• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRHYRJE AMERIKANE PËR LIRIMIN E FËMIJËVE TË NGUJUAR NË TROJET SHQIPTARE

March 12, 2018 by dgreca

1 dije-ferati

Nga Dije Ferati/

Sot, në vitin 2018, në shekullin 21, para syve të mediave, të intelektualëve, të policëve, të gjyqtarëve, të politikanëve , të qeverive, të botës… ende ka fëmijë të pafajshëm të kidnapuar (të ngujuar)  në trojet shqiptare nën pretekste absurde. Ata fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë edhepse shkollimi është e drejtë dhe detyrim në moshën e tyre. Nëse askush nuk e merr përsipër fajin, atëherë të gjithë ne shqiptaret jemi fajtorë për këtë tragjedi.Per neve që kemi pasur faitin të shkojmë në shkollë në trojet shqiptare, për hir të asaj shoqërie e cila me gjak e me mund na e ka dhënë këtë mundësi, duhet të bëjmë diçka që të zgjidhet ky problem sa më shpejt. E kam përgatitur këtë shkrim sepse nuk kam mundur të mos bëj këtë gjë. Ndoshta nga instikti maternel, nuk e di saktësisht, ndërgjegjia  me vret tërë kohën.  Por, e ndjej se e kam një pistë  e cila mund të shpie në thyerjen e akullit të së keqes.

SHTËPIA SHQIPTARIT ËSHTË E PRONARIT!!!

Në lidhje me autoktonët e Amerikës së veriut apo ameridianët existon një çorditje e kurdisur nga disa pushtues dhe kolonizatorë të bardhë ku thuhet: “Amerindianët e kanë për nder te flesh me gratë e tyre”. Kjo thënie drejtuar ushtarëve pushtues paraqet një cënim të intimitetit, i cili gradualisht shpie në shkatërrimin e identitetit. Të njëjtën metodë e kanë përdorur serbo-rusët, ndër të tjerë, për shkatërrimin e identitetit të pasardhësve të perandorisë ilire.

Po e citoj këtu një koment nga aktivisti kundër gjakmarrjes, Blerim Uka. (Shikoni me fjalë kyçe në Google: Blerim Uka, kanuni):

Psikoanalisti Erik Erikson (1902- 1994 ) pohon në një nga studimet e tij në lidhje me etapat e zhvillimit të individit se pa identitet nuk ka intimitet dhe pa intimitet nuk ka identitet. Tek shqiptarët, intimitetit i tjetrit nuk respektohet dhe ndoshta për këtë arësye nuk kemi identitet të fortë. Shqiptari paraqitet si grek kur nuk është  grek, si i pasur kur është ivarfër, si i fortë kur është i  dobët, si pajtimtar kur është nxitës i konfliktit, si gjyqtar kur është analfabet…. Më brengos fakti se ende nuk kam parë në trojet shqiptare mesazhe të shkruara në derë ku thuhet: “Ju lutem mos më pengoni, nuk kam kohë të pres miq apo musafirë, jam duke e bërë një punim shkencor”.

Në një libërth 106 faqesh nën emrin e kodit “Kanuni i Lekë Dukagjinit” të cilin aktivistët kundër gjakmarrjes e quajnë “Plan makiavelik serb i përgatitur për të çoroditur mentalitetin shqiptar”, mund të lexojmë:

  • .602.”Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut”.

Për verifikimin e citateve të shkrimit tim, lexojeni  veprën komplete të kanunit dhe parathënien originale  në adressën:  http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca.

Po e përkthyet këtë “ligj” (§.602) në gjuhën e logjikës, shtëpia nuk i përket pronarit të saj por të huajit. I huaji, qoftë mik, armik, hajn, qëllimkeq… hyn në shtëpinë e shqiptarit pa pyetur se a pengon apo jo. Në gjuhën e drejtësisë mund të flasim për uzurpim dhe vjedhje.

Në gjuhën e zakonit, mosrespektimi i shtëpisë apo gjithçka tjetër që është shqiptare, është gjë e mirë sepse zakoni është fjalë serbe e cila në shqip përkthehet ligj.

Si zgjidhje të problemit propozoj:

Të keqes, mbyllja derën. Secili duhet ta ndjejë veten mbret në shtëinë e vet. Miku zotëron në shtëpinë e tij personale dhe nuk ka asnjë të drejtë në shtëpinë e tjetrit. Në kulturën tonë, në tekste këngësh e poezi, është e nevojshme të futen shprehje të tipit: Ti njeri i zakonit, si ty nuk dua miq, zakoni është fjalë serbe, në shqip përkthehet ligj. Ti njeri i zakonit mos ma prish intimitetin sic ma ke sulmuar kulturën, identitetin dhe shtetin. Në shtëpinë e shqiptarit nuk nuk hyn ti kanunar, se je nxitës i gjakmarrjes, shtihesh si pajtimtar; je analfabet primitiv, shtihesh se je gjyqtar.

ALBANSKA BESA

Një fjalë “shqipe” në gjuhët tjera shqippohet “besa” fiks si në shqip sepse nuk mund të përkthehet ndryshe. Nuk ka ekivalent në asnjë gjuhë të botës!  Kur serbët i lavdërojnë shqiptaret (në raste shumë të rralla) i cilësojnë se janë nejrëz të besës, sepse kështu u konvenojnë atyre shqiptarët. Serbët e dinë shumë mirë se çka është “albanska besa”, do të thotë besa shqiptare.Të shohim pra se çka thotë kanuni për këtë fjalë:

  • .854. “Besa âsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e të vramit i ep dorërasit e shpijarvet të tij, tuj mos i ndjekë per gjak perkohsîsht e mjé në vade të caktueme.”

Pas leximit të Kanunit, do ta kuptoni se vadja e lirisë është 24 orëshe.Çfarë zemërgjerësie! Pastaj, automatikisht fillon gjakmarrje e cila vazhdon me gjenerata. Kjo është pra albanska besa!

Ne aspektin ekonomik, “besa” në kuptimin “fjalë nderi” është po aq vrasëse dhe shkatërruese. Është burim konflikti në të gjitha rastet.  Për të kundërtën (antonimin) e besës, çmimi Nobel për ekonomi u është dhënë tashmë dy kërkuesve shkencorë për kontratën… E SHKRUAR!!!

Çka dua të them konkretisht? Po të kërkoi dikush para hua, nëse nuk do problem, referoje në bankë. Banka do të marrë masat e saj pastaj do të bëjë me të një kontratë të shkruar dhe nuk do lidh besë me kërkuesin e huasë.

Edhepse fjalë makabre dhe nxitëse e konfliktit, shumë vajza apo gra shqiptare quhen Besa, disa të tjera quhen Besiana. Një prej tyre, për shembëll,  ka qenë ambasadore e Shqipërise në Kombet e Bashkuara. Nuk ka faj ajo e mjera se babai i saj analfabet nuk e dinte kuptimin e vërtetë (atë aspektin makabër, vrasës e çorditës)  të fjalës “besë”!!!

Ah, sa do të dëshroja tani ta kisha mjeshtrinë e një shkrimtari të madh që ta shprehja sarkasmën time shumë fuqishëm! Por… çka të bëj unë e gjora vetëm me tri pika të shkreta çuditëse në fundin e paragrafit paraprak?

Meqë ra fjala te çmimi Nobel, dy shqiptarëve u është ngritur emri pasiqë janë propozuar për çmimin Nobel për letërsi. Në aspektin ekonomik (nuk e kam thënë ende se jam ekonomiste) ata dy burra janë që të dy kundër kontratës së shkruar e cila e eviton konfliktin dhe falimentimin. Jo, jo… ata në veprat e tyre janë për fjalën e gojës e cila shpie në konflikt dhe nxit konflikte. Si mund ta quash veten shqiptar pa psikologji konfliktuale!?

Njëri ka folur sërbisht dhe e ka shkruar parathënien e kanunit në të cilën parathënie u sugjeron lexuesve intelektualë që të mos i kërveshin buzët kur i lexojnë përrallat absurde të kodifikuara si ligje sharllatane.

UNË MENDOJ se intelektualët shqiptarë, jo vetëm që duhet t’i kërveshin buzët, por duhet t’i luftojnë pa mëshirë ato përralla absurde e sharllatane të cilat shpien në shkattërrimin dhe vetëshkatërrimin e mentalitetit, identitetit e shoqërisë.

Tjetri ka folur rusisht. Është i formuar, i gatuar, i kurdisur… mirë e mirë në një institut në Rusi dhe u ka ngelur BESNIK atyre të cilët e kanë krijuar, udhëzuar, urdhëruar, komanduar… në realizimin e veprave të tij.  Pra, ky tjetri, e ka kaluar tërë jetën e tij duke e nënvizuar në mënyrë shume subtile dhe sublime para shqiptarëve dhe  para botës  faktin ato përrallat absurde të kodifikuara si ligje sharllatane në Kanun i përkasin mentalititit dhe kultrë shqiptare. Ndër të tjerë, pasardhësit e atyre që kanë shpikur shprehje si ajo “Amerindianët e kanë për nder te flesh me gratë e tyre” e kanë propozuar për çmimin Nobel për letërsi.

UNË MENDOJ se ato gjepura, siç janë mosrespktimi i intimitetit dhe vrasja me paramendim, nuk janë fare njerëzore. Atëherë si mund të jenë shqiptare? Shqiptarët janë njerëz, apo jo?

GROSHI: FASULE APO MONEDHË E HUAJ?

“Pajtimtarët” apo më saktësisht kanunarët janë misionarë të planit makiavellik të qëllimkëqinjëve të programuar që të nxisin gjakmarrje duke e pasur si qëllim fitimin.  Jo kurrsesi mbrojtjen e nderit, sepse nuk është nder të ngujosh fëmijët e pafajshëm.

Ja edhe një citat nga kanuni:

  • .967. Kpucët a opangat e shkuesit perbahen prej 500 groshësh.

Këtu e kuptojmë se fjala pajtimtar (shkues) nuk rimon me humanitar por me grosh. Burri i zakonit i do rafsh 500 kokrra fasule për shërbimet e tij “profesionale”!

Edhepse shumë “i kompletuar” dhe i shenjtë për analfabetët, kanuni nuk e bën fare dallimin ndërmjet kodit civil dhe atij penal.

Kodi civil thotë:  “Më ke shkelur me veturë derrin,  pa qëllim apo me qëllim, duhet të ma paguash dëmin, se sa kushton derri, sepse derri konsiderohet si pasuri, si send, siç janë mobiljet, e tjera.

Kodi penal thotë: Më ke shkelur me veturë vëllaun, pa qëllim apo me qëllim, shteti duhet ta ndjekë fajtorin, njeriu nuk është send.

Kanuni thotë: “Më ke shkelur me veturë derrin/vëllaun,  pa qëllim apo me qëllim, duhet të ma paguash dëmin, se sa kushton derri/vëllau, sepse derri/vëllau konsiderohet si pasuri, si send, siç jan mobiljet, e tjera.

Dallimi shprehet në faktin se grumbulli i korrave të fasulit për jetën e vëllaçkos mund të jetë më i madh se për jetën e derrkucit. Ndoshta për faktin se njeriu jeton më gjatë se derri, apo… kush ua gjen fillin kritereve matëse të kanunarëve?

Në lidhje me fjalën grosh,monedhën e kanunit, kam gjetur dy variante. I pari, fasule. I dyti: deformim i një qindarke (njësie) në kanunin e sulltan Sylejmanit e cila quhej “gurush”.  Një gjë është e sigurt: Groshi nuk ka qenë kurrë monedhë zyrtare në trojet shqiptare por vetëm në imagjinatën e sëmurë të keqbërësve kanunarë.

NDËRHYRJA AMERIKANE

Një ndërhyrje amerikane pranë qeverive tona për të shpëtuar fëmijët e pafajshëm të ngujuar është e paevitueshme. Dy qeveritë shipfolëse nuk e kanë ende pjekurinë e duhur për të marrë iniciativa të tilla pa i shtyrë dikush. E po pritëm të piqen qeveritarët, do të jetë tepër vonë. Tashmë është tepër vonë!

Një ndërhyrje amerikane do ta zhdukte përgithmone fenomenin çoroditës nga hapsira shqiptare. Do i dekurajonte deri në palcë ata që investojnë ende në këtë çoroditje siç janë rusët, serbet dhe dikënd tjetër… që propozon si candidat për çmimin Nobel (duke e ditur se nuk do ta marrë kurrë!) njeriun që e nënvizon krimin, apo vrasjen me paramendim, si tipar të kombit të tij.

Disa njerëz me influencë, të cilët ia duan të mirën popullit të tyre, duhet  të organizohen dhe t’i sugjerojnë ambsadorit amerikan në Shqiperi dhe atij në Kosovë, të  intervenojnë pranë qeverive të dy shteteve përkatëse shqipfolëse.

Dy qeveritë shqipfolëse, në mënyrë urgjente, duhet të ndihen të detyruara të prodhojnë një plan të qartë për lirimin e fëmijëve të pafajshëm të ngujuar për shkak të gjakmarrjes.

Masat konkrete, ndër të tjera, do të ishin këto:

  • Shuarja me ligj e të ashtuquajturave “Shoqarta të pajtimit kombëtar” të cilat e praktikojnë drejtësinë paralele kanunare.

(Në këtë mënyrë, qeveritë nuk do të jenë në konflikt me veten e tyre).

  • Adoptimi në seanca të jashtëzakonshme të ligjeve, si për shembëll:
  • .1001. Ai që kërkon para për gjakmarrje, ai që përcjell para për gjakmarrje, ai që jep para për gjakmarrje – minimumi i dënimit që merr: 5 (pëse) vite burg;
  • .1002. Ai që praktikon “drejtësinë” paralele pa qenë gjykatës i autorizuar, në rast gjakmarrjeje – mnimumi i dënimit që merr: 10 (dhjetë) vite burg;

(Heqja e liçencës për §.1002… nuk është e nevojshme të parashikohet në ligj!).

Qeveritë në fjalë duhet të detyrohen të sponsorizojnë reklama në media, në mënyrë masive, në të cilat gjakmarrja cilësohet si krim me paramendim dhe se ky lloj krimi nuk ka lidhje me kulturën shqiptare.

FUND “ZAKONIT” NË TROJET SHQIPTARE!

Në përfundim, do paraqes këtu në një mënyrë tjetër disa nga fjalët që u thanë më lart:

*

ti njeri i zakonit

si ty nuk dua miq

zakoni është fjalë serbe

në shqip përkthehet ligj

 

ti njeri i zakonit

mos ma prish intimitetin

sic ma ke sulmuar kulturën

identitetin dhe shtetin

 

në shtëpinë e shqiptarit

nuk nuk hyn ti kanunar

se je nxitës i gjakmarrjes

shtihesh si pajtimtar

 

je analfabet primitiv

shtihesh se je gjyqtar

  • E Redaksia e falenderon autoren Dije Ferati, qe e ndau shkrimin me lexuesit e gazetes Dielli.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dije Ferati, Femijet e ngujuar, nderhyrja amerikane

PSE NA KONSIDEROJNË SI POPULL ÇOBAN TË DHIVE DHE SHITËS TË GRAVE!

May 25, 2017 by dgreca

1 Dije FeratiNGA DIJE FERATI/

Serbët e mbrojnë tezën se populli shqipar nuk ka prejardhje ilire as nuk është autokton në trojet ku jeton sot por rrjedh nga një bandë çobanësh të ardhur në Ballkan nga asgjëkundi.  Përveç blegtorisë kryesisht të përbërë nga dhitë, shqiptarët merren edhe sot e kësaj ditë me tregti.  Kjo tregti bazohet në shitjen e vajzave dhe motrave të tyre kundër pagesës me prodhime të bujqësisë vendore siç është groshi apo fasulja. Pra, groshi apo fasulja në një shoqëri të imagjinuar nga serbët shërben edhe si monedhë “kombëtare”.

Për të mbrojtur argumentet e tyre, Akademia e Skencave e Serbisë, me dekada të tëra, ka përgatitur disa plane makiavelike afatgjate kundër shqiptarëve, dy nga të cilat plane po i nënvizoj këtu. :

Plani i parë është një vizatim i cili paraqet kokën e dhisë mbi kokën e heroit kombëtar shqiptar. Përmes  kontakteve me pseudointelektualë, me pseudopolitikanë dhe me njerëz të shitur, serbët kanë arritur ta fusin kokën e dhisë në stemën kombëtare shqiptare dhe në foltoren e parlamentit të Shqipërisë!

Nuk është vështirë të përfytyrohet fakti se Skënderbeu nuk e ka bartur kokën e dhisë së ngordhur në kokë 24 orë në ditë, gjatë gjithë jetës së tij. Me siguri duhet të ketë pasur momente (përveç atyre të gjumit, kur është larë…) kur koka e dhisë nuk ka zënë vend MBI kokën e tij.  Fatmirësisht,  ka piktura të realizuara nga personalitete të ndryshme botërore ku Skënderbeu paraqitet pa kokë dhie. Pse të mos nënvizohen ato momente në piktura, në skulptura, në përshkrime…kur bëhet fjalë për heroin tonë kombëtar?  

Tani, po të ishte Shqipëria shitëse masive e djathit të dhisë në tërë botën, nga e cila tregti do të varej  ekonomia kombëtare, koka e dhisë e cila vihet më lartë se koka e heroit (edhe pse figurë me formë pak a shumë diabolike) do ta kishte së paku një arësye të figuronte aty ku figuron sot e kësaj dite.

Në këtë rast,  serbët nuk do ta paraqisnin kokën e dhisë në çdo dokumentar, në çdo film, në çdo artikull e kudo tjetër ku flitet për shqiptarët, siç bëjnë tani!

Plani i dytë makiaveik serb për të argumentuar se shqiptarët nuk kanë prejardhje nga një perandori dhe se nuk kanë traditë organizimi shoqëror është një libërth sharllatan. Një përbledhje  me “folklor” apo përralla të kodifikuara si “zakone” është e kurdisur, sajuar e përpunuar mu në të njëjtin vend ku është gatuar edhe ajo logoja e dhi.. e cila u përmend më lart.  

Ky plani i dytë makiavelik i Akademisë Serbe të Shkencave me seli në Beograd e ka emrin e kodit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Neni i 19-të i këtij libërthi perj 106 faqesh, përfshirë parathënien, parashikon se gruaja apo femra  shqiptare kushton 1500 grosh, do të thotë rrafsh 1500 kokrra fasule!

Nuk është vështirë të gjendet, vetëm me pak kërkime,  fakti se fjala “zakon” është fjalë serbe e cila në shqip përkthehet “ligj”.

Keqbërësit tanë të dashur, edhe sot e kësaj dite, e vënë më lart fjalën “zakon”, se fjalën “ligj”!

Tani bëhen dy pyetje: Ata çobanët të cilët flasin në një foltore ku koka e dhisë paraqitet si lopa e shenjtë në Indi dhe fillojnë fjalimin me BE!!, a janë aty për të bërë ligje apo zakone? Blegërima e dhisë “BE!!” në foltoren e parlament të stolisur me kokën e dhisë a e ka kuptimin “Bashkimi Evropian” apo ështenuk ka kuptim fare?

Ja fragment se si e shohin qeverinë e kokës së dhisë akademikët serbë kur tallen me neve si popull:  Njëfarë entiteti me tri ministri. Ato janë: Ministria e blegtorisë me dhi; Ministria e tregtisë me gra dhe dhe Ministria e bujqësisë me fasule apo grosh.

Mos e harroni faktin e potencuar më lart:  Fasulja apo groshi përdoret edhe si monedhë kombëtare në Kanun. (Në një shoqëri e cila ka egziatuar vetëm në imagjinatën e qëllimkëqinjëve).

Do të doja të dija se sa grosh (apo kokrra fasule) do të kushtonte që të çrrënjoset një herë e përgjithmonë koka e dhisë dhe “zakoniku” nga dekori i pasardhësve të perandorisë ilire?

Është e mundur që ekonomistët të argumentojnë se zhdukja e këtyre dy gjërave nuk do të kushtonte asgjë por, në të kundërtën, do te ishte… FITIMPRURËSE!  

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Dije Ferati, popull roban, suites grash

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT