• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEPUTETJA E PARLAMENTIT TË KOSOVËS VIZITOI VATRËN

October 16, 2013 by dgreca

Të mërkurën me 16 tetor 2013,deputetja e Parlamentit të Kosovës Teuta Haxhiu, e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  së bashku me bashkëshortin, vizituan Shtëpinë e Vatrës. Deputetja Haxhiu u prit nga editori i Gazetës DIELLI, Dalip Greca. Në takim mori pjesë edhe biznesmeni i njohur, anëtar i Këshillit të Vatrës  z, Rrustem Gecaj si dhe dr. Hasan Ademaj, anëtar i Këshillit të Vatrës.

Deputetja Teuta Haxhiu tha se nuk mund të kthehej në Kosovë pa vizituar Shtëpinë e Vatrës Shqiptare, emrin e së cilës e kishte mësuar që në bangat e shkollës. Vatra, tha ajo,ma bëri një nder, kur më ftoi me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj në prillin e vitit të shkuar, por  atë kohë veprimtaria ime parlamentare nuk më lejoi që të isha këtu dhe të festoja bashkë me vatranët. Është një arsye më shumë kjo që më nxiti që të vizitoj Shtëpinë e Vatranëve dhe t’i shpreh falenderimet e mia si deputete e Kosovës për çfarë ka bërë  dhe bënë Vatra dhe vatranët për Kombin shqiptar.

Editori i Gazetës Dielli, u tregoi mysafirëve rrugën 101 vjeçare që ka përshkuar Vatra dhe rrugën 104 vjeçare që ka përshkuar gazeta e saj Dielli, më e vjetra gazetë e shqiptarëve në botim. Deputetja u ndal gjatë para dy fotografive, asaj të 4 korrikut 1918, ku Fan S Noli, në emër të Vatrës shqiptare , së bashku me udhëheqësit e shoqatave më të njohura të Kombeve në SHBA, u takua me Presidentin Wilson, i cili i premtoi Peshkop Nolit se do ta shpëtonte Shqipërinë; fotografia tjetër, ku u ndal deputetja ishte ajo e përfaqësuesëve të diasporës shqiptare me presidentin Clinton dhe shtabin e mbrojtjes dhe Sigurisë para bombardimit të Kosovës.

-Është fat për ne , tha ajo, që Amerikën e kemi pasë dhe e kemi në krah në çastet më të vështira të egzistencës tonë kombëtare.

Më pas, përmes vizitës në ekspozitën “100 vitet e Vatrës në shërbim të Kombit”, deputetja dhe mysafirët që e shoqëronin, u njohën me rrugën që ka përshkuar Vatra, që nga themelimi i saj më 28 Prill 1912 e deri në 100 vjetorin e festuar me madhështi nga shqiptarët e Amerikës dhe përfaqësues nga të gjitha trojet etnike, në praninë edhe të udhëheqësve fetarë të të gjithë besimeve, nga vendlindja dhe diaspora. Editori tregoi dokumentetet origjinale të dy fushatave të mëdha që ka bërë Vatra në shërbim të Kombit, atë që nisi me 3 qershorit 1917, ku u mblodhën 150 mijë dollarë , dhe atë të Huasë Kombëtare të 1920-23, ku Vatranët dhuruan të gjitha kursimet e tyre dhe mbushën arkën e boshatisur të Qeverisë që kishte dalë nga Kongresi i Lushnjës. Të gjithë emrat e dhuruesëve  të rreth 200 mijë dollarëve, ruhen në arkivin e Vatrës.

Vatra krenohet edhe me Bandën e saj muzikore dhe 200 Trupat vullnetare që shkuan nga Amerika në Shqipëri për të mbrojtur kufijtë jugorë të Shqipërisë dhe për të marrë pjesë në Luftën e Vlorës.

Në Bibliotekën e Vatrës, deputetja Teuta Haxhiu u njoh me librat origjinal të Im Zot Nolit, të Faik Konicës dhe me fondin e pasur të letërsisë artistike dhe asaj dokumentare.

Në arkivin e Vatrës, deputetja u njoh me eksponate, ditare, libra-protokolli, formularë, regjistra, që nga viti 1910 dokumente të Shqoërisë Besa-Besën, si dhe dokumente origjinale të themelimit të Vatrës, 1912.

Pas vizitës deputetja Haxhiu i la mbresat e saj me shkrim në librin e Vatrës. Ndër të tjera ajo shkroi se ndjehej e privilegjuar që i ishte dhënë mundësia që të vizitonte Shtëpinë e Vatrës. Unë kam mendimin, shkroi deputetja, se ky është një thesar i çmuar i historisë sonë Kombëtare, të cilin duhet ta vizitojnë dhe ta prekin të gjithë shqiptarët që vijnë në Amerikë. Këtu pashë fotografi të para 100 viteve, dokumente 100 vjeçare, që janë ruajtur mjaft mirë. Përgëzime vatranëve për çfarë kanë bërë dhe bëjnë për Kombin!(Dielli)

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, Deputetja teuta Haxhiu, hasan Ademaj, Rrustem Gecaj, Vatra

ASGJË E RE NË DEKLARATËN E SERVET PËLLUMBIT PËR RAMIZ ALINË, GORBAÇOVIN DHE KATOVICËN SHQIPTARE

October 15, 2013 by dgreca

Z. Tomorr Malasi e ka publikuar 15 vjet të shkuara dokumentin e Katovicës shqiptare të Ramiz Alisë në gazetën”Republika”. Ndërmjetës ishte Maksim Begeja…Atë kohë Servet Pëllumbi heshti…./

Nga Dalip Greca/

Deklarata e një prej ideologëve të së majtës shqiptare, ish Profesorit të Filozofisë Marksise Leniniste, Servet Pëllumbi, rreth Katovicës Shqiptare, në intervistën e tij me gazetarin e Televizionit “Channel One”,  ushqehu edhe një herë median shqiptare me silazhin e përditshëm që gatuan politika dhe që është mësuar ta përtypë e ripërtypë në mënyrë mekanike. Gati të gjitha gazetat u morën gjatë dhe e lakuan në të gjitha rasat e shqipes, përfshirë dhe Thirroren, emrin e ish profesorit të Filozofisë Marksiste – Leniniste, ish kryetarit të Parlamentit Servet Pëllumbi. Deklarata e profesorit u cilësua si një provë autentike që u mbush mendjen shqiptarëve se Katovica, këtu e tutje duhet besuar si teori dhe si praktikë, sepse e ka thënë Servet Pëllumbi, teoriecieni ideologjik i M-L, përherë afër Ramiz Alisë. Nuk po e shtrojmë pyetjen përse nuk e pohoi në të gjallë të Ramiz Alisë atë që dinte, përse nuk u prononcua  më parë, përse tani? Mendoj se një spjegim do të ishte në dobi të besueshmërisë të tezës që ai e hodhi nga ekrani. Pyetja është kjo: Kur 15 vite të shkuara, këtë dokument, e botoi gazeta Republika, përse nuk u ndje Profesori? Aso kohe Tirana dhe Shqipëria u morën gjatë me atë artikull, që shkaktoi habi e huti. Asgjë më shumë se ç’shkruhej në rreshtat e atij artikulli që niste në faqen e parë të Republikës, nuk na tha nga ekrani, tani pas 15 vitesh, Servet Pëllumbi.

Në atë artikull që botoi Republika tirrej i plotë skenari i Katovicës shqiptare, me ideator Gorbaçovin dhe me skenarist shqiptar Ramiz Alinë. Nëse atë kohë Servet Pëllumbi do të dilte para opinionit dhe do të thoshte, po kjo është e vërtetë-, ngjarjet mund të kishin marrë tjetër rrjedhë. Mjafton që të thoshte kaq:” E kam parë edhe unë dokumentin”… Atëherë shoqëria shqiptare do të kishte reaguar, ndërsa sot është vonë, tepër vonë. Dëmi ka ndodhur, demokracia është mbajtur peng, problemet tona kanë mbetë pa u zgjidhë. Tranzicioni vazhdon të jetë sfilitës.Vazhdojmë t’u japim përparësi sherreve dhe nuk pranojmë dialogun; pranojmë të takohen shqiptarët me serbët, por jo pozita me opozitën në Tiranë!

Artikullin në Republika e kam shkruar unë, në atë kohë kryeredaktor i gazetës. Ngjarja ndodhi kështu: Që në mbrëmje, miku im Maksim Begeja, më telefonoi në gazetë dhe më tha se të nesërmen kafenë e mëngjesit ta rezervoja se do ta pinim me një mik, që kishte diçka për gazetën. Të nesërmen u takuam në një kafe përballë Kafe Europa. Maksimi shoqërohej nga Tomorr Malasi, një ndër politikanët e spikatur të Partisë Demokratike. Gjatë pirjes së kafesë, z. Malasi më pyeti nëse mund ta botoja në Republika një dokument që mbahej secret, por që ai e kishte me vete? S’dija ç’të thoja sepse nuk e kisha parë ende dokumentin. Vështrova në drejtim të Maksim Begesë, që ishte zv/kryetar i Partisë Republikane. Ai qeshi lehtazi dhe foli para meje:- Mos e vë në dyshim z. Tomorr, nuk i mungon kurajo kryeredaktorit.Unë miratova me lëvizje të kokës.

Atëherë Tomori nxori materialin, që me sa mbaj mend përbëhej nga dy fletë të daktilografuar. Në krye të fletës së parë ishte shënimi se ky ishte material secret i lexuar në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë më 1989. Nuk më kujtohet nëse ishte edhe data apo muaji. Por mesa e ndoqa edhe zotin Servet Pëllumbi, as ai nuk i përmendi këto detaje.Nëse nuk gjendet i arshivuar ky material original, domosdo edhe i protokolluar as pas 23 vitesh përmbysje, dyshimi është real. Kjo hedh një hije dyshimi mbi vërtetësinë e dokumentit.

z. Malasi po më ndiqte me vëmendje gjatë leximit. I përpiva fjalët dhe radhët njëra pas tjetrës. Ndjeja një lloj habie dhe zhgënjimi njëkohësisht. Nuk po u besoja syve. Shkruhej e zeza mbi të bardhë ashtu siç kishte ndodhur në Shqipëri.Ngjarjet ishin zhvilluar si në teatër, duke ndjekur me përpikmëri skenarin e shkruar para kohe. Në fillim mendova se duhej të ishte ndonjë sajesë dhe se nuk kishte mundësi të zbatohej me përpikmëri ajo që ishte ideuar që më 1987 në Katovicë të Polonisë. Ua thashë dyshimin tim bashkëbiseduesëve, por letrat ishin aty si dëshmi të pakundërshtueshme të inskenimit.

Mos e boto kështu siç është, por komentoje,-ishte ideja e Tomorr Malasit. Maksimi miratoi.

Ashtu bëra. E mora letrën me vete dhe shkova në zyrë, ku nisa komentin, por të gjitha fjalitë e skenarit, porositë e Ramiz Alisë në Mbledhjene Byrosë Politike, i shkrova siç ishin, duke ruajtur origjinalitetin.Dukej se ishin konspektuar porositë e Gorbaçovit pikë për pikë. Pranohej se  Socializmi kishte dështuar. Ky ishte fakt dhe nuk donte shumë mend se ishte koha që të përcaktohej strategjia e komunistëve shqiptarë për kalimin në demokraci në mënyrë graduale dhe pa ndëshkim. Nuk kishte më kohë për të humbur. Ngjarjet në ish kampin socialist kërkonin vigjilencë dhe përshpejtim masash. Shqipëria ishte e fundit dhe kishte mundësi të shmangte c’mund të ishte e shmangshme. Kjo u bë më emergjente pas 25 Dhjetorit 1989, ku Nikola Çaushesku u egzekutua. Padushim atë skenë e ka parë dhe Ramiz Alia dhe Byroja Politike. Dhe Ramiz Alia udhëzonte: “Do të nxisim dhe dotë krijojmë parti sa më shumë, por këto duhen kontrolluar nga ne. Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Le të na shajnë…Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve”.

Duke lexuar këto porosi të ish udhëheqësit të fundit komunist mendoja atë kohë se kjo mund të ishte bërë me qëllim nga ish komunistët për të denigruar liderët demokratë. Këtë mendim ende e kam edhe sot, ndryshe duhet të pranojmë faktin që parashtron z. Pëllumbi, se Ramiz Alia, ishte zotëruesi i skenës politike derisa mbylli sytë.

Ajo që të bën të mendosh më thellë e të reflektosh ndër porositë e Ramiz Alisë, dhe të mos mëdyshesh në vërtetësinë e tyre, është referenca ndaj të përndjekurve politikë: “Të përndjekurit politikë duhet të përkrahen, por kurrë nuk do të lëmë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë do të hakmerren. Ne nuk mund të bëhemi hyzmeqarë të tyre”. Aty flitej konkretisht edhe për Ballin dhe Legalitetin, partite tradicionale shqiptare. Madje në komentet të movonshme është shtuar se ai kishte dhënë porosi që bijtë e tyre të lejoheshin të emigronin në masë.

Ajo ç’ka e bënë të besueshëm skenarin Katovician të Ramiz Alisë janë porositë e tij për ish pronarët. Ai udhëzonte byroistët: “Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim pronën. Në ato porosi ishte edhe parashikimi i rikthimit të komunistëve në pushtet, por jo më të varfër, por të pasur dhe me prona. Startegjia ishte : “Për dy-tre legjislatura ish klasa jonë komuniste-proletare do të kthehet në klasë kapitaliste.”

Të gjitha këto porosi të Ramiz Alisë u denoncuan në shkrimin e Republikës për Katovicën shqiptare para 15 viteve, por Servet Pëllumbi,me deklarimin e tij nga ekrani, vetëm na riktheu pas. Asgjë të re nuk solli.

…Të nesërmen gazeta u shit që në mëngjes. Atë kohë Republika kishte një tirazh që shkonte deri në 40 mijë kopje ditore dhe vetëm në Tiranë shiteshin 12-13 mijë kopje. Efekti qe i madh, por më shumë shkaktoi habi e huti. Më pas u harrua. Shumë nuk e besuan.Ramiz Alia ishte gjallë. Servet Pëllumbi me të tjerë që e dinin të vërtetën nuk u prononcuan, nuk dëshmuan. Dhe e plasi tani Pëllumbi, plot pas 15 vitesh.

Le të shpresojmë se pas kësaj do të vijë reflektimi i shoqërisë shqiptare, që vuan shpesh nga humbja e kujtesës. Le të shpresojmë se dhe vetë media nuk do të harrojë këtë”zbulim” të Servet Pëllumbit, për t’u rikthyer pas 15 vitesh të tjerë , ku të gjejë një tjetër Pëllumb, që të “rizbulojë” Katovicën e Ramiz Alisë… Këto radhë që shkrova janë lehtësisht të vërtetushme; shkoni në Bibliotekën kombëtare dhe shfletoni koleksionin  e gazetës Republika. U kërkoj ndjesë Tomor Malasit dhe Maksim Begesë sepse u kisha dhënë fjalën se nuk do t’i publikoja emrat e tyre, por “bomba” e vonuar e Servet Pëllumbit ma diktoi thyerjen e “besës”.

Filed Under: Opinion Tagged With: asgje e re, dalip greca, e Servet pellumbit, Katovica shqiptare, Maksim begeja, nga deklarata, Ramiz Alia, Tomorr Malasi

NJË DARKË E PAHARRUAR NË SHTËPINË E RRUSTEM GECAJ NE NEW YORK ME KRYEMINSTRIN THAÇI DHE HARADINAJ

October 14, 2013 by dgreca

Mbrëmjen e 26 shtatorit biznesmeni dhe aktivisti i njohur Rrusetm Gecaj kishte ftuar në shtëpinë e vet në Mt Kisco, NY, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish Kryeminsitrin Ramush Haradinaj me zonjën. Kryeministri arriti më shpejt së bashku me ekipin e  tij, Minsitrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ambasadori në Washington Akan Ismaili, Konsulli i përgjithshëm në Nju Jork Bekim Sejdiu, këshilltarë dhe miq. Familja e madhe Gecaj është e gjitha në këmbë për t’iu urua mirëseardhjen mysafirëve të rrallë. Në krye të dhomës së miqëve ka qëndruar atdhetari i palodhur Musli Mulosmanaj, ndërs përballë tij kryeministri Thaçi. Sipas traditës miqtë dhe mikpritësit përshëndeten. I zoti i shtëpisë i ka uruar mirëseardhjen dhe thotë se shtëpia e tij është e miqëve, e tyre.

Pak pas kryeministrit arrinë edhe musafiri tjetër i nderuar në këtë shtëpi, ish kryeminstri Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Harry Bajraktari dhe Jeff Gecaj. Vonesa është e justifikuar pasi ata kthehen nga një vizitë e suksesshme në Washington, ku janë takuar me ndihmës sekretarin Reeker, me senatorë e kongresistë, me përfaqësues të Departamentit të shtetit etj.

Biseda ndizet dhe më pas ngrihen gotata: Gëzuar për  Kosoven! Gëzuar për mysafirët e nderuar! Gëzuar për  bujarinë e të zotëve të shtëpisë. Me gotë në dorë Kryeministri Thaçi falenderon të zotët e shtëpisë për bujarinë dhe kontributin e madh që kanë dhënë për Kosvën në tërësi dhe për çështjen shqiptare. Z. Thaçi falenderoi për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë shqiptarët e Amerikës për Kosovën. Ai tha se në 25 vitet e fundit ka arritur shumë duke realizuar aspiratat e brezave për më shumë se një shekull. Në fitoren tonë, tha ai, ka vendin e parë mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa ju, tha kryeministri, ne do ta kishimt ë vështirë. Urën e shpëtimit të Kosovës e ngritët ju, duk sjellë këtu së pari president Rugovën që më 1989. Ne na shpëtuan miqtë që na i siguruan shqiptarët e Amerikës, që nga senatori Bob Dole, e deri tek kongresisti Engel. Ne ishim me aft q ëpresidentët amerikanë, që nga Ëilsoni I madh e deri tek President bush, Klinton, e kuptuan në kohë  s ene ishim viktima të genocidit seb në tokat tona dhe na dhanë dorën e ndihmës për të sjellë lirinë, ku ëshët dhe gajaku i dëshmorëve tanë, por dhe kontributi i miqëve euro-amerikanë. Askush, tha ai, nuk e mendonte se do të ishim në Amerikë si në shtëpiën tonë. Ja sonte këtu ju keni kryeministrin e popullit tuaj, z. Thaçi, ish kryeministrin Haradinaj, Minsitrin e Jashtëm Hoxhaj, po ashtu jemi të përfaqësuar me dy ambasadorë, ja ku i keni edhe në këtë shtëpi buajre të z. Zotit Rrustem Gecaj.

Kryeministri tha fjalë përgëzuese për kontributin e jashtzakosnhëm të Ramush Haradinaj, i cili i ka dhënë mbështetje institucioanle shtetit të Kosovës, duke ditur ta bëjë me shumë zotësi rolin e opozitës. Ne bashkohemi në intersat kombëtare dhe ndahemi tek Partite.

Edhe z. Haradinaj ka thënë fjalë zemre për këtë odë miqësh, që i ka hapur dyert dhe zemrat për ne mysafirët e ardhur nga vendlindja, Kosova jonë e dashur. Qofshit të nderuar vëllezër me zemër bujare!- do te uronte ai.

Veprimtari i njohur i Kombit shqiptar z. Harry Bajraktari tha se ndjehej i gëzuar për këtë bashkim në shtëpinë e Rrustem Gecajt. Ne që luftuam për më shumë se një çerek shekulli për Kosovën tonë, ndjehemi të gëzuar se miqtë tanë amerikanë na mbështetën dhe konkretizuan ëndrrën shekullore të popullit martir të Kosovës. Ja ku jemi pas 25 vitesh në këtë dhomë me qeverinë dhe opozitën, me përfaqësuesit diplomatik, jemi bashkë, si vëllezër dhe mbi të gjitha kemi shtetin tonë të pavarur të njohur prej më shumë 100 shtetesh. Kështu duhet të jemi edhe në të ardhmen. Të bashkuar do të arrijmë atje ku e ka vendin Kosova. Kemi qenë me fat se që më 1918, kur morëm mbështetjen e parë nga Presidenti Amerikan Wilson, e deri me presidentin Klinton, Bush, Kosova dhe Shqipëria, janë në vëmendje të Amerikës. Le ta shfrytëzojmë pozitivisht këtë mbështetje duke i siguruar popullit tonë mbështetje dhe Kosovës tonë, të ardhme europiane.

Një dolli e ngriti edhe kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve z. Rasim Hasanaj, i cili tha fjalë mirësie për të zotin e shtëpisë, për udhëheqësit e Kosovës dhe për mbështetjen amerikane.

Darkës i dhanë tharm dy vëllezërit rapsodë Haxhi dhe Isuf  Neza, që sollën eposin e trimërisë folklorike të kombit.

Ishte një darkë e jashtzakonshme, ku vëllazërimi dhe buajria u shpalosën doradorës. Pas mesnate mysafirët u larguan.(d Greca)

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, dielli, Enver Hoxhaj Gecaj, harry bajraktari, Kr, Ramush Haradinaj, rrustemyeministri Thaci

VIZITË E SUKSESSHME E RAMUSH HARADINAJ NË SHBA

October 14, 2013 by dgreca

 Kryetari Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës , përveç takimeve me komunitetin shqiptar, ka takuar Ndihmës/sekretarin e Shtetit z. Philip Reeker, senatorët John McCain,Senator. John Barrasso, me kongresistët David Kohls, Eliot Engel, Robert Aderholt, Joe  Rowley, Rohrabacher dhe  Ileana Ros- Lehtinen./

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi takime të shumtë në New York dhe në Washington. Ditën e dielë  me 22 shtator, ai ka qenë mysafir fillimisht në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku u prit me ngrohtësi nga kryetari dr. Gjon Buçaj dhe kryesia, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit të Vatrës. Z. Haradinaj, tha gjatë takimit me vatranët se e kishte pritur prej kohësh këtë vizitë në shtëpinë e Vatrës historike, e cila ka bërë aq shumë për Kombin tonë. Haradinaj vlerësoi rolin e madh që ka luajtur diaspora shqiptare në Amerikë për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe  evidentoi kontributin finacar që shqiptarët e Amerikës dhe ata të Kosovës, kanë dhënë gjatë dhe pas luftës. Haradinaj, në shenjë nderimi, i dhuroi Vatrës  një Hartë të Kosovës me gurë të çmuar. Z. Haradinaj vizitoi Ekspozitën “100 vitet e Vatrës në shërbim të Kombit” si dhe bibliotekën e Nolit e Konicës. Një bisedë e ngrohtë u zhvillua në sallën e mbledhejve, ku morën pjesë  edhe zotërinjët Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.Një pritje e ngrohtë iu rezervua z. Haridanaj në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.

Z. Haradinaj mori pjesë ne Meshë. Ai me zonjën Anita u nderuan duke u vendosur në radhën e parë dhe aty ndoqën meshën. Prezantimi që i bëri famullitari i Kishës, dom Pjetër Popaj heroit të Kosovës, u prit me duartrokitje të qindra besimtarëve që kishin mbushur plot sallën e lutjeve. Mysafiri i nderuar i dhuroi Kishës një dhuratë simbolike të Kosvës. Më pas z. Haradinaj u zhvendos në Qendrën Kulturore  “ Nëna Terezë” , ku radha për ta takuar dhe për t’u fotografuar me të, ishte shumë e gjatë. Ai u prit tamam si hero. Dom Pjetwr Popaj e prezantoi ish komandantin e Luftws pwr liri para elterit. Z. Haradinaj i dorwzoi Kishws Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrws” njw dhuratw simbolike si mirwnjohje pwr punwn e shkwlqyer qw zhvillon ky institucion fetar pwr ruajtjen e traditave kombwtare, gjuhws dhe kulturws shqipe.

Po ditën e dielë z. Haradinaj është takuar me kryetarin e qytetit të Mannhatan-it, z. Stringer. Kryetari i Aleancës Haradinaj ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përgatitjet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale që do të organizohen në vjeshtën e këtij viti. Ai ka bashkëbiseduar më kryetarin Stringer për modalitetet e qeverisjes lokale si dhe ka folur për vizionin që ka AAK për qeverisjen lokale në Kosovë.
Kryetari i Manhatenit z. Stringer dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje, i kanë ndarë kryetarit Haradinaj një mirënjohje me dedikim Heroit të Kombit – njeriut të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari Stringer i ka shpejguar kryetarit Haradinaj për raportet e mira që ka me komunitetin shqiptar, për rolin dhe rëndësinë e këtij komuniteti në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në Manhaten dhe më gjerë në SHBA.

Të dielën e 22 shtatorit, i shoqëruar nga z. Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj , zoti Haradinaj dhe zonja Anita, ishin në një takim me ambasador Wizner.

Një takim i përzemërt ishte edhe ai i mbrëmjes të së dielës, ku dega e Vatrës Hudson Valley, shtroi një darkë në Restorantin Fiorino, pronë e bashkatdhetarit Sabit Bytyçi, një nga vatranët e hershëm dhe anëtar i Këshillit të Vatrës.Në këtë darkë ishin të pranishëm edhe kongresmen Eliot Engel dhe ambasador  Menzes, Konsulli i përgjitshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, anëtari i Asamblesë të shtetit të  Nju Jorkut, Mark Gjonaj e të tjerë.

Të Hënën e 23 shtatorit, ish kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj, ishte i ftuar në Columbia University për të zhvilluar një ligjëratë për Kosovën. Ai ligjëroi në Shkollën Për marrdhënie Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Kolombias në New York, e njohur si auditor i hapur i fjalës së lirë nga shumë personalitete botërore. David Philips ka prezantuar ligjëruesin duke vlerësuar figurën e tij si një luftëtar popullor me përmasat e heroit dhe një lider me vizion bashkekohor. Më pas z. Philips foli për Kosovën, qëndresën dhe luftën e saj, dhe përpjekjet për ndërtimin e shtetit, për diplomacinë, për  ndërhyrjen dhe mbështetjen amerikane etj. David Philips është i njohur mes shqiptarëve edhe me librin e tij” Liberating Kosvo- Coercive Diplomacy and U.S Intervention.”

Në ligjëratën e tij, me një anglishte elokuente, në një auditor ku kishte studentë e pedagogë, studiues të interesuar, Ramush Haradinaj, fitoi admirim dhe u duartrokit nxehtësisht. Pa letra përpara ai foli për Kosovën martire, qëndresën e saj stoike ndaj dhunës së regjimit të Millosheviçit, lufën për liri, mbështetjen amerikane dhe europiane, foli për Kosovën shtet i pavarur, njohjet ndërkombëtare, përballjen sot me problematikat e reja dhe të vjetra,foli për veriun, për marrdhëniet ndëretnike dhe ato fetare, për marrdhëniet e Kosovës me shtetet fqinjë, për burokracinë dhe korrupsionin dhe shpalosi vizionin e vetë për ndryshimin e gjendjes, foli për popullin e mrekullueshëm, për moshën e re të pupullsisë, për resurset natyrore të Kosovës etj.

Pas ligëjratës u bënë shumë pyetje që Haradinaj u përgjigj me qetësi dhe argumente.

Në takim ishin edhe veprimtarë të Komunitetit shqiptarë si Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Lumi Hadri, Elmi Berisha, Anton Raja, Mimoza Ferra, Grid Roji, Uk Lushi,e të tjerë.

Një vizitë shumë të suksesshme zhvilloi z. Haradinaj në Washington DC. Ai është takuar me personalitete të larta, me senatorë dhe kongresistë si dhe në Departamentin e Shtetit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është pritur nga  drejtues të Firmës së njohur Ligjore Ndërkombëtare si presidenti i saj Dr. Paul Williams, nga Mort Abramowtz  dhe Jim Hooper, drejtor menaxhues i PILPG, ka vizituar Senator Dole dhe Asistentin e tij Marshall Harris. Një pritje të veçantë i ka rezervuar edhe ndihmës sekretari Philip Reeker. Z. Haradinaj dhe zonja e tij u takuan në Departamentin e Shtetit me z. Jonathan Moore, drejtor për Europën Jugore dhe Qendrore. Një takim i veçantë ishte dhe ai i organizuar me kongresistët e Komitetit për  çështjet Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve;

David Kohls,Cong. Eliot Engel,Co-Chair Robert Aderholt, Cong. Joe  Rowley(NY), Cong. Rohrabacher(CA), Senator. John McCain(AZ),Senator. John Barrasso(WY)  dhe Cong. Ileana Ros- Lehtinen(Fl).

Me plot emocione ishte takimi që u zhvillua në zyrën e senatorit të Arizonës John  McCain, i cili duke vlerësuar rolin e z. Haradinaj në luftën për liri, tregoi vështirësitë me të cilat ai qe përballur gjatë luftës së Vietnamit. Senator McCain i tregoi Haradinaj, një fotografi që e mbante të zmadhuar dhe të futur në korrnizë në zyrën e tij, të cilën ia kishin sjellë kohët e fundit nga Vietnami. Ishte një foto që dëshmonte një ngjarje të tërë kur vietnamezët e torturojnë. Biseda ishte tepër miqësore.

Në të gjitha takimet u fol për situatën në Kosovë, marrdhëniet me Serbinë, problemet e Veriut,marrdhëniet me shtetet fqinjë, shtimin e njohjeve të reja,  zgjedhjet e afërta lokale etj.(D. greca. Botoi Dielli, shtator 2013)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, ne Amerike, vizite e suksesshme e Ramush Haradinaj

KRYETARI I VATRËS PRITI NJË PËRFAQËSI TË BASHKISË SË KAMZËS

October 12, 2013 by dgreca

Të premten me 11 shtator, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” Dr. Gjon Buçaj, priti një përfaqhtësi të Bashkisë së Kamzës, të cilët morën pjesë në një seminar pune që u zhvillua në Chikago. Ndër vizitat që bënë në një Nju Jork, përfaqësuesit e Bashkisë së Kamzës u ndalen edhe në Shtëpinë e Vatrës.

Përfaqësia e bashkisë së Kamzës përbëhej nga kryetari Xhelal Mziu, nga zv/kryetari i Bashkisë Vendim Demaj, Drejtori i Zyrës së Arsimit Qemal Çejku, nga kryetari i Këshillit të Bashkisë Bilbil Bajraktari dhe sekretari i këshillit Sokol Ndreu.

Kryetari Buçaj u uroi mirëseardhjen mysafirëve të cilët e kanë vizituar dhe herë të tjera Shtëpinë e Vatrës. Ai i njohu ata me veprimtaritë e fundit të Federatës Vatra dhe u ndal në mënyrë të veçantë edhe në takimet e zhvilluara gjatë muajit shtator, kur në Nju Jork ishin të pranishëm delegacione nga vendlindja. Për të parën herë herë, tha Kryetari i Vatrës, një president i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, vizitoi me 24 shtator Shtëpinë e Vatrës. Kjo do të mbetet një vizitë historike që do të regjistrohet në kronikën e shekullit të dytë të jetës së Vatrës, më e vjetra shoqatë në botën shqiptare, që ka hyrë në vitin e 102 të jetës së saj.

Kryetari Buçaj u ndal edhe në takimin që zhvilloi një përfaqësi e Vatrës me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me 26 shtator, që ishte një takim korrekt. Ne, tha Kryetari Buçaj, i dorëzuam Kryeministrit një promemorje, ku nga njëra anë pasqyroheshin qëndrimet e Vatërs, por  ana tjeter edhe kërkesat e saj ndaj qeverisë në të mirë të Kombit shqiptar, të ish të përndjekurëve politikë, ish pronarëve, luftën për çështjen Kombëtare, luftë kundër korrupsionit etj.

Vatra do ta ndjekë në pozicion oponence konstruktive punën e Qeverisë dhe do të mbajë qëndrimet e saj.

Më pas dr. Buçaj foli për punën që po bën Vatra për shtimin e anëtarësisë së saj, ngritjen e degëve të reja dhe thithjen e elementëve intelektualë dhe brezit të ri në radhët e saj.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, z. Mziu falenderoi për pritjen e ngrohtë, që e kanë e gjetur gjithmonë tek vatranët. Ai tregoi për vizitën në SHBA dhe përfitimet nga seminari i përvitshëm , ku ata kanë qenë të ftuar. Më pas ai foli edhe për problematikën e Bashkisë së Kamzës, e cila për nga popullsia është e gjashta në Republikën e Shqipërisë. Ai shpalosi punën që ka bërë ai dhe stafi i Bashkise në ndihmë të qytetarëve.

Kryetari i Vatrës dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës shkëmbyen mendime rreth zgjedhjeve te fundit,qeverisjes së re të koalicionit të majtë, premtimeve të bujshme që u bënë gjatë fushatës nga kryeminsitri  dhe revanshi i tanishëm për ndërrimin e plotë të adminsitratës, pa kritere profesionale, por sfond et plot politik, përfshi edhe policinë, apo adminsitraten civile, ku janë bërë shpenzime të shumta për kualifikimin e saj, si nga Amerika ashtu edhe nga partnerët Europianë. Fillimi nuk premton marrdhënie normale të mazhorancës me opozitën, pasi Edi Rama, po provokon dhe nuk po bashkëpunon.

Në fund të vizitës përfaqësia e Kamzës bëri fotografi në mjediset e Vatrës, në bibliotekë, në muze dhe para Shtëpisë së Vatrës.

Përveç Kryetarit të Vatrës në takim ishtin te pranishëm edhe: anëtari i kryesisë se Vatres Marjan Cubi,  Zef  Përndocaj (Advisory board) si dhe Editori i Diellit Dalip Greca.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dr. Gjon Bucaj, kamez, Krybashkiaku, Kryetari i Vatres, Xhelal Mziu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT