Sot amerikanët shënojnë Ditën e të Rënëve, gjatë së cilës në kryeqytetin e vendit, Uashington, mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore për të kujtuar të rënët në luftra.
Me këtë rast, u krye një ceremoni edhe në Afganistan, ku trupat amerikane atje nderuan kujtimin e të rënëve.
Në zyrat e misionit në Kabul, gjenerali amerikan John Campbell mori pjesë në një ceremoni, gjatë së cilës u vendos një kurorë për të nderuar ushtarët e vrarë në luftime në Afganistan, që nga koha e fillimi të luftës atje, më tepër se një dekadë më parë.
Mbi 2,300 ushtarë amerikanë dhe mbi 1,100 pjesëtarë të forcave të koalicionit kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Afganistan në 14 vitet e fundit.
Dita e të Rënëve u përkujtua këtë vit, ndërsa forcat amerikane dhe ato të aleatëve hapën një kapitull të ri në misionin e tyre në Afganistan, duke kaluar nga një mission luftimesh në një rol mbështetës dhe këshillimi të forcave afgane të sigurisë.(VOA)