• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MPJ: Deklaratë në lidhje me procesin e aplikimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare

October 5, 2017 by dgreca

Kosove-Shtyrja pragmatike e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol dhe UNESCO është e mbështetur në koordinimin e plotë dhe të ngushtë me SHBA-të dhe vendet e tjera të Kuintit/

PRISHTINË, 4 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dërgoi sonte këtë Deklaratë për media në lidhje me procesin e aplikimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare:Ministria e Punëve të Jashtme informon opinionin e gjerë publik se procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizata rajonale, kontinentale dhe globale, gjegjësisht në OKB dhe agjencitë e ndërlidhura me të është dhe mbetet synim prioritar i Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës deri më tash është anëtarësuar në mbi gjashtëdhjetë Organizata rajonale, kontinetale dhe globale dhe secili veprim i aplikimit, procedurave apo procesit të anëtarësimit bëhet në koordinim të plotë dhe të ngushtë  me aleatët strategjik dhe historikë të Kosovës, respektivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Kosova është aleate e perëndimit dhe kjo aleancë është e përjetshme dhe e pakthyeshme.

Shtyrja pragmatike e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol dhe UNESCO është e mbështetur në koordinimin e plotë dhe të ngushtë me SHBA-të dhe vendet e tjera të Kuintit.Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme vepron në mënyrë koordinuar, të matur, të përgjegjshme dhe në mbrojtje të interesit nacional të Republikës së Kosovës.Çdo pretendim tjetër për krijimin e narracionit negativ tek publiku është i paarsyeshëm dhe joprofesional.   Ministria e Jashtme vlerëson se këto veprime i kontribuojnë forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve me shtetet partnere dhe aleate, garantimit të sigurisë si dhe promovimit të paqes në rajon./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: deklarate, MPJ, Organizata Nderkombetare

Londer 1913-Delegatet shqiptare:Esad Pasha Mbret, Komplot antishqiptar

August 19, 2017 by dgreca

EXCHANGE TELEGRAPH (1913) : DEKLARATA E DELEGATËVE SHQIPTARË NGA LONDRA KUNDËR QËLLIMEVE TË ESAD PASHËS/1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  19 Gusht 2017/

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në faqen n°3, deklaratën e delegatëve shqiptarë kundër qëllimeve të Esad Pashës për tu shpallur mbret i Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar, i gjendur asokohe në Londër, ka shprehur për median britanike, « Exchange Telegraph » se Esad Pasha nuk ishte njeriu i duhur për atdheun tonë. Këtë mendim kishte edhe Ismail Qemali.Ata kanë treguar qartë se cila ishte dëshira e shqiptarëve në tërësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim tekstin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

deklarate Esad PaschaLondër, 28 Prill/

Delegatët shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në Londër kanë dhënë për Exchange Telegraph deklaratën në vijim :

« Nëse është e vërtetë se Esad Pasha ka për qëllim të shpallet mbret i Shqipërisë në Tiranë, qasja e tij është rezultat i një komploti mes Malit të Zi, Serbisë dhe partisë xhonturke.

Esad Pasha, i cili i përket një familjeje të vjetër e të fuqishme shqiptare, nuk ka një të kaluar pa të meta. Megjithatë, atij nuk i mungon aftësia politike dhe kur të kuptojë se është vënë lojë nga intriguesit, ai do ta braktisë çështjen në të cilën ata janë përzier.

Dëshira e njëzëshme e popullit shqiptar është të qeveriset nga një sovran me origjinë evropiane, i cili mund ta çojë Shqipërinë në rrugën drejt prosperitetit tregtar (ekonomik) dhe politik. E tillë është dëshira e të gjithë shqiptarëve, i tillë është qëllimi që ata do të arrijnë përkundër të gjitha kurtheve.Lajmi se Ismail Bej Qemali e ka pranuar shpalljen e Esad Pashës është absolutisht i rremë. Në fakt, Qemal Beu nuk është një njeri që shpreh opinionin e tij në kundërshtim me dëshirën e njëzëshme të popullit shqiptar. »

Filed Under: Opinion Tagged With: Arena Bebja, deklarate, delegates shqiptare, East Pasha, Exchange Telegraph

Disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë u ndalohen vizat për SHBA

January 26, 2017 by dgreca

Ambasada Amerikane ne Tirane revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë/ 

logo e fresket e ambasades se shba

Deklarate e Ambasades se SHBA/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar. Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.

T‎he U.S. Embassy has revoked the non-immigrant visas of several Albanian judges and prosecutors after determining that the officials no longer qualify for these visas. Because visa records are confidential under U.S. law, we cannot comment on individual cases. The U.S. Embassy took this action in advance of the upcoming vetting process that will assess certain officials’ ties to corruption and in response to a case involving the flagrant abuse of an official visa by a senior prosecutor and his spouse, leading to a revocation of their visas.
The U.S. Embassy takes seriously allegations of corruption and will continue to review justice officials’ visas and visa applications with additional scrutiny. The Department of State has broad authority to deny and revoke visas based on information indicating that a visa holder may be inadmissible to the United States, and will continue to use this authority to advance its anti-corruption efforts in Albania.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: deklarate, e Ambasades, prokuroret shqiptare, se SHBA, Vizat per gjyqtaret

VESELI: VETËM TË BASHKUAR, MUND TË ECIM PËRPARA

September 1, 2016 by dgreca

-Deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli/

Nga Kuvendi i Kosovës sonte u dërgua kjo deklaratë e kryeparlamentarit Kadri Veseli:Dita e sotme dëshmon se parlamentarizmi në Kosovë është i vetmi fitues i një debati të lodhshëm, me dhe pa argumente të atij apo këtij lloji!

Përkufizimi i kufijve të shtetit të Kosovës, është një nevojë dhe realizim historik i një procesi të shtetbërjes, të konfirmuar me rezistencën e popullit të Kosovës, proceset negociatore (Rambulliet, Vjenë, Bruksel), dhe obligimeve ndaj nesh dhe tjerëve, fqinjve, partnerëve ndërkombëtarë dhe vetë Kosovës, si faktor që hyn në familjen e kombeve dhe shteteve, duke marrë obligime dhe privilegje nga ky proces historik.

Ështe një privilegj dhe obligim që e jetojmë këtë kohë dhe sillemi konform kësaj situate historike.

Legjitime është që në një betejë parlamentare, të mbahen interesat partiake, por ajo që vlenë në një gjyq historik, janë interesat nacionale.

Unë, si Kryetar i kësaj legjislature, me detyrë kaq komplekse, dua të falënderoj së pari deputetët e Partisë Demokratike dhe strukturat e saj për qëndrimin unik, si dhe  të gjithë akterët parlamentarë, institucional e shtetërorë, me theks të veçantë, Policinë e Kosovës.

Dua që të mos jemi shpirtngushtë, të mos mbizotërojë zhurma mbi argumentin. Lotsjellësi mbi debatin, granata mbi bisedën. Dua të gjithë të kujtohemi që shteti që po e ndërtojmë është mbi të gjitha kapriciet, shpirtëngushtësitë, interesat, kalkulimet dhe agjendat personale, grupore e të interesit.

I siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se shteti ynë, do të ecë përpara, në partneritet të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Do të futemi shumë shpejt nga agjenda e krizave dhe konfliktualitetit në agjendën e konsensusit të përbashkët nacional dhe zgjidhjeve të çështjeve jetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Vetëm të bashkuar, mund të ecim përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.

Filed Under: Komente Tagged With: bashkimi, deklarate, Kryetari i Kuvendit

FEDERATA VATRA MBESHTET VIZITEN E SEKRETARIT TE SHTETIT JOHN KERRY NE TIRANE

February 11, 2016 by dgreca

Ne nje deklarate te leshuar nga Federatat Panshqiptare e Amerikes VATRA ne SHBA, mbeshtetet vizita e Sekretarit te Shtetit Kerry dhe kerkohet konsensus qeveri – opozite per reformen ne drejtesi.
Gjithashtu Federata Vatra vlereson lart punen e ambasadorit Donald Lu dhe e gjen vehten teresisht ne deklaratat dhe qendrimet e tij.
Lidhur me problemet e renda te konstatuara gjate zgjedhjeve te fundit ne Shqiperi, si kriminalizimi i listave te kandidateve, shitblerja e votes, etj, Vatra shpreh bindjen se kjo teme do te jete gjithashtu pjese e bisedimeve me Sekretarin Kerry. Vetem dekriminalizimi i politikes e institucioneve dhe garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme do te ishin garancia e duhur per stabilitetin ne Shqiperi, e me gjere.
Ne vleresimin e Vatres, kjo vizite eshte nje mundesi e mire per politikanet shqiptare qe te permbushin detyrimet e tyre ndaj qytetareve dhe te vendosin ceshtjet e rendesishme politike mbi interesat partiake dhe personale.
Ja Dekalarata e plote e Vatrës.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA përshëndet me mirënjohje të përzemërt vendimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA John Kerry për të vizituar Shqipërinë, si një akt që tregon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe synimin e SHBA për rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi. Kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur debati politik përmban një sërë çështjesh të rëndësishme ende të pazgjidhura dhe shqetësuese për partnerët dhe miqtë tanë, por edhe kur shoqëria shqiptare po përjeton një krizë të thellë besimi dhe ekonomike, e pasqyruar qartazi në rritjen e emigrimit të qytetarëvet drej vendeve të BE.
Kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyer për politikanët shqiptarë për të rritur përgjegjshmërinë e tyre ndaj pubikut dhe përmbushjen e detyrave të marra përsipër.
VATRA pret që, në temat të cilat do të diskutohen me këtë rast, të zërë vend me rëndësi realizimi i një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, duke e pare atë si një rrugëdalje të mirë nga qerthulli i korrupsionit dhe padrejtësive, por edhe që do të ngrinte lart besimin e munguar të publikut tek institucionet e drejtësisë. Reforma në dretësi do të hapte rrugën për ecje të mëtejshme drejt shkëputjes nga trashëgimia e rëndë e diktaturës së kaluar. Kjo reformë do të ishte jetëgjatë dhe e frytshme vetëm nëse do të arrihej nëpërmjet një konsensusi mes Qeverisë dhe Opozitës, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me problemet e rënda të konstatuara në zgjedhjet e fundit vendore 2015, vecanërisht shitblerja e votës dhe kandidimi i personave me rekorde kriminale, shqetësimë të konstatuara edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të një rëndësie jetësore për demokracinë dhe garantojnë stabilitetin e Shqipërisë.
Çështja e sigurisë në përgjithësi është një temë e rëndësishme me interes për të dy palët, por, për palën shqiptare, përqendrimi i vemendjes tek siguria në territoret shqiptare, ka një rëndësi të veçantë, duke patur parasyshë rritjen e influences së organizatave terroriste dhe manipulimet nga armiqtë tanë shekullorë.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e gjen tërësisht vehten në deklaratat e Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu duke e falenderuar publikisht për punën e tij të shkëlqyer.
Duke përfituar nga ky moment diplomatik, VATRA shpreh publikisht respektin më të thellë për punën dhe personalitetin e Sekretarit të Shtetit John Kerry, e siguron për ndjenjat më të thella të mirënjohjes për mbështetjen e saj të pakushtëzuar për çdo nismë lidhur me Shqipërinë dhe çështjen shqiptare.
Së fundi, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, në traditën e saj më se njëshekullore, rikonfirmon qëndrimin e saj për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e miqësisë mes dy shteteve dhe popujve tanë.
New York, 02/11/2016

Filed Under: Vatra Tagged With: deklarate, federata Vatra, John Kerry, MBESHTET VIZITEN E SEKRETARIT SHTETIT, ne Tirane

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT