Nga Vjollca SADIKU/Diber/Dibër,- Mbiemrat e dibranëve thuajse janë më interesant nga mbiemrat tjerë. Këtë e vërejnë sidomos të huajt kur kontaktojnë me ndonjë dibran dhe kur e mësojnë mbiemrin pyesin thuajse nga dy herë, si ishte mbiemri, dhe disi u duket mjaft interesente.
Në Dibër një numër I mbiemrave të qytetarëve dibran janë emra ëmbëlsirash sich janë mbiemrat : Torte, Pekmezi, Karpuzi , Piperku e disa mbiemra të tjerë . Por, ka edhe mbiemra të disa fshatrave të viseve kufitare të Shqipërisë siç janë mbiemrat: Klloboçishta, Pocesta, Bllata, Dobrova, Dovolani, Vojnika, Allajbegu, Kërçishta etjer. Këta mbiemra I mbajnë një pjesë bukur e mirë e qytetarëve dibran që ndoshta kanë një lidhje apo preardhjen nga këta fshatra shqiptare..
Sabit Bocku I cili ka shkruaj libër në lidhje me toponimet e disa fshatrave dibrane, thotë se mbiemrat një pjesë e qytetarëve dibran i kanë marë nga vet fshati që kanë ardhë në sheer. Por ka edhe mbiemra që karakterizohen me profesionet e asaj familje dhe ajo familje ka marë atë mbiemër.
Kështu sipas tij në Dibër pos mbiemrave që përmendëm ka edhe familje dibrane që mbajnë mbiemrin e disa fshatrave të Qendër Zhupës , që ata kanë marë me ardhjen e tyre nga këta fshatra në Dibër siç janë mbiemrat : Papraniku, Koxhaxhiku, Ballhanca, Gorenca, si dhe të disa fshatrave të Dibrës si mbierat Ame, Banjishti, Krifca, Bomova, Kosovrasti, Skudrinja , etjer.
Nuk mungojnë as edhe mbiemrat të disa familje që më të vjetërit janë marë me atë zeje apo profesion siç janë mbiemrat që I mbajnë familjet Samarxhiu, Hoxha, Berberi, Sarachi e tjere.Domethënjet e mbiemrave dibran janë të lidhur ngusht me vendet nga ku e kanë pasë familjet preardhjen e tyre, si dhe me profesinin që janë marë, ndërsa disa nga këta familje e kanë ndruar dhe mbiemrin e kanë vënë të gjyshërve apo stërgjishëve shton më tej Bocku.
Xhavit Karpuzi thot se mbiemrin e ka marë nga gjyshërit, të cilët e kanë preardhjen nga fshatrat kufitar të Shqipërsie. Ai shton se ndoshta të parët e familjes së tij janë mare me kultivimin e karpuzit që rrjedh nga turqishtja bostan. Ndërsa Mustafa Skikuli në lidhje me mbiemrin e tij tha se flitet nga pleqtë në Dibër se familja e Skikulit është si një ndër familjet më të vjetët të Dibrës. Këtë mbiemër e kemi mare qysh kur kan ardh turqit në Ballkan, për here të par në Dibër I kanë gjet fisin tone ndër çeshmën e Udovës, e u kanë thënë eskikul që dot ë thot eski I vjetër kull popull domethën popull I vjetër , kështu e ka mare fisi Skikuli dhe , dhe na ka ngelur ky mbiemër të cilin edhe sot e kësaj dite e kemi thot Mustafai. Kurse Baudin Ilnica tha se preardhjen familja e ime e ka pasë nga fshati Ilnic rrethi I Peshkopisë , që edhe sot pas shumë vitesh shpërngulje nga ky fshat, familja ime e mbajmë këtë mbiemër. Pra, mbiemrat në Dibër janë të lidhur ngusht me preardhje e tyre , konkretisht rrënjët e familjes , nga ku kanë qenë gjyshërit tonë , si dhe me profesionet e tyre që janë marë gjatë të kaluarës. Gjithsesij janë interesant për të huajt , pasi që jenë me karakteristika të ndryshme mbiemrat dibran.
Por ndodh që disa familje në Dibër të njihen edhe me nga dy mbiemra. Njëri mbiemrë ka të bëjë nga profesioni që kanë ushtruar dhe tjetri mbiemrër atë siç e mbajn. Kështu kemi raste të familje Sadiku. Këtë familje shumica e dibranëve e njeh me mbiemrin Hoxha nga që gjyshërit dhe xhaxhallarët janë mare si hoxhe dhe atë edhe sot njihen me dy mbiemra parallel.
Si do që të janë dibranët I rujna me fanatizëm mbimerat nga që ato janë edhe historia e preardhjes së fistit të tyre.