• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pushteti disiplinor dhe Identiteti

September 16, 2016 by dgreca

Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj/

Konceptimi i pushtetit shkrihen në refleksionin e subjektit dhe të identitetit ku M.F shërbehet me “Arkeologjine e Dijes” e cila si qëllim ka hulumtimin në historinë e formacioneve diskursive. Ato që organizojnë eksperiencen që njerëzit kanë për botën, prandaj le të shikojmë pak se me çfarë mund ta lidhim pushtetit si fjalë në vete dhe per vete kur e dëgjojmë ashtu siç shqiptohet pa u inkuadruar në çfarë fushe i përket ajo apo ai. Në plan të parë kur e dëgjojmë mendojmë për autoritetin, por duhet të referojmë se autoriteti kërkon vetëm një gjë ‘nënshtrimin’ pra tani e tutje kur të referojme pushtetin si fjalë në vete kemi të  bëjmë me autoritetin dhe atë që kërkon ai ‘nënshtrimin’. Metoda arkeologjike lë vend për praktika të ‘politikave gjenerale’ preçise të vërteta apo false, të cilat vendosin se cilat diskurse të pranohen apo të refuzohen. Organizime të tilla interveprojnë dhe janë të lidhura me pushtetin dhe raportet e tij. Praktikat diskursive është pikërisht vendi i artikulimit produktiv të pushtetit, elaborimi apo hulumtimi i subjektit që konçidon me shfaqjen e një diskursi mbi njeriun, me shkencat humane, që lindin pikërisht në epoken moderne me vullnetin për të krijuar një diskurs, që institucionalizon ‘individin’ si koncept. Lidhur me një identitet preçiz subjekti i një identiteti do të hulumtohet në kërkimet e saj si një teknike e domosdoshme për këtë qëllim. Një metodë e mënyrës së qeverisjes, ku subjekti është një formë e pushtetit që krijon mirazhin dhe domosdoshmërine e vetëdijes për vete për të lidhur individin për identitetin e vet. Një prepozicion nga të shumtat që na referon M.F: “Rropatje e pamate me të cilën janë përkulur në Perëndim breza të tërë njerëzish – ndërkohë që forma të tjera pune siguronin akumulimin e kapitalit – për të prodhuar nënvartjen (assujettissement) e tyre: dua të them, për t’i ndërtuar ata njëkohësisht si-subjekte (‘sujets’),“ (Kjo lloj metamorfoze jo fizike por e mbrendshme na bën të mundur që të kemi një identitet, (sub-jectum – i vënë, hedhur poshtë (lat)), një identiteti, por që të mos harrojmë gjithmonë në lidhje me pushtetin si identitet (idem – i/e njajte, po ai, njejesi) që na e furnizon po vete ai. Identiteti i dhënë  nga pushteti elaboron diskursin e subjektit të historisë duke mos njohur shtresat shtypëse të pashmangshme të zhvillimit, e referuar dhe nga autorja Camille Paglia : “Identiteti eshte pushtet” Njera furnizon tjetren mirepo nuk mund te bejme pa te, duke rifreskuar memorien me mitin e Odiseut teksa pasi verboi Ciklopim Polifem duke u arratisur therret “Une jam Odiseu “ duke u rikthyer  ne identitet – (sepse Polifemit i kishte thene se ishte Askushi) duke u rikthyer ne pushtet apo ne identitet. (Dialektika e Iluminizmit – Max Horkheimer & Theodor W. Adorno) – “te Homeri eposi dhe miti, forma dhe permbajtja jo thjeshte divergjojne njera prej tjetres, por ato edhe ballafaqohen mes tyre. Dualizmi estetik i vepres deshmon tendencen historiko-filozofike” Pushteti është diçka që qarkullon apo më mirë si diçka që funksionon si zinxhir, nuk është i lokalizuar, aty apo këtu, kurrë nuk është në duart e njërit apo të tjetrit në mënyrë përmanente. Ai ‘pushteti’ funksionon përmes organizimit qarkullues duke kapërcyer në çdo hallkë të zinxirit në një periudhë të caktuar. Foucault-ja ‘mikrofizikën e pushtetit’ e cila si pasojë e organizimit qarkullues nuk është mbi shoqërinë por tregon se koekziston mbrenda saj në brendësinë e shoqërisë aty jeton ku hulumtimi fokusohet mbi mënyrat të cilat përmes tyre qëniet njerëzore bëhen subjekte, fitojnë një identitet. Ato tregohen determinuese edhe me rolin e shkencave që flasin për njeriun, japin atë që Foucault quan ‘praktika të divizionit’ që krijojnë subjektin përmes aktit për të ndarë në një seri me një ‘tjetër’. Si shembull i kësaj nga shumë shembujt që mund të marrim implikohet edhe institucioni i çmendurisë. Pushteti dhe diskursi kanë nevojë për figurën e çmendurisë si antagoniste më të cilën i kundërvihet jonormalitetit të çmendurisë edhe pse çmenduria në epokat e më përparshme konsiderohej si diçka misterioze dhe hyjnore ku pikërisht me lindjen e klinikës psikiatrike ato i nënshtrohen diskursit mjekësor, medikalizohen, trajtohen, çmenduria bëhet një sëmundje që kurohet. Të sëmurët mendorë mbyllen në strukturat përkatëse, vëzhgohen, hetohen dhe me lindjen e klinikes psikiatrike sëbashku me të lind edhe diskursi preçiz mjekësor që konsiston në  një identiteti seksual, që në periudhën e Mesjetës ishte i shtypur dhe mohues të seksualitetit si akt dhe si zgjedhje e identitetit të saj. Pushteti tenton të nënshtrojë seksualitetin si dispozitiv i ndërtuar dhe jetësor. Diskurset represive mbi të cilat shoqëria borgjeze i shtypë dhe kur flet për seksualitetin bën për të injoruar të vërtetën natyrore të ndjenjave ku shfaqet një vullnet i ri i dijes. Me shfaqjen e diskurseve të tilla identiteti merr hov si në bazë të përcaktimit subjektiv, të anomalisë, atij seksual, identiteti dhe pushteti relacioni mes tyre është themelor në shoqërinë njerëzore sepse përmes praktikave diskursive, furnizojnë me identitet.

Shfaqja e diskurseve epistemologjike furnizon me nomenklaturë që e bën të mundur identitetin të shfaqet në një liri të kufizuar, njeriu i shndërruar në subjekt në lidhje me identitetin që e fiton në fusha të ndryshme ‘emër’, ‘numër’, ‘formë’ bile edhe ‘vepër’ (kjo është për të kujtuar autorët e kohërave të shkruara që kanë identitet përmes veprave të shkruara, monumente, vepra muzikore etj), si forcë rebeluese nga kalimi në subjekt në fitimin e identitetit është e domosdoshme diskursi epistemologjik. Me identitetin tonë të përcaktuar, i cili fillon që në momentin që lindim me stampimin e çertifikates së lindjes që mundësohet nga pushteti disiplinor apo legjislativ, që e kërkon të domosdoshme një fakt të tillë, pastaj nga identiteti individual, pason ai kolektiv, brenda një popullsie, shtresa të ndryshme të shoqërise, kur flasim për kolektiv, grupor, flasim edhe për identitete ndër-etnike, kulturore ata që i quajmë të ‘tjeret’; çfarë na dallon neve nga të tjerët? Është ‘IDENTITETI’ dhe pushteti është shumë i përgatitur të ofrojë këtë dije, pushteti disiplinor me ngritjen e strukturave përkatëse, institucioneve përkatëse konsiston në kontrollimin, disiplinimin dhe vëzhgimin e trupave duke bërë prodhimin adeguat ekonomiko-politik të trupit social prandaj si subjekt jemi të zënë në kurth me kartela identifikuese (ID), pasaporta, kartela bankare, fatura për të paguar, të cilat konfirmojnë identitetin tonë se kush jemi ne. (Vijon …)

Referenca

Foucault, Michel “Historia e seksualitetit”,

Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”

Foucault Michel “Disipline dhe ndeshkim – Lindja e Burgut

Kullashi Muhamedin “Pushteti dhe Dija te Michel Foucault”

Michel Foucault “REMARKS ON MARX Conversations with Duccio Trombadori

Tolstoi Lev “Lufta dhe Paqja”

Dialektika e Iluminizmit – Max Horkheimer & Theodor W. Adorno

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhija, dhe identiteti, Pushteti disiplinor

Urrejtja serbe dhe identiteti

November 1, 2014 by dgreca

Nga Aurel Dasareti*/
Uh! Evropë, ti kurva e motit – janë gjyshërit e juaj që e copëtuan dhe viktimizuan Shqipërinë tonë, për të afruar Serbinë dhe larguar nga vetvetja Rusinë. E tani, ju nipërit e të mallkuarve, si “demokratë” dhe “luftëtarë për të drejtat e njeriut” që qenkeni, nuk i përmirësoni por vazhdoni mëkatet e tyre. Diskriminoni, ofendoni dhe nënçmoni gjithçka shqiptare, na trajtoni si qytetarë të dorës së dytë, dhe kur na nënçmoni dhe ofendoni thoni “kjo është liria e shprehjes,” dhe kur ne e ngremë zërin e mbrojtjes thoni se ajo ishte “gjuha e urrejtjes”.
Këto janë porosi të hipokrizisë, këto janë standardet e dyfishta, kjo është një përpjekje e përhershme e tyre për robërimin e mëtejshëm tonin. Për ne një standard, për pushtuesit sllavo-ortodoks dhe grek një standard tjetër. Racizmi i tyre i fundit nëpërmjet vendimit skandaloz të UEFA-s kinse shqiptarët ishin fajtorë për terrorizmin serb duhet të na bashkon.
***
Albanophobia:
Tregon armiqësinë shekullore apo urrejtjen patetike të fqinjëve sllavo-ortodoks ndaj Shqiptarëve dhe Shqipërisë; paragjykimet, diskriminimin dhe keqtrajtimin, veçanërisht ndaj shqiptarëve të okupuar. Ajo ka formën e racizmit të egër dhe fashizmit; është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race më e ulët, inferiore. Ndjenjat antishqiptare te serbët dhe “maqedonët” janë reflektuar edhe në përdorimin e emrit “Shiptari” (në vend të “Albanci”), e cila konsiderohet ofenduese për shkak të konotacioneve negative në gjuhët e tyre.
Albanophobia në Serbi filloi të ritet në fillim të shekullit 20 dhe është e lidhur ngushtë me qëllimet e politikës së jashtme të Mbretërisë Serbe që përmes territorit shqiptar (Porti i Durrësit) të dal në detin Adriatik.
Për këtë qëllim, shtypi serb kishte përhapur dezorientime për shqiptarët, si “të egër” të paaftë për jetë shtetërore të pavarur. Edhe shumë shkencëtarë serbë përpara krijimit të Shqipërie së pavarur në 1912, u përpoqën për të treguar paaftësinë e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre, duke argumentuar se “fiset” shqiptare nuk kanë nevojë për shtet dhe as aftësinë për të ruajtur popullin e tyre dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për tutor (mbikëqyrës). Konsideronin se vetëm ndikimet kolonialiste, apo me përfshirjen e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësoheshe trajnimi i tyre për jetën e civilizuar. Gjatë Luftërave Ballkanike, shtypi racist në Serbi me muaj dhe vite përhapi mendime të shtrembëruara ndaj popullit shqiptar, duke nxitur te serbët urrejtjen kundër “Arnautëve të egër”, duke fshehur barbarizmat që ushtria serbe ka kryer kundër tyre…
Pas trazirave në Kosovë në vitin 1981, Serbia filloi një propagandë të organizuar gjoja të gjenocidit ndaj serbëve në Kosovë (Raportet e përdhunimit masiv të femrave serbe, emigrimit serb nga Kosova etj). Fashistët serb, largimin e vullnetshëm të serbëve nga Kosova e shfaqën si rezultat i presionit dhe si konfirmimin e padrejtësive të mëdha që kinse shqiptarët kryejnë ndaj tyre. Në mes të viteve 1980, gjuha e urrejtjes në mediat serbe fokusohet mbi shqiptarët. S`bashku me emrin shqiptar përdorin fjalët plotësuese: “gjenocid”, “shtypja”, “banditizmi”, “përdhunim”, kështu që përmendjes së shqiptarëve në fjalimin privat i jepej një konotacion negativ.
Në vitin 1986 u bë publikimi i Memorandumit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, e cila demonstratat e shqiptarëve në Kosovë të vitit 1981 i quajtën “agresioni neo fashist” dhe thekson se mbi popullatën serbe në Kosovë zhvillohet gjenocidi “fizik, politik, juridik dhe kulturor.”
Që nga viti 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët bëhen “armiq” të serbëve. Intelektualët serb shkruanin kryesisht kinse “tiparet” dominuese te shqiptarët janë “primitivizmi” dhe “grabitjet-vjedhjet”.
Numri më i madh i mediave të shkruara dhe elektronike në Serbi vazhdon në mënyrë të njëpasnjëshme përhapjen e gjuhës së urrejtës ndaj shqiptarëve. Me kohën, urrejtja e tyre nuk zvogëlohet por shtohet. Dhe, kjo egërsi është ngritur mbi gjuhën e urrejtës e cila është në rritje edhe te organizatat e shumta neo-fashiste dhe grupe tifozësh.
Urrejtja barbare ndaj shqiptarëve (me miratimin e qeverisë) shprehet publikisht në tubimet e organizatave të shumta pro-fashiste në formën e sloganeve: “Vritini, i masakroni që Shqiptari të mos ekzistoj”, “Serbia për Serbët, sëpata për Shqiptarët” etj. Këto kërcënime dhe nxitje për terrorizëm dëgjohen edhe në stadiumet e futbollit, nga të gjithë tifozët, psh Beograd 14-10-2014. Futbollistët e Kombëtares rastësisht i shpëtuan vdekjes në atë natën e tmerrit…
***
Shteti Shqiptar duhet të raporton në OKB për ushtrimin e dhunës, nxitje për terrorizëm dhe kërcënimet e Serbisë zyrtare ndaj jetës së shqiptarëve, ashtu që të ngrihet akuza për veprën penale:
Kërkesë (nxitje), rekrutimi dhe trajnimi për terrorizëm
a) Inkurajimin publikisht për të zbatuar një vepër penale
b) Rekrutimin e dikujt për të kryer një krim
***
Serbët, urrejtjen e tyre ndaj nesh e kanë bërë si pjesë qendrore se kush janë ata, të identitetit të tyre kombëtar.
Urrejtja është një forcë e fuqishme në shumë kontekste, gjithashtu kur është fjala për të formuar dhe për të ruajtur identitetet individuale dhe kolektive. Jo më pak, mundet që përveç identiteteve etnike edhe identitetet fetare të kalojnë në urrejtje.
Nga njëra anë, të urrehen veprat e këqija mund të jetë shembullore, veçanërisht në qoftë se ne mundemi ta duam keqbërësin pavarësisht nga veprat e tij të liga. Nga ana tjetër, urrejtja serbe është drejtuar shpesh drejt qenieve të pafajshme njerëzore. Në kohët e fundit kemi parë sërish se si shqiptarët kanë qenë objekt i urrejtjes, sepse ata në sytë e urrejtësve përfaqësojnë ose edhe personifikojnë vlerat e urrejtjes – apo mëkatin.
Duket qartë se urrejtja e tyre ndaj nesh është qëllimi i orientuar. Kjo nuk është një ndjenjë spontane, por një pasion, një gjendje shpirtërore e çoroditur drejtuar kundër një “objekti”. Ky “objekt” mund të jetë një person, një grup, një institucion apo diçka tjetër, por për serbët, “objekti” i urrejtjes patetike janë të gjithë shqiptarët, gjithçka shqiptare.
***
Urrejtja si e tillë është një vlerësim, një vlerësim i mjedisit dhe e të drejtës dhe të gabuarës. Edhe pse urrejtja është një “ndjenjë” e fortë, ose gjendje shpirtërore, ajo nuk është e paarsyeshme. Në shumë mënyra kjo është e kundërta. Gjendjet tona shpirtërore dhe pasionet janë të përfshira në Toolbox-in e “instrumenteve” që ne kemi për të vlerësuar apo gjykuar rrethinën tonë. Prandaj urrejtja – dhe veçanërisht atë që ne urrejmë – përbëjnë se kush jemi. Ajo na ndihmon për të na dhënë identitetin.
Identiteti është edhe për barazi dhe respekt, sidomos me kalimin e kohës. Ne jemi identik me veten, pjesërisht për shkak se kemi memorie dhe kujtime, dhe për shkak se ne mendojmë për të ardhmen. Por identiteti është gjithashtu në lidhje me dallimin, se ne jemi të ndryshëm nga të tjerët. Identiteti mund të kuptohet si një proces i vazhdueshëm në krijim, por një ndryshim që ende ruan dhe mban lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen. Identiteti është diçka që ne e zhvillojmë, individualisht dhe kolektivisht, dhe gjithashtu atribuohet edhe nga të tjerët. Identiteti krijohet dhe ndryshohet me anë të shoqërizimit dhe ndikimit kulturor. Prandaj, edhe feja është një element i rëndësishëm në zhvillimin e identitetit të shumë njerëzve.
Që të mos e humbim identitetin pellazg/ilir/shqiptar duhet të zbehim ndjenjat fetare dhe forcojmë ato kombëtare; për të mos u përçarë sepse në shumë fe jemi të ndarë.
***
Pushtuesit e tokave arbërore që theksojnë urrejtjen kundër “tjetrit” urrejtjen e bëjnë një element kyç të identitetit individual dhe grupor.
Nëpërmjet vëzhgimit të qëndrimeve të urryera, të vrasjeve të tmerrshme dhe shprehjeve groteske, këta egërsira të çmendura padyshim do të ballafaqohen me një kurs mbi-urrejtjeje, urrejtje ndaj padrejtësisë praktike dhe të keqes. Një situatë e tillë urrejtjeje të ndërsjellë është një garanci për konflikt.
***
Urrejtja mund të drejtohet kundër padrejtësive dhe së keqes. Kjo është një urrejtje e ligjshme dhe një vlerësim i duhur etik kundër fëlliqësive moralisht të dënueshme. Ndërkaq, urrejtja kundër njerëzve të “tjerë”, dinjitetit të tyre njerëzor dhe të drejtave themelore, është e tmerrshme.
Unë veprojë si një mjek i cili nuk do të gënjejë pacientin. Doktrina ushtarake konfirmon se asnjë kapitullim nuk ishte vullneti i të mundurit. Pasi identiteti i dikujt është themeluar dhe mirëmbahet mbi bazën e urrejtjes ndaj kombeve apo feve të tjera, siç e kemi parë gjatë gjithë historisë, është e nevojshme për ta luftuar urrejtjen e tillë dhe identitete të tilla. Ndonjëherë me kundër-urrejtje kundër ideve dhe forcës kundër urrejtësve.
* Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike, USA (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Editorial Tagged With: Aurel Dasareti, dhe identiteti, Urrejtja serbe

PAVARËSIA DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR

November 2, 2012 by dgreca

Nga prof. dr. Beqir Meta/

Dhjetvjeçari i dytë i shekullit XX përbën kulmin e përpjekjeve për afirmimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, të cilat u kurorëzuan me krijimin e shtetit kombëtar pas 450 vjet robëri. Shqipëria u rishfaq në skenën ballkanike dhe evropiane si një faktor real, ajo ofronte shanse të mëdha për vendosjen e ekuilibrit politik të qëndrueshëm në Ballkan dhe për zhvillimin paqësor të rajonit tonë.

Në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë ishte pjekur për zgjidhje si nga pikëpamja e zhvillimeve të brendshme të Perandorisë Otomane, ashtu edhe nga faktorët e rinj, që po shfaqeshin në politikën evropiane dhe ballkanike. Por në radhë të parë tashmë këtë e diktonte zhvillimi i forcave politike shpirtërore brenda territoreve shqiptare. Sundimit të Turqisë në Ballkan i kishte ardhur fundi. Hovi i ri i lëvizjes kombëtare shqiptare kishte vënë në rend të ditës çështjen e së ardhmes së këtij kombi të vjetër evropian. Lëvizja kombëtare shqiptare në periudhën e mëparshme, veçanërisht prej Lidhjes së  Prizrenit (1878) e këtej ndonëse nuk kishte arritur objektivin e saj kryesor, kishte patur përveç të tjerash një rezultat të madh historik, kishte afirmuar identitetin e kombit  shqiptar në arenën ndërkombëtare. Rezultatet e saj do të kishin qenë shumë më pozitive, nëqoftëse ajo, s’do të ishte ndodhur në pozita të disfavorshme ndërkombëtare.

Lëvizja shqiptare kishte kundër gjithë shtetet fqinjë, dhe pas tyre një pjesë të mirë të diplomacisë evropiane, që ishte influencuar kryesisht nga Rusia Cariste. Fatkeqësia e shqiptarëve në radhë të parë, por edhe e popujve të tjerë ballkanikë, ishte se lëvizjet çlirimtare të gadishullit nuk bënë kurrë një front të përbashkët lufte kundër sundimit të huaj. Krijimi i Aleancës Ballkanike, në vitin 1912, nuk mund të konsiderohet si instrument i këtij fronti. Rrjedha historike e ngjarjeve dëshmoi se ajo ishte një koalicion i përkohshëm, i brishtë, i paprinciptë dhe i pasinqertë.  Në krijimin e Aleancës Ballkanike, Lëvizja Kombëtare Shqiptare kishte vendin e saj. Madje, shkakun imediat për fillimin e sulmit kundër Turqisë do ta jepnin kryengritjet shqiptare e në mënyrë të veçantë kryengritja e madhe e pranverës së vitit 1912, që u përhap sidomos në Shqipërinë Veriore. Këtë rol të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e ka pranuar deri diku edhe literatura e huaj historike. As qarqet drejtuese të shteteve fqinje, nuk e injoruan në atë kohë faktorin shqiptar, përkundrazi u vendosën kontakte, u zhvilluan bisedime për bashkëveprim, disa here midis kryengritësve shqiptarë dhe përfaqësuesve të shteteve fqinje, por megjithatë Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk u njoh prej tyre zyrtarisht, nuk u trajtua si palë zyrtare. Kështu, në fund të fundit, shpërthimi i Luftës Ballkanike në vjeshtë të vitit 1912, i gjeti shqiptarët jashtë radhëve të Aleancës Ballkanike. Dihet gjithashtu se shtetet fqinje ia vunë për këtë fajin shqiptarëve, duke i akuzuar për besnikëri ndaj Portës dhe për papjekurinë e tyre për vetëqeverisje. Këto koncepte i ka  mbrojtur dhe për shumë kohë historiografia Ballkanike1.

Shumë historianë kanë bërë përpjekje për të nxjerrë konluzione nga kjo ngjarje historike, por unë mendoj se refleksionet rreth saj nuk janë asnjëherë të tepërta. Ajo pati rëndësi, sepse ndikoi pozitivisht në kapërcimin e atij pozicioni tepër të rrezikshëm politik, për të cilin nuk do ta tepronim  po të shpreheshim se ishte vetëm një hap drejt shpërbërjes fatale të kombit shqiptar duke e çuar pozitën e tij drejt një ekuilibri të ri, i cili po lëvizte në një drejtim përtej greminës. Edhe pse shteti, që u krijua pas saj qe i brishtë, dhe kaloi përmes krizash e vështirësish të jashtëzakonshme, ai deri në vitin 1920 shërbeu për të krijuar eksperiencën e parë pozitive dhe hodhi hapat e para për fuqizimin e identitetit të ri si komb – shtet.

Në dekadën e dytë të shekullit të kaluar, kombi shqiptar kaloi provën më të rëndë të historisë së tij. Ai arriti të shpallte pavarësinë në gjysmën e territoreve të tij etnike, ndërtoi një administratë kombëtare, por fatkeqësisht koha ishte kundër tij. I ndodhur nën presionin e fuqishëm të fqinjëve me aspirata shoviniste të forta  dhe të Fuqive të Mëdha, që ishin në prag të shpërthimit të konfliktit botëror dhe që më tej e filluan atë, në një moment kritik kur ndërgjegjja kombëtare nuk ishte e konsoliduar në të gjitha shtresat e popullsisë, kur elita politike kombëtare ende ishte e paformuar, Shqipëria u përfshi në një sërë lëvizjesh separatiste dhe me frymëzim antikombëtar. Për ironi të fatit, pikërisht në Vlorën e flamurit të pavarësisë, rebelët fanatikë të Haxhi Qamilit e ulën dhe dhunuan flamurin tonë kombëtar. Dëshpërimi kaploi shtresa të shumta shqiptarësh. Por Kongresi i Lushnjës në aspektin politik dhe Lufta e Vlorës në atë ushtarak i dhanë fund këtij procesi regresiv. Ato mposhtën dëshpërimin, pesimizmin dhe skepticizmin se shteti shqiptar nuk mund të bëhej. Ato i thanë stop asaj krize kombëtare, që u shfaq në momentet e para të vështira të lindjes së shtetit shqiptar dhe i hapën rrugën një etape të re të konsolidimit të ndërgjegjes kombëtare dhe të institucioneve kombëtare. Pra, këto ngjarje, jo vetëm që ishim një dëshmi e qartë e një faze të re të pjekurisë politike dhe e formimit të indentitetit kombëtar shqiptar, por edhe një premisë për ta çuar atë më tej.

Në vitet ’20 – ’30 Shqipëria hyri në rrugën e stabilizimit të saj kombëtar. Institucionet kombëtare u bënë më efektive, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve ndërsa Konferenca e Ambasadorëve rinjohu pavarësinë dhe integritetin e saj territorial. Një sërë shtetesh vendosën marrëdhënie diplomatike me të. Sigurisht një faktor i rëndësishëm nxitës i këtyre proceseve afirmuese pozitive ishte demonstrim i qartë dhe i vendosur i vullnetit të shqiptarëve për të ndërtuar dhe mbrojtur shtetin e tyre kombëtar dhe integritetin territorial.

Sigurisht rruga e afirmimit kombëtar dhe e stabilizimit të shtetit nuk qe e lehtë dhe nuk eci në një vijë të drejtë. Shqipëria provoi kriza e vështirësi të reja në sendërtimin e institucioneve të saj kombëtare. Por tashmë ishin tejkaluar fenomenet e viteve 1913 – 1915 dhe problematika kishte ndryshuar. Akti i I. Qemalit dhe ngritja e flamurit në Vlorë në të gjitha këto ngjarje, shërbeu si një shembull frymëzimi për unitet kombëtar, për ta nxitur faktorin shqiptar të merrte në dorë fatet e vendit të tij. Ato gjithmonë qenë një model për elitën politike shqiptare dhe një pikë reference për të zhvilluar një politikë kombëtare, që bazohej në interesat dhe në moralin kombëtar.

Edhe paskësaj shteti shqiptar dhe institucionet e tij u ndeshën me një sërë vështirësish. Ata u ballafaquan pikësëpari me presionin politik, diplomatik e ushtarak të shteteve fqinje, Greqisë dhe Jugosllavisë, të cilat u përpoqën jo vetëm të aneksonin territore të reja, jo vetëm të fusnin atë nën influencën dhe ndikimin e tyre, por edhe të zbehnin karakterin unik dhe kombëtar të tyre, të nxisnin lëvizjen separatiste brenda tij etj.

Përpjekjet e Greqisë për rigjallërimin e lëvizjes vorioepirote, për krijimin e një statusi autonom për Jugun e Shqipërisë, për mohimin e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare, përpjekjet e Jugosllavisë për të aneksuar territore në veri të vendit për te nxitur një lëvizje separatiste në Mirditë apo për të rigjallëruar lëvizjen esatiste në Shqipërinë e Mesme ndeshën në vullnetin dhe qëndresën e fortë të forcave atdhetare shqiptare, të cilat duke iu referuar dhe duke u frymëziar nga Flamuri i ngritur në Vlorë ishin të bindura dhe plot entuziazëm se uniteti kombëtar, stabiliteti i shtetit shqiptar dhe e ardhmja mund të ndërtoheshin vetëm duke luftuar me forcë dhe të bashkuar çdo lloj presioni dhe politike antishqiptare.

Afirmimi dhe plotësimi i identitetit kombëtar shqiptar në Himarë dhe në disa treva të tjera të Shqipërisë së Jugut ishte një proces që erdhi duke u rritur. Entuziazmi që krijoi Pavarësia si dhe rrjedhojat politike të saj ishin vazhdimisht faktorë nxitës në gjithë këtë proces jetik për kombin shqiptar dhe ky nuk është thjesht një deduksion logjik, por një fakt që përmendet në një sërë dokumentash historike të kohës.

Madje edhe disa dekada më vonë, siç ishte periudha e Luftës II Botërore, kur përfaqësues të ndryshëm të shtetit shqiptar u ndodhën edhe njëherë përpara detyrës së vështirë që të mbronin të drejtën historike të kombit shqiptar për të jetuar i lirë në shtetin e tij, akti i I. Qemalit u paraqit si një argument historik dhe si një provë e vullnetit dhe e ndërgjegjes kombëtare të këtij kombi për të mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e tij.

Përballë argumentave false të diplomacisë greke e jugosllave dhe të disa qarqeve politike britanike etj. se populli shqiptar nuk ishte pjekur politikisht për shtetin kombëtar, se pavarësia e Shqipërisë kishte qenë thjesht një eksperiment i dështuar dhe produkt e krijesë e politikës italiane e Austro-Hungareze dhe se një popull raja i gadishullit ballkanik ishte ngritur në pozitën e një kombi të pavarur jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij etj., diplomatët, politikanët dhe intelektualët e shquar shqiptarë i kundërvunë, përveç të tjerash edhe shembullin brilant të kryengritjeve shqiptare në prag të pavarësisë dhe Aktin e Madh të Kuvendit të Vlorës,  më 1912. Këto fakte historike kanë qenë vështirë të kundërshtohen si nga miqtë ashtu dhe nga armiqtë e lirisë shqiptare.

Kështu, Kuvendi i Vlorës dhe pavarësia e shpallur prej tij krijoi premisat, modelin dhe frymëzimin për të çuar përpara procesin e konsolidimit të identitetit kombëtar shqiptar. Ato kanë lënë gjurmë të thella pozitive për forcimin e shqiptarizmit.(Dielli –arkiv)

 

1 P.N.Pipinelis “Europe and the Albanian question” Chicago, 1963 p.27-28.

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Meta, dhe identiteti, Kombetar, pavaresia

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT