Nail Draga
Demokratura, do të thotë diktatura në demokraci, që manifestohet në pluralizëm, duke dëshmuar mungesën e demokracisë së brendshme, me pasoja për subjektët politike, ku përjashtim nuk bën as hapësira etnogjeografike shqiptare. Madje përvoja e deritashme dëshmon se në skenën politike pluraliste është i pranishëm egozmi, autokracia e atavizmi duke i trajtuar subjektët politike si pronë private apo e një grupi të caktuar individësh, veprim që krion paknaqësi sepse janë menanjuar individët me vlera profesionale, meritokraci e autoritet shoqëror, që ka ndikuar në dekompozimin e skenës politike dhe te kohezionit të elektorati votues shqiptar që nuk është në favor të realizimit të drejtave qytetare e kombëtare sipas standardëve ndërkombëtare
Për demokracinë vazhdimisht është shkruar duke e vlerësuar ate si nivelin më të lartë të drejtave qytetare e lirive të njeriut, që ka të bëjë me shtetet demokratike, ndërsa e kundërta ka të bëjë me shtetet në ish kampin socialist, që për qytetarët ishte koncept i imagjinuar, sepse aty në vepër ishte diktatura e proletariatit e cila pati pasoja të mëdha për qytetarët e vendeve përkatëse. Por, më falimentimin e socializmit si rënd shoqëror dhe komunizmit si idelogji, edhe në këto vende me aplikimin e pluralizmit politik, demokracia e munguar u bë realitet, me formimin e subjektëve të ndryshme politike, duke demontuar dhe demaskuar sistemin monist.
Demokracia e pakonsoliduar
Por, në sajë të mungesës së përvojës politike, si dhe të ambicieve lideriste, egoizmit dhe interesave personale e klanëve të ndryshme, demokracia filloi të humbi vlerat e saja,duke qenë një farsë demagogjike, sepse në praktikë filloi të jetë e pranishme demokratura që nënkupton diktaturën në demokraci. Ky koncept dhe kjo qasje në rrethana të reja shoqërore, paraqet pengesën kryesore për demokracinë funksionale, sepse vazhdojmë të jetojmë në periudhën e tranzicionit, përkatësisht të demokracisë së pakonsoliduar, e cila është e pranishme jo vetëm në hapësirën etnogjeografike shqiptare, por në tërë vendet e ish kampit socialist në Evropën Juglindore, me pasoja për qytetarët e vendëve përkatëse.
Nga monizmi në pluralizëm
Për rreth pesë dekada në monizëm cekëj me të madhe se pushteti buron nga populli dhe i takon atij të qeverisë. Madje kanë ekzituar edhe parulla të ndryshme që më ndryshime të vogla ishin identike në të gjitha vendet e ish kampit socialist. Por, të gjithë jemi dëshmitarë, për mungesën e të drejtave dhe lirive të njëriut, për të shprehur mendimin e lirë, sepse pasojat ishin skandaloze, nga dënimi e deri të internimi si armik i popullit. Dhe një epitet i tillë ka pasur pasoja për familjarët dhe të afërmit e tyre dekada me radhë, sepse ideologjia komuniste si bazament kishte diktaturën e proletariatit. Ndërsa me rastin e dështimit të komunizmit -monizmit si teori dhe ideologji praktike me shëmbjen e Murit të Berlinit me 8 nëntor 1989, për qytetarët e vendeve të ish kampit socialist filloj një frymarrje e re e cila kishte munguar rreth pesë dekada. Informacionet për vujatjet e qytetarëve në ato vende në emër të ideologjisë komuniste, janë tragjike dhe të paimagjinueshme për botën normale. Fakti se vetëm gjatë periudhës së diktaturave komuniste janë eliminuar rreth 100 milion qytetarë të popujve e shtresave të ndryshme sociale, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar falsitetin e sistemit të tillë. Praktikën e shëmtuar të “gulagëve” në ish Bashkimin sovjetik, u trashëgua përmes kampeve të internimit në Shqipëri, duke qenë modeli me monstrum i diskriminimit të qytetarëve në emër të ideologjisë së kohës, dhe luftërave të klasës, pasojat e të cilës janë edhe në ditët tona.
Për ne shqiptarët që kemi jetuar jashtë shtetit amë-Shqipërisë, në mungesë të informacionit nuk kemi pasur të dhëna të drejtpërdrejta, andaj nuk e kemi kuptuar realitetin e kohës së diktaturës në Shqipëri(1944-1991). Ishte kjo koha e ndryshimit të sistemit shoqëror, me bazamentin ideologjik që në praktikë ishte ndër me të egrat në kampin socialist në Evropën Juglindore. Dhe nuk ka pasur si të ishte ndryshe, kur në emër të konceptit ideologjik u eliminuar vlerat intelektuale, shoqërore dhe ato kombëtare, në emër të luftës klasore që ishte në kundërshtim me interesin kombëtar të shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore.
Demokratura dhe shqiptarët
Demokratura, do të thotë diktatura në demokraci, që manifestohet në pluralizëm, duke dëshmuar mungesën e demokracisë së brendshme, me pasoja për skenën politike. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as hapësira etnogjeografike shqiptare sepse në sajë të mungesës së përvojës politike pluralizmi u keqkuptua, duke menduar se do të eliminoheshin mënjëher defektet e monizmit. Ishte ky një iluzion, sepse në kuadër të partive të reja në skenën politike pluraliste u zgjodhën individë të cilët keqpërdorën pozitat e tyre udhëheqëse, duke shpalosur vlerat autokratike, me favore personale dhe klanëve të ndryshme. Një qendrim i tillë, me kalimin e kohës ndikoi në formimin e fraksioneve brenda partive, që më pas ndikoj në ndarje definitive duke formuar subjektin tjetër politik.
