• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qilimi me vargjet e poezisë “Bijtë e Adamit”në Sallën e UN

August 1, 2020 by dgreca

-Shqiptari që i propozonte për moto Lidhjes së Kombeve vargjet e poezisë “Bijtë e Adamit” të Saadi Shirazit –

Shkruan: Melsen Kafilaj-Sot në njërën nga sallat e takimeve të Kombeve të Bashkuara (UN) qëëndron i varur e madhështor një qilim i mrekullueshëm persian në mesin e të cilit janë të ëndura me fije ari vargjet e poezisë “Bijtë e Adamit” të poetit të madh pers, Saadi Shirazi.Po i japim më poshtë këto vargje, në shqipërimin brilant të Orientalistit tonë, Vexhi Buharaja.

                             “Si pjesë e një trupi mbi dhe njerëzit janë,

                               Se brumn’e krijimit të njëjtë e kanë.

                               Kur koha një pjesë godet me tërbim,

                               As shoqet më s’kanë pastaj ngazëllim.

                               O ti, që s’dhëmkos kur tjetri heq zi,

                               Më kot ty të quajnë me emrin Njeri!”

Ky qilim me sipërfaqe prej 25 m2 u realizua nga mjeshtri iranian i qilimave Muhamed Sirfijani, i cili ia bëri dhuratë kësaj organizate në vitin 2005; pikërisht në të njëjtin vit kur kjo e fundit do të përkujtonte “Vitin e Dialogut midis Qytetërimeve”.Por cila është historia e mbërritjes së këtyre vargjeve deri në “Parlamentin Botëror të Njeriut?!”(Po huazojmë këtu frazën e Alfred Lord Tennyson-it) Cili është ide-propozuesi i saj?! Të gjithë lexuesit e këtyre rradhëve kam përshtypjen se do të habiten dhe tundin kryet në shënjë mosbesimi nëse u pohoj me plotë gojën dhe me një krenari të ligjshme se ai qe një SHQIPTAR.I këshilloj që të shtendosen dhe marrin frymë lehtësisht skeptikët pasi synimi im nuk është që t’ju shpërhap  mitologjira dhe  nginj me pikturat e bukës së Mitomanisë.

Dëshmi kryesore që e mbështet këtë pohim është një nga personalitetet më të spikatura kulturore dhe politike të Persisë (ky vend do ta merrte emrin “Iran në vitin 1935), eruditi dhe mendimtari i lirë Mohammad Ali Forugi.Forugi, midis të tjerash ishte edhe botues i veprave të Saadiut.Siç e thekson edhe “Enciklopedia Iraniane” ndërsa në vitin 1927 ai ishte caktuar si ambasador i Persisë në Turqinë e Ataturkut për zgjidhjen e disa problemeve kufitare midis Turqisë dhe Iranit, më 1928 ai caktohet si përfaqësuesi i parë i Persisë në Lidhjen e Kombeve dhe shërbeu gjithashtu edhe si president i Këshillit të Lidhjes, një pozicion ky i cili funksiononte me sistem rotacioni mes anëtarëve të saj.Pikërisht gjatë kësaj periudhe ai u njoh dhe u takua me përfaqësuesin shqiptar në Lidhjen e Kombeve; intelektualin, poliglotin dhe politikanin Mehdi Frashëri.Mehdi Frashëri e kishte mahnitur me kulturën dhe inteligjencën e tij dhe midis të tjerash i kishte propozuar edhe një ide interesante.Ja sesi shprehet vet Forugi mbi këtë takim: “Gjatë një banketi të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë në Shtator të vitit 1928, përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë organizatë, i cili mesa duket e kishte mësuar persishten gjatë kohës kur kjo e fundit ishte pjesë e Perandorisë Otomane më sugjeroi që poezia e Saadiut “Bijtë e Adamit” do të shërbënte si një moto e shkëlqyer për Organizatën.” Në dukje të parë, ky fakt “i thjeshtë” disave mundet edhe qw të mos ju bëj përshtypje fare por unë mendoj se duhet të ndalemi në të dhe të reflektojmë pasi ai është tregues i tre aspekteve kryesore; 1) i klasit dhe bagazhit kulturor të elitës intelektuale e politike shqiptare të viteve 20-30 2) i intuitës së Mehdi Frashërit për të depërtuar në frymën e kohës dhe shpirtin e kësaj organizate të parë të sigurisë ndërkombtare, e cila do të shërbente për ruajtjen e paqes botërore dhe 3) e vizionit për të shpalosur estetikisht përmes kësaj motoje frymën e vëllazërisë, drejtësisë dhe humanizmit; jo pak por plot 28 vite më parë se këto terma të sanksionoheshin juridikisht në Preambulën e Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së(1948) Në këtë kuptim, ky burrë vizionar meriton krejt respektin dhe gëzon admirimin tonë.

Mehdi Frashëri, kjo figurë e rrallë intelektuale, ky atdhetar dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarsisë eshtrat e të cilit fatkeqësisht prehen akoma në Romë, duhet përkujtuar gjithashtu edhe për mbrojtjen e interesave të çështjes çame në “Lidhjen e Kombeve” apo edhe për “Problemet Shqiptare” në të cilin ai na shpërfaqet si një mendimtar i klasit të parë, duke trajtuar me syrin e një fenomenologu të stërvitur disa nga problematikat dhe të metat e Psyche-s dhe mjedisit shoqëror shqiptar; probleme shumë prej të cilave vazhdojnë të mbeten ende dhe sot midis nesh.

                                                                                                                            © Melsen Kafilaj

Filed Under: ESSE Tagged With: “Bijtë e Adamit, Melsen Kafilaj, UN

Artikujt e fundit

  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO
  • Bibla e parë
  • Portretizimi i Isa Boletinit sipas gazetës “Fremdenblatt”(1916)
  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT