• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETARI DHE STUDIUESI DHIMITËR DISHNICA NDËRROI JETË NË WORCESTER, MA, NË MOSHËN 77 VJEÇARE

March 21, 2020 by dgreca

Gazetari dhe studiusi Dhimiter Dishnica, ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare, ditën e enjte, më 19 mars në Spitalin Shën Vincent, në Worcester. Ai la të pikëlluar gruan e tij me të cilën jetonte prej 52 vjetësh, Afërdita (Agolli) Dishnica, si dhe vajzën e tij, Elonia me bashkshortin George Pojani nga Worcester, së bashku me fëmijët e tyre, Rei dhe Janny Pojani. Dhimitri lë gjithashtu pas djalin e tij, Erdvin Dishnica dhe gruan e tij, Tania, Romë, Itali me djalin e tyre, Matteo. Po ashtu ai la pas motrat Liljana Saraçi dhe Vilma Koti me burrin e saj në Korçë, Shqipëri si dhe motrën Valentina Kondili në Jacksonville, Florida.

      Dhimitri ka lindur në Korçe, Shqipëri dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës me një master të dyfishtë në Histori dhe Gjeografi. Më vonë, ai vazhdoi studimet e metejshme dhe fitoi një diplomë tjetër në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Dhimitri punoi si mësues në rrethin e Librazhdit. Pastaj, ai u bë një gazetar kronik në redaksinë e informacionit dhe kulturës në Radio Tirana. Ishte drejtor i Pallatit të Kulturës Ali Kelmendi ne Tirane, i cili ishte një nga dy institucionet më të mëdha kulturore dhe artistike të kryeqytetit. Me pas Dhimitri ishte specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit; në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore. 

    Si gazetar dhe historian, ai ka botuar rreth një mijë faqe në shtypin e përditshëm dhe në revistat shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe eshte gjithashtu autor i katër librave, përfshirë “Motrat Qiriazi”, ”Voskopoja” (me bashkëautor) “ Përballë të vërtetës-Kristo Dako, jeta dhe vepra“ “Miqtë e Shqipërisë” si dhe librin ”Ftesë për debat”.

 Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000 dhe ishte besimta i rregullt i Kishës Ortodokse Shqiptare  të Shën Mërisë. Dhimitri vazhdoi t’i jepte komunitetit shqiptar kontributin e tij duke themeluar shoqërinë jofitimprurëse shqiptare amerikane “KOMBI” në 8 Mars 2008 me misionin për të ruajtur Identitetin Kombëtar i cili më vonë u pasua nga hapja e Shkollës Shqipe në Worcester më 3 tetor, 2009. Dhimitraqi ishte një intelektual i vërtetë me njohuri të pamasë për kulturën shqiptare dhe historinë botërore, një burrë i dashur, një baba dhe gjysh i mrekullueshëm dhe një mik besnik. Shërbimet funerale dhe varrimi do të jenë private. Pushoftë në paqë shpirti i tij!(DIELLI)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dhimiter Dishnica, nderroi jete

A duhet te kete Shqiperia nje President partiak ?

June 22, 2017 by dgreca

Nga Dhimitër Dishnica/Boston/

E patë ? E dëgjuat, me zë dhe figurë njeriun e përkëdhelur të tranzicionit të stërgjatur shqiptar. Çudi ! E paparë. Njeriu i propozuar për postin e lartë të shtetit shqiptar, në pamjen e parë të krijonte bindjen e një njeriu jo normal, i cili veçse belbëzonte, betohej dhe stëbetohej, që rrihte gjoksin e ulerinte, çirej se do ti vinte nën këmbët e tij ish aleatet dhe me fuqinë e ofiqit më të lartë të propozuar do ti shtinte datën bashkëkryetarit të koalicionit bashkëqeverisës. Presion i hapët. Fshataresk. E tregoi veten, sikundër është. Hidhnak i  pakulturë, i pashijshëm, anadollak, pa asnjë reflex europiani. Edhe sikur ta kishte pickuar gjarpëri, nuk duhej të reagonte kaq ashpër, por të shtrëngonte dhëmbët. Dhimbje ta mbante për vete dhe të gjente kohe tjetër për të reaguar. Siç duket ka mangësi. Reflekset civilizuese, inteligjente i ka në nivele të ulta. Kuptohet qartë. Ato veprime,tonalitetet, trashja e zërit me siguri e ka një shkak, një arsye. Nuk besoj të shkojë aq larg sa ti shkojë ndërmënd ideja e “tradhëtisë”. Apsurde po ta mendojë një gjë të tillë, sepse askush nuk e ka prerë në besë, aq më tepër bashkëkryesuësi i aleancës qeverisëse.E ndjekim fushatën elektorale. Ka ndryshim si nata  me ditën me zgjedhjet e kaluara Aleati i tij në asnjë rast nuk e ka sharë, përkundrazi e ka vlerësuar për kontributin e tij në hartimin dhe zbatimin e reformave të ndërmara. Bile ,ka shkuar aq larg sa e propozoi dhe e mbështeti në zgjedhjn e tij si President. Ku është pabesia këtu? Por jo. Arsyeja është më e thellë. Me këto veprime, të padenja, ai synon ta prezantojë veten si njeri i goditur, i injoruar dhe i  prekur në sedër. Mbase mendon se qëllimisht e kanë lënë jashtë gardhit, të vetëm dhe pa fuqi. Ndoshta nuk e kishte menduar se për herë të parë në jetën e tij politike do t’I hiqnin fuqinë e të plotfuqishmit,  katalizatorit dhe rregulluësit të ballancave politike, që i humbi roli i “xholit”, duke i hequr të drejtën për tu” martuar” sërisht ( për herë të tretë)n Nuk mund të heqësh paralele midis nocionit “karakter i deformuar” dhe njeriut “baballëk”, të urtë, paqësor, me formulën e tij në gojë “me urtësi dhe dashuri” Siç duket këto fjalë magjike, të dashura për veshët e njerzve të thjeshtë, ishin të dyshimta. Ranë që në kontaktin e parë në teren.në mënyrë të turpëshme në sytë e opinionit. Nuk është e vështirë ta kuptosh. Atë e ka zënë paniku, frika e humbjes. Kjo ide e ka çoroditur, ja ka prishur qetësinë dhe i ka çekulibruar personalitetin. Në një situatë normale nuk mund të nxirrte nga goja, në formë kërcënuse”ide diktatoriale” që nuk dekretoj qeverinë e dalë nga këto zgjedhje, që “jap urdhër dhe armatos popullsinë”, që “anatemon policinë e shtetit”, që inskenon raste dhunimesh aktivistësh të forcës politike që ai drejton. Por mirë mo, tu thuash. Vetëm juve të LSI u bihen në qafë ? Sado zhurmë që të bëni  njerzit i lexojnë qartazi si insekenime provokative që synojnë prishjen e  imazhit te zgjedhjeve

Pastaj. Pse  o zotërinj paragjykoni një proçess që nuk  eshtë kryer  ende.Zgjedhjet zhvillohen më 25 qershor 2017. Organizatorët e këtij proçesi kanë marrë përsipër zhvillimin e tyre në mënyrë shëmbëllorë, monitorohen nga faktori ndërkombëtar që ato të jenë të qeta, të sigurta, pa incidente dhe të pranuara nga të gjitha grupimet politike.Vetëm ju po i paragjykoni, pregatisni skenare për ti bërë pis ato.Kjo është alibija më e lexushme, “asi” juaj nën mëngë , për ta patur si mjet justifikimi në humbjen e vëndit të parë në këto zgjedhje sikundër pretendoni dhe këmbëngulni.

Po ti kqyrësh me kujdes pretendimet e tij të veshura me petkun fodullo arrogant vetvetiu të lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje. Në rradhë të parë kujt ja dërgon ato,  cilin kërkon të trembë. Popullin ? A ka fuqi sa të ngrerë popullin e Lezhës, ta armatosë dhe  ta hedhë në luftë. Ç’far pretendon. Luftë civile? Si mund t’ju kundërvihesh strukturave shtetërore, legjitime  me armë. Po ato ku do ti sigurojë? Kanë armë të  fshehura  antarët dhe simpatizantet e kësaj force politike ? Me kë bashkëpunojnë . Cilët janë aleatëte tij të vërtetë. Kush i mbështet dhe i financon.

Organet kopetente nuk duhet të heshtin, të bëjnë të pa diturin, ta falin, por ta demaskojnë dhe të mbajnë qëndrim për idetë e tij diktatoriale E shumta që mund të bëjnë deputetët e këtij mandate që sapo u mbyll, që në mbledhjen e fundit kur Presidenti i zgjedhur do bëjë betimin, ta bojkotojnë ate, duke mundësuar mos arritjen e korumit të domozdoshëm për miratimin e tij. Pa deputetë, pa votim nuk ka President. Rrjedhimisht, sipas Kushtetutës, po nuk u arrit korumi i domosdoshëm, nuk ka votim të dytë, nuk ka rithirrje tjetër në seancë parlamentare. Ky sesion e humb të drejtën kushtetuse të zgjedhjes së Presidentit, i cili do t’imbetet  si atribut parlamentit të ri që do dalë nga këto zgjedhje

Duke i marrë në kompeks “idetë e tij diktatoriale” me siguri njerzve u ka lindur mendimi për ta ndëshkuar me votë fodullin e trazicionit. Së pari, për të mos e dekretuar, për ti hequr  kënaqësinë e të qënurit figura kryesore e shtetit shqiptar.Po të mos dekretohet si President do të mbetet jashtë parlamentit për faktin se ai nuk ka kandituar për deputet.Nuk do të jetë as kryetar partie, se vëndin ja ka zënë dikush tjetër Ky kombinim dhe zbatim në praktikë i neneve të kushtetutës mund ta gjejë pa asnjë funksion. Të vetmen gjë që ka të sigurtë është qënia si antar i thjeshtë i LSI.

Në këto kushte shoqëria dhe shteti shqiptar duhen të jenë  të përgatitur Duhen të mblidhen emra të rinj konkuruës.Shqipëria nuk vuan nga figura të spikatura, të mënçura, me integritet që mund ta mbajnë me dinjitet postin e lartë të njeriut garant të qetësisë, bashkimit , vllazërimit, arthmerisë e krenarisë së ligjëshme të popullit tonë. Unë për veten time e kam një mendim.Do dëshiroja që Presidenti i ri te mos vijë nga fusha e politikës. Gjithmon ai do jetë i lakuar, i përgojuar dhe i pabesushëm tërësisht. “Nofka” partiak nuk do t’ju hiqet kurrë. Po ja. Le të marrim si shëmbëll Presidentin e propozuar. A nuk është partiak fanatik ai.  E patë në fushatë. U angazhuar si kur ndonjëhere. Autoritar, i dhunshëm. Ç’far nuk artikuloi, ç’far fjalori  fyes përdori. Si mund ta besojnë njerzit që të nesërmen e zgjedhjes do heqë maskën e njeriut të egër, të tendosur të fushatës dhe do vendosë atë të “qetësisë dhe dashurisë” E pa besushme. Nuk mund të ndryshojë  njeriu sa hap dhe mbyll sytë .Gënjeshtër e madhe që nuk gëlltitet lehtë. Prandaj zotërinj deputetë. Kini shansin e madh në dorë. Mos e dekretoni presidentin partiak të propozuar. Jepini popullit një tjetër kandidaturë, një tjetër bir të denjë për këtë post të nderuar.Mos u ndruani.  Shoqëria civile ka mjaft të tillë mjafton ti perzgjithni ti ftoni dhe ti ngarkoni me përgjesinë e burrit të shtetit.Unë për veten time Presidentin e ri do ta kërkoja midis tre intelektualëve të spikatur.

Pëllumb Kulla, 2. Shpëtim Nazarko  3.Afrim Krasniqi

Nuk dua të bëj propogandë. Të gjithë i  njihni për vlerat që mbartin Të tre  e njohin mirë atë digaster. Kanë qënë pjesë e strukturave te saj. Partitë, shoqëria civile mund të propozojnë emra të tjerë dhe me siguri mënçuria popullore do godasë në shënjë që Shqipëria jonë të bëjë zgjedhjen e nevojshme të pa kontestushme dhe konsesuale.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: A duhet te kete Shqiperia nje President partiak ?, Dhimiter Dishnica

NOLI: KULTUREN MUZIKORE E FITOVA NE AMERIKE

January 21, 2017 by dgreca

NGA DHIMITER DISHNICA/*1-Noli1-234x300Sikundër e di gjatë punës hulumtuese çdo autor ndesh në fakte, dokumente origjinale,dëshmi të gjalla që hedhin dritë mbi ngjarje të caktuara, diku të njohura si ndodhi e në raste të tjera si risi të panjohura, si kontribut në shkencën historike. Kështu më ka ndodhur edhe mua. Kur punoja për përgatitjen e monografive “Motrat Qiriazi” botuar më 1997, fituese e çmimit të dytë në konkursin mbarëkombëtar organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në kuadrin e 85 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë Kombëtare dhe pas një viti e botuar në Prishtinë dhe Zvicër si dhe librit “Perballë së vërtetës” (Kristo Dako- jeta dhe vepra) u bëra, si të thuash, mik shtëpie i djalit të vetëm 82 vjeçar të Kristo dhe Sevasti Qirizit, Aleksanër (Skënder) Dako. Në fillim të njohjes sonë ai nuk tregoi ndonjë entusiazëm. Mbase, meqënëse nuk punoja në Institutin e Historis, mendonte se po lodhesha kot. Ç’është e vërtta për librin e parë nuk më ndihmoj kushedi se ç’farë. Me vete thosha . Po ky ç’ka xhanëm. Skënder Luarasit ky dhe Parashqevi Qiriazi i dhanë gjithçka kishin, dokumente, dorëshkrime, broshura të shkruara të gatëshme për botim, ndërsa mua jo. Por gjërat dalngadalë ndryshuan rrjedhë. Më vonë ai u bë një nga bashkëpuntorët dhe kosulenti më i rendesishëm gjatë shkrimit të monografisë së dytë. Midis shumë dokumenteve, kopjet e të cilave gjenden në arkivin peronal të Skënder Luarasit, Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivin Qëndror të Shtetit, më dha të përkëthyer nga gjuha angleze një intervistë të Fan Nolit regjistruar në shirit magnetofoni. Nuk jam i sigurtë në se miku im z.Nasho Jorgaqi e ka trajtuar përmbajten e saj në punimin e tij.Me siguri po. Sidoqofte,pas 20 vjetesh qe e kam ne posedim, po e botoj sikunër është në original.

Noli mbi muzikën

Noli :Po kam studiuar muzikën që në fëmijëri. Babaj kishte aftësi muzikore dhe këndonte në korin e kishës. Ai kishte studiuar në mënyrë të përsosur muzikën bizantine dhe unë qeshë i detyruar t’a ndihmoja kur këndonte në kishë.Kur erdha në këtë vënd (Amerikë) pata rastin të studioj muzikë te konservatori për nja 7 vjet. Pastaj mora titullin më të ulët universitar në këtë fushë Me shkrimin tim Bethoveni dhe Revolucioni Francez mora titullin pas universitare Mjeshtër në Art në Universitetin e Bostonit, dmth kulturën muzikore e fitova këtu, në këtë vënd, por atë e kisha filluar me babanë në fshat.

Pyetje: A përkëthyet Servantesin nga teksti në gjuhën origjinale ?

Noli : Servantesin ? Posi.Unë kreva një kurs tre vjeçar në universitetin e Harvardit me profesor spanjoll. Aty të gjithë profesorët që jepnin gjuhë të huaj vinin nga vëndet ku gjuha që mësohej

ishte gjuha amtare e profesorëve. Ai që jepte fërngjishten, p.sh ishte francez. Jam në gjëndje ta lexoj spanjishten

Pyetje : Po Armiku i Popullit ( i Ibsenit Norvegjez)

Noli : Po është një vepër e Ibsenit në gjuhën daneze siç mund ta dini.Ata që janë në gjëndje të lexojnë gjermanishten mund të mësojnë të lexojnë gjuhën daneze në 15 ditë. Në Harvard jepej një kurs të letërsisë daneze dhe norvegjeze.Unë kam studiuar Ibsenin që kur isha sufler në teatër. Unë dëshiroja të kryeja atë kurs dhe të lexoja veprën e Ibsenit në original por profesori na dha vetëm 7 ditë për t’u përgatitur ta lexonim në se ishim në gjëndje të lexonim gjermanishten.

Pytje: Në veprën origjinale kemi fjalën “Volkfiende” që do të thotë një armik i popullit.

Noli: Po kini të drejtë, një armik i popullit nuk është armiku i popullit.. Nuk di, mund të kini të drejtë, në fërngjisht është “un enemie du people” Do ishte përkëthim më i saktë një armik i popullit, mirë do ta korigjoj po të ribotohet libri. ( të qeshura dhe duartrokitje)

Pyetje : Ju nuk kini përmëndur përkëthimin e librit të këngëve të Kristoforidhit. Ai I përkëtheu për herë të parë në1832.

Noli : Po e di që Kristoforidhi i përkëtheu këngët dhe qe përkëthim i bukur, po harova ta përmëndja. Më pëlqejnë përkëthimet e tij. Që të dy përkëthimet janë të mira dhe i kemi përdorur në shërbimet tona fetare që me kohë

Pyetje: (Pyetja nuk dëgjohet qartë)

Noli: Veprat e Ibsenit? Mirë, unë pata një stërvitje dramatikore kur shërbeva si sufler në teatrin grek për pesë vjet. Gjatë atyre viteve u njoha me veprat e Shekspirit dhe dramaturgë të tjerë. Atëhere jepej edhe Toska. Me fjalë të tjera arrita të njihja dramaturgët e kohrave të lashta dhe ata modern që luheshin në atë teatër. Vepronja si sufler po nga njëherë duhej të ndimonja artistët që nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin dhe u lexonja pjesët që duhet të mësonin përmëndësh. Po nuk pata shumë sukses. Disa nga dramat i mësova vetë përmëndësh, ata s’ishin të zotët për asgjë, kështu përfitova një përvojë dramatikore.

Pyetje: (Pyetja nuk dëgjohet mirë)

Noli:Ajo u shkrua diku më 1926 nja dy vjet pas se u largova nga Shqipëria.

Pyetje: Po lexoni pa përdorur gjyzlyke?

Noli:Fillova të përdorja syze kur punonja, më mirë të themi kur ndeshesha me Omar Khajamin duke u munduar ta përkëthenja. Vura re se kur lexonja disa libra në bibliotekë të Berlinit që kishin shkronja

shumë të vogla syzet më duheshin se shkonja shpesh në bibliotekë. A ju kam treguar ndo njëherë barsoletën se si mund te dallosh një gjerman nga një francez ose një rus nga një grek? A ju kam treguar këtë barsoletë? Shumë studente venë për studime në Berlin, në universitetet gjermane. Pa tjetër disa nga profesorët gjermanë janë profesorë të mëdhenj dhe dijetarë. Ata po diskutonin se si mund të dallosh se kush është student gjerman dhe kush francez. Ai që është biond është gjerman. Jo, jo. Ka shumë gjermanë që duken si grekë, pra kjo nuk është e vërtetë. Prandaj u dha ky shpegim. Studenti gjerman është ai që vete në bibliotekë që në çastin që hyn pastrusi që hap derën dhe largohet nga biblioteka me pastrusin kur mbyll derën. Ky është studenti gjerman. Studenti francez shkon në bibliotekë rri ndonjë orë dhe pastaj del të pijë një cigare dhe nuk këthehet më. Po studenti grek? Studenti grek hyn, gjen librin që i duhej po nuk e hap dhe largohet nga biblioteka (të qeshura) Unë punonja shumë në bibliotekë që kur hapej deri sa mbyllej, sepse dëshiroja ta mbaronja. Më ra në mëndje që më nevoiteshin syze dhe i përdora që nga viti 1927 deri sa shkrova Skënderbegun tim – disertacioni për doktoraturën në histori. Më duhej të lexonja shumë libra, syzet më binin dhe kështu zbulova se nuk kasha nevojë për to. Kjo këshillë më ardhi nga një libër. Kur e ndien veten të lodhur mbylle librin. Unë nuk ndoqa këtë këshillë dhe kështu vazhdova të kujtoj se syzet më duheshin, kurse kjo nuk ishte aspak e vërtetë siç zbulova më vonë.

Pyetje: Ç’libër do të zgjithnje në se duhet të zgjithnje një libër për brezat e ardhëm?

Noli: Për brezat e ardhëshëm? Do thonja të gjithë librat e mij Po pytja juaj është shumë e vështirë. Në se do më pysnit cilën vjershë do zgjithnja,preferoj vjershën e Luftëtarit Marthian- është më e mira. Nuk e di n e se Panariti e mendon si unë.

Pytje: Pyetja nuk dëgjohet qartë.

Noli: Mirë, po librin nuk e kam këtu.Po ta kesh librin, albumin do mund tu lexonja ndo një vjershë. Omer Khajami- sa mirë duhet të lexoni disa të tijat. Do dëshironja të lexonja disa vjersha të mijat dhe jo përkëthime po nuk kam librin këtu. Mendonja se nuk pritej që unë të flisnja shqip, ju kërkuat të flisnja vetëm anglisht.

Pyetje: Ç’mendoni për fjalët e reja që ka futur Prof. Koliqi në gjuhën shqipe?

Noli: Nuk Kam lexuar librat e tij Të vetmet libra shqip që kam lexuar janë Historia Shqipërisë dhe me pak nga libri Historia e Letërsisë. Këto vetëm kam lexuar. Vura re, më kuptoni një gjë që s’më pëlqeu. Nuk di pse. Për shëmbëll thonë “ne duam”.Gjithnjë atë “ne” e vënë përpara dhe kujtojnë se unë dua, ti do, ai do, ne duam, ju doni, ata duan dhe e vënë gjithmon atë unë. Në shqip kjo nuk është e nevojshme Kur themi ne duam kuptohet fare mirë ne-ja pa e thënë si në italisht vogliamo Kështu e do gjuha s’ke ç’bën . Po ne mund të themi duam, por duhet theksuar se ju duam ka kuptim të ndryshëm

Fund i intervisës.

*E dergoi per Diellin autori, Dhimiter Dishnica

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe muzika, Dhimiter Dishnica, noli

Kristo Dako, personalitet i shquar i shtetit dhe Pavarësisë shqiptare

December 24, 2016 by dgreca

1-dhimiter-dishnica

NGA DHIMITER DISHNICA/

Në pragun e krishtlindjeve me 24 dhjetor 1876 në familjen e Maria e Anastas Dako lindi fëmija i pestë. Pas pagëzimit kumbara I vuri emrin Kristaq, por me vonë shokët dhe miqtë e tij do ta thërinin shkurt Krisoto. Në moshën nëntë vjecar largohet nga Shqipëria për në Bukuresht/

1-dako-ok

Kristo Dako, adoleshencën dhe rininë e tij e tij e kaloi në Bukuresht, në epiqëndrën ku gatuheshin dhe konturoheshin themelet e shtetit të ardhëshëm shqiptar. Nga familja dhe ky mjedis i zjarrtë ai mori gjithçka dhe hyri me vetëdije të plotë në rrjedhën e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare.

1-dako-qiriazi

Si organizator ai ka meritën sepse në fillimet e tij, u ingranua nëpër shoqata, herë si antar aktiv, herë si sekretar dhe në më të shumtën e herës si kryetar i tyre.Shumë nga programet, platformat, statutet e shoqatave janë përgatitur në shumicën e rasteve nga ana e tij.

1-kristo-dako-libri

Si orator dhe lektor Dako u shqua për qartësi mendimi, për forcë bindje dhe përgjithsimi. Ai predikoi në popull idetë e mëdha që shtronin momentet politike gjatë tri periudhave historike. Subjektet e bisedave të tij i zgjithte nga historia e popullit tonë, me qëllimin e vetëm për ti bërë të ndieshëm ndaj çështjeve që trajtonte. Ai ka meritën që i pari ndër shqiptarët e solli në vëmëndjen e tyre, pas 25 vjet heshtjeje, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, që përbënte , siç shkruante ai “nisjen e përlindjes shqiptare e një nga epopetë madhore të luftës dhe përpjekjeve të popullit tonë për ruajtjen e tërësisë tokësore nga reziku i coptimit.Me këtë ai u bë analisti i parë duke na dhënë një informacion bindës për pjesmarrjen e shtresave të ndryshme në këtë lidhje dhe në mënyrë të veçantë për figurën e Abdyl Frashërit si frymëzuesi dhe organizatori kryesor i kësaj Lidhjeje. Edhe gjatë kohës që studionteë në Amerikë organizonte konferenca në vëndet ku kishte grumbullime shqiptarësh dhe me temat e preferuara të tij u mbante të ndezur idenë e shqiptarizmit dhe dashurinë për kombin shqiptar.Siç shkruante shtypi i kohës “Kristo Dako i bën një shërbim të madh çështjes sonë dhe nuk mundemi veç të shfaqim përgëzimet tona.”) Duke njohur me së miri psikollogjinë dhe mentalitetin e vëndit të origjinës në takimet e Jamenstwnit, Bufalo, Natik, krahas ideve të mësipërme tërhiqte vëmëndjen për disa fenomene që duheshin larguar si të këqiat më të mëdha të popullit shqiptar. “Më i madhi shkak, që kemi mbetur prapa nga popujt e tjerë, theksonte ai, është se nuk kemi dashuri në mes tonë” prandaj i ftonte të shtonin dashurinë dhe respektin ndaj njëri tjetrit se vetëm kështu do ti sjellim një shërbim të madh kombit. Portretin më të mirë për këtë cilësi të tij ja bëri Faik Konica kur shkruante “Ai është një orator i zgjedhur që flet bukur dhe rrjedhshëm, që flet me pasion dhe me fjalë të goditura, me të cilat i mban dëgjuesit pa i lodhur, sepse burimin fjalët e tij e kishin në dashurinë ndaj atdheut” Një nga punët më të mira që ai bëri në Amerikë ishte sensibilizimi i shoqërisë amerikane me aspektet e veçanta që shtronte lëvizja jonë kombëtare. Për të krijuar një imazh të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët botoi në gazetën “Kombi” një listë me 187 vepra të autorëve të huaj që bënin fjalë për Shqipërinë. Paraqitja e një bibliografie të tillë, me vepra të shkruara që më1662 i tregonte lexuesit amerikan se populli shqiptar është një nga kombet më të vjetër të ballkanit, se historia e tij nuk është haruar, por është fshehur me qëllim për arsye aneksioniste dhe gllabëruse”. Në këtë kuadër ai zgjodhi Universitetet amerikane për ti njohur me Shqipërinë, me problemet e saj të mprehta ashtu siç veproi para 2000 studentëve të Universitetit të Oberlinit në Ohajo, ku ndërkombëtarizoi luftën e drejtë të popullit për mbijetesë dhe programin e lëvizjes kombëtare.

2-dako-ahmet-zogu

Si publicist u shqua jo vetëm për sasinë e artkujve që shkroi, por për shpirtin luftarak, për pasyrimin e ideve dhe programit të lëvizjes kombëtare. Ai u bë kronikani më i veçantë i pasqyrimit të ngjarjeve madhore siç ishte Kongresi i Elbasanit, pjesmarrës i të cilit ishte edhe ai vetë, vendimet e tij dhe lufta për mbrojtjen e alfabetit shqip. Penës së tij i përket botimi “Cilët janë shqiptarët”. Të përshkruaje historinë e popullit shqiptar në momentet kur kryengritja e armatosur në Shqipërinë e veriut më 1910, kërkonte frymëzim mbështetje dhe përkrahje do të thoshte se shërbimin ndaj atdheut po e kryente me përkushtim dhe devotshmëri. Si rezultat i demaskimit që i bëri barbarizmave të ushtërisë turke marshalli famekeq Shefqet Turgut Pasha u terhoq prej qeverisë së asaj kohe në shënjë turpi. Si njeri I shkolluar, me dy diploma universitare në xhep, kishte marrë mbi vete detyrën e vështirë për të përballuar problemet esenciale të lëvizjes kombëtare me maturi, dije,kurajo politike, guxim dhe kopetencë intelektuale.Në fillim të vitit 1912 botoi në gazetën angleze “Th Orient” një artikull të gjatë për Shqipërinë, me qëllim që të krijonte një imazh real dhe të bazuara në dokumente historike për lashtësinë e popullit shqiptar. Artikulli u pëlqye dhe pati efekt. Ai u bë, në të njëjtën kohë,

shkas i një polemike të zgjatur midis tij dhe profesorit të Robert Kolegjit, Mihailides. Pikpamjet e tyre për disa çështje të veçanta ishin të kundërta, por Kristo Dako me argument dhe fakte historikë vërtetoi se Maqedonasit, Epirotët dhe Ilirët nuk ishn grekë, por autoktonë në tokat e tyre. Ekspozimi në faqet e shtypit europian dhe më gjërë i programit dhe qëllimit të luftës për rimëkëmjen e shtetit shqiptar dhe ruajtjen e tërësisë teritoriale nga reziku i coptimit, në gjuhë të huaja e rradhiste atë në rradhën e burave potencialë, që me mjeshtëri sillte në vëmëndjen e propogandës së huaj përpjekjet e këtij vëndi të vogël të mbetur pa përkrahje, miq të vërtetë dhe jashtë aleancave midis shtetesh. Vetëm në vitin 1913 ai botoi në shtypin europian me dhjetra artikuj për ngjarjet në Shqipëri dhe Ballkan. Penës së tij i përkasin edhe mjaft shkrime të tjera të botuara në organin “Biblioteka Zëri i Shqipërisë” dhe revistën “Ylli I Mëngjezit” në rubrikën e mbajtur nga ana e tij “Kqyrje politike” . “Asnjë problem në Ballkan nuk mund të zgjidhet pa pjesmarrjen e Shqipërisë, sepse çdo rradhitje që është bërë në Ballkan pa marrë ndër sy të drejtat e Shqipërisë nuk ka mundur të qëndrojë” shkruante ai në një nga artikujt e kësaj rubrike.

Kriso Dako ka hyrë në historikun e letrave shqipe edhe si hartuës tekstesh, mësimore dhe historike. “Ai, siç shkruante Faik Konica, është një burë i ri i dhënë pas matematikës. Ka gatitur që me kohë një gjeometri dhe një algjebër”, ndërsa për veten e vet shkruante “Unë e pashë të nevojshme të jap kontributin tim edhe në fushën e arsimit, duke shkruar dhe botuar tekste për shkollën shqipe të vashave” .Po thuajse të gjitha tekstet për lëndët matematikore të përdorura në këtë shkollë, por edhe në Normalen e Elbasanit mbajnë firmën e tij. Gjithasht ai ka botuar në Manastir në vitin 1910 edhe një tekst mësimi “Historinë e Shqipërisë”. Por vepra më madhore e tij ishte “Shqipëria Kyçi kryesor i Lindjes së afërme”. Ky punim ishte më i ploti, i shkruar nga një shqiptar në gjuhë të huaj për të plotëuar dhe mbushur boshllëkun që ekzistonte në trajtimin e historisë së shkruar të popullit shqiptar, që u kundërvihej synimeve aneksioniste të vëndeve fqinje. Dako ishte ndër të parët që trajtoi çështjet dhe problemet shqiptare në aspektin historik, gjuhësor, traditave,kulturës dhe luftën për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të tij. Botimi i këtij , në kohën kur Konferenca e Paqes në Paris sapo kish ngritur siparin e bisedimeve, merte përsipër për t’iu kujtuar dhe t’iu bënte thirrje Fuqive të Mëdha për të mos përsëritur gabimet e mëparëshme, por ti ndreqnin ato sipa kërkesave të drejta që shtronte populli shqiptar. Libri në fjalë ka 12 kapituj të shoqëruar nga një hyrje të shkruar nga Riçhard Gotheil, Rektor I Universitetit Colombia, një nga më të mëdhatë e SHBA me 30 mijë studentë Riçhard Gotheil e vlerësoi punimin e Kristo Dakos, i cili, sipas tij, krijonte bindjen se shqiptarët ishin të vendosur dhe do luftonin për tokën e tyre deri në pikën e fundit të gjakut në vënd që të ngarkoheshin me barrën e turpit. Zoti Dako, shkruante më poshtë ai, e tregon historinë dhe kërkesat e popullit shqiptar me kopetencën e një dijetari dhe me ndjenjat e një patrioti. Ai shkruan me guxim dhe pa frikë, siç i ka hije. Ai ka jetuar shumë nga ngjarrjet që tregon dhe për këtë arsye ajo që thotë ka vlerë të jashtzakonëshme”

Një tjetër vepër historike e tij është libri kushtuar “Lidhjes shqiptare të Prizrenit” botuar në Bukuresht 1922. Për kohën kur u shkrua ishte një sukses dhe aritje e rëndësishme e historiografisë shqiptare, e cila në vitet e mëvonëshme shërbeu si bazë në rrokjen e kësaj teme të lavdishme, luftarake, atdhetare dhe mbresëlënëse. Penës së Kristo Dakos i përket edhe libri monografik “Shënime historike nga jeta dhe veprat e N.M tij Zogu i pare, Mbret i shqiptarëve” Libri ndahej në shtatë kapituj dhe autori, siç shkruhej në parathënie përpiqej ta shoqëronte lexuësin, nëpër të gjitha peripecitë e familjes së Zogut duke filluar nga origjina e deri në ditët tona.

Një nga veçoritë dalluse të tij ishte përpjekja titanike që bënte për zgjerimin e rrethit të miqve, dashamirësve të çështjeve shqiptare, nga elita e lartë e shoqërisë amerikane me qëllimin e vetëm për ti sensibilizuar, njohur dhe ndërkombëtarizuar problemet me të cilat ballafaqohej Shqipëria në përpjekjet e saj për mbijetesë. Kristo Dako ka hyrë në analet e historisë si shoqëruesi dhe miku më i afërt i ballkanollogut të shquar amerikan, mikut dhe shokut më të afërt të Presidentit Woudrov Willson, Çarls. Riçhard Krejn në vizitën që bëri në Shqipëri në vitin 1911.Në këtë udhëtim ai e njohu mikun amerikan me personalitetet me në zë të kohës në Elbasan, Tiranë e Shkodër.Në Cetinjë e takoi edhe me Ismail Qemalin me të cilin biseduan gjërë e gjatë mbi gjëndjen dhe përpjekjet që duheshin bërë për çështjen kombëtare Shumë ngjarje, shumë barbarizma Krejni i pa me sytë e tij, të cilat i bëri present në shtypin e kohës. Influenca që ushtroi Z. Krejn në favor të lëvizjes kombëtare,për liri dhe pavarësi, shkruante Kristo Dako, nuk ka të çmuar. Është kryesisht nëpërmjet përpjekjeve të tij personale pranë disa miqve të tij delegatë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës që Korça dhe Gjirokastra mbetën brënda teritorit shqiptar” Ndërsa Edith Durhami shkruante për të “Të shumtë janë ata malsorë që i detyrojnë në mos jetën, të paktën strehimin, ushqimin, veshmbathjet dhe ilaçet” Dhe populli këtë ndihmë nuk e haron aq sa ai e ka përjetuar edhe në këngë. Ky ka vetëm një dëshirë/gjithënjë të bëjë mirë/do të lutem gjer në qiell/ të dëgjojë perëndia/ta shohë hena edhe dielli/se ç’miq paska Shqipëria”

Njohje, miqësi kishte edhe me figura të tjera, siç ishte koloneli Aubrey Herbert deputet angles, Edith Durham, gazetarin e Tajmsit Filiph Graves, të cilët i ushqente me materiale faktike nga situatat në Shqipëri, të cilët i përdornin si argumente në shtypin e kohës. Eshte per te vene ne dukje se emri i Kristo Dakos ishte nder me te spikaturit ne mjedisine emigracionit shqiptar. Besimi qe kishin autoritetet amerikane ndaj tij ishte me e madhe se askujt tjeter dhe e shihnin si njeri të perspektivës. Kjo ishte një nga arsyet që Kristo Dako u thir për të përfaqsuar Kosovën dhe Çamërinë në organizatën “Bashkimi i vëndeve të robëruara të Evropës Qëndrore” Duket, edhe sot e kësaj dite, tepër aktuale kërkesa e tij, në një nga seancat, në sallën ku ishte nënshkruar edhe pavarsia e SHBA . “Kam arrdhur këtu të shtroj të drejtat dhe kërkimet e një pjese të kombit tim që padrejtësisht u vu nën zgjedhë të Greqisë dhe Sërbisë prej Konferencës së Londrës, duke kërkuar për hir të paqes të premtimeve, për të cilat luftojnë aleatët dhe SHBA

që këto vise ti jepen Shqipërisë. Ata ndënjës të Çamërisë dhe përgjithësisht të Shqipërisë së Jugut që z. Dhespotis i quan epirotë, flasin shqip dhe janë shqiptarë nga gjuha, ndjenjat, zakonet. Nga ky shkak, u lutem, mos i jepet lejë z. Dhespotis të flaës, as të përfaqsojë Epiriotët sepse i tillë komb nuk ekziston. Është vetëm një emër i rrëmbyer nga historia e lashtë e Shqipërisë, i cili përdoret sot prej qeverisë greke për të gënjyer botën”25) Të njëjta kërkesa u parashtroi edhe antarëve të delegacionit amerikan, që do shoqëronin Presidentin Willson në Konferencën e Paqes në Paris, kur u thir prej tyre për të shkëmbyer pikpamjet në lidhje me kërkesat shqiptare dhe ardhmërinë e saj. Midis çështjeve të tjera ai u kërkoi që të zbatonin me ndershmëri, pa paragjykime parimet e shpallura nga ana e Presidentit Willson për të mbrojtur dhe mos lejuar që të shkeleshin të drejtat e kombit më të vjetër të Ballkanit, indipendencën e tij dhe brënda teritorit shqiptar të përfshiheshin Kosova dhe Çamëria të shkëputura padrejtësisht nga Konferenca e Londrës.

Si politikan Kristo Dako ishte nga më aktivët e brezit të vet, më i vendosuri, më luftaraku dhe një nga vizionarët më të spikatur në mbrojtje të sovranitetit dhe arthmërisë së Shqipërisë.

Gjate gjithe kohes kur zhvillonte punimet Konferenca e , Dako ishte nga me aktivet dhe nga njerzit qe dergoi me shume telegrame, memorandum sa askush tjeter dhe qe ngriti zerin me force kunder vendimeve te pa drejta qe u moren ne kuriz te Shqiperise. “ I gjithe populli shqiptar, thuhej ne telegramin drejtuar Presidentit Willson, u hidherua shume kur mresoi se fuqite aleate rane dakord t’I jepnin Italise portin e Vlores, qe eshte tempulli i shenjte i Pavaresise shqiptare dhe zemra e atdheut tone. Ne protestojme energjikisht kunder nje padrejtesie te tille dhe njoftojme shkelqesine tuaj se ne qoftese nje mareveshje e tille nuk anullohet populli shqiptar do te luftoje deri ne fund per te ruajtur teresine tokesore te vendit te tij . Me argument të tilla Dako kërkonte të influenconte sadopak në mendimin e Presidentit amerikan. “Shqipëria, theksonte Dako, nuk ka mundësi të ekzistojë pa Vlorën, meqënëse asnjë qënie njerzore nuk mund të ekzistojë pa mushkëri. Tokat dhe popujt nuk mund të kalojnë kështu dorë më dorë, nga një shtet në tjetrin, sikur të ishin bagëti dhe kundër dëshirës së tyre. Nuk po citojmë më burime dhe fakte të tjera. Ato janë shumë, por këtë nuk e bënte për lavdi apo për tu paraqitur si “kampion i atdhetarizmit” si e akuzonte herë pas here Vatra dhe organi i saj “Dielli”, por si një detyrim ndaj atdheut dhe popullit të tij. Afërsia që kishte ai me personalitetet e larta të administratës amerikane u bë shkas që emri i tij u njollos në faqet e “Diellit”. Nuk e di se ç’kishin në mëndje “të paduruarit”kur hodhën baltë mbi portretin e tij. Po

ç’far u shërbeu vallë amerikaneve?,kur krijimtaria e tij ishte transparente, e botuar dhe e hapur në dritë të diellit. Por a gaboi Kristo Dako kur partneritetit e gjente tek Amerika?, kursesi jo. Ai si dhe shumë atdhetarë të tjerë e kishin të qartë se vetëm Amerika do të inflenconte për zgjidhjen e problemit shqiptar se vetëm ajo do të vendosë paqen në Ballkan. Rivaliteti mes Partisë Politike, që drejtohej së fundi nga Kristo Dako dhe shoqërisë “Vatra”nga ana tjetër e drejtuar nga Noli është vizatuar me ngjyrat më të ftohta në faqet e gazetës “Dielli”. Për një kohë të gjatë dhe me intervale dy kollosët e mendimit politik shqiptar mprehën lapsat e “u rahën, në faqet e shtypit,gazetarisht”, në vënd që të bashkërëndonin forcat për të përballuar fushatën e egër që kishin rimarë reaksioni europian në kuris të interesave kombëtare të Shqipërisë. Megjithate duhet vënë në dukje se polemika e sterzgjatur, pa bukë në dëm të Kristo Dakos, “Vatrës” dhe Nolit koha nuk u dha të drejtë. Në moshën 78 vjeçare Noli në librin e tij në gjuhën angleze botuar me rastin e 50 vjetorit të kishës ortodokse shqiptare e vendoste Dakon midis patriotëve të shquar shqiptarë.Në këto dedikime ai pranonte se kishte gabuar kur shau rëndë, pa shkak e mëshirë Ismail Qemalin dhe K.Dakon në vënd që të kishte bashkëpunuar me ta dhe kështu pranonte se në politikën e “Vatrës” me Partinë Politike pesha anonte nga kjo e fundit.

Dhe tani do të ndalem në dy aspekte të veçanta të cilat nuk janë pasqyruar dhe as janë zënë në gojë në historiografinë Shqiptare. Dako është njeriu që ka biseduar “kokë më kokë”, si thonë fjalës, me dy nga njerzit më të fuqishëm të kohës së vet.Takimin me Presidentin e SHBA Willson e realizoi me kërkesën e tij, ndërsa tjetrën me Mbretin Zog e , realizoi në Kamzë, kur ai i shkoi në shtëpi, pa pritur dhe lajmëruar, në fshehtësi, larg vëmëndjes të obortarëve të tij dhe shtypit të kohës. Konferenca e Paqes në Paris, sikundër dihet, nuk u morr drejt për së drejti me çështjen shqiptare dhe për rrjedhojë në vënd që të plotësonte kërkesat e drejta të popullit shqiptar e komplikoi edhe më tej situatën. Çështjen e Vlorës bashkë me Shqipërinë e mesme i lidhën me çështjen e Adriatikut, ndërsa çështjen e krahinave të Korçës dhe Gjirokastrës i lidhën me kërkesat e Greqisë me qëllimin e vetëm, siç shkruante Parashqevi Qiriazi, që “ti mbanin si peng për të bërë pazarllëk, për të shpaguar grekët, sërbët dhe italianët për të fituar vise të tjera gjetiu”. Vendimet e padrejta që u morën në dëm të Shqipërisë nxitën revolta dhe reagime të forta në rrethet atdhetare brënda dhe jashtë Shqipërisë.” Vetëm Amerika mund t’ju vërë fre synimeve të tyre”Kjo ishte kryefjala e kërkesave të mendimit politik shqiptar.Në këto moment Dako i bëri një shërbim të ri vendit dhe popullit shqiptar.Si gjithmonë , në të tilla raste, ai iu drejtua mikut të vet Çarls Krejnit. “Do ju lutem, i shkruante Dako në kërkesën e tij, nëse do të jetë e mundur të rradhitni një takim me Presidentin Willson, duke shpresuar se ne të dy do të mund ta bindim për drejtësinë e kërkesave shqiptare.Dhe këtë herë Krejni e ndihmoi mikun e tij dhe çështjen shqiptare. Në janarin e vitit 1920 ata ishin mysafirë në shtëpinë e tij. Wllsoni dhe Krejni dëgjuan argumentat që u shtronte ai duke ua bërë të qartë se mospërfillja e kërkesave legjitime të popullit shqiptar do ta detyronin atë të rrokte armët dhe pasojat do të ishin të pa logaritëshme dhe do ndikonin në prishjen e ekuilibrave dhe shkatërimin e “godinës ballkanike”. Shqipëria nuk mund të përdorej si mall tregu, këmbëngulte ai. Vendi ka tashmë qeverinë e saj,

të dalë nga Kongresi i Lushnjës si provë dhe dëshmi e aftësisë për vetvendosje”. Përpjekjet e Kristo Dakos dhe Çarls Krejnit për të bindur Presidentin Wllson të shkëputej nga memorandum i 9 dhjetorit dhe ti vinte në ndihmë Shqipërisë, nuk patën sukses. Asnjë ndryshim nuk ndodhi.Takimi ishte privat dhe miqësor, jashtë protokollit zyrtar, prandaj nuk tërhoqi vëmëndjen e shtypit dhe as u bë publike një takim i tillë.Për këtë takim flitej vetëm në familjen e tyre dhe nuk kishte pse të bëhej fjalë për një ngjarje të tillë po të mos kishte ndodhur realisht. Pavarësisht nga rezultati i takimit të tyre, fakt është se në qëndrimet e mëvonëshme të Presidentit Willson u dukën ndryshime të theksuara në lidhje me çështjen shqiptare. Këtë nuk e marrim plotësisht të mirëqënë dhe as pretendojmë apo argumentojmë se ndryshimi ndodhi si pasojë e takimit të tyre, por në shkaqet e shumta, që do kenë ndikuar, mund të rradhitet edhe ky argument. Presidenti Amerikan Willson në notën e tij të ditëve të para të marsit të vitit 1920 u vuri si konditë Kryeministrave të Anglisë, Francës mos cënimin e memorandumit të 9 dhjetorit të vitit 1919 e cila pengonte zbatimin e Traktatit të Fshetë të Londrës për coptimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë dhe Sërbisë si kompesim apo shkëmbim interesash në vise të tjera, që kërkonin të realizonin fuqitë europiane.

Sikundër e kemi përmëndur edhe më sipër Kristo Dako ishte një nga figurat me autoritet të padiskutushëm. Mendimi i tij kishte peshë. Kjo ishte një nga arsyet që e detyroi Mbretin e Shqipërisë Zogu i Pare, të merte rrugën në fshehtësi të plotë për ta takuar dhe ti kërkonte ndihmë shtetasit të vet. Deri në këto moment Zogu kishte bërë disa lëvizje diplomatike duke kundërshtuar apo gjetur arsye për ta larguar sa të ishte e mundur presionin e Italisë së Musolinit, për pushtimin e Shqipërisë. Më 4 prill të vitit 1939 të dy ishin përbëllë njëri tjetrit. Zogu i parashtroi kërkesën. Ai po i kërkonte shtetasit të vet ndihmë.Të ndërhynte tek miqtë e tij amerikanë për të shmangur sulmin dhe pushtimin e Shqipërisë. Koha e ultimatumit të Musolinit ishte e shkurtër dhe nga ana tjetër lidhjet e tij me amerikanët pothuajse ishin ndërprerë. Nga ky takim nuk ka mbetur asgjë e shkruar.Të vërtetat se çu tha, ç’far u bisedua i perpiu dheu. Ne dime vetëm faktin se ata u takuan dhe biseduan më tepër se një orë vetëm për vetëm me njëri tjetrin.

Të pretendosh sot se ke sjellë të gjithë trashëgiminë të krijuar nga ana e tij është tepër e vështirë, sepse ai nuk është ndonjë meteor që u shfaq në një moment të caktuar, aq sa vuri firmën në një ngjarje të vetme, të rëndësishme apo sporadike dhe u arua, por u shfaq si njeri që bëri epokë dhe jo pak por për më shumë se 45 vjet me rradhë. Ai ishte bashkëkohës dhe bashkëpuntor me të gjithë burat famëdhenj të Shqipërisë, nga të gjitha trevat, në ngjarjet më pikante të Shqipërisë. Jo vetëm për sa thamë më sipër, por ai veshi mantelin e zyrtarit më të lartë të Ministrit të Arsimit,atë të Deputetit të Drinit në Parlamentin e parë shqiptar, të administratorit të talentuar që transformoi kodër Kamzën dhe ngrit Institutin “Kyriaz” këtë vatër të madhe të arsimimit dhe emancipimit te vajzave shqiptare të mbiquajtur “Foleja Kombëtare.

Kristo Dako e mbylli jetën e tij në moshën 65 vjecare, më 16 dhjetor 1941. Vdekja e tij ishte një goditje e rëndë jo vetëm për familjen, por për mbarë intelektualët e rrethet demokratike të vëndit.Dëshira e tij ishte që të varrosej në Kamëzë ku ai shkriu energjitë në pjesën e fundit të jetës për transformimin e kodrave të egra në kopësht të lulëzuar. Në shkëmbin, poshtë godinës së tyre të banimit, që zotëronte pejsazhin e zbukuruar nga dora dhe mëndja e tij,ishte gërmuar dhe përgatitur një mazouleum, në të cilin do të prehej trupi i ballsamosur i Kristo Dakos. Kryepeshkopi Kristtofor Kisi, i ndihmuar nga kleri ortodoks i kryeqytetit kreu shërbesën fetare dhe me një fjalim të thekshëm që mbajti “ ringjalli peronalitetin e të ndjerit si atdhetar, arsimtar dhe kryefamiljar”

Figura e Kristo Dakos ,e veprimtarit të shquar, të njeriut të nëpërkëmbur, të lënë në haresë, i akuzuar me një barrë “nofkash” të pamerituara, nën emrin e dogmatizmit të kohës së kaluar, që, për gjysëm shekulli emri i tij u fsheh, nuk u përmënd kurrë, nuk zuri as një vënd në elitën e burrave famëdhenj të Shqipërisë, megjithse ishte ”kënd i barabartë” i trekëndëshit Noli – Konica – Dako në lëvizjen kombëtare shqiptare, është e një dimensioni të pakrahasushëm. E veçanta e tij është se ai nuk mbajti për asnjë moment “pushkën krahut” as “vezmet dhe gjerdanin e fishekëve” ngjeshur brezit. Nuk pozoi para Marubëve dhe fotografëve të tjerë të nderuar. Pushka për të ishte lapsi, ishin dijet, formimi arsimor, atdhetar dhe kulturor i tij, të cilat i vuri në shërbim të luftës për liri, demokraci dhe përparim shoqëror, më mirë se kushdo tjetër.

Por vepra e këtij patrioti për më shumë se 50 vjet mbeti e haruar.Edhe emri i tij për dekada të tëra nuk u përmënd.Historiografia e vëndit heshti në mënyrë të skajshme. Qëndrimi ndaj figurës së tij ishte mëse i ftohtë dhe i padrejtë, si pasojë e trajtimit klasor dhe politizimit të saj, që preku mjaft figura të spikatura të historisë kombëtare.

E kaluara e tij atdhetare, e cila ndriste me shkëlqim vezulluës, si pasojë e njëanshmërisë në trajtimin e figurave historike, nuk u vlerësua menjëherë pas clirimit. Heshtja, nënvlerësimi dhe mos përfillja e veprës së tij ishte pjesë e qëndrimit dogmatik, sektar që u mbajt ndaj personaliteteve të së kakuarës në emër të luftës për të shkatërruar mbeturinat e sistemit të vjetër.

Për mos trajtimin e figurës e K.Dakos ndikuan edhe faktorë të tjerë. Ai si shqiptar dhe atdhetar, gjatë gjithë jetës së tij kishte demaskuar ndërhyrjet, synimet dhe politikën sërbomadhe ndaj Shqipërisë. Nuk përjashtohet, që në vitet e para era e ndërhyrjeve kishte prekur në mënyrë të ndjeshme edhe figurën e tij.Nga ana tjetër ai kishte jetuar, studiuar në Univesitetet e Europës dhe Amerikës dhe ishte paisur me kulturë perëndimore.Ai kishte një rreth të gjërë miqsh amerikanë, anglezë të cilët shiheshin ,pas luftës, me frikë, dyshim, si njerës të rrezikshëm që vetëm e vetëm mendonin për ta goditur dhe shkatërruar Shqipërinë.

Heshtja dhe përbuzja e veprës së tij për një kohë të gjatë ishte pjesë e një lufte e cila synonte dobësimin e influencës amerikane në Shqipëri, në mënyrë që ajo të ishte sa më e pastërt nga cdo ndikim dhe influencë e huaj, që vendin e frymës perëndimore ta zinte ajo lindore, kultura sllave dhe ideologjia e saj. AI dhe familja e tij ishin shpallur padrejtësisht borgjezë dhe mbi pjestarët e tjerë të saj ranë të gjitha

goditjet që I shkonin për shtat këtij emir.Ata nuk ishin të tillë. E vetmja pasuri e tij dhe e familjes ishin dijet, ideali kombëtar, librat dhe godinat e shkollës. Sakrificat jo vetëm u përbuzën por më e dhimëshmja ishte përdhunimi dhe shkatërimi i varrezës së tij.Trupin e ballsamosur të Kristo Dakos, i cili kishte 5 vjet që prehej në varesën familjare e nxjerrin prej andej dhe e msakrojnë barbarisht.Ky ishte cmimi I veprës madhore,i sakrificave dhe përkushtimit si atdhetar dhe bir i denjë i Shqipërisë. Ky luftëtar kombëtar mbeti pa varr, pa eshtra, në hije dhe heshtje të plotë. Për vite të tëra për të dhe për familjen e tij Sevasti Dako(Qiriazi) nuk u shkrua asgje. Nuk mund të paragjykojmë nëse lënia në harresë edhe e Parashqevi Qiriazit ishte plotësim I dëshirave të miqve apo pasojë e urrejtjes klasore.Ky qëndrim dhe kjo heshtje u bë më e thellë pas viteve 1946 kur dy djemtë e tij , njëri pas tjetrit burgosen me akuzën e rëndë si njerës në shërbim të amerikanëve.Njëri nuk I perballoi shtërngesat e burgut dhe u vetevra. Tjetri doli I gjymtuar pas shtatë vjet izolimi.

Vonë, më 1962 me rstin e 50 vjetorit të shpalljes e Pavarësisë Kombëtare Kristo Dakon e dekorojnë me medaljen “Për veprimtari patriotike”. Por vetëm kaq. Asnjë shkrim qoftë edhe në raste përvjetorësh nuk u botua.Njohja e veprimtarisë së gjithanëshme, vec të tjerash është mbushja e boshllëkut të trashëguar nga e kaluara, por si shkruante Kostandin Demo, një bashkëkohës i tij në “The Albanians in Amerika” “Kontributi i tij është shumë më i madh nga sa pandehet.Por Kristo Dako, sic do vepër arti e vërtetë duhet të studiohet që ta cmosh”. Por sintezën e luftës,përpjekjeve të tij na e dha Parashqevi Qiriazi kur shkruante se”Veprat na veshin me pavdekësi lavdërimi ose c’nderimi, se veprat janë të vetmet tapi që mund të trashëgohen pas vdekjes.

Filed Under: Vatra Tagged With: Dhimiter Dishnica, kristo Daka, pavaresia shqiptare, Personalitet

Kur flasim për diasporën

January 18, 2014 by dgreca

Nga Dhimitër Dishnica/

Kohet e fundit në shtypin e shkruar dhe atë onelain të   New Jorkut,, në gazetat “Dielli” dhe “Illyria” po bëhet gjithmonë  dhe më i pranishëm një emër nga qyteti i Worcesterit, Artur Vrekaj, djalë i ri, me ambicje dhe karierist i thekur, i cili bën kujdes dhe me temat që rreket të trajtojë, kërkon të marrë pozat e mendimtarit, njeriut te ditur, që rezaton kulturë dhe mirësi. Kjo është platforma që kërkon të promovojë. Nga një anë, duke e parë në planin personal, mirë bën që shkruan. Mban veten gjallë. Kërkon të jetë në vëmëndjen e të tjerëve, të bëhet person publik dhe pse jo reflekton një dëshirë, sikundër e thotë edhe vetë “do bëhem një Noli i ri në diasporë(kështu thonë bashëpatriotët e tij  përmetarë). Nejse. Kjo është ana më e parëndësishme.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është denigrimi i figurës së tij, as ti bëjmë hije e as ti shohim me xhelozi arritjet e tij. Shkruesi i këtyre rrjeshtave është ndër ata që e ka shtyrë për tu bërë person i lidhur me shtypin, që të guxonte të botonte vjershat e tij dhe nuk kam as më të voglën arsye për të cënuar figurën e tij. Nga pozitat e ish mikut  më lind e drejta për ti thënë miqësisht. Kur mbaron së shkruari natën, në mëngjes apo ditën tjetër lexo ato çka ke shkruar. Përqëndrohu, fillo redaktimin dhe rregullo strukturën e fjalive sepse  tekstet e botuara nuk të paraqitin dinjitos ne sytë e lexuësve. Mos e harro këshillën time. Sintaksa ka ligjet e veta

Ajo që unë kontestoj janë idetë, kërkesat e përsëritura nga njëri  shkrim tek tjetri për   organizimin e nje kuvëndi  për hartimin e platformës kombëtare dhe këmbënguljen për krijimin e Ministrisë së Diasporës Nuk e di sa i vërtetë është ky mendimtar. Kush ka thënë që diaspora nuk është solide. Pse kerkohen “qiqrat në hell” si thotë populli Mos kërkohen gjë thela dhe përfitime vetiake?,

Që në krye të herës gjykoj se ky nocion i artikuluar prej tij është mashtrimi më i madh, tepër spekulativ dhe i pa argumentuar. Brënda kësaj ideje nuk ka si të mos shquash egon e tij personale, dëshirën për të qënë në vëmëndjen e diasporës, pjesmarës në forume të mëdha si edhe në foto bashkë me “baballarët” e diasporës dhe mbi të gjitha për tu krenuar para fisit të të tij se djali i tyre po bëhet njeri i dëgjuar në Amerikë.

Të kostatosh është gjëja me e lehtë, por të materializosh apo të vesh në jetë një ide të mirfilltë kombëtare duhet vision, njohuri historike apo të traditës, duhen njerzit e munguar të inteligjencës për të interpretuar rolet kryesore në këtë ndërrmarje të madhe.. Siç duket autori i shkrimeve të njëpasnjëshme vuan nga komleksi i inferioritetit pranda shpërndan ide “shashka”të artikuluara qysh herët në rrethet e emigracionit shqiptar.. Kjo ide nuk është e re dhe as e panjohur. Shumë përpjekje janë bërë brënda shekullit mërgimtar të diasporës për bashkim, unifikim, hartimin e një platforme  kombëtare e fjalë të tjera të mëdha. Faktet na servirin një pamje tjetër, të hidhur, të mbushur me dështime, denigruëse e me zënka pa fund aq sa faqet e gazetave shqiptare në Amerikë ishin kthyer në arena ku elita intelektuale është rrahur gazetarisht mes vedit.

Të njëjtat histori shfaqen edhe tani në fillimin e shekullit të ri. Edhe pse rrethanat, sfondi historik ka ndryshuar përsëri bëjmë thirje, derdhim lumë fjalësh për të ngacmuar, prekur nervin patriotik të bashkëatdhetarëve tanë të diasporës. Janë shumë të ëmbla, nanuritëse këto për veshin e të gjithëve, por kjo retorike, ky patetizëm i stimuluar zvenitet kur ndeshet me shterpësinë që le pas mungesa e viziomit, tematikës dhe detyrave që shtrohen për rolin e diasporës.Pretendohet sot për thirjen e “Kuvëndit të shqiptarëve të Amerikës, për të përcaktuar prioritetet e këtij shekulli. Dëshira, në thonjëza, është e mirë, por askush deri më sot nuk i ka dhënë frymë kësaj ideje. Nuk ka të regjistruar asnjë prioritet, asnjë platform  kombëtare,nuk ka as nismëtarë dhe nuk ka të evidentuar asnjë elitë njerzish të ditur që do ta drejtojnë këtë diasporë. Praktika e deritanishme nuk ka qënë e suksesëshme, mbresëlënëse prandaj është humbje kohe të meresh me organizime të tilla shterpë dhe pa bukë. Të pretendosh për organizime të tilla është tepër e vështirë, aspak praktike dhe që ka një kosto të lartë financiare. Ajo që i duhet diasporës, për momenin, është krijimi i një shërbimi onelain me tre apo katër vetash që të mbajnë kontaktë me të gjitha shoqatat  apo grupimet e ndryshme në krejt diasporën. Kjo qëndër informative do të japë udhëzime, do marrë dhe seleksionojë tematikën dhe shqetsimet e tyre, do ti nxitë ato për tu bërë objekt dhe subjekt njëkohësisht në realizimin e programit kombëtar për  diasporën. Kjo zyrë kordinuëse, me mundesitë që të afrojnë mjetet e komunikimit intensive do te jetë baza për krijimin e inventarit potencial të shqiptarëve që kanë arritur nivele të larta përfaqsimi në institucionet e larta shkencore, akademike, universitare, ushtarake por edhe më gjërë. Kjo gjeneratë në pararojë është jo vetëm pasuri kombëtare, por që shërben edhe si krenari për çdo shqiptar në vetvete dhe shëmbull pozitiv për tu ndjekur. Sa më mirë dhe sa më shumë ta pasurojmë këtë inventar intelektual aq më dobi i sjellim komunitetit, sepse asnjë nga dejtuësit e mbarë shoqatave nuk kanë informacione të sakta, sa është numëri i tyre, në c’fusha veprojnë etj

Është fakt i pamohushëm që komuniteti shqiptar në diasporë, brënda një kohe të shkurtër ka manifestuar reflekset më të mira emancipuëse, progresiste, tolerancën, ndershmërinë e tij të thellë për tu ingranuar në shoqërinë multietnike amerikane, por njëkohësisht është bërë interpreti i identitetit tonë kombëtar, i traditave më të mira shqiptare dhe cilësisë progresiste të shoqërisë dhe vendit të origjinës sonë. Diaspora jonë, krahas përpjekjeve, punës së ndershme e me përkushtim për tu ballafaquar si i barabartë me komunitetet e tjera, ka hedhur hapa të qënësishme në rrugën e progresit, në arsimimin e lartë univeritar të të gjitha niveleve.Sot kemi qindra e qindra të tillë të cilët janë të liçensuar në degë dhe profesione të nderuara dhe respektuara. Kjo kategori tashmë nuk është anonime, por që duhet vënë në efiçensë dhe afruar si një detashment i specializuar për të marë mbi vete përgjegjësira në dobi të komunitetit  dhe për të qënë hallka lidhëse me tematikën dhe programet e zhvillimit ekonomik të vëndit të origjinës sonë.

Kryetari i shoqatës së qytetit të Usterit, në cilësinë e gazetarit,mos merret me idera të mëdha,butaforike, me organizime që si hynë në punë kërkujt. Nuk vlejnë fotot, as presidiumet me njerës të ngrefosur,tepër të velur, as drekat dhe darkat, me gotat nëpër duar, por të meret me detyrat më të thjeshta, më konkrete , më dobiprurëse.

Diaspora jonë është tepër vitale. Është detyra e shoqatave për të seleksionuar, promovuar më të mirët, për ti rekumanduar dhe përgatitur për sfida të mëdha e të rëndësishme. Usteri ka një potencial intelektual që duhet të meret në kosideratë. Emra të tillë si Petrit Skënde,Kujtim Asllani, Leka Bezhani, Robert Laperi, Rezarta Reso, Dhimitri Skënde mund të jenë kandidatë potencialë në zgjedhjet e ardhëshme në të gjitha nivelet e përfaqsimit, në administratën e lartë të qytetit. Emra të tillë potente gjen me shumicë në Boston, New Jork, Detroit, Çikago dhe qytete të tjera ku ka grumbullime shqiptarësh. Me një organizim më të mirë, me një program të detajuar dhe punë të frutëshme kokë më kokë me njerzit mund të fitohen postet e krytarëve të Bashkive dhe pozicioneve te tjera të larta në administratën lokale. Votat e bashkuara të komuniteteve shqiptare janë të mjaftushme, për të haritur objektivat. Kërkohet vetëm vullnet dhe përkushtim.

Është e pa falëshme, në kushtet e sotme, që diaspora të mos e ndërmarë këtë hap në të gjithë hapësirën ku ajo vepron. Ne nuk duhet të mbetemi vetëm tek restaurantet, piceritë, serviset e riparimit të automjeteve, por vështrimin duhet ta hedhim më thellë. Është pak, shumë pak konkurimi i një apo dy personave për të hyrë si kongresmenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk e di pse hesht Komuniteti shqiptar I New Jorkut. Pëllumb Kulla është një emër potent, me cilësi dhe virtute të admirushme, i formuar si politikan Po ç’presin. Pse nuk punojnë për ta lançuar , për të bërë gjithçka duhet për ta përgatitur si kongresmenin e persektivës. Shoqata veterane “Vatra” duhet të hedhë një hap emancipuës. Lufta ka 70 vjet që ka ulur siparin e saj.Gjakrat janë ftohur, dhimbjet kanë mbetur pas. Eshtë tepër primitive të shkohet akoma me mllefe, mërira, akuza artificiale .Vatra nuk është pronë e asnjë grupimi. Krekosja se jam pinjoll i iks apo ypsilon patrioti  si dhe mbajtja e flamurit të antikomunizmit është një kauzë bajate që  s’ta pranon kërkush. Shqiptarizmi duhet të jetë emërusi I përbashkët i diasporës sonë

Në kushtet e tanishme të gjitha shoqatat, për të mos dalë jashtë funksionit,kanë nevojë për një reformism total, për një revolucionarizim të mënyrës së konceptimit, zgjedhjes së rrugëve të reja dhe kapjes së tematikës për të cilën ka nevojë komuniteti.Mbi të gjitha ato kanë nevojë për një frymë të re bashkëvepruëse me inteligjencën aktive, sepse punët e mira behen me njerës të spikatur dhe jo me njerës perferikë dhe pa nivel. Dikush edhe mund të pyesë. Ç’duhet bërë? Përgjigjia mendoj se nuk është aspak e vështirë. Boll që të ngrenë shkollat shqipe dhe të kujdesen për mbarëvajtjen e tyre. Shoqatat në përputhje me legjislacionin e Shtetit Amerikan të luajnë rolin e unioneve dhe të mbrojnë interest e antarëve të komunitetit. Të këmbëngulin për të regulluar disa kontradikta që ekzistojnë në aplikimin e ndihmës sociale etj. Kjo, për mendimin tim, është hallka kryesore e cila do ti reabilitojë dhe nxitë ato për një përfaqësim dinjitos dhe larg rutinës së zakonëshme.Dhe së fundi duhet ti rikujtoj autorit të shkrimeve të botuara në gazetat e New Jorkut se a ndihet i turpëruar si një ndër shkaktarët që iu kundërvu shkollës shqipe që çelëm në këtë qytet duke i bërë karshillëk aritjeve të saj, duke ngritur një shkollë paralele. Lluks i pa nevojshm  i ushqyer nga kapriçiot dhe egoja e tij personale. Është për të arrdhur keq, po arritja më mbresëlënëse, krenaria e komunitetit shqiptar të Usterit u shkërmoq pas tre vjet ekzistence. Thuhet se po behen perpjekje për një organizim të ri të saj, me te tjerë njerës dhe jo nga shoqata.Le të presim dhe të shpresojmë për ditë edhe më të mira

dishnicapsd@hotmail.com

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: artur vrekaj, Dhimiter Dishnica, Kur flasim per diasporen

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT