Nga Dionis Xhafa/
Amnisty International nxorri një raport ndërkombëtar lidhur me indeksin e perceptimit të korrupsionit në vendet e botës. Shqipëria, porsi gjithnjë e “përvuajtur” nga elementë negativë të shoqërisë dhe shtetit, u rendit në vendin e 116, në një rang me Nepalin e Vietnamin. Këta dy shtete ndoshta nuk ngjajnë aq dramatik, sa po të shohësh ç’vjen fill më pas nesh në renditje. Në vendin e 119 renditen disa shtete, ku mes tyre emra “simpatikë” shtetesh si Mauritania, Mozambiku, Timori Lindor apo shteti më i varfër në botë, Sierra Leone. (http://www.transparency.org/cpi2013/results ). Vendi i 116 do të thotë një ngecje në vend që nga viti 2005, kur ishim të pozicionuar në vendin e 117-të. Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se si lëviz korrupsioni në Shqipëri, si është shndërruar në një psikozë të përgithshme shoqërore që zor të gjejë shërim. Thonë që e keqja më e madhe e shqiptarëve nga ku shpesh nuk përparojnë është se shajnë vetveten duke qenë vetvetja, si qytetar brenda një sistemi që zor të ndryshojë. Nuk besoj se ka aq dramacitet sa për të thënë se përse jemi këtu. Ne kemi jetuar me këtë dramë, kemi jetuar çdo ditë në daullen e dramës së korrupsionit që buçet fuqishëm dhe ku çdokush ia dëgjon zërin dhe e fton në të tijën strehë.
Ta nisim tashmë me qeverisjen e re, që edhe pse akoma s’është vënë në provë të vërtetë, ka një psikozë vërtetë për tu lavdëruar. Kur erdhi në pushtet dhe u rrëzua një autokrat si Berisha ngjante sikur një mal kish rënë në tokë e ishim çliruar nga rënia e tij. Retorika e vetë Ramës ngjallte kërshëri se edhe ne shqiptarët, më të thjeshtit qytetar mund të punojnë ndershmërisht dhe të mund të jetojmë në këtë vend. Të jepet përshtyja se një pëlhurë e re ka rënë në çdo gjë, institucion, rrugicë, në të folurin e njerëzve, bisedat sikur kanë ndryshuar ngjyrë. E, për të mos llastuar një politikëbërje me ngjyra të purpurta që ledhaton shumë shpresën, na mbetet të presim nëse ngjyrat e vërteta do të vijnë. Nëse e ke lexuar Qosen, ai thotë se nëse nuk do kishte organizma ndërkombëtarë, kasa politike në Shqipëri nuk do ndryshonte dhe Berisha do të mund të bënte ç’të dëshironte akoma dhe sot. Por është një zë më i fortë se ne, që e sheh të vërtetën drejt e në sy dhe që s’na lë të hamendësojmë shumë, zëri i miqve ndërkombëtarë. Është zëri i Amnisty International, që na bën thirrje sot të ndërgjegjësohemi se ç’demokraci ka funksionauar në Shqipëri. AI është një organizëm ndërkombëtar që gjithnjë merr në mbrojtje civilët, duke kryer një punë të jashtëzakonshme në lëvrimin e vlerave të vërteta demokratike. Ashtu si në jetën e një njeriu që çfarë e ka kaluar e lë pas, ashtu me dhimbje duhet të lëmë pas një sistem që e ka rrjepur shoqërinë civile. Ditën që shoqëria do triumfojë mbi politikën, do të jetë çlirimi mendor i Shqipërisë. Sinjali i parë i një çlirimi të një ndërgjegjeje të thellë u dha në çështjen e armëve kimike. Qeveria e ardhur duhet gjithnjë të jetë në mbrojtje të civilëve, në mënyrë që progresi si ekonomik, ashtu dhe mental të bëhet avash-avash, pa hedhur hapa të gabuar. Ky është Amnisty International. Ky është zëri i së vërtetës! Ne e dimë se ku jemi…Ndërgjegja ka nisur. Duhet parë përpara, jo si parrullë politike, por si realitet në veprim.