Egoizmi, virus i demokracisë
Një dukuri e tillë legjitimoj formimin e subjekteve të veçanta politike, duke dëshmuar dekompozimin e skenës politike, dukuri që është e pranishme kudo në vendet e ish kampit socialist ku përjashtim nuk bën as Mali i Zi.
Në vend që dallimet e ndryshme brenda partive të eliminoheshin duke debatuar dhe gjetur konsenzus, lideret partiak nuk ishin të shqetësuar për përçarjet e brendshme partiake, përkundrazi ishin të gëzuar se po iu largoheshin të padegjueshmit, përkatësisht konkurentët brenda partisë. Madje, ka pasur raste kur konkurentët i “këshillonin” se nëse nuk iu pelqen formoni partinë tuaj, sepse pluralizmi ofron një mundësi të tillë. Kemi të bëjmë pikërisht me individët të cilët vuajnë nga virusi i egoizmit, që me sjelljet e tyre autokratike, janë bërë të dëmshëm për subjektin politik dhe elektoratin votues të cilin e përfaqësojnë.
Pluralizmi brenda shqiptarëve
Nëse analizojmë këtë dukuri të shqiptarët në Mal të Zi, paraqet çështje për hulumtim të veçantë, sepse kemi të bëjmë me një popullatë numërikisht të paktë dhe në hapësirë të vogël, por numër relativisht të lartë të partive politike. Nga themelimi i partisë së parë politike LDMZ(1990), me pas janë themeluar parti tjera: UDSH(1993), PPD(2001), FORCA(2005), BDSH(2006), ASH(2006), PD(2011), LDSH(2016) etj., që janë shumë për një popullsi e elektorat të vogël.
Shkaku kryesor i paraqitjës së ndarjeve apo frakcioneve brenda partiake, ka qenë në mungesë të funksionimit të demokracisë së brendshme partiake, sepse udhëheqësit e tyre kanë pasur qendrime egoiste, autokratike dhe ambicie të sëmura lideriste. Veprimi i tillë ishte nihilist sepse nuk janë vlerësuar kuadrat e brendshme, ndërsa nga ana tjetër nuk janë përpjekur për të ofruar kuadra më integritet personal e profesional, e sidomos intelektual, por ishte e kundërta duke i injoruar e larguar ata të cilët i kanë vlerësuar si konkurent të tyre në të ardhmën.
LDMZ- model i veprimit autokratik
Rasti i LDMZ, paraqet rast për hulumtim sepse nga Lëvizje Kombëtare që cilësohej në vitin 1990, u degradu aq shumë duke u tkurrur vazhdimisht, duke mbetur pas tridhjetë viteve në nivelin e një OJQ-eje. E dhëna se kryetari i saj ishte në krye të kësaj partie për 29 vjet, mbetet rast i veçantë në pluralizëm, sepse kudo janë mbajtur zgjedhje dhe ndryshuar udhëheqësit, që janë në favor të subjektëve por edhe të pluralizmit politik, por këtu një dukuri e tillë ishte e panjohur, që ishte shkak i zhgënjimit të elektoratit votues shqiptar. Kemi të bëjmë me rastin tipik të demokraturës e cila është e dëmshme dhe me pasoja për çdo subjekt politik dhe qytetarët në mjedisin përkatës, që nuk është në favor të parimeve demokratike.
Vlerësimi në prezantim e përfaqësim
Hapja e subjektit politik nuk duhet të trajtohet si çështje formale por obligim ndaj antarësisë dhe elektoratit votues. Nëse në fillim të pluralizmit janë bërë gabime në sajë të pa përvojës politike, me pas përgjegjësia bie mbi forumet partiake, duke respektuar profesionalizmin e dëshmuar, meritokracinë dhe autoritetin shoqëror.
Në këtë aspekt çështja e kandidimit të individëve në listat zgjedhore për këshilltar apo deputet duhet të jetë e hapur duke iu mundësuar të kandidojnë edhe individë të tjerë, e jo të jenë të rezervuara vetëm për disa persona, sipas shijes së kryetarit të partisë. Në këtë aspekt duhet të respektohet rotacioni duke iu dhënë rast edhe të tjerëve. Vetëm në ketë formë do të respektohej parimi i vlerësimit partiak edhe për të tjerët në procesin e përfaqësimit dhe të prezantimit, sipas parimeve të demokracisë pluraliste.
Autokracia si demokratura
Përfundimidht, për të gjithë duhet të jetë e qartë se për jetëgjatësinë e subjektëve politike duhet të ekzistojë demokracia e brendshme, si rezultat i shprehjes së vullnetit në zgjedhjen e organëve partiake përmes procesit të votimit, në mes disa kandidatëve, e jo përmes aklimacionit, që paraqet demokraturën, përkatësisht autokracinë. Po ashtu duhet të percaktohet mandati i limituar(një plus një mandat), duke qenë parim demokratik.
Duhet të eliminohet koncepti autokratik, një herë kryetar gjithmonë kryetar, duke kriuar kultin e personalitetit, si personin e vetëm dhe të pazëvendësueshëm. Përvoja e deri tashme dëshmon se një logjikë e tillë është disfatiste me pasoja në kohezionin e eletoratit votues të subjektit politik që është dëshmuar në zgjedhjet lokale apo qendrore.