• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOFRA E DIELLIT- CIKËL POETIK NGA PETRIT DERRAJ

February 11, 2017 by dgreca

 deraj2-300x150

Petrit Derraj/

 POROSI TIM BIRI/

Qeveria , bir, të do injorant,/

Të të xhvat me taksa e me kamat,/

Bankat të duan për të të të mbytur,/

përherë në borxhe të zhytur,/

Të pasurit të duan  të përkulur/

E ca të tjerë të duan të përgjunjur,/

Kumari të fton në gjirin e tij,/

Të të lërë pa bukë e shtëpi,/

Paret ruaji se hajdutet ,po t`i gjetën,/

Të marrin edhe ato, edhe jetën,

Ndaj  mëso, që  të jesh i lirë,

Se dija gjithnjë është arma më e mire.

KUR SHOH FEMIJE QE VUAJNË

Kur shoh fёmijё qё vuajnё pёrherё,

Krejt qёnia sikur mё mpaket,

Edhe shpirti mё brengoset,

E sikur vazhmisht ai mё plaket,

Kur  jeta disa fёmijёve u shndёrrohet,

Nё njё pavjon tё vёrtetё mjerimi,

Kur u shkёrmoqet e tashmja e shpresa u errёsohet,

Mё pushtojnё, mё vrasin ethe trishtimi.

PER VITET QË IKËN NDJEJ MALL

Një pentagram rrudhash mbi ballë,

Kërkon të ma relativizoje freskinë,

Per vitet qe ikën ndjej mall,

Peri i nostalgjisë më grish, më mendime,

Edhe pse globi i viteve mbi supe më rëndon,

Dhe mbi flok ka rënë pak argjend  mënҁurie,

Shpirti im i ri më ngjason

Krejt me një ëndër të bukur rinie,

Aksi i vrulleve rinore më pëshpërit,

Nis e më ngjallen mijëra kujtime,

Shpirti më mbushet  gjithë dritë,

Teksa shuaj etjen te oazi me gëzime,

Kur arshivën e ngjarjeve shfletoj,

I madh ngjan panairi i ndodhive të rinisë,

Kur shpesh miqtë e shokët kujtoj,

Per ta flake ndizet zjarri i dashurise.

 PYET  NËNA  ZEMËRTHYER

E pushtojnё nёnёn ca kujtime

Ca brenga e ca hidhёrime

Pyet nёna rrёkenё e lotit

Ç`faj i pata bёrё Zotit?

E pyet pёr halle e derte

Qё s`ja shuajnё as 7 dete

Pёr brengat qё e vranë

Gati sa ja morёn xhan

Nёna pyet kasapin fat

Qё e godititi rёndё me shpatё

Pastaj zё e nis vajtimin

Thelle nga shpirti nxjerr mallkimin

– Ah kurbet, kurbet i shkretё

Ç’pate qё m`i hëngre djemtё?!

Emigrim, ah emigrim

Pse ma thave shpirtin tim?!

 ZBRISJE SI THЁLLEZЁ TE BREGU

Zbrisje si thёllёzё te bregu

Lehtё –lehtё gjithё naze

Un tё zija pritё te shtegu

Tё tё zbrazja ca maraze

Moj burbuqja nё livadhe

Çelur nё freski mёngjesi

Ma bёre etjen tё madhe

Belkёputura te mesi

Qerpikut e tu halorё

Ma plagosёn shpirtin fare

S`mё shёron asnjё doktor

Veç ti labja lozonjare

E ngjeshur me hire plot

E gjitha njё mrekulli

Gjithё tiparet e fytyrёs

Janё gosti pёr sytё e mi

 DALE MOS ME IK NXITUAR

Dale  mos më ik nxituar,

T`i bëjmë hesapet shtruar,

Balli si qiell i qëruar,

Për nën të dy sy të shkruar,

Digjesh flake e digjesh  shpuzë,

Mjalti me hoje në buzë,

Dale, moj të bëjmë paqe,

Gjithë aromëlulesh në faqe,

Kur vjen te kroi e ule,

Siku vjen maji me lule,

Mos më ik ashtu nxituar

Si Hënë në të perënduar

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: cikel poetik, Petrit Derraj

NE SOFREN E DIELLIT-JAKOV SOLLOMONI-IzraEl

February 1, 2017 by dgreca

Ashtu  e dua poezine/1-Jakov-Sollomoni-okNGA JAKOV SOLLOMONI-IzraEl/

E dua poezinë  që  shkon me trokth të  kalit,  e dua poezinë të lehtë  si erë, që zbret prej malit

Dhe gjoksin na e mbush me oksigjen të freskët, si shiun e beharit, që lag rrushin e fletët

Nje varg i saj i mirë  t’më zgjojë  natën prej gjumit, të ndjejë hapa njerëzish, si zhurmë të rrjedhjes lumit

Si bleta qe roit me vrull tek porta e kosheres ,si këngë gjinkallash ,në lëndinë  në ditë të ngrohtë  të verës .

E dua t’jet’  e serte si kthetrat e luanit ,  s’e dua të lëmuar si buzët e filxhanit , dua ta shoh në lëm në djersën  e fshatarit,atje në teh të kosës ,kur prêt majën  e barit

S’e dua te veshtire si  nje formulë algjebre,e dua te larmishme porsi pixhama zebra

Te jete atje ne sallë  ku nënë e re po lind  te kjartë ,  e të   dhëmbshur te dashur , si nje prind .

S ‘e  dua të  jetë  e fryer  figurash bombastike, q’ e bën  nervoz lexuesin të iki vrap prej frike

Dua  te ndjejë  mesnatën n ‘alarmet e ushtarit ,që plumb e zjarr të hedhi mbi kokën  e  barbarit

E c’nuk e dua poezinë; e dua te fort si guri; S’ dua  te jetë e flashkët; të  jet me muskuj burri

E dua të gëzuar si ne rini një here vaktit….Ti ket’  te gjitha shijet :Te bukës, kripës , mjaltit

Te jet ne pikn’ e lotit,ne qeshjen e fëmijës,  e  në qortim te plakut, që i flet ashpër së bijës ,

Te dal te flasi hapur ,Mes njerëzve, para diellit, Dhe zërin ta ngrejë deri ne kup te qiellit

Së  fundi do tu them dhe është  ideja ime se zhgaravis mbi leter përherë pa pretendime

Mendo per të  ç të duash… Bëj hime apo brum, mos u përtyp , por thuaj, mendon dhe ti si unë ?

J.S.Israel

***

1-Armikut  tinzar

Ti vëllezërit  mi preke  , mbi ta bëre  terror  ,

Ne vitin ’74  ne Mynih  ,vrave sportistët tanë ,

Mbi njerëz të  pambrojtur shtive , t’u thaftë  ajo dorë ,

Asnjë nuk të  tha “bravo”, të gjithë atë e panë.

Por vec një gjë harrove  –se ne nuk të harrojmë,

Masakrën që  bëre do ta paguash  lart,

Ne vesh te gomarit hyr  ,dh’atje do të kerkojmë

Mos u mërrzit , na prit , s’e ke dhe aq të gjatë  .

Nuk mundnim qe t’u linim  ashtu pa u ndëshkuar,

Gëzimin na e prishet , atje ne Olimpiadë  ,

Por pendët shpejt ju ranë , ashtu vet e kërkuat

Ne botës     së   terrorit i’u pergjigjëm

“Ja kush jemi—na pat ?

As ne nuk  e hame thatë  “  !!!!

J.S

IsraEL

***

2-   Aromë   nëne

C’ka patur dikur ajo kuti e cuditëshme ,

Llamarinë  e gjelbërt   me shkrime nga jasht ,

Në një gjuhë të  huaj q’atëherë s’e kuptoja ,

Si kuti e Pandores ,pështjell me t’ hollën kashtë .

Për vite të tëra në të njëjtin vend ,

Ku im më mbante xhingla profesioni ,

Rrota me penjë ,gjilpëra e një pendë ,

E mbante me kujdes kur qepte  tek froni .

Dhe sot q’e kam unë ,shërben sërish ,

Me të njëjtin qëllim dhe fle në sirtar ,

Me  gjilpëra  të trasha a me majë të brishtë  ,

Rrota  penjsh të drunjta a kartoni ,ngjyrash gjithfarë .

Sa vite shkuan  dh’ajo shkoi dorë  me dorë ,

Sa breza e mbajtën e përdoret  akoma ,

Ajo më kujton vegjëline që më rri si kurorë ,

Nga erdhe o kuti e magjishme –nga Athina apo Roma ?

Ajo mban akoma një erë që kurrë s’I shqitet

dhe me ledhaton –e nënës aroma .

J.S.Israel  2016

***

 

3   – A e dini ?

E dinit   se  në  shkretëtirë   ka lule  ?

Nga më  të bukurat madje ,

S’e dinit që  I mbrojmë  me ligje ,

Atje dhe zoqtë ,ndërtojnë  fole .

Unë   mblodha  një  buketë  të  vogël  ,

Që t’I kënaq  dhe kureshtarët  ,

I mbrojmë  ,I duam   dhe s’I shkelin ,

As kur pran  tyre shkojnë  ushtarët  .

Ndokush  e ka menduar ndryshe  ,

Por ne mbi të  ndërtojmë qytete   ,

Kush nuk beson ,të vij t’I shohi ,

Skeptikët  të mendojnë  për vehte .

Atje  ku vapa përvelon  ,

Atje  ne lule mbjellim shumë   ,

Ku shiu me pikatore rrjedh ,

Por ku dëshirat  rrjedhin lumë  .

J.S.Israel   2015

***

4-Afër   edhe    Larg

Largësitë  na mprehin emocionet

E  gjakun  nëpër rrëmba  na’ e   buçasin .

Afërsitë  betonojnë  dashuritë ,

Dhe bëjnë  ziliqarët  të pëlcasin.

J.S.    Israel

***

5- Akrobatët

Të  bukur ,të  shkathët  me të  pastrat  fytyra ,

Çudisin  me forcë  muskujsh  , me saktësine ,

Na lenë  pa frymë ,sa here  sfidojnë  jetën

Pa truke ,pa xhingla  ,habisin njerinë  .

Por  ka të  tjere ,t’ ashtuquajtur   akrobatë  ,

Që  fytyrën e kthejnë   andej nga  fryn era ,

Politikanë   ,që  s’janë  vec  të   ngratë ,

Të  majmur nga mendja e trupi ,sa s’I nxe as dera .

Mendojnë   se na I hedhin ,me truket e tyre ,

Por s’kuptojnë   fare që  ne s’I besojmë ,

Nuk janë  akrobatë ,por  nje llojë mynxyre ,

Që  asnjë  litar  kalamajsh  ,dot s’e kalojnë .

As  q’u bëhet vonë   se bëhen   qesharakë ,

Por asnjë   cirk  në   bote  s’I pranon ,aspak  .

J.S.Israel 2015

***

6- Atë që na mëson momenti

Ajo  qau shumë kur pa operën  *Batërflai*

Qau dhe derdhi  aq shumë  lotë

I shoqi   e çoi tek lavamani  e sytë ja lau

Tridhjetë vjetë  me të —mendoi—s-i paskam çuar kot

Kish pasur ditë të mira eplot diell mes tyre

Por me shumë  dit-të  errëta   dhe me re mbi kokë

Ja vlen pra të jetosh  dhe për ca ditë  të dlira ,

Dhe pse pastaj e di , që zemren  do e bësh trokë

Nuk dij  pse m-u kujtua   një këngë  prej rinisë time

Nuk e mbaj mend të gjithën , por pak gjithsesi

Ai që e këndonte , kujtonte një të dashur ,

Njëqind vjet kish jetuar  në tre minuta   dashuri.

Se dhe pa halle jeta s-do kishte fare shije

Fitojmë dhe humbasim beteja papushim,

Çdo ditë të re që lind  të mos e shkojmë në hije

Në diell    dhe të djersitur   t-a  gjejmë  nje argëtim.

T-u falim dashuri atyre  që na duan ,

Buzëqeshjet  na bejnë mirë dhe për  shëndetin

Kur mbjelim ca ullinje , në moshën  e kaluar

Tregon se i shpërfillim  dhe vdekjen  edhe Mbretin

Tetor  2011

Jakov Solomon

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: armiku tinzar, Ashtu e dua poezine, cikel poetik, Jakov Sollomoni

Dashuritë e njeriut-Cikël poetik nga Ilir LEVONJA

February 14, 2016 by dgreca

NGA ILIR LEVONJA/

JEMI LARG/
e di që je larg/
që jam larg/
ma thotë tingulli në vesh/
që mezi e arrin borën e maleve të tu/
dhe zbrazëtia e këtij qyteti/
ku në këtë orë të mesditës/
endet e përditshmja me reshje shiu si kurora pemësh/
endem edhe unë nga njëra kabinë telefonike në tjetrën/
fryn shi e ftohtë/
ndërsa përpara shikoj pufet e së të bardhës në çatinë tënde/
duke të dëshiruar duke të shikuar se si kullohesh/
në një dritare sa shtegu ku kaluam dikur të dy/
dhe ndofta atje në qytetin tonë/
era e mesditës u rrëfen dy të dashurarve të tjerë
rriskun e ndarjes që mbahet pezull tek ca gjethe gështenjash
të kuqërremta si duar foshnjash kur luajnë me dritën
të mundin largësitë
të mos çapiten nëpër shtigje me kokën mënjanë
të ecin dorë për dore
në katër stinët
që janë edhe jeta e tyre

Mos ke frikë të thuash të dua/

Mos ke frikë të thuash të dua,
Nuk ka asgjë të gabuar, asgjë, asnjëherë.
Sikur edhe një minutë të jesh i dashuruar,
I thuaj të dua sot, nesër dhe përgjithnjë.
Mos ke frikë ta thuash se nuk gënjen,
Nuk mund të gënjesh kur dikush të pëlqen.
Edhe pse bajate mund të duken fjalët që thua,
Thuaje marrëzinë e bukur që ndodh një herë.
Mos ke frikë edhe pse mund të të thonë jo,
Të paktën asgjë nuk ka për të rënduar brenda teje.
Më mirë i refuzuar, nga një bukuri si ajo,
Se sa i refuzuar prej vetes tënde.
Mos ke frikë të duash, ndaj duaj
Atë që syri kap, atë që vështrimi ndjek.
Dhe asnjëherë mos ki frikë të thuash të dua,
Dhe mos u tremb të duash me gjithë mend.

Balancë /

Vjen një orë afër mbrëmjes
Kur ty të duket vetja si ai zogthi i vetmuar,
Mbështjellur sa një grusht frike,
Në një degë të hollë prej kërcelli
I bërë nga uji gjysmë i ngrirë;
I cili çast-më-çast mund edhe të thyhet.
Ndaj flakërojnë përtej dritares tënde
Horizontet e rrufeve si shtrigat e natës.
Dhe gjymi yt i ngjan fëmijës së trëmbur
Që luan nga sikleti lojën me tu fshehur.
Hej, dashuri, mos e nëm veten,
Duke ia kujtuar fatin sikur të jetë një portë
E cila për dikë hapet dhe për ty nuk hapet.
Duke menduar se mes njerëzve
Asnjëherë nuk ka balancim;
Për fate të njëllojta, për qetësi, siguri, etj.
Më kot torturohesh,
Më kot frigohesh.
Sy qeshur me një çarçaf të pastër,
Ashtu siç bënte e mira nënë,
Që për t’i ndjerë butësinë e
Afronte tek faqja,
Ndjeje edhe ti kurmin e trupit tim.
Avitju shtratit të mbrëmjes
Për të parë ëndrrën plotësuese,
Që në anën tjetër ma prishi mua mbarimi i natës.
Kështu do t’i themi njëri-tjetrit mirëmëngjes,
Kështu do t’i themi njëri-tjetrit natën e mirë.
Kështu edhe pse larg
Kapur dorë për dorë jemi. Se, a e di?
Nëse nuk pushon pylli,
Nuk ka se si të kulloj kurmin toka.
Sado skajesh,
Sado horizontesh,
Pa këto duar kapur,
Nuk ka natyrë të qetë.
Nuk ka as botë të balancuar,
As kthjelltësi planeti.

Kam diçka

Gjithmonë kam diçka për të thënë
Diçka – sapo ti ikën dhe unë ndihem kaq keq
Sikur ti kurr nuk ke për të ardhur;
Dal tek dera, por e zbrazët avullon rruga
Që nganjëherë më duket sikur do çahet
Dhe ti nuk do kesh mundësi për të ardhur;
Gjithmonë kam diçka për të thënë,
Qoftë darkë apo mesnatë e vonë,
Nxitoj të kthehem të të shoh fjetur;
Pa mundur të të them diçkanë,
Thjesht për qejfin e mëngjesit.
Po diçka tjetër mbetet prapë
Në fundin e filxhanit,
Dhe unë që dal turravrap
Tek dera, sikur ti kurrë s’ke për të ardhur.

U rritën pemët/

Atëhere ishin të vogla
Dhe rrugët dukeshin
Sikur do i shkonin botës
Deri në fund;
Dhe unë
Më për kollaj
E kisha.
Të të shihja
Që nga larg,
Sapo dilje
Tek porta nën pjergull,
Ishin motake pemët.
Sot janë bërë bulërimë,
Kaba,
Pyll,
Errësirë.
Ka humbur porta nën pjergull
Jeton një fërshëllimë.

Dashuritë e njeriut/
pak gjëra i duhen njeriut

një bibliotekë ku fle një libër i pashkruar akoma 

i patërhequr asnjëherë 

i palexuar po asnjëherë 

ai është edhe më i bukuri

pak gjëra na duhen

fare fare pak 

një qytet ku dikush ruan fshehtas ca letra dashurie 

kur dikush tjetër tërheq perden dhe pikohet në rrugë 

aty ku një i panjohur pret si statujë poshtë një peme 

atë që fle akoma dhe nuk zgjohet qëllimisht

dhe një tjetër 

një i pagjumë i radhës 

nga nata që vijon dërgon çmendurisht sms të zjarrta 

në kohën kur dikush tjetër 

e afron në jastëk një fytyrë 

dhe flenë bashkë 

bash atë çast jete kur dikush tjetër mori arratinë 

ashtu ngacalicur mbledhur nën jakën e palltos 

me zhurmë hapash të herta

të shpejta

ky qytet na duhet

ky që të bën të kthehesh hera herës 

edhe pse për dikë tjetër 

arsyeja e kthimit ka vlerën e qindarkës

por është një univers ndjenjash për ty 

pra qyteti yt

pak gjëra i duhen njëriut

aty midis memories 

emra me kohë rrugësh

dhe një dashuri e tillë si ajo

ajo që nuk ka ndodhur

ajo që është edhe e pamundur për tu rrëfyer

ajo e jotja

ajo është edhe më e bukura

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: cikel poetik, Dashuritë e njeriut, nga Ilir LEVONJA

“Prapë dhimbje”…

December 15, 2015 by dgreca

Poezi nga Ahmet Kolgjini (1939-1999)/

Nxjerre nga cikli i fundit i vellimit me poezi nga Ahmet Kolgjini botue ne vitin 1999 nga shtëpia botuese “KOHA”/

Mbi kete cikel, autori shkruen:  Cikli i fundit i këtij vëllimi “Prapë dhimbje” përbahet nga tri njësi: “Marku”, “Nana Zadrimore”, dhe “Lili”. Asgja në këtë cikël nuk asht e trillueme.

Asgja nuk asht sendërgjim i fantazisë për të krijue efekte pikante dhe fiktive me tërheqë lexuesin. Të gjitha janë realitete. Të gjitha janë përjetime.

“I vdekuni nuk ka miq” thotë një fjalë e urtë. E vërteta ka. Ka pasë dhe ka me pasë gjithmonë. Nuk duhet të shtiremi sikur nuk i njohim dhe nuk i dimë të vërtetat, sepse kjo do të ishte nji vetvrasje në llojin e vet. Tue i njoftë e tue i pranue të vërtetat, mund të ekzorcizojmë të keqen, mund të korrigjojmë gabimet dhe mund të shmangim pasojat. Heshtja përban nji pranim të të keqes dhe, gjithashtu, nji pajtim me të keqen. Pajtimi me të keqen asht ligësi, bashkëjetesa me krimin asht krim.

LILI

I

“Armiku e meriton pushkatimin.”

Këte përgjigje, ngado shkoi, i dhanë.

Çfarë nuk bani me shpëtue të vëllanë.

Pranoi, pa u mendue, propozimin…

Ia shtupoi nji duhmë e qelbët hundën

Sa zorrët iu trazuen mbrenda barkut…

Mërrudhun, u përplas, sipër jatakut

Turpshëm e përjetoi Lili dhunën.

Përskaj iu ul dhe e mbërtheu shtinjaku

“Mos më zhvish, të lutem, dhe mos më prish!”

Ia hoqi rrobat dhe, në dysheme, ia flaku.

Si panterë mandej iu turr në mish…

Lili e kuptoi tashma: kish ra në lak

Kur zhveshun e pau veten, ba cullak!…

II

Si qen ia kafshoi trupin me dhambë

Derisa u eth e u përndez përbindshi

At’ kurm të lakuriqtë e dërmishi…

Si farkë jehonte nji gulshim i randë

Rënkimi i përgjigjej si kuisje e gjatë…

Nja tri a katër herë djersët bujisën.

Kështu andërrat u shuen, u terratisën:

Me zhvirgjënimin jeta vdiq at’ natë!

N’mëngjes si hajdute ecën n’trotuar

Si u zhbi, u tret për nji natë ai hir

A asht ajo Lili siç ishte ma parë?

Vajti në dyqan, bleu nji torbë qymyr.

N’gushë e në gjoks i duket ndonji blanë

Qeskë e syve vjollcë, trupi-jargavanë…

III

Lot i pastër natën moti, qielli xham

I kaltër, mbushun prush me xixa ari

Dielli bujarisht dhuron rreze acari…

Makina e kobit uturon n’kalldram!

Potershëm kërset dera, i bien me shkelm

Gjyshja hukat duert të ngrime akull

Pa kujë e bujë hap derën, shpirtin helm

Policët sheh, luhatet, bie shakull

Pse keni ardhë, he, ju ardhtë gjama?!

Zoti paftë e gjoftë mor t’paftyrë

Ka për t’ju zanë, he, ju zantë nama!

Lili vdiq. E mbyti veten me qymyr…

Shtoja zullumin, Zot, këtij Jeziti

Djalin m’pushkatoi, Vajzën ma koriti!…

Shenim i autorit:   Gjyshja e “Lilit”, nuse e re me nji djalë të vogël për dore vjen në Tiranë me nji grup të madh muhaxhirësh të Dibrës së Madhe. I shoqi ka mbetë i vramë atje, në Dibër prej serbëve (1913). Lidh shaminë e zezë dhe shtrëngohet me rritë të birin. E fejon dhe e marton. Këtij çifti, Zoti i fal dy fëmijë, nji djalë e nji vajzë. Por shumë herët këta dy fëmijë mbetën jetimë, vetëm me gjyshen. E ama u çmendet e përfundon në çmendinë. Mbas nja tre-katër vjetësh u vdes edhe i ati nga tuberkulozi. Gjyshja përveç punës që ban ditën si pastruese zyrash edhe natën ban punëdore për të fitue bukën e gojës me djersën e ballit…

I nipi mbas nji aksidenti në vendin e punës akuzohet për “sabotim ekonomik” dhe dënohet me vdekje. Lili, e motra që asht në fjalë për t’u fejue, ban çmos derisa bie viktimë e përkushtimit dhe e naivitetit. I vëllai pushkatohet dhe Lili mbyt veten me oksid karbon i. Gjyshja mbetet si nji pemë që i ka ra rrufeja. Kështu u fik edhe nji familje tjetër shqiptare.

Shqipnia vuen për nji Shekspir!

Këto janë vetëm grimca, përballë tragjedisë së madhe. Të gjithë kemi për detyrë me e pranue me e njoftë dhe me shpallë të vërtetën.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Ahmet Kolgjini, cikel poetik, Prape dhimbje

FATJON PAJO NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

November 7, 2015 by dgreca

NGA FATJON PAJO/
1. Në zgjim./
—————-

Unë devolliu i shekullit të ri/
e kam të vështirë të ndryshoj/
në këtë tjetër gjysmëhemisfere./
Në zgjim, s’i lyej flokët e përthinjur/
të bëj për vehte ndonjë syresh,/
s’kam kohë për to,/
më duhet të ze trenin e kohës,/
si robot frymor jam shndërruar./
Shuaj dritat, marr kafenë,/
këpucët vesh pas portës/
të mos ia tremb ëndrën gruas./
Shkoj duke lënë përqafimin,/
aromën e puthjes së shpejtë,/
natën me sytë e gjysmuar./

2. Meditim.
——————

Askënd s’kam lënduar
në udhën e gjatë
burimin tim pij
qetësisht…

Me askënd s’jam përfolur
ditëve plot trazim
arën time lëroj
paqësisht…

Askënd s’kam fajësuar
për dimrat në vetmi
ëndrës sime i flas
Shpirtërisht…

3. Boshllëk.
——————

E akullt më duket shtëpia
asgjë s’pipëtin, veç hapave në dhomë
të dal,
ku të shkoj i vetëm
të ulem të lexoj,
s’kam nerva.
Me godën e rakisë ulem në divan
para meje sytë e Tu
vështrim që më lehtësojnë shpirtin.
Si shpuzat e zjarrit në vatër
netëve të dimrit
sonte trazohen tek unë
të argjendtat kujtime.
Fola gjatë me ata sy
u çmalla si kurrë më parë
vetmisë ia grisa brymimin.

4. Nënës
—————-

Vuajte shumë në pritje
asnjë zë e as lotë
Dy emra veç mërmërisje
pa na parë s’shkoje dot.

Vuajte shumë në ikje
ku ishte ajo forcë
Heshtja shkëmb në rrokullisje
nata ngricë e fortë.

5. Atë mëngjes.
———————-
(viti 1997)

Atë mëngjes pas “luftës” kur u pamë
klorofili i fjalës humbi mes nesh
kryeneçja heshtje s’na fajësoi.
Unë nga nata bastarde shokuar
Ti me lotët mbetur rrugës malluar,
eh, falë Zotit jemi sërish pranë.

6. Ndjehmë poezi!
————————

Pas kaq vitesh shëtitur
ugareve të letrës së bardhë
me këpucët e lidhura nyje
pas gjymtyrëve të lodhura
bujk i fjalës u bëra sot.
Vendosa të përvesh mëngët
“pronar me letra” u bëra.
Parcelat e muzës etiketova
sipas kualitetit hodha ndjenjën
I vadita si di.
Nën perëndimin e Diellit
me ëndje thërmova syvet lodhjen
“Do pres verën të shoh ç’mbolla.”
Në s’kam qullur gjë
edhe kësaj here,
ndjehmë poezi!

Nëntor, 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: cikel poetik, Fatjon Pajo

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT