myslimanë

July 4, 2016 by dgreca

TIRANË, 4 Korrik/- Krytari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.“Ditën e Fiter Bajramit duhet ta shohim si ditën e shpresës, vëllazërisë dhe solidaritetit.Ne po e përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën tonë. Ramazani na mësoi se mirësitë dhe begatitë që na ka dhënë i plotfuqishmi, marrin kuptim, vetëm atëherë kur ndahen me të tjerët me synim fitimin e kënaqësisë së Zotit. Ky muaj i madhërueshëm na mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë dhe e vëllazërisë, mes besimtarëve, mes vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve”, shprehet Bruçaj.

Të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, vijon Bruçaj, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim, në bujari dhe te sinqeriteti në adhurim, lutje dhe vepër të mirë që bëjmë.

“Lutjet, adhurimet, sakrifica, dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit na forcon dhe motivon ta shohim festen e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Më lejoni së fundmi në këto çaste të gëzuara të festës së Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo moment të jetës suaj. Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën. Zoti e begatoftë Shqipërinë dhe të gjithë Shqiptarët”, përfundon urimi i kreut të KMSH-së, Skënder Bruçaj.

Nesër myslimanët në të gjithë botën do të kremtojnë festën e Fiter Bajramit, e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Filed Under: Komente Tagged With: Besimtaret myslimane, Fiter Bajrami-Bruçaj uron

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin

September 24, 2015 by dgreca

Federata “VATRA” dhe Gazeta “Dielli” urojnë të gjithë besimtarët myslimanë, në Diasporë dhe Vendlindje, me fat Kurban Bajrami!

Besimtarët shqiptarë, dhe ata në të gjithë botën, sot (e enjte) po festojnë Kurban Bajramin. Për nder të kësaj festë, e cila lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim, besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë, zakonisht dele ose qengj, si kurban dhe mishin e ndajnë me të varfrit dhe familjarët. Besimtarët në Shqipëri janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit, ndërsa në Kosovë, manifestimi qendror për këtë festë po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Për nder të kësaj feste, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët, duke thënë se “në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa çdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim e hare”. Me një urim për këtë festë, të gjithë besimtarëve myslimanë, iu është drejtuar edhe kreu i bektashinjve, Baba Mondi. “Mbarë bota myslimane do të përjetojë emocionet e ditës së Kurban Bajramit, mëshirës universale dhe mirësisë hyjnore. Si çdo ditë e vitit hyjnor, ne presim 24 shtatorin me urimet më të mira për familjen, për njëri-tjetrin, për fqinjët tanë, të kujtdo besimit të qoftë, për kombin që të ecë në rrugën e prosperitetit”, uroi ai. Ndërkohë, edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se, vlerat e mirëfillta të kësaj feste manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanizmit.

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: Besimtaret myslimane, Gazeta Dielli, kremtojnë Kurban Bajramin, Vatra

Besimtaret myslimane ne Shqiperi festojne festen e Bajramit

August 8, 2013 by dgreca

Besimtaret myslimane festojne sot festen e Bajramit. Ne kete dite te shenuar per ta, myslimanet kane marre urime nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, njeheresh kreu i PD-se dhe perfaqesues te tjere politikes.

Ceremonia e Faljes së Bajramit u bë sot herët në mëngjes në Tiranë, në xhaminë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me pjesëmarrjen e një numri të madh të besimtarëve myslimanë. Ne fjalen e tij, kreu i komunitetit mysliman në Shqipëri, Haxhi Selim Muça, u ka uruar besimtarëve myslimanë paqe dhe harmoni në mes njëri-tjetrit.

Mesazhi i Nishanit

Me nje mesazh publik, Nishani uron qe ne kete Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.

“Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale”- uron Nishani.

Mesazhi i plote i Presidentit 
Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën Tuaj, festën time, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i vogël, burra e gra, të varfër e të pasur, të gjithë nën shenjën e bashkimit dhe besimit të pafundëm dhe të pakushtëzuar ndaj Zotit.

Gëzuar pra këtë festë të shenjtë, e cila, pas sakrificës sjell shplodhjen, pas hezitimit bindjen, pas dobësisë forcimin, pas vuajtjes Besimin.

Nga një Ramazan në tjetrin Ramazan, pra nga një sakrifikim në tjetrin, nga një Bajram në tjetrin Bajram, pra nga një festë në tjetrën festë, provojmë dhe dëshmojmë efektivisht besimin ndaj Zotit. Dhe Zoti çdo herë na shpërblen. Duke na bërë më të mirë; për veten, për tjetrin, për shoqërinë. Duke na bërë më të fortë fizikisht, më të kthjellët mendërisht, më të gatshëm për sfida të tjera edhe më të vështira, që i ka jeta, i ka ekzistenca.

Jo dëshpërim, jo lëndim, jo brenga.
Vetëm gëzim, lumturi dhe begati, dhe bekimin e Zotit, dashurinë e Zotit, ndihmën e Zotit, paqe, dhe urtësi sjelltë për të gjithë Ju kjo ditë, ky Bajram.

Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.
Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale.

Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe.

Le të jetë Dita e Bajramit një ditë e lumtur.

Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit Tuaj. Ngushëllohuni bashkërisht. Ndihmohuni bashkërisht. Këshillohuni bashkërisht. Gëzohuni bashkërisht në këtë ditë Bajrami.
Mesazhi i Berishes
Feste te meshires se Krijuesit dhe sakrifices e ka quajtur kyeministri Berisha kete dite, duke uruar per mbaresi e paqe gjithe shqiptaret.

“Te dashur miq, sot besimtaret mysliman shqiptare, pas nje muaj perkushtimi dhe sakrifice per Krijuesin, festojne Fiter Bajramin si festen e meshires se Zotit ndaj nesh dhe devotshmerise tone ndaj Atij. Nepermjet sakrificave te ketij muaji njerezit perjetojne me prane vuajtjet e atyre qe kane mundesi me te pakta por njekohesisht perjetojne premtimin e Zotit qe pas veshtiresise, sakrifices e cila qendron ne themel te çdo arritje te njeriut, vjen lehtesimi, shperblimi.  Ndaj le te urojme ne nga zemra qe kjo dite e shenjte te sjelle shendet, mbaresi, paqe, begati per te gjithe shqiptaret! Gezuar!!! sb’- shkruan Berisha ne profilin e tij ne FB.

Mesazhi i Rames

Urime kane marre besimtaret edhe nga kreu i PS-se, Edi Rama, kryeministri i zgjedhur.  “Te gjithe besimtareve muslimane u uroj gezuar festen e Bajramit te Madh dhe mbaresia i prifte familjeve tuaja!”- uron Rama permes nje postimi ne profilin e tij ne FB.

Urimi i Bashes

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, njeheresh kreu i PD-se ka uruar besimtaret pas nje vizite te bere mengjesin e sotem ne Komunitetin Mysliman.

“Pas javeve te mundimshme, diteve te gjata te sproves te muajit te Ramazanit, sot besimtaret ne Shqiperi dhe anembane botes festojne Bajramin. Me kete ras uroj gezuar festen e Bajramit, u kthefshin sakrifica e agjerimit dhe lutjet e tyre ne miresi, begati, drite per ta, familjet e tyre dhe konbin shqiptar. Mot me mire!”- uroi Basha.

Urimi i Topallit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka uruar pas vizites ne Komunitetin Mysliman gjithe shqiptaret kudo ndodhen.  Sipas saj, sakrifica e agjerimit nuk eshte vetem detyre e shenjte, por edhe nje akt i rendesishem.

“Gezuar festen shqiptareve kudo qe jane. Sot sakrifica e gjithe atyre qe agjeruan nderohet dhe kurorezohet ne kete feste dhe dite te bekuar. Gezuar!”- tha ajo(Panorama)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Besimtaret myslimane, festuan Bajramin, ne Shqiperi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT