• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA NË SELINË E SHENJTË

October 28, 2023 by s p

Copyright photo: VATICAN MEDIA

Alfons Grishaj/

Fotoreporter: Dritan Haxhia/

Vatikan, 25 Tetor 2023 – Prej kohe lidershipi i Vatrës, planifikoi domosdoshmërinë e një vizite në Selinë e Shenjtë, siç thonë latinët: “ad apicem, ad cacumina”. Për ne, marrja pjesë në meshën e shenjtë të drejtuar nga Papa ishte e një rëndësie të veçantë, sepse përbënte dy kulme: atë historike dhe anën shpirtërore.

Pa hyrë në hollësitë historike të kohës dhe ndërtimit të Vatikanit, thjeshtë sjell datën e pranimit si Qytet-Shtet. Vatikani u ligjërua me Traktatin e Lateranit me, 11 Shkurt 1929, firmosur nga Benito Musolini (në emër të Viktor Emanuelit III ) dhe Kardinal Pietro Gasparri (në emër të Papa Piut XI) . Traktati hyri në fuqi me 7 Qershor të vitit 1929 .

Udhëtimi për në Selinë e Shenjtë na kish sjellur disa ndjesi interesante dhe pyetje të çuditëshme. Gjithë ekipi ishim të lumtur dhe mezi po prisnim momentin për të shkelur Romën…Vatranët u nisën në ditë të ndryshme për në destinacion. Nga New York, kryesonte Kryetari Elmi Berisha me zonjën e tij Myzafere Berisha. Në ditët në vazhdim u bashkangjitën me ne, Pashko Camaj me zonjën e tij Sonia dhe fëmijët, Anton Raja me zonjën e tij Gloria dhe shumë miq nga Dardania, Gjermania e Zvicra, Bashkim Musabelliu, Paulin Mernaçaj me bashkëshorten, Drita Vushaj, Marjan Cubi, Ilir Cubi, Gjokë Deçkaj me zonjën e tij Lajde, Gëzim Nika me vajzën Eliverta i shoqëruar dhe me disa miq nga Tirana dhe Londra, Elio Ahmetaj me zonjën Maria dhe fëmijët, Rafaela Prifti me motrën, fotoreporteri dhe “Këshilltari për Mediat”, Dritan Haxhia.

Nga Florida mbërriten, Kryetari i Këshillit Kolec Ndoja me zonjën e tij Margerita. Anëtari i Kryesisë, Tasim Ruko dhe nënkryetari i Vatrës Tampa Bay Endri Filipi. Nga Michigani: Imam Shuajb Gërguri, Dom Fred Kalaj, Mondi Rakaj me zonjën Matilda dhe fëmijët, Ben Pllumaj me zonjën e tij Mirela dhe vëllaun Sokolin, Alfons Grishaj me zonjën Mirela dhe fëmijët.

Nga Prishtina, Dr. Naser Rugova dhe zonja e tij Teuta. Kryetari Komunës së Prishtinës z.Perparim Rama me zonjën e tij Kristale, shoqëruar nga Jonada Jashari. Nga Zvicra, Kujtim Berisha me bashkëshorten Besjana.

Për meshën e shenjtë me Papa Françeskun në Sheshin St. Pjetrit, Selia e Shenjtë i rezervoi Vatrës 135 bileta, një numër shumë privilegjues. Biletat për Meshën e Shenjtë ishin në ngjyrë bojëqielli, ndërsa biletat për audience personale ishin me ngjyrë të verdhë, pasqyrim i flamurit të Selisë së Shenjtë. Ftesa kishte të shkrojtur poshtë simbolit të Vatikanit , Prefettura Della Casa Pontifica Incontro con il Santo Padre , FRANCESCO, poshtë vula e Pontifikatit. Biletat u tërhoqën tek “Porta e Bronxtë” nga Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha. Pas një shëtitje të bukur në sheshin e Shën Pjetrit, Vatranët u mblodhën në Romë në Restoranin e Markos, një italian i gjeneratës së fundit si nga ana e recepturave të gatimit, por dhe mikëpritjes. Ai u shpreh, “Fratello, quanto tempo rimani a Roma, questo casa e tua!”

Në darkë mori pjesë dhe Prelat i Kishës Katolike, Monsinjor Angelo Massafra, Arqipeshkv i Shkodrës, i cili hapi zarfin që zyra Papnore i kish dhënë kryetarit të Vatrës Dr. Berisha. Mbi zarfin e bardhë ish vënë emri i Vatrës, dhe pas, Monsinjor Massafra. Monsinjori, pasi hapi zarfin e madh, brenda të bashkangjitur me biletat bojeqielli qenë dhe tre zarfa të tjerë për audience me Papën. Zarfi i Vatrës kishte brenda 2 bileta te verdha. “Radio Maria” ishte zarfi i dytë me bileta të verdha dhe u tërhoq nga përfaqësuesi i “Radio Maria” Dom Preke Lazri, por, për çudi asnjë nga “Radio Maria” nuk qe i pranishëm në takim me Papa Françeskun! Në Meshë, po! Zarf i tretë me bileta të verdha rezervuar “Shoqatës të Burgosurve Politik të Shkodrës”, u tërhoq nga Monsinjor Massafra. Ai me një përulje fisnike kërkoi dhe katër bileta blu plus për persona që kishin ardhur nga larg për të parë Meshën e drejtuar nga Papa Francesku. Më bëri aq përshtypje ky xhest tokësor…sa mendova, Prelatë të tillë të Kishës bëjnë diferencën njerëzore duke përcjellur pastër fjalën e Krishtit. Pasi ftesat u venduan, kaluam një darkë të këndshme, duke u ndjekur me kujdes nga fotoreporteri Haxhia, i cili fokusoi me aparatin e tij fotografik momentet dhe emocionet deri në fund të udhëtimit tonë pa u lodhur asnjë moment.

Data 25 nuk ishte si ditët e tjera kalendarike, prandaj Vatranët dhe miqtë e Vatrës u zgjuan herët. Natën e shkuar vendosem që në oren 6:00 të mëngjezit të ishim gjithë poshtë Hotelit. Pjesa më e madhe e Vatranëve ishte akomoduar tek Hotel Basilica , në mes të Romës, ku prej aty, “Coloseum”, “Shatërvani i Trevi-t”, “Monumenti i Viktor Emmanuel II”, “Shkallet Spanjolle” etj ishin rreth 20 minuta në këmbë. Grupi tjetër i kryesuar nga Anton Raja, Paulin Mernaçaj, Drita Vushaj, Gëzim Nika dhe Pashko Camaj qenë më të kujdesëshëm, duke mbërritur 40 minuta para nesh në sheshin Shën Pjetri, ku mbahej Mesha e Shenjtë. Në grupimin e Antonit merrnin pjesë dhe miqtë nga Tirana, Dardania, Gjermania, Zvicrra, Kroacia, ku mbaj mend, Gjon Berisha, Gjergj Deda, Kolë Jakupi, Marije Jakupi, Kolë Beka etj.…

Rreth ores 9:00, Hyrja e Papës, karocuar për arsye shëndetësore , ngjalli një zgjim shpirtëror dhe emocional në shesh. Grupe të ndryshme brohorisnin me ngazëllim emrin e Papa Françeskut. Ai bëri xhiron tradicionale, duke përshëndetur e bekuar fëmijët e vegjël. Pasi mbaroi ritualin Papnor, ashtu madhështor si një Hyj përrallash u ul në fronin e Tij, i buzëqeshuar dhe i menduar priti anoncimin e të ftuarve. Në Gjuhën Angleze, u përmend Vatra dhe shqiptarët e Amerikës. Ky anoncim sa i papritur dhe miklues qe surpriza e mirëseardhjes për vatranët nga Selia e Shenjtë. Vatra e meritonte një përkëdhelje të tillë se ajo bëri për vendin e vet atë që rrallë pakica në diasporë bënë për vendet e tyre. Ne shikonim njëri-tjetrin dhe nuk u besonim veshëve. Erdhi ajo ditë që Vatra të përmendej dhe në Selinë e shenjtë, në tokën Romake ku u martirizuan mbi një milionë të Krishterë dhe u rilindën mbi dy miliardë të tjerë. Në tokën ku paqe është harmonia e mishit dhe shpirtit të çdo feje. Në tokën ku Selia e Shenjtë nuk bëjnë kompromise me lirinë e humbur dhe dhe varfërinë e pajustifikuar, por përkundrazi lufton me armën më të fuqishme, lutjen! Lutje! Për një botë vëllazërore pa konflikte besimesh dhe etnicitetesh. Tek sodisja sheshin Shën Pjetri, jetoja një ëndërr në rrethuar me kolona dhe skulptura ëngjëjsh, por afër meje Mirela dhe fëmijët, shokët dhe peligrinët përreth, më sollën në mënd, Medieval theologji, “The God of the Old Testament is a God of power, the God of New Testament is also God of love!”. Në karriget buzë Papës, përfaqësuesit e Vatres, kryetari Elmi Berisha dhe drejtori i Degëve, Mondi Rakaj. Ata u takuan me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, duke i dhënë dhuratë bustin e Shenjëtores (love) Nënë Tereza, të punuar në bronz nga mjeshtrat e Tiranës, por nën mbikqyrjen dhe kujdesin e Dr. Naser Rugova. Busti Nënë Terezës me dedikim: “To the Holy Father Pope Francis, From the Pan-Albanian Federation Vatra – USA”. Papa preku fytyrën e St. Tereza , duke thënë me ngazëllim shpirtëror: “Mother Tereza”. Thënie që reflektoi në fytyrën e Shenjtërisë Tij. Dr. Elmi Berisha, i kërkoi Shenjtërisë, Papa Françesku, njohjen e Kosovës, një kërkesë legjitime e çdo biri apo nëne që flet shqip, dhe për më tepër, përfaqësuesi më i lartë i Vatres, Institucionit më të vjetër kombëtar, pas Kishes dhe Xhamisë. Papa e shikoi me vëmendje z. Berisha, dhe me buzëqeshjen e Tij natyrale sikur lexoi testamentin e vjetër (Power of God) për tokën e premtuar.

Papa Françesku, në Sheshin Shën Pjetri, bekoi Vatranët dhe të gjithë të pranishmit. Një rast që vjen rrallë në organizata dhe grupime të ndryshme. Tashmë Vatra, hyri në Protokollin e Qytet-Shtetit të Vatikanit për të vazhduar një udhëtim kalendarik njerëzor dhe shpirtëror me Selinë e Shenjtë. Bekimi i Atit të Shenjtë e ndihmoftë Vatrën dhe shqiptarët në çdo cep të planetit!

Një falenderim njerëzor shkon për të gjithë Vatranët dhe miqtë tanë në këtë udhëtim të shënuar në Selinë e Shenjtë. Veçanërisht falenderoj veteranin e Vatrës, Marjan Cubi, i cili ka kontribuar gjithmonë për fe dhe atdhe dhe nuk është ndalur për asnjë moment. Falenderimi special i Vatrës shkon për Monsinjor Angelo Massafra, çelsi i udhëtimit tonë për në Vatikan.

Filed Under: Featured Tagged With: alfons Grishaj, Dritan Haxhia

“They never knock”

October 4, 2023 by s p

Nga Dritan Haxhia /

Edhe disa javë na ndajnë prej muajit Nëntor ku si përherë shqiptarët, kudo ku janë, festojnë një prej ditëve më të shënuara në historinë e kombit shqiptar, ditën e themelimit të shtetit të parë shqiptar. Krahas aktiviteteve të tjera, në festimet e këtij viti Pan Federata Vatra është duke përgatitur edhe një aktivitet të tjeter te vecantë që do shfaqet për bashkëkombasit tanë.  

Për herë të parë, me ftesë të Pan Federatës Vatra, vjen në Nju Jork një shfaqje, e teatrit shqiptar, interpretuar në anglisht nga aktorët Herion Mustafaraj dhe Era Makoci. “They never knock” është një produksion i “Albanian Theater in Translation” misioni i të cilit është promovimi dhe prezantimi i historisë dhe kulturës shqiptare përmes shfaqjeve teatrore te qytetarët e huaj dhe te brezi i të rinjve shqiptarë në diasporë. “They never knock” sjell përmes notave komi tragjike, ironies, sarkazmë dhe një humori që shkon deri në grotesk një copëz jete nga periudha e diktaturës komuniste në Shqipëri.  Për të njohur më mirë këtë kohë, historitë dhe personazhet prej të cilëve është frymëzuar autori i kësaj vepre Pan Federata Vatra ka ftuar autorin, z Armand Bora për të zhvilluar pas shfaqjes një bashkëbisedim të hapur.

Shfaqja do të prezantohet në Producers Club Theaters. 358 West 44th Street. NY në datat 23,24,25,30 Dhjetor si dhe në datat 1,2 Dhjetor. Ne daten 28 Nentor ne “Rotonda” ne Pelham Park Ne Bronx,

Bashkë me ftesën për t’ju bashkuar këtij aktiviteti të rëndësishëm, duke ftuar miq dhe të njohur të tjerë, shqiptarë dhe amerikanë, po ju japim edhe disa detaje të tjera rreth shfaqjes, autorit dhe dy aktorëve pjesëmarrës në këtë projekt. “They Never Knock” është ndërtuar mbi historinë e një çifti intelektualësh që presin të arrestohen nga sigurimi i shtetit. Të mbyllur në apartamentin e tyre të vogël, me valixhet dhe orenditë e tjera të bëra gati ata presin që dikush të trokasë në derën e tyre. Duke pritur ardhjen e policisë bashkëshortët përpiqen që të zbulojnë arsyen dhe motivin e arrestimit të tyre. Në dialog me njëri tjetrin ata i kthehen dhe rikthehen disa herë jetës së tyre për të kuptuar se ku kanë gabuar dhe për çfarë i akuzojnë. Kaq i fortë dhe i pamëshirshëm është gjykimi që ata i bëjnë vetes së tyre sa në një moment të kësaj historie ata transformohen në hetues për njëri tjetrin, kurse apartamenti i tyre kthehet në një zyrë të vërtetë hetuesie. Në të dy skenat e hetuesisë personazhet tregojnë se dobësinë dhe pafuqinë e tyre për tu përballuar me hetuesin. Ata nuk janë heronj. Ata janë dy njerëz të thjeshtë që kanë dëshiruar të ndërtojnë një jetë të qetë dhe larg telasheve të mëdha, por që këtë nuk mundën t’a realizonin. Në skenën finale personazhet rikthehen përsëri në lëkurën e personazheve të parë dhe kuptojnë se janë të dobët dhe të pafuqishëm për t’u përballur me hetuesin. Në panik dhe frikë, të dy fillojnë të kërkojnë ndihmë për shpëtim. Askush nuk vjen ti ndihmojë. Vetëm heshtje. Me kokën e mbuluar dhe sytë e mbyllur, personazhet kuptojnë dhe shpallin me zë të dridhur se njerëzimi ka vdekur duke e mbyllur kështu rrëfimin e tyre. Ky tekst sjell një histori dhe tema mbi të cilat shoqëria shqiptare ka nevojë të disktutojë dhe reflektojë në mënyrë serioze dhe të plotë. Mendësi, sjellje dhe veprime që manifestohen edhe sot në politikë dhe veprimtari të tjera publike tregojnë se shoqëria shqiptare nuk ka mundur të ndahet plotësisht nga e shkuara komuniste. Diskutimet dhe debatet që nxit kjo shfaqje janë me vlerë dhe rëndësi edhe për brezin e ri sidomos atë në diasporë dhe gjuha angleze në të cilën do realizohet kjo shfaqje do bëhet një urë lidhese dhe komunikuese midis brezave të rritur dhe formuar në epoka të ndryshme. Përjetimi i frikës racionale dhe irracionale ndaj Sigurimit dhe policisë sekrete ka lënë gjurmë në psiqikën e kombi dhe diskutimi mbi këtë temë ndihmon për të kuptuar më qartë sjelljen e kombit sot e nesër. 

Grupi realizues

ARMAND BORA.jpg Armand Bora, autor dhe regjisor i shfaqjes ka një eksperiencë të gjatë dhe të pasur skenike. Z. Bora është autor i më shumë se 30 produksioneve skenike jo vetëm në Teatër, por edhe në Opera, Film dhe Television si autor dhe moderator i disa programeve të fokusuar te kultura. Produksionet e tij skenike janë shfaqur në skenat e disa vendeve të Europës si Greqi, Kroaci, Francë, Holandë deri edhe në Australi, në teatrin “La Mama” në Melburn.  Armand Bora është gjithashtu autor i 6 teksteve skenike dhe drejtues i kursit të regjisë skenike në Universitetin Europian të Tiranës.   

HERION MUSTAFARAJ.jpg Herion Mustafaraj, e ka nisur udhëtimin e tij artistic në film dhe teatër në moshën gjashtë vjecare me debutim në filmin “Beni ecën vetë”. Ky film shënon edhe fiillimin e një bashkëpunimi të gjatë dhe të suksesshëm në filmat e disa prej regjisorëve më të njohur të kinematografisë shqiptare, ku Herioni ka krijuar karaktere të paharrueshëm. Pas përfundimit të studimeve për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë ai vendoset ne Shtetet e Bashkuara për ta vazhduar aty karierën e tij artistike. Në Shtetet e Bashkuara ai është angazhuar në disa projekte teatrore të realizuara në Boston, Nju Jork dhe Los Anxheles.  Gjithashtu, të spikatur janë edhe disa role në kinematografi të realizuara në produksione të nndryshme amerikane si “Cash Only,” “Being American,” “Trace,” “Killerman”, “Out of a Dream” dhe “Love.”  Filmi “Bird Poop” gjithashtu mban emrin e tij si autor, producent dhe interpretues I një prej personazheve të këtij filmi. “The Shot,”, me skenar, regji dhe produksion të tij shënon filmin e tij të pare edhe si producent në industrinë kinematografike. Me këtë film, ai ka sjellë në ekranin e kinemasë së pavarur, si një përrallë nostalgjie, mrekullinë që solli shpikja e fotografisë në vitet 1900.

ERA MAKOCI.jpg Era Makoci bashkohet me projektin tonë, nga një sfond jokonvencional i ndërthurur thellë me teatrin.  Një “Theater Child,” (ajo praktikisht u rrit në prapaskenë ku të dy prindërit e saj ndërtuan karrierën e tyre teatrale). Era studioi regji skenike në Universitetin e Arteve në Tiranë. Pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve nëntëdhjetë, ajo migroi në Shtetet e Bashkuara, ku ndoqi një Bachelor of Arts in Political Science në Columbia University, e ndjekur nga një diplomë Juris Doctor në Universitetin Yeshiva. Ajo jeton në Nju Jork prej gati tre dekadave, ku punon si avokate. Përvoja e saj e larmishme dhe kujtesa emocionale e asaj që është të jetosh në një diktaturë dhe, në të vërtetë, duke pritur një trokitje në derë nga Policia e Sigurimit të Shtetit, sjellin një kontribut unik aktrimi në këtë projekt.

Produksioni synon që ta shfaqë këtë projekt edhe në disa skena të tjera në Shtetet e Bashkuara si edhe në disa vende të tjera të Europës perëndimore. Të gjithë ata që do të dëshironin të kontribuonin duke e mbështetur financiarisht këtë projekt produksioni ofron hapësira të ndryshme promocioni si për shfaqjet në Nju Jork ashtu edhe për shfaqjen në Tiranë.  

Të gjithë dashamirësit dhe të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 646 468 8482 ose të shkruajnë në adresë email dritanhaxhia@gmail.com

Filed Under: Fejton Tagged With: Dritan Haxhia

“ZOIS”, FILMI DOKUMENTAR I NOMINUAR PER TRE ÇMIME…

March 15, 2018 by dgreca

1 Alimani Bujar….NE “Queens World Film Festival” NDËR TA NJERI PËR VATRANIN DRITAN HAXHIA/1 dritan Haxhia

Një film dokumentar që i kushtohet jetës dhe punës profesionale të piktorit të talentur, 80 vjeçarit Shqiptaro-Amerikanit Zois Shytie (Zoi Shyti), merr pjesë në Festivalin Botëror të Filmit Dokumentar që po zhvillohet këtë javë në Qendrën Kinematorgrafike “Kaufman Center” në Quins Nju Jork.1 Çmimet

“ZOIS” Vetëm 2 filma ndër 180 gjithsej, kanë secili nga 3 nominime në Queens World Film Festival “ZOIS” – Best Doc Feature – Best Director Doc Feature – Best Cinematography Doc Feature.1 Festivali

“Zois” është një film i realizuar nga një grup miqësh, njerëz të artit që jetojnë e punojnë në Nju Jork me dëshirën dhe shpenzimet e tyre.

Është regjizori i njohur Shqiptar Bujar Alimani fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Drejtor i fotografisë Dritan Haxhia, Fotoreporter dhe Fotograf i njohur që jeton prej 30 vitesh mes Evropës dhe Amerikës ku dhe ka bërë karrierën e tij. Regjizori Sabir Kanaqi autor i disa filmave i cili ka berë editimin dhe filmime në këtë projekt. Kompozitori i nohur Fatrin Krajka i cili ka kompozuar kolonën muzikore dhe sëshpejti ky projekt muzikor do paraqitet në një CD të veçantë për publikun dhe konkuron në festivale të tjera muzikore. Audion e “Zois” e ka punuar një tjetër profesionist, Elvis Ikonomi. Ndërsa producent të filmit janë Dritan Haxhia dhe Damian Pervizi.
-Ky Film u realizuar me buxhet 0 shprehet regjizori Bujar Alimani. U xhirua, u montua dhe përfunduar i gjithi pas orëve të punës së zakonshme, fundjavave ku të gjithë si në një shaka shumë serioze arritëm të bëjmë një dokumentar portret shumë dinjitoz për një figurë të jashtzakonshme me një jetë “ alla Mandela” që nga 1964 kur u arratis për në SHBA për t’iu përkushtuar pikturës dhe arteve të tjera.

Ky Film Dokumentar prezanton jetën e një artisti të madh shqiptar i njohur si Zoi Shyti’ që në vitin 1964 kapërceu jo vetëm telat e rrethimit komunist të asaj kohe në Shqipëri, por ishte njeri prej atyre që mundi të bëhej i sukseshëm në karrierën e tij si piktor. Pas shumë peripecish dhe mundimesh të të gjitha “ngjyrave” që i dëgjon nga goja e piktorit, ky projekt të mban në “rrethin” e kujtimeve për gati një orë pa lëvizur. Filmi sjell shume emocione të papërshshkrueshme dhe të imagjinushme për një njeri të zakonshëm.

Zoi Shyti siç e njohim ne, është pjesë e Vatranëve që në vitet 70′. Dy punime të tij; një portret i Fans S. Nolit dhe një i Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu,punime të Zoit, ndodhen në Vatër, dhuratë prej tij. Dritan Haxhia i është bashkuar Vatrës para shumë vitesh pasi u vendos përfundimisht në Nju Jork. Është Fotoreporter i Gazetes ‘Dielli” si dhe Kordinator i Medias në Vatër prej Shtatorit të vitit 2018, si dhe anëtar i Këshit të Vatrës.

‘Dielli” New York Mars 2018

– KAUFMAN ASTORIA STUDIOS 34-12 36th StreetAstoria, NY 11106

– Sunday at 2 PM – 5 PM ) 718) 392-5600 –  http://www.kaufmanastoria.com/

Filed Under: Kulture Tagged With: Dokumentari, Dritan Haxhia, nominim 2 Çmime, Zois

HOMAZHE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE BYTYCI NË YONKERS, NY

February 5, 2018 by dgreca

1 Ok Yonkers1 Nena

Sot, e Hënë 5 Shkurt 2018, paradite, nga Ora 10.00-11.00 tek varrezat e tre vëllezërve Bytyçi, Dëshmorë të Atdheut, në Yonkers, New York, u kryen Homazhe dhe u vendosën kurora me lule nga Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, njëkohësisht zv/ Kryeministër z. Dardan Gashi dhe nga Ministri i Diasporës së Shqipërisë Pandeli Majko.

E pranishme ishte dhe familja e Vëllezërve Bytyci. Nderonin me pjesmarrjen e tyre Konsullja e Përgjithshme e Kosovës zonja Teuta Sahatcija, diplomati nga Misioni Shqiptar Armand Shandro, diplomati Ylber Kryeziu, Komandanti i Atlantikut Gani Shehu etj.
Ministrat i shprehën mirënjohjen familjes Bytyçi për sakrificën sublime të tre djemëve të tyre të rënë për atdhe: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit.
Për gazetën Dielli ceremoninë e ndoqi Koordinatori për mediat në Federatën Panshqiptare të Amerikës z. Dritan Haxhia, i cili solli kronikën e filmuar dhe fotografitë. Haxhia, në respekt të familjes dhe Batalionit Atlantiku sponsorizoi takimin.(Për më shumë do të lexoni në Diellin e Printuar. Foto mund te gjeni me shume ne Facebook)

Filed Under: Featured Tagged With: Dritan Haxhia, homazhe, tek Vellezerit Bytyci

MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT, U PERKUJTUA NE VATER

March 19, 2017 by dgreca

1 Pellumb Lamaj2 dalipi salle2 Kryetari i vatres11 me salle-8 dalip me leter*Për herë të parë shfaqet në publik Autopsia e trupit të Mithat Frashërit, që u nda nga jeta në mënyrë misterioze me 3 tetor 1949 në Hotelin “Winthrop”,që ndodhej në 47th Street & Lexinton Avenue, në Manhattan, Nju Jork./

3 te perndjekurit10 Idrizi7 Eduard17358643_1594811517214450_9083750301890978611_o17310352_1594810707214531_3446389057330791581_o

Nga Dalip GRECA/Fotot: Dritan HAXHIA/

5 grup adem9 idriz ed pellumb11 Beashkim18 tavol Mithat14 TV Interv

Me insiativën e ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, që përjetoi ferrin e Spaçit për më shumë se 11 vjet, autor poezish, essesh dhe i dokumtarëve historikë, si dhe një grupi nacionalistësh, grupim i Ballit Kombëtar, si dhe të përndjekurish politik, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” kanë organizuar të Shtunën me 18 Mars 2017, në Sallën e Vatrës, takimin përkujtimor kushtuar Apostullit të Shqiptarizmit,studiuesit, publicistit, shkrimtarit, diplomatit, politikanit, avokatit të shqiptarizmës, Mithat Frashëri, fryma e fundit e Frashërllinjëve.

12 esati me Mujot13 Marjan15 grup me mua17359008_1594814920547443_8887313193726089328_o14 dr Gjoni Historiani

Veprimtaria Përkujtimore është organizuar me rastin e përvjetorit të Lindjes së Mithat Frashërit, 25 Mars 1880-Mars 2017.

117 Bajo17358698_1594818250547110_8582827574090385411_o17358747_1594807687214833_3884149601270423311_o17359475_1594812127214389_4984104038625773618_o17359227_1594810463881222_3217273360538641949_o

Përmes kumtesash të shkurtëra, dokumentesh, fotografish, janë zbardhur edhe disa nga misteriet e fundit të jetës së Mithat Frashërit, si dhe janë bërë kritika të ashpra  për abandonimin dhe harresën, që i ka bërë shteti dhe klasa politike shqiptare kësaj figure madhore kombëtare në 25 vjet tranzicion. Eshtë përsëritë, edhe një here në këtë takim përkujtimor,  kërkesa se është detyra e shtetit shqiptar që të kthejë në Atdhe eshtrat e Mithat Frashërit,që Jetën ia kushtoi Shqipërisë deri në rrahjen e fundit të zemrës.

Takimin përkujtimor e ka hapur Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i cili pasi ka përshëndetur organizatorët dhe pjesmarrësit, ka vlërësuar figurën e Mithat Frashërit dhe është ndalur në marrëdhëniet e Tij me Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Dr. Buçaj tha se Mithat Frashëri, sipas rekordeve arkivore dhe sipas  ish editorit të Diellit, autor i Historisë së Vatrës, Refat Gurrazezi, Mithat Frashëri u zgjodh në mungesë Kryetar i Vatrës më 1918,(por nuk mundi të udhëtojë për në SHBA për shkak të Luftës së I Botërore, po ashtu  Mithat Frashëri u emërua nga Vatra “delegat” në Zvicër, dhe së treti Mithat Frashërin e lidh me Vatrën, Fushata e madhe e “Huasë kombëtare”, e realizuar nga Vatra më 1920-1921, fushatë ku u mblodhën 198 mijë dollar nga Vatra dhe Mithat Bej Frashëri ishte i dërguari i Qeverisë së Sulejman Delvinës.

Më pas dr. Gjon Buçaj ka prezantuar moderatorin e veprimtarisë përkujtimore, Editorin e Gazetës “Dielli” Dalip Greca. Editori,vlerësoi figurën e Mithat Frashërit,figurë që u baltos për 50 vjet dhe ende vazhdon të mbetet e pavlerësuar nga qeveritë dhe politika shqiptare, duke tentuar që të hedhin mbi figurën eminente pluhur harrese dhe indiference.Qeveria e sotme e vlerëson Mithat Frashërin ende nën këndvështrimin e Epopesë së Ballit Kombëtar të Shefqet Musarajt.Eshtë koha që cdo shqiptar të clirojë shpirtin nga mëkati i së djeshmes. Indiferenca e sotme ndaj Mithat Frashërit është më shumë se sa mëkat.

Moderatori ftoi studiuesin, ish gazetarin e Zërit të Amerikës, anëtarin e Këshillit Drejtues të Vatrës, z. Idiz Lamaj, për të sjellë për të parën herë para publikut autopsinë e vdekjes, e cila zbardh vdekjen misterioze të Mithat Frashërit me 3 tetor 1949 në Hotelin “Winthrop”,që ndodhej në 47th Street & Lexinton Avenue, në Manhattan, Nju Jork. Autopsia mbanë firmën e dr. Fisher.Në autopsi janë egzaminuar organet: Truri, stomaku, mëlçia, veshkat etj. Kjo autopsi tani ndodhet në Arkivin e Vatrës.

Moderatori përcolli skriptin e një emisioni radiofonik të përgatitur nga studiuesi Idriz Lamaj për Zërin e Amerikës me rastin e 40 vjetorit të vdekjes së Mithat Frashërit, trasmetuar me 8 Gusht 1989, ku vlerësohej figura e Mithat Frashërit si shërbestar i Kombit, si autor veprash letrare, historike dhe shkollore, si përkthyes, dhe bibliotekar i shquar, si politikan e diplomat. Në reportazhin e Lamajt vlerësohej kontributi i Mithat Frashërit si Kryetar i Kongresit të Manastirit, dhe anëtar i Komisionit për caktimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, me kryetar Atë Gjergj Fishtën. Mithat Frashëri ishte deputet i Shkupit në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërkohë që u emrua Ministër I Punëve Botore në Qeverinë e Ismail Qemalit.

Veprimtari i komunitetit, Eduad M. Dilo, pejsmarrës i përhershëm në veprimtaritë kushtuar Mithat Frashërit, në kumtesë e tij tha: Erdhi përsëri ky përvjetor përkujtimi i trishtuar, i brengosur, së Atdheu ynë akoma nuk është bërë Atdhe i vërtetë i Shqiptarëve! Erdhi i brengosur se Eshtrat e ” Babait të Shqiptarizmës” pushojnë akoma larg vendit që e lindi,  edhe pse  tërë jetën ia përkushtoi vetëm Atdheut dhe Kombit, por Atdheu ende e quan të huaj përderisa e ka braktisur. Mithat Frashëri shkriu gjithë pasurinë për të pasuruar e ndriçuar Kombin, e Atdheu nuk ka 2 metër katror vend të pushojë aty, e të gjithë të venë të përulen e ta nderojnë, të mësojnë se si duhet bërë detyra ndaj Atdheut! I dekoruar e cilësuar “Nderi i Kombit “, Atij i mohohet Atdheu! -Paradokse vetëm Shqiptare!

Dr. Skënder Murtezani, Kryetar i degës së Vatrës në Queens, vlerësoi figurën e Mithat Frashërit dhe prezantoi veprimtaritë e vatranëve të Queensit për këtë figure madhore Kombëtare. Ai solli edhe hulumtimet e bëra rreth udhëtimit të Mithat Frashërit nga Londra në Nju Jork, duke sjellë në arkivin e Vatrës edhe kopje të biletës së udhëtimit.

Moderatori përcolli edhe një fragment nga esseja e shkruar me rastin e këtij përvjetori nga studiuesi Anton Çefa, ish Editor i Diellit. Në esenë”Mithat Frashëri:”Partia ime është Shqipëria”, shkruhej:” Njerëzit e mëdhenj shpesh e bëjnë veten të paharrueshëm edhe vetëm me një fjalë, një porosi, një thirrje, duke mbetur kështu të përjetshëm në kujtesën kombëtare.Mithat Frashërin e kujtojmë kështu me sentencën e famshme “Partia ime është Shqipëria”. Një devizë që të merr sytë me dritën e idealit dhe të ngrohë me afshin e dashurisë për Atdheun. Flakërimë e vetëtimtë ndërgjegjeje kombëtare dhe zjarr i pashuar atdhetarizmi. Sado ta mbulojë hiri i murmë i kohës, do të përshkënditë gjithnjë si shpuzë e zjarrtë.

Shqipërinë e krijuan njerëzit e mëdhenj si Mithati. Ajo ka qenë me fat. Nuk i kanë munguar kurrë. Shqipërinë e kanë prishur njerëzit e vegjël. Edhe këtu ka qenë me “fat”. Nuk i kanë munguar kurrë. Përkundrazi, i ka pasur me tepri. Edhe sot e kësaj dite prishanakët vazhdojnë zanatin e tyre të përjetshëm…”

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm ish të përndjekurish politik si: Pëllumb Lamaj, Esat Çoku,Hasan Bajo, Edmond Sejko, Vëllezërit Fatmir, Eqrem, Novruz Mujaj me të birin. Vëllezërit Mujaj kishin sjellë për arkivin e Vatrës Dekretin e presidentit Nishani, që dekoronte Pjestarët e kompanisë 4000, pjesë e të cilit ishte luftëtar aktiv edhe babai i tyre Sefer Mujo Luarasi dhe xhaxhai i tyre, Aldo. Eqerem Mujo, pjesmarrës në ceremoninë dekoruse të organizuar në Presidencën e Shqipërisë, tha se ndjehen krenarë që babai i tyre ishte një ndër ushtarët e Shqipërisë Etnike, dhe patën si frymëzues Mithat Frashërin.

Me pas modertaori ka prezantuar ish të përndjekurin politik Pëllumb Lamaj, që kaloi 11 vitet e rinisë së tij në burgun famkeq të Spaçit, një kritik i rreptë i skenarit të Katovicës, zbatuar verbërisht në Shqipëri, kritik i të gjitha qeverive, njeriu që ka marrë përsipër të ndriçojë me shpenzimet dhe kontributin e tij figurën e Mithat Frashërit.

Në fjalën e tij të shkurtër Pëllumb Lamaj, vlerësoi jetën dhe veprën madhore prej patrioti të pastër të Mithat Frashërit, sakrificat e tij si shërbestar i Kombit, kontributin e madh në Kulturën shqiptare, shërbimi ndaj popullit shqiptar, ku ndriçon roli i avokatit të madh në mbrojtje të popullsisë Çame, kontributi ne ngjarjet e Pavaresise, ku mbajti post Ministri, i pari që dha dorëheqje; lufta kundër Komunizmit dhe themelimi i Ballit Kombëtar dhe më pas përzgjedhja e tij në krye të Komitetit Shqipëria e lirë, e para qeveri serioze në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore’. Mithat Frashëri, nuk lejoi që në Shqipëri të zbatohej skenari sllav për vetëvrasjen mes shqiptarëve, duke e shpërndarë Ballin Kombëtar dhe duke marrë në moshë të thyer rrugën e vështire të Mërgimit, sërish si Shërbestar i Kombit.

Lamaj e ka përjetësuar figurën e MITHAT Frashërit  në Dokumentarin” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT “, e realizuar me shpenzimet dhe kontributin e vet krijues.

Unë, kaq i pata mundësitë,kaq munda të bëj, të tjerët le ta bëjnë më mire, tha ai para se të shfaqej dokumentari ” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT“.

Për 45 minuta të pranishmit ndoqën shfaqjen e dokumentarit, një kopje të të cilit, autori Pëllumb Lamaj,ia dhuroi arkivit të Vatrës.

Krahas Kryetarit të Vatrës ishin të pranishëm edhe zv.Kryetari Asllan Bushati, anëtarët e  Kryesisë Marjan Cubi dhe Skënder Murtezani, anëtarët e Këshillit  të Vatrës Bashkim Musabelliu dhe Zef Përndocaj. Nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe historiani Pjetër Ivezaj dhe shkrimtarja e gazetarja nga Kosova Ajete Beqiri.

Veprimtaria u filmua nga Televizioni Kultura Shqiptare në Nju Jork, me pronar Adem Belliu.

Kontribut për veprimtarinë dha Dritan Haxhia me Video Photography Tani Studio, që ndodhet në adresën: 778 Lydig Ave, Bronx, NY 10462

Phone: (646) 468-8482

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dritan Haxhia, FYTYRE E KOMBIT, Mit'hat Frasheri, U PERKUJTUA NE VATER

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT