• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çlirimi i vërtetë i Beogradit

October 17, 2014 by dgreca

Nga Dionis Xhafa/
U desh një ndeshje futbolli për të kuptuar se se në rajonin e Ballkanit, të cilësuar dikur “fuçi baruti” ndjesitë e urrejtjes etnike janë akoma prezente. Dimensionet sportive u thyen për tu zëvendësuar me dimensionin politik të ngjarjes. Një Ballkan i tërë nisi intrigat e vjetra, me lidhje të koalicioneve historikisht të njohura. Malazëzët nisin “sulm ndaj shqiptarëve, gjithashtu edhe grekët e maqedonët dhe nga ana tjetër mbështetës të shqiptarëve dalin aleatët e njohur, boshnjakët dhe kroatët. Duke parë këto raporte, duket sikur shtetet nuk nisen nga parimi i së drejtës, por parimi se me cilin shtet kam marrëdhënie interesi ndërshtetëror.
1. Huliganizmi “patriotik” serb dhe miti ksenofob
Realiteti serb, siç u pa dhe në ndeshje është ai, ku kombi mbrohet me çdo çmim. Në mos, sistemin serbët e kuptojnë, që kush kryen më shumë huliganizma, sidomos kundër shqiptarëve kaq shumë të urryer prej tyre, është njeriu më i fortë dhe më i duhuri “për të përfaqësuar kombin”. Ndërsa, për botën e qytetëruar një huliganët në stadiumet e Serbisë janë turpi i këtij kombi, e sidomos fytyra e Bogdanov, nga shumë serbë, ky person mos është deri edhe “idhull”. Më keq akoma është fakti se politika bëhet njësh me huliganët, duke qenë se kultura në popull është kaq e ultë. Serbia, mes tjerash dëshmoi se edhe disa prej policëve të saj i ka me sjellje ksenofobe. Derisa në ushtri, në polici dhe në administratë të sigurisë së Serbisë ka persona që kanë vrarë në Kosovë apo diku tjetër dhe kanë bërë karrierë me gjak shqiptari, kroati apo boshnjaku, nuk ka sesi mos jetë ‘normale’ edhe fuçia në stadium, edhe hyrja brutale e tifozëve etj. Nëse UEFA e dënon në tavolinë Serbinë, do ti bënte jashtëzakonisht mirë këtij shteti që vërtetë të jetë shtet. Së pari, për të ç’kriminalizuar shtetin, duke dënuar kriminelët e luftës dhe kriminelët si tifozë, që kryejnë akte vandale. Është rasti më i mirë për ti dhënë shuplakë se miti nacionalist dhe aq më tepër ksenofobia është turpi i një Evrope që po e dënon kaq shumë.

2. Brukseli para vendimit për “gjyqin për dy kombet”
Brukseli zyrtar po përjeton një moment që nuk duket të jetë aq i përshtatshëm. Jo më kot, Merkel mblodhi liderët ballkanikë, me qëllim që së paku Ballkani të jetë në qetësi, derisa BE-në më shumë po e shqetëson një person me emrin Putin dhe beteja e gjitha zhvillohet për Ukrainën. Parë nga jashtë, Brukseli mund ta shohë çështjen edhe në banalitetin e shprehjes “çështje shqiptarësh dhe serbësh” apo “zënkë për flamuj”. Natyrisht si shqiptar dua që tre pikët të fitohen nga Shqipëria, por kam kurajon të besoj se vendimi do të jetë i drejtë. Shpesh BE-ja ka politika në vende ku banojnë shumë etni, ku dënon dhunën, çështjet thelbësisht njerëzore dhe nuk flet në emër kombesh, gjë e cila shfaq pakënaqësi në kombet, që e kanë ngritur filozofinë e të menduriat mbi gjak dhe flamur dhe jo mbi të drejtë.
3 . A e mban BE-ja anën e Serbisë?
Ekziston një tezë jo pa baza se Serbia “është e përkëdhelura” e Evropës. “The Economist” në një analizë të sajën përshkruante gjendjen politike në Serbi dhe politikanët serbë. Në këtë analizë thuhej se për kryeministrin Aleksandër Vuçiç ka shumë dyshime se ai është një nacionalist i thekshëm që ka ndërruar lëkurë prej një lideri përparimtar. Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë dhe Vuçiç vërtetë të ketë ndryshuar, problem është se në kabinetin e Vuçiçit sot është ish-kryeministri, tanimë ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç, nxënës shembullor i Millosheviçit. Ngjan sikur Serbia nga njëra anë e mban mirë edhe me BE-në, edhe me Rusinë, me qëllim që të përfitojë nga të dyja. Të dy aleatët që janë në “luftë diplomatike” me njëra-tjetrën” përpiqet kush e kush ta mbajë sa më pranë Serbinë dhe kjo e shfrytëzon një rast të tillë për benefite sa më të mëdha nga ndërkombëtarët.
4. Pesha e flamurit të “Shqipërisë Etnike”
Ai flamur që u ngrit mbi qiellin e Beogradit sigurisht nuk është zyrtar dhe nga pikëpamja e mesazhit ishte diçka fantastike simbolike. Megjithatë, ai flamur ka histori për të dyja etnitë. Ndërsa shqiptarët e shohin si flamurin mbi të cilin kanë derdhur gjak për liri, serbët në të shohin një territor të asaj harte të flamurit panë një territor të shkëputur tanimë nga shteti i tyre, Kosovën, një peng për shtetin dhe për serbët. Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Server do të argumentonte se harta mbi flamur, sido të jetë si ideologji nuk është e duhura, është irredentiste dhe jo për një Ballkan stabil. Kur Millosheviçi ndërtoi ideologjinë, sipas së cilës shteti serb do të ishte gjithandej ku ka serbë, pësoi humbje në Kroaci, në Bosnje dhe në fund në Kosovë dhe bashkë mehumbjet dhe gjakderdhje të jetëve të pajajshme. Një gjë e tillë nuk duhet përsëritur nga e ana tjetër e medaljes, nga pala shqiptare.
5. Putini, Serbia, BE-ja, Kosova
Më ngjan se Serbia dhe Rusia kanë hyrë në një marrëdhënie mes tyre jo dhe aq vëllazërore dhe besnike si dikur, por edhe interesash. Ndërkohë që Rusia i thotë Serbisë të mos i vërë sanksione sikundër ia kërkon BE-ja, Serbia nga ana e saj kërkon nga Rusia respektim të sovranitetit të shtetit serb. Termi “respektim i sovranitetit të shtetit serb” që u përdor nga Vuçiç në takimin me Putinin, do të thotë mosnjohje e Kosovës nga Rusia. Dhe Putin e dha garancinë për këtë. Ekziston si teori, por jo aq faktike, që Kosova mund të jetë “mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Serbisë”, sidomos me ngacmimet që po bëhen kohët e fundit. Edhe faktori ndërkombëtar ka jo pak faj për Kosovën, derisa statusi i saj ende nuk është i rregulluar ndërkombëtarisht dhe kur vetë qytetarët e Kosovës janë të ndarë për statusin e vendit të vet. Shqiptarët e cilësojnë pavarësi, ndërsa serbët në pakicë në veri dhe Beogradi zyrtar e cilësojnë akoma Kosovën si “brenda shtetit të tyre nën juridiksionin e OKB-së”. Putini e vizitoi Beogradin me rastin e 70-vjetorit të çlirimit. Në fakt, çlirimi i vërtetë i Beogradit do të ndodhte atëherë kur të hiqeshin urrejtjet etnike kundrejt tjerëve, kundrejt shqiptarëve, boshnjakëve, kroatëve dhe të gjithë të tjerëve.

Filed Under: Editorial Tagged With: Çlirimi i vërtetë, Dionis Xhafa, i Beogradit

Lufta e shqiptarëve në Siri e Irak dhe e serbëve në Ukrainë

October 8, 2014 by dgreca

Opinion Nga Dionis Xhafa/
Në botë nisën konflikte të ashpra, e disa nga vatrat më të nxehta të luftës më 2014-tën u bë situata në Ukrainë, ku përplaset ushtria ukrainase me separatistë pro-rusë dhe situatë tjetër edhe më e rëndë ajo në Lindjen e Mesme, në Irak dhe Siri. Këto luftëra nuk lanë pa prekur edhe ballkanasit. Shqiptarët ishin të parët që u bashkangjitën në luftën e Sirisë kundër Bashar Al Asadit. Në mënyrë krejt të papritur, tek shqiptarët u shfaq një shenjë internacionalizmi, luftë në kampe të huaja dhe jo luftë për shqiptari. Pak vite nga lufta, shqiptarët tashmë kishin vendosur të luftojnë për fe apo për mbrojtje të vlerave njerëzore globale. Megjithatë, këtu ka një dallim, është për tu përshëndetur pikërisht ai luftëtar i ndershëm i cili ka luftuar në mënyrë të pastër Bashar Al Asadin. Por, në këtë histori u përfshinë edhe fytyra të tilla si Lavdrim Muhaxheri me shokë të tij, të cilët iu bashkangjitën organizatës terroriste ISIS, e cila duke përdorur fenë islame vriste njerëz, gjë që vetëm myslimanizmi nuk e thotë të bësh krime, as edhe ndonjë fe tjetër. I dyshimtë është fakti se në Kosovë me siguri që kanë hyrë persona që kanë ndihmuar financiarisht krahun radikal islamik dhe kjo gjë është për tu dënuar. Ama, ka një keqkuptim tepër të madh. Mendoj se prokuroria kur i heton këta raste të mos gjykojë si “radikal islamik” thjesht me fjalë, por të gjykojë parimisht. Nëse dënon, të mund të dënojë me fakte. Personi që ka kryer krime dhe ka fakte për një gjë të tillë sigurisht që duhet dënuar. Vende si Kosova janë shtete që shpesh “gjunjëzohen” përballë perëndimit dhe përballë Amerikës, e ndaj edhe islami shpesh shihet si një “kulturë që vjen nga Lindja dhe që nuk është e duhura”. Në fakt, si lindja, ashtu edhe perëndimi ka mangësitë dhe të mirat e saja. Kriminel nuk është një person që ka mjekër, e të thirret si “mjekrosh” e të paragjykohet vetëm një gjë të tillë. Shteti nuk duhet të paragjykojë, por të dënojë me fakte. Ndërsa, e njëjta gjë paralelisht ndodh edhe me serbët. Ata janë të lidhur më së shumti me botën ruse, e ndaj kanë zgjedhur të luftojnë në Ukrainë. Po njëlloj, ndaj mendimin, se një serb duhet dënuar në rast se ka kryer krime gjatë kohës që ka qëndruar në Ukrainë. Nuk ka përsë të ketë aspak paragjykim lidhur me faktin se përse një serb i zakonshëm zgjedh të luftojë në Ukrainë. Pjesa tjetër, kur imamët në Kosovë kapen e futen në burg thjesht e vetëm se shprehin solidaritet me sirianët, është po ashtu për tu dënuar, në këtë rast shteti. Një deklaratë e tillë është njerëzore. Edhe në gjykim, para së gjithash duhet të jemi njerëzor dhe gjëja që duhet dënuar nga të gjithë është krimi dhe krimineli që e kryen atë krim. Nuk duhet parë çështja as se ne jemi shqiptarë dhe ata janë serbë, por në një standard të vetëm dhe ky standard është pikëpamja njerëzore, krimi i personit si gjënë më të nënçmuar që njeh bota e civilizuar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dionis Xhafa, Serbet ne Ukraine, Shqiptaret ne Siri

Udhëtim pa hartë

January 12, 2014 by dgreca

Nga Dionis XHAFA/

Ka udhëtime të qarta që vijnë në jetët tona normale dhe të tilla…që janë pa harta! “Puthja” e jetës në të tashmen është e përditshme që bëhet monotone. Ajo që të bën të “udhëtosh” është kujtesa në vrima enigmash të imagjinatës, është e ardhmja e panjohur. Një udhëtim që  bën mendja, që frikën e ka rrugë të vizatuar me laps të hollë plumbi. Edhe pse nuk i ke provuar momentet, është e pashmangshme të mos mendosh se kjo rrugë pa hartë do ketë erëra, që lëvizin nëpër ajër pa fund e krye dhe “përçart”. Është harta e një territori që se di mendja, por ecën në “kuturinë” e gjetjes së asgjësë. Të një adrese që me siguri e do zemra. Në luginat e thepisura mendimesh viztohet një udhëtim, që s’të lodh nga këmbët, por të shtrydh në mendje! Rruga që të çon drejt askundit të dikundit. Udhëtar i pahartë që rrugëve ndjek dëshira e fate. Kodrat janë të lodhshme dhe të krijojnë “hullitë e trurit”. Liqenet janë si shikimet e qarta në pasqyrë tek çdo mëngjes hedh një hap të ri dhe lind një shpresë e diell i ri. Lumenjtë janë vërshimi i ideve që si për ethesh na kap për të mos na lëshuar. Malet janë mendimet e “paaritshme dhe ëndërrat që ngrihen në majat që kërkojnë mund ti arrish me thepisjen që kanë. E, ashtu kryelartë, qëndrojnë malet. Ata janë misioni. Harta është zhdukur dhe asksuh s’di ta gjejë. Të gjithë përpara malit dhe majave të tij të thepisura. Të gjithë tokësor, prometenj të lidhur pas fatit tonë. E, shumëpak nga ne arrijnë të “marrin” zjarrin, të dënuar për tu raskapitur nga kamxhik zuesian.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dionis Xhafa, udhetim pa harte

Qyteti pa formë

January 7, 2014 by dgreca

Nga Dionis Xhafa/

Deri në adoleshencë as e kish shkelur Tiranën dhe një ndjesi e çuditshme i silllte emri i kryeqytetit. Një ndjesi e çuditshme që nuk ishte dhe aq e fortë, as e butë, thjesht si apriori e pashpjegimtë. Ideja se Tirana është kryeqyteti dhe si e tillë ngjan “ëndërr” ta vizitosh, as që i tringëllonte gjëkundi. Ish mësuar me qytezën e tij, të ftohtë në mot, por me një atmosferë të ngrohtë. Njerëzit e periferisë pa shumë pretendime, tokat e gjëra, fushat, malet e ashpër e kokëlartë që gati i ngjanin sikur ti nguleshin në shpirt. Por, sot në agim është diku tjetër. Ndryshe në natyrë, por vërejtur dhe pa ndonjë emocion të madh. Niset me furgona të vjetër që aq të përhapur janë si mjete transporti prej nga zona të Shqipërisë drejt kryeqytetit. E, kur mbërrin, sheh autostrada të pafunda të shtrira në një hapësirë të paskaj, e urbane, kioska, njerëz të trishtë e të merakosur. Tek shëtiste Tiranën, ujë nga qielli e la të baltosur e të bataksur. Pa njerëz të shtrirë në bulevard, që ftoheshin nën shi deri në palcë. Pa njerëz me sy jeshilë e të mëdhenj që shndërisnin si një filxhan por shihnin mjegullt. Pa shpërthime kanalesh, ujërash të zeza, një qytet pa anë e kënd, pa zogj që cicërijnë, pa erën e qytezës së tij në cep të Shqipërisë, deri pa ngjyrë e pa formë. Kish parë në Tiranë dhe grimca lumturie herë pas here, por trishtimi i thellë ia errësoi ata. E, në mes të shiut, me dorën e lagur u afrua në një kioskë dhe bleu një libërth të vogël në faqe e të madh në kopertinë nga ata të filmave me kartonë. Si për të thënë se nuk donte që të rritej. Aq më pak në një qytet të tillë, që për të ish i madh, por pa formë, pa ngjyrë, pa ndjenjë.

Filed Under: Featured Tagged With: Dionis Xhafa, Qyteti pa forme

Shpalleni “non grata” politikën!

December 22, 2013 by dgreca

Nga Dionis Xhafa/

Shpalleni “non grata” politikën! Shuajeni këtë rreth vicioz që po na djeg të gjallë.Ngrijeni në këmbë shoqërinë civile. Njerëz të shushatur që ecin përmes dhimbjes së tyne….përmes vuajtes të përshpirtshme. Që gjakun ua pijnë pushtetet që trokasin nëpër korridore të mbushura me petale të ndyta. Taksa për qytetarët! Tmerrin! Gazin! Helmin! Kancerin! Barrën deri në kockë na e kanë shtjerë! Nuk e besoni dhe nuk do mundni. Ta besoni që veç po lozet me ne, mua, ty, ne të gjithë. Sot dy gurë të rëndë peshojnë veç në shpinën e një populli. Sa vdekja ngëdhnjimtare hiqet zvarrë nëpër sheshe. Shpalleni more njerëz “non grata” politikën. Shkuljani zemrën që të zezë e ka përjetë! Në këtë vend të pashtet ku politika fill me mafian klane horresh kanë prodhuar. Veç interes, veç lekë, hajni! Se po të mos kishit paranë e fëlliqët në xhepin tuaj as dhe gishtin s’do ta luanin që pas tiu shkojnë more të mjerë. Do i vijë dita mjerimit tuaj, aq i mjerë sa nuk thuhet. Mjerisht ngrihet veç mbi paranë, që këtij populli ia keni zhvaturr! Në njëmijë copash e kanë ndarë këtë popull, në të kuq në blu, të majtë, të djathtë, legalist, republikan. E një grusht popull sa është dhe atë e kanë përçarë. Për të na patur më lehtë nën kontrollin e tyre. Këta parti që ngrejnë sloganet me moto vitrinash të brishta. E poshtë tyne fshehin mafian, krimin. Që blejnë votat me para dhe sa merr pushtet karrigë veç na pinë gjakun të gjallë! Bëni rezistencë o njerëz! Shpalleni “non grata” këtë politikë e këtë vend të shkruar në ballë se strehë krimi do të jetë. Mos të flas për korrupsion, se prej qelbit të plagës së saj nuk po mundemi të mbijetojmë. Zhdukeni këtë farsë politike, që me lak na rri përditë, por dhe natën si hijenë, të na pijë gjak të pastër, gjak i pastër populli të shkretë. Furtunë që na merr të gjithëve e në një kazan na kanë shtjerë. Ku përzieshëm me tortura taksash, rrjepjesh siç dinë ata na kanë çarë e gremisur! Kini kurajon njerëz të Shqipërisë, së atdheut tonë të përçarë, ta çrrënjosim këtë politikë, që na vret, na përndjek, na ha të gjallë!

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Dionis Xhafa, politiken, shpalleni non grata

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT